Në një intervistë për media italiane “Il Messagero”, ish-kryeministri shqiptar Prof.Dr.Sali Berisha është shprehur se nëse Rama nuk do japë dorëheqjen atëherë qytetarët do ta vrasin dhe do ta hedhin në lumë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar edhe më tej tonet pas protestës së dhunshme të opozitës.
Në një intervistë për “Il Messagero”, Berisha është shprehur se nëse Kryeministri Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen, atëherë qytetarët do ta vrasin dhe do ta hedhin në lumë.
“Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatisjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqën sociale në Shqipëri.
Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë.” është shprehur Berisha
Sa i përket reagimit të komunitetit ndërkombëtar që ka dënuar dhunën e treguar në protestën e së shtunës, Berisha është shprehur ndërkombëtarët e kanë dënuar dhunën, por se sipas tij por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës.
Sipas Berishës, rrugë tjetër nuk ka dhe protestat do të vijojnë deri sa të pranohet kërkesa e demokratëve për qeveri tranzitore.
Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama në një intervistë të tij për “Corriere della Sera” ka nënvizuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.
Në një pjesë të intervistës Berisha thotë se opozita ka bërë të gjitha lëshimet dhe ka pranuar të gjitha kompromiset e mundshme duke firmosur marrëveshjen politike të majit 2017 me qeverinë.
Por nëse kujtojmë ishte qeveria ajo që lëshoi opozitën pas kërkesave të saj të vazhdueshme, duke i dhënë edhe ministra teknikë.
****
Nje ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, ish kryemisnitri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha, kishte nje thirrje për socialsitët në vend.
Sali Berisha, tha se Edi Rama në pushtet është rrezik kombëtar.
Sali Berisha: "Unë i bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme. Ata duhet ta dijnë se unë kam konstatuar më 16 dhe dje në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990- 1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. I bëj thirrje socialistëve të mos nënvlerësojnë situatën, sepse në mënyrë absolute ndëshkimi popullor për Ecdi Ramën do të jetë tepër i sigurtë. Ndaj ti thërrasin mendjes. Ky është një revolucion i nisur nga studentët tani e kanë marrë fjalën qytetarët. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Ik! Ik dhe vetëm ik! Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largone nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës"
***
Duke komentuar videon që Edi Rama i ka dërguar diplomatëve lidhur me të, Sali Berisha tha se po shkohet drejt konfrontimit civil dhe socialistët duhet ta largojnë kryeministrin me patjetër.
Prof.Dr.Sali Berisha: "Situata në rrafshin social dhe politik është eksplozive. Po shkohet drejt konfrontimit civil jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese mori funksionet e saj dhe tregoi se nuk njeh Kushtetutën në këto kushte veprimi që bëri opozita ishte veprimi historik absolutisht i detyuar dhë asgjë tjetër. Veprimet puciste të maxhorancës e sollën vendin në këtë shkallë ndaj i bëj thirrje socialistëve largojeni të mos e largojë populli"
Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjedhje por zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, jua garantoj.
Një mesazh kishte edhe për ndërkombëtarët, duke u kërkuar atyre të vijnë dhe të monitorojnë zhvillimet në vendin tonë, pasi siç tha ai po keqinformohen.
Sali Berisha: "Unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm mos pranim për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në shesh betejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. I bëj thirrje të vijnë e të shohin realitetin këtu në Shqipëri"