“Reklamimi në lidhje me kripto-asetet, i cili shpesh synon investitorët me pakicë, nuk është zakonisht i drejtë ose i qartë dhe mund të jetë mashtrues. Reklamat shpesh mbivlerësojnë përfitimet dhe rrallë paralajmërojnë për rreziqe të paqëndrueshmërisë dhe mungesën e rregullimit”, shkruajnë ata në një raport.
2024-11-12
Një pakicë njerëzish blejnë monedha dixhitale bazuar në reklamë, por që ata që e bëjnë këtë priren të kenë rezultate më të këqija
Problemet e zhvillimit ekonomik të ngadalshëm në vendet në zhvillim dhe stagnimi i përsëritur ekonomik në vendet e zhvilluara ka bërë paraqitjen e sistemeve të reja të punësimit ku në pah vijnë kompanitë e ndërmjetësimit të cilat për leverdi ekonomike merren me menaxhimin e fuqisë punëtore për kompani të caktuara ose edhe ofrojnë kompani me mandate të përkohshme.
Ekzistimi real i këtyre kompanive ka mundësuar paraqitjen e hijeve të tyre në internet ku mashtruesit në emër të ndërmjetësimit ofrojnë vende pune me mundësi të ndryshme, madje edhe fitim parash pa punuar fare. Këto oferta pune me orar të plotë ose me orar të shkurtuar e madje edhe ma punuar fare kërkojnë angazhimin e “të interesuarve“ në forma të ndryshme të cilat u fusin në listën e të mashtruarve, sepse në fund të fundit nuk keni fituar asgjë, e që janë: mbushja e pyetësorëve të ndryshëm me të cilin veprim hyni në listë për të fituar diç me vlerë, klikimi mbi reklama ku fitoni dhe ju me ato klikime, shitja e produkteve e shërbimeve miqve tuaj për të marrë pjesë në atë fitim dhe ju, futja e të dhënave tuaja private në formularët e „punësimit“, hapja e kontove të zbrazëta bankare dhe dhënia e të dhënave ofruesve të „vendit të punës“ ku ata përdorin konton tuaj për të „larë“ paratë, përdorimi i emrit dhe adresës suaj për të dërguar postë/paket nga një në adresa tjera.
Si të mbroheni: Nëse oferta e cila u bëhet u duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë dhe ofruesi është i pa njohur, atëherë e lini fare sepse është mashtrim.
Faqet e takimeve personale
Këto faqe anë popullarizuar fillimisht në vendet e zhvilluara si nevojë për njoftimin e njerëzve mes veti nga pamundësia për të gjetur partnerë për jetë. Tek ne shqiptarët është bërë shumë e njohur kjo sferë pothuajse për të gjitha moshat e meshkujve, e madje edhe të femrave të cilët në të shumtën e rasteve i shfrytëzojnë për aventura.
Me gjithë seriozitetin e kompanive që ofrojnë këto shërbime mund të vërehen tre lloj mashtruesish të cilët gjuajnë „gjahun“ në mënyrë të vazhdueshme për të përfituar financiarisht në mënyrë direkt ose indirekte. Tre llojet kryesore të mashtrimeve janë: 1) anëtarët mashtrues të cilët mashtrojnë anëtarët tjerë, 2) faqet të cilat deklarohen si falas dhe ofrojnë shërbime falas e që u detyrojnë të paguani pas abonimit dhe 3) faqet të cilat u vjedhin të dhënat anëtarëve dhe ua shesin palëve tjera të interesuara për ato të dhëna.
Si të mbroheni: Mos u regjistroni në faqe të tilla, por kërkoni shkues. Meqë keni vendosur të regjistroheni, atëherë shihni mirë nëse shërbimi është falas dhe informohuni në internet rreth faqes në të cilën dëshironi të regjistroheni, se si përdoruesit nëpër botë vlerësojnë atë faqe. Nëse tanimë jeni regjistruar, mos u dërgoni para personave të pa njohur, edhe nëse u ofrojnë biznese të leverdishme.
Mashtrimi nigerian/419/Nevojitet ndihma juaj
Përfshinë një mori lloje të teksteve që dërgohen nëpër posta private. Kërkon ndihmë ndonjë princ, bankier, posedues kompanie, menaxher, politikan. Të gjithë këta që kërkojnë ndihmë nuk duan asgjë financiarisht nga ju sepse këta tanimë janë të pasur, por u nevojitet ndihmë që pasurinë e tyre te e transferojnë nga vendlindja e tyre në një vend të sigurt.
