Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/03/23

Dibran Fylli " Tokë e mbjellë në varre" (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999) , një libër dëshmi e terrorizmit, masakrimit, traumatizimit dhe shfarosjes të popullit kosovar.



Nga Flori Bruqi 

Së shpejti libri me argumente
 për krimet serbe në Kosovë 

TOKË E MBJELLË ME VARRE


Konsulentë:Prof. Dr. Mazllum Baraliu
Prof. Akad. Bedri Tahiri
Redaktor:Prof. Dr. Mazllum Baraliu
Lektor:Prof. Zymer Mehani
Korrektor:Prof. Zeqir Bekolli
Recensentë:
Prof. Dr. Skender Kodra
Prof. Dr. Flori Bruqi



Nëse Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Dibran Fylli. 


Rezultate imazhesh për dibran fylli


Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe në librin e tij që pritët të dal nga shtypi këto ditë me titull:

" Tokë e mbjellë në varre" (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999) 

Fotografia e Dibran Fylli

Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.

Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.

Fotografia e Dibran Fylli

Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij. 

Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Dibran Fylli , falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.

Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj. Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të sotme.

Fotografia e Dibran Fylli


Është shumë tragjike, e paprecedentë dhe nuk mund të kapërdihet pa lënë gjurmë te çdo lexues e te çdo njeri që i thotë vetes njeri, vrasja e 22 fëmijëve të familjes Vejsa, të familjes Cana, Ramadani etj, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “ Jeta në Kastriot”nga të cilat, 124 prej tyre janë me gji të prerë e gishtërinj të këputur, 9 me sy të nxjerr, 16 me plagë në fytyrë që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë, të cilët presin me padurim të shohin e të shijojnë kujdesin amësorë.

Pikërisht libri i autorit Dibran Fylli është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.
Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.

Në këtë libër janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej disa faqesh, autori Dibran Fylli jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht.

Ky autor falë kompetencës në lëmin e regjisë, ka harmonizuar bukur me anë të fjalës artistike rrjedhën e përjetimeve dhe tablotë e mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore, veçanërisht kur ata janë nën presion e shantazhim, nën trysni të kanosjes me vdekje dhe shuarje jete.

Autori në këtë plan mund të jetë ndër lauerantët e paktë edhe në botë të këtyre mizoskenave e të këtij aereali psikologjik.

Dibran Fylli me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë. Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen.

Fotografia e Dibran Fylli
Ai nuk mbetet, thjeshtë një vëzhgues i këtyre proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të të gjitha moshave, por i zhbiron thellë ata,i ndjek hap pas hapi, i analizon me detaje, përgjithësisht jep dhe mesazhe profilaktike për kapërcimin e rehabilitimin e tyre.


Pikërisht në këtë anë fokusohet shumë, pasi ajo çka ndodhi, nuk mund të ndalohet më as në Kosovë, as në Çamëri, por e rëndësishme është parandalimi i situatave të tilla kudo në botë dhe rehabilitimi i këtyre viktimave nga qeveria e Kosovës, Greqisë, Avganistanit, Libisë e gjetkë.

Autori Dibran Fylli si specialist i fushës së regjisë profilaktike fokusohet në mënyrë të veçantë në një dukuri që është shtuar shumë në Kosovë dhe në shumë vende të botës, vetëvrasjen.

 Jep dinamikën e këtij procesi, analizon në thellësi faktorët që i çojnë njerëzit në këtë përfundim si dhe jep mesazhe shumë profilaktik për kujdesin dhe parandalimin e Suicidit ...

Analizat dhe mesazhet që jep autori janë shumë kuptimplote për çdo shtetar e qeveri. Trajtesa e këtij akti nga autori si dhe mesazhi që jep janë sa humanë aq edhe të domosdoshëm për çdo qeveri e për çdo shtetarë për ta kthyer fytyrën më mirë nga shtetasit e vet dhe për ta patur prioritet mirëqenien dhe lumturinë e tyre.

Fotografia e Dibran Fylli
Autori Dibran Fylli është njëkohësisht edhe një analist dinjitoz i situatave e proceseve rajonale e globale dhe duke qenë i tillë, me vizionin e tij shkencor e largpamës apelon përpara organizmave ndërkombëtare për parandalimin e gjenocidit e të traumatizmit psikologjik kudo në botë.

Ai i fton partnerët ndërkombëtar për të mos i anashkaluar këto trauma njerëzore, përkundrazi për t’i zbuluar, vlerësuar, hetuar, parandaluar dhe duke dënuar cilin do që shkel të drejtat universale të njeriut, qofshin individë apo shtete.

Libri i Dibran Fyllit është një libër dëshmi e terrorizmit, masakrimit, traumatizimit dhe shfarosjes të popullit kosovar.
Me shqetësimin e një atdhetari të vërtetë, me përkushtimin e një hulmuesi serioz dhe me vendosmëri të rrallë autori Dibran Fylli ka mundur të zhbirojë thellësisht strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës dhe të zbulojë të vërtetën e funksionimit e të veprimit të strukturave policeske të sigurimit serb. Autori ka arritur të zbulojë pseudonimet, ndërtimin, funksionimin, përbërjen, drejtuesit e tyre, aksionet terroriste, masakruese e shfarosëse të civilëve të pafajshëm e të pambrojtur në Kosovë.

Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre. 
Fotografia e Dibran Fylli
Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.


Autori i librit zbulon lakuriq të vërtetën mbi masakrat në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq... etj. Midis tjerash shkruan: “Të premten, ditën e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 199 në një kënd të Europës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat kombinuara militare serbe. Mosha nga 19 deri në 69 vjeç. Në mëngjesin e së njëjtës datë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar dhe dy fshatra të tjerë fqinj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz.

Një nga personazhet e librit e rrënqethur tregon: “Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajave të mi, kushërinjve dhe të babait tim. Atë që kishte mbetur nga babai im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët as kokën. Vetëm brinjët kam gjetur. Dhe me këto duar e kam kallur në dhe kurse, këta-serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak .

 Ata e kanë vendin në Hagë ...Duke lexuar librin e Dibran Fyllit lexuesi takon pseudonime të till si : “Frenki”, “OPG”, “Mogla”, “Munja”, “Brigada Cara Dushana” etj .

Ata janë struktura të policisë, sigurimit e të Armatës Jugosllave që kanë kryer krimet më makabre që ka njohur njerëzimi, të cilët urdhrat i kanë marrë nga njerëzit e gjeneralët më të besuar të Millosheviçit.

 Gjithashtu emra të tillë si Dragani, Njebosha Miniq (Mirtvi), Vedamir Shalipuri, Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq, Obrad Rajiqeviq etj. Kanë qenë pjesëtarë te “Munja” që kanë marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “... 

Më represivët e më të dhunshëm në terrorizimin, dhunimin, djegiet dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Kosovë, veçanërisht në Pejë, Qyshk, Pavlan, Zahaq etj.

Pjesët me titujt: “Kush duhet të sjellë drejtësi në vend”, “Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaçi”, “Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi”, “Spastrimi etnik –gjenezë e një ideologjie”, “Përvoja e re, një përvojë e hidhur” etj.

Tregojnë vizionin e këtij autori, i cili e lejon atë të nxjerri përfundime me vlerë si dhe të japë mesazhe paqe e lirie jo vetëm për Kosovën e kosovarët, por për të gjithë popujt e vendet e botës. 

Përvoja e fituar dhe ndërgjegjësimi i plotë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë e atë Çam në Greqi përbëjnë pika kyçe orientimi, por edhe bazamente të forta përvoje për parandalimin e këtyre krimeve e gjenocidi kudo në botë.

Për nga larmia e tematikës, galeria e personazheve, mënyra e pasqyrimit, analizat e holla e të thella, hulumtimi serioz, të dhënat e njohuritë si dhe deduktimet e mesazhet që jep libri i autorit Dibran Fylli , përbën një nga librat më të arrirë e shumë interesant nga i cili, kushdo mëson.

Ai mbetet një thesar krijimtarie. Ja sepse meriton të zë një vend nderi në bibliotekat e gjithë shqiptarëve kudo që punojnë e jetojnë e më gjerë.

 Ky libër shtroi “trasenë” e krijimtarisë së regjisorit, letrarit,poetit Dibran Fylli , i cili nevojitet, të pasurohet gjithnjë e më shumë, me krijimet e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat e viset, ku banojnë e jetojnë.



