Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/15

Kemi ngecur në errësirë diplomatike

   



Shkruan: Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili



Sinqerisht po habitem me politiken tonë ditore. I kënaqem apetitet e fqinjeve tanë, duke lën përshtypje dhe imazh të keq, me sjelljet tona të cilat çdo ditë e më tepër po dalin në shesh pislliqet dhe marivetet tona, të cilat nuk po dim t`i menaxhojm, dhe lëm përshtypje se nuk jemi të gatshëm për shtet por më tepër për pushtet. Mezi po presim me ndodhe një e papritur dhe të bëhet sa me shpejt mediatike, pa menduar fare për pasojat të cilat janë të pariparueshme, për vendin. Shtrohet pyetja, kujt po ja kënaqni zemrën apo po ja benim qefin? Mirëfilli dihet se zemra ju bëhet mal fqinjeve tanë, të cilët ditë e natë lobojn në demin e shqiptarëve, në sferën nderkombëtare. A ka më turp që në pikë të ditës një ish-Kryeminister,një ish-President i Shtetit, të arrestohet në rrugë, të nxjerret prej makinës sikur të ishte një kriminel, pa llogaritur fare se ishte një figurë publike dhe ish-president i shtetit, a nuk kishte rrugë e forma tjera, nëse gjykohet për ndonjë vepër apo skandal, ku na shpije kjo formë e brutalitetit, ku po mbetet imazhi shqiptar? U benëm horë, pse, nuk i marrim model fqinjët, të cilët e gjuajn gurin dhe e mshefin dorën, duke shfrytëzuar diplomacinë, në rrafshin nderkombëtar që katër vite, nuk kemi as një njohje nderkombëtare, Kemi ngecur në errësirë diplomatike. Krejt, si pasojë duke luftuar njëri tjetërin, vetëm për t`i realizuar apetitet personale, pa qarë fare kokën për pasojat, që i sjellin vendit, pa zgjedhur mjete dhe forma duke e njollosur njëri tjetërin, opozita-pozitën dhe anasjelltas, sikur të ishin armiq e jo vllëzer. Pse, more njerzë nuk uleni së bashku, kur janë pyetje gjërat madhore e vitale të shtetit të bashkëpunoni në të mirë të vendit, në të mirë të fëmjëve tanë, të cilët çdo ditë braktisin vendin, kanë ngelur shtëpi të tëra të boshatisura pa njerzë, sinqerisht është shqetësuse për shoqërinë tonë, kurse subjketet tona politike në luftë për pushtet, po çka të duhet pushteti kur vendi ka ngelur i boshatisur për shkak të dështimit të diplomacisë andej e këndej drinit, rinia më vitale e shoqërisë, ik në botën e jashtem, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, pa një mirëqenie dhe një të ardhme më të mirë. Me këto veprime skandaloze po japim imazh të keq, vendit këndej e andej Drinit, duke len përshtypje se nuk meritojmë të jemi shtet. Çdo dite lajme të këqija, vrasje, dhunime, etiketime, e deri në palcë. Uroj, që sa më parë të kemi unitet e bashkëpunim të sinqerte të subjekteve politike për tejkalimin e kësaj, gjendje të rënduar e cila çdo ditë të len përshtypje se jemi në gjendje lufte, e jo në liri. Autori është njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

A është Serbia shtet kriminal më një shoqëri të kriminalizuar?

             


