2019-03-11

Taksa nuk hiqet,Hashim Thaçi e Kadri Veseli e sulmojnë gjeneralin e luftës dhe Heroin e Paqës Ramush Haradinajn në takim me David Hale

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Nga Flori Bruqi

Kosova në udhëkryq "ndërkombëtar"



Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, të cilët kanë takuar liderët e vendit lidhur me çështjen e taksës dhe dialogut me Serbinë.

 Gjatë fundjaves që lamë pas, në Kosovë qëndroi për vizitë nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale.

Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Kujtojmë se nënsekretari i shtetit David Hale i ka ftuar liderët e Kosovës që të flasin me një zë, sepse në këtë mënyrë pozicioni i Kosovës në dialog do të ishte më i fortë.

Hale shkurt tha :   “asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”. 

Z. Hale nuk ka dashur të komentojë nëse SHBA do të mbështesë zgjidhjet që do të bëheshin duke ndryshuar kufijtë në baza etnike.

Mesazhet që zt.David  Hale i dha  ishin aq të matura, aq larg prej çfarë u tha javën e kaluar, se është jashtëzakonisht problematike edhe për të nxjerr një titull të fortë. Ai nuk ka thënë që ushtria amerikane do të largohet. Ai nuk ishte i rreptë në çështjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ai nuk ishte dramatik as në kohën e mbetur për të përfunduar dialogun me Serbinë, që siç thuhet është fundi i këtij viti.


Rezultate imazhesh për david hale ne kosove

1.


David Hale, Zëvendëssekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Politike, vizitoi këtë të shtunë Kosovën me një mision të qartë: zhbllokimin e situatës së krijuar me taksën, e cila po ndërlikon jo vetëm Dialogun, por po rrezikon edhe raportet SHBA-Kosovë dhe interesat e të dyja vendeve.

Zt.David Hale, në një takim të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka kërkuar suspendimin e taksës dhe lëvizjen përpara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se SHBA e sheh këtë si një momentum të duhur.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se ky takim, i mbajtur në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, ka qenë i rëndë, pasi që zt.Ramush  Haradinaj nuk ka pranuar as kësaj radhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës amerikane, ndërkohë që  Hashim Thaçi dhe  Kadri Veseli janë pozicionuar përkrah SHBA-ve.

Këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi, duke komentuar raportimet për konfrontimet e liderëve përballë zyrtarëve amerikanë, ka thënë se ato nuk i shërbejnë zgjidhjes së kësaj situate dhe i bëjnë dëm Kosovës.


Rezultate imazhesh për david hale ne kosove

I pyetur nëse ky takim i  zt.David Hale me liderët kosovarë ka qenë i rëndë, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se nuk e di nëse ka qenë i tillë.


Por, ka shtuar se ka mundësi që është dukur i tillë për këshilltarët e kryeministrit, për një tjetër arsye.

“Takimi mund të konsiderohet i vështirë nga vartësit e Kryeministrit, sepse janë në një pozicion të kundërt me kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë  ministri i Shëndetësisë zt. Uran Ismaili

“Nëse ka qenë takim i vështirë, nuk është lajm i mirë për Kosovën. Takimet me administratën e SHBA-ve, si aleati ynë kryesor në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithmonë kanë qenë të mirëseardhura. Kjo është hera e parë që takimet tona me zyrtarët amerikanë po konsiderohen të rënda dhe ky vërtet është lajm i keq”, ka shtuar ai.

Zyrtarë të shumtë amerikanë, përfshirë Presidentin Doland Trump, insistojnë në suspendimin e përkohshëm të taksës dhe fillimin e procesit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë edhe si një interes të tyre strategjik në Ballkan.

E gjetur përpara një situate kur kredibiliteti i saj po vihet në pikëpyetje, SHBA thuhet se nuk do të ketë durim të pakufishëm dhe kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

“Mendojmë se Kosova ndodhet para një hapi kritik që ka të bëjë me një të ardhme me më shumë mirëqenie. Marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe e dobishme mes Serbisë dhe Kosovës është rruga për ta arritur këtë të ardhme, me zotimin për njohje reciproke në thelb të saj”, ka thënë David Hale për mediat kosovare, pas takimit.

Ai, po ashtu, ka rikujtuar se Presidenti Trump ua ka dërguar një letër udhëheqësve kosovarë dhe ka kërkuar nga ta që të flasin me një zë.



2.
Imazh i ngjashëm

Takimi i treshës më të rëndësishme në vend, Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe Ramush  Haradinaj, me përfaqësuesin e lartë amerikan, David Hale, ka kaluar në një atmosferë të tensionuar.

