FLORI BRUQI:
Hasan
Prishtina tha:
Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona
Më 1771, një plak me emrin Haxhi Ali Berisha, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri.
Ishte Ali Berisha nga Polanci i Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familje që vdiq dhe u varros në Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin.
Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mamuti la një djalë, Zejnullah bej Vuçitërnën. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin.
I ati, Ahmeti, në ortakëri me Ismail pashë Dibrën duke kontraktuar nozullimin e ushtrisë otomane, grumbulloi pasuri tepër të madhe në pak vjet. Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873, por ka edhe mendime se ai ka lindur në vitin 1878. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polanci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse nga ky vit, kur zgjedhet deputet i Prishtinës në parlamentin turk, nënshkruhet Hassan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e fshatarëve të vet.[2]
Jeta
Mësimet e para (mejtepin) dhe disa klasë të progjimnazit (iptida) i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Qysh si nxënës u tregua i vrullshëm dhe i guximshëm, duke kundërshtuar disa herë hoxhën. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafëz Arifin, nga i cili edhe u frymëzua me ide atdhedashurie.
Meqë mësonte mirë dhe kishte mundësi materiale, ai do të vazhdonte shkollimin ne gjimnazin grek të Selanikut ku do ta mësoi edhe gjuhën frënge e do të njihet me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj[3]; dhe në Stamboll, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike.
Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane, sidomos sa ishte në Selanik. Ishte ithtar i ideve të Revolucionit Francez (1789-1794). Të gjitha këto u gërshetuan harmonishëm me edukatën e tij të lartë e të thellë familjare, me shumë tipare atdhetare duke formuar kështu një personalitet liridashës.
Ai njihte shumë gjuhë: anglishten, arabishten, çerkezishten, frëngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten.
Brenda një kohe të shkurtër zuri pozita të rëndësishme në administratën turke dhe arriti të bëhet edhe kryekonsull në shtetin e Turqisë.
Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarë të dalluar dhe do të lexojë shpirtërisht veprat e vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj.
Veprimtaria politike 1908-1912
Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Kjo periudhë e viteve, për atdhetarin e madh Hasan Prishtina, do të jetë vendimtare në kthesat historike kombëtare të popullit shqiptar. Ai do të bëhet njëri ndër protagonistët kryesor që do të godiste fuqishëm themelet e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare, por edhe ta largonte atë përfundimisht nga Shqipëria.
Ky veprimtar i palodhur u bë edhe më i njohur pas vitit 1908, kur u zgjodh deputet i Prishtinës në parlamentin turk. Njëkohësisht, ai dha një kontribut edhe në Revolucionin Xhonturk.
Dihet se trojet shqiptare ishin ndër vatrat kryesore të këtij revolucioni, që rezultoi me kthimin e Kushtetutës (Hyrietit) dhe me disa premtime boshe. Kjo lëvizje, e ndikuar nga revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit 1789, huazoi prej tyre devizën e njohur: Liri, Barazi, Vëllazëri, e cila u përdor si mjet propagandistik për arritjen e qëllimeve politike .
Në kohën kur u formua Klubi “Bashkimi” i Shkupit, Hasan Prishtina do të ishte pjesë e këtij klubi. Mirëpo, Turqit e Rinj penguan veprimtarinë e klubeve dhe të shoqërive shqiptare. Edhe kësaj radhe për shqiptarët nuk pat asgjë të re, përpos shtypjes dhe shkatërrimeve.
Kjo e mundonte shumë Hasan Prishtinën. Sidomos, në kohën e ekspeditave të Xhavit Pashës kundër kryengritësve shqiptarë, në vitin 1909, e acaruan gjendjen edhe më shumë . Situatë e tillë mbretëroi edhe në pranverë të vitit 1910. Vala kryengritëse shqiptare kundër Turqve të Rinj u shua me gjak.
Deputetët shqiptarë ngritën zërin kundër këtyre gjakderdhjeve e shkatërrimeve barbare. Më i zëshmi në këtë drejtim ishte Hasan Prishtina, i cili me diskutimet e tij të zjarrta trazoi gjithë parlamentin.
Kështu, ai vendin e deputetit e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Ai duke qenë një nga përfaqësuesit më të përparuar dhe më largpamës të forcave atdhetare, qysh në fillim, së bashku me deputetët shqiptarë si: Ismail Qemali, Shahin Kolonja etj., formojnë grupin opozitar.
