2020-09-15

20 Libra Psikologjik Qe Duhet Ti Lexosh Patjeter

 


Nese do te kuptosh sesi funksionon truri, si marrim vendime, dhe si te influencosh te tjeret atehere keto libra to te t’ndihmojne.

Kjo eshte lista e librave me te mire psikologjik, deri tani.

1. “Thjesht Degjo” nga Mark Goulston

Eshte libri im i preferuar.

Mark Goulston eshte nje psikiater dhe te meson si te kontrollosh emocionet e tua; si ti kuptosh tjeret dhe ti influencosh ata.

Ajo qe me pelqen tek ky liber eshte se mund te lexohet lehte dhe ai jep shume shembuj.

Une mesova te:

  • Jem me empatik
  • Si ti bej njerezit te me pelqejne
  • Jem i qete ne situata te veshtira

Sigurisht, ka shume gjera per te mesuar nga ky liber por keto tre mesime me lane me shume pershtypje.

2. “Tako Kimikatet e Lumturise” nga Loretta Breuning

Ndjenjat e kenaqesise vijne nga 4 kimikate te trurit: Dopamine, Endorfina, oksitocin, dhe serotonin.

Ky liber te tregon sesi funksionojne keto kimikate, rendesia e tyre dhe sesi e “udheheqin” jeten tende.

Do mesosh sesi keto kimikate influencojne vendimet tona dhe sa te rendesishme jane per mbijetesen e cdo specie ne planet.

3. “Te Mendosh Shpejt dhe Ngadale” nga Daniel Hanneman

Daniel Kahneman eshte psikologu i pare qe ka fituar nje cmim Nobel ne Ekonomi (2001).

Ai shpjegon dy sistemet e mendjes:

Sistemi 1 eshte i shpejte, intuitiv, emocional, dhe operon me pak mundim.

Sistemi 2 eshte i ngadalte, me shume mundim dhe me shume logjik.

Eshte nje liber pak i veshtire per tu lexuar, por e rekomandoj nese deshiron te mesosh me shume mbi sjelljen njerezore.

4. “Predictably Irrational” nga Dan Ariely

Pse nje Aspirine 50 cent’she mund te beje ate qe nje aspirine 1 cent’she nuk munded?

Pse cdo gje eshte relative- Edhe kur nuk duhet?

Dan Ariely, nje ekonomist tek MIT zbulon disa experimente interesante ku njerezit bejne veprime irracionale.

Mund te mesosh per shume situata ku njerezit kujtojne se po bejne nje veprim logjik, kur ne fakt eshte e kunderta.

5. “Brandwashed” nga Martin Lindstrom

Martin Lindstrom eshte nje ekspert reklamimi. Ai keshillon kompani te Fortune 100 qe nga Coca-cola tek Red Bull.

Ne librin e tij, Martin ndan disa teknika interesante qe kompanite perdorin per te na bere te blejme me shume.

Disa nga ato jane:

Paniku dhe Paranoja – Si e perdorin friken per te shitur?

Frika eshte “shoku” yt i vjeter sepse te ndihmon te jesh i sigurte. Por ne kete rast, frika mund te jete duke te shtyre te blesh me shume se cke nevoje.

Presioni i shokeve -Reklamuesit e dine rregullin: “Njerezit duan ate qe te tjeret duan”

Nostalgjia – Lidhja e produktit me ndjenjen e nostalgjise eshte nje taktike shume e fuqishme.

Fundi i privatesise – Kompanite dine me shume per ty sesa ti mendon. Ata perdorin te dhena per te influencuar vendimet e tua te blerjes.

Muzika ne sfond qe degjon ne supermarkete.

6. “Cfare po thote gjithkush?” nga Joe Navarro

Si te lexosh gjuhen e trupit?

Joe Navarro eshte nje ish agjent i FBI dhe ne kete liber ai shpjegon si te lexosh njerezit.

Ai gjithashtu jep shume shembuj nga karriera e tij.

Kush mund ti lexoje njerezit me mire sesa nje agjent i FBI?

