Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/21

Denoncimi i vajzave nga Kosova: Kaluam orë tmerri në Lezhë, i armatosuri na ndiqte me motor Lezhe8SHARES SHARE TWEET SHARE EMAIL COMMENTS

  Erdhën për të darkuar në një nga restorantet e njohura në Lezhë, por rrugës për në kthim përjetuan tmerr e panik si pasojë e përballjes me një person të armatosur, i cili tentoi t’u futej në makinë. Ngjarja është denoncuar publikisht nga 10 vajza nga Kosova, të cilat akuzojnë policinë shqiptare se nuk ka reaguar siç duhej. Sipas deklaratës së tyre, rasti është i denoncuar te policia e Lezhës, tek ata të Kukësit, si dhe tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë. Ato janë mjaft të shokuara nga mungesa e sigurisë në rrugët tona, teksa rrëfejnë në mënyrë anonime ngjarjen e ndodhur sipas tyre më 15 nëntor 2015

Denoncimi i vajzave
“Unë jam një vajzë nga Kosova. Bashkë me 9 shoqe të tjera vendosëm të kalonim vikendin (fundjavën) në Shqipëri. Të shtunën qëndruam në Tiranë, ndërsa të dielën shkuam drejt Fishtës në Lezhë për të darkuar. Në kthim, meqë ishim me dy vetura, në dalje të fshatit Fishtë një person me motoçikletë na u afrua te dritarja e makinës. Meqë ne i bëmë me shenjë që të kalonte, ai u largua për t’u kthyer prapë pas tri ose katër minutash. Pasi kaloi veturën tonë, la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash te dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin të bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar”, shpjegohej në denoncimin publik të tyre. Ato shpjegojnë se kanë shtuar shpejtësinë të tmerruara, ndërkohë që pas tyre ishte mjeti me të cilin lëviznin pjesa tjetër e grupit të tyre. “Secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi policinë e Lezhës, tjetra lajmëroi veturën pas nesh që të vozisnin me shpejtësi dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë. Telefonuam edhe të afërmit në Prishtinë që të merrnin rrugën për në kufi”, thuhet më tej në rrëfimin e të dëmtuarave.
Sipas tyre, edhe grupi tjetër i vajzave kanë ecur me shpejtësi me qëllim që të dilnin në rrugën kryesore pasi ishin ende në rrugët e errëta të fshatit Fishtë. Gjatë kësaj periudhe, ato kanë parë personin me motoçikletë, i cili u bënte me drita që të ndalonin veturën. Por, meqë vajzat ishin vënë në dijeni nga grupi që ecte para tyre se çfarë po ndodhte, ato kanë shtuar veç shpejtësinë pa u ndalur. FRIKA PER TE NDALUAR Përpos tmerrit të përjetuar, vajzat janë frikësuar se personi mund të kishte bashkëpunëtorë dhe do t’u dilnin sërish para. Ato kanë përjetuar momente paniku duke e menduar rastin të ngjashëm me atë të turistëve çekë që u vranë në Shkodër. “Ne frikësoheshim të ndaleshim edhe te Policia Rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri­tjetrin. Vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në stacionin policor në Lezhë, në të kundërt, shoqet tona nuk do të liroheshin. Në orën 22:00, me tmerrin që kishim përjetuar, na