Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/02/11

HUmanisti Akademik Arjan Hamiti,PHD

 

















Akademik prof. Dr. Arjan Hamiti, u lind në Peqin më 6 maj 1964. Studimet Universitare në Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Universitetin e Tiranës (1982-1988). Punoi si mjek në Librazhd (1988-1991), ishte Shef i Shërbimit spitalor në Peqin (1992-1993), specializoi për Mjek laborant, pranë QSUT në Tiranë (1997-2004), ishte shef i Laboratorit në Poliklinikën Nr.6, në Tiranë (1997-2004). Në periudhën 2000-2001 kreu trajnimin në përdorimin e aparaturave bashkëkohore laboratorike si dhe kreu disa trajnime në përdorimin e aparaturave të sofistikuara laboratorike. Nga viti 2004 është pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave mjekësore teknike, në Tiranë. Punon si mjek në DRSSH në Tiranë, në pozicionin Shef i KEMP-it (2005-2006) . Nga viti 2006 deri më 15 prill 2013, ishte mjek në ISSH në Tiranë (Kryetar i grupit të auditimit të KEMP-it rajonal). Më 1 korrik të vitit 2014 ka mbrojtur titullin "Doktor i Shkencave" pranë Fakultetit të "Shkencave Mjekësore Teknike", në Tiranë. Nga viti 2015 e tutje është pedagog i jashtëm në Universitetin Mjekësor Shtetëror të Tetovës. Është i Dekoruar me titullin "Ambasador për Paqen" nga Universiteti Peace Federation, si dhe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane në New York, ku është edhe anëtar që nga viti 2016. Në periudhën prej 1 korrik 2015 deri më 21 shtator 2019 ishte Administrator i Njësisë Bashkiake Nr.10 në Tiranë, kurse nga data 21 shtator 2019 e në vazhdim është Këshilltar pranë Kabinetit të Kryetarit të Bashkësisë së Tiranës. Prof. Dr. Arjan Hamiti është autor i mjaft shkrimeve dhe librave studimore shkencore. Veprat: -Librin epokal: “Anemia në sëmundjet kronike të veshkave”, si dhe -“Ekzaminimet laboratorike në pediatri”, Tiranë, 2018 (bashkautor me Prof. Dr. Edmond Pistullin) Nga viti 2004 e në vazhdim është pedagog i jashtëm në Fakultetin e“Shkencave Mjekësore Teknike”, Tiranë. Për veprimtarinë bamirëse ndaj komunitetit të dhënë pranë Klinikës Mjekësore “HIPPOCRATI” është dekoruar me Titullin “Ambasador për Paqen”, nga Fondacioni “Universal Peace Federation”. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Dhe jo vetëm kaq, si intelektual bashkëkohor, demokracinë e konsideronte sfidë ndaj sistemit që u shemb; sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje. Thelbi i mendimit dhe veprimit të tij ishte vetëm konkurrenca në vlera. Ai besoi dhe dëshmoi se njeriun në jetë e mban vetëm dija. Një miqësi me dijen nuk ka moshë, por mbetet e përjetshme. I qetë, i pjekur, shumë i kulturuar nuk pajtohej me asnjë devijim nga parimet e virtytshme dhe njerëzore, por mbante qëndrim. Shpërthyes dhe autoritar në ndëshkimin e tij individual, sepse përherë qëndronte në vendin e nderit, sinqeritetit dhe dinjitetit. Kuptohet ai ishte individ dhe jo institucion, por idetë dhe praktika e tij mund t'i shërbenin shumë një institucioni, një misioni. Këto cilësi i manifestoi dukshëm edhe si Shef i KEMP-it, Tiranë në vitet 2006-2013. Aktualisht, me botimin e ri synon të vlerësojë korrelacionin biomjekësor të Anemisë në Sëmundjet Kronike të Veshkave dhe trajtimin bashkëkohor të Anemisë tek të sëmurët me SKV. Akademikë dhe profesor të shquar vlerësojnë veprën shkencore të Prof. Dr. Arjan Hamitit, që ju vjen në ndihmë mjekëve familjar. Botimi më i ri i Prof. Dr. Arjan Hamitit është një udhërrëfyes, që nëpërmjet informacionit dhe përshkrimit të praktikave mjekësore bashkëkohore, do ndihmojë Mjekët familjarë dhe specialistët në diagnostikimin e hershëm të të sëmurëve me anemi në Sëmundjet Kronike të Veshkave. Për Dr. Arjan Hamitin, “Është e qartë, që trajtimi me Eritropoetinë (ilaç, sot i rimbursueshëm nga shteti) duhet të konsiderohet tek të gjithë grupmoshat, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës por, me depistimin dhe diagnostikimin e hershëm të SKV tek moshat e reja, përdorimi i Eritropoetinës merr një rëndësi të veçantë”. Në bazë të rezultateve të studimit jepen disa rekomandime për trajtimin e Anemisë tek të Sëmurët Kronikë të Veshkave që kanë si qëllim të ndihmojnë mjekun e shërbimit primar apo sekondar në identifikimin e të sëmurëve me SKV dhe të atyre që kanë nevojë për një mjekim specifik të Anemisë...