                               
Shkruan: Skender Mulliqi 



 Natyrisht se po.Ky shtet nuk është bërë problem vetëm për Ballkanin , por edhe për Evropën.Kriminelet dhe terroristët serb që shumë kohë po e sundojnë Serbinë.Grupet kriminale janë kthyer në njerëz të politikës serbe.Këtë e vërteton e kaluara historike e këtij shteti dhe lufta në ish-Jugosllavi.Grupet militare dhe paramilitare bën masakra të mëdha në BH dhe në Kosovë,e serish po e dirigjojnë politikën dhe shtetin serb.Janë instrumentalizuar serish këta kriminelë të luftës në Mal të Zi, BH dhe në enklavat serbe në veri të Kosovës. Ne vendin tonë kriminelet e Vuqiqit I kan kthyer në gjah edhe minoritetin serb për interesat e tyre serbomëdha në Ballkan.Këta terroristë serb, deri më ardhjen e pushtetit të Albin Kurtit, e kishin krejtë në dorë rendin dhe ligjin ne veri të Kosovës.Ata e mbajtën për një kohë të gjatë veriun në gjendje kaotike , duke shkaktuar incidente më rrahje e vrasje të shqiptarëve .I gjithë krey i shtetit të sotëm të Serbisë janë më biografi të kriminelëve të luftës në ish Jugosllavi , si Vuqiq, Daciq, Vulin, Nikoliq, Sheshel etj. Këta hora dhe kriminela sikur e kan marrë më tapi që të sundojnë republikat e pa varësuara në shtete nga ngrehina artificiale e Titos.Nacionalistëve serb ju ka bërë opsesion dhe nevojë biologjike të shkatërrojnë popujtë të tjerë dhe shqiptarët në rajon, për të formuar një mini Jugosllavi apo Serbinë e Madhe.Edhe sot e gjithë ditën Serbia mendon se Jugosllavia ka qenë e saj dhe anasjelltas.Serbët janë njerëz thjeshtë të shkëputur nga realiteti , dhe ju duket iluzore gjithqka që nuk mendohet njejtë më trurin e tyre.Kurrë nuk e pranuan mëkatin që shkaktuan ndaj shqiptarëve në tokat e tyre.Dhe, as sot nuk po pritojnë të mëkatojnë në krye më presidenti serb, Aleksander Vuqiq.Ujku e ndërron veshjen , por kurrë durimin.Vuqiq po ashtu ka mbetë më ideologji fashiste të ngulitur në kokën e tij të mykur mesjetare serbe.Ata po mendojnë ti kthehen praktikës se vjeter të tmershme , që në mënyre të organizuar dhe planifikuar të shkaktojnë krime të reja ndaj shqiptarëve.Kanë harruar shovenistet dhe terroristët serb, se nuk ju mërrin më kurrë ymri më shkaktu varreza masive , gropa më plot kocka njerëzore të fshehura ende duku në Serbi.Mos të harrojnë fashistet së mbi eshtrat e tyre edhe është krijuar shteti i dytë e shqiptarëve në Ballkan.Xhelatet serb nuk pëndohen, dhe po kërkojnë serish gjakëderdhje në Kosovë.Sigurisht se varret e hapura nga fashizmi serbomadh edhe pse ka kaluar kohë bërtasin në heshtje dhe kërkojnë drejtësi nga bota demokratike , e cila po thuaj heshturazi i kalojë krimet monstruze serbe, duke mos e ndëshkuar Serbinë për gjenocid, etnocid dhe urbicid në Bosnje dhe në Kosovë. Mbulimi I krimeve serbe mund të shpjegohet vetem si lojë politike , si mund të shpjegohen tridhjetë vjet heshtje ndaj xhelatëve serb të luftës dhe xhelatëve të ri, të cilët po kërkojnë gjak të ri më shqiptarët?! Serbet për krimet e kryera në ish –Jugosllavi mbajnë përgjegjësi kolektive.Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë për fatkeqësi për t'i bërë të kuptojnë se çfarë është e rëndësishme, ndonjëherë nevojitet një ndërhyrje e madhe për të zgjuar më shumë kombet .Shqiptarët kan mbijetuar shumë luftëra pushtuese , shumë shkatërrime , por që ende natyrisht jemi këtu, më të fortë se kurrë më parë.Gjaku i të pafajshimive , gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të kombit na detyron të mos harrojmë kurrë zullumet serbe në vatrat tona shekullore. Të mos humbasim rastin të tregohemi të gjithë të guximshëm dhe vigjilent pa dallim partie se e këmi për shtetin e Kosovës, dhe për popullin tone, të vuajtur historikisht nga armiqët tanë shekullor serbosllav .

Kaja Kallas, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi

 

 Kallas, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi



Kaja Kallas, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Por, në seancën e saj të konfirmimit, ajo gati se nuk foli fare për këtë çështje – çfarë ngriti shqetësime në mesin e vëzhguesve për angazhimin e ardhshëm të BE-së në ndërmjetësimin e paqes mes dy vendeve. Nga viti 2011 kur kanë nisu, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë dhe Serbisë janë zhvilluar në ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell. Secili e ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar e po aq marrëveshje janë arritur. Por arritja tek qëllimi përfundimtar, mbetet ende larg.

Disa zbulime të mëdha dhe një heshtje e madhe

                    