dukej jo e logjikshme që ne të riktheheshim në Lezhë. Dukej edhe më pak i logjikshëm fakti që shoqet tona mbaheshin peng për shkakun tonë, duke marrë parasysh që ato as nuk e dinin në hollësi tërë ngjarjen (si dukej personi në fjalë, çfarë kishte me vete, si kishte ndodhur ngjarja, në cilin vend saktësisht, e hollësi të tjera. E kuptojmë që janë procedura të Policisë ato, se duhet të merrnin sa më tepër informata, mirëpo të kërkohej nga ne të ktheheshim në Lezhë, nga vendi nga i cili ne u larguam të tmerruara, ishte pak absurde e aq më tepër të mbaheshin peng vajzat të cilat nuk dinin asgjë më tepër se sa fjalët tona: “Na ka sulmu një person me motor, mos u ndalni askund, vozitni sa më shpejt edhe mundohuni me ardh në kufi sa ma shpejtë se ne ju presim atje”!)”, theksojnë vajzat që denoncuan rastin.
Vajzat deklaruan më tej se janë qetësuar disi vetëm kur kanë hasur në një karburant në një makinë me targa të Kosovës, të tmerruara ato i kanë kërkuar ndihmë, dhe personat që gjendeshin në të u kanë thënë të ecnin krah tyre deri në kufi. “Kufitarët kosovarë kishin marrë një informatë të çoroditur që ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy veturave me vajza dhe kështu, kur ne arritëm, pothuajse gjithë forcat kufitare ishin pranë veturës sonë. Kur ne dolëm, ishim të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat. Por shoqet tona ende po mbaheshin peng diku gjatë rrugës. Tentuan nga pika kufitare e Kosovës të kontaktonin me drejtorin e Policisë së Lezhë. U kërkuam që ata të vinin në pikën kufitare në Kosovë së bashku me shoqet tona, në mënyrë që ne të jepnim deklaratat tona dhe të denonconim rastin. Pasi ishte bisedë në mes palës kosovare dhe asaj të Shqipërisë, na lanë të kuptojmë se ato, edhe pse nuk e dinin rastin, do të ktheheshin në Stacionin policor në Lezhë ku u mbajtën pothuajse deri në orën 3:00 të mëngjesit. Tentuam të kontaktonim edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë. Por nuk përgjigjej askush. Diku rreth orës 04:30, pjesa tjetër e grupit arriti në kufirin e Kosovës, natyrisht pa përcjellje, edhe pse ne insistonim që t’i sillnin në kufi për shkak të sigurisë. Por, ata nuk e kishin parë të arsyeshme t’i përcillnin më tepër se 10 minuta nga stacioni policor”, deklaruan të dëmtuarat. Sipas tyre, pas pothuajse katër orëve, arriti në kufirin e Kosovës një përfaqësues i Policisë nga Kukësi, i cili është vetëm 20.7 kilometra larg kufirit të Kosovës, që të merrte deklaratat e tyre. “Me arritjen e shoqeve, kuptuam se një polic e kishte arsyetuar sulmuesin ‘Duhet ta kuptoni se ndoshta njeriu ka hallet e veta, mund të ketë punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit, fiton alkooli!’. Arsyetim qesharak, për të mos thënë idiot nga ana e punonjësit të Policisë. Ndërsa, një prej personave që mori deklaratën tonë, tha se ‘këto gjëra ndodhin në çdo vend’ e se ‘nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë; nuk keni pse vajtoni!’”.