 Dy miqtë,Hashim  Thaci dhe Kadri Veseli, në mënyrë të organizuar e kanë sulmuar gjeneralin e luftës dhe Heroin e Paqës zt.Ramush  Haradinajn në takim me diplomatin e lartë amerikan zt.David Hale.

Është vështirë të kalojë një ditë që udhëheqësit e shtetit ta kalojnë në paqe me njëri tjetrin. As e shtuna nuk kishte pse ta prishte këtë traditë të shëmtuar.

 Madje kjo ishte edhe më e vecantë, Presidenti  Hashim Thaci dhe Kryeparlamentari  Kadri Veseli në takimin që  e kishin me nënsekretarin e shtetit amerikan, David Hale, nuk janë kursyer me sulme direkte ndaj kryeministrit  Ramush Haradinaj, i cili ishte gjithashtu prezent në takim.
Mediet kanë  kuptuar që në takimin e sotshëm në mëngjes, me zyrtarin e lartë amerikan, sulmet ndaj Ramush Haradinajt i ka filluar Presidenti  Hashim Thaci, duke thënë, në mes tjerash, që taksa e  Ramush Haradinajt po e bllokon dialogun, por jo edhe mallrat serbe, të cilat sipas  Hashim Thacit po futën kontrabandë në Kosovë.


Ramush Haradinaj në këtë takim,  ia ka konfirmuar z. David Hale qëndrimin e mëhershëm të tij që taksa nuk do të hiqet, për sa kohë ai është kryeministër dhe për sa kohë Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Qëndrimet e diplomatit të lartë amerikan, në këtë takim, mësohet që kanë qënë shumë të matura. 

Aty nuk është përdorur, nga ai, ndonjë gjuhë agresive, sic ka qënë rasti në vizitën e para disa ditëve të dy ish zyrtarëve amerikanë të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Befasues në këtë takim të sotshëm thuhet të këtë qenë qëndrimi jashtëzakonisht i ashpër i  Kadri Veselit ndaj  Ramush Haradinajt. 

Kadri Veseli e ka akuzuar  Ramush Haradinajn se po bën fushatë zgjedhore me taksën. 


Imazh i ngjashëm


Nga ana e tij zt.Ramush Haradinaj, sipas burimeve të medieve , i ka thënë diplomatit amerikanë se në këto takime të përbashkëta ai po merr pjesë në shenjë të respektit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo për t'u ulur së bashku me dy udhëheqësit e tjerë të Kosovës.


Kjo duket të jetë pika më e ulët e raporteve në mes të  Hashim Thacit dhe Kadri Veselit në njërën anë dhe zt.Ramush Haradinajt në anën tjetër. 



Tashmë nuk ka asnjë dyshim që dyshja   Kadri Veseli -  Hashim Thaci janë të koordinuar jashtëzakonisht mirë për t'u marrë me zt.Ramush Haradinajn, si brenda edhe jashtë Kosovës. 

Është e pamundur të imagjinohet se si do të reflektohen këto qëndrime në zhvillimet e brendshme politike në vendin tonë. 

Hashim Thaci dhe Kadri Veseli ose do të duhet ta kapërdijnë kokëfortësinë e gjeneralit Ramush Haradinajt lidhur me taksën, ose të provojnë rrëzimin e tij për ta cuar vendin në zgjedhje, ose një riformatim të qeverisë.

Gjatë fillimit të javës që po futemi në vendin tonë do të vijnë për një vizitë edhe dy këshilltarë për politikë të jashtme të Angela Merkelit, kurse fill pas tyre në Prishtinë do të qëndrojë edhe drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. 

Nëse as gjatë kësaj jave gjërat nuk qartësohen atëherë ka mundësi që Kosova do të zhytet në një krizë të thellë të brendshme.



3.



Ndërsa sot Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq alias Aleks Musliu ,  ka drejtuar kritika dhe akuza ndaj Prishtinës, pas votitmit të Platformës për Dialogun e Brukselit.

Sipas tij dialogu nuk mund të vazhdojë bazuar në atë platformë siç pretendojnë në Prishtinë.

“Ne asnjëherë nuk i jemi shmangur dialogut, por nuk lejojmë të na trajtoni për budalla, këtë film nuk do ta shihni’, është shprehur kreu i shtetit serb., shkruan rts.

“Kot jeni nisur, nuk do ta shihni atë film “, ka thënë  Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Smederëvë në kuadër të fushatës së tij.

Presidenti serb ka thënë se nuk mund të kthehet Serbia në dialog duke e pranuar një platformë të tillë ku duhet të pranojmë se Kosova është shtet i pavarur, të themelojmë një gjykatë të veçantë vetëm për serbët që kanë kryer krime lufte e që akuzohen se kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe të formojmë një komision ku do të vlerësohet se sa duhet t’i kompensojmë Kosovës.