Krime këta që as mendohen, në realitet, kanë ndodhur dhe dëshmojnë çdo ditë para Europës e botës. Ja sepse s’ka kohë për pritshmëri, s’ka asnjë mëdyshje dhe s’ka pse të ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre krimeve. Nuk ka arsye të heshtte të anashkalohen qoftë edhe ata që i kanë kryer, pavarësisht nga ata që i kanë urdhëruar.

S’ka asnjë arsye që të heshtte e të anashkalohen veprime e qëndrime vandaliste e shoviniste që shfaqen hera-herës nga serbët në Kosovë dhe grekët me shqiptarët.


Qoftë edhe raste të shkëputura duhen vlerësuar me rigorozitet, hetuar dhe parandaluar në kohë.

Kjo nuk është histori e trilluar, është realitet dhe është shkruar me qëllim që të jepet një shpjegim i zbulimeve, të cilat janë bërë përmes projektit “Gjenocidi I forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, 1997-1999) i iniciuar dhe i mbështetur nga Presidenti Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D ,Drejtori I Departamentit për mardhenie me publikun(Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D)i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup dhe i shkruar nga autori Akademik Prof.Dibran Fylli , nga Kosova, nga korriku 1997 deri në qershor të vitit 1999 si dhe hulumtimet tjera të tij në këto 20 vitet e fundit si regjisor filmi dhe letrar për viktimat civile,varrezat massive,vrasjet macabre që I ka bërë ushtria, polica ,paramilitarët serb në Kosovë.
Dihet mire që Kryeprokurorja Karla Del Ponte/GJND, i dërgoi raportin e parë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në nëntor të vitit 1999, në lidhje me vendndodhjet e varrezave masive që ishin gjetur.

Gjatë gjashtë muajve të parë ishin zbuluar 195 varreza masive me
2 108 kufoma.

Në vitin 2000 ishin regjistruar edhe 325 varreza masive me 1 577 të vdekur.

Arsyeja e dytë për këtë projekt është mungesa e hetimit të krimeve ligjore penale për vrasjet e më shumë se 10 600 civilëve dhe mungesa e pranimit zyrtar nga ana e UNMIK-ut,Eulex-it, Republikës së Serbisë ndaj familjeve në lidhje me atë që u ka ndodhur të dashurve të tyre, nga janari i vitit 1998-ës deri në qershor të 1999-ës.

Arsyeja e tretë dhe ndoshta më e rëndësishmja është se shpresoj që ky libër të mund të shfrytëzohet si bazë e një përpjekjeje për të ringjallur procesin e pajtimit dhe të faljes që UNMIK-u ,Eulex-I pretendon se e kishte iniciuar në vitin 1999/2000.

Nga zbulimet e zt.Dibran Fylli, më duket se ekziston një vijë e kuqe nga viti 1989 deri në vitin 1999, gjë që i tregon qartë ndërlidhjet në të gjitha veprimet që ndërmorën autoritetet serbe në Kosovë, kundër popullatës shqiptare, shumicë në Kosovë.

Kjo gjithashtu mbështetet qartazi nga informacioni i zbuluar gjatë dëgjimit gjyqësor në Hagë për rastet e krimeve të luftës kundër ish presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Milosheviç dhe zyrtarëve të tij të policisë dhe ushtrisë.

Më 26 shkurt 2009, këta ish-zyrtarë policorë dhe ushtarakë të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë u dënuan nga Dhoma e III e Gjyqit të Gjykatës për krimet e bëra kundër njerëzimit në Kosovë, në vitin 19991 :

1. Ish- zëvendëskryeministri jugosllav, Nikola Shainoviç,

2. Gjenerali i Armatës Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç, dhe

3. Gjenerali i policisë serbe, Sreten Lukiç, secili prej tyre u dënua me nga 22 vjet burgim për krime kundër njerëzimit dhe për shkak të shkeljes së ligjeve ose zakoneve të luftës.

4. Gjenerali i Armatës jugosllave,Vlladimir Llazareviç, dhe

5. Shefi i Personelit të Përgjithshëm, Dragoljub Ojdaniç, u gjetën fajtorë për ndihmën dhe nxitjen e kryerjes së një numri krimesh të dëbimit dhe shpërnguljes së dhunshme të popullatës shqiptare të Kosovës, dhe secili nga ata u dënua me nga 15 vjet burgim.
Prokuroria i fajësoi që të pestë për krime të bëra gjatë fushatës së terrorit dhe dhunës së drejtuar kundër popullatës etnike shqiptare të Kosovës, në fillim të vitit 1999.

Secili nga të akuzuarit kishte pohuar se kishte marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte të modifikonte ekuilibrin etnik në Kosovë për të siguruar vazhdimin e kontrollit 1 ICTY: http://www.icty.org/sid/10070 6 nga autoritetet serbe.

Plani duhej të ekzekutohej me mjete kriminale, duke përfshirë internimet, vrasjet, dëbimet dhe përndjekjet e detyrueshme të shqiptarëve të Kosovës.

2 Gjatë verës së vitit 1999, pas tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake serbe, UNHCRja mori raporte të shumta për trupat e vdekur që gjendeshin në puse dhe në varreza masive gjithandej në Kosovë.

Pas disa muajsh muajsh ndihmë me rastet e viktimave të puseve, u zbuluan një sërë veprimesh kriminale të bëra kundër fëmijëve të pafajshëm, burrave dhe grave.

Autori Akademik Prof.Dibran Fylli , për aq sa ka qenë e mundur, është përpjekur të sqaroj pothuaja të gjitha masakrat serbe ndaj shqiptarëve që janë bërë në Kosovë (1998-1999); se çfarë ka ndodhur me viktimat e gjetura në puse dhe në varreza masive.

 Autori ka biseduar dhe ka takuar dëshmitarë, farefisin dhe fqinjët e viktimave. Shumë nga këta kanë folur haptazi për përvojën e tyre dhe më kanë dhënë shpjegime, të cilat i kanë argumentuar me fotografitë e asaj që kishte ndodhur.

Të tjerët ishin emocionalisht jo të qëndrueshëm ose dukeshin shumë të frikësuar për t’i paraqitur vëzhgimet e tyre lidhur me vrasjet.

Në disa raste një hulumtim I tillë e komplikoi punën për zbulimin e asaj se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Aq sa ishte e mundur, bisedat me dëshmitarët janë paraqitur në formën e tyre origjinale si dhe autori ato gjurmime I ka filmuar dhe disa syresh janë të edituara në RTK etj.

Kjo është bërë me qëllim që herët apo vonë me synim të qartë që Libri I akademik Fyllit të jetë sa më besnik të jetë e mundur ndaj fakteve dhe gjurmëve historike .

Disa konsiderime të nevojshme u janë kushtuar termave gjuhësore dhe paraqitjes, por sa më pak që ishte e mundur.

Në këtë mënyrë studiuesi ( lexuesi) është në gjendje të formojë mendimin e tij për atë se çfarë ndodhi, pikërisht ashtu siç bëri autori , në xhirimet e tija televizive gjatë dhe pas luftës . 

“Përparësia” e tij ishte se ai kishte parë me sy shumë krime makabre që I kishin bërë forcat serbe ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare si dhe autori kishte në mendje procesin e gërmimit dhe verifikimit të rasteve të vrasjeve të shumë civilë shqiptar që I kishin bërë me pushkatim policia dhe ushtria Jugosllave gjithandej nëpër Kosovë.

Libri siguron shumë informacione lidhur me këtë, por nuk kalon nëpër zbulimet e detajuara fizike “trup për trup”.

Kjo ndoshta do të bëhej e mërzitshme për lexim, dhe njerëzit, të cilët janë posaçërisht të interesuar, mund të konsultohen me raportin e projektit të ndihmës dhe librin e tij

3 . Gjithashtu autori ka kufizuar përdorimin e fotografive të trupave të vdekur, sepse një përdorim i tepërt i fotografive të tilla, në vend që të nxisë interesim dhe keqardhje, aktivizon mekanizmat mbrojtës dhe krijon distancë.

Ky libër do t’u japë një identitet shumicës së viktimave(pushkatimeve) ,vrasjeve në puse si dhe viktimave të varrezave masive, një emër me të cilin lexuesi mund të lidhet – jo vetëm statistika, të cilat nuk thonë asgjë për tragjedinë njerëzore prapa shifrave.

Në Kosovë, është traditë që të respektohet i vdekuri, duke ia vendosur fotografinë mbi varrin e tij, nëse është e mundur, dhe njerëzit në Kosovë janë të interesuar në një lloj “pllake përkujtimore”, siç e paraqet edhe ky prezantim.