Kështu që atyre u nevojiten të dhënat tuaja si dhe kontoja bankare ose mbase herë pas here nëse fillohet diskutimi me ata kërkojnë edhe një mbështetje të vogël (2000-3000€) për të realizuar disa veprime meqë paratë që do të dërgohen në konton tuaj njëherë për njëherë janë të bllokuara. Juve do tu dërgohen 1 milion €. Këto posta njihen si mashtrimi nigerian sepse në kohën e paraqitjes së parë të këtyre postave kërkohej „ndihmë“ nga banorët nigerian për të transferuar paratë e tyre nga shteti i tyre i korruptuar, nga kriza në vend. Mashtrimet aso kohe kishin arritur kulmin nga që njerëzit tregonin solidaritet dhe ndihmonin nigerianët (në fakt ishin mashtruesit që mblidhnin paratë) të zgjidhnin problemet e tyre.
Si të mbroheni: Këto posta edhe nëse i lexoni, MOS klikoni në asnjë nyje, MOS dërgoni të dhënat tuaja askujt, MOS dërgoni informacionet bankare, MOS kontaktoni personin që u ka shkruar këtë postë meqë i tërë procesi është mashtrim për të marrë informacionet tuaja ose edhe para.
Produkte mjekësore
Faqet e internetit dhe porositë që bëjnë marketing të produkteve mjekësore kanë bare për çdo sëmundje, madje edhe për ato që mjekësia serioze akoma nuk ka përgjigje. Mjeku online ka një mur diploma dhe është ekspert i disa sëmundjeve i cili u sugjeron barëra dhe terapinë e caktuar.
Në internet qarkullojnë qindra barëra kundër rënies së flokëve, kundër plakjes, kundër sëmundjeve të lëkurës, kundër trashjes, etj. Kryesore në këtë fushë është se reagimi i medikamenteve është shumë i shpejtë, sa çelë e mbyllë sytë ju ia keni arritur qëllimit.
Si të mbroheni: Shkoni te mjeku. Nëse keni probleme, atëherë konsultoni mjekun dhe i lini sugjerimet në internet. Ka shumë faqe sugjerimesh të cilat janë me vlerë të madhe për të realizuar veprime në internet, për të riparuar kompjuterin, automobilin e të tjera, por shëndeti është diç e nivelit tjetër. Shëndetin tuaj mund të e vlerësojë mjeku i cili merret personalisht me ju.
Faqe të falsifikuara zyrtare
Është një sferë e besimit ndaj institucioneve që në këtë pikë vihet në krye. Shumë posta elektronike dërgohen në emër të kompanive, institucioneve serioze e madje edhe në emër të shtetit. Porositë në posta të tilla zakonisht janë serioze dhe përmbajnë nyje ku ju për informim të mëtutjeshëm duhet të klikoni, ose posta elektronike ku ju duhet të përgjigjeni.
Porosi të tilla shpërndahen me miliona tek përdoruesit të cilët kanë konto tek faqet e njohura si Facebook, Twitter, Linkedin e të tjera. Të gjitha porositë vijnë nga një postë e këtyre kompanive e në fakt janë porosi mashtrimi të dërguara nga mashtruesit. Postat elektronike zakonisht këto porosi drejtpërdrejtë i dërgojnë në shportë hedhurinash, së paku këtë e bën pa asnjë problem Gmail.
Si të mbroheni: Fillimisht nëse ju nuk keni kontaktuar ndonjë kompani, institucion privat ose ndonjë institute të shtetit, atëherë kur ju arrin ndonjë porosi e tillë duhet të e lexoni me kujdes. Kontrolloni postën e dërguesit, që zakonisht është „origjinale“, pastaj tekstin dhe në fund edhe nyjat e bashkëngjitura ose postën ku duhet të përgjigjeni. Nyjat mund të i kontrolloni duke ofruar miun mbi nyje pa e klikuar ose përmes instalimit të softuerit për shfletues WOT. Sa i përket postës ku duhet të përgjigjeni, është e thjeshtë, nëse ajo postë nuk është e njëjta sikur ajo që u ka shkruar, ose nëse ajo post nuk është e së njëjtës kompani, atëherë mos u përgjigjni. Është mashtrim.