“Rita po rishkruan librin e lojës së pop-yjeve”.






Në në intervistë të këndshme dhe fotografi të mrekullueshm, Rita Ora arrin të jetë ajo e njëjta, energjike dhe gjithë buzëqeshje.

Revista e njohur ‘SELF’ i ka dhënë rëndësi jo vetëm Ritës, por të dyja motrave Ora dhe gjithë ekipit të artistes, duke shkruar fjalët nga më të mirat.

Nga New York në Londër e në Paris, LA e më pas edhe në X Factor, Rita thotë se motra e saj Elena, e cila është edhe menaxherja e saj, është edhe më ‘e çmendur’ sa i përket punës.
cover-star-rita-ora-opener-870 

Flamuri i Policise se Kosoves dhe Ylli i Davidit


Prej shum kohesh eshte folur per nje shoqeri sekrete te quajtur "Masonet". Tani e dim qe Masonet egzistojn me te vertet dhe kan egzistuar qysh koh me par. Mirpo sa kan pasur ndikim ne Shqiptari Masonet ka qen pyetje e shpesht e ndegjuar nga persona te ndryshem.

A egzistojn me te vertet Masonet Shqiptar ?



Po, e thjesht , e vertetuar , e treguar nga vet antari i Masoneris , Shqiptari : Maksim Zotaj i cili eshte nje Mason i cili doli publikisht dhe foli ne televizion "Top Channel" dhe eshte ne foto ne websitin e Agjencionit Floripress.
.
U shpjegua qe e tere Rilindja Kombetare Shqiptare ishin Masone : Naim Frasheri , Sami Frasheri , Ndre Mjeda , Pashko Vasa , Hasan Prishtina , Ismail Qemaili etj. 


E gjith Rilindja Shqiptare sipas Maksim Zotaj ishte si nje nendeg e Rilindjes Evropiane.

Ndersa rilindja e ashtuquajtur e juglindjes evropiane ishte njera nder me te suksesshmet ne implementimin e aksioneve qe mundesuan Shpalljen e pavarsis se Shqiperis (Copetimin e saj) Krijimin e shteteve te vogla si Maqedonia , Mali zi si dhe Ndarjen e Kosoves.

Me 12 tetor ne Shqiperi eshte krijuar Vllazeria e par Masone Shqiptare e quajtur Illuminati Albania. Illuminati Albania ka per qellim qe rinin Shqipetare ti bej Masone. Kujdes te rinj te mos bini preh e ketyre kulteve sekrete.


*****



Masonet jane grupe sekrete ku adhurohen kultet asiriane apo sumeriane te koheve te egjiptit te vjeter. Ata kane simbolet e tyre, te cilat i kane huazuar me se shumti nga babilonia e vjeter, nga periudha e faraoneve apo dhe nga tradita judeo-kristiane dhe muslimane. Pra nje mish-mash kultesh, simbolesh dhe idhujsh. Zotin e quajne THE Master of the Univers apo Mjeshtrii Universit. Anetare te tyre jane si te themi njerez qe pretendojne se jane muslimane, kristiane, apo dhe te ndonje feje tjeter. Anetaret kane detyrim absolut te heshtin per ato qe ben THE GRAND MASTER apo mjeshtri i madh i cdo lozhe, apo si te themi kryetari, qofte kjo dhe ne kundershtim me ligjet morale, fetare apo ligjet e kushtetutave ku jetojne. Nese del nga Urdhri, denohesh me vdekje dhe vritesh. Kete fat pati bankieri i madh i vatikanit ne vitin Roberto Calvi, i cili u gjet i varur ne nje ure ne Angli (Ura ishte simbol i masoneve). 

Megjithate ata bashkpunojne me shume llozha te tjera te njejta ne plane dhe kulte: Si psh: klani Illuminati. 

Me keta te fundit ata ne shek. XVI-XIX u bene aktiviste te papare me idete ilumniste te perhapura ne Europe, per pavaresine nga kisha dhe dhenies perparesi llogjikes dhe shkences. Lindja e tyre dhe evolimi i tyre ka ardhur ne shume etapa porse hov te madh ideve te tyre i dha persekutimi qe i behej aso kohe shkencetareve nga kisha. Llozhat jane shume te perhapura ne vendet e Europes dhe ne Usa. Historia e tyre eshte shume interesante, sepse ne ato kohe anetare ne keto llozha kane qene nga shkencetaret me te medhenj ne Bote, bankieret me te medhenj dhe gati shumica e familjeve mbreterore. Kjo tradite vazhdon sot e kesaj dite. 

Njihen per shume komplote te medha politiko-ekonomike dhe per vrasje te papara. Momentalisht jam ne lexim te historise se tyre, liber qe shpresoj ne te ardhmen te botohet.Tashme ata kane hapur edhe degen e tyre ne Tirane!
Flamuri Izraelit dhe Ylli i Davidit


Flamuri Izraelit dhe Ylli i Davidit


Por ai duhet të distancohet prej tyre kur ta marrë vesh se çfarë janë ata në të vërtetë dhe duhet t’u tregojë njerëzve natyrën e tyre të vërtetë dhe të përpiqet të përhapë sekretet dhe komplotet e tyre kundër Muslimanëve në mënyrë që kjo të shkaktojë një skandal për ta dhe t’i minojë përpjekjet e tyre.
Flamuri i Policise se Kosoves dhe Ylli i Davidit

Flamuri i Policise se Kosoves dhe Ylli i Davidit




Flamuri i Forces se Sigurise se Kosoves dhe Ylli i Davidit
Flamuri i Forces se Sigurise se Kosoves me Yllin e Davidit



A egziston masonizmi ne Shqiperi?. 
A ka qene Enver Hoxha mason?
A eshte Edi Rama mason?