                    Prof. Dr. Irakli Koçollari 

 Vitin, madje edhe ditët e fundit, opinion shqiptar ka mësuar përmes mjeteve të informimit publik, televizionit, rjeteve sociale dhe shtypit të shkruar për disa zbulime arkeologjike me rëndësi të madhe dhe të veçantë historike për shqiptarët, kulturën materiale dhe vendshtrirjet e tyre. ZBULIMI I PARË Është fjala për kërkimet arkeologjike dhe gjetjen mes të tjerave të një pllake të madhe, ndoshta mortore, në nekropolin antik, në afërsi të Shkupit, e cila mbante në epigrafinë e saj emrin e fisit të shquar ilir të Dardanëve, “Dardanus”. E tërë ajo ngjarje, e cila mund të ishte fshehur tërësisht, u bë e njohur falë vëmëndjes dhe kurajës së një punëtori të thjeshtë shqiptar, i cili ishte pjestar në ata ekspeditë arkeologjike, të përbërë vetëm nga arkeologë sllavo-maqedonë dhe asnjë shqiptar!!!. Pasi puntori shqiptar njoftoi për sa sipër, ngjarja dhe vetë objekti arkeologjik i fotografuar u bë publik, me interesimin dhe insistimin e gazetarit Marin Mema dhe prej tij u bë prezente edhe në media. Ndërkohë nga pala maqedonase, një prej arkeologëve sllavo-maqedonë, pjestar në ekipin e gërmimeve, pati një prononcim të cuditshëm publik. Ai me një kurajë autoritariste, aspak shkencore, madje pa ja bërë syri tërrr, deklaroi se në ato territore, ku ishte gjetur pllaka me epigrafinë “Dardanus”, nuk bëhej fjalë për vendbanime të fiseve ilire, por për një vendbanim dhe qytetërim romak!!! A thua se bota që e dëgjonte përreth ishin një masë amorfe, baritore, pa kulturë, e cila porsa kishte zbritur nga stepat e largëta të Lindjes. Pas atij prononcimi, absurd dhe antishkencor, gjithcka u mbyll, nën një heshtje të pakuptuar. Dukej qartë se në ambjentet e institucioneve kërkimore maqedonase sundonte një klimë sekrecie, censure, për të fshehur cishte gjetur dhe mos hapor asnjë portë apo kanat nga ku mund të dilnin lajmet apo informacionet për ato dëshmi me vlera historike. Por, për fat të keq as nga institucionet shkencore shqiptare, të shtetit amë, nuk pati ndonjë prononcim!!! Askush nuk guxoi të nxirrte kokën, të replikonte apo ndriçonte opinionin, për atë ngjarje dhe artefakt me rëndësi të shumfishtë historike dhe shkencore. Askush në këtë anë nuk piptiu! U shfaq vetëm një zë! Një gazetar, Marin Mema, për të bërë publike atë që gjer atëhere nga pala maqedone ishte fshehur, ishte mbajtur nën drynët e ndryshkur të mentaliteteve të vjetëruara nacionaliste sllavo-maqedonase, të mëndësive perverse, që duan të fshehin, shuajnë apo tjetërsojnë historinë e një populli dhe origjinën e tij, ndër më të lashtët në Ballkan e më gjërë! Dhe prej asaj dite e gjer më sot, për atë ngjarje me rëndësi jo të vogël historike, që është pjesëz dhe provë e vazhdimësisë, trashigimisë dhe autoktonisë Iliro-Arbërore-Shqiptare në ato anë, askush nuk shkruan dhe institucionalisht askush nuk flet apo kërkon informacion prej palës maqedonase – se çfarë u bë me ato artefakte dhe pasuri historike!!! Një drojë, apo më keq se kaq, një pasivitet dhe heshtje e pakuptuar qëndron mbi institucionin tonë shkëncor – Akademinë! Por, zbulimet dhe inventaret arkeologjike nuk janë pronë vetëm e vendit ku ato gjenden, as ekskuzivitet i territoralialitetit politik të atij shteti ku ato zbulohen. Ato janë edhe pjesë e fondit historik dhe kulturës së popujve, e inventarit pasuror të qytetërimit botëror! Natyrisht, së pari ato duhet të jenë në vëmëndjen dhe interesimin e vecantë të institucioneve të atij populli, origjina e të cilit lidhet më ato produkte materiale dhe shpirtërore, që gjenden apo zbulohen nga arkeologjia. Të kërkosh nga administratorët e këtyre thesareve, publikimin e artefakteve të gjetura, studimet rreth tyre, vecsa është shenjë e koshiencës kulturore dhe nacionale të institucioneve shkencore përgjegjëse shqiptare, kërkesa e njohjes me to është gjithashtu një detyrim historik për të inventarizuar, vlerësuar dhe konsoliduar themelet e arritjeve shkencore, rreth origjinës, etnogjenezës dhe historisë së shqiptarëve në këto anë të Ballkanit. Tek e fundit ky është misioni parësor i shkencës së Albanologjisë. Çuditërisht, kjo vëmëndje dhe ky interesim, për fat të keq, nuk ka ndodhur dhe vazhdon të mos ndodhë gjer më sot! Por, nuk do të ndalemi vetëm tek kjo ngjarje e një viti të shkuar! Pak ditë më parë – Dy zbulime të tjera, të njëpasnjëshme, mjaft të rëndësishme, unike në llojin ne tyre, tërhoqën vëmëndjen, jo vetëm të botës shkencore, por edhe opinionit publik në tërësi, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, në Ballkan e më gjërë. ZBULIMI I DYTË Është fjala për për një zbulim, një gjetje arkeologjike me mjaft interes dhe rëndësi shkencore, për historinë e popullit