Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/01

Tensionohet gjyqi i xhihadistëve, ndërpritet seanca, Fadil Myslimani: Pas ardhjes në Shqipëri, ISIS do t’ju ndëshkojë të gjithëve

xhihadist
Me shumë kërcënime, tension dhe thirrje pro ISIS-it është zhvilluar sot në Tiranë, gjyqi kundër grupit të xhihadistëve, në  Gjykatën e Krimeve të Rënda, derisa ai është ndërprerë, pas grisjes demostrative nga njeri prej tyre, të vendimit të prokurorisë për përgjimet.
I arrestuari Gerti Pashja ka kërkuar nga prokurori t’i paraqiste, vendimin e prokurorisë për përgjimin e dy anëtarëve të grupit, Artur Korres dhe Erzen Gashit dhe pasi e ka parë, e ka grisur atë duke thirru me zë të lartë: Ju jeni  kriminelë, armiq të Islamit!” Pashja e ka lënë në mes seancën dhe ka ikur nga salla.
Thirrja e tij është pasuar nga ajo e Abdurrahim (Genc) Ballës, që i irrituar nga akuzat i ka drejtuar gishtin Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe gjykatëve: Këtë gjë ju nuk e bëni me fetë e tjera, islami persekutohet. KMSH-ja e ka kthyer fenë islame, në pronë private! Ortodoksët dhe katolikët trajtohen ndryshe.”
Një tjetër xhihadist, Fadil Myslimani, në mbështetje të Pashjas dhe Ballës, ka kërcënuar hapur: “Vetëm ISIS do ta çlirojë Shqipërinë! Njerëz të pafajshëm po futen në burgje. Pas ardhjes në Shqipëri, ISIS do t’ju ndëshkojë të gjithëve.”
Trupi gjykues ka ndërprerë menjëherë seancën dhe ka vendosur rifillimin e saj pas një jave.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...