Hasan Prishtina ishte mjaft i arsyeshëm në fjalimet e tij para deputetëve dhe godiste drejtpërdrejt qeverinë e Turqëve të Rinj.
“Në radhë të parë dua të theksoj se nga kjo tribunë (...) do të flas jo si mbrojtës dhe partizan i shqiptarëve, por si njeri që mbron një të vërtetë, madje një të vërtetë në kuptimin e saj shumë të gjerë. Do të flas, jo duke iu nënshtruar ndjenjave të mia, por asaj që më urdhëron ndërgjegjja”, thoshte ai në një replikë që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme dhe me deputetë të tjerë shovinistë.
Në kohën kur kishte rënë kabineti i Hilmi Pashës, e që në vend të tij ishte formuar kabineti i ri i Haki Pashës, prapë edhe kjo qeveri ishte antishqiptare.
Në kohën kur një deputet turk kishte folur keq për historinë e shqiptarëve, Hasan Prishtina kishte reaguar duke i thënë atij se “Nuk e njeh ti historinë e tij... dhe nuk zbres nga kjo tribunë pa e nxjerr gjithë mllefin e qenies kombëtare
. Populli im, në asnjë shekull nuk ka vuajtur, siç po vuan sot. Mbi trungun e tij të hepuar derdhen stuhitë aziatike. Edhe rrahin ta shkulin me rrënjë. I mohohet ta ketë dhe ta ruajë botën e vet, e cila e ka zanafillën prej atëherë, kur ju nuk ishit fare...”. Edhe qarqet politike e publicistike serbe ndihmonin politikën antishqiptare të Haki Pashës.
Atyre, më shumë se gjithë të tjerëve u konvenonte pengimi i përparimit të kombit shqiptar dhe shtypja mizore e kryengritësve që kishin kapluar vendin. Sigurisht, mirëpritnin ekspeditat e Xhavit Pashës kundër shqiptarëve . Kryengritja e vilajetit të Kosovës, që shpërtheu në prill të vitit 1910 u shua me gjak nga mbi 50 000 forca të armatosura osmane.
Kjo e kishte tmerruar Hasan Prishtinën, i cili u ngrit në seancën parlamentare dhe kërkoi që të shpërndahej menjëherë kabineti i Haki Pashës, i cili mbante përgjegjësinë për ngjarjet tragjike. Nga fjalët e tij mbrojtëse për kryengritësit u kuptua se ai ishte ideologu i tyre, prandaj gjyqësia turke e dënoi me vdekje. Mirëpo, sulltan Mehmet V Reshit, e amnistoi.
Më 3 mars të vitit 1911, Hasan Prishtina duke përkrahur kryengritësit shqiptarë, parashtroi edhe kërkesat kombëtare të tyre, të cilat u refuzuan nga Turqit e Rinj. Këto kërkesa u përkrahën edhe nga deputeti shqiptar në Parlamentin turk, Ismail Qemali. Ministrat u zemëruan keq.
Një deputet, Dervish beu nga Serezi i Maqedonisë, e kishte goditur fizikisht Ismail Qemalin. Hasan Prishtinës i erdhi aq keq saqë i kërkoi dyluftim deputetit. Mirëpo, ndërhyri Ismail Qemali: “Biro! Ti i duhesh Shqipërisë!”.
Ai e ndëgjoi atë dhe iu drejtua masës në parlament: “...ta dini se kjo ngjarje do të sjell gjëra shumë të liga!” . Edhe pse pas zgjedhjeve të reja u zgjodhën disa deputet shqiptar, Hasan Prishtina e vazhdoi veprimtarinë e tij për lirinë e kombit. Ai denoncoi paudhësitë shoviniste të xhonturqve ndaj shqiptarëve. Duke ditur karakterin e tij, qeveria xhonturke i ka ofruar Hasan Prishtinës 2000 lira vetëm të mos bëhet deputet.
Mirëpo, ai u bënte thirrje shqiptarëve të Prishtinës, të Mitrovicës, të Gjilanit, të Preshevës e të Novi – Pazarit të zgjidhnin deputet Hasan Prishtinën. Dhe, në këto zgjedhje, prapë u zgjodh Hasan Prishtina, madje me forcën e popullit.
Hasan Prishtina, njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në fillim të janarit të viti 1912 në takimin që pati me konsullin austro – hungarez në Selanik deklaroi se pakënaqësia kundër regjimit xhonturk manifestohej kudo në Shqipëri.
