Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/07/05

NJË PLAGË E HAPUR QË S’PO GJEN SHËRIM


Image result for ESHREF YMERI

AKADEMIK PROF. DR. ESHREF YMERI



Ky libër i akademikut Prof.dr. Flori Bruqit që po vihet në dorën e lexuesve, shërben si një“ekranizim” i fateve të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe të mbarë kombit shqiptar në tërësi. Ai është dëshmi e gjallë etragjizmit të fqinjësisë së kombit shqiptar me kombin serb, i cili, gjatë një harku kohor prej më shumë se një shekull e gjysmë dhe deri në ditët tona, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, ka nxjerrë nga gjiri i vet tufa të tëra egërsirash politike, me nxitjen dhe me mbështetjen e fuqishme të akademikëve të krimit dhe të kishës kriminale serbe.Këta akademikë të krimit, autori i ka nxjerrë lakuriq në faqet e këtij libri.Këto egërsira politike serbe me prejardhje ruse, Perëndimi evropian ika pasë trajtuar gjithmonëme tërë përkujdesjen e vet, çka solli si pasojë që edhe në fundin e shek. XX, t’i lejojë të organizojnë atë kasaphanë të tmerrshme kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.
As në kohët e largëta të inkuizicionit mesjetar nuk kanë pasë qenë organizuar masakra të atilla, si ato që egërsirat politike serbe organizuan në Bosnjë dhe në Kosovë.
Nëse Perëndimi evropian do të jetë në gjendje që, në shekujt pasardhës, të nxjerrë ndonjëherë nga radhët e veta mendje të ndritura, që do të kenë si yll karvani vetëm të vërtetën, kam bindjen se banjat e tmerrshme të gjakut që egërsirat politike serbe organizuan në Evropën Juglindore në fundin e shek.XX, ato do t’i vlerësojnë si një damkë turpi në ballin e qytetërimit evropian.
Skenat e masakrave të tmershme që përshkruhen në faqet e këtij libri, janë tej përfytyrimit të mendjes njerëzore: njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, deri te fëmijët e vegjël, të masakruar, të përçudnuar, të vrarë dhe të groposur në varre masive, të djegur me benzinë, të karbonizuar nëpër konteniere fabrikash, të mbyllur nëpër kamionë frigoriferikë dhe të flakur në lumin e Danubit, nuk do t’i trajtonin në këtë mënyrë as tigrat e egër që enden pyjeve dhe brigjeve të Amurit siberian në kulmin e urisë së tyre shtazore në piskun e dimrit.Kur u njoha me ato skena të tmerrshme krimesh në përshkrimin e akademikut Flori Bruqi, kujtesa me çoi larg.

Fotografia e Flori Bruqi

FLORI   BRUQI

Së pari, më erdhi ndër mend një artikull i Mihal Gramenos, me titull “Gjakpirësit, katilët dhe vandalët”, i botuar në gazetën “Koha”më 17 prill 1914. Autori shkruante:
“Vetëm prej një kombi barbar, i cili jeton për turp në shekullin e 20-të në Evropë, mund t`i tregojë botës së qytetëruar barbarizmin e tij të pashembullt dhe të veprojë vandalizmat që ngjanë në Korçë dhe ngjasin në Shqipëri të jugës! Dhe ky komb s`mund të jetë veçse kombi grek. Një komb, i cili është gatuar nga llojish lëngërash nuk mund të kuptojë ç`domethënë turp dhe njerëzim, se ay është bërë për gjakpirësi, për katillëqe dhe për vandalizma! Kurrë nuk besojmë të gjendet njeri, i cili të shkruajë historinë e ngjarjeve të fundit në Korçë e të tregojë hollësisht shkaktarët e kësaj lëvizjeje meqenëse shkaktare e vërtetë e kësaj lëvizjeje është qeveria greke, e cila deshte që t`i përvëlonte e t`i shuante vendet e Toskërisë nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afër një mot që kur konferenca e Londrës vendosi kufinjtë e Shqipërisë, por qeveria greke vendosi të shpërndajë armë....Gjithë lufta që u bë në Korçë ishte organizuar nga Greqia me oficerë dhe ushtarë grekë… që të mbushnin qëllimin e poshtër dhe barbar e të rrëzojnë themelimin e Shqipërisë...” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”.07 maj 2007).
Së dyti, m’u kujtuan krimet e bishave fashiste greke në Çamëri dhe m’u fanit testamenti i egërsirës me fytyrë njeriu Napoleon Zerva:
“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”. Faqja e internetit “VOAL”.01 janar 2017).

Akademiku Flori Bruqi nxjerr në pah rolin e pazëvendësueshëm që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga shfarosja masiveqë kishin planifikuar egërsirat politike serbe, duke zbatuar planin e tyre barbar me emrin “Patkoi”, sipas të cilit duhet të kryhej spastrimi tërësor etnik i territorit, kurse banorët që mbeteshin të fshehur nëpër male, duhej të shfaroseshin krejtësisht.

