2019-03-18

Angela Merkel Kufijtë kanë marrë fund , ndërsa Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian



Rezultate imazhesh për FLORIBRUQI

Nga Flori Bruqi

POLITIKANËT DUHET T'i LËXOJNË MË VËMENDJE  OPINIONET E THJESHTA TË QYTETARËVE, E JO VETËM OPINIONET E KËSHILLTARËVE ANALFABETË NGASE ËSHTË MË RËNDËSI  QË OPINIONET TONA, I JAPIM  NË GAZETA DHE INTERNET PA PARA PËR POLITIKËN E BRENDSHME DHE JASHTME  TË KOSOVËS QË TË DIHET SE Ç'FARË ËSHTË DUKE NDODHË  NË ARENËN KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE!

 (F.B).



Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve të Serbisë me Kosovën.

Rezultate imazhesh për angela merkel dhe shqiperia e kosova

Vuçiq ka theksuar se qëndrimi i zonjës së hekurt Angela Merkel-it për Kosovën tash e pesë vjet është i pandryshueshëm dhe se ajo e ka bërë kufizimin e Serbisë duke e njohur Kosovën e pavarur.

“Atë që e tha Angela Merkel, nëse guxoj ta përkthej për qytetarët tanë, kur theksoi se është kundër ndryshimit të kufijve, ajo i ka bërë kufijtë tanë duke e ndarë Kosovën nga Serbia ashtu që e tërë Kosova është e pavarur”, citon agjencia e lajmeve beta të ketë thënë Aleksandar  Vuçiq.

Ai ka shtuar se për asgjë nuk është fajtor dhe se çdo herë pas takimit me kancelaren gjermane ka theksuar se kanë këndvështrime të ndryshme për çështjen e Kosovës.

Vuçiqi ka shtuar se jo vetëm për Merkelin, por për tërë botën perëndimore, Kosova është e pavarur, sovrane dhe territor i pandashëm që u përket vetëm shqiptarëve në Prishtinë dhe se ajo nuk ka kurrfarë lidhjesh me Serbinë.

Ai ka thënë të jetë i zhgënjyer me reagimin e një pjese të opinionit për shkak se ai është përpjekur që qytetarët e Serbisë të fitojnë më shumë lidhur me çështjen e Kosovës.

“Që Angela Merkel të ketë thënë se kufijtë kanë marrë fund, këtë përgjigje e kemi marrë për të njëmijtën herë,dhe çfarë mund të bëj unë i vogli, si të veproj kundër Angela  Merkelit, Rada Trajkoviqit, Sava Jovanoviqit, Dragan Gjillasit, Vuka Jeremiqit”, është ankuar në fund ai.

Kosova edhe pse i ka mbushur të gjitha kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave, kjo e fundit ka anashkaluar vullnetin e kosovarëve për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.


Janë disa shtete anëtare të BE’së të cilat me hezitimin e tyre kanë bllokuar një vendim për libëralizim të vizave për kosovarët.

Gjermania, një nga shtetet përkrahëse të Kosovës, ditë më parë pat kërkuar që të jepet drita jeshile për liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sekretari i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, Michael Roth, kishte thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.


“Kosova ka përmbushur kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave. Andaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë për këtë në Bruksel”, kishte thënë Roth.

Sipas burimeve të portalit të Agjencionit "Floripress ", Gjermania do të hapë rrugë për viza punë për kosovarët, në rast të mos futjes në agjendë liberalizimi i vizave nga Këshillit i Ministrave të BE’së në takimin që do të mbahet në pranverë.

Sidoqoftë, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Kosova ka pasur për detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.

Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po këtij viti, Parlamenti Evropian votoi në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në muajin dhjetor 2018 , Këshilli i Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, japin vlerësimet e tyre, nuk e kishin futur fare në agjendën e takimit të tyre çështje liberalizimit vizave për Kosovën.


Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kishte përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të pres një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.