Softuerë me nën-softuerë
Është një sistem shumë i marketingut kohëve të fundit. Nëse instaloni softuer falas, i cili ndodh të është shumë i mirë për nevojat tuaja të caktuar, shpesh herë ndodhë që pas instalimit të tij diç nuk është në rregull me kompjuterin tuaj, ose kur të shihni në desktop ju nuk keni instaluar një, por më shumë se një softuer.
Madje në disa raste instalohen softuer të cilët nuk e dini që i keni instaluar e që punojnë në prapavijë. Mbledhin të dhëna nga veprimet tuaja, e skena më e keqe është ajo e mbledhjes së të dhënave bankare që shpie drejt plaçkitjes suaj financiare.
Si të mbroheni: Mos instaloni softuerë nga burime të pa njohura. Fillimisht informohuni, në internet, mbi softuerët që doni t’i instaloni, pastaj i instaloni ato. Nëse instaloni softuerë falas, ose me kod të hapur, atëherë MOS klikoni next.. next… next, por secilin hap e shihni me kujdes se nuk bëhet name nëse instalimi u zgjatë edhe një minutë më tepër.
Mashtrimet në Facebook
Janë bërë më të njohurat kohëve të fundit dhe kanë bombarduar edhe përdoruesit shqiptarë me të madhe. Profilet e njerëzve “serioz” e të tjerë stërmbushen me postime e foto të llojeve të ndryshme “Ekspertët“ e mashtrimeve në internet shfrytëzojnë kuriozitetin e njerëzve për të depërtuar më tej në mbledhjen e të dhënave tuaja, instalimin e softuerëve të ndryshëm në kompjuterin tuaj, instalimin e viruseve, të mini-softuerëve të cilët mbledhin të dhënat tuaja, shfrytëzimin e IP adresës suaj për nevoja të tyre, si dhe plaçkitjen tuaj.
Ata shfrytëzojnë çdo mënyrë për tu bërë veprues, qoftë ajo përmes të kënaqurit tuaj ose përmes nxitjes së ndjenjës së keqardhjes. Ndër format më të përhapura në Facebook janë : 1) shih këtë video (fillimisht bëje “Like”, pastaj mund të shohësh), 2) s’po më besohet çfarë pashë, 3) shih kush ka vizituar profilin tuaj, 4) këtë ua ka dërguar x personi, 5) nëse i jepni “like” i ndihmoni, 6) ndihmoni me pak para se ka kancer, 7) luani lojën pa pagesë, 8) testoni IQ tuaj, 9) u përgjigja për ty, 10) edhe ti je në foto, etj..
Si të mbroheni: Kini kujdes nga faqet dhe porositë e pa njohura qoftë edhe nëse u vijnë nga miqtë tuaj. Shumica nuk e kanë idenë se çfarë janë duke bërë dhe vetëm klikojnë nëpër nyje. Mos t’u mbysë edhe juve kurioziteti siç i mbyt të tjerët. Nëse e keni bërë “Like” një faqe të tillë, largohuni sepse ata vazhdimisht dërgojnë porosi të tilla. Nëse kërkohet ndihmë atëherë duhet të vërtetoni personalitetin e kërkuesit, përndryshe të largoheni dhe të mos klikoni mbi ato nyje. Të gjithë titujt „interesat“ janë mashtrime.
Nxitje të keqardhjes
Janë rezultat i shumë ndodhive në botën e cila na prekë shpirtërisht. Fëmijë të vrarë, gra të përdhunuara, burra të masakruar, jetimë. Uri kudo, skamje sa të duash, mashtrim sa të duash. Kjo është situatë e frytshme për mashtruesit të cilët u dërgojnë posta ku përshkruajnë ngjarje të dhimbshme të cilat mund t’i zbusni nëse ndihmoni me një sasi të caktuar monetare.
Fundja nëse nuk keni mundësi financiare, atëherë shpërndani këtë porosi. Në këtë rast ju jeni bërë pjesë e zinxhirit mashtrues ku nuk përfitoni asgjë, por nga vullneti i mirë ndihmoni mashtruesit.