Fotografia e Rexhep Shahu

Jo vetëm populli shqiptar i Kosovës, por mbarë kombi shqiptar, duhet t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve Presidentit Klinton(Bill Clinton - 1946), Kryeministrit Britanik Toni Bler (Tony Balir - 1953), Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt(Madeleine Albright - 1937) dhe Kryekomandantit të forcave të NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark - 1944), nderimi ndaj të cilëve e meriton të përjetësohet me shtatore hijerënda që duhet të ngrihen në kryeqendrat e trojeve tona etnike.
Roli parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgatitjen e bombardimeve kundër Serbisë,ishte i padiskutueshëm. Ndërkohë, ka pasur një kundërshtim të heshtur të Perëndimit evropian, sidomos të Francës, por edhe një stepje të ministrit të jashtëm anglez kundër fillimit të bombardimeve, çka dëshmohet fare qartë në një intervistë të gjeneralit rus Leonid Ivashov (1943), ish-këshilltar ushtarak i Kryeministrit Çernomëjrdin (1938-2010), dhënë revistës “Itogi” dhe botuar në faqen e internetit “russmir.info” të datës 27 gusht 2010.
Ndërhyrja e NATO-s, përmes bombardimeve të Serbisë për çlirimin e Kosovës, ishte një leksion me një prapavijë tepër domethënëse për shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, mbështetësin e paturpshëm të pjellës së vet të përbindshme serbe, shovinizmit serbokriminal.
Në këtë libër, akademik Bruqi hedh dritë edhe mbi qëndrimin e theksuar antishqiptar të Prokurores së Tribunalit të Hagës Karla del Ponte(Carla Del Ponte - 1947), për të cilën avokati anglez i Ramush HaradinajtBen Emerson(Ben Emmerson - 1963)ka ngulur këmbë që ajo t’i kërkojë falje Haradinajt për akuzat e rreme që pati ngritur kundër tij. Ishte pikërisht po kjo Karla Del Ponte, e cila, armiqësinë e vet kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe veçanërisht kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e patishpalosur paturpësisht me gënjeshtra të pafundme në faqet e librit të vet me titull“The Hunt: Me and the War Criminals” (Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës), në italisht “La caccia: Io e i criminali di guerra”, të botuar në vitin 2008.
Libri i Karla Del Pontes ishte rezultat i vizitave të saj të shpeshta në Beograd dhe i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Kremlinit, përmes Kryetarit të Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Marrëdhënie Ndërkombëtare Konstantin Kosaçov(1962).Ishte pikërisht ky Kosaçovi që vuri në lëvizje edhe anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dik Marti (Dick Marty- 1945), i cili e çoi edhe më tej shpifografinë e Karla Del Pontes, me akuzën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjoja trafikim organesh tëserbëve të vrarë. Pra, në Perëndimin evropian po synohej që kriminelët serbë të shndërroheshin paradoksalisht në viktima.
Në faqet e librit jepet një listë e tërë krimesh dhe kriminelësh, e cila është siguruar pas një pune të pandërprerë hulumtuese, gjatë së cilës autori ka shfrytëzuar më shumë se 200 burime të mediave vendase dhe ndërkombëtare. Kjo është një punë me të vërtetë heroike që ka kryer autori i këtij libri, të cilën jo dokushdo mund ta përballojë për të nxjerrë në dritën e diellit kaq shumë të vërteta tragjike.
Nëtë njëjtën kohë,të bëjnë përshtypje dhe të tronditin thellë faktet që sjell akademiku Flori Bruqi për përpjekjet e gjithanshme që bëri regjimi kriminal i Millosheviçit (1941-2006) për fshehjen e gjurmëve të krimit. Por fshehja e atyre gjurmëve vazhdoi po në atë mënyrë edhe kur Millosheviçi u rrëzua nga pushteti, përfundoi i prangosur në Tribunalin e Hagës dhe deri sa iku në botën e përtejme. Nuk mund të ndodhë ndryshe që kjo fshehje e atyre krimeve vazhdon edhe në ditët tona, sepse pushtetin politik në Beograd e trashëguan bashkëpunëtorët e ngushtë të Millosheviçit që janë në krye edhe sot e gjithë ditën.Prandaj krimet e egërsirave politike serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, vazhdojnë të mbeten ende të pandëshkuara.Dhe Perëndimi evropian vazhdon të heshtë.Madje po përgatitet ta pranojë Serbinë në radhët e Bashkimit Evropian. Këtë qëndrim shpërfillës ndaj krimeve të bishës fashiste serbe në Kosovë, Perëndimi evropian e manifeston në qëndrimin e tij jo vetëm ndaj popullit shqiptar të Kosovës, por edhe ndaj kombit shqiptar në tërësi.Ky qëndrim shpërfillës doli më shumë në pah edhe gjatë krizës së fundit në Maqedoni dhe në Shqipëri, kur Bashkimi Evropian u tërhoq përfundimisht nga zgjidhja e saj. Madje ambasadorja gjermane, e shtetit më me peshë në Bashkimin Evropian,Susanne Schütz, deklaroi para do kohësh pa iu dridhur qerpiku:
“Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t'i njohim” (Citohet sipas: Ambasadorja gjermane: Do t'i njohim zgjedhjet edhe pa PD”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”.02 maj 2017).
Kjo ishte një deklaratë jo vetëm absurde, por edhe skandaloze, e cila, po të mos kishte ndërhyrë Departamenti i Shtetit me përfaqësuesin e vet që dërgoi në Tiranë dhe në Shkup, do të kishte bërë që situata të përcillej me pasoja të rënda, që mund të shoqëroheshin edhe me shpërthimin e luftës civile,si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoni. Ja, ky është Perëndimi evropian në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Ky është pikërisht po ai Perëndim evropian që soditi me aq shpërfillje vrasjen dhe groposjen në një varr masiv të 8 000 njerëzve të pafajshmën në Srebrenicënë verën e vitit 1995, një gjenocid itmerrshëm ky në fundin e shek. XX, në kryerjen e të cilit, përveç bishave fashiste serbe, morën pjesë edhe kriminelë me damkë, të ardhur si vullnetarë nga Rusia dhe nga Greqia.
Tepër prekëse janë faqet e librit që autori ia kushton figurës emblematike të popullit shqiptar të Kosovës, intelektualit të shquar të mbarë kombit shqiptar, Ukshin Hotit, i cili në themel të filozofisë së tij politike kishte ribashkimin e trojeve tona etnike. Të tmerruar nga një filozofi e tillë politike e këtij Prometeu shqiptar, egërsirat politike serbe bënë çmos që Ukshin Hotin ta zhdukin pa lënë asnjë gjurmë. Për këtë hero të kombit shqiptar, akademiku Flori Bruqi ka përfshirë në faqet e këtij libri mbresa të përsonaliteteve të shquara të kulturës shqiptare, si Ismail Kadare, akademik Esat Stavileci, Prof.dr. Agim Vinca, Dritëro Agolli, akademik Bedri Dedja, Adem Demaçi, akademik Rexhep Qosja dhe dr. Moikom Zeqo.
Më kanë bërë përshtypje të jashtëzonshme ca mbresa mjaft të goditura të Ismail Kadaresë për Ukshin Hotin. Siç thekson autori i librit, në një intervistë që Kadarea ka dhënë në vitin 1996, ka deklaruar:
“… e vetmja gjë që për mua ka qenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër… e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, - thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket, do t’i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare… Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë.Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.
Këto fjalë e detyrojnëlexuesin të përsiatë paksa për atë që ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë me fatet e kombit shqiptar, në radhët e të cilit nuk vlerësohen dhe nuk nderohennjerëzit e aftëdhe me nivel të lartë, sipas logjikës së triumfit të mediokritetit, siç flet dhe qëllon në shenjë Kadarea.Sepse mediokritetiështë një tokë pjellore për lulëzimin e djallëzisë, e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hilesë, e hipokrizisë, e imoralitetit, e karrierizmit, e mashtrimit, e mercenarizmit, e pabesisë, e pasurimit pa djersën e ballit, e përçarjes, e smirës, e spiunllëkut, e tradhtisë etj.
Sundimi gati katërshekullor otoman figuron si një njollë e errët në ekranin e historisë sonë kombëtare.Vetëm aty nga fundi i viteve ’40 të shek. XIX patën shpërthyer ca kryengritje në jug kundër Reformave të Tanzimatit, pra, kundër taksave të reja që pati vendosur asokohe Porta e Lartë, dhe asgjë më tepër. Ndërkohë, fqinji ynë jugor kishte gati njëzet vjet që kishte fituar pavarësinë, kurse në katër vilajetet shqiptare s’kujtohej kush për çlirimin nga zgjedha otomane. Vetëm në gjysmën e dytë të shek. XIX, disa pena të shquara dhe figura politike hodhën themelet e Rilindjes Kombëtare që çuan në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por edhe gjatë zhvillimit të punimeve të saj, shqiptarët nuk folën me një zë, ishin të përçarë: disa ishin për autonomi, disa ishin për pavarësi nga perandoria otomane. Në ato kushte, Lidhja e Prizrenit nuk qe në gjendje të merrte në dorë fatet e vendit dhe të jepte kushtrimin, sidomos pas vendimeve kriminale të Kongresit famëkeq të Berlinit për fillimin e copëtimit të trojeve tona etnike, të krijonte forcat e armatosura dhe të nxirrte në krye një prijës me autoritet mbarëkombëtar, siç ndodhi në Greqi, prandaj edhe dështoi dhe u shtyp nga perandoria otomane.
Vendi fqinj i përtejdetit nxori në skenëGaribaldin (Giuseppe Garibaldi - 1807-1882), i cili, pas betejash të shumta, arriti, më në fund, që të krijojë një shtet të bashkuar italian më 17 mars 1861. Në testamentin për brezat pasardhës, Garibaldi ka shkruar:
“Unë po lë trashëgim dashurinë time për lirinë dhe për të vërtetën dhe urrejtjen time për gënjeshtrën dhe për tiraninë”.
Viktor Hygoi (Victor Hugo 1802-1885) ka bërë këtë vlerësim për Garibaldin:
“Ç’është Garibaldi?Njeri.Asgjë më shumë.Por njeri në kuptimin më të lartë të kësaj fjale.Njeri i lirisë, njeri i natyrës njerëzore.A ka ushtri?Një grusht vullnetarësh.A ka municione?Nuk ka.Vetëm disa fuçi baruti. Armët ia ka rrëmbyer armikut. Po ku qëndron forca e tij? Çfarëia siguron fitoren? Çfarë qëndron në mbrojtje të tij?Shpirti i popujve”.
Vendi ynë asokohe, për fat të keq, nuk qe në gjendje të nxirrte në skenën e historisë një “Garibald” shqiptar.
Po ashtu, Bismarku (Otto von Bismarck -1815-1898),të cilin e kanë quajtur “kancelar i hekurt”, pas betejash të përgjakshme, arriti të realizojë bashkimin e Gjermanisë më 18 janar 1871. Një aforizëm i tij për lirinë, e meriton të shkruhet me shkronja të arta:
“Liria është njëluks, të cilin mund t’ia lejojë vetes jo dokushdo”.
Përçarja ka qenë shoqëruesja e përhershme tragjike e kombit shqiptar.Faik Konica thotë se Shqipërinë e ka shpëtuar rastësia. Nuk dihet se si do të kishin rrjedhur ngjarjet, sikur Ismail Qemali të mos kishte ngrënë atë dackën në parlamentin turk: vallë a do të kishte dalë ndokush tjetër që të ndërmerrte nismën për shpalljen e pavarësisë? Në Kuvendin e Vlorës, pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali, në praninë e përfaqësuesve nga të gjitha trojet etnike, menjëherë duhej të kalohej në krijimin e forcave të armatosura. Vendimet kriminale të Konferencës së Londrës për copëtimin e trojeve tona etnike, duhej të kishin shërbyer si një kushtrim, si një sinjal alarmi për të ngritur më këmbë të madh e të vogël, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar. Fatkeqësisht, nuk u lëshua kurrfarë kushtrimi, kurrfarë thirrjeje për një kryengritje mbarëshqiptare dhe punët morën drejtimin që dihet.Përçarja ndërshqiptare e bëri të vetën.
Lulëzimin më të shkëlqyer, mediokriteti që thekson Kadarea, e arriti në periudhën e diktaturës komuniste, kur u zhdukën rrënjët e nacionalizmit shqiptar dhe në vitet ’80 të shek.XX vendi ynë arriti në nivelin më skandaloz të varfërisë, saqë mbarë Perëndimi evropian e tregonte me gisht. Mediokriteti ka vazhduar të lulëzojë edhe pas ndërrimit të sistemit komunist, kur në Kuvendin e Shqipërisë, kanë zënë dhe vazhdojnë të rrinë në ndenjëset e tij mediokër të të gjitha niveleve, me përjashtim të një pakice nga tëdy krahët që shfaqet herë pas herë në folëtoren e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku mediokriteti kalulëzuar dhe vazhdon të lulëzojë në qejfin e vet.
Murat Jashari i është drejtuar me 104 pyetje ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-ministrit të mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të Kosovës Azem Syla (1951). Kam shkëputur vetëm tri pyetje me një kuptim mjaft domethënës:
“Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338, të cilët unë t’i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jasharin) dhe një për Flamurin (Gafurr Elshanin)?Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju, po me ata snajperë, t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së?(Citohet sipas: “Vëllai i Ismet Jasharit, komandantit “Kumanova”, me 104 pyetje për Azem Sylën”.Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”.20 janar 2016).
Ja, pra, çfarë bën në Kosovë mediokriteti që stigmatizon Kadarea: vret ushtarët më të mirë të lirisë, që të lulëzojë mercenarizmi, tradhtia në shërbim të Beogradit.
Disa faqe të librit, në krye të të cilave është vënë titulli “Monumenti kulturor i Millosheviçit”, akademiku Flori Bruqi ia kushton kishës serbe“Sveti Spas” (Krishti Shpëtimtari”)në oborrin e Universiteti të Prishtinës.Ajo kishë u ndërtua arbitrarisht gjatë viteve ’90, kur Kosova ishte e pushtuar nga kolonizatorët serbë, me të vetmin qëllim që t’i zinte frymën Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në një mënyrë të jashtligjshme në sistemin kadastral të atij universiteti dhe duke zaptuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë.
Lind pyetja: si duhet vepruar me këtë ndërtim të paligjshëm? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po përcjell paraprakisht një informacion nga Beogradi:
“Një xhami shqiptare që gjendej në Beograd është rrëzuar në mëngjesin e sotëm. Kjo xhami në Zemun të Beogradit, sipas autoriteteve, u rrëzua për shkak të lejes së ndërtimit” (Citohet sipas: “Rrëzohet xhamia shqiptare në Beograd”. Faqja e internetit e gazetës “Zëri”.26 maj 2017).
Pra, xhamia shqiptare në Beograd u rrëzua se ishte ndërtuar pa leje.Po atëherë edhe kisha serbe qëështë ndërtuar në një mënyrë të jashtëligjshme para Universitetit të Prishtinës, pse nuk rrëzohet nga autoritetet vendore të Prishtinës? Përgjigjja është e thjeshtë:
Xhamia shqiptare u rrëzua në Beograd se Serbia ka në krye të shtetit burra të politikës, kurse kisha e paligjshme sebe para Universitetit të Prishtinës nuk mund të rrëzohet se Kosova ka në krye të shtetit lepuj të politikës.
Me këtë rast, akademiku Flori Bruqi, me një elegancë intelektuale, pa bërë asnjë koment të vetin, e nxjerr tërësisht zbuluar presidentin Hashim Thaçi kur ishte kryeministër, lidhur me qëndrimin e tij ndaj kishës së paligjshme serbe. Ai shkruan:
“Në një emision të Radio Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur për objektin e ngritur pa leje të kishës ortodokse serbe në ambientet e Universitetit të Prishtinës, e ka quajtur atë një vepër të shëmtuar.Ai ka thënë se kjo kishë, në fakt, është monument i Sllobodan Millosheviçit.Por kur është pyetur se cili duhet të jetë fati i saj, kryeministri ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Kemi punë më të mëdha për të bërë, por do t’i vijë radha edhe asaj””.
Interesante! Por autoritetet e Beogradit nuk pritën sa të bënin “punë më të mëdha”, por e shembën menjëherë xhaminë shqiptare që qe ngritur pa leje.
Pra, në sytë e popullit shqiptar të Kosovës, Thaçi mundohet ta reklamojë veten si “atdhetar”, ndërsa kur i kërkohet mendim se si duhet vepruar me atë kishë të paligjshme, ai zbulon servilizmin dhe mercenarizmin e tij ndaj Beogradit. Sepse servilizmin dhe mercenarizmin e vet ndaj Beogradit ai e ka faktuar shumë herë me lëshimet skandaloze që i ka bërë shovinizmit serb, në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe me Edita Tahirin, që prej 19 prillit të vitit 2013 dhe deri tani.
Mercenarizmit dhe tradhtisë së treshes Thaçi-Mustafa-Tahiri,ia nxjerr bojën përfundimisht Aleksandër Vuçiçi, i cili para do kohësh ka deklaruar për një marrëveshje të arritur në Bruksel. Në një informacion, të botuar në faqet e internetit, thuhet:
“Aleksandër Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës”.
Ai ka deklaruar:
“Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptar të mos vërë këmbë në Veri të Kosovës”(Citohet sipas: “Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit është që asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës”. Faqja e internetit “VOAL”,30 maj 2017).
Pas kësaj ndërhyrjeje të Vuçiçit në mjetet e informimit masiv, ka reaguar Edita Tahiri, e cila ka deklaruar:
“Serbia duhet ta heqë sëmundjen e nacionalizmit”(Citohet sipas: “Edita Tahiri demanton Vuçiçin: zëvendësdrejtori i policisë në Veri është shqiptar”. (Faqja e intenetit “Infopress”. 30 maj 2017).
Ministrja e dialogut kot e akuzon Serbinëdhe Vuçiçin për nacionalizëm! Sikur Serbia dhe Vuçiçi të ishin nacionalistë, ata meritojnë nder dhe respekt, sepse nacionalizmi është mbrojtje me dinjitet e vlerave kombëtare, e gjuhës dhe e trashëgimisë kulturorë. Por as Sebia, as Vuçiçi dhe as mbarë kopeja e egërsirave politike serbe, nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë nacionalistë në qëndrimin ndaj Kosovës. Ata kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenëvetëm shovinistë të egër, sepse në kushtetutën serbe Kosovën e konsiderojnë pjesë të territorit të Serbisë. Se jo më kot kryepeshkopi Irinej, komisari politik i udhëheqjes serbe, ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh. Por është për të vënë duart në kokë që treshja pa dinjitet kombëtar Thaçi-Mustafa-Tahiri, në bazë të marrëveshjeve që ka nënshkruar me Beogradin në Bruksel, në heshtje dhe në fshehtësi nga populli shqiptar i Kosovës, Mitrovicën e Veriut e konsideron territor serb. Mirë do të ishte që ministrja e dialogut të thellohej në kuptimin leksikor të fjalëve“nacionalizëm” dhe “shovinizëm”, në mënyrë që të bindej se çfarë dallimi të thellë kanë ato nga njëra-tjetra.
Mjaft interes ngjallin faqet e librit, ku autori shtron pyetjen: “A do të bashkohen shqiptarët në një shtet?”.
Çështja e ribashkimit të trojeve tona etnike vazhdon të mbetet e ankthshme që asokohe kur Perëndimi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, i copëtoi në mënyrën më barbare nga trungu amë. Kjo Çështje Madhore e kombit shqiptar kërkon zgjidhje, kërkon zhbërjen e padrejtësisë që atij iu imponua me dhunë nga fuqitë e mëdha evropiane.
Akademik Flori Bruqi ka parashtruar në faqet e këtij librit ecurinë e kësaj Çështjeje, me një nëntekst të qartë: kombit shqiptar duhet t’i kthehet borxhi që i është marrë më shumë se një shekull më parë. Kërkesa për kthimin e atij borxhi ushton në vargjet poetike, në këngët e artistëve të talentuar apo në intervista dhe artikuj publicistikë.Ja ç’vargje ka hedhur në letër Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ne s’kemi ëndërr të madhe,/ Aq sa hap krahët shqiponja,/ Shqipërinë Natyrale,/ Katër vilajetet tona.
Politikanët shqiptarë, këta servilë të regjur të Beogradit, të Athinës dhe të Brukselit, politikanë pa dinjitet kombëtar, le të kërkojnë në youtube këngën me titull “Kurrë s’i ndan shqiptarët kufini”, një këngë kjo me vargje bubulluese që ekzekutohet aq mjeshtërisht nga këngëtarët e talentuar Marie Lajçaj dhe Pëllumb Vinca. Duke pasur parasysh vëllezërit tanë përtej kufirit të Shqipërisë Londineze, kënga ushton: Na ndan zjarri e na ndan pragu, /na bashkon gjuha dhe gjaku./ Trojet thrrasin me nji za:/ Pa u bashku s’durohet ma,/Ka ardh koha që kem dasht,/Kangë e zemra me i ba bashkë. /Kurrë përjetë s’i qajmë do halle,/Për pa ithanë Shqipni e Madhe,/Pa na kthy borxhin Evropa/Që na ndau në copa-copa.
Për të theksuar kotësinë e përpjekjeve të politikanëve shqiptarë për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pa realizimin paraprak të ribashkimit të trojeve tona etnike, akademiku Flori Bruqi ka cituar Dritëro Agollin. Duke vlerësuar lart figurën e Ukshin Hotit për vënien në jetë të idealit të tij kombëtar për ribashkimin e trojeve etnike, Dritëroi ka deklaruar:
“Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropianizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropianizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropianizohet kurrë. Kë do të evropianizosh ti, tre milionë banorë do të evropianizosh? Po tre milionë të tjerë? Domethënë, problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropianizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s’qe një nuk je i civilizuar plotësisht.Dhe Ukshini e trajton këtë problem”.
Çështja kombëtare shqiptare vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Ajo përbën një plagë të madhe që s’po gjen dot shërim për faj të politikanëve shqiptarë, të cilët i gënjen mendja se me servilizmin e tyre para Perëndimit evropian gjoja do të fitojnë simpatin e tij. Në të vërtetë, me qëndrimin e tyre pa dinjitet kombëtar, ata janë shpërblyer me përbuzjen e tij të heshtur.
Me botimin e librit të ri me titull “Dëshmi të krimit të pandëshkuar”, akademiku Flori Bruqi ka dhënënjë kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e shumë të vërtetave tragjike për popullin shqiptar të Kosovës në veçanti dhe për kombin shqiptar në tërësi. Shumë nga këto probleme të mprehta që ai ka parashtruar në këtë libër-monument, duhej ta kishin shqetësuar me kohë e me vakt Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë dhe mbarë klasën politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë Shkup. Atyre u takonte t’i grumbullonin këto fakte tronditëse, të përgatitnin dosjet përkatëse, t’i përkthenin në gjuhët kryesore dhe t’ua nisnin kryeqyteteve të Perëndimit evropian, Brukselit, Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit Amerikan dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të zhvlerësonin tërësisht gjithë literaturënshpifografike kundër kombit shqiptar, me të cilën Beogradi dhe Athina kanë përmbytur bibliotekat e institucioneve të lartpërmendura ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kryepolitikanët shqiptarë le të mundohen që, të paktën, një herë të vetme në jetën e tyre, ta kësibëjnë nga vetja servilizmin para të huajve, të bëhen burra të politikës dhe,nga folëtoret e Brukselit, e Departamenti të Shtetit, e Senatit dhe e Kongresit Amerikan, deri në folëtoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të ngrenë zërin për ribashkimin e trojeve tona etnike
Mendoj dhe propozoj që akademiku Flori Bruqi, në perspektivë, të përgatitë dhe të botojë një tjetër libër interesant, ku, me mjeshtërinë që e karakterizon, të trajtojëkodin moral tëegërsisë grekoserbe përballë kodit moral të fisnikërisë shqiptare, në mënyrë që të dalë mirë në pah e vërteta se shqiptari, tradicionalisht, as hasmin e vet, as armikun që ia ka behur si pushtues, pasi e ka vrarë, nuk e ka pasur zakon ta poshtërojë, ta përçudnojë, ta groposë në varre masive, t’ia djegë kufomën me benzinë apo t’i përdhunojë vajzat dhe gratë dhe aq më pak të vrasë fëmijë, gra, pleq dhe plaka. Dukuri të tilla barbare kanë qenë dhe mbeten të papërfytyrueshme për kodin moral të fisnikërisë shqiptare. Por duhet të theksojmë se kodin e shëndetshëm të moralit fisnik shqiptar, na e ndoti keq krimineli Enver Hoxha, sipas urdhrave që merrte nga emisarët kriminalë jugosllavë gjatë viteve të luftës. Në një radiogram që i dërgonte Korparmatës I më 21 shtator 1944, ky kriminel dhe agjent i regjur i Beogradit, urdhëronte:
“Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni” (Citohet sipas: “Dokumenti, si u vra Llazar Fundo me urdhër të Enverit”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”.02 tetor 2014).
Kodin e egërsisë morale serbosllave, krimineli Enver Hoxha e praktikoi gjerësisht kundër përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar gjatë tërë periudhës së sundimit të tij dikatorial.Ndonjë shfaqje e shëmtuar e atij kodi moral barbar u vu re edhe në ngjarjet tragjike të vitit 1997, kur me kufomën e oficerit të vrarë të SHIK-ut Lek Qoku, tallej një turmë studentësh të ndërkryer në njërin nga auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe kur një femër e përbindshme mundohej t’i pinte gjakun.
Gjithsesi, akademiku Flori Bruqi, si një figurë e shquar me përgatitje enciklopedike, si një intelektual i nderuar erudit, e ka kryer dhe do të vazhdojë ta kryejë gjithmonë me nder detyrën e shenjtëruar para kombit shqiptar.
Nderim dhe respekt të thellë për këtë punëtor të palodhur të letrave shqipe me vlera të rralla shkencore, intelektuale.
Santa Barbara, Kaliforni
08 qershor 2017



