Gjendet varri i Aleksandrit të madh?
Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.
Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan:
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).
Si të mos mjaftonte sherrnaja e pazgjidhur greko-maqedonase për emrin e Maqedonisë, ky veprim nga Greqia konsiderohet si sfidë e hapur dhe nuk vonuan të bëhen protesta zyrtare.Një grindje për një problem që në aspektin kohor u takon njëzet e tre shekujve të shkuar! Me këtë rast, është me interes, që lexuesi të njihet më mirë me disa të dhëna për atë se çfarë ishin Maqedonia ,maqedonasit dhe vetë Aleksandri i madh : grekë, maqedonas apo ilirë? Të dhëna të shumta e të hollësishme, për përgjigjen e kësaj pyetjeje, lexuesi mund të gjejë në esenë historike “Aleksandri i Madh i Maqedonisë”,me nëntitullin “Miti dhe njeriu”.Në këtë ese, duke u mbështetur në dokumentacionin dhe të dhënat e shumta historike, me një këndvështrim të ri, bëhen përpjekje për një analizë karakteriale të personalitetit, psikologjisë dhe botës shpirtërore, natyrës së tij heroike, trimërisë, diturisë, dashurisë, bujarisë, por edhe egërsisë dhe mizorisë.
Paraqitet gjenialiteti i tij si gjeneral, strateg dhe takticien nga më të mëdhenjtë që njeh historia, që doli gjithmonë fitimtar në fushbetejë. Libri është botuar nga “Luma Grafik” në Tetovë, në vitin 2010. Midis të tjerash, për pyetjen që bëhet në titullin e këtij shkrimi, në libër vihet në dukje se: Në shekullin IV-III-të p.e.r.,Maqedonia ishte një shtet i vogël, që niste në veri aty ku mbaronin tokat greke, në tre anë kufizohej me Ilirët, Epirotët,Lynkestët dhe Peonet dhe vetëm në lindje me tesalët grekë. E ndodhur nën trysninë e fqinjëve të vet, ajo luftonte për ekzistencën e saj. Për grekët, Maqedonia dhe populli i saj ishin një vend dhe popull barbar, pra jo grek.
Maqedonasit ishin më të afërt me Ilirët. Historiani grek i lashtësisë Straboni, dëshmon se: ”Maqedonasit dhe Ilirët, flisnin gjuhë të ngjashme, kuptoheshin me njeri-tjetrin, kishin sjellje dhe zakone të përbashkëta”. Kur mbreti maqedonas Aleksandri i I, (485-440 e.v.),kërkoi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, kërkesa ju refuzua, pasi maqedonasit ishin një popull barbar e jo grek. Mendohet se maqedonasit, ishin filiza të dalë nga trungu me rrënjë Iliro-Dorike. Mbretërit maqedonas, për nevoja të administratës dhe kancelarive, futën në oborrin mbretëror greqishten dhe stimuluan kulturën greke, kurse populli fliste gjuhën e vet e cila i përkiste një të folme ilire me disa elemente të greqishtes dhe trakishtes. Mbreti Filip i II, ati i Aleksandërit të Madh, ishte bir i një nëne ilire, nga Lynkestët. Edhe vetë ai u martua me disa gra ilire, ndër to Olimpia, nëna e Aleksandërit të Madh, princeshë epirote, bijë e mbretit Neoptolem. Mbreti Filipi i II-të, nuk e ndjente veten grek.
Ai bëri luftëra të pandërprera kundër grekëve, deri sa arriti të pushtonte thuajse tërë Greqinë dhe i detyroi, që ata ta pranonin si hegjemon. Por si e quanin vetë grekët Filipin dhe maqedonasit?
Sipas Plutarkut, Demosteni, orator dhe burrështetas grek, u drejtohet kështu athinjotëve:” Filipi, jo vetëm që nuk është grek, dhe kurrfarë lidhje farefisnore nuk ka me grekët, por është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë!”I tillë ishte Filipi për grekët , deri aty nga viti 1840, sa u promovua”Megali Idea”, pas kësaj, qëndrimi për të ndryshoi , ai u vlerësua dhe u quajt nismëtari i bashkimit të qytet-shteteve greke në një shtet të vetëm! Le të vijmë te Aleksandri.
Aleksandri duke ndeshur me mbretin persian Dari III. Nga Mozeiku i Aleksandrit, nga Pompei, Napoli, Museo Archeologico Nazionale.