tonë. Atë e bëri present, në një emision në media, gazetari i njohur Ferdinand Dervishi. Prej disa miqve të tij shqiptarë, me banim në Maqedoninë e Veriut, ai ishte informuar për një gjetje arkeologjike, me mjaft interes. Ishte fjala për një shtatore mermeri e gjetur në fshatin Raveni, të banuar nga shqiptarë, në afërsi të Gostivarit. Statuja e punuar nga mermeri i asaj zone, sipas Profesor Doktor Luan Përzhitës, ndoshta i takonte shekujve të I-rë, Para Erës së Re apo gjer shekullit të II të Erës sonë. (Sidoqoftë kjo gjë do të saktësohet nga studimimet dhe vlerësimet e mëtejme shkencore). Fshatarët e shqetësuar, që e kishin gjetur statujën në punimet rastësore të tokës, e kishin marë atë plot merak në shtëpi, si të ishte një pjestar i vyer i familjes së tyre (kushedi edhe mund të ishte një pararendës i lashtë i fisit) për ta ruajtur. Ata e kishin ndërmarë këtë akt përkujdesje, që ajo vepër arti të mos bëhej objekt i ndonjë grabitje të mundëshme, apo të shpërdorohej nga njerës të papërgjegjshëm dhe për ta dorëzuar paskëtaj në institucionet shtetrore të Maqedonisë së Veriut. Por, përpara dorëzimit të objektit, ata kishin njoftuar mikun e tyre, Ferdinantin, për të qënë edhe ai present dhe dëshmitar i asaj gjetjeje me vlerë. Ndoshta ky veprim ishte një akt i ndërgjegjshëm prevenues për të parandaluar njëkohesisht cdo përpjekje të rretheve ekstremiste nacionaliste, në institucionet e Shkupit, të cilët pse jo, mund ta fshehnin apo tjetërsonin këtë prove me vlera identifikuese historike. Këto rrethe jo rallë kanë shfaqur dhe shfaqin revanshe antishqiptare, madje gjer deformime antishkencore të historisë së popullit tone dhe së fundmi thirrje për heqjen e shqipjes si gjuhë zyrtare e atij vendi!!!. ZBULIMI I TRETË Para pak ditësh, një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik, ndosha i vetmi gjer më tani në llojin e tij, është bërë i njohur në një tjetër fshat shqiptar pranë Strugës. Është fjala për gjetjet në një terren të gjërë gërmimesh arkeologjike, me rëndësi unike, në fshatin Koroshishtë. Një numur varresh monumentale (mbretërore), janë identifikuar në këtë territory, të njohur që në antikitet si vendbanim i fisit ilir të Enkelejvë. Paraprakisht vlerësohet se varret i takojnë shekujve të VII-VI p. e. r., një tregues ky me mjaft rëndësi i kulturës së lashtë të fiseve ilire në këto anë. Sikundër është bërë e njëohur, nga gërmimet e deritanishme, janë gjetur rreth 100 objekte që u takojnë inventrit të këtyre varreve dhe mes të tjerave renditen përkrenare dhe mburoja ilire, armë, doreza dhe sende zbulurimi të punuara me njëmjeshtri të rallë, cka flet për shkallën e lartë të kulturës së punimit të metalit dhe të arit ndër Enkelejtë. Gjetjet janë gjithashtu pasqyrë e statusit të lartë që zinin në shoqërinë e kohës njerëzit e varosur në këto objekte mortore monumentale. Këto lloj zbulimesh dhe gjetjesh vijnë rallë në historinë apo kërkimin shkencor të një vendi, madje shumë më gjërë se kaq. Për shkak të vlerave dhe interesit të vecantë shkencor që paraqesin, ndaj tyre kërkohet një vëmëndje dhe reagimin i nevojshëm nga institucionet tona shkencore, që asgjë të mos shpërdorohet, të mos dëmtohet, të mos deformohet aq më keq të fallsifikohet apo tjetërsohet. Nuk do të ishte aspak e tepër që në këto ekipe arkeologësh gërmimi të kërkohej të ishin pjestarë edhe shqiptarë, shtetas maqedonas por pse jo edhe specialistët të institutive tona. Pra të kërkojmë, as më shumë dhe as më pak, atë që ne, me kritere dhe bujari shkencore, bëjmë për arkeologë dhe specialistë të huaj në ekspeditat kërkimore në vendin tonë. Nuk kam si të mos përmënd në këto reshta Profesor Luan Përzhitën, i thirur për tu prononcuar rreth gjetjeve. Ai me një ndjeshmëri të vecantë ka kthyer tërë vëmëndjen dhe interesimin e tij mbi zbulimet e fundit, ndaj kësaj pasurie të përtej kufirit, përmes miqve të tij në ato anë. Por, këto zhvillime kaq intensive, me prurje vlerash unike në llojin e tyre, kërkojnë edhe vëmëndje dhe përkujdesje nga institucionet tona shkencore. Në të treja këto ngjarje, me prurje të rëndësishme, nuk ka asnjë zë institucional, të Akademisë së Shkencave!!! DEBATE PUBLIKE DHE PËRSËRI HESHTJE E AKADEMISË SË SHKENCAVE Vec heshtjes institucionale për rastet e mësipërme, heshtja e atij institucioni është shtrirë edhe më gjërë se kaq, përtej rasteve të fundit. Prej disa vitesh janë bërë të pranishme dhe kthyer në debate publike një numur cështjesh me karakter historik shkencor, që vënë në diskutim studime të konfirmuara të etnogjezes tonë, të gjuhës, trashëgimisë kulturore, shtrirjes territoriale historike, kulturës materiale, diasporës shqiptare, etj……. Të aftë dhe të paaftë, mediokër dhe diletantë, shkenctarë