‘Në kthetrat e prostitucionit’, dëshmitë e vajzave shqiptare të shfrytëzuar si prostituta (Video)

‘Në kthetrat e prostitucionit’, dëshmitë e vajzave shqiptare të shfrytëzuar si prostituta (Video)


Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri një fenomen që vazhdon, megjithëse në mënyra dhe forma të reja. Vazhdojnë gjithashtu edhe vështirësitë për t’u riintegruar në shoqëri.


Trafikantët si gjithmonë përdorin mashtrimin për një jetë më të mirë. Identiteti i viktimave në materialin që do të ndiqni është mbrojtur, duke modifikuar zërin dhe figurën.

Materiali në vijim është një bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe rrjetit BIRN të gazetarisë investigative.

Stigma i bën vajzat e trafikuara dy herë viktima.

Të gjithë kanë të drejtë për një fillim të ri. Edhe viktimat e trafikimit. Por, shpesh, kur sapo ka marrë fund kalvari i “rrugës” , nis përballja e tyre me paragjykimin, stigmën dhe refuzimin e njerëzve të dashur, familjes dhe shoqërisë.

“Alo mami si je. Më mungoni shumë. Jam edhe e mërzitur. Kur flas me ju më jepni forca.”

Një zë i dashur e familjar mund të të ndryshojë jetën. Po në disa raste është thuajse e pamundur të marrësh atë që të mungon aq shumë.


Kjo 19 vjeçare është një nga mijëra vajzat shqiptare të trafikuara ndër vite. Një nga viktimat e një fenomeni të dhimbshëm që vazhdon, shpesh, me mënyra e forma të reja, por gjithmonë përmes mashtrimit për një jetë më të mirë e me qëllimin e vetëm shfrytëzimin maksimal të viktimës.

Ajo ja ka dalë t’i shpëtojë rrugës, pas vitesh shfrytëzimi jashte Shqipërisë. Prej disa muajsh ndodhet në qendrën “Të ndryshëm dhe të barabartë” në përpjekje për t’iu rikthyer jetës normale. Por, ndërsa ka lënë pas momentet më të errëta të jetës, po përballet me të tjera vështirësi – marrëdhënien shumë të vështirë me familjen për të cilën ka nevojë më shumë se kurrë, paragjykimet e stigmën.


Fushë Kosovë, pesë të arrestuar për marrje me prostitucion


Shpesh, kjo vjen nga mosnjohja për atë që një viktimë ka kaluar. Për orët e saj të errëta.

“Në momentet e mia të këqia kam ndjerë dhimbje. Isha shumë e lënduar, e frikësuar. Më rrihnin. Nuk dija ku isha. Isha krejt vetëm. Mendoja gjëra të frikshme. Kujtoja se nuk do të kthehesha më te familja ime e nuk do të isha më e lumtur.” – rrëfen 19 vjeçarja

Një tjetër vajzë e re, në një situatë të ndryshme trafimkimi, por në të njëjtin makth tregon.

“Gjatë asaj kohe jam ndjerë shumë keq, në fakt. Kam shkuar deri në masa ekstreme. Nuk doja të jetoja më.”

Një pjesë e madhe e viktimave vijnë nga situata dhe familje problematike. Mirëkuptimi dhe dashuria e familjes do të ishte fillimi i rikthimit në jetën normale. Por shpesh janë ato të parat që i refuzojnë.

Sipas Stela Tanellarit, manaxhere projekti në organizatën “Të ndryshëm dhe të barabartë” muajt e parë të riintegrimit janë shumë të vështirë.

“Në shumicën e rasteve viktimat e trafikimit ndihen të refuzuara nga familja e tyre, nga anëtarët e familjes, apo edhe nga komuniteti. Në përgjithësi janë baballarët dhe vëllezrit ata që refuzojnë më tepër vajzën.”


Gjilanasi rreh gruan, babanë dhe vëllanë e saj
Këtë e pohon edhe njëra prej të trafikuarave.

“Dy vëllezërit kanë reaguar shumë keq dhe i kanë thënë babit të mos më pranojnë në shtëpi. Jam ndjerë shumë e lënduar nga vëllezrit dhe nuk e prisja, se janë gjëra që kujtdo mund t’i ndodhin.”

Një nga pengesat e mëdha për të dalë nga situata është edhe ndjenja e fajit, që i shoqëron gjithmonë këto vajza dhe sidomos mos-falja e vetes.

“Në disa momente jam ndjerë në faj e thosha përse e bëra këtë gabim, por më vonë e kuptoja që kam qenë shumë e vogël dhe jam gënjyer”, – thotë 19 vjeçarja.

Anila Trimi ka mbi 20 vjet që punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendëshme. Ka kaluar me dhjetra raste personash të trafikuar dhe është marrë me hetimet konkrete të veprave penale, që kanë pasur lidhje me trafikimin.

Ajo flet edhe për anën tjetër të medaljes, për rastet kur familjet i presin sërish në gjirin e tyre fëmijët e trafikuar, që janë edhe më pozitive, për sa i takon procesit të riintegrimit

“Ka familje që, pavarësisht nivelit të tyre arsimor, pavarësisht, nivelit ekonomik janë mikpritëse të fëmijës, të familjarit të tyre dhe duan të marrin pjesë e asistojnë sa të jetë e mundur integrimin e një personi dhe nuk ka gjë më të mirë se kjo.” – thotë Anila Trimi

“Unë nuk ja uroj askujt atë që përjetova vetë. Gjithmonë prindërit duhet të jetë mbështetja e fëmijevë, në çdo situatë të vështirë që ata mund të ndodhen. Të mos i braktisin kurrë.” – apelon njëra nga vajzat, transmeton voa.

Por paragjykimet, e me raste edhe reagimet negative, hasen edhe në ambiente sociale, madje edhe aty ku mendjojmë se duhet të jemi të mbrojtur.

Ja çfarë rrefen 19 vjeçarja e trafikuar:

“Kur po më shoqëronin në shtëpi më kanë gjykuar, më kanë sharë oficerët. Më kanë thënë fjalë banale gjatë gjithë rrugës. Për 3 orë”.

Shpesh shoqëria është edhe më refuzuese. Sipas Drejtores së Antitrafikut, viktimat e trafikimit vuajnë faktin që nuk trajohen si gjithë të tjerët dhe që ëndrra e tyre është prerë në mes.

Çka dini për masonët?

Vëllazëria sekrete: Historia e vërtetë e masonëve

TRI PRINCIPET E ELITES PER SUNDIMIN E BOTES

Dija eshte pushtet. Shfrytezimi i njerezve eshte shume i thjeshte kur ti ke pak me teper njohuri nga se kane ata. Edhe pse njohurite tona jane te shumta, ekzistojne zonat ku ne nuk dime asgje.

Kjo ndodhe, pikerisht, pse ne nuk e kuptojme se sa te rendesishme jane emocionet dhe se ne jemi gjithnje ne kontrollin e emocioneve te shtypura. Kjo ndodh per shkak se pjesa me e madhe e njerezve nuk dine ate qe dine nje pjese me e vogel, pra faktin se gjerat e medha kontrollohen nga gjerat e vogla.

Nese e shikojme historine e perendimit dhe te disa personaliteteve te rendesishme (qe nga Pitagora e deri tek Njutoni) do te shohim se te gjithe ata ishin te mrekulluar nga OKULTIZMI.

Fjala okultizem, e shpjeguara fare thjeshte, do te thote ee fshehtee dhe pjesa me e madhe e njohurive misterioze fshihet ne tekstin dhe simboliken e librave me te falshem fetar te botes , perfshire edhe Biblen dhe Kurean-in. Shume principe te pergjithshme nga keto vepra jane te kuptueshme dhe te pranuara nga masat por ne to ka mjaft gjera qe mbeten te fshehta dhe te cilat ne nuk i dime.

Andaj ELITA, e njeh mire OKULTIZMIN dhe ne menyre te perfeksionuar sherbehet me principet e tij. Ne vazhdim do teiu parashtrojme tri principe simbolike me origjine nga okultizmi, permes se cilave sherbehet ELITA gjate venies se kontrollit te vete mbi njerezimin. Keto tri principe jane: PRINCIPI I piramides, SPIRALES dhe SATURNIT.

- PIRAMIDA - ne masoneri perfaqeson nje forme te struktures politike dhe ekonomike qe i lejon nje grupit te vogel te njerzeve te kontrollojne nje grup me te madh.

Nese e paramendojme nje piramide dhe ne te nje strukture organizative, do te shohim se ata qe jane ne maje te piramides kane fuqine dhe pushtetin e kontrollit me te madh, nga ata qe jane gjithnje e me poshte ka fundi piramidal . Ne maje te saj eshte syri qe sheh, veren dhe regjistron edo gje. Me kete princip piramidal, sot funksionojne shume organizma shteterore , ushtarake dhe korporatat e medha boterore.

- SPIRALA- perfaqeson evolucionin qe ndodh permes nje veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyres ciklike te sistemeve jetesore, ndersa menyra se si spiralja leviz nga qendra e saj edo here sa rrotullohej, paraqet forcen evolutive qe levize ne menyre periodike.

ELITA ka nisur veprimtarine e vete me pak pushtet, por me shume njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurin e vete te madhe ne pushtet. Ajo, ne menyre permanente investon asetet e veta qe tei rris ato dhe keshtu ne vazhdimesi, derisa ta kontrolloj tere boten dhe njerezimin.

- SATURNI - perfaqeson simboliken e kufizimit te lirive te te tjereve. Sa ma pak dine te tjeret dhe masat, aq me e fuqishme eshte edhe ELITA. Kjo simbolike okultiste perfaqesohet me kete domethenie per shkak te rrethit te tij unazor qe e mbeshtjelle kete planet, ndersa figurativisht nenkupton kufizimet.

KUSH JANE ELITA BOTERORE

Ne nje analize te publicistit te mirenjohur amerikan ADAM PHILIPS, te publikuar me 15.02.1999, me rastin e festes se edites se kryetarite ne ezeri i Amerikese, ne mes tjerash konstatohej se, qe nga viti 1789 dhe presidentit i pare i SHBA-ve, George Washington e deri me sot, nga numri i gjithmbarshem i kryetareve qee kane qene ne krye te timonit te ketij shteti te fuqishem boteror, jane edhe 14 kryetare tjere qe pa dyshim ishin masone.

Qe nga Koha e Washingtonit e deri me sot, masonet kane arritur te futen ne te gjitha nivelet e strukturave politike dhe ekonomike te rendesishme vendimmarrese, si ato amerikane ashtu edhe boterore. Sipas te njejtit autor, vleresohet se masonet ve organizuar mire dhe tejet konspirativ, permes degeve dhe nendegeve te tyre hierarkike, jane te shperndara ne te gjitha shtetet e botes dhe numerojne 4,5 milion anetare.

