Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/01/24

Letër nga Jahja Lluka

Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.

Në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë, nuk njihen raste që në natyrën e popullit tonë të ushqehet urrejtja ndaj tjetrit.
Me gjithë pushtimet e jashtme,  me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mosekzistencës tonë ne arritëm të mbijetojmë.
Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes populli shqiptar mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme sikurse i yni, hebrejve.
Ende nuk dihet saktë sa hebrejë kaluan këtej, në këtë kontekst nuk janë të rëndësishme shifrat sa i rëndësishem mbetet qëllimi madhor, qoftë dhe vetëm një hebre të kishte ardhur këtu, fakti që ekzistonte gadishmeria për ta ndihmuar, për mos ta dorëzuar, tregon në vetvete veprën hyjnore të popullit tonë.
Qytetrimi nuk mund të ekzistojnë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë.
Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica,Prishtina,Peja,Gjakova, Deçani,Gjilani etj,pranuan dhe strehuan qindra hebrejë duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku.
Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh, shqiptarët nuk dinin çdo thotë të jesh antisemit sepse ata kur takonin hebrun, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njëlloj si njerëzit e gjakut mos dhe më shumë.

Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrjtja e popujve mysliman të Lindjes ndaj hebrejve dhe fesë së tyre.
Për shqiptarët ka një zot dhe një besë dhe kjo ndikoi që hebrejtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjet shqiptare. Madje lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjet shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijet me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrejtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane.
Dhe jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, në famlije shqiptare të ritit katolik dhe ritit ortodoks, kudo që erdhën hebrejtë ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën Besën dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një herbe të jetë dorëzuar nga dora shqiptare.

Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrejve duhet ruajtur, historitë e qinda familjeve që u vllazëruan mes vete, duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjal se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë.
Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.


Jahja Lluka

2018/01/22

Letër nga New York-u

Peshku në det e tigani në zjarr! 
Nga Mimoza Dajçi Boletini


Janar 2018, SHBA. U hap lajmi se "peshku i madh" do të kapet shumë shpejt. Por nga e thëna në të bërë thotë populli është në mes një det i tërë. Protesta antikorrupsion nga shtresa të ndryshme të popullsisë dhe shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin një karakter të fortë social, kurse në Shqipëri edhe pse ka korrupsion edhe pse SHBA jep sinjalin se aty ka politikanë e pushtetarë, të cilët janë të korruptuar apo vrasës, përsëri populli nuk ndihet, hesht, e nuk proteston ndaj këtyre fenomeneve të rrezikshme që po i marrin frymën e jetën çdo ditë. 
Nëse një organizatë apo shoqatë ngre zërin për një kauzë të drejtë e mbarë njerëzore është mirë që ta përkrahim të gjithë, e jo të qëndrojmë indiferent, apo të protestojme vetëm kur na bëjnë thirrje partitë majtas, djathtas. Çfarë tregon se një masë e popullit tonë është tejet e politizuar e i bashkohet protestave me revolta masive, vetëm me urdhër partie. 
Kur populli i di shumë mirë se kush janë "peshqit e mëdhenj" atëhere pse duhet të huajt të na e kujtojnë sa herë, duke thënë se populli nuk duhet të pajtohet me këtë situatë. Pikërisht duke përfituar nga kjo mjegullnajë hajdutet e kriminelët në Shqipëri korrin e presin çdo gjë që u del përpara, duke u pasuruar apo edhe vrare njerëz të pafajshëm apo bashkëpunëtorët e tyre.
Por siç shikohet "peshqit e mëdhenj" nuk e kanë akoma grepin afër fytit, prandaj edhe vazhdojnë të shijojnë llukset e sarajet e tyre qofshin ujorë, nën ujore, tokësore, nëntokësore, ajrore, ndoshta edhe ndër planetare, ku i dihet...ndërsa populli pret që ti bien nga qielli drejt e në tiganin e hekurt të drejtësisë. 

