2020-11-09

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër?

 Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet e tij në rrjetet sociale në lidhje me votën e Shqipërisë për raportin e Dick Marty mbi UÇK-në. Rama pyet sërish Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha se pse votuan pro atij raporti.

Sot kryeministri pyet edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. E ndërsa një ditë më parë e pyeste për sekrete hetimore, sot i thotë të tregojë se çfarë dosje ka përgatituur për Shtëpinë e Verdhë Bashkë me një mjek peruan.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...