Policia italiane ka publikuar videon e operacionit të arrestimit të 4 kosovarëve të akuzuar për terrorizëm që kërcënuan Papën dhe ish-ambasadoren amerikane në Kosovë. Tre prej kosovarëve u kapën në Itali, kurse drejtuesi i grupit u kap në Prishtinë.
Një operacion antiterrorizëm mes Italisë dhe Kosovës ka çuar në pranga 4 persona, ndërsa koka e këtij grupi besohet se është Samet Imishti, 48 vjeç nga Hani i Elezit në Kosovë. Të arrestuarit mësohet se kanë kërcënuar Papa Françeskun dhe ish-ambasadoren amerikan në Prishtinë. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Van Damme”, shkruan Corriere della Sera, sipas SYRI.net.
Personat e ndaluar akuzohen për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes. Mes të arrestuarve disa janë kosovarë. Operacioni është bërë njëkohësisht nga policia e Breshias dhe e Prishtinë.
“Të arrestuarit kanë propaganduar terrorizëm dhe mes rrjeteve sociale kanë propaganduar edhe ideologji xhihadiste”, kanë bërë të ditur burime të policisë së Breshias.
Kërcënimi i Papës
“Kanë kërcënuar edhe Papa Françeskun menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris dhe ish-ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson”, ka thënë Carmine Esposito, kuestori i Breshias i cili ka folur gjatë transmetimit të emisionit “Agorà” në RaiTre.
Hetuesit kanë gjetur fraza të ndryshme në si psh: “Ky është Papa i fundit”. “Gjatë kontrolleve të bëra në Kosovë, në bashkëpunim me policinë, janë gjetur dhe armë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës dhe hetimet janë drejtuar dhe koordinuar nga Prokuroria e Breshias, Digos, dhe Prokuroria Speciale e Kosovës dhe drejtoria antiterrorizëm e Kosovës.
Bëhet fjalë për persona me profil dhe marrëdhënie me terrorizmin dhe si referim kishin propagandën, rekrutimet dhe financimin e Shtetit Islamik. Krimet e bëra nga këta persona – përfundon kuestori – janë apologji e terrorizmit dhe urrejtjes racore”.
Policia italiane dhe kosovare realizuan një operacion anti-terrorizëm të zhvilluar njëkohësisht në Breshia dhe në Prishtinë, ku u arrestuan 4 persona të akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes. Mes të arrestuarve disa janë kosovarë.
Nga operacioni i koordinuar mes policive të dy vendeve, tre persona u arrestuan në Breshia të Italisë dhe një tjetër në Prishtinë të Kosovës. Të gjithë janë pjesë e një organizate kriminale që propagandojnë xhihadin për luftën në Siri dhe Irak. Mediat italiane raportojnë se “koka” e grupit terrorist është një shtetas kosovar dhe u arrestua në Prishtinë. Ai është Samet Imishti 48 vjeç nga Hani i Elezit.
Ky i fundit ka jetuar për disa kohë edhe në Itali. Policia italiane kreu kontrolle të tjera edhe në Vecenza e Peruxhia, kurse grupi u zbulua përmes disa fotografive që kishin publikuar në internet, ku shfaqeshin me armë në dorë dhe me simbole të tjera të militantëve të ISIS.