****

Haradinaj: Askush s’merr më toka nga shqiptarët


Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se për këta kufij është bërë luftë:“Ne në Kosovë, jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harrojë të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave me marrë prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë", ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, në lidhje me deklaratat e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, se nuk do të qëndrojë në koalicion me asnjë parti që rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, Haradinaj tha se koalicionit do t’i vijë fundi një ditë dhe kjo do të ndodh pas dy vitesh kur edhe përfundon mandati i Qeverisë së tij. Këto deklarata, kryeministri Haradinaj i bëri në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve në fshatin Korishë të Prizrenit.


****


DW: Vuçiq mos u zemëro kaq, nuk të dëgjon kush!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit. 

Vendimin e ka marrë melezi Aleksanda  Vuçiqi(alias Aleks Musliu), por e ka publikuar udhëheqësi i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, i cili tha se Brukseli duhet të presë pak për vizitën e ardhshme të Vuçiqit atje. 

Ndërkohë që Vuçiq nuk do të marrë pjesë as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në Nju Jork do të udhëtojë kryeministrja Ana Brnabiq.

Marko Gjuriq shpjegoi se  Aleksandar Vuçiqi ka ofruar disa zgjidhje për çështjen e Kosovës, por atë e kanë kritikuar shumë për këto ide.

Marko Gjuriq tha se presidenti i Serbisë është përballur me heshtje, me distancim nga idetë e tij, e madje edhe “me sulme të tmerrshme”, ndaj Gjuriq tha se në Bruksel “tani do të presin edhe ca kohë deri sa Aleksandar Vuçiq të shkojë në takimin e ardhshëm”.

Pse është zemëruar presidenti?

Nëse zemërimi i presidentit të Serbisë  Aleksandar Vuçiq ndërlidhet me idetë e tija për përkufizim me Kosovën, atëherë nuk dihet sakt se për cilat sulme të bashkësisë ndërkombëtare e ka fjalën  Marko Gjuriqi. 

Ideja për përkufizimin, ndarjen e territotreve apo shkëmbimin e tyre, nuk është pritur me ndonjë entuziazëm të madh në disa vende perëndimore, por është tërësisht e tepruar të thuhet se për këto ide Vuçiqi “është përballur me sulmet më të tmerrshme”. 


Në disa vende ka pasur madje mirëkuptim për idetë e Vuçiqit.

Një numër i madh i diplomatëve evropianë ka bërë të ditur - ndonëse me shumë kujdes - se janë të pranueshme marrëveshjet që arrihen mes Prishtinës dhe Beogradit, e shikuar nga shkrimet e mediave serbe, më së paku kundërshtime për këto ide ka pasur në SHBA.

 Mediat serbe kanë bërë madje gara me shkrimet se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin dhe se ajo nuk ka asgjë kundër zgjidhjeve të cilat do të nënkuptonin ndonjë lloj ndarjeje apo përkufizimi.

Po pse është i zemëruar Vuçiqi pra? 

Aleksandar Vuçiqi zemërohet tepër shpesh dhe nuk dihet pse është zemëruar presidenti serb. 

Skenarë të ndryshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë paraqitur në opinion serbo- shqiptar , por asnjeherë  s'është  marrë ndonjë konfirmimim zyrtar se cili është propozimi i autoriteteve serbe. 


Serbisë nuk i përgjigjet status quo-ja, që do të thotë se ajo angazhohet për përkufizim, korigjimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve - por përgjigjen e saktë  BE-ja nuk e ka marrë kurrë.

 Fjalët e  Marko Gjuriqit janë vetëm një truk për opinionin e brendshëm. 

Kjo duhet të bindë qytetarët serbë se presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka bërë gjithçka brenda mundësive të tij, por bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme t'i pranojë kërkesat e Serbisë. 

Ndaj  sipas gjasave kur  do të vijë koha e nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në referendum, sepse ndonjë zgjidhje tjetër nuk  do të jetë e mundur. 

