Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke dhënë vlerësimin për protestat e djeshme, ka kërkuar hetim për të gjithë ata protestues që ushtruan dhunë, që bënin thirrje për dhunë, që e dëmtuan pronën private dhe publike por gjithashtu të kërkon hetim edhe për policët që tejkaluan autorizimet zyrtare duke përdorur forcë ndaj protestuesve, në rast kur ajo ka qenë e panevojshme.
KMDLNj po ashtu ka kërkuar të lirohen kalimtarët e rastit që nuk kanë ushtruar kurrfarë dhune e që mbahen të arrestuar.
Ndërsa, policia, duke tentuar t’i shpërndajë protestuesit përdori gaz lotsjellës edhe në sheshin “Nëna Terezë” duke shkaktuar probleme edhe për qytetarët që kishin lokale në shesh, në zyrat e tyre sikur edhe në banesat duke mos pasur mundësi të lëvizin për shkak të manifestimeve të dhunshme të protestuesve, numri të madh të policëve dhe gazit lotsjellës.
KMDLNj konsideron se ky është keqpërdorim i nxënësve në funksion të arritjes së qëllimeve politike dhe si i tillë duhet të dënohet sikur që duhet të ndërmerren masa parandaluese në të ardhmen.
KMDLNj kërkon përgjegjësi për ata që lejuan që nxënësit t’i lëshojnë orët e mësimit, nga kujdestarët, drejtorët e shkollave përkatëse dhe Drejtorisë për Arsim të komunës së Prishtinës
Ja raporti i plotë i KMDLNj-së pas protestave të datës 18 nëntor:
Ditën e 18 nëntorit 2015 e karakterizuan tri ngjarje që pak a shumë janë të ndërlidhura njëra me tjetrën në kuptimin se janë përdorur në mënyrë flagrante standardet e dyfishta të zbatimit të ligjit. Këto ishin:
Protesta e partive opozitare që përshkallëzuan në dhunë të panevojshme
Shqiptimi i dënimit të policëve të ROSU për shkak të “keqtrajtimeve” të truprojave të Aleksandër Vulinit gjatë vizitës së tij ilegale në Kosovë
Ndalimi i ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe drejtorit të doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna nga një grup ekstremistësh serbë dhe pamundësimit ta vizitojnë pikën doganore në Jarinjë.
1. Protesta e partive opozitare ishte e paralajmëruar, sipas tyre për të kundërshtuar marrëveshjet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kun dër formimit të Asociacionit të komunave serbe. Protestës i parapriu arrestimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi sipas fletarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë Kjo gjykatë kishte lëshuar fletëarrest edhe për deputetët e Vetëvendosjes : Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët refuzuan t’i përgjigjen ftesës së prokurorisë për intervistim. Pas bastisjes së shtëpive – banesave të deputetëve të Vetëvendosjes asnjëri nga ata nuk u arrestua sepse ishin jashtë objekteve që u bastisën nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës, në largim e sipër nga godina ku ishte banesa e Albin Kurtit u qëllua nga lart me mollë dhe banane nga persona të panjohur.
Shqiptimi i dënimit të policëve të ROSU për shkak të “keqtrajtimeve” të truprojave të Aleksandër Vulinit gjatë vizitës së tij ilegale në Kosovë
Ndalimi i ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe drejtorit të doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna nga një grup ekstremistësh serbë dhe pamundësimit ta vizitojnë pikën doganore në Jarinjë.
1. Protesta e partive opozitare ishte e paralajmëruar, sipas tyre për të kundërshtuar marrëveshjet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kun dër formimit të Asociacionit të komunave serbe. Protestës i parapriu arrestimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi sipas fletarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë Kjo gjykatë kishte lëshuar fletëarrest edhe për deputetët e Vetëvendosjes : Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët refuzuan t’i përgjigjen ftesës së prokurorisë për intervistim. Pas bastisjes së shtëpive – banesave të deputetëve të Vetëvendosjes asnjëri nga ata nuk u arrestua sepse ishin jashtë objekteve që u bastisën nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës, në largim e sipër nga godina ku ishte banesa e Albin Kurtit u qëllua nga lart me mollë dhe banane nga persona të panjohur.