Si të mbroheni: Mos dërgoni para përmes internetit, sepse ata që kanë aq halle nuk kanë kohë të rrinë në internet dhe të dërgojnë porosi anë e kënd botës. ua doni të mirën miqve tuaj, mos u thoni se nëse nuk e shpërndajnë këtë porosi do u ndodh diç e keqe ose s’janë njerëz të mirë sepse në këtë rast ju jeni ai i keqi që ndihmon të keqen.
at November 12, 2024
Email This
BlogThis!
Share to X
Share to Facebook
Share to Pinterest
Edukimi financiar është çelësi për të trajtuar në mënyrë efektive kohë të vështira.
Edukimi financiar është çelësi për të trajtuar në mënyrë efektive kohë të vështira.
“Çfarë mund të kishte ndihmuar në përmirësimin e jetës së kaq shumë njerëzve gjatë krizës Covid-19?” Nëse më shumë njerëz do të kishin njohuri më të thellë në financa, ndoshta do të kishte pasur më shumë planifikim dhe kursim nga masat për këtë emergjencë të paparashikuar. Por, cilat janë disa nga mësimet më të rëndësishme që dikush (veçanërisht një sipërmarrës) mund të mësojë nga shkenca e financës?Më poshtë është një shembull i vogël prej 10 (nga 218 parime) nga mësimet më të rëndësishme në financë, përshtatur nga libri “Mësimet më të rëndësishme në ekonomi dhe financa”. Ju lutemi vini re se këto mësime financiare nuk janë në një renditje të veçantë të rëndësisë dhe se secili mund të jetë pak a shumë i zbatueshëm për ju në faza të ndryshme të jetës tuaj. Cilat ishin (ose mund të kishin qenë) më të dobishme për ju gjatë “Depresionit të Madh Pandemik”?
Maksimizoni pasurinë për të qëndruar gjallë dhe për të përparuar
Parimi 22: “Qëllimi kryesor i çdo biznesi duhet të jetë maksimizimi i pasurisë së pronarit.”“Ky mësim nuk u mësua kurrë plotësisht nga ish-studentët e mi të financës pasi përmban një dozë të trishtuar të realitetit, pa pasuri, biznesi juaj përfundimisht do të vdesë.”,- shkruan autori. Tre mundësitë kryesore të menaxhimit të pasurisë: Minimizoni pasurinë nën nivelin minimal të domosdoshme për të mbijetuar (buza e mbijetesës). Jetoni në buzë të mbijetesës, i cili është ai nivel ku një njësi ekonomike ka pasurinë e mjaftueshme për të mbijetuar; ose për të maksimizuar pasurinë mbi nivelin e domosdoshëm të mbijetesës minimale për të mbijetuar (Criniti, f. 162). Nga të tre këto opsione, maksimizimi i pasurisë është i vetmi që do t’ju mbrojë ju dhe biznesin tuaj më së miri për një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë.
Ju lutem mbani në mend se Parimi 22 nuk ju jep një leje kalimi për të fituar para me të gjitha mjetet e nevojshme. Është më mirë të maksimizoni pasurinë tuaj “etikisht” për t’u siguruar që po mbani nën kontroll reputacionin tuaj të mirë (dhe pasurinë tuaj të ardhshme).
Diversifikimi mund të maksimizojë kthimin dhe të minimizojë riskun për investimet tuaja.
Parimi 38: “Diversifikimi mund të zbatohet për gjithçka.”Provat e gjera që demonstrojnë dobinë e diversifikimit janë një nga shenjat dalluese të shkencës së financave. Fondet e përbashkëta janë një shembull kryesor i këtij koncepti. Përse të mbani vetëm një ose dy aksione kur mund të keni një fond të përbashkët me qindra lloje të ndryshme të aksioneve për rreth të njëjtën sasi investimi? Diversifikimi nuk duhet të zbatohet vetëm për aksionet dhe obligacionet, por në fund të fundit për të gjitha llojet e investimeve (përfshirë pasuritë e paluajtshme dhe koleksionet). Ne madje mund të zbatojmë diversifikimin në fusha të tjera të jetës, për shembull, duke patur një rreth të diversifikuar me miq dhe hobe.