2018/01/21

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

REXHEP SHAHU

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

Lexova në shtyp pak faqe nga ditari i Paskal Milos, si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, për Kosovën. Qesha me vete dhe thashë: varja teneqenë e bjeri legenit.
Por teksa ndiqja një bisedë të tij me Babaramon në “5 pyetje nga Babaramo”, u nervozova dhe mendova se nuk duhet të heshtin të gjithë njerëzit se kështu helmohen të gjithë nga mashtrimet e Milos. Unë nuk dua të merrem me gjithë ditarin e tij, se rrenat e servilizmi i tij të bëjnë me vjellë, por sa lexova e dëgjova, ndjeva se Milo po hakmerret ashpër me Ibrahim Rugovën, i cili fizikisht nuk është më që ta tallë sërish të mjerin Milo.
Një herë në një takim mes Rugovës dhe Milos ka ndodhur kështu: Milo i fliste për Kosovën, për çeshtjen kombëtare, bënte patriotin e madh para Rugovës, bënte politikanin e klasit të lartë para Rugovës, gjeopolitikanin, sufleramerikanin, etj etj. Ai, Rugova, durimmadhi, që kishte si fatkeqësi të tijën patjen e informacioneve të shumta, të kryqëzuara e të verifikuara nga shumë drejtime e sidomos nga miqtë amerikanë të shqiptarëve dhe kancelari të tjera mike të shqiptarëve, teksa dëgjonte llomotitjen e Milos, heshtte e nënqeshte lehtë. Kur i erdhi radha, se ai linte radhë për të folur dhe dinte të priste radhën, fillon dhe i flet Paskalit të Milos, (si Çehovi grave… per reçelin…), për manin, si një pemë shumë e çmuar, një pemë e dobishme, për frutat e manit, për vlerat e tyre, për rakinë e manit, për vetitë e saj edhe kuruese etj etj. Sa më shumë Paskali hapte sytë, aq më shumë Rugova i fliste për manin, frutat e bardha, të zeza e të kuqe të manit dhe rakinë e manit.
Kështu filloi dhe mbaroi biseda e krejt takimi. Milo iku nga sytë këmbët dhe nuk ia harroi kurrë këtë gjë Rugovës. Edhe herë të tjera kur rastësisht dhe kurrë jo domosdoshmërisht janë takuar, Rugova ia ka kujtuar manin e rakinë e manit. Milo priti vdekjen e Rugovës dhe të kalojë do kohë e të bindet taman se Rugova ka vdekë (jo Kosova e jo rugovizmi) dhe del e shet dëngla, përralla e rrena për Rugovën. Ngeli Milo t’ia bëjë portretin Rugovës. Portreti i Rugovës është portreti i Kosovës. Në atë emision të Babaramos (i cili nuk u tregua miqësor me Milon), Milo foli për Demaçin, Qosen, Thaçin, Zekën, për pseudonimsa, shiksa, sigurimsa, anonimë etj. Tha se nuk kanë rëndësi votat, kur Babaramo i tha se politikani matet me vota. Nuk është tregues a të votojnë apo jo qytetarët e tu, por Rugova është i keq e Thaçi e Qosja të mirë, ani se këta dy të fundit dolën qeth e rruar, qose në zgjedhje në Kosovë pas luftës dhe nuk u vertetua teza komuniste se pushtetin e fitojmë me grykën e pushkës. Pasi qe bërë ngaterrese e madhe nga Milo e të tijtë në Shqipëri e Kosovë e ngado dhe nuk u dallua se a u luftua për të çliruar Kosovën apo për t’ia marrë pushtetin Rugovës. Luftë e madhe për Kosovën në hotelet, zyrat e lokalet e Tiranës, me mjekërrruarit, me ata që u veshën si gratë e rruan mjekrat për të ikur nga Prishtina e për t’u fshehur në Tiranë në vilat qeveritare. Dhe që nuk kanë thënë ende qartë se luftën e bënë dhe fituan amerikanët dhe NATO-ja dhe Bill Klintoni na la detyrë në Ferizaj që ne të fitonim PAQEN se luftën e bënë dhe fituan ata vetë e jo shqiptarët, ani pse qejfi ia ka Milos e të tijve të jetë ndryshe, por s’është dot ndryshe, për fat të keq të tigrave të paqes.