Protestuesit nga radhët e opozitës të udhëhequr nga kryetarët e partive opozitare brohorisnin parulla kundër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe kundër atyre që i kishin nënshkruar ato marrëveshje, kundër përndjekjes së opozitës dhe, pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj – Bujupi kërkonin lirimin e saj. Protestuesit u acaruan sidomos pas shqiptimit të masës për caktimin e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj deputetes Donika Kadaj – Bujupi që rezultoi me eskalim të dhunës së protestuesve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Protestuesit hidhnin në drejtim të policisë ngjyrë, gurë dhe gjësende tjera të forta sikur edhe shishe me koktej Molotovi ndërsa policia, në përpjekje për të shpërndarë masën , kundër protestuesve përdorën sprej, gaz lotsjellës dhe në raste të caktuara edhe shufra gome, grushte si dhe me këmbë i shqelmuan protestuesit. Për më tepër se shtatë (7) orë ka zgjatur konfrontimi midis protestuesve dhe Policisë së Kosovës në pjesë të ndryshme të qytetit. Pasi policia i largoi protestuesit nga sheshet afër institucioneve të Kosovës, protestuesit bënin përpjekje të rigrupohen për t’i vazhduar protestat. Policia përdori gaz lotsj ellës edhe në sheshin “Nëna Terezë” duke shkaktuar probleme edhe për qytetarët që kishin lokale në shesh, në zyrat e tyre sikur edhe në banesat duke mos pasur mundësi të lëvizin për shkak të manifestimeve të dhunshme të protestuesve, numri të madh të policëve dhe gazit lotsjellës. Në këtë rrëmujë të krijuar e pësuan edhe kalimtarë të rastit që nuk ishin pjesë e protestës, qoftë duke u arrestuar nga policia, apo duke e “hëngër” ndonjë shkop gome ose duke u grushtuar.
Sikur edhe në protestat e tjera por në veçanti në këtë protestë, në mesin e protestuesve kishte nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore që i kishin ndërprerë procesin mësimor. KMDLNj konsideron se ky është keqpërdorim i nxënësve në funksion të arritjes së qëllimeve politike dhe si i tillë duhet të dënohet sikur që duhet të ndërmerren masa parandaluese në të ardhmen. KMDLNj kërkon përgjegjësi për ata që lejuan që nxë nësit t’i lëshojnë orët e mësimit, nga kujdestarët, drejtorët e shkollave përkatëse dhe Drejtorisë për Arsim të komunës së Prishtinës. Protesta e datës 18 nëntor 2015 ishte protestë skajshmërish e dhunshme me ç’ rast situata doli nga kontrolli te të dyja palët konfrontuese. Dhuna u përdor nga protestuesit dhe cak i parë i kësaj dhune ishin policët e Policisë së Kosovës, automjetet zyrtare dhe private, dritaret në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sikur që në masë më të vogël e pësuan edhe bizneset private. Nga gjirimet shihet shumë qartë se në drejtim të policëve u hodhën gurë të mëdhenj që mund ta rrezikonin jetën e tyre dhe vetëm pajisjet që i kishin policët e njësisë speciale i shpëtuan nga lëndimet e rënda. Si pasojë e dhunës së manifestuar, shtatë (7) policë kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën e Emergjencës në QKUK si dhe dy qytetarë ndërsa edhe në mesin e protestuesve kishte të lënduar por që nuk kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK. Në stacionin policorë janë shoqëruar 22 protestues ndërsa në Qendrën për Ndalim janë ndaluar 10 protestues të cilët u vizituan nga monitoruesit e KMDLNj-së. Të intervistuarit që mbahen në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë i deklaruan KMDLNj-së se në këtë qendër trajtimi është i mirë, se janë të njohur me të drejtat që iu takojnë sikur që një numër i tyre kanë angazhuar mbrojtës. Ata kanë deklaruar se as gjatë arrestimit apo transportit deri në stacion të Policisë nuk janë keqtrajtuar fizikisht me përjashtim të njërit të intervistuar që ka deklaruar se në autoveturën e policisë është rrahur nga policia dhe se njëri nga kolegët u është drejtuar policëve me fjalët: “rriheni por keni kujdes të mos e goditni në vend ku shihen shenjat”. KMDLNj konstaton gjithashtu se në dy raste (te udhëkryqi i Grandit) policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë edhe pas neutral izimit të protestuesve kur ata më nuk kanë paraqitur rrezik për siguri, nuk e kanë rrezikuar policinë apo të tjerët.
KMDLNj gjithashtu vlerëson se sasia e gazit lotsjellës që është përdorur ka qenë e madhe sikur që edhe arrestimi është bërë pa e vërtetuar nëse të arrestuarit kanë qenë protestues sidomos tek kurrizi kur janë arrestuar 3 persona në një kafeteri e të cilët ende mbahen në Qendrën e Ndalimit. KMDLNj, sidomos ka vërejtje te urdhërdhënësit e operacioneve policore që kanë lejuar që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të mbetur pa përkrahje dhe mbrojtje të kolegëve të tyre dhe pa mbrojtje përkatëse (vetëm me rroba të lehta) erdhën në situatë të poshtërohen publikisht nga protestuesit e dhunshëm sikur që edhe u goditën me gurë nga afërsia, deri në përgjakje. KMDLNj konstaton se nuk ishte Policia e Kosovës pala që e provokoi dhunën por vetëm iu përgjigj dhunës duke bërë përpjekje ta mbajë situatën nën kontroll.