Meqenëse kërkesa e deputetëve shqiptarë për zbatimin e reformave nuk u pranua nga qeveria xhonturke, Hasan Prishtina, i cili u shqua për guxim nga deputetët e tjerë e shtroi përsëri këtë çështje në seancën e parlamentit turk më 11 janar 1912. Ai dënoi terrorin që ishte ushtruar mbi popullin shqiptar gjatë kryengritjes së Kosovës. Ai iu kërcënua qeverisë me kryengritje të re, nëse nuk do të zbatoheshin reformat në Shqipëri. Në parlament luftoi për të drejtat e shqiptarëve, për njohjen zyrtare të kufijve të Shqipërisë, për hapjen e shkollave shqipe, për administratën shqiptare në Vilajetet shqiptare, që ushtria shqiptare të shërbejë në Shqipëri me oficerë vendas, etj.
Kontributi në arsim
Përpjekjet e tij për shkollën shqipe përbënin një krah të luftës së përgjithshme për lirinë kombëtare shqiptare. Në këtë luftë ai mëtonte për literaturën në gjuhën shqipe, për fitoren e alfabetit latin dhe për shkolla shqipe fillore, të mesme e të larta.
Në kohën kur kishin filluar të formoheshin klubet shqiptare, me shkollën shqipe në vilajetin e Kosovës u mor Klubi Shqiptar i Shkupit, i formuar në gusht të vitit 1908 me kërkesën e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Nexhip Dragës, Bedri Pejanit etj. Ndër aksionet e mëdha të këtij klubi ishte inicimi i Kongresit të Alfabetit Kombëtar. Kështu, më 14-22 nëntor 1908, në Manastir, u mbajt Kongresi i Alfabetit. Mirëpo, me gjithë vështirësitë që hasi ky Kongres, veprimtaria për realizimin e synimeve kombëtare nuk u ndal.
Dha kontribut të madh në hapjen e shkollave shqipe si dhe në hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit më 1909 ku do të dërgonte djem nga Kosova e Dibra duke u ndihmuar edhe financiarisht, ku drejtor ishte Luigj Gurakuqi[3].
Nga mirënjohja dhe nga një frymëzim i lartë për kontributin e Hasan Prishtinës, Luigji do të shkruaj:
«Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkelqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë Hasan be Prishtina në fushë atdhesie... brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshmë, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, kaa me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!»[4]
Në vitet 1908-1912 së bashku me Esat Toptanin, Isa Boletinin, Bajram Currin, ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqës. Qysh nga janari i vitit 1912 ai do të mbajë mbledhje të fshehta së bashku me Ismail Qemalin, në lagjën «Taksim» të Stambollit dhe do të vendosin për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri. Për këtë vendosmëri e kishte paralajmëruar edhe Parlamentin otaman, kur ky(Parlamenti) nuk merrte parasysh kërkesat e deputetëve shqiptarë, kërkesat e drejta të tyre për një autonomi të Shqipërisë, ku ndër të tjera deklaron:«…një ndër të parët që do marrë në dorë flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndër të parët do të jem unë».
Kështu gjatë pranverës së atij viti fillon përgatitjet e një kryengritje me karakter të përgjithshëm kombëtar duke u lidhur me besa–besë me tribunët popullorë, Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin, Ahmet Delinë, Mehmet Pashë Deralla, kushëririn e vet Zejnullah Begu, etj. Pas një lufte, me betejat triumfale midis 5 majit-18 gushtit 1912, kryengritësit shqiptarë në krye me Hasan Prishtinën e çliruan Vilajetin e Kosovës. Toskë e Gegë ia besuan ngritjen e flamurit kombëtar në Shkup më 12 gusht 1912.
Me marrjen e Shkupit, kryengritësit shqiptare i çliruan te burgosurit qe ishin mbi 1 000 vete, e shtinë ne dore post telegrafin dhe suspenduan shume qeveritarë dhe administratorë turq dhe përkrahës te tyre ne Shkup dhe shumë qytete tjera të Vilajetit të Kosovës.
Me 18 gusht pas një zhagitjeje të gjatë të përgjigjes qeveria turke doli zyrtarisht se i pranon 12 pika nga 14, kërkesat e njohura me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinës”, sa kërkonin me marrëveshjen e Prishtinës kryengritësit shqiptarë.
Përçarja filloi të mbij mes krerëve të kryengritjes. Kryengritësit shqiptarë, ndonëse arritën ta çlirojnë Kosovë nga perandoria osmane, Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia… duke qenë kundër interesave shqiptare, intensifikuan fuqishëm aktivitetet e tyre diplomatike, për të penguar realizimin e formimit të një shtetit shqiptar (me kufij etnik) në Ballkan.
Në tetor 1912 shpallet lufta e parë Ballkanike, me pretekst çlirimin e vëllezërve të tyre. Në fakt, me anë të saj pretendoheshin territoret shqiptare. Hasan Prishtina, është burgosur më 26 tetor të vitit 1912, nga Ushtria okupatore serbe kur e pushtoi Shkupin. Ndërkaq, në fillim të vitit 1913, tre Qeveritë, ajo e Italisë, Anglisë dhe Austro-Hungarise me anë të një memorandumi kërkuan në mënyrë ultimative lirimin e menjëhershëm të Hasan Prishtinës nga burgu dhe ajo ndodhi.
U vendos Shqipëria "londineze". Në vitin 1913 është kthyer në Shqipëri dhe u ngarkua nga Ismail Qemali me detyrën e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kombëtare të Vlorës[5].
Gjatë Luftës së Parë Botërore ishte kthyer në Kosovë dhe duke shfrytëzuar rrethanat e kohës, nën okupimin e Austro-Hungarisë do të bëhet përsëri promotori i arsimimit të shqiptarëve duke hapur shumë shkolla anembanë Kosovës.
Gjithashtu, në mënyrë sekrete, pengonte rekrutimin e shqiptarëve në njësitë ushtarake austro-hungareze për t’i dërguar në frontin e Galicisë, kundër Rusisë. Dekorohet nga fundi i 1916 me urdhërin austro-hungarez të Franc-Jozefit, me shenjat e oficerit të madh (Gross-Offizier).
Gjatë kësaj kohe bëri përpjekje për të riaktivizuar Lëvizjen Kombëtare edhe në Shkup e rrethinë që ishte pushtuar nga Bullgaria, ku, më 1917, u burgos nga policia bullgare. Hasan Prishtina, do ta thejë dritaren e qelisë së burgut duke shpëtuar nga zhdukja e sigurt; në këtë rast do ta lëndojë rëndë njërën këmbë nga e cila do të vuajë shumë kohë.
Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" në Shkodër më 1918, të udhëhequr nga Hoxhë Kadrija (1878-1925) u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Në këtë komitet ishin edhe këta atdhetarë të njohur: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Pejani, Azem Galica, Elez Isufi, Sotir Peci, Sotir Kolea, etj.[3]
Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit.
Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e "Zonës neutrale" të Junikut nga forcat serbe, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb.
Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të qershorit të vitit 1924, luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion.
Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.
Në veprimtarinë e tij do të ketë pengesa të mëdha, si nga ana e shteteve ballkanike, Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, Bullgarisë, të përkrahura nga Fuqitë e mëdha, sidomos nga Rusia e Franca, dhe nga shqiptarë, nga Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, etj.
Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë atdheut. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", shkoi, së bashku me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e Bedri Pejanin në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.
Në këtë rast, Sotir Kolea, në gazetën dyjavore «L’ALBANIE», që dilte në Lozanë të Zvicrës në gjuhën frënge, do të shkruan më 19 janar 1919 shkrimin me titull: Une voix d’Albanie (Një zë i Shqipërisë), ku ndër të tjera do të thotë« …Dans l’appel si noblement et si virilement patriote qu’on va lire, c’est la voix de tout le peuple albanais, depuis des siècles assoiffé de liberté et d’indépendance, qui retentit. Dans les circonstances actuelles, notre peuple ne pouvait trouver d’interprète plus fidèle et plus autorisé que le groupe de patriotes qui se pressent autour de M. Hassan Béy Prishtina, signataire, en leur nom, de la supplique à M. Wilson.
…Në apelin aq fisnikërisht e me aq burrëri atdhetare që do ta lexojmë, është zëri i gjithë popullit shqiptar, i etur qysh me shekuj, për liri dhe pavarësi, zë që jehon. Në rrethanat aktuale, populli ynë nuk do të gjente përfaqësues më besnik dhe më me ndikim se grupi i atdhetarëve që janë rreth z. Hasan Bej Prishtina, në kërkesën që i bëjnë Z. Wilson, në emër të tyre.[3]
Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Financon "Ora e Shqipnisë" që Dom Lazër Shantoja nxirrte në Vjenë.
