Amerikanët dje e festuan ditëlindjen e vendit të tyre, 4 korrkun,në mënyrë tradicionale me fishekzjarre, parada të vogla në qytete dhe me gara ushqimore jo të zakonshme.
Në Nju Jork që turmat e njerëzve shikuan shoun me fishekzjarre të kompanisë, Macy’s, një manifestim tradicional në ishullin Coney, e ngjarje të tjera.
Në Uashinggton DC, presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë e feston Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë, duke i pritur në piknik familjet ushtarake.
Në një muze në Boston u ekspozuat njëra prej 14 kopjeve origjinale të Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa qindra mijëra njerëz shikuan shoun me fishekzjarre në këtë qytet.
Po ashtu, afro 15 mijë njerëz fituan statusin e shtetasit të naturalizuar në gjithë Shtetet e Bashkuara.