Po leshoje kete pyetje dhe me pas do t'ju sjelle fakte mbi kete organizate te fshehte e cila ka nje ndikim shume te fuqishem ne boten e sotme. 


Pse shkrova me siper se Enver Hoxha ka qene mason?


Sepse gjate gjithe veprimtarise se tij si drejtues i vendit ai ka zbatuar me perpikmeri programin e tyre i cili mbeshtetet ne tezat e udheheqesit shpirteror Adam Weishaupt si me poshte:


1 - Shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse.


2 - Heqja e trashëgimisë.


3 - Zhdukja e pronës private.


4 - Zhdukja e patriotizmit.


5 - Zhdukja e familjes.


6 - Heqja e fesë.


7 - Krijimi i një Qeverie botërore.


Kete teori e perqafuan udheheqesit shpirteror te Enver Hoxhes, Karl Marksi dhe F. Engelsi te cilet ishin pasuesit e Weishauptit.


Kjo teori njeh si date te saj te themelimit 1 Maj 1776.


1 Maj ishte ngritur ne kult nga Enver Hoxha si dite e demonstrimit te punetoreve te cilet kerkonin vendosjen e nje rendi te ri boteror.


Ai glorifikonte simbolet masone, si syri qe shikon cdo gje.


Po tju kujtohet pllakati qe mbushte ane e kend shqiperine ku ishin te nderthurur me njeri tjetrin nje shqiponje dhe nje njeri ku syri i njeriut ishte i perbashket me syrin e shqiponjes dhe shoqerohej me shprehjen "vigjilence ..." 


Gjithashtu ylli me pese cepa simboli i satanisteve u be mbizoterues kudo.


Ai shqiponjes me dy koka qe ishte ne flamurin tone kombetar ( e cila gjithashtu eshte nje simbol mason) i bashkengjiti dhe yllin me pese cepa ne krye te saj.


Cfare Jane Masonet :


 Fillimet mistike te vllazerise Masonike i kan renjet ne epoken e ndertimit te tempullit te Solomonit ne Jeruzalem Origjina moderne e vllazerise Masonike Njohu epoke adhurimi dhe lulezimi gjate periudhes se ndertimit te katedraleve madheshtore Gothike te ngritura ne struktura te gurta masive qe qendrojne mbi njera tjetren pa ndihmen e llacit dhe cimentos dhe vetem me praktimin e gjeometrise duke kthyer vizatime te vogela te thjeshta ne struktura gjigande .Teknikakt e ketyre veprave madheshtore mbeten nje sekret i ruajtur me "xhelozi" edhe per Prifterinjte e kishave qe punuesuan ndertuesit e tyre.

Ndersa stili gothik i arkitektures humbi popullaritetin e tij dhe populli i thjeshte u be me i edukuar pergjate Europes vellazerite Masonike humben aresyen e ekzistences se tyre .Nje grup filozofesh gjeti tek Masoneria Meforen ideale per ndertimin e karatkterit tek njeriu .

Ndertimi i nje strukture te forte , te balancuar mire , te ndertuar me ndihmen e shume njerezve me mendje te ngjashme dhe te dedikuar tek Perendia shume njesoj si katedralet e vjetra.

Nga fillimet e vititt 1700 masoneria u shnderua nga nje grupim njerezish aktiv qe ndertonin ndertesa ne nje grupim njerezish qe ndertojne karakter Masonesh ne nje shqoqeri Masonike te dedikuar ne menyre te devoteshme ne :Marjen e njerezve te mire dhe ne shnderimin e tyre ne njerez me te mire..



