2020-09-15

10 Pasojat E Stresit-Pse Duhet Te Besh Dicka Per Ta Ndalur

 


Stresi eshte vrases i heshtur.

Cdo dite ne perballemi me situata qe na shkaktojne stres. Por kur keto situata shtohen dhe ndikojne negativisht ne jeten tone, duhet te marrim masa per ta parandaluar dhe per te larguar.

Ketu jane 10 pasoja negative qe sjell stresi ne jeten tone 

1-Gjenerohen shume ndjenja te pakendshme si tensioni, ndjenjat e paaftesise, zemerim, depresion, varesi nga te tjeret, dhe shume ndjenja te tjera negative.

2-Preukupimi me shqetesime reale dhe shpesh te ekzagjeruara, telashe, shqetesime mbi shendetin fizik, fiksime, xhelozi, dyshime, frike dhe fobi te ndryshme.

3-Shume crregullime emocionale lidhen me stresin, ato ose jane te lidhura me stresin ose e shkaktojne ate.

4-Probleme nderpersonale mund te shkaktojne ose te jene efekt i stresit.

5-Te jesh i lodhur eshte e zakonshme sepse stresi i thith te gjitha energjite.

6-Shume zakone negative si lenia e puneve pas dore dhe shume kohe e harxhuar ne perpjekje per te perballuar stresin dhe ankthin.

Ato mund te ndihmojne qe te qetesosh ankthin perkohesisht por ne paguajme nje cmim me te larte me kalimin e kohes.

7-Nje game e gjere e crregullimeve shkaktohet nga faktoret psikologjike. Ndoshta 50-80 % e te gjithe ankesave te trajtuara nga doktoret.

8- Stresi i larte shpesh here nderhyn ne performancene dikujt. Mund te shkaktoje performance te dobet ne shkolle ose ne pune. Nuk marrin vendime te gabuara, mund te ndodhin aksidente dhe ndonjehere edhe probleme seksuale.

9-Akthi dhe frika na shkaktojne ne qe te shmangim shume gjera qe ne zakonisht do ti benim me kenaqesi.

10-Shton ose bie ne peshe- Shume njerez mundohen te perballen me stresin ose ankthin duke e tepruar me ushqimin e cila con ne obezitet.

Disa njerez kur perjetojne stres e humbin oreksin dhe disa bien shpejt ne peshe.

Tani qe u njohem me pasojat cfare mund te bejme qe te reduktojme stresin?

Ketu jane disa strategji efektive qe mund te t’ndihmojne:

Merru me dicka

Eshte e veshtire te shqetesohesh ndersa je duke bere dicka qe kerkon te vrasesh mendjen dhe qe kerkon planifikim.

Por pse nje teknike kaq e thjeshte eshte shume efektive?

Per shkak te nje ligji themelor te psikologjise qe eshte: “Eshte plotesisht e pamundur per cdo mendje njerezore, sado briliante te jete, te mendoje me shume se nje gje ne nje kohe te caktuar.”

Mbyll syte dhe provo ne te njejten kohe te mendosh per statujen e lirise dhe cfare do te besh neser ne mengjes.

E njejta gje eshte edhe ne fushen e emocioneve, ne nuk mund te ndihemi entuziast duke bere dicka emocionuese dhe ne te njejten kohe te ndihesh i terhequr nga stresi.

Njeri emocion fiton mbi tjetrin.

Te besh punet e shtepise, te luash cdo lloj sporti, te pikturosh, te kercesh, te kendosh, mund te ndihmojne.

Ne kete rast, puna apo aktivitetet perdoren si ilac per trurin.

3 Hapa

Nje nga karakteristikat e stresit eshte qe shkaterron aftesine tone per tu perqendruar.

Kur ne stresohemi mendja jone shkon ketu, atje dhe gjithkund, keshtu ne humbim fuqine per te vendosur.

Hapi i pare: Analizo situaten pa frike dhe ne menyre te sinqerte se cila eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhe.

Hapi i dyte: Pasi te kesh gjetur se cila eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhe. Pranoje.

Kur ne e shtyjme veten te perballemi me me te keqen dhe e pranojme nga ana mendore atehere ne i eliminojme te gjitha gjerat imagjinare. Ne kete menyre e vendosim veten ne nje pozicion ne te cilin ne jemi ne gjendje te perqendrohemi ne problemin tone.

Nga ana e psikologjise kjo do te thote nje clirim i energjise. Kur ne kemi pranuar me te keqen, atehere ne nuk kemi asgje per te humbur.  

