Poeti Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj u lind më 15.3.1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt, ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Mitrovicë. Shkollën e lartë të gazetarisë e mbaroi në Beograd. Botoi në periodikun e kohës, prozë e poezi për të rritur e për fëmijë.
Është krijues aktiv, emrin e tij do ta gjesh në shtypin e kohës me poezi për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike që nga shkolla e mesme. Shumë krijimtari letrare i ka botuar në revista periodike si “NacionalAlbania” - Tiranë, ”Kosova e Kek-ut”, “Verbi”, ”Kosova sot”, “Zog mëngjesi”, ”Mollë kuqja”, ”Bota Sot”, “Valë e fjalë – Mitrovicë“, Revista letrare “Fatosi” Tiranë,"Agjencioni Floripress"-Prishtinë .Etj.
Është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në Radio Kosovë “Mahi pa Kufij”, Radio "Ilirida" në Itali, Radio “Zëri arbrit”- Belgjikë, ”Pena shqiptare - Tiranë”, “Drita”, “Muzgu” - Tiranë, "Pelegrini”- Greqi.
Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vendi i II në revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986), në Mitrovicë konkursin letrat komunal iu nda vendi “Gota e Argjend”.
Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu është përfshin në antologjinë poetike ”Flakadani i Lirisë” qe i kushtohet Zahir Pajazitit, “Pena e Lirisë” heroi madhor Arif Shala, “Promenadë mërgimtaresh-Harilaq”, si shumë antologji tjera poetike anekënd dheut shqiptar.
Ka botuar librin me poezi për fëmijë “Erë Vendlindje” më 1995. Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi 2011. Është anëtar i Sh. Sh të Kosovës , dhe Koordinator i Klubit letrar “Arif Shala” – Kanada, se bashku me Shqipe Hasanin, Xheladin Çitakun.
Jeton në vendlindje.
ORA E POEZISË
---------------------
TA FLLADISË ETJEN
E mora ujin
Ta flladisë etjen,
Se m’u bë
Lëmesh ne gabzher.
I thash poete
Eja te Premten,
Nuk erdhi
Se nuk erdhë.
I thashë se nuk
është më Zerra
më ndiq n’ Udhë te Pëlqimit
te vë te vë tepih te kuq.
Mes Mollëve po zgjedhë Mollë
Qe Selitet n’Truallin tim.
Pas te Premtës
Eja Premtën tjetër
Lagështia për ibret
Po I kalbë frejt.
Të mësosh
Uratën e Pëlqimit
Qe ta flladisim
Etjen…
NË SOFRËN E GUXIMIT
Nuk e di Ti
A ke agjëruar,
Me hurma a e
Prisje iftarin.
Për mua ndize
Një qiri flak’verdhë.
E lutjet bëjë
Si pas Hadithit.
Mbaj iso
Këndimet
Si nuri qe te shfaqet.
Siç te mbatja
Unë , o poete
N’ sofrën e guximit.
SKUTAVE TE KLITHËS
Disi mezi te thashë
Ne cilën shitore,
Këmishën me ta ble’
Plasi I rrufe.
Unë te doja poete
Mbi pista mode
Te jesh bajrak.
Skutave te klithës
Mbeta heshtak…
TESPIHET E VERDHA
Me thane
Mihe mirë ne lehe
Si qepët e lidhura ne vargje
Mbilli specat
Po tu ku mbeten
Tespihet e verdha
Se nata merr ne to n’thua
Nuk di kush I mori
Për veç tradhetish
Qe po me grabit
Një grua.
NA DJEG
Nga një grua
Sot nxorra një tjetë grua
Qe dinte te përkulet
Gjer n’tokë
Dhe te shenjëterohet
Ne poete grua
Ne dalldinë e e paskajë
Na djeg’ rrufe e saj.
NE UNVIERSIN E SHPIRTIT
Ne apartment e saj
Mbi kodër te diellit
Aq ka djrese ,aq ka mundime
Pas e ndiqnin blirët
Ne rrugicën e gemtë
Ku ciat I zgjebosur
Një qen.
Sfilata e Ditës
Del e pëhënur,
E mikes time poete
Me skizofrenin torallak.
Mikja ime arrin shumçka
Mundohet ti rriti
Tri qershit e veta
Me djersën e ballit
E me thonjet e spirruar
Mbase.
Arrine dhe me tepër
Ne Preludin e ditës
Pa u nënshtruar e përulurë.
Nëtet e rënda e pa gjumë
I rehaton.
Realizon tepër dhe më tepër
Vargun poetik
Prej seancave te shkallmuese
Qe ball I vetëtetin nuri.
Pish’ me zgjerim degësh
Nëpër universin e shpirtit …
EDHE TI KE MALLË
Te hetoj që më rri
Mbi çepallë
Eja se shpirti
Sillet vërdall.
Ti shohesh pejsazhet
Mahnit’se
Hënën qe deh
Eja te hetoj
N’gishtat e mi
Qe ledhatushëm I lë.
Se lufta kaloi
Më nuk na mbyesin
Nëpër bunar
As nuk na I shtinë
Brekët n’gojë
Kur na I thyenin secilën dhëmballë
Dhe vurratat pikon gjak e këlbazë.
Eja ti e di
Që I bënim ball
Te kam rixha
Te kam mallë.