Ketu eshte shenja dalluese nderkombetare e Masoneve

Vellazeria e Free Masoneve simbolizon nje kulture te ndjekur ne devotshmeri nga personalitetet me te medha te historise Amerikane dhe jo vetem.Xhorxh Washington ishte nje Mason .Ben Frenklin , Xhon Henkok, Xhange Mekeneri , Jems Monro ishin Masone.Nente (9)FreeMason firmosen deklaraten e indipendeces Amerikane .Dhjete (10) Masone firmosen kushtetuten .14 Presidente Amerikane kan qene Mason .Freemasonet jan njerez te arritur ne te gjitha fushat e jetes.
 





Ne qershor te vitit 2005 shpallet zyrtarisht lajmi qe freemasoneria eshte me ne fund e pranishme ne Shqiperi me lozhen e saj.  

Te qenurit Freemason eshte nje privilegj.Freemason nuk behesh. Freemason lind.Vetem nje njeri i lindur me karakter dhe virtyte te larta mund te antaresohet ne Vellazerite Freemasone.Masoni gezon privilegjin e lidhjes me boten e njerezve te shtresave te larta dhe perfiton nga prespektiva profesionale qe i ofrohet nga Vellazeria.



Emri:  Untitled - 1.jpg

Shikime: 2428

Madhësia:  77.4 KB

Ne foto jane Aqif Pashe Elbasani dhe Imzot Bumci. A ka lidhje kjo me masonerine shqipetare dhe nese jo, kush eshte qellimi i ketij ylli ne kete flamur te kongresit te Lushnjes.


Kushdo eshte i mirepritur ne Vellazerine Masone por duhet te japi prova per tu pranuar ne te.

Ne date 21 12 2005 ora12 :00 Ervjon Cara beri sakrament ne nje bodrum te Tiranes duke themeluar Vellazerine Shqiptare  FreeMasonike Iluminati.Duke krijuar lidhje me Vellazerite Boterore Masonike.


Illuminati eshte ber fraz mjaft e njohur per ne te gjith. Faktikisht kjo fraz lidhet zakonisht me termet konspirative si psh egzistimi i UFO-ve , vrasja e personave te famshem , rendi i ri boteror ose edhe hologrameve qe thuhet se mundsojn krijimin e termeteve. Qka saktesisht dim deri me tani? eshte e thjesht , Illuminati vertet egziston. Por nuk jemi asnjhere te sigurt se nese keto teori konspirative jan te verteta apo vetem pjes e imagjinates njerzore.Un do te mundohem sado pak me dijenin time ne baz te shum emisioneve , librave edhe personave qe kam degjuar tju tregoj disa fakte qe illuminati me te vertet egziston.



























A egziston Illuminati? 
Po, illuminati eshte nje shoqeri sekrete e cila eshte krijuar me qellime jo te mira. Nese shikojm historin e illuminatit do te shohim se illuminati si shoqeri sekrete eshte krijuar shum shum koh me par. Illuminati eshte e njohur me emer "Illuminati" vetem pas viteve 80ta.

Freemasonet dhe illuminati
Shumica i ngaterrojn masonet me illuminati, ne fakt keto dy emra kan disa gjera te njejta.
1. Jan shoqeri sekrete
2. Jan kulte te cilat kan ndikim ne te gjith boten
Mirpo ka disa dallime shum te medha kur bie fjala per keto dy emra te mistershem te historis se njerzimit.
Freemasonet sipas historis jan njerz te cilet nuk duan ti bejn keq askujt mirpo si grup i krijuar i fuqis puntore ne at koh ne Skoci donin qe te mos ket dallime mes klasave.  Ndersa nese shikojm nga ana e erret atehere me siguri qe do tna shfaqet Illuminati.



























Nga kush udhehiqet Illuminati ? 

Thuhet se kjo shoqeri teper sekrete udhehiqet nga jahudit apo izraelitet ne bashkpunim me qeverin amerikane. Keto mund te jen vetem spekulime mirpo mbas qdo fjale mund te jet diqka e vertet. Dihet sakt se New World Order ka qasje direkt me Illuminatin. Ndersa New World Order eshte e krijuar nga Goerge Bush baba i presidentit te kaluar amerikan.