Ndër të tjera presidenti i Serbisë ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit, si dhe për vendimin që ka ndërmarrë Kosova në vitin e kaluar për taksë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij këto gjëra po ndodhin si pasojë e mbështetjes së ndërkombëtarëve për Kosovën.

Deri tani kushti i vetëm i Serbisë për t'u kthyer në dialog ka qenë heqja e taksës ndaj produkteve serbe.


4.

Sot , Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku i është përgjigjur shkurt deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se shteti i tij janë më i fuqishëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka postuar një foto me një mbishkrim ku shkruan: “Një “bandite” nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”.

Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, Vuçiq ka thënë se Serbia e ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të bëni nga ne budallenj, këtë film nuk do ta shihni. Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.


Tutje ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës dhe atë më një ton dhe gjuhë kërcënuese për Kosovën.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.


5.


Ideja për ndryshimin e kufijve të Kosovës, si opsion i cili do të mundë të përfshihej në një marrëveshje të arritur në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, nuk është kurrsesi e vdekur, ndonëse shumë diplomatë evropianë pranojnë se ajo është një ide e rrezikshme dhe shumë pak e dëshirueshme.

Duket se mbështetësit fillestarë të kësaj ideje, presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, pastaj përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini me bashkëpunëtorët e saj të përfshirë në dialog, si dhe komisari Johanes Hahn, nuk kishin llogaritur në rezistencë kaq të madhe dhe të prerë jo vetëm në Kosovë, por edhe brenda vetë Bashkimit Evropian për këtë ide.

Disa diplomatë evropianë,  besojnë se krejt kjo ide, e pamatur, ka ardhur si përpjekje për t’i dalë në ndihmë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që, siç thonë, “dhe ai të marrë diçka dhe Serbia të mos duket si humbëse”, në mënyrë që ta ketë më lehtë një lloj njohje të Kosovës.

Të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ide, nga ana e BE-së nuk janë njerëz që kanë ndonjë përvojë të madhe nga Ballkani. Prandaj kanë menduar që të dy presidentët “pa problem të madh” të fitojnë mbështetjen në shtetet e tyre përkatëse për këtë ide. Dhe këtu u kanë dalë llogaritë e pabazuara...

6.


Marrëveshja: Modifikim apo përshtatje e kufijve të Kosovës


Rrallëherë po shihen së bashku. Madje, edhe marrëdhëniet në mes të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt janë tensionuar.


Shkak për këtë është bërë qëndrimi i kryeministrit të vendit, në lidhje me idenë e presidentit për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri sa presidenti është në favor të korrigjimit, shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj është totalisht kundër, madje këtë çështje e quan ide të vdekur.

Por, tensioni mes tyre duket se nuk ka të ndalur.

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese në vendim të qeverisë të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj.


Rezultate imazhesh për presidenti serb ne rroba cetnike

Presidenti po kërkon të dijë se a është kushtetues vendimi i qeverisë për bartjen e pronave të Agjencisë së Privatizimit në administrim të komunave.

Bile për këtë çështje ka kërkuar interpretim të nenin 92 paragrafi 4 dhe 93 paragrafi 4 të Kushtetutës.

Zyra e Presidentit:

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që vendimet t’i merr në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet. Në rastin konkret nuk kemi ligj për prona publike, por prona e paluajtshme e Republikës së Kosovës, është barttë në shfrytëzim të Komunave, me vendim të qeverisë. Procedura me legjislacionin në fuqi për kthimin e pronave nga Komunat, tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave, përcakton se Agjencia Kosovare e Privatizimit është autoritet që e merr Vendimin për aprovimin e kërkesave të parashtruara nga autoritetet lokale.

Për këtë çështje ende nuk është deklaruar vet kryeministri Ramush Haradinaj.
Aktualisht ai gjendet jashtë vendit, në një vizitë zyrtare në Austri.

E për këtë kërkesë të presidentit të vendit, është deklaruar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i PDK-së.

Ky thotë se do të respektohet çdo vendim i gjykatës.

"Në qoftë se ka probleme me zbatimin e ligjit, mund të siguroi si lider i këtij koalicioni që do të ketë 100% zbatim të ligjit, dhe gjithçka që do të nxjerr gjykata kushtetuese do të respektohet", deklaroi Veseli.

Megjithëkëtë  zt. Kadri Veseli ka përgjigje interesante, kur flet për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës.

"Koalicioni do të qëndrojë për aq sa është interesi dhe nevoja e qytetarëve të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat tona", përfundoi kryeparlamentari zt.Kadri Veseli.

Ndërkohë ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nëse këto vendime të qeverisë mbesin në fuqi dhe fillojnë të implementohen, atëherë është fillimi i zbatimit të idesë së Serbisë për Republika Srpska në Kosovë...


Prishtinë,11.3.2019

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...