2.
Kush më hapin tone
S’vret,
As që I vë siklet
Buz’qeshjën e kemi
Pallë,
Zjarrin
Ta shuajmi m’zjarr.
S’kemi nevojë ne për ofiqe
Jemi një shpirt
Një zemerë
Me ortiqe.
Edhe ti ke mallë
Eja se
Për rini
Jemi fanar.
QENKAN TREMB
Nën hije peme
Rri mashtrimi,
Lulën ne vazo
E ka marrur etja
Ne dalim kalk
Nga vetvetja.
2.
Dje ,sot
Shi paska rënë
Gjurmet tmërrshëm
Qenkan tremb.
Përroi vëri
Ne gjumë shtratin,
I veri nën kokë
Cungje
I inatosur u ërrsua
Qielli.
Përmbysen
Djepin e shkundur.
Gjarpëri u tremb
Nga thana,
Përroi rolet
Ndërron
Filiatat vazhdonin
Gjethet e krekosura
Apaudojnë.
BIDONI MË UJË
E blejë bidonin
Se pa ujë
Na ra shurreja
N’zyra herdhet
I lajnë me ujin mineral
Nga morri I pularisë
Nga teja bezdisese.
Ku ta dinin ne
A mban bidoni
Thartirë njeriu.
Selekcioni veç
Ka përfunduar
Si bashqe te babes
Tash’ zënë hirrë
Pë etjet tona te
Çuara pesh’.
Qe baritemi shitoreve
Si skërrajë shiu.
JO ME UJË TE KOSOVËS
Midis punës e pushimit
Hingërizma
I rritë çepallat e saj.
Ne çardakun e një kafeneje
Somnabulja I shtrinë gjinjtë
Tek badivokja
Si përrocka e ngjallur
N’stinën e pranverës
Livadheve.
Duhet zgjedhur diçka
Mes badivokes ose somnabul’es
Mos tjetër kurgjë
Me I birrë
Me u përjargë gjoksit.
Lëremeni rehat mos
Më vëni
Ujë te kovës…
VENDIN MERITOR
Hazreti Nuhi
Neve na serviri,
Ne ball te varkës
Vendin meritor.
Mos ta humbasin
Dot farën tonë.
Prej poeteve
E prej poeteve.
S’ka egjër
Jemi te pastër
Secila fare
Fara duhet
Te mbetet me barrë.
Pranverave te hershme
Te dali me llastarë…
SI THES ME KASHTË
Me pjerdhë si qeni
Druaju vetës
Plotë qen
Janë udha ,sokaku
E gjithçka te tremb.
Te shohim si thes
Me kashtë
Ku s’I duhet as samarit.
Përveç pleshtave
E zogjë te malit.
Bëhesh me folë
Jermë
Si çakalla.
Udhet te marrin
Për dhënderr te parin
Me dushk ta shtroj krevat varrin.
Mos pjerdh
Si langoi
Te përqullta
I palon shalët.
Atëre zhdryp
Prej këtij froni,
Ec shtegut
Erë ftoni….
KUR DOLI HËNA
Kush pi ne krua
Ujë natën
Ëndrrë e sheh Fatën.
Ëndrra shkoi te lisi
I krehu flokët
E degdisi.
Çapkenet e kërkuan
Te Thanatë,
As te t’banet.
Ca thonë se shkoi
Lumit ngjitë,
Duaret me këna
I kishte…
Dikush druajti ne li
Një tjetër e puthte
Ne vetull’ e sy.
Tash veç doli hëna
Fatës qe moti
I kishte vdekur këna…
PRAPË ISHIM NËSE ISHIM
1.
Pas shkrumbit hi e shkrumb
Që na fali lufta
Kjo luftë e kolerës.
S’na la as gjë
As Gurin e kripës
E lë më ujin në tas.
Dhe prapë u përplasem
Në lufta tjera
Për mbi jetës
Me gjoks e pa hezitim
Tokat qe ishin të kooperativës
Që s’duhej te ishin,
Prapë na braktisën
Si jetimët
2.
Kur vinin dimrat
Vrundujt
Goja na mërtizët
Si gjithkujt,
As kush për ne
Nuk mërzitet
Telashet e veta
Thonë i ka stërkalë
Te vjetra aq sa s’ka.
Qielli mërrolet
Si re atomike
Si të ne ,s’ ka
Udhëlak, udhë lënesha
As përrua qoftëlargut
Ku prehet angushtia
E ndonjë te dalit
Krejt tjetër fare
Janë portat tona
Që njoftojnë të gjallin.
3.
Mali s’merr era
Era e pastron malin
Hijet tona
Endën fushave
Odave
Sofrave te shtruara
Ndaras nga ato
Te shpifurat.
Pastaj ,kurrkush
Nuk thotë –unë jam ai
As ata s’thonë-jemi
Veç ne
Mbi vigun kufomës
Gjithë shkojnë te barabartë
Qefinin e barabartë
Gjithë e kemi ble.
Si ai që sot vdes
Si ai që sot
Ka më lind
Ndër ne.
Po përrenjtë
Kot ngutën
Thua se i ha terri
Thua se po tutën
Bëjnë hatanë e futën.
Rrezet prapë lindin
Më buzëqeshje
Me ngadhënjim