Brukseli në  brën e shkrirë....

Marko  Gjuriqi shpesh tingëllon si një komik stend-up dhe si e tillë mund të konsiderohet edhe deklarata e tij. Thuhet se Bashkimit Evropian do t'i jepet kohë e mjaftueshme që të kuptojë se sa ka gabuar ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe qëndrimit të tij heroik për "zgjidhjen"  eksciplite të  çështjes së Kosovës, ndonëse presidenti Aleksandar Vuçiqi e ka pranuar në fjalimin e tij në Mitrovicë se ai nuk ka ndonjë zgjidhje. E kur BE ta kuptojë gabimin, atëherë Vuçiqi do të mëshirojë dhe do të shkojë në bisedime. Ndërkohë autoritetet serbe do të bartin me krenari gjithë këtë mllef ndaj mosmirëkuptimit të ideve të Vuçiqit në Bruksel dhe Berlin.

Është shumë e qartë që Gjuriqi në këtë rast është vetëm bartës i fjalëve të Vuçiqit. Por duket qartë se Vuçiqi është kaq i zemëruar me perëndimin sa që vendimin e tij e ka kumtuar dikush tjetër, e jo ai vet. 

Këtë vendim Beogradi sugjeron se “ka qenë i gatshëm për kompromise, por tani për një kohë të caktuar do të ketë qëndrime shumë të ngurta. Kjo nënkuton mundësinë e vazhdimit të mos zgjidhjes së çështjes së Kosovës - që sipas të gjitha gjasave është edhe qëllimi përfundimtar”,shton kryeredaktori dhe editori përgjgjës i Floripress-it.

Zemërimi është dëshmi i (pa)aftësisë

Aleksandar Vuçiq ka vendosur të mbaj inat me bashkësinë ndërkombëtare, por qytetarët e Serbisë më shumë janë të interesuar të dinë se çfarë mund të arrihet me këtë politikë dhe diplomaci. Ndoshta dikush në pushtetin serb ka menduar se autoritetet perëndimore do të shqetësohen dhe nuk do të flejnë të qetë pas zemërimit të Vuçiqit, por kjo dëshmon se diplomacia serbe është në një krizë shumë më të thellë sesa që mendohet. A mund të ketë me mjete të këtilla një zgjidhje më të mirë për Serbinë në çështjen e Kosovës?


Me këtë sjellje infantile nuk mund të arrihet asgjë. E gjitha kjo është vetëm për përdorim të brendshëm, me qëllim që mbështetësit e Vuçiqit të mund të thonë se Vuçiqi ka mundësi që të zemërohet me dikë dhe të mos flas me ta. Asgjë pozitive nuk mund të ketë nga refuzimi i bisedimeve, sepse pa bisedime me Brukselin dhe qendrat e tjera ndërkombëtare, çështja me siguri nuk do të zgidhet. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë, madje edhe me ata me të cilët nuk pajtohesh, e nëse bisedimet vazhdojnë, shtohet edhe mundësia e gjetjes së një kompromisi.




*****


Publicisti nga Kosova, Veton Surroi. ka shtuar se është shumë më me rëndësi që të bëhet një marrëveshje e qëndrueshme dhe e mirë se sa që procesi të përfundojë shpejt, ndërsa mendon se Kosova, si interes strategjik duhet të përcaktohet që Serbia të jetë më mirë.

Surroi ka sqaruar se është i nevojshëm një plan i realizueshëm që mund të implementohtet, ndërsa ka thënë se procesi i deritashëm i Brukselit është zhvilluar ashtu siç nuk është dashur.

“Për këtë nuk mund të fajësohen vetëm Prishtina e Beogradi”, ka thënë Surroi i cili angazhohet për një paradigmë të re të marrëdhënieve të Kosovës e Serbisë.

Marrëdhëniet e sotme ndërmjet dy vendeve Surroi i ka quajtur “gjendje e konfliktit të papërfunduar”.