Fatkeqësisht, mjaft viktima në Kosovë, deri më tani kanë mbetur vetëm si numra në statistikat e Kombeve të Bashkuara dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë.

Të afërmit e viktimave të akteve kriminale, janë të bindur se ajo që ndodhi faktikisht në Kosovë gjatë periudhës janar 1998 deri qershor 1999, duhet të dokumentohet dhe publikohet në forumet ballkanike dhe ndërkombëtare.

Ata do të ndiheshin se u është bërë një padrejtësi e madhe, nëse vuajtjet dhe vrasjet, të cilat ishin fati i aq shumë shqiptarëve të Kosovës, vuajtje të cilat më vonë u ekspozuan si akte kriminale, mbetën të panjohura për opinionin e gjerë publik.

Me kalimin e kohës, për autorin Dibran Fylli është bërë e rëndësishme të mos ua kthej shpinën përvojave të tij.

Pas tragjedive shpesh do t’i dëgjoni njerëzit të thonë, “kanë ndodhur aq shumë gjëra sa që është e vështirë të fokusoheni në raste specifike”.

Përderisa e pranojmë se ne as nuk mund të dokumentojmë, e as të marrim tërë të keqen në botë, ndoshta na duhet të fokusohemi në këtë rast, në rastin e Kosovës.

Vrasjet vetë, dhe në shumë raste përdhunimet dhe gjymtimet, të cilat ishin bërë, meritojnë vëmendjen tonë, sepse këto raste paraqesin shembuj shumë të qartë të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut.

Sipas mendimit tim, këto raste duhet të përfshihen në procesin e pajtimit që duhet të ndodhë midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, më mirë më herët se sa më vonë.

Shpresa ime është që ky dokumentim të mund të jetë një pjesë e një baze të projektuar për të iniciuar një qasje ndaj pranimit të padiskutueshëm të asaj se çfarë ka ndodhur, gjatë procesit të pajtimit dhe faljes midis palëve, të cilat kanë qenë fqinjë me shekuj.

Për më tepër, shpresoj që puna e autorit Fylli të mund të shfrytëzohet për të iniciuar një proces të shumëpritur hetimor dhe ndjekjeje penale ndaj autorëve të krimeve të luftës, gjë që do të kishte mundësi të kombinohej me një Komision të së Vërtetës, i ngjashëm me atë që ishte bërë në Afrikën Jugore pas shfuqizimit të ligjit të aparteidit.

Me qëllim që të kalohet në procesin e paqes, pranimi ose njohja nga të gjitha palët, janë fjalët kyçe; pa pranimin, nuk do të ndodhë kurrfarë zhvillimi ndërnjerëzor, dhe qëndrimet e vjetra si dhe krijimet e miteve do të vazhdojnë të dominojnë marrëdhëniet e ndërsjella.

Të gjitha të dhënat dhe informacionet në këtë libër , i cili ka të bëjë me viktimat civile, janë hartuar pas kontrollit dhe verifikimit të të dhënave të KNKK-së, GJND-së në Hagë, Qendrës Juridike Humanitare në Beograd, UNMIK-ut/OMPF-së në Prishtinë, dhe OSBE-së në Prishtinë, KMDNJ-së e Burimeve shtesë të autorit janë hulumtimet dhe intervistat e bëra nga vetë autori prej vitit 2001 deri më 2004 dhe nga 2006 deri më 2009.

Emrat e autorëve të krimeve mund të gjenden gjithashtu në secilën komunë ku degët lokale të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) dhe OJQ-ve lokale që merren me viktimat e luftës në periudhën 1998-’99, kanë regjistra.

Autori Dibran Fylli, ka shfrytëzuar të njëjtët emra gjeografikë si edhe burimet si p.sh. KNKK, UNMIK-u /OMPF, dhe HLC.

Kjo është e nevojshme të bëhet me qëllim të sigurimit të kontrollit të informacioneve dhe të të dhënave, të cilat paraqiten në librin e tij.

Datat për disa ngjarje mund të paraqiten ndryshe nga ajo që bëhet normalisht, p.sh. nuk ka datë ose vend të saktë, sepse trupat e vdekur janë gjetur dhe identifikuar nga ekipet e mjekësisë ligjore të GJND-së nga njësitet OMPF-së gjatë një periudhe dhjetëvjeçare (1999-2009), kur nuk dihet asnjë datë vdekjeje ose zhdukjeje e tyre.

Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë, duke i zhvendosur viktimat nga vendet ku ishte kryer krimi në vende të tjera, shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet, ose të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur.

Kjo metodë ishte përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999.

Nga janari 1998 deri qershor 1999, kur dhe ku forcat ushtarake, paraushtarake, policore dhe milicia civile e terrorizuan popullatën civile të shqiptarëve të Kosovës me aksionet e tyre vrasëse dhe shkatërrimtare. 

Dokumentet tjera tregojnë se kur dhe ku janë gjetur viktimat pas datës 20 qershor 1999, kur zyrtarët e KFOR-it dhe të UNMIK-ut kishin kontroll të plotë në Kosovë, pas tërheqjes së njësive të ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.

Të gjithë trupat e gjetur dhe të identifikuar nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999 mund të gjenden në një vend ku janë bërë krimet, ose një vend ku trupat e vdekur janë gjetur në varrezat masive, ose vendin ku viktimat kanë lindur ose jetuar.

Të gjithë trupat e gjetur dhe të identifikuar pas 20 qershorit 1999 mund të gjenden në dokumentin e regjistrimit te atyre viktimave, për të cilët data e vdekjes ose zhdukja është e panjohur.

Autori nuk ka pasur kurrfarë ndihme për t’i sqaruar emrat ose detajet e tjera nëpërmjet burimeve zyrtare.

Varrezat masive të regjistruara në Serbi, ku janë gjetur të paktën 836 civilë shqiptarë të Kosovës të detyruar fizikisht dhe të terrorizuar në shtëpitë e tyre nga ana e forcave ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe, në sulmet e tyre në fshatra, në periudhën shkurt-dhjetor 1998, të regjistruar nga UNHCR-ja

Këto organizime ushtarake dhe policore ishin makineria e terrorizimit gjithëpërfshirës dhe vrasjeve të rrëmujshme të civilëve shqiptarë të Kosovës, që përfundimisht i detyruan ata ta linin Kosovën.

Afro 1 milion civilë dhe rreth 500 000 të tjerë u detyruan ta kalonin kohën të fshehur në pyje dhe male.

Autori nuk ka pasur mundësinë të merrem me rastet e përdhunimeve, të bëra ndaj femrave shqiptare të Kosovës nga policia serbe dhe nga ana e njësiteve ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Librat e botuara në Kosovë deri më tani janë marrë me krimet e përdhunimit: Më 23 shkurt 2010 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u promovua libri "Histori të tmerrit 1998-1999"  i autores Sanije Gashi.

Ky libër i trajton përdhunimet e bëra nga policia, ushtria dhe personeli paraushtarak serb gjatë periudhës 1998-‘99.

Në janar 2003, Luljeta Selimi botoi librin e saj të titulluar “Rrëfime tronditëse”, libër që merret më shumë me përdhunimet e tmerrshme të kryera nga forcat serbe gjatë periudhës së luftës. 

Kriminelët dihen, por s’është bërë asgjë që të ndiqen penalisht. Viktimave nuk u është ofruar mbështetje psikologjike, mendore ose ekonomike, as nga ana e OJQ-ve, as nga organet qeveritare.

Kjo gjendje është shëmtim për shtetin e porsalindur në Evropë, i cili ka si këshilltarë UNMIK-un , EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës.

Perceptimi i grave në në përgjithësi në Kosovë është ende i njollosur.

Për shekuj me radhë nën sundimin e Perandorisë Otomane dhe pesëdhjetë vjet nën tipin komunist të demokracisë, elitat udhëheqëse nuk kanë pasur kurrë në përbërje të tyre gra.

Ata shpesh herë kanë marrë vendimi jo në favor të grave.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë-rasti nr. IT-05-87/1-PT. 8 Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë, rasti nr. IT-05-87/1-PT. 9 Gashi, Sanije (2010) “Histori të tmerrit”. 10 Selime, Luljeta (2003) “Rrëfime tronditëse” (Femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë).

Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse dhe aktive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , posaçërisht autorit Dibran Fylli , që përgatiti materjalin mbi viktimave të luftës…

Prishtinë, 23.03.2019.                                                                      

Niveli i vitaminës D në gjakun tonë duhet të mos jetë as shumë i lartë dhe as shumë i ulët.

 Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës janë të parët në botë që kanë treguar se ekziston një lidhje në mes të niveleve të larta të vitaminës D dhe vdekjeve kardiovaskulare.

Në kuptim të shëndetit publik, mungesa e vitaminës D ka qenë prej kohësh një pikë fokale. Disa studime kanë treguar se nivelet shumë të ulëta mund të rezultojnë të dëmshme për shëndetin tonë.

Megjithatë, studimi i ri nga Universiteti i Kopenhagës zbulon, për herë të parë, se edhe nivelet shumë të larta të vitaminës D në gjakun tonë janë të lidhura me një rritje të rrezikut të vdekjes nga goditja në tru apo vdekja koronare.
Rezultatet sapo janë publikuar në revistën e mirënjohur Journal of Endocrinology and Metabolism”.



“E kemi studiuar nivelin e vitaminës D në 247.574 danezë, dhe deri tani kjo është baza më e madhe në botë për këtë lloj të studimeve. E kemi analizuar edhe shkallën e tyre të vdekshmërisë gjatë një periudhe shtatëvjeçare pas marrjes së mostrës fillestare të gjakut, dhe në atë kohë 16.645 pacientë kishin vdekur. Për më tepër, e kemi shikuar lidhjen në mes të vdekjes së tyre dhe niveleve të tyre të vitaminës D,” sqaron profesori në Departamentin e Mjekësisë Klinike, Peter Schwarz.

Përfundimi është i qartë: studimi konfirmon se ka me të vërtetë një korrelacion midis normave të vdekshmërisë dhe niveleve shumë të ulëta të vitaminës D, por ajo çfarë është e re është se niveli i vitaminës D mund të jetë gjithashtu shumë i lartë.
Nëse niveli i juaj i vitaminës D është nën 50 apo mbi 100 nanomol për litër, ekziston një lidhje më e madhe e vdekjeve.

“Ne kemi shikuar në atë që e shkaktoi vdekjen e pacientëve, dhe kur numrat janë mbi 100, duket se ekziston një rrezik në rritje i vdekjes nga goditja në tru apo vdekja koronare. Me fjalë të tjera, nivelet e vitaminës D nuk duhet të jenë shumë të ulëta, por as shumë të larta. Nivelet duhet të jenë diku në mes 50 dhe 100 nanomol për litër, dhe studimi ynë tregon se 70 është niveli më i preferuar,” deklaroi Peter Schwartz.

Që niveli i tepërt i vitaminës D në gjakun tonë mund të jetë i keq për shëndetin tonë nuk është dëshmuar asnjëherë më parë dhe kjo mund të ketë ndikim të madh në marrjen tonë të ardhshme të suplementeve ushqimore.



Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse ka një fokus shumë të madh në konsumimin e vitaminës D.

“Ne duhet ta përdorim këtë informacion për ta pyetur veten nëse duhet të vazhdojmë apo jo të konsumojmë vitamina dhe suplemente ushqimore sikur të ishin ato biskota. Nuk do të duhej thjesht ta ngrinim dozën për t’u ndier më mirë. Vetëm duhet të konsumojmë vitamina të tilla në koordinim të ngushtë me mjekun tonë”, përfundon Peter Schwartz.

Rrëfimet e dëshmitarëve të fotografisë së Rugovës me Adem Jasharin në aeroport

Rezultate imazhesh për adem jashari dhe ibrahim rugova


Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në facebook, ka paraqitur rrëfimet e dy njerëzve, Skender Zogaj dhe Mero Baze që ishin aty kur u realizua fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar, Adem Jashari.

Imazh i ngjashëm

“Shumë miq dhe lexues tjerë duan të dinë më shumë për lidhjet eventuale që presidenti Ibrahim Rugova mund të kishte me komandantin dhe heroin Adem Jashari. Më poshtë po jap rrëfimet e dy njerëzve, Skender Zogaj dhe Meri Baze që ishin aty kur u realizua ajo fotografi. Shpresoj se rëfimet e tyre do t’ju mjaftojnë për ta pasur të qartë të vërtetën për një çështje aq shumë të përfolur”, ka shkruar Loshi.

Ky është postimi i plotë:


Shumë miq dhe lexues tjerë duan të dinë më shumë për lidhjet eventuale që presidenti Ibrahim Rugova mund të kishte me komandantin dhe heroin Adem Jashari. Më poshtë po jap rrëfimet e dy njerëzve, Skender Zogaj dhe Meri Baze që ishin aty kur u realizua ajo fotografi. Shpresoj se rëfimet e tyre do t’ju mjaftojnë për ta pasur të qartë të vërtetën për një çështje aq shumë të përfolur.




SKENDER ZOGAJ:

I shume i dashuri miku im, Liri Loshi, duke qene se me kishe theksuar, me shume perzemersi dhe konsiderata te larta shoqerore per Ty, po jap sqarimin rreth fotografise qe ka te beje me Adem Jaharin me Presidentin Ibrahim Rugova.

Dhe me duhet te them se, Enver Demiri eshte i informuar gabim, sepse nuk ka fotografi me Adem Jasharin qe qendron ne mes te Ibrahim Rugoves dhe Fehmi Aganit te bere ne Bulevardin e Tiranes me 1996. Jo, nuk ka forografi te tille. Eshte vetem fotografia me origjinalitet të pakontestueshëm, që është bë në Aeroportin e Tiranës, me 12 mars 1993, gjatë vizitës së Presidentit Rugova në Shqipëri dhe ka te beje me takimin me gazetarë, ku jane te pranishem edhe Mehmet Kraja, si përfaqësues i Zyrës së R.Kosovës, unë si bashkëpunëtor ndihmës i z.Kraja, shoqeruesi i Presidentit z.Adnan Merovci, Adem Jashari, që në ate kohe ne Shqipëri ndodhej per stërvitje ushtarake, Binak Kelmendi gazetar i “Rilindjes” dhe te tjere gazetare qe ne Rinas ishim zyrtarisht, për pritjen e Presidentit Rugova. Rreth kesaj fotografie eshte folur shume neper disa koluare jo shume dashamirese per te verteten e fotografise dhe te aferisise se Ademit me Presidentin.


Në pritje Ademi ishte me kerkesen e tij dhe fort i gëzuar për ardhjen e Presidentit, që e quante “Komandanti”! Këtë e di saktë, sepse në Tiranë me Adem Jasharin më ka rënë të takohen dhe bisedoj disa herë, shumë miqësisht, në zyrat e Përfaqësisë së Kosovës qe asaj kohe ka qene e vendosur në godinën e Muzeut Kombëtar, dhe jasht tyre. Kjo është e vërteta e kësaj fotografie, që padyshim është historike, sepse i ka dy burrat më emblematikë të historisë së Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin.

MERO BAZE:

Tek grumbulli i gazetarëve përballë, nga e majta në të djathtë janë Arben Popoci i ulur, për shkak se fillonte kamera e TVSH. Krah tij është dhe Binak Kelmendi që i duket vetëm pak koka, në atë kohë redaktor i Rilindjes së Zvicrës e cila sapo ishte transferuar në Tiranë, pastaj jam unë, që më duket “koka me cepa” dhe pak flokë (kisha pak flokë atëherë), gazetari i TVSH Bujar Muharremi, që nuk jeton më dhe dikush i ulur para që nuk e mbaj mend kush ka qenë.

E vërteta është se në atë kohë Adem Jashari vinte në Tiranë dhe kishte lidhje me zyrën e Kosovës për shkak të financimit që ajo bënte për trupat që stërviteshin nën mbikëqyrjen e shtetit shqiptar në një kazermë në Labinot dhe në Shkollën e Bashkuar. Atëherë ai nuk ishte njeriu i famshëm që është sot, dhe nuk ka dal aty se kishte lidhje të ngushta me Rugovën, por ka dal se e respektonte Rugovën si President të Kosovës dhe donte ta priste si gjithë të tjerët. Kjo nuk ja ul vlerat aktit të tij heroik dhe familjes së tij, por as nuk i shton ndonjë gjë Rugovës, duke e bërë me zor bashkëluftëtarë me Adem Jasharin. Është mirë që foto të tilla të mos instrumentalizohen për propagandë, por të përdoren për të vërtetat historike.