Mbretëresha Olimpia,u kujdes që i biri,të ndjehej shpirtërisht ilir. Deri trembëdhjetë vjeç ,kishte mësues ilirë (epirotë ) nga Dodona dhe nuk dinte greqisht, por maqedonisht. Greqishten ia mësoi më pas, mësuesi i tij filozofi Aristotel. Ilirishten, e përvetësoi më mirë kur pas zënkave me të atin, bashkë me Olimpian shkuan në Epir dhe Iliri ku qëndroi afro një vit.
Plutarku, shkruan se në çaste zemërimi apo nervozizmi, ai u fliste shokëve të afërt maqedonisht. Edhe komandat ushtarake, kalorësisë që komandonte, ia jepte në gjuhën amtare, pra maqedonisht. Në një gjyq ushtarak, Aleksandri i kërkoi gjeneralit Flota që trupit gjykues ti fliste maqedonisht, pasi anëtarët maqedonas nuk e kuptonin greqishten. Pa përmendur faktet e shumta, maqedonasit e lashtë nuk ishin popullsi greke. Të qe ndryshe, Aleksandri nuk do të quhej i “Maqedonisë”, por i “Greqisë”.
Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madhë
Ndërsa admironte kulturën, filozofinë dhe artin grek, Aleksandri nuk u besonte grekëve. Në fushatën e tij për pushtimin e lindjes, në ushtri nuk kishte më shumë se tremijë trupa greke, ndërsa nga ilirët arrinin në shtatë mijë.
Këto trupa komandoheshin nga gjeneralë ilirë. Ai pati rast të zhgënjehej nga grekët. Ruajtësi i thesarit Arpali nga Athina, u arratis nga Babilonia duke marrë me vete thesarin dhe qindra ushtarë grekë.
Për grekët, Aleksandri ishte një armik, pushtues i vendit të tyre dhe shtypi pa mëshirë me zjarr e hekur kryengritjet e tyre.
Por pavarësisht nga këto, Aleksandri i Madh i bëri një shërbim të vyer përhapjes së qytetërimit helenik, atë që u quajt revolucioni aleksandrin, çeljen e një ere të re në historinë e njerëzimit. Është kjo arsyeja, që historianët dhe historiografia greke e kanë bërë Aleksandërin e Madh të Maqedonisë të vetin edhe pse ai ishte Maqedonas.
Olympia
Pas pushtimit romak, ajo u shpall provincë më vete dhe nisi romanizimi i një pjese të popullatës. Pas krijimit të Perandorisë Bizantine,
Filipi II babai i Aleksandrit
I.M.Qafëzezi, më 1929, në parathënien e librit “Historia e Lekës së Madh” Sjell shumë argumente për qenien liro-shqiptare të Lekës. Në nderim të Lekës, qeveria shqiptare quajti monedhën kombëtare “Lek”. Mbreti Zog, në nderim të Aleksandërit e quajti trashëgimtarin e vet,në variantin shqiptar tw këtij emëri Leka, kështu quhet edhe biri i Tij princi Leka.
Mendime dhe hamendësime të tilla, shpesh të mbështetura me interpretime gjuhësore, duke filluar nga vetë emri: Aleksandër(A-le-si-në-andërr) apo me variantet e shumta të këtij emri në shqip si:Leka,Leko,Sandri,Leksandër,apo të trajtës femrore si Leksandra,Leksa,Sandra etj qarkullojnë edhe në ditët tona.
ARISTOTELI DHE ALEKSANDRI
Por për hir të objektivitetit, duhet pranuar, që maqedonasit dhe Ilirët ishin të një trungu etnik, por përbënin etnitete më vete.
Për hir të objektivitetit historik, duhet pranuar se Aleksandri i Madh, nuk ishte as grek, as ilir, por maqedonas, bir i një kombi që në rrjedhat e shekujve, si shumë kombe të lashtë u asimilua apo tjetërsua.
Zotëruesit e sotëm të territoreve të Maqedonisë antike, nuk kanë të drejtën e përvetësimit të zulmit dhe lavdisë të këtij personaliteti gjenial.
Referenca:
^ 20 Korrik 356 p.e.s., Pela, Maqedonia e lashtë i vdekur më 10 Qershor 323 p.e.s. nga Prof. Viktor L. Adams ~ Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë: Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”.
~ “Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug.