2019-03-15

Kosova e (pa)varur nga 1912 ?




Serbia e ka humbur Kosovën që para vitit 1912

Aleksandar Vuçiq(Aleks Musliu)  e prezanton rikufizimin (me Kosovën – plotësim ynë) si hap historik, shikim nga e ardhmja, ndryshe nga siç e kuptojnë kryesisht forcat “retrograde”, opozitare, të cilat, ta rikujtojmë këtu, atij ia kishin lidhur duart kur ishin në pushtet, thuaj se Kosova nuk ishte humbur qysh para disa shekujsh.



Rezultate imazhesh për aleksander vucic


Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç


Përfundimtar ndodhi më 1912, kur “çlirimin” e Kosovës, siç u festua në Serbi, shumica shqiptare e përjetoi si “okupim” të ri, ndërsa Beogradi zyrtar as që u përpoq të ndryshojë këtë perceptim të shqiptarëve. 

Përkundrazi, me masa represive vetëm sa e rriti këtë ndjenjë të tyre se janë qytetarë të rendit të dytë.


Rezultate imazhesh për josip broz titip fadil hoxha


Vetëm politika e marshalit jugosllavë Josip Broz Titos, si një kroat që ishte, nëse kjo ka rëndësi, ua bëri të mundshme shqiptarëve të ndihen më të barabartë në RSF  Jugosllavi.

 Meqë ajo u shemb pjesërisht për shkak të nacionalizmit serb, shqiptarët s’kishin si të rrinin në një Serbi të tillë. 



Rezultate imazhesh për koqa popovic

Koça Popoviq


Siç kishte thënë Koça Popoviq, “me përpjekje të mëdha, nga shqiptarët e Kosovës u bë të krijojmë jugosllavë, por nuk ka aso përpjekjesh me të cilat do të do të mund të krijonim serbë prej tyre”.


Rezultate imazhesh për sllobodan millosheviq

Sllobodan  Millosheviqi

Fundja, Aleksanadr  Vuçiq ishte pjesë e politikës së kryeçetnikut serb Sllobodan  Millosheviqit e cila i largoi përfundimisht shqiptarët nga Serbia. 

Më vonë, si një nga liderët e radikalëve serbë, derisa sa ishte në opozitë, kishte sulmuar ashpër përpjekjet e autoriteteve të DOS-it të atëhershëm që të negocionohej me liderët shqiptarë.


Ish presidenti i Serbisë, Profesor Dr. Boris  Ljuba Tadiq, ishte anatemuar vetëm pse kalimthi në aeroport ishte përshëndetur me Hashim Thaçin.


Aleksndar  Vuçiq, ndërkaq, tash  6 vjet negocion me atë Thaç, duke e prezantuar këtë si një shkathtësi shtetare e largpamëse.

Ka shumë shembuj standardesh të tilla të dyfishta në politikën e presidentit të Serbisë. 

Fundja, deri në prill të këtij viti thoshte se kushdo është për ndarje të Kosovës, ose mbështet qëndrimin se ajo nuk është serbe – “është tradhtar”.


Imazh i ngjashëm

 Është enigmë e madhe se çfarë ndodhi brenda një afati kaq të shkurtër. 

Ndoshta njëmend dikush nga bashkësia ndërkombëtare, duke e parë se negociatat e deritashme midis Serbisë  e Kosovës nuk çojnë
 askund, e kishte kuptuar se Serbisë duhet t’i bëhet një lëshim çfarëdo qoftë që të mund të pranojë realitetin e ekzistimit të Kosovës si shtet.

Rezultate imazhesh për aleksander vucic

Në favor të kësaj flasin deklaratat e sekretarit  të shtetit të SHBA-së , John Bolton dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini.

 Njëherësh, Aleksandar  Vuçiq ka parë se po skadon afati për arritjen e marrëveshjes detyruese me Kosovën, pa të cilën nuk ka vazhdim të integrimit europian të Serbisë, prandaj me tregimin për “korrigjim” kufijsh të tërhiqet vëmendja nga thelbi dhe përmes “kapixhikut”, duke e prezantuar si një sukses të madh – të pranojë atë që shumëkush në Beograd  ende nuk është gatshëm ta “përpijë”, dhe kjo është Kosova shtet i pavarur.

Flori Bruqi





Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...