Në vend të përkujtimit për doajenin e gazetarisë dardane Ali Sutaj(1937-1989)

Ali Sutaj, u lind më 1937, në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan e Isniq, ndërsa shkollën normale e nisi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë. Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi mësues në disa shkolla të Deçanit. Që kur ishte nxënës në shkollën normale botoi shkrime në revistën "Zëri i rinisë'' dhe raportonte nga komuna e Deçanit për gazetën "Rilindja". Më 1961 u punësua gazetar në gazetën "Rilindje". Përveç lajmeve, raporteve, intervistave, shkroi shumë komente, vështrime, skica, ese dhe analiza nga fusha e politikës dhe letërsisë. Ali Sutaj ishte kryeredaktor i "Zërit të rinisë" dhe themelues me detyrë i gazetaverevistave: "Fjala", "Kosovarja", "Shkëndija", "Thumbi", "BAT", "Gep", "Bota e re"... Vlerësohet si themeluesi i të gjitha revistave që kanë dalë në kuadër të "Rilindjes", madje jo rastësisht e quanin "baba" të tyre. Një kohë punoi në Komitetin Komunal të Prishtinës, prej nga pas vitit 1981, u rikthye në "Rilindje". Është autor i librit me ese "Mbresa", i botuar në vitin 1975 dhe i monografisë "Rilindja 1945-1985". Vdiç më 1989 në Prishtinë, dhe u varros në Llukën e Epërme të Deçanit. Ali Sutaj ishte dhe mbetet “Korife i Gazetarisë kosovare”, do të shkruante Ali Jasjiqi. Ali Sutaj e niste një shkrim për iternacionalizmin. Po aty e rrethakonte me shkronja të imta ndonjë fjalë të Fishtës, Naimit apo Lazgushit dhe më poshtë shkruante për fenomene, të cilat e përcillnin popullin e Kosovës, cep më cep, që nga pleqtë, fëmijët, nxënësit dhe intelektualët, me të cilët ishte çdo ditë dhe përkujdesej, së paku për ata gazetarë, të cilët kishin nevojë për të. Më duket, se asgjë nuk do të shkruaj, as nuk do t'ju them asgjë. Sepse fjalët s'më rrijnë në fjali as nuk përbëjnë ndonjë periudhë. “Mbresa” (Rilindja, 1975) temë të cilën e diskutoi guximshëm në mbledhjen e Komitetit Krahinor të LK-së së Kosovës, më 1977 (kushtuar çështjeve të kulturës), ashtu siç thoshte edhe vetë - “banalisht, faqe dheut”. Ali Sutaj shkroi; “letra poetëve”, komente, por mbi të gjitha shkroi skica me lëng jete, ato që shënojnë datën, për njerëzit dhe gjakimet e tyre, sidomos me ato pyetjet si atij plakut 80-vjeçar gjatë korrjeve, në një arë të “Po rigon pak, po Zoti e bën mirë!”, do t'ia dredhojë tjetrën: “Po motin, si e keni?”, për të marrë përgjigjen e dytë -“Hambarët i kemi plot, por po druajmë për fëmijët!”. Sot do të fliste për Konicen, Fishten dhe Prenushin, por edhe për Cvajgun, Shekspirin dhe Tolstoin. Do të citonte pak edhe profesor Anton Çetten dhe mandej, do të fliste edhe për luftën e fundit dhe UÇK-në. Do të shkruante me përkushtim për gjithë ata njerëz që ende nuk i kanë gjetur eshtrat e familjarëve të tyre. Në veçanti do të shkruante për Fehmi Aganin, por edhe për Bardhyl Qaushin. Për njerëzit e thjeshtë, plakun e urtë nga Shpenadija, Haxhi Tahirin, si për bariun Shaban Binakun që e rrahën policia serbe dhe vdiq pas pesë dite në Spitalin e Pejës, pse mbante fotografinë e Ibrahim Rugovës në xhep dhe thoshte, se; “...shkijet vetë po shkojnë në Serbi...”. Ali Sutaj ishte gazetar dhe njeri i madh, dhe sot letrave shqipe iu mungon një pendë e tillë, që të shkruajë për të gjitha këto fenomene, që po e përcjellin shoqërinë tonë, në këto ditë kaq të rënda dhe me përsiatje dhe me shumë të panjohura. Ai kishte guxim të shkruante. Të lëmonte, por edhe të qëllonte me kamxhik, njëkohësisht. Të thumbonte, por edhe të thurte lavde, jo për ta bërë qejfin, por që të vetëdijesonte mendjen e lexuesit dhe jo vetëm të tij, por edhe të tjerëve përgjithësisht. Ali Sutaj me shkrimet e tij mjeshtërore do të çilte derën dhe do ta gjente zgjidhjen në një kohe të re, që duket, se në fund të një stine sado të mërzitshme, do të ketë dalje nga rrethi vicioz, i gjithë këtyre përsiatjeve ballkanike. Aliu e përdorte një thënie të moqme; “Mocaniku-mocanikut, shoku -shokut nuk duhet t´i lavdërohet, sepse ata ja njohin njëri-tjetrit të mirat dhe të këqijat. Puna flet për virtytin dhe ndërgjegjen e njerëzve”... Sot, mocanikët e tij, shokët, bashkëpuntorët e fjalës e të penës, që gjendën aty ku botohen librat apo revistat, me siguri janë kujtuar, apo do të kujtohen që sot, nesër, t´ia mbledhin nëpër shtypin e asaj kohe të gjitha kujtimet, mbresat, skicat, meditimet dhe t´ia botojnë në një libër të veçantë. Pse jo edhe si monografi. Borxh ia kemi, borxh i ka edhe "Rilindja", ndonëse vepron në këto kushte kaq të rënda. Janë këto borxhe që duhet larë për jetën e tij dyzetvjeçare në gazetarinë dhe publicistikën tonë... Se vjen një ditë, fjala e tij e pafund nuk harrohet,thotë bashkëvendasi i bacës Ali, shkrimtari Arif Molliqi nga Lluka e Epërme, emigrant në Hamburg-Gjermani...

