“Tashmë e kam thënë se çdo gjë po ngjan në një shfaqje. Kosova do të shikojë si të reagojë, të heqë taksën por të mos dalë e turpëruar”, ka thënë Daçiq për televizionin “happy”.
Ai e ka vlerësuar qesharake deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ndarja e Kosovës është e mundur “vetëm përmes trupit ë tij të vdekur”.
“Kjo është qesharake. Ai i pari është për korrektim kufijsh sepse dëshiron t’i marrë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka thënë Daçiq.
Ka theksuar se korrigjimin si ide e ka paraqitur i pari presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq porse nuk ka pasur bisedime se kujt çfarë do t’i takojë.
“Amerika gjithmonë pyet çfarë mendon Rusia dhe kundërta. Bolton (John, këshilltar për siguri kombëtare), më ka pyetur se çfarë mendon Rusia. Lavrov (Sergej, ministër rus i Punëve të Jashtme), më ka thënë se më vonë e kishte pyetur Putinin (Vladimir, president i Rusisë) në Moskë”, ka thënë Daçiqi.
Ai ka thënë se pa Amerikën nuk mund të zgjidhet asgjë, por ajo aktualisht i ka problemet e veta.
“Po shohim se Biden (Joe)po hyn në garën për president, Biden, Obama (Barack), Clinton (Bill) kurrë nuk kanë dashur të flasin për këto gjëra, neve na shkon më për shumë për shtati kjo administratë. Vështirë se do ta zgjidhin problemin deri në fund të zgjedhjeve presidenciale amerikane”, ka thënë Daçiq.
Daçiq ka thënë se në Amerikë është bërë plani për përkrahjen e Kosovës në integrimet ndërkombëtare në të cilin qëllimet për sivjet janë anëtarësimi në Interpol, në organizatën Botërore të Doganave, UNESCO dhe në Këshill të Europës.
Ai ka theksuar se e përkrah qëndrimin e Kishë Ortodokse serbe nuk ka pavarësi dhe ndarje të Kosovës.
"Veçse a është kjo e mundshme dhe reale? Si do të luftojmë me kthimin sovranitetit – me durim, me luftë apo me refuzimin që në 10 vjetët e ardhshëm të hyjmë në Bashkimin Europian?, ka pyetur Daçiq në televizionin pink duke tërhequr vërejtjen se situata është shumë e ndërlikuar.
“Serbia do kompromis dhe nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Madje, edhe me çmimin se nuk ka anëtarësim në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës, porse a pajtohen të gjithë me këtë”?, ka pyetur Daçiq