Hulumtuesi i pavarur britanik DAVIT ICKE, ne librin e vete edhe e verteta do te na lirojee paraqet tabelen e hierarkise sunduese te fuqise ELITE dominuese te botes. Sipas ketij autori hierarkia e elites boterore duket keshtu:

- Ne vendin e fundit, ose te pare nga fundi, eshte i gjithe njerezimi;
- Ne vendin e dyte nga fundi, rangohen MEDIAT E SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE;
- Me PAS organizata e kombeve Te BASHKUARA;
- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtise globale (nafat etj);
- Grupi i Bilderbergut (perbere nga personalitetet me te shquara te elites politike boterore. Ndryshe ne opinion kjo quhet si eqeveria ne hijee);
- Instituti Mbreteror Anglez per Pune te Jashtme;
- Keshilli Amerikan per Pune te Jashtme;
- Komisioni Trelaterar (SHBA-te, Shtetet e zhvilluara te Evropes perendimeore, Japonia nga Lindja);
- Tryeza e Rrumbullaket;
- (ne vazhdim autori le disa nivele te zbalta) ;

- Me pas renditen organizata e fshafte ekaloresit e Maltese (ne dukje shoqate humanitare bamirese qe kultivon traditen mijevjeeare te ndikimit politik dhe ushtarak ne bote. Si anetare ne rrodhet e saj kurorezohen vetem pjesetaret e familjeve tradicionale aristokrate evropiane) ;
- SKULL & BONES (Vellazeri okuliste e me te perzgjedhurve);
- iluminatet, ose ete perndriturite ( po ashtu shoqeri, vellazeri e nje rrethi me te ngushte e me te perzgjedhurve);

- Komiteti 300 (Asociacion i ndertuar nga pjesetaret e 13 familjeve me te pasura te botes);
Te gjitha keto institucione, vazhdon me tutje autori, ede juree duken se jane publike dhe veprimtaria e tyre nuk eshte jashte vemendjes se opinionit te gjere, por ede factoe, JO EDHE AQ!Ee

Ne prapavijen e transparences se tyre, fshihet nje veprimtari tejet konspirative e orientuar kah interesat e ngushta te grupeve ELITE.

Sa me shume qe te shkohet kah emaja e piramidese, numri i rrethit te ndikimit ngushtohet vetem ne disa individ. Thuhet ne dy apo tri prej tyre..

Por, sido qe te jete-KUJDES! Sot ne Kosove eshte bota qe sundon permes UNMIK-ut, dhe ne keto momente tejet te rendesishme per fatin historik te Kosoves, patjeter fjalen kryesore do ta kete mu kjo elite e sipercekur.

Kornizat e rendit te ri boteror kahere jane percaktuar nga ATA, andaj , nuk duhet tena befasoj asgje...









Vëllazëria sekrete: Historia e vërtetë e masonëve


Shumë është folur për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie ka shkaktuar diskutime të gjera dhe teori të shumta konspiracioni. Por historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj.

Pak histori

Kohët rreth vitit 1820 dukej sikur ishin kohët më të mira për marrëdhëniet speciale mes urdhrit vëllazëror të masonerisë dhe kombit të ri amerikan. Nuk ishte vetëm, sepse shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Washington, Benjamin Franklin dhe 13 prej 39 nënshkruesve të Kushtetutës, kishin qenë anëtarë, ishte dhe për faktin se republika që po rritej me shpejtësi dhe shoqëria vëllazërore kishin shumë ideale të përbashkëta.

Washington576x572

Vlerat republikane amerikane dukeshin si vlera masonike: vlerësimi i lartë për të mësuarin dhe progresin, dhe për atë që mund të quhet një fetari e gjerë dhe tolerante. Steven Bullock, historian në Institutin Politeknik të Uorcesterit dhe studiues i vëllazërisë malonike në Amerikë, shprehet se masonët “ndihmuan për t’i dhënë kombit të ri një bërthamë simbolike”.

Nuk ishte kot kompasi, katrori dhe emblema të tjera të lidhura me masonët të gdhendura kudo, edhe në bizhuteri, edhe në tavolina që u përkisnin masonëve ose jo-masonëve. Gjithashtu, nuk është pa domethënie fakti se një numër i madh amerikanësh mendonin se Vula e Madhe e SHBA përmbante simbole malonike. Ishte një lloj prirjeje ndaj vëllazërisë që njerëzit ta shihnin influencën e masonerisë dhe atje ku nuk ekzistonte.

Që në kohën e Revolucionit masonët ishin bërë celebruesit gjysmë-zyrtarë të kulturës amerikane civile. Me veshjen e tyre specifike të përbërë nga përparëset, masonët origjinalë, në fakt, ishin gurë-masonët. Ato e kishin zakon që të hidhnin në mënyrë rutinë gurthet e themelit në ndërtesat qeveritare dhe kishat, si dhe merrnin pjesë në parada dhe ceremoni të tjera publike.


Kur Lafayette, tashmë i plakur, bëri turneun e tij në SHBA në vitet 1824-25 anëtarët e “zanatit” (siç quhet masoneria) e pritën në mënyrë të spikatur masonin duke e ftuar të qëndronte në lozhën lokale. Ai udhëtim shërbeu për të rritur anëtarësimin në masoneri, i cili ishte rritur nga 16 mijë anëtarë në vitin 1800, në 80 mijë anëtarë, në vitin 1822.

Si ndodhi atëherë që ajo çfarë dukej si epoka më e mbarë e masonerisë u kthye në tmerr? Përgjigja mund të gjendet pjesërisht në reagimin publik të ndarë në dysh ndaj turneut të Lafayette. Për shumë qytetarë shfaqja e hapur e afeksionit vëllazëror ndaj një fisniku të huaj mbante erë elitiste dhe konspiracionale. Thënë troç, kjo “ngjalli dyshimet e një zanati si një urdhër ndërkombëtar me sekrete dhe të një të shkuare radikale revolucionare”.

Ishte hera e parë që masoneria përballje me një reagim të tillë. Që nga lindja e lëvizjes vëllazërore të organizuar në fillim të shekullit të 18-të në Londër, deri në këtë ditë, masoneria ka qenë objekt kurioziteti të madh dhe dyshimesh të herëpashershme.

Me ritualet sekrete dhe përfshirjen e mençurisë së lashtë e shkencës dhe arsyes së Rilindjes moderne, si dhe anëtarësimin ekskluziv, vëllazëria masonike ka shërbyer si ushqim për teoritë konspirative dhe shkrimtarët oportunistë, të etur për të fituar duke “ekspozuar” në mënyrë imagjinare mënyrat sekrete dhe ambiciet sekrete të vëllazërisë.

Nëse “sekreti i madh” i masonëve, siç thoshte Benjamin Franklin “është se ata nuk kanë asnjë sekret”, ato që sugjerojnë se është ndryshe, duke përfshirë këtu edhe romancierin Dan Brown, thjesht kërkojnë të krijojnë audiencë.

Historia e vërtetë

Historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj. Është e vërtetë që arritjet thelbësore të masonëve në formimin e qytetarëve solidë, krijimin e rrjeteve sociale dhe mbështetjen e kauzave filantropike, janë më të shquarat përballë përpjekjeve për të dëmtuar organizatën. Se si masoneria u ngjit në një pozicion aq të lartë në jetën publike amerikane për të humbur shumë shpejt mantelit e respektit, është një histori që ka filluar në Skoci dhe Angli.



Masonët që e kanë zanafillën në lozhat e shekullit të 17-të në Britani, kur pranoheshin zotërinj të përzgjedhur, zotoheshin për besnikëri ndaj kurorës dhe ndaj zotit. Këta anëtarë të “pranuar” tërhiqeshin nga karakteri social i vëllazërive, si dhe nga ritualet private të ceremonive që dikur i ndihmonin artizanët të ruanin sekretet e zanatit. Lidhjet e masonerisë me arkitekturën e lashtë, gjeometrinë dhe arte të tjera racionale, si dhe shkencën ia rrisnin akoma më shumë joshjen që transmetonte.

Teksa anëtarët e pranuar, të cilët ishin më së shumti anëtarë të Shoqërisë Mbretërore shkencore të Britanisë, filluan të dominonin lozhat, fokusi i jetës vëllazërore u zhvendos tek konsiderata filozofike dhe eksplorimi i lidhjeve ndërmjet ligjeve të zbuluara të natyrës dhe mençurisë së qytetërimeve të lashta. “Ato studionin arkitekturën greke dhe romake për të gjetur çelësin e të vërtetave të humbura të qytetërimeve të lashta”. Në Amerikë, masoneria u përqafuar dhe nga institucioni aristokrat, si dhe nga anëtarët e klasës komerciale që aspironin shtresën aristokrate. Masoneria inkurajoi një lëvizje sociale dhe një elitë më përfshirëse nëpërmjet arsimimit, kultivimit të sjelljes dhe nderit, si dhe tolerancës për diferencën në çështjet delikate të fesë.

Në kohën e Revolucionit, burrat me karakter, talent dhe ambicie, përdorën masonerinë për të ngjitur shkallët sociale. Por, pavarësisht punëve të mira të vëllazërisë, mitet e veprave të errëta vazhdonin ta përndiqnin masonerinë. Por, sfida më e madhe e masonerisë nuk ishte përdorimi në fantazitë konspirative, por dobësimi i pozitës së saj në Amerikë, duke humbur forcën dhe adhurimin e vërtetë të anëtarëve.

Origjina legjendare

Edhe pse të ashtuquajturat “lozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonerisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull, ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërinë e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë.

Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliwell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaw (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme. Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave.

Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm referencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe “shoqërive sekrete”. Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonerisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

the-most-powerful-freemasons-ever

Masonët e famshëm

Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette.

Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhën e bamirësisë në Vjenë në 1784.

Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë franceze.

88a433ec11e16e11070a3ad13bf5c1f0

“Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin”: Volteri, La Fayete, Garibaldi, Benjamin Franklin, George Washington, Mark Twain, Simón Bolívar, Winston Churchill, Franklin D. Roosevel, J. Edgar Hoover, dhe shumë të tjerë, janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie, sipas “Grand Orient”.

10 fakte që duhet t’i dini

1 – Masonët nuk kanë lidhje me Iluminatin

Teoritë konspirative thonë se Iluminati po kontrollon një organizatë dhe kërkon të themelojë Rendin e Ri Botëror. Duke qenë një organizatë ku figura kyçe të politikës janë anëtarë, teoricienët thonë se ky Rend po qëndron në prapaskenë dhe po i lëviz gjërat pa rënë në sy. Ndryshe nga masonët e lirë, thuhet se Iluminati është një organizatë sekrete që është kundër çdo ndikimi fetar. Origjinën e ka në Bavari në vitin 1776.

2 – Masonët janë bërë subjekt i shumë filmave

Masonët e lirë kanë bërë kuriozë shumë njerëz të painfomuar. Busulla dhe kompasi i famshëm kanë qenë pjesë e shumë filmave në Hollivud, si Aliens, American Gangster, The Ant Bully, Kodi i Da Vincit, Domino, etj.

3 – Gjatë regjimit të Hitlerit u vranë rreth 200 mijë masonë në kampet e përqendrimit

Hitleri deklaroi se masonët të lidhur me hebrenjtë shkaktuan humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Ai më vonë tha se masonët ndihmuan hebrenjtë dhe i çuan atje ku ata janë sot në shoqëri. Gjatë sundimit të Hitlerit në Gjermaninë Naziste, u kërkua që të gjithë masonët të shpronësoheshin. Ata u akuzuan për krijimin e një Republike Botërore dhe së bashku me hebrenjtë u bënë të burgosur politikë.

4 – Femrat nuk lejohen në llozhat masonike

Historikisht, gratë lejoheshin në llozha vetëm si zëvendësuese të bashkëshortëve të tyre. Në vitin 1720 masonët hartuan kushtetutën e tyre që i ndalonte gratë nga organizata, megjithatë burrat vazhdonin t’i përfshinin gratë e tyre vetëm në atë që quhej grada e tretë. Rritja e një llozhe masonike vetëm me gra nisi në Angli dhe u përhap shpejt në shumë vende të botës.

5 – Janë të përfaqësuar gjerësisht

Masoneria është një organizatë e njohur në të gjithë botën. Për të kuptuar se si anëtarësimi është përhapur në këtë nivel, duhet të kuptojmë pjesët e kësaj organizate. Trupi qeverisës i Masonerisë së Lirë është i quajtur Llozha e Madhe. Juridiksioni i saj ndodhet mbi një shtet apo një qytet. Politikat ndryshojnë sipas juridiksionit. Vepron si një njësi . Në cepin e çdo shteti apo qyteti, masoneria e lirë është e përfaqësuar gjerësisht.

6 – Simbolet e masonëve

Masoneria ka ekzistuar që nga vitet 1400. Simbolet që përfaqësojnë organizatën janë konceptuar jo nga ndonjë besim supersticioz, por nga praktikat e saj. Po të rikthehemi në Mesjetë, jo të gjithë mund ta lexojnë apo shkruajnë, por kushdo arrin ta njohë një simbol. Klasa punëtore janë anëtarët e parë të masonëve të lirë dhe si simbol janë përdorur mjetet artizanale.

7 – Nga 9 gjyqtarët në Gjykatën Supreme të SHBA-së në vitin 1952, 8 prej tyre ishin masonë

Një e treta e Gjykatës Supreme të SHBA-së ishte masone. Kjo nuk do të thotë asgjë. Pasi masoneria ka qenë një organizatë e themeluar prej shekujsh, dhe fakti që kërkon vend në poste të larta është diçka normale.

8 – Ceremonitë e pranimit

Ceremonitë e pranimit për t’u bërë anëtar i masonerisë variojnë nga çdo person. Nuk ka një program specifik që duhet të ndiqet dhe të bëhet sipas dëshirave të Llozhës së Madhe. Ndërsa është thënë se ceremonitë dhe ritualet janë një sekret i madh i masonerisë, askush nuk tha që ceremonitë janë të mërzitshme. Por duhen disa kritere për t’u bërë pjesë e Masonerisë.

9 – Besimi në Zot

Besimi në Zot, është një nga rregullat themelore të njohura nga Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, llozha ku ka zanafillën masoneria. Thuhet se “Besimi në një qenie supreme është kusht i anëtarësimit”. Në mesjetë, ata konsideroheshin si njerëz me moral dhe që i frikësoheshin sjelljeve të këqija.

10 – Shtrëngimi sekret i duarve

Ashtu si në ceremoninë e pranimit, masonët respektojnë shumë rituale, përfshi edhe disa shtrëngime sekrete duarsh. Ka një shtrëngim duarsh për çdo gradë në organizatë për të lejuar anëtarët të përshëndeten me njëri-tjetrin. Ka 12 lloje shtrëngime duarsh të përdorura në botë.