Akademik Prof. Dr. Ahmet Maloku, PH.D (AAAS)

 
Akademik  Prof. Dr. Ahmet Maloku, PH.D, është i lindur në Lisockë, Komuna e Kamenicës.Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan me sukses shembullor, për të cilën disa herë është shpërblyer. Fakultetin e shkencave të kriminalistikes i ka përfunduar me notë mesatare 9.89, në Fakultetin e Kriminalistikës, drejtimi i Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, të Universitetit të Sarajevës, në katedrën e kriminalistikës, ku fitoi titullin kriminalist i diplomuar. Fakultetin Juridik (me notë mesatare prej 9.50) dhe studimet master (me notë mesatare prej 9.0), i përfundoi në Fakultetin Juridik të kolegjit “AAB- RIINVEST” të Prishtinës. 

Për suksesin e treguar gjatë studimeve ishte bursist,si studenti më i mirë i gjeneratës së tij. Prof. Dr. Ahmet Maloku në studimet pasuniversitare ka përfunduar dy doktorata: 
Doktoratën e parë e ka përfunduar në Universitetin e Travnikut -Bosnje dhe Hercegovinë, në Fakultetin Juridik, të katedrës penale, me temë: “Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar transnacional” me Mentor - Prof. Dr. Nedžad Korajlić, ku mori titullin,Doktor i ShkencaveJuridike në fushën penale. Kurse doktoraturën e dytë e ka përfunduar në Universitetin publik e Sarajevës - Bosnje dhe Hercegovinë, në Fakultetin e kriminalistikës,Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, në katedrën e Kriminologjisë, me temë“Dezorganizimi social dhe karakteristikat e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014”, me Mentor: Prof. Dr. Alisabri Shabani dhe ka marrë titullin Doktor i Kriminologjisë, që njëherit bëhet doktori i parë i kriminologjisë në Kosovë, e në trojet shqipfolëse. Me 13 nëntor 2018 prof.dr. Ahmet Maloku ka përfunduar specializimin dhe është certifikuar nga Ohio Northern University - SHBA,në pedagogji ligjore. Më shumë se dhjetë vite është profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë, si dhe jashtë Kosovës; Ka punuar profesor në fakultetit juridik në Kolegjin “Gjilani” nëGjilan nga viti 2012, ndërsa dekan i këtij fakultetit ka qene nga 1 tetori i vitit 2013 deri me 30 shtator 2018.

Po ashtu është profesor universitar në studimet posdiplomike në nivelin master dhe doktoratë në Universitetin e Travnikut, në Fakultetin Juridik në Bosnjë Hercegovinë. 

Kurse nga 1 tetori i vitit 2017 është zgjedhur profesor në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Presheve.

 Gjithashtu, nga 1 tetori i vitit 2018 (e tutje), është profesor në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë, ku e mbanë edhe pozitën e rektorit në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë.

 Anëtar i rregullt (2016) i Internacional Association of Penal Law–AIDP/IAPL. Paris-Francë. 

Anëtar i rregullt (2016) i European Society of Criminology - University of Lausanne ESC - ICDP Sorge - BCH - Switzerland.

 Anëtar i rregullt (2017) i The International Society of Criminology (ISC) - The International Society of Criminology was established on July 16, 1937 in Rome. 

Anëtar i rregullt (2017) i World Society of Victimology (WSV) - In Consultative Status With the United Nations ECOSOC and Council of Europe.

 Aanëtar i bordit (2018) i revistësshkencore ILIRIA International Review. 
Publicher/Verlag. Holzkirchen,Germany. Anëtar i bordit (2013) i revistës shkencore “Norma”- Gjilan, botuar nga Kolegji Universitar “Gjilani”- Gjilan (2013). Etj. 

 Veprat: 

1.”Sociologjia”, 2019. 

2.”Friga nga kriminaliteti”, 2019. 

3.”Patologjia sociale”, 2019.

 4.”Fjalor terminologjik i viktimologjisë”, 2019. 

Publikime shkencore dhe profesionale 

 1.“Alcoholism as a pathological social problem in the region of the municipality” Gjilan-Kosovo, 2015 

 2. “Nasilje nad ženama u porodici u regionu Gnjilane”, 2015 

 3.“Fear of Voilence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo”, 
 4. “Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor në luftimin e krimit të organizuar”, 2015 
 5. “Kodi i të burgosurve” , 2015 
 6.Të arriturat dhe sfidat e shteteve te Ballkanit në rrugët e integrimit Evropian”, 2015 
 7.“Karakteristikat e organizatave kriminale transnacionale”, 2016

 8.”Marrëdhënia ndërmjet veprës penale dhe dezorganizimit social”, Prishtinë, 2016, etj. 

Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave, mes tyre dhe arkeologu i njohur AKADEMIK Adem Bunguri

Pas afro një viti konkurrim, në mbledhjen e Asamblesë u përmbyll zgjedhja e kandidatëve të regjistruar për katër fusha të reja të hapura me vendim të Asamblesë. U regjistruan gjithsej 9 kandidatë, nga të cilët 6 prej tyre u kualifikuan për garën përfundimtare, që u zhvillua sot. Në përfundim të votimit, komisioni bëri të njohur për të pranishmit në sallë dhe për ata në linjë (online) se nga katër fusha pati fitues vetëm për tri prej tyre, si vijon: 1. Për shkencat arkeologjike për titullin akademik: prof. Adem Bunguri; 2. Për shkencat e mjekësisë veterinare për titullin akademik, prof. Anila Hoda; 3. Për shkencën e gjuhësisë, për titullin akademik prof. Valter Memisha. Komisioni do të shpallë nesër pasqyrën analitike të rezultateve për të gjithë kandidatët. Kryesia e Akademisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në garë, institucionet dhe organizmat që u përfshinë në përzgjedhjen, vlerësimin dhe votimin e tyre. Mbledhja e Asamblesë u zhvillua me këtë rend dite: Paraqitja e raportit të Kryesisë për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave gjatë vitit 2022 dhe për programin e punës për vitin 2023; Pyetje dhe diskutime rreth raportit; Zhvillimi i zgjedhjeve për anëtarët e rinj të Asamblesë.