Duke folur për Serbinë, Surroi e ka përkujtuar “riciklimin e gjuhës” nga mbledhje e Tetë e Komitetit Qendror të LK të Serbisë kur flitej për “të ashtuquajturit intelektualë ose për të ashtuquajturit demokratë”.

“Sot në Serbi dëgjohen fjalët i ashtuquajturi shtet, institucione të përkohshme, çdo gjë është e ashtuquajtur dhe nuk ka respekt bazik ndaj tjetrit, ndaj mendimit tjetër”, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.

Siç përcjell FoNet, Surroi Kosovën e ka përshkruar si “shtet feudal ku përqendrimi i forcës është në duart e një rrethi të caktuar njerëzish”, ndërsa mendon se “elitat e kriminalizuara kosovare përpiqen që diskursin ta bëjnë më modern se sa që janë vetë”.

“Edhe pse përdorin gjuhën e konfliktit, në fjalime publike nuk e mohojnë Serbinë dhe udhëheqjen e saj në mënyrën se si ajo bëhet këtu”, është cituar të ketë thënë Surroi.

Edhe pse procesi i Brukselit nuk është zhvilluar si duhet, dhe kjo jo vetëm për shkak të Beogradit e Prishtinës, Surroi është i bindur se “do të ishte kohë e humbur rinisja e të gjithave nga fillimi”.

“Ka qenë krejtësisht e gabueshme hyrja në bisedime me “letrën blanko në të cilën secili mund të shkruajë ç’të dëshirojë”, ka vlerësuar Surroi ndërsa mendon se bisedat duhet ngrehur në nivel më të lartë dhe se këtë e “kanë kuptuar lojtarë seriozë në Moskë, Washington, Londër, Berlin e Paris”.

Ka thënë se ky është edhe kuptimi i mesazhit të nënsekretarit amerikan Davide Hale se tani është “rasti unik që të zgjidhet problemi”.

“Është animuar edhe presidenti amerikan që të përfshihet, të dërgojë letra dhe kjo e krijoi momentumin e pjesë e politikës është edhe momentumi i vërtetë”, ka vlerësuar Surroi.

Ka pohuar se Vuçiqi e Thaçi në ndërkohë janë përpjekur me shpejtësi për këmbim territoresh, gjë që, sipas tij, është skenar i tmerrshëm, i pazbatueshëm, “sepse ne në Kosovë e kundërshtojmë, edhe shumica serbe e edhe shumica shqiptare”, ka thënë ai.

“Nëse korrigjimi i kufijve vetëkupton numërimin e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë, atëherë fjala është për korrigjim etnik dhe përpjekje për t’i hequr qafe serbët e shqiptarët dhe të jetojmë në meset homogjen”, ka dëshmuar Surroi.

“Ky është skenar i tmerrshëm, me të cilin kemi pasur përvojë në Bosnjë e në Kroaci”, ka tërhequr vërejtjen ai dha ka porositur se “projekti duhet të jetë i zbatueshëm e të ketë mundësi implementimi” pasi tashmë kemi marrëveshjen e Brukselit që nuk mund të implementohet”.




“Për shembull, ka qenë joserioz nënshkrimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe pastaj të mos zbatohet. Kemi njeriun joserioz që nënshkruan gjëra pa përgjegjësi”, ka thënë Surroi.

I pyetur për deklaratën e Federica Mogherinit se marrëveshja Serbi-Kosovë do të verifikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai është përgjigjur se Bashkimi Evropian, një herë e arritur Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet ta kthejë atë në Asamble të Përgjithshme të OKB-së e pastaj edhe në KS të OKB-së, meqë mandatin për këto negociata e ka marrë nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Për këtë duhet të njoftohet Këshilli i Sigurimit, ka saktësuar Surroi i cili mendon se BE-ja i ka lëshuar krejtësisht frerët në negociata.

