Akademik Eshref Ymeri,Ph.D
Mbarë populli shqiptar në trojet tona
etnike, është në pritje të aktit të tretë të tradhtisë së lartë.Kjo është një
gjendje ankthi, që janë duke e përjetuar të gjithë ata bashkëkombasit tanë,
deri larg në diasporë, të cilët janë të edukuar me ndjenjën e dinjitetit të
lartë kombëtar.
Në një shënim të shkurtër, me titull “Akti i tradhtisë së lartë”,të botuar në
internet më 26 mars 2020, pata theksuar se rrëzimi i qeverisë Kurti ishte një
akt i tillë. Kuvendi i Kosovës, me shumicë deputetësh mercenarë, në shërbim të
Beogradit, e rrëzoi qeverinë Kurti, sepse në programin e saj, ajo, mes shumë
objektivave, kishte shpalosur dy prej tyre, të cilët ishin të një rëndësie të
jashtëzakonshme:
1.
Shpronësimin e të gjitha pasurive të paligjshme të oligarkëve politikë.
2. Ngritjen e padisë kundër Serbisë në
Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për vënien e saj para përgjegjësië materiale
për dëmshpërblimin e të gjitha masakrave dhe shkatërrimeve që ajo pati kryer në
Kosovë gjatë viteve ’90.
Këto dy objektiva e alarmuan tmerrësisht
shumicën e deputetëve mercenarë, sepse u prekeshin rëndë interesat e tyre, si
hajdutë të oligarkisë politike. Veç kësaj, padia kundër Serbisë, ishte largim
nga misioni i tyre antikombëtar, mision ky, i kryesuar nga Thaçi për mbrojtjen
e interesave të Serbisë, në përputhje me detyrat që ajo u kishte vënë për të
mos ngritur kurrë padi kundër saj. Këtë mision, Thaçi, duke shkelur mbi gjakun
e dëshmorëve, mbi nderin dhe mbi
dinjitetin e popullit shqiptar të Kosovës, mbi nderin dhe mbi dinjitetin e 20
mijë vajzave dhe zonjave kosovare, të cilat i poshtëroi aq barbarisht egërsia e
kriminelëve serbë, e pati kryer në mënyrën më shembullore, që prej takimit të
parë me përfaqësuesit serbë në Bruksel më 19 prill 2013.
Akti i dytë i tradhtisë së lartë u krye
më 04 shtator, në Marrëveshjen e Vashingtonit.Përgatitja e këtij Akti pati
filluar që në Kuvendin e shumicës mercenare të deputetëve, e cila nuk aprovoi paraprakisht
platformën e prezantimit të delegacionit kosovar në takimin e Vashingtonit. Në
atë platformë, kryeministrit mumje të Kosovës
dhe anëtarëve të delegacionit të tij, u duheshin dhënë porosi të prera që, në takimin me
Vuçiçin, në prani të palës amerikane, të mos bëhej absolutisht kurrfarë lëshimi
nga pikat e asaj platforme. Prandaj ndodhi ajo që ndodhi: kur Vuçiçi, agai i kryeministrit Hoti
dhe i pjesëtarëve mercenarë të delegacionit, kërkoi që pika për njohjen e
pavarësisë të hiqej nga diskutimi, kryeministri mumje Hoti dhe ata që e
shoqëronin, si njerëz të dobët dhe servilë, ranë në bark në mënyrën më
vetëposhtëruese para serbosllavizmit, në pranipalës amerikane, në vend që të
çoheshin nga tryeza e bisedimeve dhe të braktisnin takimin.
Ky qëndrim revoltues i mumjeve të
delegacionit kosovar, që drejtohej nga kryemumja Hoti, më kujtoi një shprehje
bukur të goditur të shkrimtarit dhe të poetit brazilian Paulo Koelo (Paulo Coelho - 1947), në të cilën thuhet:
“Njerëzit e dobët, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale,
janë të prirur për tradhti, çka është pasojë e mungesës së forcës së vullnetit,
e mungesës së karakterit, e nivelit të ulët të zhvillimit intelektual, e
varfërisë shpirtërore dhe morale”.
Në raste të tilla vendimtare në takime ndërkombëtare,
dobësia, servilizmi dhe vetëposhtërimi para bashkëbiseduesit të huaj, është
baras me tradhti kombëtare. Sepse marrëveshjet ekonomike me Serbinë, pa një
marrëveshje politike fillimisht, janë një zero me xhufkë.Por, në këtë mes, nuk
ka asgjë për t’u çuditur.Për arsye se delgacioni kosovar, me në krye një
kryeministër pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, nuk mund të mbante tjetër qëndrim.