Pra teorit qe zakonisht flasin per kontrollimin e mendjes mund te qenkan shum te verteta nese Illuminati egziston. Deshiroj qe te gjith Shqipetaret te din diqka me shum mbi boten reale dhe jo mbi ate qe ju servohet qdo dit neper televizione dhe media te ndryshme.


lluminati eshte nje shoqeri sekrete me qellime Satanike(Djallzore) e krijuar ne shekullin e 17 nga njerzit me te pasur dhe te fuqishem ne mbar boten me te vetmin qellim qe te krijojn nje qeveri te vetme ne bot. 
illuminati ka arritur qe te ket me shum se 90% te telivioneve , politikaneve , artisteve ne mbar boten. Media  dhe njerzit e famshem jan te kontrolluar nga ata.
Rregulla e par e illuminatit eshte qe qdo antar i ksaj shoqerie qe bashkangjitet me ta  do te jet i kercnuar me jet te tij dhe familjarve te tij nese qet ne shesh ritualet apo ndonje sekret te tyre.
Rregull tjeter i tyre eshte mos besimi ne Zot sepse ata me tani kan nje besim tjeter besimin satanik.



Artistet(Kengetaret) me te mdhej ne bot treguan ne nje menyr apo tjetren qe ata i shiten shpirtin e tyre Djallit per te arritur famen e caktuar. 
Dhe me pastaj qka ndodhi me ta....? 
U vran nga illuminati ne rrethanat ma te ndryshme te mundshme.
Me posht do te keni artikuj per secilin person te famshem qe ka qen pjes e illuminatit dhe me pastaj kur eshte terhequr eshte egzekutuar nga vet ata.


Flori Bruqi

2015/11/20

Jeta luksoze e Behgjet Pacollit në sytë e portaleve ndërkombëtare

Jeta luksoze e Behgjet Pacollit në sytë e portaleve ndërkombëtare (Foto)

Portali ndërkombëtar Boredpanda, ku përshkruhen mënyra e të jetesës, arti, kultura dhe të veçanta të tjera, tashmë ka shkruar një artikull për ish Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.
Por, artikulli për Pacollin nuk ka të bëjë me jeten e tij politike por me mënyrën e shtrenjtë te jetesës së tij.
Në fakt boredpanda, ka postuar disa fotografi të aseteve të Pacollit nën titullin “Jeta e shqiptarit më të pasur në botë është e mrekullueshme”.
“Kjo është jeta e ish Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Siç mund ta shihni prej fotografive jeta e tij është koxha e mirë. Kur ai ishte zgjedhur si President i Kosovës e kishte dhuruar pagën e tij për familjet e varfra. Kjo është e mrekullueshme”, shkruan boredpanda.
Ata kanë postuar disa fotografi të jetës luksoze të Pacollit dhe sipër tyre kanë nga njw shkruar një përshkrim.