E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër regjimit të Zogut në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Çlirimit të Kosovës" i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional.
Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq t'a lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja.
Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë.
Kështu, vetëm në Vjenë, për vrasjen e Hasan Prishtinës, dërgohen, së paku pesë atentatorë që dihen: Pjetër Kallmeti (nëntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt 1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku në atë kohë, edhe Hasan Kosova. [6]
Në Paris i vdiq e shoqja, Igballja. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut[7].
Më 14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga Ibrahim Çelo, i cili kishte mbi gjashtë muaj që po e përcillte. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike.medina statovci
Vrasja
Kopja e gazetës "Μακεδονικα Νεα", vrasësin dhe kufomën e Hasan Prishtinës.
U vra më 14 gusht 1933 në Selanik nga një "mik" i tiji, Ibrahim Çelo. Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo.
Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit 4 herë, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar.
Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes.
Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.
Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.
Thënie personale
“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona”.[8]
“Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im.”
“Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!”[3]
“Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja!
Burim i të dhënave
^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005
^ Hasan Prishtina: Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912 ─ Shkodër, Shtypshkronja françeskane 1921
^ a b c d e Ideologu i Shqipnisë etnike
^ «Bashkimi i Kombit» nr. 25, 25. II.1910
^ E dyshimtë,- citat i nevojshëm.
^ Dr. Tahir Abdyli, f. 283
^ Verli, Marenglen: Nga Kosova për Kosovën, profile biografike, vëllimi i parë, Tiranë, 2006, f. 247
^ alb-shkencaKryengritja shqiptare e vitit 1915, - në internet prill 2007










Ti duhet të hash më pak, le të jemi të sinqertë!
është vetë faji i saj! Çfarë po mendonte - duke e lënë veten të arrijë 91 kile? Nuk është çudi që i dashuri i saj shikonte gra të tjera. Unë kurrë nuk kam qenë aq e trashë sepse edhe unë kam humbur peshë me çajin e dobësimit GoSlim këtë pranverë. 8 kg në dy javë - perfekte. Asnjë shenjë e vetme zgjatimi! Pse të vuani me dieta ose të torturoni veten me mbështjellje të çuditshme trupore???
Po, së pari ha derisa të peshosh një ton ... atëherë befasohesh që i dashuri yt juaj nuk po të propozon. Epo, nuk di çfarë të them, asnjë burrë nuk i pëlqen gratë me dhjamë!
Kam lexuar gjithçka dhe kam arritur në përfundimin se njerëzit janë bllokuar dhe nuk shohin atë që është e qartë, edhe kur shohin veten në pasqyrë. E kam fjalën për problemet. Edhe unë kam qenë kvshtu, fitova shumë peshë dhe kam përdorur GoSlim . Kam humbur mbi 18 kg. Është e vërtetë që shumë njerëz e torturojnë veten me dieta ose sport, sepse nuk besojnë në mjete të ndryshme mjekësore. Por nuk e dijnë kurrë derisa ta provojnë vetë.
Unë gati sa nuk qava kur lexova se si ai të propozoi - është kaq e bukur dhe egzistoka dashuria e vërtetë dhe çiftet e tilla!
është e mrekullueshme! Edhe unë do të doja të dukesha kështu pas fëmijës tim të dytë! Të lumtë!
Doja të pyesja, a bën GoSlim për të gjithë? Thjesht po pyes sepse nëna ime është 56 vjeç dhe nuk e di a bën për të?
Elvira, nëna ime humbi 12 kg në moshën 59 vjeçare dhe tani duket pothuajse si unë. Pra, mos u shqetëso sepse nuk ka asnjë efekt anësor, është 100% natyral - është e sigurtë.
Unë dhe gruaja ime humbëm peshë me GoSlim së bashku. Ajo e porositi atë kur ishte në dispozicion në vendin tonë. Ajo humbi 13 kg dhe unë pothuajse 18 kg. Ajo duket si modele tani dhe nuk ka aspak lëkurë të varur. Dhe barku im si thes është zhdukur - madje më mungon paksa!
Beni, të kujtohet ku e porositi gruaja jote? Si fillim, gjithçka duket mirë por ndeshesh me mashtrime të ndryshme dhe mashtrues, gjëra të tilla.
Ajo e porositi direkt nga faqja e internetit e prodhuesit, ka një buton jeshil në artikull. Ja lidhja: klikoni këtu dhe shkoni drejt e në faqen e duhur të internetit .