Sepse nuk mund të lëvizte nga piketat tradicionale që Beogradi kishte vënë para
argatit të vet Enver Hoxha që më 08 nëntor 1941. Prandaj jo më kot argati i
Beogradit Thaçi, Enver Hoxhën e ka pasur dhe vazhdon ta ketë kultin e jetës së
vet.
Akti i tretëi tradhtisë së lartë pritet
të ndodhë në Kuvendin e Kosovës, nëse do ta aprovojë Marrëveshjen e
Vashingtonit.
Dukuria tradhti është e njohur në mbarë
botën.Por, fatkeqësisht, në historinë e kombit shqiptar, ajo ka pasur dhe
vazhdon të ketë përmasa tragjike në radhët e politikanëve shqiptarë. Gjatë
përsiatjeve për një dukuri të tillë të shëmtuar, mendova se do të ishte mjaft
interesante t’u propozoja lexuesve të nderuar një ese fort kuptimplote të një
analisti të njohur të botës arabe, në të cilën ai bën fjalë për psikologjinë e
tradhtisë. Po e jap të plotë në vijim.
“Është interesante, a mundet ndokush nga ata që e ka
tradhtuar njëherë mikun, çështjen ose atdheun, të na shpjegojë psikologjinë e
tradhtisë?
A e keni vrarë mendjen ndonjëherë se cila është gjendja psikike
e tradhtarit?Kohët e fundit unë kam përsiatur gjatë për këtë çështje.Askush nuk
i kursen përpjekjet e veta për të demaskuar ata që kryejnë një veprim të
pabesë.Po, në themel të atij veprimi është pozicioni kriminal, por mua më
shqetëson diçka tjetër. Për mua është interesant jo aq komponenti kriminal i tradhtisë,
sesa psikologjia e tradhtarit dhe baza psikologjike e veprimeve të tij. Nëse
tradhtinë do ta trajtojmë si krim dhe mëkat, atëherë ka rëndësi që të nxjerrim
në pah jo vetëm motivet e kësaj bëme, por edhe të kuptojmë se si ajo ndikon mbi
psikikën e njeriut.
Natyrisht, më e drejtë është t’i drejtohesh këndvështrimit të
psikologut ose të psikiatrit. Por unë jam munduar ta kuptoj psikologjinë e
tradhtisë nëpërmjet gjykimeve dhe vëzhgimeve personale. E pranoj se ka mundësi që
të mos kem qenë në gjendje ta bëj një gjë të tillë plotësisht.
Po ndaj me lexuesit disa ide që më kanë lindur në kokë.
Si ta përshkruash gjendjen psikike të njeriut, i cili tradhton
mikun e vet, bashkëluftëtarin?
Përfytyroni për një çast kur njeriu juaj i afërt, me të cilin
keni ecur dorë për dorë për vite me radhë, doli keqbërës. Me të marrë vesh
tradhtinë e tij, ju, natyrisht, do të shtroni menjëherë pyetjen: “Pse e bëri këtë?”.Në këto e sipër, ju
lindin edhe pyetje të tjera: “Kur i paska
lindur në kokë mendimi për kryerjen e tradhtisë?.Kur nebashkë kemi ndarë
tryezën, kemi falur namazin, kemi përballuar bashkë një rrugë të gjatë, kemi
bërë shaka me njëri-tjetrin? A dëshironte vallë të më bënte keq kur më shikonte
dhe buzëqeshte?”. Mendoj se nuk është kështu, ndryshe një qëndrim të tillë
mund ta përfshish në listën e sëmundjeve psikike.
Në qoftë se gjatë takimit me një armik, rival ose kokurrent,
njeriu buzëqesh në një mënyrë të shtirur, kurse me vete thotë: “Do të vijë edhe ora e ndëshkimit tend”, kësaj
mund t’i gjendet një shpjegim i arsyeshëm. Por në qoftë se fjala është jo për
armikun ose për rivalin, por për mikun tuaj, me të cilin keni ndjekur prej
kohësh të njëjtën rrugë, atëherë gjasat janë se këtu kemi të bëjmë me një
tjetër psikologji. Pasi e ka larguar nga koka mendimin për miqësinë
shumëvjeçare, ai duhet të krijojë një përfytyrim kaq negativ për ju, saqë të
arrijë të kryejë një poshtërsi ndaj shokut dhe mikut të tij të vjetër.