dhe pseudoshkenctarë, patriotë naivë apo edhe të dyshimtë predikojnë teori apo gjetje, përtej kërkesave, standarteve dhe limiteve shkencore. Ka mes tyre syresh që mohojnë hapur origjinën dhe praninë e ilirëve në këto anë!!!, të tjerë që përpiqen të shpërfillin arritjet shkencore të historiografisë serioze shqiptare, ngrenë apo rrëzojnë personalitete, studime dhe gjetje të konfirmuara, prezantojnë cudira, me apo pa argumente të mirfillta disiplinore… Jo rallë ata bëjnë përgjegjës apo damkosin me barrën e mëkatit studjues apo studime serioze. Të pranishëm në medja, këta “studjues” të pakontrolluar, për shkak edhe të mungesës së profesionizmit gazetaresk, thirren nëpër studjo televizive ku prezantojnë jo pak nga këto teori dhe gjetje, të cilat duhet pranuar se kanë zënë jo pak vend në mëndësitë e opinionin shqiptar. Sigurisht, në këtë botë të fjalës së lirë, çdokush mund të shfaqë mendimin e tij, jo rallë të gabuar. Por, në këto raste përgjegjësia nuk është vetëm e tyre. Përgjegjëse është edhe – heshtja! Më shumë se kaq, përgjegjëse është heshtja institucionale, mungesa e reagimit të studjuesve të kualifikuar, me tituj dhe grada shkencore, gjer akademikëve, e instituteve dhe strukturave shkencore, që mbulojnë fushat e kërkimit dhe të ngarkuara për të ndricuar çështje në lëmij specifikë. Institucionet dhe studjuesit duhet të dalin dhe ballafaqohen me opinionet, me korrektësi dhe me argumente, pa përbuzur dhe pa shpërfillur askënd. Ata duhet ti sjellin opinionit tonë argumentin bindës shkencor. Kërkimet e tyre nuk duhet të mbetet vetëm në fletët e një referati, kumtesa në konferenca apo në raftet e një bibloteke. Bota mediatike tanimë ka zënë një vend dhe rol të veçantë në përhapjen e informacionit dhe transformimet e rëndësishme të botës në të cilën jetojmë. Kush nuk ka kuptuar këtë duhet të dijë se ka lënë boshllëqë të pariparushme në kulturën, moralin dhe vetëdijen e një populli. Institucionet kërkimore shkencore dhe Akademia e Shkencave kanë për mision të sqarojnë dhe prevenojnë publikisht keqinformimin, deformimet shkencore, që mund tu përcillen brezave. Ky mision nuk realizohet me urdhëra as me kapardira nga rangje dhe funksione, por me aftësi, argumente, zotësi shkencore, ballafaqim dhe prezantimin e dijeve avangardë, metodologjive dhe aritjeve bashkëkohore të botës që na rrethon. Sigurisht, këtë nuk mund ta bëjë kushdo. Këtë mund ta bëjnë vetëm individë që punojnë e kërkojnë pa u lodhur, që studjojnë, ballafaqohen dhe përthithin të rejat e botës dhe arritjet e institucioneve të certifikuara në fusha specifike të kërkimit. Por, këtë nuk mund ta bëjë as një studjues i shkencave ekzakte, që del dhe flet për linguistikën, historinë e antikitetit apo historinë e kohëve moderne, pa qënë njohës i fushës, aq më keq pa lexuar më parë asgjë nga këto lëminj. Cili është ndryshimi mes këtij njeriu dhe diletantëve që dalin dhe parashtrojnë pretendimet e tyre përpara opinionit!? Argumentet bindëse shkencore nuk mund t’i sjellin as funksionet administrative dhe as hierarkia përtej fushave specifike të shkencës. Por, sigurisht argumentet shkencore nuk mund ti sjellë as “Heshtja”. KURAJOJA I KA RRËNJËT TEK FUQIA E DIJES Heshtja e institucioneve dhe specialistëve të fushës, na shtyn të mendojmë se duhet të ketë disa arsye që shkaktojnë këtë pasivitet; – ose ka pasiguri për t’u përballur me realitetet dhe pretendimet e oponentëve, qofshin këta edhe diletantë të fushave; – ose ka mungesa të theksuara në dijet dhe kapacitetet intelektualë për të ndjekur dinamikat, gjetjet, zbulimet dhe zhvillimet e reja rreth arealit tonë historik – ose organizimi institucional i drejtimit të Akademisë tonë është bërë tanimë pengesë për lirinë dhe debatin akademik. Secilës fushe duhet t’i dalin zot studjuesit përkatës. Ata duhet të përballen dhe të debatojnë me mendimet alternative, të saqrojnë dhe të hedhin poshtë cfarë argumentohet si jo shkencore dhe të pranohet cështë racionale dhe brenda formatit dhe fushës së studimit korrekt. Në çdo rrethanë, heshtjen nuk mund ta thyejnë dhe argumentin shkencor nuk mund ta sjellë grada apo titulli shkencor, marrë në mënyrë të merituar apo të pa pamerituar. E themi këtë pasi në radhën e atyre strukturave ka njerës që vërtet mbajnë tituj e grada të larta shkencore, por është po aq e vërtetë që ka mes tyre që nuk kanë qoftë edhe një botim të vetëm shkencor dhe më keq akoma nuk kanë lexuar asë për sa flitet. Dhe së fundi, heshtjen nuk duhet ta thyejnë as ka ndonjë individ i atyshëm, që me instrumente antishkencore ka tjetruar vlera të trashëgimisë tonë identitare, sikundër polifonia labe, duke ua dhuruar atë padrejtësisht dhe pa argumente shkencore fqinjëve grekë!