LUFTË PËR JETË A VDEKJE

Dokumenti sekret i Byrosë Politike: më 14 korrik ’90. Akuza Vatikanit se kishte agjenturë në Shkodër. Frika e regjimit nga përhapja e revoltës të nisur në kryeqytet dhe që u pasua nga ajo e Kavajës

Mbajtur në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë

Më 14 korrik 1990

Byroja Politike, në mbledhjen e datës 14 korrik 1990, mori në shqyrtim këtë çështje:

1. “Analizë për ngjarjet e 2 korrikut dhe të Kavajës e disa konkluzione për punën e Partisë”.

Në mbledhje marrin pjesë anëtarët e kandidatët e Byrosë Politike të KQ të Partisë, shokët: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Lenka Çuko, Muho Asllani, Pali Miska, Simon Stefani, Xhelil Gjoni, Hajredin Çeliku, Pirro Kondi, Qirjako Mihali, Kiço Mustaqi, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja.

Mbledhjen e Byrosë Politike e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë.

Zhvillimi i mbledhjes

Shoku Ramiz Alia: Në këtë mbledhje, shokë, mendoj të shkëmbejmë mendime lidhur me ngjarjet e kohëve të fundit e sidomos të datës 2 korrik kur u futën në ambasadat e huaja rreth 4700 veta. Ngjarja e 2 korrikut i zuri në befasi organizmat tona dhe pas saj u krijua një situatë e rëndë.

Në një pushim ndërmjet seancave të Plenumit të 11-të të Komitetit Qendror, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxori dekretin për pajisjen me pasaporta për jashtë të të gjithë atyre që u futën nëpër ambasada. Para dy ditësh, siç e dini, u bë evakuimi i plotë i tyre.

Mbrëmë janë larguar ata që u strehuan në ambasadën hungareze dhe sot ikin të fundit, ata që gjenden në ambasadën turke.

E rëndësishme është se rreth 4400 veta prej tyre ishin të zënë në punë, pra jo si shpifin disa që thonë se kanë ikur të papunët. Veç fëmijëve, 20 përqind janë gra, ky është një veprim tepër i ulët. Nga pikëpamja e nivelit arsimor me shkollë të lartë ishin relativisht pak, rreth 70-80 veta, por edhe këta janë tipa pa karakter.

Në këto ngjarje, padyshim, pasqyrohet puna e dobët e organeve të punëve të brendshme, veçanërisht e Sigurimit të Shtetit, të cilat u zunë në befasi, si dhe puna e dobët e Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës. Është e çuditshme që organet tona emrat e atyre që ishin futur në ambasada nuk i dinin, kështu që u detyruan t’i merrnin nga kërkesat për pasaportat!

Jam i bindur se edhe sot e kësaj dite qendrat e punës nuk dinë se kush u është futur në ambasada. Kur këtu në Tiranë administratat e ndërmarrjeve nuk njohin mirë punëtorët e tyre dhe nuk dinë kë paguajnë, merrni me mend se ç’mund të bëhet me ndërmarrjet që kanë punëtorë sezonalë si në sharrat e Pukës, në Vermosh, në Bushtricë apo gjetkë?!

Organizata e Partisë e Tiranës nuk e tregoi veten në nivelin e duhur, nuk tregoi militantizëm, nuk ishte në rolin udhëheqës, ndërsa komunistët e Tiranës u tulatën. Duhej të organizonim dje mitingun që të ngrihej morali i tyre, se në përgjithësi morali i njerëzve, por dhe i komunistëve kishte rënë shumë. Natyrisht, pas ngjarjeve të 2 korrikut u bënë disa përpjekje, u ngritën disa njësi a detashmente, siç u quajtën, për të forcuar vigjilencën. Mirëpo duhet patur parasysh se në Tiranë militojnë 25 mijë komunistë, por forca e tyre nuk u ndie fare, përkundrazi, dominonin parullat e armikut, të reaksionit të kolonës së pestë, që janë nga më ekstravagantet.

Në ngjarjet e 2 korrikut ka patur ndikim edhe veprimtaria armiqësore e huliganëve të rretheve të tjera. U bënë tentativë për të hyrë në ambasada ose për të bërë ndonjë rrëmujë nga grupe huliganësh që erdhën nga Shkodra apo nga Durrësi. Forcat e policisë janë detyruar t’i largojnë.

Ngjarje të shëmtuara kanë ndodhur edhe në Kavajë, ku gjendja mund të themi edhe sot e kësaj dite është e rëndë. Veç faktit që atje ka një fermentim armiqësor, ndodhi dhe një ngjarje shumë e hidhur: u vra një njeri kur forcat e Policisë e të Sigurimit vajtën me “teorinë e krehjes”. Kanë dalë në skenë dhe teori tani. Dhe “krehën” bukur! Vrasja e këtij njeriu shkaktoi turbullim në tërë qytetin. U lëshuan njerëzit e thyen tërë xhamat e vitrinave të qytetit. Jo vetëm kaq, por të nesërmen në varrim morën pjesë mijëra vetë. Kjo mori njerëzish, e irrituar me t’u kthyer nga varrimi dogjën makinën e Sekretarit të parë të Komitetit të Partisë të Rajonit të Kavajës. Kavaja faktikisht ishte në duart e tyre. Dhamë urdhër që të mos ndërhynte policia se me ato nerva të tendosura e atë irritim nga të dyja palët çdo gjë mund të ndodhte.

Komunistët e Kavajës nuk u ndien fare. Parullat që u hodhën ishin nga më reaksionarët, më armiqësoret kundër Partisë e pushtetit si “Enver-Hitler”, “Muho Asllani-Sllobodan”, “Hekuran-Sllobodan”.

Natyrisht, ne dërguam forca ushtarake në Kavajë të gatshme për çdo eventualitet, por urdhëruam të qëndronin brenda në gazermë dhe ato në fakt, nuk bënë asnjë veprim. Megjithatë, situata në Kavajë vazhdon të mos jetë e mirë. Elementët e këqinj tani dalin në rrugë e gjuajnë me gurë dhe para vetes vënë gratë e fëmijët për t’u mbrojtur. Te vendi ku ndodhi vrasja vendosin lule çdo ditë.

Ngjarja e fundit e Kavajës nuk është e re. Gjatë 3-4 muajve të fundit janë përsëritur ngjarje të tilla. Shoku Muho është paralajmëruar të ketë kujdes. Të paktën, 2-3 herë e kam thirrur unë. Pavarësisht nga kjo, duke qenë se ngjarjet ishin të rënda ai duhet t’u kishte kushtuar më tepër vëmendje. Mirëpo shoku Muho vazhdon të punojë me metodën dhe stilin e vjetër, nuk përdor dialogun e debatin, por vazhdon të japë urdhëra e komanda. Në Kavajë, është krijuar një situatë e papëlqyeshme. Ta themi hapur, kavajasit nuk e shohin dot me sy Muho Asllanin. Deri tani Komiteti i Partisë i Rrethit nuk ka marrë asnjë masë për të qetësuar situatën në Kavajë. Sot, unë kam dërguar në Kavajë shokun Foto, kjo jo për të bërë mbledhje me njerëzit, por për të parë nga afër gjendjen e për të ndihmuar. Agron Tafa, për mendimin tim, duhet hequr si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Rajonit të Kavajës. Ne gabuam, ta themi hapur, që nga kryetar dege e vumë sekretar partie, por morëm parasysh ndërhyrjet e konsideratat e mira për të, të shokut Muho e të shokut Hekuran. Shokë të mirë e të aftë ka plot, por duhet t’i dojë dhe populli, por populli nuk e donte Agron Tafën. Ai mund të punonte shumë mirë në një vend tjetër, por nuk ishte për sekretar partie në Kavajë.

Para se të futem në disa gjëra konkrete dua të theksoj, megjithëse fola dhe nq Plenumin e 11-të të KQ, se sot zhvillohet një luftë e rreptë për jetë a vdekje midis pushtetit popullor e socializmit, nga njëra anë dhe reaksionit botëror nga ana tjetër, i cili kërkon shkatërrimin e pushtetit popullor, zhdukjen e socializmit, eliminimin e komunistëve. Kjo duhet kuptuar mirë nga të gjithë ne. Ne luftojmë për të forcuar pozitat e pushtetit popullor, pozitat e socializmit, për të forcuar e për të shtuar fitoret e revolucionit. Rruga për t’i arritur këto që përmenda e për të forcuar pozitat e lirisë e të pavarësisë së Atdheut është ajo rrugë që kemi përcaktuar nëpër plenumet e ndryshme të KQ, domethënë rruga nëpërmjet demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit e të Partisë, nëpërmjet forcimit të lidhjeve të Partisë me masat, nxitjes së iniciativës dhe rritjes së rolit të tyre, shkatërrimit të çdo pengese burokratike që pengon iniciativën e masave dhe frenon zhvillimin e vendit.

Këto ne i kemi sintetizuar në reformën ekonomike, në ligjet e ndryshme, në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore, në fushën e politikës së jashtme etj. Askush nuk duhet të mendojë se këto janë veprime taktike për t’ia hedhur ndokujt, por duhet të kuptojmë që janë masa, korrigjime, plotësime, rregullime e krijime për të forcuar pozitat e socializmit, të pushtetit të popullit. Pa këto masa nuk mund të zhvillohet ekonomia, nuk mund të forcohet liria dhe pavarësia, nuk mund të shkojë përpara socializmi.

Kjo është pozita dhe vija jonë. Kundër kësaj vije e kundër këtyre pozitave lufton armiku, veçanërisht armiku i jashtëm. Armiku lufton me parulla të njëjta me tonat. “Për demokraci”, “Për liri të individit”, “Për pluralizëm politik” etj. Por, nëse synimi ynë është të forcojmë pushtetin e popullit, synimi i armiqve është të likuidojnë pushtetin popullor, të likuidojnë socializmin, të zhdukin komunistët. Parrullat e tyre “Të demokratizojmë jetën”, “Të pluralizojmë veprimtarinë politike”, “Të zhvillojmë tregun, pronën private, kapitalet e huaja”, “Të zhvillojmë fenë”, kanë për qëllim të zhdukin pushtetin popullor dhe socializmin. Këtë të mos e harrojmë. Pse e them këtë? Sepse ka shumë njerëz te ne që kanë rënë e po bien viktimë e propagandës së armiqve. Jo rastësisht dëgjohen fjalët: “Pse nuk marrim kredi”? Po cili vend i ka hapur kasafortat dhe vetëm të zgjatësh dorën të marrësh para? Këta njerëz e të tjerë, nuk e kuptojnë që qëllimi i reaksionit është më larg – krijimi i shoqërive private në Shqipëri. Por dhe për këtë pyesin: “Pse nuk krijohet kapitali privat në Shqipëri?” T’i hapet rruga kapitalit privat do të thotë të zhduket pavarësia dhe socializmi në Shqipëri!

“Pse nuk eksportojmë fuqi punëtore?” Është një parullë tjetër. Po cili shtet ka kërkuar fuqi punëtore? Askush. Atëherë pse e ngrenë këtë çështje? Qëllimi është i qartë: të diskretitojnë socializmin, të largojnë njerëzit nga rruga e drejtë, t’i vënë kundër pushtetit.

Këta njerëz nuk e kuptojnë se parullat për “demokracinë, për lirinë e individit ose për pluralizmin”, kanë synim të zhdukin Partinë, të zhdukin komunistët.

A nuk mjaftojnë disa shembuj, shokë që t’i kemi parasysh?

A ka komunistë që i kanë bërë shërbime më të mëdha imperializmit se komunistët jugosllavë? Nuk ka. Por çfarë po ndodh sot? Edhe ata imperializmi po i heq nga pushteti, po i zhduk. Çfarë bën imperializmi.

Si mendoni, a ta caktojmë në ndonjë nga komitetet e Partisë së rajoneve të Tiranës për propagandën? Sidoqoftë ta diskutojmë këtë.

Shoku Pali Miska: Më mirë le të qëndrojë në Tiranë.

Shoku Ramiz Alia: Kam marrë dhe mendimin e shokëve që Mehmet Elezin mund ta çojmë Sekretar Partie në Vlorë për çështjet e propagandës. Këta shokë janë të rinj, prandaj është mirë që të kaliten me punën e Partisë. Atij nuk i kam thënë ende asgjë, por jam i mendjes që tani nuk ka kohë për më shumë biseda. Çështja është që secili duhet të bëjë punën e Partisë, të shkojë ku ta çojë Partia, sot lipset tjetër militantizëm, ky është mendimi im, por sidoqoftë shokët le të shprehin mendime.

Jam i mendimit që të dy zv/ministrat e Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi dhe Ilir Mustafaraj, të shkarkohen nga detyra. Qeveria le t’i vendosë pastaj ku ta shohë të arsyeshme.

Zylyftari kishte Sigurimin në dorë, apo jo Simon (Shoku Simon pohon). Çfarë na dha Sigurimi? Ilir Mustafaraj kishte tërë policinë në dorë. Policia jo vetëm që nuk e tregoi veten në ngjarjet e fundit, por tani na rezulton që policët kanë marrë para për të futur njerëz nëpër ambasada. Çfarë kontrolli kishte mbi policinë?

Koha nuk pret për masa gjysmake. Sidoqoftë ky është mendimi im dhe po e shtroj ta diskutojmë.

Në Kavajë duhet ndryshuar udhëheqja e Komitetit të Partisë të Rajonit, unë do të shtroja çështjen dhe për shokun Muho. Mua më duket se shoku Muho nuk iu përgjigj rolit, detyrës, që iu ngarkua si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Durësit. Me këto dobësi, me këto të meta unë nuk mendoj që partia do ta përkrahë. Ia kam thënë dhe veças, por detyrohem ta them dhe këtu, në mbledhjen e Byrosë Politike që edhe për djalin e shokut Muho ka shumë fjalë. Ai gati sa nuk bën ligjin nëpër kafenetë e Tiranës dhe të Durrësit. Do të thoni ju që çlidhje ka djali me këtë?