Çdo punë mund të jetë e vlefshme
Parimi 57: “Çdo punëtor mund ta bëjë këtë botë një vend më të mirë për të jetuar”.Depresioni i Madh Pandemik na ka mësuar të vlerësojmë punët e vështira edhe nëse nuk duken të dëshirueshme. Shumica e njerëzve dëshirojnë që fëmijët e tyre të bëhen avokatë dhe mjekë kur të rriten. Megjithatë, duhet të pranojmë që këto profesione nuk janë për këdo. Punë të thjeshta si puna në një supermarket ose dyqan ushqimesh kanë fituar respektin e shumë njerëzve kohët e fundit. Nëse nuk do të ishin këta punëtorë (heronjtë tanë modernë), kush do të kishte ndihmuar në shërbimin e ushqimit që na duhej për shtëpitë tona ndërsa ndodheshim në karantinë?
Depresioni i Madh Pandemik do të ndryshojë procesin e mendimit financiar të çdo të mbijetuari
Parimi 64: “Ngjarjet e mëdha ekonomike zakonisht shkaktojnë ndryshime të përjetshme në çështjet e ardhshme financiare të të mbijetuarve të saj.”Ashtu si shumë ngjarje të tjera të mëdha para kësaj (Recesioni i Madh, Interneti dhe natyrisht, Pandemia), njerëzit po mësojnë rëndësinë e vërtetë të edukimit financiar.Me kaq shumë biznese që kanë dështuar ose që kanë zvogëluar fuqinë e tyre të punës, papunësia ka degraduar. Shumë njerëz kanë mësuar të jetojnë me më pak, këto sjellje ka më shumë gjasa të vazhdojnë edhe nëse kushtet përmirësohen. Mbijetesa po testohet çdo ditë. Nuk ka dyshim se do të ketë një mbetje të plagëve të shumta financiare për të na kujtuar gjithmonë këto momente të errëta.Lexo: 1 vit me “Live me”, Show & Podcast i Businessmag
Financa ju mëson të merrni nën kontroll pasurinë tuaj
Parimi 71: “Zotërimi i shkencës së financës mund t’ju ndihmojë të kontrolloni pasurinë tuaj.”Hapi i parë për të mësuar se si të menaxhoni paratë tuaja është të mësoni nga përvoja, nga ajo që ju mëson financa, ose të dyja. Kur mësoni nga shkenca, po mësoni nga shumë të tjerë që tashmë kanë bërë gabime dhe kanë nxjerrë një zgjidhje. Duke studiuar njerëz të suksesshëm financiarisht, ju mund të kurseni para dhe kohë të vlefshme duke mësuar mënyrat e sakta për të menaxhuar pasurinë tuaj. Në shkencë, ne e quajmë këtë “të qëndruarit mbi shpatullat e gjigandëve”. Pse të shpikësh rrotën sërish pa arsye?
Njerëzit që kontrollojnë paratë janë rrënja e së keqes dhe së mirës.
Parimi 135: “Paraja nuk është rrënja e çdo të keqeje dhe të mire”.A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Paraja është rrënja e çdo të mire dhe të keqe?” Si mund të jetë e vërtetë kjo? Paraja është vetëm një mjet që ne e përdorim për të përmbushur detyra të caktuara si blerja e mallrave ose shërbimeve. Paraja nuk ka ndërgjegjie, në të vërtetë fuqia e saj qëndron në mendjet tona. Janë njerëzit që kontrollojnë paratë që mund të vendosin të bëjnë mirë ose keq me to dhe janë njerëzit që mund të përdorin paratë e tyre për të mbrojtur ose shkatërruar planetin tonë.
Përvojat e varfërisë kanë vlerë
Parimi 152: “Përvojat e varfërisë mund t’ju sigurojnë një jetë të tërë mësimesh të paçmueshme”.Në disa mënyra, të jesh i varfër është një bekim, mund të mësoni gjëra rreth parave që kurrë nuk do mund t’i mësonit në mungesë të kësaj përvoje. Ky mësim nuk është një reklamë për të “qëndruar” të varfër, vetëm për të nxjerrë në pah vlerën e fituar nga “varfëria”. Ata që kanë qenë të varfër më parë në jetën e tyre janë përgjithësisht më të përgatitur për t’u marrë me humbjet e mëdha të papritura të pasurisë në të ardhmen.