KMDLNj kërkon hetim për të gjithë ata protestues që ushtruan dhunë, që bënin thirrje për dhunë, që e dëmtuan pronën private dhe publike dhe në përputhje me rezultatet e hetimeve të ndërmerren masa ligjore.
KMDLNj kërkon hetim edhe për policët që tejkaluan autorizimet zyrtare duke përdorur forcë ndaj protestuesve, në rast kur ajo ka qenë e panevojshme.
KMDLNj kërkon të lirohen kalimtarët e rastit që nuk kanë ushtruar kurrfarë dhune e që mbahen të arrestuar.
KMDLNj gjithashtu konstaton se problemi që ka shkaktuar dhunën është i natyrës politike dhe duhet të zgjidhet me mjete politike duke krijuar hapësirë për dialog që do të ndikonte në uljen e tensioneve të krijuara. Përgjegjësia për këtë është e liderëve politik,të pozitës dhe opozitës të cilët duhet t’i shmangen fjalorit fyes, përjashtues dhe atij që nxitë dhunë.
2. Gjykata përkatëse e shqiptoi masën e dënimit me burg si dhe masën e mosushtrimit të funksionit për një kohë të caktuar për pjesëtarët e njësisë ROSUme arsyetim se ata kanë ushtruar dhunë ndaj shoqëruesve (policë të MUP-it të Serbisë) të Aleksandër Vulinit në njërën nga vizitat e tij në Kosovë, pa lejen e autoriteteve kosovare. Tërë këtij procesi i paraprinë një reagim nga autoritetet më të larta të Serbisë dhe te ndërkombëtarëve që kërkonin përgjegjësi për policët e njësisë ROSU. Ndikimi politik apo kushtëzimi politik i Serbisë ishte përcaktues që këta policë të mbesin edhe pa përkrahjen e eprorëve të tyre dhe faktorit politik pas së cilës , fillimisht u suspenduan nga puna, ndaj tyre filluan hetimet, u ngritë aktakuza dhe dje nga një Gjykatë (ku mbizotëruan gjykatësit ndërkombëtarë) u dënuan me burg efektiv dhe masa tjera. KMDLNj, vlerëson se i tërë procesi kishte ndërhyrje politike, ndikime politike dhe rrjedhimisht edhe vendimi i gjyqit është vendim poli tik dhe shpreson se instanca më e lartë gjyqësore do ta rrëzojë këtë vendim të padrejtë dhe aktgjykim politik.
3. Ministri i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna kishin planifikuar të vizitojnë pikën kufitare në Jarinjë që gjeografikisht llogaritet të jetë pjesë e territorit të Kosovës ku këta zyrtarë të lartë shtetëror kanë kompetenca të plota në ushtrimin e detyrave të tyre. Ata kishin përcjellje edhe nga Policia e Kosovës që ishin përgjegjës për sigurinë e tyre deri në pikën kufitare në Jarinjë. Një grup ekstremistësh serb, që e bëjnë ligjin në këtë pjesë të Kosovës nuk e lejuan vizitën e ministrit Hoti dhe drejtorit të doganave, Lulzim Rafuna duke e bllokuar rrugën në ndërkohë që Policia e Kosovës nuk ndërmori as një veprim për ç’ bllokimin e rrugës. Madje , ata , (policët) deklaruan se ata nuk mund të garantojnë siguri fizike për ministrin dhe shoqëruesit nëse vendosin të shkojnë rrugëve alternative.
KMDLNj konstaton se në këtë rast kemi shkelje flagrante të ligjit dhe zbatim të standardeve të dyfishta ku policia diku (në jug) përdor edhe dhunë për zbatim të ligjit ndërsa në veri të Kosovës (rasti Hoti), policia e Kosovës, jo që nuk e zbaton ligjin por rreshtohet në anën e ekstremistëve dhe dhunuesve të ligjit duke e penguar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë fizike të autoriteteve të larta shtetërore. Për këtë arsye KMDLNj kërkon përgjegjësi nga Ministria për Punë të Brendshme që lejuan dhe toleruan këtë veprim të ekstremistëve serb dhe policëve të “Policisë së Kosovës” që bashkëpunuan me ta duke e pamundësuar vizitën e ministrit Hoti në këtë pjesë të Kosovës. Me këtë rast kemi mospërfillje dhe dhunim të parimit kushtetues: “se të gjithë janë të barabartë para ligjit”.