Ja nga kush e blen gazin lotsjellës Policia e Kosovës

Ja nga kush e blen gazin lotsjellës Policia e Kosovës

Firma e themeluar nga Xhafer Gashi i AAK-së, kryetar i komunës së Obiliqit, është kontraktuar nga Policia e Kosovës për furnizim me gaz lotsjellës.
Policia shpalli fituese kompaninë “Katana” më 19 nëntor, vetëm një ditë pas protestës së opozitës.
Bazuar në Njoftimin për Dhënie të Kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik parashihet që vlera e kontratës të kap vlerën e 1 milionë e 600 mijë e 286 euro.
Nuk ka pasur procedura të hapura tenderuese por Policia e Kosovës ka negociuar kontratën me këtë firmë private.
Xhafer Gashi, deklaroi se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
Gashi thotë se nuk është drejtor e as pronar aksionesh në këtë kompani.
“Shihni në regjistrim të biznesit. Kanë ndryshuar emrat. Unë jam vetëm kryetar komune dhe me këtë punë merrem”, thotë Gashi.
Aktualisht pronarë të kësaj kompanie figurojnë katër veta.Dy prej tyre kanë mbiemrin Gashi.
Xhafer Gashi më 20 dhjetor të vitit 2013 u mandatua në pozitën e kryetarit të Obiliqit.
Ai ka deklaruar pasurinë më 23 janar të vitit 2014 ku pati shënuar se kishte 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Katana”.
Po ashtu kishte shënuar se nga janari deri në shtator të vitit 2013 kishte marrë mbi 31 mijë pagë nga kjo kompani.
Ndërsa vlera e dividentës për vitin 2013 ishte në vlerë prej 59 mijë eurosh.
Hulumtimi i titulluar “Kontrata E Ndjeshme “Ushtarake” Fitohet Nga Miku i Krerëve Të Ministrisë”, u publikua në tetor të vitit 2013.
Gazeta pati zbuluar se firma e themeluar nga Xhafer Gashi kishte fituar tenderin 1.2 milionë eurosh të furnizimit me uniforma nga Ministria e Forcës së Sigurisë që udhëhiqej nga Agim Çeku.
Gashi më 2006 ishte përgjegjës për sigurinë e Çekut, kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit.
Xhafer Gashi, përveç me ish-ministrin Çeku, kishte punuar edhe me zëvendësministrin e atëhershëm të Forcës së Sigurisë, Bejtush Gashin, i cili drejtoi për katër vjet një njësi biznesi ku kishte pronësi kryetari i Obiliqit.
Edhe ky tender i fituar nga “Katana” ishte i negociuar.
Gazeta Jeta në Kosovë publikoi në gusht të vitit 2014 hulumtimin tjetër ku përfshihej firma Katana.
Hulumtimi “Milionat Derdhen Te Kompania e Njeriut të Besueshëm”, tregonte për blerjen e tri autoblindave të blinduara nga Ministria e Forcës së Sigurisë nëpërmjet procedurës së mbyllur tenderuese.
Kontrata peshonte rreth 1 milionë e 490 mijë euro.
Aktualisht, Xhafer Gashi është anëtar i kryesisë së AAK-së, parti në opozitë në nivelin qendror.

Marrëveshja për Demarkacionin do të rishikohet! Qeveria fillon bisedat me AAK-në!

Marrëveshja për Demarkacionin do të rishikohet! Qeveria fillon bisedat me AAK-në!