Unë që e kisha parë disa herë Adem Jasharin, kur vinte tek redaksia e “Rilindjes” në Tiranë, apo tek “Bar Kumanova” në Tiranë, kur ndodhi tragjedia më 6 mars dhe po bëja lajmin për familjen Jashari, nuk e lidhja dot emrin me fytyrën dhe nuk e dija se bëhej fjalë pikërisht për këtë person. Më vonë kur pashë fotot dhe mu kujtua kush ishte, krijova një ide për të.

Prandaj është mirë që me këtë foto të mos prodhohen legjenda të panevojshme. Me atë që ka bërë Familja Jashari ka hyrë në historinë e kombit tonë si një familje martire që ka vënë gjakun në themelet e Kosovës, dhe me aq sa ka bërë Ibrahim Rugova ka hyrë në historinë e Kosovës si Ati shtetformues i saj. Kjo foto thjeshtë tregon se ata të dy secili në punën e vet bënin diçka për Kosovën, por jo se ishin bashkëpuntorë apo dy figura legjendare që bashkëpunonin “njëri me luftë, e tjetri me paqe”. Kanë bërë boll secili më vete. Mos i bëni bashkë me zor kot. I ka bërë historia!

Dilaver Goxhaj: Lidhja ime me Jasharajt dhe harresa zyrtare sot për Adem Jasharin



Për Dilaver Goxhajn, luftëtari nga Shqipëria në çlirimin e Kosovës, ish-Zëvendësshef i Shtabit të UÇK-së, pas lirisë, shumë nga luftëtarët dhe vetë lufta, nuk u vlerësuan ashtu siç e meritojnë dhe siç ka bërë dhe bën çdo komb për luftëtarët që sjellin lirinë. Sipas Goxhajt, është e pafalshme, që qeverisja e sotme, pjesa më e madhe e së cilës janë vetë ish-luftëtarë të UÇK-së, kanë lënë në ‘hije’ dhe

Adem Jasharin ‘Heroin…’ dhe Legjendën e UÇK-së. “Është e pa falshme që drejtuesit e shtetit të sotshëm të Kosovës, Thaçi e të tjerët, të lenë në hije Adem Jasharin i cili sakrifikoi veten e familjen e tij në emër të lirisë së Kosovës. Për kundër, po vlerësohet maksimalisht Ibrahim Rugova i cili jo vetëm nu kontribuoi një ditë në favor të luftës (bashkë me forcën e tij politike e mbështetësit), por dhe pas çlirimit, nuk tha qoftë dhe një fjalë të vetme për UÇK-në e luftën e saj”- pohon mes të tjerave kolonel Dilaver Goxhaj. Në intervistën e tij në vazjhdim Goxhaj rrëfen dhe vizitat e shumta që ai ka bërë në familjen e jasharajve, përfshi dhe atë, bashkë me ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe Ilir Metën…



Zoti Goxhaj! A kini pasur kontakte me Adem Jasharin para Luftës së Prekazit?

–Jo, nuk kam pasur as kontakte dhe as dijeni rreth emrit të Adem Jasharit. Vetëm pasi ndodhi Lufta e Prekazit nga 5-8 Mars 1998 dhe pas saj, kam mësuar se kush ka qenë Adem Jashari. Fotografinë e tij për herë të parë e kam parë përmes gazetës “Zëri i Kosovës” dhe më vonë në gazetën “Rilindja”, që botohej në Tiranë. Gjatë marshimit tim të parë nëpër Kosovë për herë të parë e kam ndeshur fotografinë e tij kur ndalova disa orë në vend drejtimin e batalionit autonom të SHP të UÇK, tek Komandant Guri (Jetullah Qarri). Më pas e shihja kudo, jo vetëm në vend drejtimet e formacioneve të ndryshme të UÇK, por edhe nëpër familjet fshatare, ku ne na binte rasti të strehoheshim me orë, në varësi nga kushtet e motit dhe detyrat tona.



Keni shkuar disa herë në familjen Jashari dhe keni miqësi me ‘ta?

-Për herë të parë në familjen e Adem Jasharit kam shkuar pas lufte, atë ditë që erdhi në Kosovë dhe shkoi për vizitë në këtë familje kryeministri shqiptar Pandeli Majko, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Ilir Meta. Pasi mbaroi vizita e hollësishme nëpër gjitha kullat e Jasharjave, më në fund Majko dhe Meta u pritën nga Refat Jashari, vëllai i madh i Ademit, në një dhomë të vogël, e cili ishte regualluar provizorisht. Në këtë dhomë hyra edhe unë. Në atë kohë isha caktuar shef i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla. Pas një bisede të gjatë të kryeministrit me gazetarët dhe familjarët e Adem Jasharit, gjeta momentin dhe, pasi u prezantova me detyrën që kisha, fillova t’i njoh shkurtimisht mbi strategjinë e UÇK-së dhe bashkëveprimin e saj me NATO-n. Në këtë moment Majko më pyeti se nga isha unë, pasi dialekti im iu duk i ndryshëm. Kur i thashë se jam nga Tirana dhe se në radhët e UÇK ka pasur edhe oficerë dhe ushtarë vullnetarë nga Shqipëria, ai më dha shenjë që të ndaloja pak dhe urdhëroi që gazetarët të dilnin jashtë.



Si u veprua pas ndërhyrjes së Majkos?

-Unë më pas vijova të tregoj përmbledhtas rreth vullnetarëve nga Shqipëria dhe mbi dëshmorët e rënë nga radhët e tyre. Kur mbarova, të dy, Majko dhe Meta më ftuam që në rastin më të parë të kthimit tim në Tiranë isha i mirëpritur në Kryeministri. Por unë erdha ato ditë që zhvillohej Kongresi i PS-së dhe rastësisht takova Ilir Metën tek ‘Rogneri’, i cili më sqaroi se ishin të zënë me Kongresin dhe nuk pata më rast që t’i takoja, pasi Majko nuk ishte më Kryeministër.

Më vonë unë kam shkuar dhjetëra herë të tjera në Prekaz, tek ‘Meka’ e Shqiptarëve, duke shoqëruar vizitorë të ndryshëm nga Shqipëria por edhe nga emigracioni, që vinin në Prishtine dhe më takonin. Si rrjedhojë jam njohur edhe me pjesëtarët e tjerë të mbetur gjallë nga familja e Shaban Jasharit.



Pra, kjo miqësi vazhdon?

-Po. Duke plotësuar njohjen rreth familjes dhe aktivitetit të Adem Jasharit dhe Hamzës, unë edhe kam shkruar rreth asaj lufte epope.

Jasharajt në Prekaz janë vizituar edhe nga Përfaqësuesi i parë Special i OKB, z. Kushner, i cili edhe deklaroi se nëse do të kish një çmim paqeje për qëndresë të tillë heroike si Jasharajt, ata do të ishin të parët që do ta meritonin atë çmim. Por çudia është se Jasharajt nuk u vizituan kurrë nga Ibrahim Rugova dhe nuk u përmendën kurrë prej tij, deri sa qe gjallë.



Si e shpjegoni këtë qëndrim të Ibrahim Rugovës?

-Me atë masakër ushtarake që bëri Millosheviçi ndaj familjes së komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Jasharit, ai pat menduar se do të vinte qetësinë në Kosovë, me shpresë se më pas do të kish një Kosovë të shëndetshme, me një qeverisje miqësore nën LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, pasi me atë lloj qeverisjeje lidhej prestigji i Serbisë para Evropës dhe gjithë Perëndimit. Këtë përfundim e kam nxjerrë nga ecuria e ngjarjeve të mëpastajme, kur Rugova dhe udhëheqja e lartë e LDK-së nuk e respektuan kurrë heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij, ku nuk shkuan kurrë të përkulen para varreve të 56 heronjve të asaj lufte, të cilët, me aktin e tyre heroik çuan në këmbë jo vetëm një ushtri të tërë çlirimtare, por tërë kombin shqiptar. Për paradoks, qarqe në Kosovë dhe sot i thurin himne Rugovës, duke lënë në hije aktin e Legjendës Kosovare, Adem Jasharin.



Më konkretisht?