7. “Miti i Karizmes” nga Olivia Cabane

Shume njerez mendojne se karizma eshte nje aftesi e lindur. Epo kjo nuk eshte e vertete.

Olivia Cabane zbulon psikologjine pas karizmes. Dhe jep shume keshilla praktike qe te behesh nje person shume karizmatik.

8. “Personaliteti Karizmatik” nga Len Oakes

Ka shume libra qe te mesojne karizmen por ky liber ofron nje prespektive tjeter.

Ky liber fokusohet ne femijerine e disa nga lidereve me karizmatik te historise dhe sesi femijeria e tyre ka ndikuar ne sjelljen e tyre kur u rriten.

9. “7 Zakonet e Njerezve Efektive” nga Stephen Covey

Stephen Covey tregon 7 zakone qe do e bejne dike te jete me efektiv si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

7 Zakonet jane:

1. Ji Proaktiv

2. Fillo me fundin ne mendje – Do te thote te fillosh me nje ide te qarte se cili do jete destinacioni yt. Te dish ku po shkon do te ndihmoje te marresh hapat e duhur per te shkuar atje.

3. Meso sesi te menaxhosh kohen.

4. Mendo fito-fito – Ne cdo nderveprim njerezor duhet te kerkosh situata ku secili prej jush fiton dicka. Ti nuk duhet te kerkosh suksesin ne kurriz te tjereve.

5. Kupto, pastaj kerko te kuptohesh.

6. Bashko te gjithe zakonet se bashku.

7. Ruaj dhe rrit asetin me te rendesishem qe ke.

Zakoni qe me beri me shume pershtypje eshte ai i te qenit proaktiv.

Mesova qe sado e veshtire te jete situata, une kam nje zgjedhje- Ta lejoj situaten te me lendoje ose te ndryshoj pergjigjen ndaj saj. Te mos fokusohem ne ate qe skam ne dore por ne ate qe mundem.

Po ashtu u inspirova nga historia e Viktor Frank.

Dhe kjo na con ne librin tjeter…

10. Man’s search for a meaning

Eshte biografia e Viktor Frank. Ai ishte nje psikiatrist dhe hebre. Ai ishte i brugosur ne kampet e vdekjes se Gjermanise Naziste.

Prinderit, vellai, dhe gruaja e tij vdiqen ne kampe.

Vetem motra e tij arriti te mbijetonte.

Bazuar ne menyren sesi u trajtua, ai thote se ne nuk mund ta shmangim vuajtjen por ne mund te zgjedhim ta perballojme, ti gjejme kuptim, dhe te ecim perpara.

11. “Si te Merresh me Njerezit e Veshtire” nga Gill Hasson

A njeh njerez qe ta bejne jeten te veshtire? Po flas per njerez qe te merzisin me negativitetin e tyre, kritika apo zemerim.

Nje zgjidhje mund te jete ti shmangesh, por ka njerez qe thjesht nuk mund ti shmangesh.

Pra, zgjidhja eshte te kuptosh pse veprojne ashtu dhe ti influencosh ata.

Ky liber ofron nje guide te thjeshte sesi mund te merresh me njerez te veshtire.

12. “Vampiret Emocional” nga Albert Bernstein

Si fillim, me pelqen shume ky titull. E shpjegon krejt librin me dy fjale.

Ky liber flet per njerez qe nuk te thithin gjakun por cdo pike energjie. Keta jane njerez te zakonshem qe i sheh ne rruge, nje bos, apo anetar familje.

Ata mund te kene paraqitje me te mire se njerezit e tjere. Ata mund te jene sharmant dhe te bejne ti pelqesh.

Ti i fton ne jeten tende, pret me shume prej tyre dhe merr shume pak.

Shpesh e kupton gabimin vetem pas nje portofoli te boshatisur ose pasi te eshte thyer zemra.

Autori te tregon sesi te merresh 5 lloje vampiresh- Antisocial, melodramatik, Narcistet, Ata me fiksime (OCD) dhe paranojaket.

Gjate 40 viteve si psikolog, ai ka pare qe keta njerez shkaktojne me shume dhimbje.

13. Gabimet Behen (Por Jo nga Une)

Pse disa njerez nuk e pranojne kur e kane gabim?

