hkëlzen Berisha, djali i ish-kryeminsitrit Berisha, ka postuar cover-in e librit emblematik të At Zef Pllumit për të sjellë në vëmendje listën e të dekoruarve nga Ministria e Mbrojtes për aktivitetin e tyre në LANÇ, por që shumë prej tyre më pas u rektrutuan në rradhët e Sigurimit të Shtetit.
Një prej tyre sqaron Shkëlzen Berisha është edhe vetë hetusi i At Zef Pllumit dhe kjo sipas tij nuk është një rastësi. Për Berishën: “Dekorimi i tij nuk ka qenë një rastësi apo gabim, sepse përveç tij, nga Edi Rama, janë dekoruar dhe një dyzinë ish-hetuesish, sigurimsash dhe byroistësh që nuk mund të kishin pasur në asnjë rrethanë funksionet perkatëse, nëse nuk do kishin ekzekutuar, firmosur apo urdhëruar vrasjet, torturat , burgosjet apo internimet e kundershtarëve politikë”.
Më tej djali i ish-kryeministrit Berisha argumenton se: “As në Rusinë e Putinit nuk dekorohet Stalini, Beria apo ish-kasapët famëkeq të KGB me pretendimin se kanë pasur kontribute gjatë luftës. Perkundrazi i kanë gjykuar, burgosur madje ekzekutuar, jo sot, por që në kohën e Hrushovit, e më pas i kanë zhveshur nga çdo nderim e dekoratë e dhënë më parë”.
Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës!…
Nuk eshte thjeshte titulli i nje libri te jashtezakonshem, qe percjell vuajtjet e klerit dhe te persekutuarve ne hetuesine dhe burgjet e diktatures. Para se gjithash ka qene nje aresye, qellim dhe mision per mbijetesen e autorit ne labirinthet e ferrit komunist.
At Zef Pellumbi mbijetoi “per me deshmue” me vertetesi rrenqethese per bashkohesit dhe brezat pasues, detajet e jetes, sakrificave, vuajtjes, torturave, qendreses, thyerjes, shuarjes e mbijeteses ne burgjet dhe kampet e internimit.
Botimi i ketij libri vetem disa vite para ndarjes nga jeta permbushi detyrimin e autorit ndaj shume bashkevujtesve, qe ne ndryshim nga ai u treten ne kalvarin e torturave, punes se detyruar dhe urise. Ndaj atyre qe u bene shoshe me ose pa gjyq para togave te pushkatimit.
Ne faqet e tij nuk permenden vetem emrat e te persekutuarve por dhe te xhelateve dhe torturave qe ata aplikonin mbi te denuarit.
Njeri nga kasapet e permendur ne kete liber, pikerisht dhunuesi i autorit , mesohet se eshte dekoruar nga “katoliku” i oreve te para, me rastin e 29 Nentorit.
Dekorimi i tij nuk ka qene nje rastesi apo gabim, sepse pervec tij, nga Edi Rama, jane dekoruar dhe nje dyzine ish hetuesish, sigurimsash dhe byroistesh qe nuk mund te kishin pasur ne asnje rrethane funksionet perkatese, nese nuk do kishin ekzekutuar, firmosur apo urdheruar vrasjet, torturat , burgosjet apo internimet e kundershtareve politike.
Kete e perforcon edhe reagimi i lakejve prane dhe poshte tij, pas publikimit te lajmit. Ne vend te distancimit, terheqjes se dekorates dhe pranimit te gabimit, kane zgjedhur fillimisht justifikimin se keto dekorata jane dhene vitin e kaluar (a thua se vitin e kaluar kryeminister nuk ishte po Rama) e me pas se jane dhene per kontributet e personave ne fjale gjate luftes.
Sado idiot e qesharak te duket justfikimi i pare, ai eshte me serioz se i dyti. Se pari, sepse keta xhelate me veprimtarite e tyre kriminale ne sherbim te diktatures, bejne pis gjakun e derdhur ne emer te lirise kunder pushtuesit. Se dyti, se ka me mijera ish luftetare qe luftuan pushtuesin per liri ,pa torturuar e vrare me pas vellezerit per pushtet. Jane pikerisht keta qe perfaqesojne sakrificat e luftes, jovetem ne Shqiperi por kudo.
As ne Rusine e Putinit nuk dekorohet Stalini, Beria apo ish kasapet famekeq te KGB me pretendimin se kane pasur kontribute gjate luftes. Perkundrazi i kane gjykuar, burgosur madje ekzekutuar, jo sot, por qe ne kohen e Hrushovit, e me pas i kane zhveshur nga cdo nderim e dekorate e dhene me pare.
Nuk kemi pare Gjermanine te dekoroje ish oficeret naziste me pretendimin se kane qene patriote e veterane te luftes se pare. Perkundrazi i ka gjykuar, denuar, burgosur e ekzekutuar per krimet e bera gjate luftes se dyte. Familjaret e tyre kane nderruar deri dhe mbiemrat per mos te trasheguar peshen e turpit.
Ne Shqiperi ne mungese te drejtesise kjo kaste kriminelesh jovetem nuk pendohet e nuk kerkon falje, por femijet e tyre biologjike kane marre pushtetin te cilin pervecse per te vjedhur, po e perdorin per te dekoruar prinderit per krimet qe kane kryer, duke mbuluar gjakun e viktimave te diktatures me gjakun e martireve te luftes.
At Zef Pellumbi e permbushi amanetin e tij para Zotit, bashkevuajtesve dhe gjithe shqiptareve duke i mbijetuar nje kalvari te tmerrshem te mbi 20 vjeteve burg, vetem per te percjelle te VERTETEN.
U takon shqiptareve te vendosin nese duan te jetojne e te rrisin femijet, ne nje vend normal, ku kasapet, xhelatet, torturuesit dhe perdhunuesit, denohen e ndeshkohen apo ne nje vend te percudnuar, ku ata dekorohen bash nga pushteti qe u kane trasheguar femijeve.
Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore
Kërko brenda në imazh Nga : FLORI BRUQI Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...