-Atë qëndrim të tyre ndaj Adem Jasharit dhe tërë luftës sonë çlirimtare e shohim edhe sot e gjithë ditën ku kanë ndërsyer dhe po paguajnë një numër mediesh, duke shprehur fyerjet më monstruoze si dhe po bëjnë gjithçka që ta përjetësojnë artificialisht figurën e Ibrahim Rugovës, duke e lartësuar atë edhe mbi Skënderbeun. Jo më kot që nuk është ndërmarrë asnjë përpjekje që monumenti i çlirimtarit të vërtetë të Kosovës, Adem Jasharit të vendoset në kryeqytetin e Kosovës, por janë parashikuar qysh më herët që Shëtitorja e Prishtinës të marrë emrin e të përkulurës Nënë Tereza, duke e vendosur Hashim Thaçi monumentin e saj para selisë së PDK-së; por kjo shëtitore është paraparë që të përfundojë me sheshin Ibrahim Rugova, edhe pse atje ka gati dhjetë vjet që është vendosur monumenti i Skënderbeut. Për mua, këtu ka diçka të qëllimshme…



Më konkretisht në këtë aspekt?

-Madje, qysh në vitet e para të shekullit që lamë pas në atë vend ka qenë një hotel me emrin e Skënderbeut dhe përsëri sheshit që po ndërtojnë atje nuk e emërtuan me emrin e Heroit tonë Kombëtar! Dyshohet se me qëllim duan ta sfidojnë Skënderbeun. Dhe përveç emërtimit ‘Ibrahim Rugova’ të sheshit para monumentit të Skënderbeut, është parashikuar që në muajin tetor të këtij viti, përballë Skënderbeut të ngrihet monumenti i Ibrahim Rugovës. Por me një ndryshim thelbësor.



Cili është ky ndryshim?

-Monumenti i Skënderbeut (kopja e monumentit të Krujës) është vendosur në një grope, e thellë sa i gjithë monumenti, ndërsa monumenti i Rugovës do të ngihet mbi një piedestal, është shumë të lartë. Mirëpo dihet që arti i shërben politikës. Vendosja e Rugovës përballë Skënderbeut, Rugova në qiell dhe Skënderbeu në gropë, është bërë me qëllimin e vetëm për t’i thënë popullit shqiptar në Kosovë: Rrini urtë! Kush guxon të rebelohet kundër pushtuesve të huaj, atje e ka vendin, në gropë (në ferr), si Skënderbeu dhe, cilido që u përkulet të huajve e ka vendin në qiell, në parajsë, si Rugova.



Ky gjykim i juaj, sikur bie ndesh me gjykimin ndryshe që mbizotëron në Kosovë dhe këtu tek ne?

-Jo. Ai që e njeh UÇK-në, luftën që ajo bëri, shumica e kosovarëve, kenë këtë mendim e gjykim që po shpreh unë. Dhe e gjithë që thash më lart, bëhet që gjithë brezat pasardhës të shqiptarëve të edukohen sipas këtij parimi: Sa më shumë të luftosh për të mbrojtur popullin tënd, aq më i poshtëruar mbetesh; sa më i nënshtruar të jesh ndaj çdo pushtuesi, aq më i nderuar mbetesh. Dhe kjo për t’i bindur brezat se liria dhurohet e nuk fitohet. Ky është edhe qëllimi kryesor pse anatemohet UÇK-ja. Gjithashtu, mos shkuarja e Rugovës dhe e tërë udhëheqjes së lartë të LDK-së për të vënë të paktën një tufë me lule atje ku prehen eshtrat e heronjve të Prekazit, nuk tregon gjë tjetër veçse mos qenien dakord me rezistencën ndaj pushtuesit të huaj. Por ajo që të befason edhe më shumë është shkuarja dhe përulja para varrit të Ibrahim Rugovës dhe të Ahmet Zogut, (dy simbolet e mospranimit të rezistencës çlirimtare), e atyre që pretendojnë se e kanë çliruar Kosovën, (Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Agim Çeku e të tjerë), e cila nuk tregon gjë tjetër, veçse pendesën e këtyre burrave që nuk ndoqën rrugën e Rugovës dhe të LDK-së, që guxuan dhe rrëmbyen armët kundër pushtuesit shekullor serb, ndërkohë që Shefi i Shtabit i vërtetë i UÇK-së, ai që e ri ngriti atë ushtri nga e para pas shpartallimit të vitit 1998 është harruar. Bislim Zyrapi, ai që ka bërë shumë në luftën e UÇK-së, as që përmendet fare!



Pse ndodh kjo sipas jush?

-Kjo ngaqë ai nuk ka ndërtuar bindje për rrugën e fitores së lirisë.

Jo më kot këta “çlirimtarë” e imponuan Parlamentin e Kosovës që të ndërronte dy simbolet kryesore të kombit tonë dhe të tyre, Flamurin Kombëtar dhe Himnin Kombëtar, madje duke aplikuar një himn memec, për të thënë se populli shqiptar në Kososovë duhet të jetë një popull vuv. Dhe, paralel me këto masa, hapën një fushatë të egër kundër Gjuhës Standarte të Sotme Shqipe, të cilën e definuan me Fjalorin e hartuar nga kosovari i Tropojës, Mehmet Elezi, për të sfiduar Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Akademisë së Shkencave Shqiptare. Dhe dihet qëllimi: Që mos të kemi asgjë të përbashkët midis Shqipërisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme. Jo më kot edhe në Tiranë, me të ardhur Berisha në pushtet u eliminua Sheshi Skëndërbej dhe Shëtitorja “Dëshmorët e kombit” si dhe u ndalua shkuarja e qytetarëve tek Skënderbeu, ku më parë liheshin takime dhe dilej edhe në fotografi, me qëllim që të harrohet simbolet kombëtare të rezistencës ndaj të pushtuesve të huaj. Por do ta kenë të vështirë. Populli ka mënyrat e tij të mos harrimit të simboleve të tij kombëtarë.



Nga luftëtar dhe një nga drejtuesit e UÇK-së në fitoren ndaj ushtrie serbe, Dilaver Goxhaj kthehet sot ndër kritikët më të ashpër të ish-kolegëve të luftës që aktualisht sot janë në krye të shtetit në Kosovë?

-Këtu nuk është çështje qejf mbetje, mosnjohje apo ndonjë nga këto… Përkundër. Është një realitet që po ndodh përkundër asaj që duhet të ndodhë. Lufta e UÇK-së në krah të NATO-s e aleatëve që çoi në çlirimin e Kosovës, nuk ka shumë kohë që ka ndodhur… Luftëtarët e saj janë gjallë e shumë prej tyre, ende u kullojnë plagët gjak… Jo pak dhanë jetën për këtë luftë. Minimalisht, ajo luftë heroike dhe luftëtarët e saj, kërkojnë respekt. Nga ata që në luftë nuk dihet ku ishin(për të mos thënë krijuan lehtësi për serbët), por dhe nga ata që ishin në front e sot, përballë të mirave të pushtetit, e ‘harruan’ këtë luftë. Gjithsesi, mendoj dhe kam bindjen se kjo do të jetë kalimtare… Shpejt do të vij ajo kohë që lufta e Kosovës, heroizmi i djemve të saj, historia, të vlerësohen realisht…

Kolonel Goxhaj: Lista zyrtare, kush ishin 129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK







Kolonel Goxhaj: Lista zyrtare, kush ishin 129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK


Pas muajsh e vitesh, ish-luftëtarë të UÇK-së, në data të shënuara e përvjetorë rikthehen në vend betejat e dikurshme të përballjes me forcat pushtuese serbe dhe rikujtojnë ato dit të përgjakura që sollën lirinë. Mes tyre, mungojnë ata që për lirinë e Kosovës dhanë jetë, ata që përfunduan në kampet shfarosëse të Milosheviçit, të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur si dhe ata që janë ndarë këtë kohë natyrshëm nga jeta… Mes tyre, në këto përvjetorë, janë dhe ish-vullnetarët e UÇK-së nga Shqipëria…

Sot, në 28.09.2003, isha në qytezën e Kaçanikut, i ftuar në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu. Më shoqëronte edhe bashkëluftëtari tjetër nga Librazhdi, Dashamir Alliu, pjesëmarrës në radhët e Zonës Operative të Llapit. Duke më ftuar më krijuan mundësinë të ngushëlloj në emër të SHP të UÇK-së, (edhe pse me vonesë), familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve në fjalë si dhe të gjithë pjesëmarrësit e mbledhur në atë nderim.