Pse ne e shohim hipokrizine tek te tjeret por jo tek vetja?

Psikologet Carol Tavris dhe Elliot Aronson tregojne sesi truri eshte i programuar per ta justifikuar veten.


Ky liber tregon sesi njerezit e mashtrojne veten dhe cfare mund te besh ti.

14. Influence

Libri i famshem nga Robert Cialdini. Ai shpjegon me detaje 6 armet e influences:

1. Reciprocitet – Kur dikush te jep dicka, ti ndihesh i “detyruar” t’ia kthesh nderin.

2. Vazhdimesia – Njerezit qe bejne perkushtime te vogla kane tendencen te mos e ndryshojne sjelljen. Per shembull, kur shkon shpesh ne dyqan te blesh dicka te vogel. Dalengadale ti do behesh klient i rregullt dhe do shpenzosh edhe me shume para aty.

3. Prova sociale- Ne influencohemi nga cfare po bejne te tjeret.


4. Pelqimi – Njerezit blejne nga njerez qe i pelqejne.

5. Autoritet – Qekur kemi qene te vegjel ne kemi mesuar ti respektojme figurat autoritare.

5. Autoritet – Qekur kemi qene te vegjel ne kemi mesuar ti respektojme figurat autoritare.

6. Mungesa – Ne kemi tendencen ti vleresojme me shume gjerat qe jane veshtire per ti gjetur.

15. Menyra e Ujkut

Nje liber mbi shitjen nga Xhordan Belfort, vete Ujku i Wall Street.

Nese do te mesosh psikologjine e shitjes atehere ky liber eshte perfekt per ty.

Ketu Xhordan shpjegon sistemin e vijes se drejte (SLP)

Lexo: Si te shesesh si Xhordan Belfort

16. Efekti Lucifer

Eshte pune e 30 viteve ku Dr. Philip Zimbardo shpjegon faktoret qe krijojne ambjentin ku nje njeri i mire kthehet ne te keq.

Tregon per here te pare historine pas Eksperimentit te Burgut te Stanford.

Nje studim i kryer ne 1971, ku disa studente normal u zgjodhen rastesisht te luajne rolet e gardianeve dhe te burgosurve ne nje burg te simuluar.

Por gjerat dolen jashte kontrollit sepse gardianet u bene shume te dhunshem.

Eksperimenti perfundoi ne vetem 6 dite. (Ishte parashikuar te zgjaste 2 jave).

17. Psych 101

Ky liber eshte shume i mire nese sapo ke filluar te mesosh rreth psikologjise.

18. “Incognito” nga David Eagleman

Autori shpjegon sesi funksionon mendja. Si edhe lidhjen mes koshiences dhe subkoshiences.

19. “Truri qe ndryshon veten” nga Norman Doidge

Me para njerezit mendonin se truri eshte nje makineri komplekse, ku cdo pjese ka nje funksion specifik. Dhe nese e demton nje pjese, e ke humbur ate funksion pergjithmone.

Por nje fushe e re e quajtur neoruplasika shpjegon se nese nje pjese nuk funksionon, pjeset e tjera do te behen me te forta per ta kompensuar humbjen.

Per shembull, nese dikush behet i verber, pjesa e trurit pergjegjese per degjimin dhe prekjen do te forcohet.

20. “Largohu nga rruga jote” nga Mark Goulston

Shpesh, ne sillemi ne nje menyre qe na mban larg nga objektivi.

Per shembull, vendos te humbesh peshe por ndalesh ne nje Fast Food.

Vendos ta lesh alkolin por pi ndonje birre me shoket.

Mundohesh te heqesh borxhet por me pas shpenzon ne produkte te panevojshme. 

Kur nervozohesh dhe thua gjera qe me pas pendohesh.

Kur fokusohesh ne gabimet e tjereve. Pasi e kupton, thua, ” Nuk me besohet qe e thashe ate! Ose duhet ta kisha dite me mire”.

Mark Goulston shpjegon 40 zakone apo sjellje qe nuk jane ne interesin tend dhe cfare mund te besh qe ti largosh.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...