2017-07-03

Nga Flori Bruqi : Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e gjenralit ushtarkak z. Sami Lushtakut.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.


Rasti “Drenica”- Në maj nisin seancat në Gjykatën e Apelit

Mirëpo, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.



Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin edhe Sami Lushtakut

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.



Image
Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.
Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat | Tetova News

Avokati Arianit Koci ka thënë se kërkesa e tij është aprovuar në tërësi.


“Është aprovuar ankesa ime dhe Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat dhe masa e paraburgimit hiqet menjëherë”, ka thënë Koci.

Kujtojmë se kryetari i Skenderajt ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Mërgim Lushtaku duket se i është gëzuar tej mase lajmit se babai i tij Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.


“Urime Drenicë, urime Kosovë! Lufta çlirimtare ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë dhe e pastër.”, ka shkruar ai shkurt përmbi fotografisë ku shihet emblem e UÇK-së.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar Sami Lushtakun pas lirimit të tij.

Musliu përmes një fotografie të postuar në Facebook në të cilën shihet ajo bashkë me Lushtakun, ka shkruar se edhe njëherë është dëshmuar që lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe e drejtë.


Për çfarë akuzohej  gjenrali i  UÇK-Së Zt. Sami Lushtaku

Për çfarë akuzohej Sami Lushtaku

Edhe kësaj radhe triumfojë e verteta për luftën e pastër të UÇK-Së

Gjenerali  i luftës- Heroi i paqës zt. Sami Lushtaku nga Prekazi i Skenderait së bashku me  ish  gjneralin e ushtrisë së Kosovës zt.Sylejman Selimin dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës,  akuzoheshin për krimet lufte.


Lushtaku ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015.

Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike.

Vendim të cilin e kishin kundërshtuar ashpër avokatët e Sami Lushtakut.


Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik.

Kurse Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...