E kam thënë edhe herë tjetër që fëmijët tanë dhe njerëzit tanë të familjes duhet të sillen korrektë. Populli kaq shumë vë re, sa në ndonjë Komitet Partie Rajoni, duke u nisur jo vetëm nga mosha po edhe nga përvoja. Më mirë të emërohet në ndonjë organizëm shtypi.

Shoku Ramiz Alia: Ne këtu vendosim shkarkimin, ndërsa emërimet janë nomenklaturë e Sekretariatit.

Shoku Pirro Kondi: Jam plotësisht dakord për shkarkimin e zv/ministrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga ana e tyre është treguar miopi, në një kohë që të dhëna, sinjale duhet të kishin me siguri.

Për Mehmet Elezin shpreh propozimin në qoftë se mund të caktohej sekretar për propagandën në Tiranë.

Shoku Ramiz Alia: A e kryen dot këtë detyre? Inteligjencia e Tiranës do një njeri tjetër.

Shoku Xhelil Gjoni: Mund të vejë në Shkodër.

Shoku Ramiz Alia: Jo, nuk duhet as për në Shkodër. Në Vlorë do të ishte më mirë të vente.

Shoku Pirro Kondi: Unë u nisa ngaqë është shok që ka fituar një farë autoriteti, ka qenë dhe Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Rinisë.

Shoku Ramiz Alia: Ka pak paragjykime.

Shoku Pirro Kondi: Tërhiqem, jam dakord me propozimin.

Shoku Ramiz Alia: Për në Tiranë të shikojmë ndonjë shok tjetër. Mirë, tjetër kush do të flasë?

Shoku Adil Çarçani: Kryesore, mendoj, janë kuptimi i situatës dhe i qëllimeve të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Mobilizimi dhe aktivizimi i kuadrove dhe i komunistëve në Tiranë dhe Kavajë nuk ka qenë në nivelin që duhej. Sot në Kavajë gjendja është qetësuar, tha shoku Muho, po a i dëgjojnë komunistët? Po dhe në Tiranë nuk duhet të mjaftohemi me këtë qetësi.

Unë jam dakord me masat që propozini ju dhe të tjera po të jetë nevoja se çdo gjë e justifikon karshi këtij qëllimi të egër të armiqve, të cilët kërkojnë të rrëzojnë pushtetin. Borgjezia kërkon të vendosi sa më shpejt kapitalizmin këtu. Dhe ato lajka për qëllimet e tyre i kanë.

Shoku Ramiz Alia: Kërkojnë pushtetin.

Shoku Adil Çarçani: Po. Kur dëgjojnë për socializmin, pale për komunizmin, kanë urrejtje.

Shoku Ramiz Alia: Gazeta gjermane thoshte që duhet bërë presion politik dhe ekonomik. Tregu i Përbashkët Evropian e ka theksuar që duhet pluralizëm politik.

Shoku Adil Çarçani: Po ndryshe ne nuk mund të marrim pjesë në asnjë organizatë evropiane.

Shoku Ramiz Alia: Është e qartë ajo çfarë kërkohet.

Shoku Adil Çarçani: Prandaj është e justifikuar çdo masë organizative ndaj kujtdo qoftë.

Shoku Ramiz Alia: Duhet t’u vëmë gjoksin punëve.

Shoku Adil Çarçani: Muhoja shprehu mendimin e tij këtu, por ty Muho të ka ikur nga duart Partia atje në Kavajë, po dhe për në Durrës nuk duhet fjetur mendja.

Në vend që ta krijojnë komunistët dhe kuadrot opinionin në popull, janë të tjerët që e bëjnë këtë punë.

Unë jam dakord me masat që propozohen, po kjo duhet kuptuar nga të tërë njerëzit.

Shoku Pali Miska: Dhe unë jam plotësisht dakord me konkluzionin tuaj, që shokëve të Komiteteve të Partisë të rretheve Tiranë dhe Durrës u ka ikur situata nga dora. Unë kam mendimin që me këta shokë zor se normalizohet situata si më parë. Ta kemi të qartë këtë punë. Dëmi që iu shkaktua Partisë së vendit, socializmit nuk është i vogël, qoftë me të 5000 vetat që ikën nëpërmjet ambasadave, qoftë me veprimet e tjera që u bënë në Tiranë, Durrës, sidomos në Kavajë.

Këtë të vërtetë duhet ta shikojmë në sy. Populli është shumë-shumë i shqetësuar për këtë çështje. Qyteti i Tiranës vërtet është i madh, por ka dhe shumë kuadro, komunistë, ka shumë organizma, pra ka më shumë mundësi të jetë situata në dorë.

Kjo tregon, ashtu siç e përcaktuat dhe ju, shoku Ramiz, që puna e Partisë me njerëzit në ndërmarrje, në institucione e kudo nuk ka qenë në nivelin e duhur, është bërë një punë e dobët. Shembuj kemi plot. Shkodra është më e predispozuar për ngjarje të tilla, për këtë u përhapën dhe shumë fjalë, po gjendja është dominuar.

Shoku Ramiz Alia: Rreth 300-400 veta vijnë çdo ditë nga Shkodra në Tiranë.

Shoku Pali Miska: Përpjekjet për të rregulluar gjendjen duhet të jenë shumë të mëdha. Dua të them që situata në Kavajë nuk zotërohet nga Partia dhe po e lamë kështu, situata mund të keqësohet. Le të venë në Kavajë kuadro e njerëz nga Tirana, por po nuk e morën në dorë çështjen komunistët e Kavajës, nuk do të ketë rezultat.

Jam plotësisht dakord me mendimet tuaja, shoku Ramiz, këto janë në të mirën e punës së Partisë.

Asnjë njeri nuk të akuzon, shoku Muho, se nuk ke bërë përpjekje, nuk të akuzon për ndërgjegje, por ama, kjo situatë duhet dominuar. Ti je në krye të Komitetit të Partisë së Rrethit dhe duhej t’u dilje zot punëve. Sa e sa herë të ka dhënë porosi shoku Ramiz për të rregulluar gjendjen në rrethin e Durrësit, se ç’është e vërteta situata të kishte shkarë nga dora.

Shoku Ramiz Alia: Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjentura serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.

Shoku Pali Miska: Po të rritet e të forcohet puna e Partisë, gjendja stabilizohet. Sigurisht në këtë situatë që është armiku.

Lajmi që tronditi kupolën e lartë të Partisë së Punës: “Udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual, një paranojak dhe vrasës…”


30 vjet më parë, arratisja e një përkthyesi të ATSH-së tronditi sistemin komunist dhe kupolën e lartë të Partisë së Punës. Ajo që bëri bujë nuk ishte arratisja e tij, pasi arratisje ndodhnin thuajse çdo vit e çdo muaj, në të katër anët e vendit, por më shumë bënë bujë deklaratat e të arratisurit, që mbushi shtypin grek fillimisht, dhe më pas atë italian, deklarata që kishin të bënin me jetën private të ish – diktatorit: “Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha ishte një homoseksua, një paranojak dhe vrasës…”

Shtypi grek u mbush me këto deklarata në fillim të muajit nëntor 1987. Njëra pas tjetrës gazetat greke “Akropolis”, e datës 14 nëntor 1987, “Vradhini”, e 15 nëntorit 1987, etj. dhe më pas ato italiane “Il Mesaxhero”, “La Stampa”, “Corriere della sera”, “La Republika” etj. shqetësuan seriozisht Tiranën.

Ja si qëndronte ngjarja:

Ilir Bulka, punonjës në ATSH, përkthyes i telegrameve e agjencive të huaja, që i dedikoheshin personalisht Enver Hoxhës, ishte arratisur nga Shqipëria më 26 shtator 1987, kur po shoqëronte ekipin e “Vllaznisë”, në rolin e përkthyesit. Me 26 shtator ai po udhëtonte me ekipin e futbollit “Vllaznia” nga Tirana për në Maltë, ku do të zhvillohej ndeshja me ekipin vendas. Në kthim, aeroplani u ul në Athinë dhe ekipi u vendos në hotel “Albatros”. Mbasdite përkthyesi 38-vjeçar, që e fliste anglishten dhe frëngjishten në mënyrë të shkëlqyer, iku me kujdes nga hoteli, u fut në një taksi dhe u drejtua në polici ku kërkoi strehim politik.

Gjatë nëntorit 1987 Ilir Bulka, me një guxim të admirueshëm, do të zbërthente figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e konceptonte ai, në disa artikuj që janë botuar në Greqi dhe Itali. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Komiteti Qendror i PPSH-së kanë qenë të alarmuar nga informacionet që vinin nga përfaqësuesit e tyre. Ngaqë nuk kishin çfarë t’i bënin Ilirit, u mendua të internonin familjen e Ilir Bulkës në Tiranë.

“Kisha 10 vjet që planifikoja të ikja, por nuk gjeja rastin. Thashë të pres sa të vdesë Hoxha e të shoh se mos ndryshon situata, por e pashë se nuk ekziston as edhe një fije lirie. Ekonomia është në gjendje shumë të keqe. Në treg mungojnë të gjitha. Në janar – vjet – pashë se nuk ka asnjë shprese dhe mora vendimin që të arratisem. Hoxha ishte homoseksual. Këtë e dinë mirë njerëzit e oborrit të tij, por edhe shumë të tjerë që e patën njohur qysh kur ishte për studime në Paris.

Është sikur të kemi dalë nga burgu. Preferojmë më mirë të vrasim veten se sa të kthehemi mbrapsht. Ju lutemi të na jepni strehim politik në Greqi”, kishte deklaruar Bulka.

Pak e shumë ishin tënjëjtat deklarata që kishte bërë Bulka dhe që gazetat i kishin marrë e rimarrë. Botimet italiane ju referoheshin atyre greke. Ja për çfarë e akuzonte Bulka diktatorin Hoxha. Për lexuesin paraqesim vetëm një pjesë nga shkrimi i gazetës “Il Mesaxhero”, e datës 11.11.1987.

Gazeta boton një artikull me titull: “Zbulimet/ Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës’” dhe me nëntitull: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: i vrau vetë ministrat – dashnorë të tij’”, pa emër autori.

Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksua1 që i fshihte prirjet e tij, dhe për këtë arsye u bë paranojak dhe vrasës; ai vrau me duart e tij shumë nga viktimat e tij.

Këtë e pohoi dje, në një intervistë dhënë agjencisë amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeç, i cili për shumë vjet ishte bashkëpunëtor i Hoxhës, për të cilin çdo ditë përgatiste një përmbledhje të lajmeve kryesore nga bota. Bulka kërkoi strehim politik në Athinë, në shtator të këtij viti, ndërkohë që po kalonte tranzit në aeroportin e Athinës bashkë me një skuadër shqiptare futbolli që do të zhvillonte një ndeshje jashtë shtetit.

Duke folur për Hoxhën, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa më shumë që ai plakej dhe e çoi atë deri aty sa te ndalonte këngët e dashurisë, poezitë popullore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizionin shqiptar. Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetet dhe kompozitorët e rinj shqiptarë meshkuj në apartamentin e tij luksoz në Tiranë. Dëshironte që të bisedonte me të gjithë intelektualët e rinj meshkuj shqiptarë për t’u siguruar se ata nuk përbenin kërcënim ndaj autoritetit të tij, por edhe sepse kërkonte dashnorë.

Në intervistë, Bulka i bëri elozhe me pas udhëheqjes së tanishme komuniste shqiptare, duke thënë se udhëheqësi i ri Ramiz Alia “po kërkon të pakësojë me ngadalë influencën e pasueseve të Hoxhës në vend, por, ashtu si udhëheqësi sovjetik Gorbaçov, ka shumë armiq të rrezikshëm”.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985 në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar te Evropës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnorëve me huqe ose ishin krime ne bazë të të cilëve ishte pasioni”. Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë Ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij Mehmet Shehun, përfundoi Bulka.

***

Deklaratat se Nexhmija ishte në dijeni të homoseksualitetit të Enver Hoxhës dhe se ky ‘ves’ i këtij të fundit kishte ndikuar në të gjitha zhvillimet e vendit, u hodhën edhe më vonë, pas vitit 1991. Por askush nuk provoi apo solli ndonjë dëshmi. Nuk dihet se çfarë ndodhi me këtë emigrant, i cili, pas vitit 1991, kur ra sistemi komunist, nuk u “bë i gjallë, as në media e as me ndonjë libër për të vërtetuar akuzat e tij. Thjesht kjo ka ngelur një ngjarje e largët, e 30 viteve më parë, por që tronditi seriozisht sistemin komunist.

Politiko.al

Sërish tërmete në Ohër, hapet kampi ushtarak për qytetarët



Sot në mëngjes është ndier tërmeti më i fuqishëm prej katër tërmeteve në thellësi prej 1 kilometri

SHKUP – Katër tërmete ku më i fuqishmi ishte me 4.1 ballë sipas Rihterit janë regjistruar mbrëmë në rajonin e Ohrit.

Sot në mëngjes është ndier tërmeti më i fuqishëm prej katër tërmeteve në thellësi prej 1 kilometri.

Mbrëmë pas mesnate është regjistruar tërmeti me magnitudë prej 3 ballë të cilit i paraprinë dy dridhje me fuqi prej 3.2 dhe 3.1 ballë.

Nga mesi i muajit të kaluar deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete.

Më i fuqishmi ishte pardje me magnitudë prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit, që shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa janë lajmëruar edhe dëme më të vogla.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes (MM) doli me një njoftim ku ofron kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangelski” në Shën Naum, Ohër, për vendosjen e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që përfshinë qytetin dhe rrethinën.

“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve drejtuar asaj përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, meqë qytetarët do të ndiheshin më të sigurtë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Dyert e kampit, theksojnë nga MM-ja, janë të hapura për qytetarët të cilët kanë dëme nga dridhjet e deritanishme dhe ndiejnë nevojë që të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet.

Skandal, urrejtja sllavo-enveriste nuk lejon rindërtimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, poetit kombëtar


 voal.ch 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shpjeguar në studion e “Tonight Ilva Tare” arsyen se përse nuk është bërë rikonstruksioni i shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Në një debat me Drejtuesin e Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi, Kumbaro tha se ajo që aktualisht thuhet se shtëpia e Fishtës është gabim, pasi sipas saj Fishta aty ka kaluar vetëm një pjesë të jetës.