Migjeni, martiri më magjik i rinisë

PROF. ASOC. DR. BERNARD ZOTAJ Millosh Gjergj Nikolla është i njohur si poet, autor dhe publicist shumë i njohur. Migjeni, është emri i penës së tij. Ai ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930 të shek. XX. Migjeni është një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shek. XX. Në kohën që jetoi ishte një zë novator nga brendia dhe forma, ku ndikimi në letërsinë shqipe të kohës bëri një epokë. Migjeni u përfshi në shkrime të fuqishme të kohës duke kaluar nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Ai pasqyroi varfërinë dhe bë mbrojtës i heronjve të tij në krijimet “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj., duke fshikulluar indiferentizmin e klasave ndaj vuajtjeve të popullit. Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë ishte i ndjeshëm. Këngët e tij u bënë burim frymëzimi për rininë antifashiste. Krijimtaria e tij e plotë u bë e njohur pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi botoi veprën e plotë të tij, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara. Familja e Migjenit Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) ka lindur në Shkodër më 13 gusht 1911. Mbiemri e ka prej gjyshit të tij Nikolla Dibrani. Ky ishte një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës, sot në Maqedonia e Veriut. Ai ka qenë pjesë e komunitetit ortodoks ku dhe ka lindur dhe Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani u largua nga krahina e Rekës dhe në gjysmën e dytë të shek. XIX u vendos në Shkodër. Këtu ai punoi si murator. U martua me Stake Milanin nga Kuçi, ku lindi dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston. Vdiq në vitin 1876. Babai i Migjenit, Gjergji kishte në pronë një bar dhe ishte anëtar i respektuar i komunitetit. Ai u zgjodh përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922, ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli në krye. Gjergji u martua me Sofia Kokoshin në vitin 1900. Ajo gëzonte emër të mirë në rrethet shoqërore, pasi ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës. Nëna i vdiq në vitin 1916 duke lënë gjashtë fëmijë, dy djem e katër vajza. Gjergji vdiq më 21 mars 1924. Në dyqan Gjergjin e ndihmoi Nikolla, djali i parë lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq në vitin 1925. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në Shkodër. Shtëpia ku lindi Migjeni nuk ekziston. Ajo u ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993. Arsimimi dhe mësues në Vrakë e Pukë Migjeni arsimin fillor e nisi në qytetin e Shkodrës në një shkollë serbo-ortodokse. Në vitet 1923-1925 ndoqi studimet në Tivar, tek motra Lenka që ishte martuar me Llazar Jovanin, me origjinë nga Kavaja. Në vjeshtë të vitit 1925, daja Jovan Kokoshi, i nxorri bursë në gjimnazin e Manastirit. Përfundoi maturën në vitin 1927 me rezultate të mira. Në vitin shkollor 1927-1928, ndjek seminarin ortodoks “Jan Shën Teologu” po në Manastir. Në gjimnazin e Manastirit mëson për histori, fizikë, matematikë, si dhe gjuhët serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, rusisht, por edhe pedagogji, metodikë, gjimnastikë dhe këngë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet “bir i Gjergjit, tregtar”. Me “Dëftesën e Pjekurisë” e shpallin kandidat të aftë për shërbim kishtar, në mësim të fesë dhe studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Më 22 qershor 1932 niset nga Manastiri për në Tivar. Në pasaportën e marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet: “Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e bardhë, shenja të veçanta s’ka”. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues në shkollën fillore në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo ishte koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi në fillim të vitit 1934 dhe filloi bashkëpunimin me revistat “Iliria”, “Bota e re” etj. Në vitin 1936 shkrimet e tij poetike i përmblodhi në librin “Vargje të lira”. Qeveria nuk lejoi qarkullimin e tyre. Në vitin 1936 takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me Lazër Radi, i cili u frymëzua prej Migjenit dhe i kushton një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për t’u shëruar nga sëmundja e mushkërive. Migjeni në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij. Aspiroi për një botë të re... Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën. Ai u brumos në bankat e shkollës, ku u ndikua mjaft nga veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike. Me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj. Migjeni, në themel të veprimtarisë së tij vendosi aspiratën për një botë të re. Ai dëshironte që njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet dhe pa frikë për të sotmen dhe të nesërmen. Humanizmi përshkon tërë veprën e tij. Në poezitë e para, si “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Zgjimi”, “Shpirtënit shtegtarë”, etj., shpreh pakënaqësinë e thellë ndaj realitetit shtypës të kohës dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur të shprehur me figura romantike. Poeti ngrihet kundër rrëmujës së shoqërisëe dhe forcave shtypëse të kohës, “kalbësinave që kërkojnë shejtnim”. Kritika e rreptë ndaj një mjerimi të paparë dhe të rëndë për vendin, gërshetohet në vepra me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me shpresën për të luftuar për ditë më të bukura. Migjeni në shkrimet e tij ka si karakteristik kalimi e shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Në botimet e Migjenit vend parësorë zënë pasqyrimi i varfërisë, sepsë kjo për të kishte rëndësi të madhe shoqërore për të dalë në dritë e vërteta e regjimit të kohës në të cilin jetoi. Heronjtë e Migjenit në veprat e tij ai “Legjenda e misrit”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “A don qymyr zotni?”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, etj., ishin të papunë, rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e bukës. Ata ishin malësorë, nxënës, punëtorë, fshatarë të mjerë, që nuk u kishte ecur në jetë dhe të flakur jashtë shoqërisë. “Poema e mjerimit”, vepra më e shquar e Migjenit, përshkrn tablo të gjalla, rrëqethëse të vështirësive të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara dhe të venitjes së tyre. Shkrimtari ngrinte zërin fort kundër mjerimit, kundër sundimit dhe regjimit të monarkisë. Në shkrimin “Zoti të dhashtë” Migjeni ngre zërin e protestës kundër indiferentizmit të klasave të pasura ndaj vuajtjeve të popullit. Klasën e pasur Migjeni e pasqyroi kryesisht në jetën e tyre të pasur që bënin në kurris të popullit, si dhe tregoi moralin e tyre në shkrimet “Të çelen arkapijat” dhe “Studenti në shtëpi”, duke pasqyruar marrëdhëniet e tyre familjare. Në skicën “Studenti në shtëpi” ai ironizon inteligjencien e kohës, një inteligjencë e paaftë për të luftuar për ideale të larta dhe njerëzore. Në shkrimet “Kanga skandaloze”, “Programi i një reviste”, “Novelë mbi krizën” etj., Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar. Ishte i pari që guxoi të shkruante dhe të ngrihej kundër klasës shfrytëzuese, duke i pasqyruar me simpati të thellë masat e gjera punëtore. Migjeni vëllimin e tij “Vargjet e lira” e botoi në vitin 1936. Në këtë botim ai vëllimi çelej me vjershën “Parathënia e parathënieve”, ku shpren gëzim, pasi siç thotë “shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore”. Motivi i vjershës ishte mendimi revolucionar i tij, ku shprehet në vargun “Përditë prendojnë Zotat”. Ky