Data 28 shtator e vitit 2003 është pesë vjetori i luftimeve heroike në ish Nën zonën e Nerodimës, që ndryshe i thonë Beteja e Jezercës, ku ranë duke luftuar heroikisht nëntë trima, së bashku me komandantin e tyre Sejdi Sejdiu, midis tyre edhe djalosharët trima të Kaçanikut, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Po të kthehemi pak prapa në kohë dhe t’i kalojmë në kujtesë ato ditë, do të themi se Luftimet e Jezercës së Ferizajt, në fundin e shtatorit 1998, shënojnë përfundimin e operacionit fshirës të verës dhe vjeshtës të atij viti nga Forcat e Armatosura Serbe. Them Forcat e Armatosura, pasi ato ditë u përdor nga serbët edhe Forcat Ajrore të tyre, aviacioni helikopter.

Dihet se ai operacion filloi në Drenicë, si përherë, vazhdoi në Dukagjin dhe Junik dhe përfundoi në Jezercë. Pra, armiku e kish parashikuar se të gjithë ata luftëtarë të UÇK-së, që nuk do të mund t’i asgjësonte, dhe që kurrë nuk do të pranonin të largoheshin nga Kosova apo të dorëzoheshin, ata më “kokëkrisurit”, do të grumbulloheshin në malin e Jezercës, pasi e dinte se atje luftonin djemtë e Kaçanikut Heroik.

Dhe pothuajse ashtu ndodhi pikë për pikë, ndaj dhe luftimet e atjeshme vazhduan tre ditë e tre net, me një raport forcash të pallogaritshëm në favor të armikut, ku ushtria serbe sulmoi nga të gjitha drejtimet e mundshme, me tanke dhe këmbësori, për të mos u dhënë mundësinë që luftëtarët e Kaçanikut Heroik të mund të çanin rrethimin nga asnjë drejtim. Kjo nga që edhe armiku e dinte se ata djem kishin vendosur të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut të tyre. Dhe ashtu ndodhi. Luftuan nëntë heronj me një ushtri.

Kur rrëfen ngjarje të luftës, nganjëherë edhe vet habitesh, pasi, në vështrimin e parë, e tërë ngjarja të duket shumë e vogël dhe e parëndësishme dhe, padashur, fillon e dyshon në vetvete në se e tregove të plotë apo jo. Kështu ndodh edhe me mua në këtë rast. Kështu ndodhi edhe me dëshmitarët okularë që na folën në këtë tubim për trimat Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Dhe unë jam i sigurt se ata dëshmitarë harruan të na tregonin një detaj shumë të rëndësishëm, të cilin ata, jam i bindur se, mendojnë se nuk është i rëndësishëm, pasi ishin të rinj në luftë dhe janë ende të rinj, gjë që ne, më të moshuarit, e kemi vënë re gjatë gjithë luftës tek të gjithë luftëtarët e rinj, kur ata luftonin për lirinë e Kosovës. Ajo që dua të them me këtë rast është se bashkëluftëtarët e 9 dëshmorëve harruan të na thonë se këta nuk panë asnjë gjurmë të frikës ose të tronditjes në fytyrat dhe veprimet e atyre heronjve-dëshmorë që përkujtuam sot ,dhe jam i sigurt se në momentin kur unë e thash një gjë të tillë, ata më kanë dhënë të drejtë.

Duke përmendur fjalën frikë, menjëherë më shkoi mendja tek kënga popullore, e cila thotë: Kaçanik të raftë pika/ Që nuk din se ç’asht’ frika/ Nantë sahat u thernë në thika…..

Kushdo që i dëgjon këto vargje nuk mundet me e ndjek më tej çfarë thotë rapsodi popullor apo këngëtari, pasi mendimin dhe dëgjimin ia bllokojnë fjalët: “Që nuk din se ç’ashtë frika / Nantë sahatë u thernë në thika”, gjë që don me thënë se, trimëria e Kaçanikasve shqiptarë nuk paska kufi. Të tillë ishin edhe Kaçanikasit e Betejës së Jezercit të shtatorit 1998: Bashkim Vishi, Nazmi Terziu dhe shtatë shokët e tjerë të tyre, të cilët ne i përkujtuam sot, duke u përulur me nderim para veprës dhe gjakut të tyre.

Këtë cilësi të popullit të Komunës së Kaçanikut e tregon edhe një dokument i botuar nga UNMIK-u, një hartë që pasqyron shkatërrimet e secilës komunë të Kosovës, ku rezulton se 66% e shtëpive të kësaj komune kanë qenë 100% të djegura, 33% të djegura pjesërisht, por jo të banueshme dhe vetëm një për qind kanë mbetur të paprekura fare. Këto shifra tronditëse flasin vet. Ato bindin edhe njeriun më skeptik se lufta dhe trimëria e popullit shqiptar të kësaj komune i ka tërbuar serbët ndaj kanë bërë atë hakmarrje që nuk e gjejmë as në një luftë tjetër, as dhe tek nazizmi gjerman, madje as edhe në Vietnam. Ky fakt i thjeshtë bind cilindo dashakeq e jo më njerëzit me mendim normal se, në Kosovë, jo vetëm që ka pasur luftë, por ka pasur një luftë të pashoqe në atë shekull. Këto janë dokumente që i kanë botuar vet ndërkombëtarët, të cilat bien ndesh me ato që flasin kundër luftës tonë. E thashë këtë, pasi kohët e fundit ka ardhur në Kosovë libri origjinal i Wesli Klarkut, komandantit të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, dhe ai thotë me plotë gojën se, e kanë detyruar të thotë se në Kosovë nuk patëm luftë, por ai e pranon me guxim dhe thotë se, në Kosovë jo vetëm që pati luftë, por ka qenë një nga luftërat më heroike si për NATO-n, e cila e kish për herë të parë, ashtu edhe për luftën e popullit shqiptar në Kosovë.

Duke u kthyer për në Prishtinë, ende mendja punonte dhe ishte fiksuar te ai tubim modest në sallën e kinemasë së qytezës së Kaçanikut, duke thënë me vete: dihet se, që të rritemi jemi të detyruar që të gjithë, por që të luftosh me armë në dorë për lirinë e një populli të tërë, kjo nuk është punë që e bëjnë të gjithë. Për këtë duhet zemër e fortë. Duhet të jesh Kaçanikas, bir e gjak shqiptari të vërtetë. Të tillë ishin dhe mbetën Bashkim Vishi e Nazim Terziu dhe shtatë shokët e tyre dëshmorë, që prehen në varrezat aq mirë të sistemuara në të hyrje të kësaj qyteze të vogël, por me emër të madh.



Lista e vullnetarëve

nga Shqipëria në UÇK



Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK:

1-Dilaver Rezo Goxhaj (Shpëtim Golemi), zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s.

2-Bardhyl Tahir Tahiri, Tiranë, anëtar i Sshtabit të Përgjithshëm, shef për Xhenjon.

3-Indrit Lulzim Cara, Kavajë, Oficer,komandant i Kompanisë Autonome



Në zonën e II-të Operative ‘Pashtriku’

1-Tahir Malë Sinani, Tropojë, Oficer, Komandant i Zonës. Dëshmor.

2-Dine Alush Koleci, Kishaj-Krumë. Dëshmor.

3-Arian Qamil Brahimi. Shkodër. Dëshmor.



Në zonën e III-të Operative të Dukagjinit (ZO-s)

1-Agron Hasan Hajdari, qyteti i Librazhdit

2-Shaban Tafçiu, Klloboçisht, Peshkopi

3-Artan Sali Mani, Shkodër

4-Ymer Ali Coka, Tiranë (origjina, Kukës)

5-Sami Cen Coka, Tiranë–Bathore(origjina, Kukës)

6-Raimonda B. Maleçka ,Tiranë, (1998). Në Junik.

7-Halil Riza Coka, nga Tirana-Bathore(origjina, Kukës). Dëshmor.

8-Fatmir Rexhep Doçi, Tropojë. Dëshmor.



Në zonën e VI-të Operative të Nerodimës

1-Fatos Behxhet Ahmeti, Tiranë (1998). Në Br.138



Në zonën Operative të Llapit (ZO-5)

1-Adem Qerim Shehi, oficer, Farkë-Tiranë. Komandant i Br.153

2-Dashamir Aqif Alliu, Hotolisht, Librazhd

Pjesmarrës në operacionin ‘Shigjeta’

(Në Koshare dhe në malin e Pashtrikut)

1-Skerdilajd B. Llagami, Tiranë. Dëshmor

2-Enver Vila. Tiranë. Dëshmor

3-Altin Ramazan Ymeri. Tiranë.