Vdekja “e papritur” e agjentiT të Shërbimit Sekret Mehmet Kadrija lidhet me skandalin e mikro-kredive?

 




Mehmet Kadrija, një ish-punonjës i SHISH deri në verën e vitit 2023, ka ndërruar jetë papritur nga shkaqe të panjohura në moshën 59 vjeç. 


Zbulohen DOKUMENTET për bandat e mikrokredive, hije të forta dyshimi për  vdekjen "e papritur" të agjentit të Shërbimit Sekret! Mehmet Kadrija u vra,  apo... < ALB UK News

Nuk është e qartë nëse ai ka vdekur brenda apo jashtë ambienteve të institucionit sekret, por ajo që dihet me siguri është se Mehmeti ishte kthyer në armik të Micro Credit Albania. 

 Newsbomb.al ka siguruar disa dokumente që Mehmet Kadrija kishte dërguar përpara se të ndërronte jetë “papritur”, të cilat tregojnë se agjenti i Shërbimit Informativ të Shtetit përndiqej nga banda mashtruese e mikrokredive.

 Përmbaruesit dhe drejtuesit e tyre, u zbuluan vetëm pak muaj më parë kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhërarrestet, por beteja e Mehmet Kadrisë me Micro Credit Albania dhe shoqëritë e tjera mashtruese të përmbarimit kishte nisur vite më parë.

 Meti – si e thërrisnin kolegët – kishte nisur një betejë të guximshme kundër rrjetit famëkeq të mikrokredive, i drejtuar nga grupi MCA, i akuzuar për zhvatje dhe shkatërrim financiar. 
Zbardhen detaje të reja nga raporti i SHISH: Si zyrtari shqiptar  infiltrohet nga shërbimet e huaja, pasi merr zarfin me para - Sot News |  Lajme

 Kolegë dhe të afërm të tij ngrenë shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të Mehmet Kadrisë. “

Ai ishte mirë e bukur një mëngjes në një kafe përballë rrethimit të SHISH, kur pas disa orësh dëgjuam që kishte vdekur pa asnjë shkak. U varros në fshatin e tij pa marrë vesh arsyen e vdekjes…”

 Megjithëse informacioni nga SHISH mbahet hermetik, burimet tregojnë për një përplasje të ashpër që Mehmet Kadrija kishte me MCA.

 “Këtë e dinte gjithë SHISH se ata e kishin përndjekur deri në punë…” Dhjetëra dokumente që Mehmeti i ruante me fanatizëm janë gjetur nga familjarë pas vdekjes së tij. Kadrija në dy raste ngre akuza të rënda me denoncimet e bëra nga ai vetë një vit para se të ndërronte jetë. Në denoncime shkruhet historia e mikrokredive e futur brenda rrethimit sekret të SHISH. Ai u persekutua pa asnjë frikë nga MCA, edhe pse ishte punonjës në detyrë i shërbimit sekret. Letrat që ka lënë pas vdekjes Mehmet Kadrija kanë fjetur në institucionet më të larta të shtetit, duke përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe askush nuk foli derisa punonjësi i SHISH vdiq nga “shkaqe të panjohura.”