Në lidhje me këtë problem, Kumbaro shpjegoi se ajo që quhet shtëpia e Fishtës ka pronarët legjitimë.

“Kjo shtëpi në të cilën Fishta ka kaluar një pjesë të jetës dhe që ka disa pronarë të tjerë të cilët janë edhe sot pronarë privatë të asaj banese ka pasur një interes nga ministria e Kulturës diku në vitet 2008 për të bërë ndoshta një restaurim për ta kthyer në muze. Ka pasur një kontestim shumë të madh nga pronarët sepse pikërisht nuk bihej dakord. Ata janë pronarë dhe njërën nga dhomat e asaj shtëpie që ka banuar për një farë periudhe Fishta dhe kjo e bën interesante sepse ka kaluar, por as ka lindur aty. Aty ku në fakt Fishta ka lindur sot nuk ekziston më, për fat të keq ajo në vitin 1994 është rrafshuar dhe aty ndodhet vetëm një objekt. Unë e shikoj me interes që aty ku ai vërtet ka lindur të mund të ndërtohej një memorial dhe më duket një projekt që mund të krijohej. Ndërsa në atë që quhet gabimisht shtëpia e Fishtës është një shtëpi, ku ai ka kaluar një pjesë të jetës së tij ku pronarët legjitimë janë aty, marrëdhënia me ta është shumë e vështirë”, ka thënë ajo.

Harta më e përgjakshme e Europës


Jam një djalë atdhetar i rritur në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit që për momentin jetoj në Fushë Kosovë . Betohem tek zoti i madh se do t'i shërbej atdheun në mënyrën më të mirë të mundshme . Do ju shoqëroj me shkrimet e mia për historinë e popullit shqiptar deri në fund të jetës(Brilant Gashi)



Nga Brilant Gashi 


Harta që tregon coptimin e Shqipërisë, nga Greqia, dhe Serbia në vitin 1912. Territori shqiptar ishte shumë here më i madh së sa Serbia dhe Greqia, pjesa me ngjyrë të #gjelbë

Harta që tregon coptimin e Shqipërisë, nga Greqia, dhe Serbia në vitin 1912. Territori shqiptar ishte shumë here më i madh së sa Serbia dhe Greqia, pjesa me ngjyrë të #gjelbë

E vëzhgoj me kujdes atë hartë dhe e shoh se si është copëtuar në 6 pjesë gjë që kurrë nuk duhet të kishte ndodhur me Shqipërinë time , që e ndanë në 6 pjesë të mëdha .

Kujt i’a merrte mendja që do të ndodhë kjo ngjarje kaq tragjike e jona e që më vonë do të shkruhej edhe në histori se si e ndanë Shqipërinë e Bashkuar , djajtë që quheshin Ambasadorë e Londrës . Nuk e kam pritur dhe nuk do e kisha pritur edhe po të isha i gjallë në atë kohë , copëtimin e kombit tim . Me të vërtet rrënqethëse kur e mendoj se jemi të ndarë .

Por edhe më rrënqethëse kur në mendjen time qëndron mendimi se do të bashkohen tokat e mija një ditë . Toka shqiptare , toka të përgjakura , të lara me gjakun e dëshmorëve dhe të atyre që kanë vdekur për ideal dhe bashkim kombëtar . Këtë mision të shenjtë , që çdo shqiptar e ka për obligim që t’a përmbush . Edhe unë jam gati , që të jem ai shqiptar për t’a përmbushur këtë mision , Mision i shenjtë për mua .

Një detyrë e shenjtë duhet të përmbushet nga cdo shqiptar etnik dhe krenar sepse kjo është detyra e jetës për cdo shqiptar . Kjo është zgjidhja jetësore e çdo shqiptari për jetësimin e së lumes Shqipëri etnike dhe nuk duhet të lihet në harresë nga asnjë bir shqiptari .

Harta më e përgjakur e Europës pa dyshim është populli im dhe harta e Shqipërisë etnike e që në realitet , kjo hartë është e copëtuar në mënyrën më djallëzore nga djajtë e Europës .

E cfarë na qenka Shqipëria ?

Një shtet që është i kufizuar nga të katër anët me vetveten e tij . Një shtet që nuk e ka të drejtën e bashkimit të saj . Nënë Shqipërisë i’a bëj një pyetje : Oj nënë , më thuaj pak … Edhe sa ditë ka mbetur nga bashkimi ynë shpirtëror dhe fizik , sepse nuk po mundem më , që të qëndroj kombi im i ndarë në 6 pjesë , ca të vogla dhe ca të mëdha ?
-Nuk e di o bir , as vet nuk e di nëse ka ardhur koha jonë që të bashkohemi . Por një gjë e di : se ne aspak nuk jemi gati që të bëhemi bashkë në një trung . Ndjej dicka të keqe në veten time , e po më lëndon në zemër .

Në atë moment e mora vesh , atë që e tha Nëna Shqipëri . Atëherë e mora vesh që ne dhe bashkimi ynë , jemi shumë larg . Ndonjëherë edhe them se kurrë në jetën tonë nuk kemi për t’u bashkuar sepse me këta tradhëtarë tradhëtarë dhe kriminelë ordinerë , ne nuk do të mund të bashkohemi .

Dhimbja që kemi ne në zemër , akoma nuk është shuar . Shqiptari mendon se kjo dhimbje është akoma e njëjtë për 1 shekull .
Jo Shqipe , kjo dhimbje është më shumë se 1 shekull dhe akoma është duke u bërë më e madhe . Plaga e kësaj dhimbjeje nuk do të shërohet kurrë , nuk ka ilaç për këtë dhimbje , derisa të vijë një ditë e lavdishme kur do të marrim vesh se Shqipëria , e cila ishte e ndarë në 6 pjesë , më në fund është bashkuar .

“Shqipëria është bashkuar përsëri” – do të thotë ai ose ajo , dhe përsëri do të bëjnë tentativ për të na ndarë . Të gjitha kufijtë do të thyhen dhe në atë moment mund të themi se tani ka një rend të ri botëror , pa plane hegjemoniste dhe pa urrejtje ndaj shqiptarëve .

Por a do të jetë e mundur kjo ? Mund t’a themi kur nëna loke , të gjejë djemtë e saj , që janë shpërndarë në shumë anë të globit tokësor dhe në atë pikë mund të themi se askush nuk do të jetë edhe aq i fortë që të na gjykojë , sepse nuk do të kenë fjalë më të na gjykojnë për bashkimin tonë . Koha gjithmonë është flori i pastër për ne .

Si e “shitën” Shqipërinë ata që i njohim si nacionalistë


Një bisedë me Pëllumb Xhufin: Si e “shitën” Shqipërinë ata që i njohim si nacionalistë


Monika-Stafa
Nga : Monika-Stafa

Studimi i çfarëdo aspekti të Luftës së Dytë Botërore mbetet ende një sfidë për këdo që i kushtohet kësaj pjese të historisë shqiptare. Shumica e kërkimeve të kryera dhe interesi në përgjithësi mbetet akoma te skenat e mëdha të luftës, si dhe mbi figurat kryesore që morën pjesë në të. Shqipëria është ende në planin botëror një skenë e harruar, ku lufta dhe çdo gjë tjetër u zhvillua në një shkallë më të vogël, ndonëse vetë shqiptarëve ajo nuk iu duk e tillë.

foto

Për ta ajo ishte e gjatë dhe e ashpër dhe aspak një ngjarje e zakontë. Të mësuar me luftëra, më së shumti të pushtuar, fundi i nëntorit të 1944-s, për herë të parë e gjeti atë të çliruar nga çdo okupator i huaj që e kish mpakur ndër shekuj.

Dhe si një mrekulli e bukur, në një Shqipëri më shumë se primitive në mendësinë e saj, ku edhe një pikëpamje oksidentale ishte një tabu, lind nga kalbësirat e një sistemi të tillë, “viola femërore”, forca dhe energjia e një gjinie tjetër që, në mos e drejton, shtyn përpara makinën e shpëtimit nga okupatori i huaj, prej të cilit Shqipëria kish vuajtur prej shekujsh. Një mrekulli e padëgjuar ndonjëherë më parë.

foto1

Si u gjet Shqipëria e pas shpalljes së pavarësisë në luftë? A kishte grupime politike gjatë kësaj kohë në Shqipëri, që të mund të përballeshin me një tjetër pushtues të huaj? Cilët ishin emrat që spikasnin në radhët e tyre? Lufta civile, pjesë e luftës apo vetëm një segment i saj? Si lindi ky shkëlqimi “mashtrues” i Shqipërisë etnike edhe gjatë luftës, kush premtoi dhe si u shua ai? Gruaja shqiptare në luftë, një fenomen logjik ngjarjesh, një mrekulli e përkohshme apo çfarë? Këtyre pyetjeve u përgjigjet historiani Pëllumb Xhufi.


pellumb_xhufi


Zoti Xhufi, çfarë grupesh politike ishin në Shqipërinë e pragluftës? Cili qe qëndrimi i tyre në aspektin politik e ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Do të mund të dallonim dy grupime kryesore politike e ushtarake në Shqipërinë e viteve të luftës. Në grupimin e parë bënin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë së vjetër, me të mirat e të këqijat që ky term nënkupton. Kishte mes tyre veteranë të Rilindjes Kombëtare e të luftërave për pavarësi e për shtet kombëtar, si Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, Qazim Koculi, Mehdi Frashëri, Bahri Omari etj. Ishin personalitete me formim liberal e konservator, që bërjen e Shqipërisë e kishin parë më shumë si rezultat të tratativave e të ujdive politike e diplomatike. Një linjë e tillë, edhe në fillimet e shek. XX, ishte kundërshtuar nga të tjera personalitete të shquara të Lëvizjes Kombëtare, përfaqësues të krahut “revolucionar”, me Ismail Qemalin, Dervish Himën, Mihal Gramenon, Luigj Gurakuqin, Ibrahim Temon, Hilë Mosin, të cilët çlirimin nga sundimi osman e kishin parë si rezultat të një shkundjeje të madhe popullore, të një kryengritjeje të përgjithshme.

foto2
Përveç personaliteteve të tilla, në grupimin e parë bënin pjesë edhe përfaqësues të klasës së vjetër të bejlerëve, të bajraktarëve e të krerëve të fiseve, që i kishin mbijetuar kohës dhe që ishin dëshmia e gjallë e stanjacionit politik e shoqëror të Shqipërisë. Të tillë ishin Shefqet Verlaci, Eqerem Libohova, Eqerem bej Vlora, Fuat Dibra, Ali bej Këlcyra, Abaz Kupi, Selim e Dan Kaloshi, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Gjon Marka Gjoni etj. Kush më shumë e kush më pak, personazhet e këtij grupimi formuan klasën e kuislingëve dhe të kolaboracionistëve, të cilët nëpërmjet një politike anakronike e miope, gjykuan se mund t’i fitonin të gjitha, edhe pushtetin, edhe privilegjet për veten, edhe “Shqipërinë etnike”, edhe luftën me “të kuqtë”, duke u bërë njësh me pushtuesit. Nëse fundi i luftës do të kishte gjetur në pushtet këtë klasë politikanësh, pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë me siguri do të ishin cenuar rëndë.

Grupimi tjetër, ai që e kuptoi frymën e kohës dhe që u hodh në luftë kundër pushtuesit, duke u shkrirë me frontin e madh antifashist botëror, përfaqësohej nga intelektualë, ushtarakë, klerikë, nëpunës e krerë patriotë, të dalluar në betejat për krijimin, forcimin e demokratizimin e shtetit shqiptar, si Mujo Ulqinaku, Omer Nishani, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Ismail Strazimiri, Shefqet Peçi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Riza Kodheli etj. Por, ky grupim u përfaqësua para së gjithash nga rinia e qyteteve dhe e shkollave, e cila me një idealizëm e patriotizëm të pashembullt, zgjodhi pa mëdyshje luftën pa kompromis me pushtuesin italian e gjerman.

Me rënien e tyre heroike, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita e Kristaq Tutulani, Manush Alimani, Perlat Rexhepi e plot të tjerë përfaqësues të brezit më të ri e më të përparuar të Shqipërisë, elektrizuan të gjithë rininë shqiptare, të fshatit e të qytetit, duke i dhënë jetë një rezistence që Shqipëria nuk e kishte njohur kurrë. Një qëndresë, që për herë të parë theu kufijtë krahinorë dhe përfshiu të gjitha krahinat e vendit dhe që si asnjëherë më parë tërhoqi në mënyrë masive femrën shqiptare. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte njëherësh e para ngjarje e madhe e kombit, që e vuri femrën shqiptare në piedestalin e historisë.

Në kushtet e një ndarjeje kaq të thellë, që u konfirmua edhe me dështimin e Mukjes, a mendoni se lufta civile mund të ishte shmangur? A duhej që brigadat partizane të kalonin në veri të vendit, ku siç dihet drejtonin krerët e fiseve e të krahinave?

Në fakt, nuk mund të flitet për luftë civile, përderisa aktorët kryesorë të ngjarjeve ishin dy: pushtuesit nazistë dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar. Qeveria kuislinge e Tiranës, Balli Kombëtar dhe krerët zogistë të veriut ishin, kush më shumë e shumë më pak, instrumente të pushtuesit. Kushtet e Shqipërisë nuk ishin të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, si Franca, Italia, Jugosllavia, Greqia. Edhe në këto vende kishte lëvizje partizane që luftonte njëherësh si kundër gjermanëve, ashtu edhe kundër forcave kuislinge e kolaboracioniste. Por në asnjë nga këto vende nuk është folur ndonjëherë për “luftë civile”. Në Greqi ka pasur përpjekje midis forcave partizane të EAM-it dhe forcave të qeverisë kuislinge të Rallisit edhe përpara se ushtria gjermane të largohej nga territoret greke. Por vetëm pas këtij largimi, kur në fushën e betejës mbetën të vetme përballë njëra-tjetrës forcat e majta të EAM-it dhe ato të djathta të ELAS-it, përplasja mes tyre u kthye në një luftë civile të mirëfilltë.