Njerëz të pasur që ndihmojnë të tjerët të kuptojnë qëllimin e vërtetë të të qenit i pasur
Parimi 163: “Ju nuk mund ta merrni pasurinë tuaj me vete kur të vdisni.”A njihni ndonjë të pasur që është lakmitar me paratë e tij? Ky mësim financiar është krijuar posaçërisht për njerëzit e pasur që kurrë nuk i përdorin paratë e tyre për të ndihmuar të tjerët. Sado e çuditshme duket, ka individë me vlerë dhjetëra miliona, madje miliarda dollarë, të cilët kurrë nuk japin për bamirësi dhe / ose t’i përdorin paratë e tyre për të ndihmuar njerëzit e tjerë, madje edhe familjen e tyre të ngushtë.Kur keni më shumë pasuri sesa “pika e kthimit të prosperitetit” (një koncept i krijuar në librin The Survival of the Richest book) që thekson sasinë e saktë ku pasuria shtesë do t’i shtojë një përfitim të pakët një njësie ekonomike, e gjithë pasuria e tepërt do të ishte mirë të shfrytëzohet për njerëz të tjerë ose shkaqe gjatë jetës suaj ose menjëherë pas saj. Me këtë strategji, të paktën ju mund të kontrolloni se kush e merr pasurinë tuaja kur vdisni. Ç’kuptim ka të keni më shumë para sesa ju duhen nëse nuk mund t’i përdorni për të patur një ndikim pozitiv në këtë botë? E vërteta është se nëse një person i pasur vdes si një koprrac me zemër të ftohtë, atëherë ky perceptim do të bëhet trashëgimia e tij/saj.Lexo: Kriptomonedha Bitcoin, Arben Malaj: Duhet pasur kujdes, më shumë një bast se investim real
Ndërtimi i familjeve është i shtrenjtë
Parimi 167: “Kostoja totale e jetesës për një individ rritet për një familje.”Ky mësim është më i dobishmi për ata që planifikojnë të martohen dhe / ose të kenë fëmijë. Jeta është e shtrenjtë për çdo individ. Ju duhen para për nevojat themelore si ushqimi, uji dhe shërbimet komunale.Kur shtoni një person më shumë në familjen tuaj, ju duhet të shtoni të gjitha faturat e saj ose të tija (duke përfshirë zakonet e mundshme negative të shpenzimeve). Kur fëmijët i shtohen këtij ekuacioni, shumë fatura shtesë unike do të duhet të llogariten (veçanërisht shkollimi). Përpara se të merrni këtë rrugë në jetë, është më mirë të ndërtoni pasuri sa më mirë që të mundeni për të përballuar betejat e mundshme financiare që do të vijnë.
Ruajini qindarkat tuaja me mençuri
Parimi 218: “Çdo para e kursyer mund t’ju ofrojë një mundësi për t’i shpenzuar më vonë.”Shprehja e vjetër “Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar” e marrë fjalë për fjalë mund të shkatërrojë jetën tuaj financiare. Meqenëse investimi është një pjesë e kursimit, nëse investoni në produkte të gabuara financiare, atëherë mund të humbni gjithçka. Shumë vite kursime mund të rezultojnë në zero fitime gjatë kohës së pensionit. Gjithashtu, le të pretendojmë se keni kursyer para për vite me radhë dhe i keni ruajtur nën shtratin tuaj. Nëse shtëpia juaj do të digjej nesër, të gjitha ato para do të zhdukeshin.Qëllimi i këtij parimi është të kurseni para për të ardhmen tuaj, por mos kurseni pa qëllim. Ju gjithashtu do të duhet të siguroheni që investimi juaj dhe strategjia e menaxhimit të riskut të jenë në përputhje me qëllimet tuaja. Sa më solide të jenë investimet tuaja, aq më të mëdha janë shanset që qindarkat tuaja të jenë aty për të punuar për ju kur t’iu duhen.Njohuritë financiare janë thelbësoreNe nuk mund ta dimë rezultatin e saktë të pandemisë Covid-19 nëse njerëzit do të ishin më të shkolluar financiarisht. A mund të kishin shpëtuar shumë biznese? Sa shumë? Sidoqoftë, është e sigurt që më shumë njohuri financiare mund të kishte ndihmuar për ta bërë jetën pak më komode për shumë njerëz në këto kohë të pakëndshme. Thelbi i financave sillet rreth planifikimit për të ardhmen, veçanërisht emergjencave. Duke studiuar mësimet më të rëndësishme në financë, ju do të pajiseni me dije se si të ndërtoni pasuri tani dhe në të ardhmen.