 Rasti i Mehmet Kadrisë, punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, i cili ndërroi jetë para se të gjente të drejtën e tij, ringjall frikën dhe dyshimet për fuqinë e errët të bandave të mikrokredive në Shqipëri. Mehmeti akuzoi para vdekjes praktikat shfrytëzuese të rrjetit të mikrokredive duke denoncuar mënyrën sesi ato vepronin në mënyrë abuzive. Si bllokonin të ardhurat duke shkatërruar jetën personale dhe deri atë profesionale. 

MISTERI/ Një oficer i SHISH u vra pasi zbuloi skandalin me mikrokreditë?  Detajet TRONDITËSE - Gazeta Korrieri

MISTERI/ Një oficer i SHISH u vra pasi zbuloi skandalin me mikrokreditë? Detajet TRONDITËSE - 



 
Por pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar ndihmë nga institucionet, zëri i tij u injorua në mënyrë sistematike. Vdekja e Mehmetit, e cila erdhi në kulmin e kësaj beteje personale, po shihet tashmë nga miqtë dhe kolegët e tij si e dyshimtë dhe ndoshta e orkestruar. Ata janë të bindur se ai kishte arritur të grumbullonte të dhëna të ndjeshme mbi personat që qëndronin pas kësaj skeme shfrytëzuese, duke e vënë veten në shënjestër të atyre që përfitonin nga këto veprime të errëta. Mehmet Kadrija ka ndërruar jetë në verën e vitit 2023 në rrethana misterioze, në mes të një përplasjeje me MCA. 

Prapaskena | Prapaskena

Olsi Ibro, i dyshuar si organizatori i skemës, ka ndërruar jetë një vit më pas në rrethana akoma të paqarta të një vetëvrasjeje. Pikëpyetje të shumta ngrihen mbi këto vdekje, të cilave shteti duhet t’u japë përgjigje.
Mehmet Kadrija, një ish-punonjës i SHISH deri në verën e vitit 2023, ka ndërruar jetë papritur nga shkaqe të panjohura në moshën 59 vjeç. 

Nuk është e qartë nëse ai ka vdekur brenda apo jashtë ambienteve të institucionit sekret, por ajo që dihet me siguri është se Mehmeti ishte kthyer në armik të Micro Credit Albania. Newsbomb.al ka siguruar disa dokumente që Mehmet Kadrija kishte dërguar përpara se të ndërronte jetë “papritur”, të cilat tregojnë se agjenti i Shërbimit Informativ të Shtetit përndiqej nga banda mashtruese e mikrokredive. Përmbaruesit dhe drejtuesit e tyre, u zbuluan vetëm pak muaj më parë kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhërarrestet, por beteja e Mehmet Kadrisë me Micro Credit Albania dhe shoqëritë e tjera mashtruese të përmbarimit kishte nisur vite më parë. Meti – si e thërrisnin kolegët – kishte nisur një betejë të guximshme kundër rrjetit famëkeq të mikrokredive, i drejtuar nga grupi MCA, i akuzuar për zhvatje dhe shkatërrim financiar. Kolegë dhe të afërm të tij ngrenë shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të Mehmet Kadrisë.


“Ai ishte mirë e bukur një mëngjes në një kafe përballë rrethimit të SHISH, kur pas disa orësh dëgjuam që kishte vdekur pa asnjë shkak. U varros në fshatin e tij pa marrë vesh arsyen e vdekjes…” Megjithëse informacioni nga SHISH mbahet hermetik, burimet tregojnë për një përplasje të ashpër që Mehmet Kadrija kishte me MCA. “Këtë e dinte gjithë SHISH se ata e kishin përndjekur deri në punë…” Dhjetëra dokumente që Mehmeti i ruante me fanatizëm janë gjetur nga familjarë pas vdekjes së tij. Kadrija në dy raste ngre akuza të rënda me denoncimet e bëra nga ai vetë një vit para se të ndërronte jetë. Në denoncime shkruhet historia e mikrokredive e futur brenda rrethimit sekret të SHISH. Ai u persekutua pa asnjë frikë nga MCA, edhe pse ishte punonjës në detyrë i shërbimit sekret. Letrat që ka lënë pas vdekjes Mehmet Kadrija kanë fjetur në institucionet më të larta të shtetit, duke përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe askush nuk foli derisa punonjësi i SHISH vdiq nga “shkaqe të panjohura.” Rasti i Mehmet Kadrisë, punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, i cili ndërroi jetë para se të gjente të drejtën e tij, ringjall frikën dhe dyshimet për fuqinë e errët të bandave të mikrokredive në Shqipëri. Mehmeti akuzoi para vdekjes praktikat shfrytëzuese të rrjetit të mikrokredive duke denoncuar mënyrën sesi ato vepronin në mënyrë abuzive. Si bllokonin të ardhurat duke shkatërruar jetën personale dhe deri atë profesionale. Por pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar ndihmë nga institucionet, zëri i tij u injorua në mënyrë sistematike. Vdekja e Mehmetit, e cila erdhi në kulmin e kësaj beteje personale, po shihet tashmë nga miqtë dhe kolegët e tij si e dyshimtë dhe ndoshta e orkestruar. Ata janë të bindur se ai kishte arritur të grumbullonte të dhëna të ndjeshme mbi personat që qëndronin pas kësaj skeme shfrytëzuese, duke e vënë veten në shënjestër të atyre që përfitonin nga këto veprime të errëta. Mehmet Kadrija ka ndërruar jetë në verën e vitit 2023 në rrethana misterioze, në mes të një përplasjeje me MCA. Olsi Ibro, i dyshuar si organizatori i skemës, ka ndërruar jetë një vit më pas në rrethana akoma të paqarta të një vetëvrasjeje. Pikëpyetje të shumta ngrihen mbi këto vdekje, të cilave shteti duhet t’u japë përgjigje.