postulat shkon mjaft mirë në kohën e sotme, ku njeriu hipën në fron (pushtet), bëhet zot i të gjithëve dhe nuk përkulet para “idhujve”. Në skicën “Zeneli”, por dhe tek “Luli i vocërr”, Migjeni nxjerr në pah aftësitë intelektuale të masave, si dhe dëshirën e madhe për ndryshime shoqërore, për protesta ndaj padrejtësive, qofshin këto dhe të veçuara apo të zbehta. Tek skica “Mollë e ndalueme” është një rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, e cila zbulon thelbin e dukurisë, shfaqet prirja për t’i dhënë personazhet me viza, me figura poetike shprehëse. Në të gjitha skicat e tij, shfaqet ironia, që është një nga veçoritë më kryesore të stilit të tij. Shkrimet e Migjenit kanë lënë shumë gjurmë të dukshme tek letrarët e rinj të kohës. Në çdo ndryshim, në për shkuljen e botës së vjetër dhe krijim të botës së re, Migjeni i drejtohet rininë. Rininë e cilësonte si më të pastrën, më të bukurën pjesë të shoqërisë, ku ai mbështet shpresën, besimin në fitore, për triumfin e idealit për një jetë të re: “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!”. Migjeni, me mohimin e shoqërisë të klasave të pasura, me aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë të masave të popullit, zgjoi në rrethet e rinisë përparimtare të kohës energjitë dhe vrullin e saj për aksione konkrete. Kështu me veprat e tij, ai ndihmoi në mënyrë të dukshme në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol rinia e luajti në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, ku skicat dhe poezitë e tij qarkullonin në rininë antifashiste që po zgjohej për luftë kundër pushtuesit. Migjeni me veprën e tij, në moshën më të mirë të krijimtarisë, shkëlqeu me bujarinë e shpirtit të tij. Migjeni erdhi i vrullshëm dhe iku i fisëm e njerëzor. Në zemrën e Migjenit, përpëlitej krenaria e dhimbjes dhe tuberkolozi gjembshpuar, duke lënë pas vargun që ka arritur në lartësitë e Shqipërisë... Migjeni vdiq para kohe nga turbekolozi, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale pa sukses në Sanatoriumin “Ospedale Valdes” afër Torinos në Itali, më 26 Gusht 1938, në moshën 27 vjeçare e në kulmim e krijimtarisë së tij letrare. Vlerësime për Migjenin Me çlirimin e vendit, vepra letrare e Migjenit u bë i njohur. Vepra letrare e Migjenit është botuar në vitet 1954, 1957, 1961. Në vite kanë dalë dhe botime të ndryshëm të tij. Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë. Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në vitin 1956. Ai është vlerësuar me titullin “Mësues i Popullit” në vitin 1957. Emrin e tij e mbajnë institucione si: Teatri “Migjeni” në Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë, shkolla jo publike “Migjeni” në Durrës; Bulevardi “Migjeni” në Kashar, Tiranë; Bust në Shkodër për Migjenin dhe statuja në Pukë për Migjenin me nxënësin e tij; avion shqiptar me emrin “Migjeni”, etj. Migjeni është cilësuar “Patriot i Rilindjes” dhe është shpallur dëshmor i Rilindjes me vendim nr. 129, datë 3 nëntor 1969 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës. Në kartelën e dëshmorit Atdhetar i vjetër me nr. 131, shkruhet “Zhvilloi veprimtarinë e tij letrare patriotike mbrenda atdheut. Migjeni është poeti që shprehu dufin dhe revoltën e masave popullore kundër shtypjes e mjerimit në regjimin e Zogut. Shkroi vargje e proza të pavdekshme që u botuan mbas çlirimit ne veprat e Migjenit. Vargjet e tij “Qeshu rini, qeshu, se bota është e jote” janë bërë të famshme”, të shkruar më datë 14.9.1984 nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të rrethit, Hys Zaja dhe të plotësuara më datë 10 janar 1998 nga Kryetari i Komitetit të Veteranëce të rrethit, Qemal Llazanji. Eshtrat e Migjenit janë vendosur në varrezat e dëshmorëve në Shkodër.