Anglia në përpjekje për të parandaluar dhe ndëshkuar marketingun e gabuar që u bëhet kriptomonedhave
Mbikëqyrësi i reklamave në Britani të Madhe tha se do të vëzhgojë marketingun ‘mashtrues’ për investimet kripto si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë nga rregullatorët për të parandaluar dëmtimin e konsumatorëve që vendosin të tregtojnë asete të parregulluara dixhitale. Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) tha për Financial Times se do të fillojë një përpjekje të madhe këtë muaj për të kërkuar dhe hequr reklamat e gabuara dhe të papërgjegjshme që kanë lidhje me kriptomonedhat, veçanërisht në internet dhe në platformat e mediave sociale.“Ne e shohim këtë si një fushë absolutisht të rëndësishme dhe prioritare për ne,” tha Miles Lockwood, drejtori i ankesave dhe hetimeve në ASA. “Aty ku gjejmë probleme, ne do të godasim fort dhe shpejt.” Ai tha se agjencia e ka identifikuar kripton si një përparësi të “alarmit të kuq” brenda reklamave financiare. Kompanitë do të marrin paralajmërime për reklamat e tyre.Organi vetërregullues i industrisë së reklamave i është futur kësaj rruge në përpjekje për të mbikëqyrur reklamat e kriptovalutave, sepse shumica e investimeve të kripto bien në kundërshtim me rregullat e rrepta të MB për promovimin e produkteve tradicionale financiare, të shqyrtuara nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA).FCA ka nxjerrë paralajmërime se konsumatorët që blejnë produkte të njohura kripto “duhet të jenë të përgatitur të humbasin të gjitha paratë e tyre”, por ato nuk kanë arritur të filtrohen në shumicën e konsumatorëve.Lexoni: 10 mësimet më të rëndësishme në ekonomi dhe financaASA në maj kritikoi aplikacionin për kriptomonedhat Luno për një fushatë reklamash në transportin publik në Londër me fjalët: “Nëse po shihni Bitcoin në stacionin nën hekurudhor, është koha për të blerë”. Kjo reklamë dukej mjaft çorientuese dhe nënvlerësoi rreziqet e investimit në pasuri të paqëndrueshme dixhitale si Bitcoin.Shefi ekzekutiv i Luno, Marcus Swanepoel tha se pasiguria e rregullatorëve të Mbretërisë së Bashkuar për kriptot po pengon kompanitë e aseteve dixhitale që po përpiqen të luajnë sipas rregullave. “Sinqerisht, ne kishim përshtypjen se këto reklama ishin në rregull,” tha ai.Ndërsa organi i industrisë së reklamave është mbështetur kryesisht në ankesat e klientëve për të kuptuar reklamat problematike, tani po rrit kapacitetin e tij për të skanuar në mënyrë aktive për reklamat e dyshimta në internet duke përdorur teknologji të tilla si web scraping dhe inteligjenca artificiale. Po punon gjithashtu me platforma të mëdha teknologjike në një iniciativë të veçantë për të hequr reklamat mashtruese.“Ne e pranojmë se ekzistojnë disa lloje mediash që nuk kemi qenë në gjendje t’i adresojmë plotësisht deri më tani”, tha Louise Maroney, e cila drejton ankesat financiare për ASA. Për këtë do të vëzhgohen gjithashtu influencuesit, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e kriptomonedhave në mediat sociale.Rregullat janë krijuar për të siguruar që asetet kripto të mbahen në të njëjtat standarde të larta për drejtësi, qartësi dhe saktësi si shërbimet e tjera financiare.FCA ka thënë se po punon ngushtë me Thesarin mbi propozimet për të zgjeruar kompetencat e saj. Taskforca e kripto-aseteve, e formuar nga Thesari, FCA dhe Banka e Anglisë, ngriti reklamat e kripto si një shqetësim kryesor për mbrojtjen e konsumatorit që nga viti 2018.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit
Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22të. Ai e mbajti këtë dety...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
No comments:
Post a Comment