Ai ka thënë se vizitat dhe këshillimet e shpeshtuar nga shtete të ndryshme tregojnë se ka filluar faza e “ngrohjes për diçka më serioze”.

Çelësi është “bërja e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe gjetja e mënyrës që të mundësohet krijimi i hapësirës së lirisë në gjithë rajonin në vend të hapësirës së konfliktit”, ka theksuar Surroi.

Ai ka thënë se “është e nevojshme që rajoni të transformohet në një hapësirë të lirë komunikimi, respektimi të ndërsjellë, lëvizjes së lirë të mallrave, konkurrencës së lirë, lirisë së investimeve”.

Gjithashtu, ka theksuar se është me rëndësi që vetë procesi i bisedimeve të bëhet më i fuqishëm, më kreativ, më inteligjent, më përgjegjës dhe të shikohet se kush “brenda BE-së ngrihet në nivel më të lartë”.

Surroi parasheh që kjo sigurisht nuk do të ndodhë me këtë Komision Evropian por me të riun që do të formohet pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

“Duhet që dikush serioz ta përcjellë këtë proces, e nëse ai nuk përfundon brenda vitit, aq më mirë”, ka thënë Surroi duke thënë se qëllimi nuk duhet të jetë koha, por cilësia e marrëveshjes.

“Neve BE-ja nuk mund të na i zgjidhë marrëdhëniet e ndërsjella, hyrja në BE, edhe në skenarin më të keq për 20 ose 30 vjet, është vetëm vlerë e shtuar”, ka saktësuar Surroi.

“Hyrja në BE nuk na e heq përgjegjësinë për ta gjetur zgjidhjen dhe për ta përfunduar konfliktin, sepse kjo është nevojë e brendshme e shoqërive tona të cilat ky konflikt po bren nga brenda”.

I pyetur se kush në Kosovë ka kapacitet të hapë paradigmë të re në marrëdhëniet e dy palëve, Surroi ka përmendur “shoqërinë civile, mediet dhe një pjesë e opozitës që e kupton këtë”.

Ai ka thënë se shoqëria kosovare është më e ndryshme nga ç’shihet prej Beogradit dhe se pos kapadainjve e fjalimeve jo inteligjente, ka shumë njerëz të arsyeshëm e të mençur.

Surroi nuk e di çfarë ka llogaritur Haradinaj kur ka vendosur për taksën, por ka vërejtur se me këtë vendim janë pajtuar të gjithë e edhe Thaçi, ndërsa mendon se ajo është ilustrim i “gjendjes anormale”.

“Po e tillë është edhe Platforma, e cila miratohet pas kaq vite bisedimesh joserioze në Bruksel për të cilat janë fajtorë janë jo vetëm Beogradi e Prishtina, por edhe BE-ja e ndërmjetësimi i saj”, ka thënë Surroi.

Nga njëra anë, ka shtuar ai, ka pasur iluzione se ndonjë tregtie e lirë do të normalizonte marrëdhëniet, sepse eksporti i Serbisë në Kosovë është rritur, por marrëdhëniet nuk kanë qenë në përputhje me këtë.

“Përkundrazi, marrëdhëniet janë përkeqësuar dhe kemi arritur deri te moleri dhe ‘bandë, sikter’, përkatësisht te përshkallëzimi i retorikës të dy palëve gjë që tregon për nevojën që marrëdhëniet të zgjidhen në tërësi” ka thënë ai.

Surroi nuk mendon se Kosova merr qortime të buta nga SHBA-ja dhe vendet e BE-së për shkak të taksës, të cilën ai e sheh vetëm pjesë të mozaikut që duhet të ndryshojë”.

Ai mendon se “nuk është esenciale se si të hiqet taksa, por si të realizohet hapësira e tregtisë së lirë, e cila duhet të jetë pjesë e këtij procesi paqësor”.

Duke e sqaruar angazhimin për paradigmë të re në marrëdhënie, Surroi thënë se duhet dalë nga mantra “që fqinjit i ngordhtë lopa”.