Kështu edhe në Shqipëri, nuk mund të flitet kurrsesi për një luftë civile në një kohë kur vendi ishte i pushtuar nga gjermanët dhe kur forcat e Ballit dhe ato të qeverisë kuislinge merrnin pjesë rregullisht në operacionet e forcave gjermane kundër forcave partizane. Nga ana e tyre, forcat e Abaz Kupit dhe të krerëve të tjerë zogistë, ndërsa refuzonin të luftonin kundër gjermanëve, furnizoheshin me armë, me municione e me veshje nga depot e tyre. Këshillave dashamirëse të oficerëve anglezë për “të hedhur ndonjë pushkë” kundër gjermanëve, sa për t’i dhënë vetes një të drejtë për të pretenduar pushtetin pas çlirimit të vendit, Abaz Kupi iu përgjigj se ai nuk kishte ndërmend t’i dobësonte forcat e tij në përpjekje me gjermanët, pasi ato i duheshin për të luftuar “komunistët” kur gjermanët do të largoheshin. Ky justifikim ngjiti tek ushtarakë të caktuar të misionit anglez, si B.McLean, J.Amery e D.Smiley, të cilët, siç pohon kolegu i tyre J.Naar, “kishin një axhendë të tyre personale, që drejtohej kundër partizanëve dhe kundër komunistëve”.

Pavarësisht inaktivitetit të Kupit e të krerëve të tjerë zogistë, anglezët u munduan me çdo mënyrë ta promovojnë e ta ngrenë në Londër figurën e Kupit, si një alternativë e ardhshme qeverisëse ndaj Frontit Nacionalçlirimtar. Ishin pikërisht këta oficerë që përdorën në mënyrë tendencioze termin “luftë civile”. Nuk ka dyshim, që midis njësive partizane dhe forcave të disa krerëve të veriut, të lidhur me qeverinë kuislinge të Tiranës, pati përpjekje të armatosura kur të parat ndërmorën marshimin për të goditur forcat gjermane të përqendruara në Mat, Dibër e Kukës. Shumë njësi partizane u goditën prapa krahëve nga forcat mercenare të Kupit e të krerëve të tjerë, të cilët pretendonin se ato krahina ishin “mbretëri” e tyre, ku nuk mund të futeshin brigadat partizane. Në këtë kuptim, përfshirja e krahinave të kontrolluara nga të ashtuquajturit krerë nacionalistë në operacionet luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare patën edhe një rezultat të rëndësishëm historik. Ato ndikuan për të shthurur autoritetin e rremë të krerëve bajraktarë të atyre krahinave, që kishin qenë historikisht baza e partikularizmit, e antiligjit dhe e konflikteve krahinore, duke i bashkuar ato në luftën çlirimtare me pjesët e tjera të vendit dhe duke afirmuar, kështu, parimin unitarist, që krijuesit e shtetit shqiptar e kishin përcaktuar si jetik për Shqipërinë.

Cili ishte qëndrimi i organizatave të BK, Legalitetit e të PK ndaj pavarësisë apo integritetit territorial në vitet e luftës? Po ndaj Kosovës?

Fakti që përfaqësuesit e grupimit të parë pranuan të bëhen pjesë e regjimit të pushtimit ose bashkëpunuan me të, tregon se ata mund të bashkëjetonin shumë mirë me një Shqipëri të pushtuar nga nazifashistët. Ata vetë nuk kishin një projekt të tyre për Shqipërinë e pasluftës. Kënaqeshin me çdo projekt të hartuar në ofiçinat e huaja, mjafton që ai të garantonte pushtetin dhe privilegjet e tyre tradicionale. Kështu, pasi e panë se shkëlqimi mashtrues i “Shqipërisë etnike” të realizuar nga pushtuesit italianë e gjermanë u shua, si zogistët ashtu edhe ballistët vrapuan të përqafojnë projektin e një federate ballkanike greko-jugosllavo-shqiptare, sapo morën vesh që ky projekt po skicohej në Ministrinë e Jashtme Britanike. Zogistët, gjithashtu, u treguan të gatshëm të nënshkruanin me nacionalistin serb Drazha Mihajloviç një marrëveshje për krijimin e një bashkimi federativ jugosllavo-shqiptar, me kusht që Jugosllavia të ndihmonte “rilindjen Zogiste”, d.m.th. rikthimin e Zogut në pushtet me bajonetat serbe, si në vitin 1924. Për një projekt të tillë u përpoq edhe Muharrem Bajraktari, i cili pati disa takime me përfaqësues të Drazha Mihajloviçit.

Dhe kur e pa se Mihajloviçi e kishte humbur davanë dhe se në Jugosllavi po fitonin komunistët e Titos, Muharrem Bajraktari kërkoi ndihmën e anglezëve për të krijuar një “bashkim pellazgjik” mes Greqisë e Shqipërisë (mars 1944). Në maj 1944, në pozita të tilla të katandisjes së Shqipërisë në një shtet vasal, ra edhe vetë drejtuesi i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Ai u propozoi përfaqësuesve të së djathtës greke, që gëzonin mbështetjen e Londrës dhe që bëheshin gati të vinin në pushtet, krijimin e një federate greko-shqiptare, ku ushtria dhe diplomacia duhet të ishin në duart e grekëve. Marrëveshja nuk u nënshkrua, pasi përfaqësuesit grekë pretendonin shumë më tepër nga ç’u ofroi Mit’hati. Ata donin që Shqipëria e Jugut (“Vorio-Epiri”) të mbetej jashtë kufijve “administrativë” të Shqipërisë e të bashkohej me Greqinë, që Shqipëria të mos kishte ushtri, por vetëm xhandarmëri për ruajtjen e rendit dhe që në krye të administratës shqiptare të ishte një guvernator i zgjedhur nga Athina! Vetë fakti që për të zgjidhur problemet kombëtare të shqiptarëve të ashtuquajturit “nacionalistë” shqiptarë zgjodhën bashkëbisedues të tillë, si Mihajlloviç, Rallis e Zerva, nacionalistë, shovinistë e antishqiptarë të deklaruar, flet shumë për degradimin moral e politik të tyre.

Në të kundërtën, ndryshe nga kuislingët dhe kolaboracionistët, Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar ndoqi një politikë që synonte rikthimin e pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar, duke ruajtur me fanatizëm kufijtë e tij ndërkombëtarë, të njohur në Londër më 1913-n e të rikonfirmuar në Paris, më 1919-n, por që rrezikonin të ndryshoheshin përsëri në favor të Greqisë së përkrahur nga Britania e Madhe. Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar, në korrik 1944, E.Hoxha i denoncoi me forcë projektet për një federatë ballkanike, ashtu siç denoncoi edhe marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Rallis e Zervën për një federatë greko-shqiptare, ku ushtria shqiptare do të vihej nën urdhrat e shtabit të ushtrisë greke. Ende pa u çliruar vendi, në tetor 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL, Brigada XIV dhe ajo XIX u dislokuan përgjatë kufirit shqiptaro-grek për të ndalur çdo përpjekje të trupave greke për të depërtuar në tokën shqiptare. Në fjalimin e vet në Tiranë, më 28 nëntor 1944, E.Hoxha paralajmëroi Greqinë se Shqipëria ishte gati të bënte një luftë të dytë në rast se ajo do të guxonte të tentonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Edhe për sa i përket çështjes së Kosovës, qeveritë kuislinge të Tiranës dhe organizatat kolaboracioniste mbajnë një përgjegjësi të madhe historike, sepse në vend të propagandonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet luftës kundër pushtuesit nazifashist, gjë që përputhej edhe me Kartën e Atlantikut, ushqyen iluzionin e rrezikshëm të realizimit të “Shqipërisë etnike” si dhuratë e pushtuesit nazifashist. Nëse në Kosovë nuk pati një lëvizje çlirimtare antifashiste masive, gjë që do ta kishte forcuar pozitën e popullit të Kosovës pas luftës, kjo erdhi edhe për faj të ndikimit të dëmshëm që ushtruan aty rrethet kuislinge e kolaboracioniste të Tiranës.

Në të kundërtën, Fronti NÇL dhe Partia Komuniste që e drejtonte atë, zgjodhën të vetmen rrugë të mundshme që i jepte një shans bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sipas tyre, bashkimi mund të bëhej realitet vetëm në frymën e Kartës së Atlantikut, pra, nëpërmjet zbatimit të parimit të vetëvendosjes pas kontributit që shqiptarët e Kosovës do të jepnin në luftën antifashiste. Fronti NÇL dhe PKK bënë përpjekje serioze për të inkurajuar luftën partizane në Kosovë. Ato organizuan edhe Konferencën e Bujanit, ku komunistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në prani edhe të përfaqësuesve serbë të PK jugosllave për Kosovën, artikuluan shkoqur vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim kombëtar mbi bazën e kontributit në luftën e madhe antifashiste.



Cili ishte qëndrimi i Aleatëve ndaj forcave të Frontit Antifashist të drejtuar nga komunistët dhe ndaj forcave nacionaliste, Ballit Kombëtar e Legalitetit?



Qëndrimi i Aleatëve ndaj forcave protagoniste në Shqipëri artikulohet në disa plane, ku nuk mungojnë ndryshime dhe shpeshherë edhe inkoherenca. Për sa u përket amerikanëve, këta me të kuptuar se e vetmja forcë ushtarake që luftonte kundër italianëve e gjermanëve ishte Fronti Nacionalçlirimtar, i vendosën misionet e tyre ushtarake ekskluzivisht pranë ushtrisë partizane dhe i mbajtën kontaktet vetëm me Frontin Nacionalçlirimtar.

Nga ana e tyre, misionet angleze u vendosën si pranë partizanëve, ashtu edhe pranë forcave të Abaz Kupit, të Muharrem Bajraktarit e të krerëve të tjerë “nacionalistë”. Anglezët nga njëra anë mbështesnin luftën e frontit me armë e pajime, por nga ana tjetër mbanin lidhje me BK, Kupin e legalistët e tjerë, pavarësisht se këta nuk dëgjonin të angazhoheshin në luftime me gjermanët. Siç shkruante majori Philip Leak, lidhjet me BK dhe zogistët nuk duheshin prerë, pasi përndryshe do të dëmtoheshin shpresat “për një kryengritje të përgjithshme në fund të luftës”. Fjala ishte për një kryengritje të “nacionalistëve”, të mbështetur nga aleatët anglo-amerikanë, e cila do të shmangte ardhjen e frontit dhe të komunistëve në pushtet, për të cilën Abaz Kupi, Skënder Muço e të tjerë flisnin hapur me përfaqësuesit e misioneve angleze. Sigurisht, E.Hoxha me shokë ishin të mirinformuar për këto lëvizje, që synonin eliminimin e tyre nga pushteti i ardhshëm. Kjo shpjegon acarimin e tyre me misionet angleze, i cili arriti kulmin kur në gusht 1944, Hoxha kërcënoi se do t’i arrestonte oficerët britanikë që ishin atashuar pranë Kupit e të tjerëve, në rast se nuk largoheshin përfundimisht prej tyre. Nga ana tjetër, një arsye tjetër e mosbesimit që ekzistonte mes komunistëve dhe ushtarakëve britanikë, ishte edhe lidhja që qeveria britanike mbante me qeverinë greke në mërgim dhe premtimi që i ishte dhënë kësaj nga Londra për një rishikim të kufijve me Shqipërinë pas luftës, në favor të Athinës.

Në fillim të kësaj interviste, ju thoni se Lufta Nacionalçlirimtare ngriti për herë të parë femrën shqiptare në piedestalin e historisë. Si arriti gruaja të merrte pjesë në luftë në një Shqipëri shumë më të prapambetur se vendet e tjera ballkanike?

Pikërisht gruaja ishte elementi më i dukshëm që bëri diferencën midis grupimit të parë (qeveri kuislinge e forca kolaboracioniste) dhe grupimit të dytë (fronti i qëndresës antifashiste). Mund të bësh përpjekje titanike, të shtrydhësh kujtesën, të lexosh libra e gazeta të kohës, e megjithatë në radhët e BK, të Legalitetit apo edhe të vetë qeverive kuislinge nuk do të mund të gjesh qoftë edhe emrin e një gruaje të vetme. Dëshmi kjo, se forca të tilla përfaqësonin grahmën e fundit të një Shqipërie krepuskolare, orientale e obskurantiste, që po jepte shpirt. Në të kundërtën, rreth tetë mijë vajza e gra mbushën radhët e njësiteve guerile e të brigadave partizane. Shumë prej tyre u ngjitën në pozicione drejtuese në organizatat e frontit, të partisë e të rinisë komuniste, të brigadave e të njësive të tjera partizane. Këtë revolucion të madh të femrës shqiptare e filluan të parat nxënëset e gjimnazeve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës e Gjirokastrës. Shembulli i tyre tërhoqi qindra e mijëra vajza të tjera nga fshati i mjeruar e i prapambetur shqiptar, duke paralajmëruar triumfin e pashmangshëm të Luftës Antifashiste dhe duke i dhënë kësaj të fundit një karakter europian e progresiv.

Që në nëntor të vitit 1943, shefi i misionit ushtarak britanik, gjenerali Edmund Davies, e konstaton i befasuar këtë shpërthim të papritur të fenomenit grua. Gruaja partizane që drejtonte e urdhëronte, gruaja që luftonte njëlloj si burrat dhe binte në vijën e parë të frontit, gruaja që duronte mizoritë e qelive fashiste e nuk tutej përpara torturave dhe vdekjes, që përballonte vështirësitë e marshimeve të gjata, rreziqet dhe privacionet e një jete në qiell të hapur, gruaja që edukonte, qytetëronte e mësonte masat analfabete të fshatit të prapambetur shqiptar: e gjitha kjo ishte një “mrekulli”, që ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Ishte edhe shenja më domethënëse e një shoqërie që po ndryshonte. Përfshirja e femrës shqiptare në Luftën Antifashiste demaskoi e zhvleftësoi përfundimisht rendin e vjetër, të bazuar në injorancën, shtypjen dhe pabarazinë, rend që kërkohej të mbahej në këmbë pikërisht nga grupimi i kuislingëve dhe kolaboracionistëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...