Kjo ngatërrese solli që të fitonte Rugova sepse nuk kishte hapur kurrë xhepin e palltos për të vjelë honorare patriotizmi, nuk kishte ikur dhe nuk e kishte braktisur Kosovën kurrë dhe nuk kishte ngritur seli në zyrat e Paskal Milos në Tiranë, në hotelet e Tiranës, Kukësit a ku të them tjetër. Rugova nuk e përfillte Milon dhe ky është shkaku i vetëm i diratit të urrejtjes. Nuk e konsideronte, nuk ia mbushte mendjen. Milo donte dhe i bënte fresk dikujt tjetër që i puthte dorën Janullatosit kur ai fliste keq për shqiptarët, dikujt, që ndërsa populli qante nga dhimbja, para shumë kufomave, u thote njerëzve në miting se unë shoh gëzim e lumturi në sytë tuaj, etj etj. Milo deomos laget sa herë përmend Thaçin, por ama laget dhe nuk e fsheh dot përulësinë mjerane para Thaçit, të cilin Milos ia ka prezantuar dhe ia ka çuar në zyrë ish shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi (kështu i rrefeu Milo Babaramos…)  dhe Milo me të tijtë është sjellë ndaj Kosovës, Thaçit e të gjithve si kapterr i Fatos Klosit.
Milo rreket të poshtrojë sa mundet e si mundet Rugovën dhe të lartësojë Thaçin. Rrëfen për takimin me Rugovën në Itali kur i ndjeri sapo ishte liruar nga Milosheviçi. Rrëfen siç don ai dhe për ta bërë të besueshme rrefenjën e tij përfshin edhe dy vartës të tij që mbanin shënime në mënyrë të pavarur. Në këtë takim a ka patur njeri tjetër aty pari apo Rugova ka shkuar i vetëm fillikat në takim me Milon… Rugova paska folur mirë për serbët. Milo ka pritur që Rugova të shajë, thërrasë e ulërasë, t’i vrasë serbët në tavolinë sy Milos, t’ua kalarojë nënat, t’i qahet Milos, dhe ai t’i jepte ndihmë, ta qetësonte, (ah sa vuajtje e ka burri që nuk e ka përfillë aspak ai Rugova…), Milo që për Rugovën ka qenë qysh prej fillimit i padenjë, i papërfillshëm, i padobishëm, i parëndësishëm, për çeshtjen shqiptare, për shkakun e vetëm se Rugova kishte shumë e shumë herë më tepër informacione të gjithëçfarëllojshme për Paskal Milon sa vetë Paskali nuk kishte e nuk dinte e nuk din ende për veten e tij.
Është mënyrë e mirë që për të rritur pjacën tënde, për t’u bërë dikushi dhe për t’i shpëtuar pluhurit të harrimit, të merresh e qoftë edhe të përgojosh figura të mëdha. Milo ka gjetur figurën e duhur për të shënuar emrin e tij. Bjeri Rugovës, pështyj Thaçit e kacavjerru e puthe e kafshojë prej gjoja dashurisë së madhe për të.
Por vetëm kaq do t’i thoja Milos: Po të ishte gjallë Rugova edhe 20 vjet, 20 herë do t’i fintonte zgjedhjet në Kosovë. Sepse e donte populli i tij. Ti Milo nuk je pjesë e popullit të tij. Mos i mashtro njerzit sidomos në Kosovë. Thaçi nuk mund të të dojë ty, sado hero ta bësh ti, sepse ai e kupton se ti e suvaton dhe bojatis si Rama pallatet e Tiranës për të mashtruar votuesit, nuk mund të të dojë ty më shumë se sa e don Ibrahim Rugovën. Sepse edhe Thaçi është rritë me Rugovën, është mëkuar me idetë e tij, është rritë me rugovizmin e tij, është një nga nxënësit e shkollës së tij. Edhe Thaçi s’del dot prej Rugovës. Ndaj mos i përçaj më shqiptarët në Kosovë. Sidomos tash që nuk është ai që të rrëfen ty në takime diplomatiko-politiko-ministrore, për manin, frutat e rakinë e manit.
Promovimi dhe reklama e tipit bolshevik që po i bëhet ditarit të Milos, ka për qëllim që të shuajë e sfumojë Rugovën, epokën e tij, filozofinë e tij, anise çfarë e si e tha ai ndodhi në Kosovë e me Kosovën realisht, si dhe të mitizojë dhe heroizojë kundërshtarët politikë të Rugovës. Në dukje është dëm për Rugovën, por në fakt është dënim që po u jep Milo kundërshtarëve të Rugovës, të cilët kujtojnë se kanë pushtetin në Kosovë. Rugovën s’e cënojnë dot paskalët e as milot e jo më shtetasit e tij sado të pushtetshëm të jenë bërë pas vdekjes së Rugovës. Sepse Rugova është udhërrëfyesi i çdo njeriu që i thotë vetes shqiptar e që jeton në tokën e tij amë, Kosovë, anipse edhe Milo, si serbët, i ndan në kosovarë e shqiptarë dhe u thotë kosovarëve se tokë amë kanë Shqipërinë, duke pohuar e vertetuar si historian tezën serbe se Kosova nuk është tokë shqiptare, siç ua thoshin serbët shqiptarëve të Kosovës kur i dëbonin, ikni shkoni në shtetin tuaj amë.  23.2.2009

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...