Ç’gjendje psikike është ajo që të nxit të kryesh një krim
shtetëror?Si mund të tradhtohet atdheu ku ke lerë, ku jetojnë prindërit e tu,
familja, ku kanë burimin kujtimet më të shkëlqyera?Për çfarë mendon tradhtari,
cila është logjika e tij orientuese kur ai i përcjell ndonjë shteti tjetër
sekretet që ruan atdheu i tij?Në ç’masë paratë janë një argument i mjaftueshëm
për justifikimin e tradhtisë?Mendoj se çështja nuk ka të bëjë vetëm me
paratë.Dikush vërtet mund të pasurohet kur merr një shpërblim në të holla në
shkëmbim të tradhtisë, por ama paratë, besoj, janë të pamjaftueshme për vetë
faktin e kryerjes së kësaj tradhtie.
Çështja më interesante lidhet me pyetjen e mëposhtme:
Dikush që ka tradhtuar mikun, atdheun ose familjen, në ç’mënyrë
e justifikon tradhtinë para vetvetes? Jam i bindur se deri në momentin e
kryerjes së tradhtisë, tradhtari përjeton një luftë të vërtetë brenda vetvetes.
Çfarë i thotë një zë i brendshëm i së keqes? Me siguri që ai i jep urdhër: “Ti duhet ta tradhtosh atdheun tend”. Kam
mendimin se ai zë e bind në këtë mënyrë: “Kjo
nuk është tradhti, kjo është revoltë kundër padrejtësisë”. Për kryerjen e
së keqes kundër mikut, ai zë mund ta nxitë në këtë mënyrë: “Po, gjatë shumë viteve ai ka pasë qenë miku yt, por, në thelb, ai të
ka shtypur”.
Por ama ekziston edhe një zë i brendshëm i së mirës. Kam bindjen
se ai zë ushton në një mënyrë shurdhuese: “Kjo
është tradhti, mos e bëj në asnjë mënyrë një gjë të tillë”. Sipas jush, në
ç’mënyrë i kalon netët njeriu që ka dëgjuar këtë zë, por që ka parapëlqyer t’i
bindet atij zërit tjetës? A mundohet ai vallë ta shuajë zërin e brendshëm të së
mirës, i cili i thotë: “Ti po kryen
tradhti. Hiq dorë nga kjo rrugë sa s’është vonë”. A e përjeton ai ndjenjën
e pendesës kur është duke përsiatur për tradhtinë?
Tradhtia është një veprim i ndërgjegjshëm i njeriut.Ajo është
një krim i paramenduar, para kryerjes së të cilit hartohet një plan, përpunohet
një ide, përdoret një logjikë.Mandej merret vendimi pë kryerjen e
tradhtisë.Pikërisht për këtë arsye, çmimi i tradhtisë është shumë i lartë.Njeriu
nuk mund të bëhet tradhtar në çastin e një indinjate ose kur i shpërthen
tërbimi.
Tradhtia është një e keqe që kërkon përhershmëri. Kjo është një
e keqe që ka vazhdimësi”(Citohetsipas: AliNurKutlu: “Psikologjiaetradhtisë”. Faqja e
internetit “Molot”.18 shkurt 2018).
Ka shumtë të drejtë analisti arab. Tradhtia e kastës politike
shqiptare në atdheun amë, në shërbim të grekosllavizmit, është në
përhershmërinë dhe në vazhdimësinë e vet, që prej 08 nëntorit 1941. Po ashtu,
në përhershmrinë dhe në vazhdimësinë e vet është edhe tradhtia e kastës
politike të Republikës së Kosovs në shërbim të serbosllavizmit, tradhti që
filloi që asokohe kur Thaçi,pa nisur lufta ende, hyri në shërbim të Beogradit, mandej
u vendos në krye të UÇK-së dhe grumbulloi rreth vetes bandën e tij,për të vrarë
kundërshtarët politikë gjatë dhe pas luftës, ashtu si edhe krimineli Enver
Hoxha, për ta grabitur dhe poshtëruar popullin kosovar, duke e katandisur në
gjendjen e sotme të mjeruar.Qeveria Kurti shërbeu si një rreze drite në botën e
errësirës së oligarkisë kriminale politike kosovare, por që Thaçi, me ndihmën e
bandës rreth vetes dhe të mikut të Serbisë,homoseksualit Grenell, i lëvizi të
gjithë gurët e tradhtisë për ta shuar.