4-Adem Dahri, Çamëri, oficer. Shef operativ, Br.138

5-Ali Spahiu, Tiranë, Rr. ‘Hoxha Tasim’

6-Myftar Q. Sfarca, b4Br.138, Lushnjë.

7-Agim Ismail Sallaku, Tiranë. Oficer, komandant batalioni.

8-Ibrahim A. Rudi, Tiranë, Br.138

9-Fatbardh Liman Krasniqi, Shijak.

10-Refai Hysni Tivari, Durrës.

11-Shkëlqim Mehmet Sejdini, Durrës.

12-Ali Aliaj, Durrës.

13-Dritan Goxhaj, Gjirokastër, oficer, (shoqërues i misionit ushtarak amerikan)

14-Ylli Eqerem Dashaj, Gjirokastër, F.K. ‘Delta’.

15-Alban Murat Selku, Piskupat–Pogradec, Br 138.

16-Dritan S. Durmishi, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

17-Ermir A. Bega, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

18-Bastri Myftari, Deshan-Peshkopi, Br.138

19-Meçan Isa Zorbaj, nga Mallakastra.

20-Genci Behar Sefa, Lushnjë, invalid lufte.

21-Klodian Sotir Gjika, nga Lushnja.

22-Fatmir Isuf Kadrijaj, nga Lushnja.

23-Bledian Agim Zaimi, nga Pluku i Lushnjes.

24-Mejdi A. THaçi, Lushnjë, Br.138, logjistikë.

25-Ervis Karafil MAalasi, nga Berati.

26-Astrit Hekuran Suli, nga Berati. Dëshmor.

27-Rasim Ismet Rexha, nga Kukësi.

28-Agron Feim Axhami, Kukës, oficer,

29-Gani Ibrahim Thaçi, Kukës.

30-Arjan Rexhë Zhubi, Kukës, Pashtrik.

31-Dashnor Rustem Onuzi, Bicaj, Kukës.

32-Adem Xhelal Shehu, Bicaj, Kukës, oficer. Dëshmor.

33-Artan Xhemë Kovaçi, Vllahanë, Krumë. Dëshmor.

34-Ramë Must Gecaj, Ferkaj, Krumë. Dëshmor.

35-Ylli Sokoli, Vllahanë, Krumë.

36-Haki Xhepaxhia, Krumë.

37-Kujtim Pecaku, Krumë.

38-Ali Bajram Çoko, Tropojë. Oficer, Br.138

39-Gëzim Berisha, Tropojë.

40-Ragib Kadri Sadikaj, Bajram Curri.

41-Hysni Dushi, Tropojë.

42-Avdyl Qerim Tërzhnjeva, Tropojë.

43-Xhevahir Bajram Selmani, Tropojë.

44-Feris Tërzhnjeva, Tropojë. Oficer, k.k. Br 138

45-Sadik Bajrami, Padesh, Tropojë.

46-Avdi Haxhiaj, Popaj, Tropojë.

47-Halil Demaj, Padesh, Tropojë.

48-Shpend Demaj, Padesh, Tropojë.

49-Xajë Selim Çela, B.Curri, invalid lufte.

50-Bylbyl Hazir Breçani, Markaj, Tropojë. Dëshmor.

51-Qazim Hazir Dautaj, Tropojë. Dëshmor.

52-Arif Sherif Breçani, Markaj, Tropojë.

53-Hysni Qazim Neziri, nga Kasaj, Tropojë.

54-Avni Memiaj, Myhejan, Tropojë, Br.138, invalid lufte.

55-Sadik Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

56-Mustaf Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

57-Agim Krasniqi, Tropojë.

58-Tahir Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

59-Ramiz Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

60-Mehmet Ramë Dezdari, Shkëlzen, Tropojë. Dëshmor.

61-Afrim Jashar Dragoshi, nga Kukësi.

62-Jetmir Elezi, nga Kuksi.

63-Safet Kovaçi, nga Kuksi.

64-Vehxhi Qerim Halili, nga Kuksi.

65-Fatmir Shaban Sallohi, Kamenicë, Tropojë, Br.138

66-Vasel Petër Lulgjuraj, Grudë, Shkodër, b2Br.138

67-Fadil A. Xhafa, Br.138

68-Besim A. Reshani, Br.138

69-Luigj Nikollë Paluca, Br.138

70-Marjan Pren Marku, Br.138

71-Mark Pash Coli, Br.138

72-Muharrem Fadil Mehmeti, Br.138

73-Robert Mikel Gjergji, Br.138

73-Sali Hysen Kukala, Br.138

74-Selver Jahir Shkodra, Br.138

75-Tomë Nikoll Gjergji, Br.138, FK ‘Delta’.

76-Anton Mëhill Lleshi, Br.138

77-Xhavit Rexhep Ibraj, Br.138, F.K ‘Delta’.

78-Xhelal Shaban Mustafa, Br. 138

79-Zaim A. Rama, Br.138

80-Agron Zehir Selimi, Br.138

81-Hasan A. Latifi, Br.138

82-Oltion Hetem Igrishti, Elbasan, Br.138

83-Adem Bajram Selmani, Tropoja e vjetër. Dëshmor



Furnizues dhe shoqërues në luftë

1-Mitat Jonuz Bogdani, nga Prenjasi(Rrajcë).

2-Hazir Abdyl Malaj, nga Tropoja, mjek. Dëshmor.

3-Shkëlzen Mehmet Dallapaj, nga Tropoja

4-Fidaji Ali Dida, nga Popbregu, Kukës.

5-Ajet Ali Kovaçi, Popbreg, Kukës.

6-Sami Lutfi Nerguti, Popbreg, Kukës

7-Bilbil Ahmet Veseli, Morin, Kukës.

8-Agim Ismail Muja, nga Kruma. Dëshmor.

9-Hamdi Muharrem Muja, nga Dobruna-Krumë. Dëshmor.

10-Xhemë Sadri Bardhoshi, nga Letaj, Krumë. Dëshmor.

11-Xheladin Ajet Dautaj, nga Golaj, Krumë. Dëshmor.

12-Mehriman Ukë Dautaj, nga Zahrishta, Krumë. Dëshmor.

13-Adem Ukë Mazreku, nga Vranishti, Krumë. Dëshmor.

14-Xhevat Ajet Lleshi, nga Kishaj, Krumë. Dëshmor.

15-Isa Peshk Malaj, nga Peraj(Letaj), Krumë. Dëshmor.

16-Besnik Azem Brati, nga Kruma, Dëshmor.

17-Naim Hajdar Cema, nga Kruma. Dëshmor.

18-Astrit Selman Prushi, nga Kruma. Dëshmor.

19-Kujtim Ibish Lleshi, nga Kishaj, Krumë.

20-Mentor Xhemal Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

21-Asllan Rasim Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

22-Agron Cahani, nga Kruma

23-Bedri Cahani, nga Kruma.

24-Hamdi Cahani, nga Kruma.

25-Qamil Cahani, nga Kruma.

26-Gëzim Cahani, nga Kruma.

27-Elez Cahani, nga Kruma.

28-Brahim Dauti, nga Kruma.

29-Ismail Halim Dauti nga nga Golaj, Krumë.

30-Xhemal Muhedari nga Vlahën, Krumë.

31-Hajdin Muhedari nga Vlahën, Krumë.

32-Bardhok Kraja, nga Vlahën, Krumë.

33-Vesel Goça, nga Vlahën, Krumë.

34-Xhavit Goça, nga Cahani, Krumë.

35-Gentian Din Buça, Tropojë e Vjetër.

36-Sadri Azem Mala, Tropojë e vjetër.

37-Gramoz Sherif Buça, Tropojë e Vjetër.

38-Hysni Salih Papaj, Tropojë e Vjetër.

39-Rexhep Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër

40-Arbër Skënder Hajdari, fshati Degë, B.Curri,invalid.

41-Agim Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër.

42-Qamil Selim Hajdari, Degë. B.Curri.

43-Ali Çeku, oficer, Br.138, nga Tropoja e Vjetër.

44-Alfred Jakup Çela, Koçana, B. Curri (Komuna Markgegaj)

45-Riza Ali Haxhija, Shipshan, Tropojë

46-Nazmi Ademi, nga Kukësi.



Sqarim:

1. Në këtë listë, përfshihen vetëm ata persona, vullnetarë për çlirimin e Kosovës, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë si dhe ata që kanë furnizuar ato formacione.

Për Kryesinë e Shoqatës:

Dilaver Rezo Goxhaj.dv.(Kryetar)

Adem Qerim Sehi, d.v.(Sekretar)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...