2024-11-15

Kemi ngecur në errësirë diplomatike

   



Shkruan: Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili



Sinqerisht po habitem me politiken tonë ditore. I kënaqem apetitet e fqinjeve tanë, duke lën përshtypje dhe imazh të keq, me sjelljet tona të cilat çdo ditë e më tepër po dalin në shesh pislliqet dhe marivetet tona, të cilat nuk po dim t`i menaxhojm, dhe lëm përshtypje se nuk jemi të gatshëm për shtet por më tepër për pushtet. Mezi po presim me ndodhe një e papritur dhe të bëhet sa me shpejt mediatike, pa menduar fare për pasojat të cilat janë të pariparueshme, për vendin. Shtrohet pyetja, kujt po ja kënaqni zemrën apo po ja benim qefin? Mirëfilli dihet se zemra ju bëhet mal fqinjeve tanë, të cilët ditë e natë lobojn në demin e shqiptarëve, në sferën nderkombëtare. A ka më turp që në pikë të ditës një ish-Kryeminister,një ish-President i Shtetit, të arrestohet në rrugë, të nxjerret prej makinës sikur të ishte një kriminel, pa llogaritur fare se ishte një figurë publike dhe ish-president i shtetit, a nuk kishte rrugë e forma tjera, nëse gjykohet për ndonjë vepër apo skandal, ku na shpije kjo formë e brutalitetit, ku po mbetet imazhi shqiptar? U benëm horë, pse, nuk i marrim model fqinjët, të cilët e gjuajn gurin dhe e mshefin dorën, duke shfrytëzuar diplomacinë, në rrafshin nderkombëtar që katër vite, nuk kemi as një njohje nderkombëtare, Kemi ngecur në errësirë diplomatike. Krejt, si pasojë duke luftuar njëri tjetërin, vetëm për t`i realizuar apetitet personale, pa qarë fare kokën për pasojat, që i sjellin vendit, pa zgjedhur mjete dhe forma duke e njollosur njëri tjetërin, opozita-pozitën dhe anasjelltas, sikur të ishin armiq e jo vllëzer. Pse, more njerzë nuk uleni së bashku, kur janë pyetje gjërat madhore e vitale të shtetit të bashkëpunoni në të mirë të vendit, në të mirë të fëmjëve tanë, të cilët çdo ditë braktisin vendin, kanë ngelur shtëpi të tëra të boshatisura pa njerzë, sinqerisht është shqetësuse për shoqërinë tonë, kurse subjketet tona politike në luftë për pushtet, po çka të duhet pushteti kur vendi ka ngelur i boshatisur për shkak të dështimit të diplomacisë andej e këndej drinit, rinia më vitale e shoqërisë, ik në botën e jashtem, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, pa një mirëqenie dhe një të ardhme më të mirë. Me këto veprime skandaloze po japim imazh të keq, vendit këndej e andej Drinit, duke len përshtypje se nuk meritojmë të jemi shtet. Çdo dite lajme të këqija, vrasje, dhunime, etiketime, e deri në palcë. Uroj, që sa më parë të kemi unitet e bashkëpunim të sinqerte të subjekteve politike për tejkalimin e kësaj, gjendje të rënduar e cila çdo ditë të len përshtypje se jemi në gjendje lufte, e jo në liri. Autori është njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...