NASA: – Fenomeni i pazakontë në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor

Një ishull i ri është shfaqur në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor jugperëndimor pas shpërthimit të një vullkani nënujor, njoftoi NASA. Sipas vëzhgimit të “NASA Earth”, sipërfaqja e ishullit të ri është sa një hektar. NASA vuri në dukje se ishulli “i porsakrijuarr” ka përparuar shumë shpejt.


 “Studiuesit nga Shërbimi Gjeologjik i Tonga vlerësuan se sipërfaqja e ishullit është 4000 metra katrorë, ose 1 hektar, dhe lartësia është 10 metra, që është 33 këmbë mbi nivelin e detit, por ajo që është interesante është se ishulli aktualisht është “rritur” në 24 mijë metra katrorë, pra në 6 hektarë”, shprehen ata. Ishulli i sapo zbuluar ndodhet në jugperëndim të ishullit Lata, në verilindje të Hunga Tonga-Hunga Ha’apai dhe në veriperëndim të Mo”unga”one. Home Ridge ndodhet në zonën e zhytjes Tonga-Kermadec, një zonë ku tre pllaka tektonike përplasen në kufirin që konvergohet më shpejt në botë. Pllaka e Paqësorit këtu po “zhytet” nën dy pllaka të tjera të vogla, duke krijuar një nga llogoret më të thella në Tokë dhe harqet vullkanike më aktive, shtoi ai. NASA shtoi gjithashtu në njoftimin e saj se ishujt e krijuar nga vullkanet nënujore shpesh janë jetëshkurtër. Për kujtesë, kjo nuk është hera e parë që shpërthimet vullkanike çojnë në krijimin e një ishulli të ri, ka pasur periudha shpërthimesh në 1852 dhe 1857, kur ishujt e vegjël u formuan përkohësisht pas të dyja ngjarjeve. NASA kujtoi gjithashtu se shpërthimet në 1984 dhe 2006 prodhuan ishuj kalimtarë me shkëmbinj që ishin 50 deri në 70 metra të larta.

Shehaj: Erion Veliaj në Dimrin e Vetmisë së Madhe. - Një kufomë politike, i marrë fund. - Më përpara mendohej arrestimi i Ramës se i Redi Mollës



Briseida Shehaj e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës të dala nga hetimet e dosjes së vjedhjes nga drejtorët e kësaj bashkie për skemës së kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”. “Që të kuptojmë seriozitetin e këtij sistemi drejtësie, kemi një strukturë prej 260 vetash. Dhe të mos harrojmë se Belindi ka publikuar dokumente për financimin, por të mos harrojmë se kryesori i këtij financimi është i arrestuar në Amerikë nga Home Land


 Security, ndërkohë kompanitë që erdhën këtu dhe që janë të dala nga mediat këtu janë kompani që kanë shkuar deri në Iran. Dhe unë di të them se nëse kjo opozitë ka këtë vullnet, pasi Belindi ka shembur për 1 vit atë që as nuk mendohej dhe as nuk imagjinohej. Uleshe tavolinave të Tiranës dhe Bashkia ishte e paprekshme. Më përpara mendohej se do arrestohej Edi Rama se sa Redi Molla. Dhe me një punë kolosale u arrit e paimagjinueshmja dhe sot jemi në situatën kur kemi dimrin e vetmisë së madhe të Erion Veliajt. Ai është një kufomë politike dhe tashmë ka marrë fund.”, theksoi ndër të tjera Briseida Shehaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...