“Sa për ilustrim, duhet dëshiruar që ‘Serbia ta fitojë Volkswagenin’, krahas një letre përkrahëse nga Qeveria e Kosovës, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina të cilat mund të jenë të interesuara për bashkëpunim e kooperim të ardhshëm”, ka thënë ai.

Në këtë kontekst, Surroi ka theksuar se “Kosova si interes strategjik duhet ta definojë që Serbia të jetë më mirë, që Serbia të jetë demokratike, e pasur, evropiane, prosperuese dhe e lumtur”.

Në fund, Surroi ka saktësuar se “interesi strategjik i Kosovës është që fqinji të jetë më mirë se sa që është, sepse kjo është mënyra që të realizohet liria rajonale në lëvizjen e njerëzve e të kapitalit, të mallrave dhe të investimeve”,ka thënë për  agjencinë serbe "FoNet".


****

Një publicist serb me emrin   Mirolub Petroviq, doktor i shkencave në filozofi,  ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e mediave vendase, pasi shfaqet në një video duke puthur flamurin shqiptar.

Mirolub Petroviq teksa ka komentuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, është shprehur se Gjergj Kastriot Skënderbeu është njëkohësisht edhe shqiptar edhe serb.

Rezultate imazhesh për Mirolub Petroviq

“Emri shqiptar dhe serb janë e njëjta gjë, ne jemi vëllezër. Edhe ne ashtu si shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve. Nëse do e dinim historinë, do ta kishim të qartë se termi serb dhe shqiptar kanë të njëjtin kuptim, sepse ilirët janë fise semite ose serbe: Në Indi semite u quajtën Sarmim, prandaj serbët dhe shqiptarët janë sinonime të njëri-tjetrit. Gjergj Kastriot Skenderbeu e dinte këtë", ka thënë Petroviq.
or.


Ai ka komentuar më tej edhe flamurin kuq e zi që mban në dhomën e tij, duke e cilësuar si flamur që nuk i përket armikut.

“Ky flamur që unë mbaj në dhomën time është flamuri i heroit tonë të famshëm. Ku ta shihni këtë flamur mos e shihni si një flamur të armikut. Unë e dua dhe e puth atë”, tha ai.


****

Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian


Ivanusha thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po e bëjnë të njëjtën.

“Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, raporton Tanjug.

Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit 2019, do të shqyrtojë drejtimin e lëvizjes së saj të re.


Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.


Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, ka demantuar të mërkurën spekulimet e mediave të Beogradit se Lubjana do të tërheq pavarësinë e Kosovës.

Në pyetjen nëse qeveria sllovene do të heqë dorë nga njohja e Kosovës, pyetje të cilën ia parashtroi në seancën parlamentare kryesuesi i Partisë Nacionale Sllovene, Zmago Jelinçiq, shefi i diplomacisë sllovene tha se qëllime të këtilla nuk ekzistojnë.


“Mendoj se kemi pasur bazë që Kosovën e kemi njohur si shtet”, ka thënë Cerar, dhe ka shtuar se Sllovenia është e vetëdijshme që në këtë hapësirë megjithatë ekzistojnë “disa çështje të hapura”, transmeton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

Sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Sllovenia e njohu pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2008, në kohën kur ky shtet po kryesonte presidencën gjashtëmujore të BE-së.

Në pyetjen e deputetit të Partisë Demokratike, pensionisti Ivan Hrshak, se cili është qëndrimi i Sllovenisë në lidhje me ngjarjet në Serbi, për protestat opozitare kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Cerar tha se Sllovenia me kujdes po e përcjell gjendjen dhe se është e shqetësuar.

Kujtojmë se ditë më parë, mediat në Serbi raportuan se deputeti slloven dhe nënkryetari i Partisë Kombëtare sllovene, Jani Ivanush, mendon se çnjohja e Kosovës është proces real edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.