Deputetë të LDK-së kërkojnë shkarkim dhe përgjegjësi nga Murat Meha

Komisioni shtetëror kërkon të formohet grup ekspertesh ndërkombëtar për ta vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin e Republikës së Kosovës.
Pas takimit ndërmjet zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, dhe ministrit të Punës Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, AAK përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të bisedojnë më të gjithë ata që janë për tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për Kosovën.
Takimin e Blerim Kuçit me ministrinë Arban Abrashi e ka konfirmuar edhe Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, por ai ka mohuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje se i përket kërkesës së AAK-së për anulim apo rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kurse, kreu i komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, ka thënë për “Bota sot”, se nëse Qeveria ia kërkon dorëheqjen, ai do të bëj një gjë të tillë.
Por, Meha thotë se qëndron mbrapa asaj se komisioni që ai ka udhëhequr ai ka bërë punë të mirë dhe sipas tij, Kosova nuk humb territor.
Nga ana tjetër, disa nga deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, kanë thënë për “Bota sot”, se nëse evidentohet se me këtë marrëveshje Kosova do të humb territor, ata do të votojnë kundër.
Komisioni shtetëror: Të ftohen ekspertë ndërkombëtar për vlerësimin e demarkacionit me Malin e Zi
​Komisioni për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një komunikate për media ka sqaruar se e posedojnë dhe mund ta kenë të tërë dokumentacionin ligjor për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas kësaj komunikate, komisioni ka vepruar në bazë të parimeve botërisht të pranuara (Legalitetit, Regjistrimit dhe Uti posedditis) dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës se Kosovës, Deklaratës për shpallje të Pavarësisë, propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit, Marrëveshjes së Kumanovës të 10 Qershor 1999, Komisionit Badinter për ish RSF të Jugosllavisë 1991/93 dhe Kushtetutës të RSFJ 1974. Gjithashtu, janë marrë për bazë; Kërkesat e Rezolutës së Parlamentit të Kosovës të Qershorit 2015 dhe Konkluzionet e Asamblesë Komunale të Pejës në Mars 2015.
“Dokumentacioni ligjor, hartografik dhe teknik për shënimin e vijës së kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është marr edhe në komunat Junik, Deçan, Pejë dhe Istog, sepse me dokumentacion zyrtar ligjor hartografik, aty ku përfundon territori i një komune kufitare të Kosovës fillon territori i kom unës se Malit të Zi”, thuhet në komunikatën e tyre.
Sipas komisionit për shënjimin e vijës kufitare, kufiri shtetëror në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është caktuar edhe si kufi në mes të komunave Plavë, Berane dhe Rozhajë, me zonat kadastrale Prnjavor, Donji Metaj, Velika, Shekular, Kaludra, Koleno, Daciq, Balotiqi, Besnik dhe Jabllanica, ndërsa nga ana e Republikës së Kosovës janë komunat Junik, Deçan, Pejë dhe Istog, me 18 Zonat e kadastrale kufitare.
“Zonat kadastrale të Malit të Zi dhe zonat kadastrale të Kosovës ndahen në mes veti me një vijë ndarëse si çdo parcelë kadastrale, që njëkohësisht paraqet vijë ndarëse në mes të komunave të Malit të Zi dhe komunave të Republikës së Kosovës. Ky është dokumentacioni zyrtar në të cilin mbështetet administrimi i territorit nga të dy shtetet”, thuhet në komunikatën e Komisionit.
Disa harta topografike të shkallës 1: 50 000 deri në 1:1 000 000 , sipas tyre, përkufizojnë Kosovën me një vijë ndryshe nga kjo që kanë Republika e Kosovës dhe Mali Zi, duke kaluar vetëm në pika tjera të larta të terrenit. Por, për këto vija në harta topografike, sqaron komisioni për demarkacion me Malin e Zi, nuk është gjetur ndonjë dokumentacion tjetër ligjor, përshkrues teknik apo hartografik me të cilin vërtetohet se territori i pretenduar ndodhet brenda territorit të komunave të Kosovës. Komisioni, sqaron se për këto ka hulumtuar edhe në Arkivin e Kosovës dhe në të gjitha Zyrat relevante të komunave Junik, Deçan, Pejë dhe Istog.
“Mos të manipulohet opinioni se kinse paska territor të askujt përgjatë kufirit Kosovë - Mali i Zi të quajtur “terra nulis”- territor i askujt, që argumentohet me regjistrat kadastral të dy vendeve. Komisioni punën e vet e ka të argumentuar me dokumentacionin zyrtar, ligjor dhe teknik nga të dy shtetet si dhe në hartat topografike të periudhave të ndryshme", thuhet në komunikatën e komisionit.
Me dokumentacion ligjor zyrtar, aty ku përfundon territori i shtrirjes së komunave të Kosovës, sipas komunikatës, fillon territori i Komunave kufitare të Malit të Zi dhe komisioni ka dhënë propozim vendime të arsyetuara, për shqyrtim deri në vendimmarrje.
“Zonat kadastrale të komunave kufitare të Kosovës përcaktohen edhe me Rregulloren e UNMIK nr.2000/43 (UNMIK/reg/2000/43) përcaktohen Zonat kadastrale dhe kufijtë e komunave, me çka rregullohet shtrirja e çdo komune dhe kufijtë e komunave. Kërkesat për njohjen e të drejtave pronësore në institucionet e Malit të Zi qe i kishin që nga trashëgimlënësit e tyre, të ushtruara prej 147 qytetarëve, shfrytëzues apo pronarë dhe të mbi 10 fshatrave në Kosovë iu janë drejtuar komunave dhe gjykatave në Rozhajë, Berane dhe Plavë për ri konfirmimin e të drejtave pronësore në Mal të Zi, për këtë dokumentacioni është në sekretarinë e Komisionit”, thuhet në reagimin e tyre.
Komisioni shtetëror përsërit se disa herë ka potencuar, që për shkak të fushatave politike të ndërtuara mbi këtë çështje, të formohet grup ekspertesh ndërkombëtar për ta vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin e Republikës së Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...