Është e mrekullueshme. Tani unë mund të ha ëmbëlsirën time të preferuar dhe të mos shqetësohem se nuk do të më bëjnë veshjet dhe fundet e mia deri në fund të javës))) Fantastike!
Kam humbur 12 kilogramë pas një muaji dhe 8 të tjera në dy muaj, dhe tani po mbaroj kurën e dytë me GoSLim . Unë mendoj se deri në fund të kësaj kure do të kem humbur në total 25 kilogramv - super për më pak se tre muaj. Mos i besoni marrëzirat që nuk mund të humbësh peshë pa dieta.
Alisa - mund të na tregosh foto para dhe pas? Jam shumë e interesuar!!!!
Sigurisht, nuk kam turp. Ja ku janë, dy foto para dhe pas .....
Oh të falënderoj!!! Meqë ra fjala, dukesh mirë edhe para kurës!!!!
Thuaja këtë burrit tim, i cili më la para gjashtë muajsh dhe u kthye një muaj më parë! Kur e pyeta pse mv la, ai tha se kurrë nuk do ta kishte menduar të largohej po të dukesha kaq bukur dhe atëherë….
Unë kam humbur vetëm 9 kg në një muaj. Jam shumë e mërzitur sepse prisja më shumë. Pra, 15-18 kg janë thjeshtë lloqe?
Më pëlqen që procesi i dobësimit është gradual dhe i qetë. Kam humbur peshë në mënyrë të qëndrueshme - rreth 3-4 kg në javë dhe në një muaj 12 kg! Nuk është keq, nuk mund të ankohem!
- GoSlim mbërriti dje. Fillova ta pi atë dhe kuptova që nuk kam më uri!!! Ajo bllokon në mënyrë të përsosur ndjenjën e urisë dhe tani po pres të shoh rezultatet. Edhe më pak se gjysmë kile në ditë do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për mua!
Linda, a mund ta tregosh pakon të lutem?
Gjë që bëhet, urdhëro...........

Kam pasur një përvojë mjaft të pakëndshme me këtë GoSlim . Unë nuk e përdor më dhe nuk e rekomandoj! Unë doja vetëm të humbas nja një kile, por përkundrazi, unë humba 7 kile dhe nuk doja të humbja kaq shumë! Nuk mund të bëja asgjë për ta ndalur. Fillova të ha më shumë dhe vazhdoja të humbja peshë. Tani jam duke u përpjekur të rifitoj peshën.
Pse jeni kaq të zemëruar, njerëz? Mos hani si lope. Është faji juaj. Dukeni si një thes i madh me dhjamë, etj. Kur shihni veten në pasqyrë çdo ditë, nuk e kuptoni që po ndryshoni. Një i mençur tha një herë - ju nuk e shihni të qartën as në pasqyrë. Unë mund të kontaktoj me atë vajzë. Jam e lumtur që Nina e zgjidhi problemin e saj. Ajo në fillim nuk e besoi, por nuk është çudi - ka kaq shumë “kura” dobësimi dhe 80-90% e tyre thjesht nuk funksionojnë. Ajo nuk mund ta dinte paraprakisht që GoSlim vshtë produkt i vërtetë. Dhe jo vetëm ajo - por shumë nga ne.
Kush nuk e din? Sipas mendimit tim, të gjithë e dinë tani! Fqinja im filloi të pijë këtë çaj në dhjetor. Ajo festoi vitin e ri me një fustan që mund t’i bënte vetëm 10 vjet më parë në rastin më të mirë! Ajo humbi 12 kilogramë në muaj. Të gjithë burrat tanë ia hedhin sytë asaj - ne po plasnim nga xhelozia.
Marku është kaq i ëmbël))) Nina duhet ta kishte bërë kohë më parë. Sigurisht, është faji i saj se s’ka i kujt të jetë tjetër? Ajo ishte xheloze dhe e zemëruar dhe sigurisht që do të ishte! Është e qartë se ai pëlqen vajzat e holla, çfarë i tha mendja asaj? Kena është këtu, të gjithë e dijnë për GoSlim tashmë. Ndoshta vetëm ata që nuk kujdesen për pamjen e tyre nuk e dijnë, por dhe kjo sepse ata nuk kërkojnë për mënyra se si të zbukurohen. Të gjithë ata që e donin atë çaj kanë humbur tashmë peshë me ndihmën e tij. Nuk është më çështje besimi - është çështje informacioni.