Hapi i trete: Nga ai cast kushtoi kohen dhe energjine duke u perpjekur per te permisuar gjene me te keqe qe mund te ndodhe te cilen ti e ke pranuar menderisht.

Arsyeja qe kjo metode eshte efikase eshte sepse kur ne ndihemi te stresuar kemi tendencen per te ekzagjeruar problemin per te cilen po ndihemi ne ankth. Por kur ne pranojme me te keqen ne ndjehemi te lire dhe mund te mendojme zgjidhjen me gjakftohtesi.

4 Zakone te mira

Keto zakone mund te te ndihmojne te mos stresohesh shume ne pune.

1. Pastro tavolinen tende nga te gjitha letrat pervec atyre qe lidhen me problemin

Ne korridoret a librarise Tomas Xheferson ne Washigton DC. ka disa tabela me kuota.

Nje nga ato eshte: Rregulli eshte ligji kryesor is parajses.

Duhet te jete edhe rregull kryesor ne biznes dhe ne jete.

Nese tavolina eshte plot me letra ose kompjuteri plot me mesazhe te papergjigjura, do te te kujtoje ty se ke nje milion gjera per te bere ne pak kohe.

Sensi i obligimeve qe nuk  mbarohen te shkakton qe te perjetosh stres dhe lodhje. Keshtu, bej gjerat sipas kohes. Kur ti ke nje detyre te paperfunduar, mbaroje.

2. Bej gjerat me te rendesishme ne fillim

Eshte nje rregull efektiv dhe i drejtperdrejte per te menaxhuar kohen.

Mundohu te vendosesh objektiva perpara se te biesh ne darke ose kur te zgjohesh ne mengjes.

Mendo per detyren me te rendesishme dhe kryeje.

3. Kur te perballesh me nje problem, zgjidhe.

Mos i zvarrit punet, dhe mos i ler per me vone. Vendos qe te perballesh me problemin dhe gjej faktet ose mjetet e nevojshme per ta zgjidhur

4. Delegoja punen te tjereve

Te besh gjithcka vete do te beje te ndihesh i shqetesuar, i lodhur dhe joproduktiv. Eshte e veshtire te delegosh pergjigjesi te dikush tjeter. Delegoju nje pune qe mund ta bejne te tjeret ne menyre qe ti te perqendrohesh ne punet qe vetem ti mund ti besh.

Mos u streso per te nesermen

Menyra me e mire per tu pergatitur per te nesermen eshte qe te perqendrosh te gjithe inteligjencen, entuziazmin per te bere punen e dites se sotme ne menyre te shkelqyer.

Sigurisht qe duhet te mendosh, te planifikosh, te pergaditesh per te nesermen, por mos u ndjej ne ankth.

Shume persona bejne gabimin duke jetuar ne kufijte shkaterrues te diteve te djeshme dhe frikes nga e nesermja.

500 vjet p.l.k filozofi grek Herakliu u tha studenteve te tij qe “Cdo gje ndryshon, ti nuk mund te shkelesh ne te njejtin lume dy here”.

Lumi ndryshon ne cdo sekonde, dhe keshtu edhe njeriu qe shkel ne te.

Jeta eshte ne ndryshim te vazhdueshem, pra e vetmja siguri eshte e sotmja.

Pse duhet te shkaterrojme bukurine e te jetuarit sot duke u perpjekur per te zgjidhur nje problem te te arrdhmes. Ne nje te arrdhme qe eshte ne ndryshim te vazhdueshem dhe pasiguri. Nje e arrdhme qe askush nuk mund ta parashikoje me siguri?

Pse dreqin po shqetesohem?

Gjate luftes per kontrollin e Guadalcanal, revista Time shkroi nje artikull per nje rreshter i cili ishte goditur ne qafe.

Atij i bene 7 transfuzione gjaku.

Ai shkroi nje shenim doktorit te tij duke pyetur:

A do te jetoj? Doktori u pergjigj po.

Ai shkroi nje tjeter shenim duke thene: A do te mundem te flas, Doktori perseri u pergjigj qe po.

Me pas shkroi nje shenim duke thene: Atehere pse dreqin po shqetesohem?

Ndonjehere ne kemi tendencen te shqetesohemi per gjera qe nuk i kemi dhe harrojme ato qe kemi. Asnjehere mos u fokuso ne ate qe nuk ke.

Ne rekomandojme:

13 Menyra efektive per te reduktuar stresin ne menyre natyrale

Vitaminat B dhe roli i tyre vital ne shendetin tone

10 Ushqime qe permbajne magnez

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...