Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/09
Rekord viktimash dhe infektimesh me Covid në botë
Koronavirusi duket se ka dalë jashtë kontrollit në shumë vende të botës, teksa në 24 orët e fundit u shënuan rekorde globale infektimesh dhe jetësh të humbura. Sipas Worldometers numri rasteve të reja në mbarë botën shkoi në afro 600 mijë, ndërsa ai i viktimave për herë të parë kalojë shifrën 8 mijë. Situata më e vështirë paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat raportuan mbi 118 mijë raste të reja dhe mbi 1200 jetë të humbura.
Por përveç numrit të madh të viktimave, amerikanët i shqetëson pasojat që kjo situatë po shkakton në ekonomi. Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell e konsideroi situatën veçanërisht shqetësuese për ekonominë, ndërsa bëri thirrje që të ndiqen me rigorozitet këshillat e profesionistëve të shëndetit publik, si e vetmja mënyrë për të ndikuar në rivendosjen e ekonomisë në binarët e rimëkëmbjes.
Në Europë situatën më të vështirë po e kalon Franca, ku për herë të parë që nga nisja e pandemisë u regjistruan afro 58 mijë infektime ditore.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon deklaroi se vala e dytë është brutale dhe se virusi po përhapet me shpejtësi, ndërsa bëri të ditur se 1.6 milionë të infektuar në më shumë se tetë milionë persona të prekur në kontinent, i përkasin Francës.
Në Itali është kthyer sërish frika e rikthimit të situatës gjatë fazës së parë të pandemisë, kjo pasi në 24 orët e fundit u shënuan mbi 34 mijë raste të reja dhe 428 viktima. Gjithashtu Gjermania kaloi kufirin e 20 mijë infektimeve ditore, teksa të enjten në mbrëmje raportoi për 21 mijë raste ditore.
Flori Bruqi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
No comments:
Post a Comment