Gozhda në murin e tjetrit!

SHKRUAR NGA PROF. AS.DR. MSC. ARTAN DUKA Sikurse dilema Rambuje dikur, edhe çështja e asociacionit sot në Kosovë ka pështjelluar opinionin publik dhe politik shqiptar në rajon. Bie në sy fakti se trysni për të nuk po ushtron vetëm Serbia e BE por edhe SHBA, aleati historik i shqiptarëve por kjo e fundit e ka bërë të qartë se është për një asociacion pa fuqi ekzekutive në respekt të Kushtetutës e sovranititet shtetëror. Njëlloj si në Rambuje, optika e SHBA sheh përtej ngërçit të ditës dhe sot ajo sërish po hipotekon vetveten duke merituar respekt e besim. Përtej debatit rreth përmbajtjes së tij, trysnia rreth asocionit bazohet edhe tek fakti se për të palët kanë rënë dakord dikur. Se si ndodhi kjo, se si i shpëtoi “filtrit” shqiptar e partnerëve tanë e zuri vend në tavolinën e bisedimeve një çështje “apendesit” për Kushtetutën liberale e perëndimore të Kosovës, koha do e tregojë, por e rëndësishme sot është shmangja e një “autogoli” tjetër e “litarëve” pas. Firma e hedhur dikur në parim duhet respektuar por, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kontekstit aktual në rajon, çështja e asociacionit duhet rishikuar, njëlloj sikurse ndodhi edhe me marrëveshjen e shumëpërfolur të detit mes nesh e Greqisë. Asociacioni nuk ka epërsi ndaj Kushtetutës e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe nëse duhet të “katandiset kokoshi një thelë”, duhet të jetë asociacioni dhe jo shteti kosovar. Sa i përket kontekstit, firmosja dikur në mirëbesim presupozonte një emancipim demokratik në rritje në rajon por mjerisht Serbia ende nuk reflekton ndaj së shkuarës. Ajo ende mban Kosovën në Kushtetutë, shpall vija të kuqe rreth saj, veçohet nga BE në qëndrimin ndaj Rusisë etj, duke vënë në pikëpyetje vullnetin e mirë dhe synimet reale pas asocionit në fjalë. Asociacioni, si “iso” e së shkuarës Nëse Serbia insiston në asociacionin mini-shtet, atëhere le ta bëjë e para këtë gjë me pakicat e saj. Fundja, sido që t’i vejë filli asocionit, ai do të jetë shembull për të tjerë në rajon. Mes respektimit real të pakicave dhe “gozhdës së Nastradinit” në murin e tjetrit ka një dallim thelbësor dhe për rajonin me një këmbë në BE është jetik lënia pas e imazhit historik të fuçisë së barutit. Nëse Serbia e ka seriozisht integrimin në BE, ka shansin që me asociacionin të dëshmojë mentalitet perëndimor. Në mos të braktisë asociacionin “neo-vorioepiriot” që bie ndesh edhe me projektin e tyre të reklamuar Open Balkan dhe vetë frymën e BE, atëhere të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe të bjerë dakord me asociacionin pa fuqi ekzekutive duke e shoqëruar me reciprocitet në Luginë. Dhe mbi të gjitha duke reflektuar mbi të shkuarën e artikuluar ndjesë për të. Ndryshe, një asociacion që shpie ujë në mullirin rus nuk do të ishte shtysë për paqe e harmoni por hapje e kutisë së Pandorës për tensione në rajon. Asociacioni ekspozon keqas qëndrimin me dy standarde të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Nuk e njeh zyrtarisht atë por ndërkohë merr të mirëqenë firmën e hedhur vite më parë apo atë të radhës për vënien në jetë të tij! Asociacioni nuk mund të firmoset nga një shtet “fantazëm” dhe sa kohë me alibinë e mosnjohjes Serbia refuzon reciprocitetin me Luginën e gjetiu, asgjë nuk e pengon Shqipërinë të ngrejë zërin për të. Paradoksi historik në marrëdhëniet shqiptaro-greke me shpërpjesëtimin në qëndrimin ndaj pakicave, viktimizimin e rrejshëm, arkaizmat si vorioepiri, tabuja e çështjes çame, shpërfillja e elementit shtetformues shqiptar në Greqi etj, nuk duhet të lejohet të stiset si avaz në raportin e së ardhmes tashmë mes Kosovës dhe Serbisë. Për një shtet me mbi 90% shqiptarë por që sërish pagëzohet multietnik, asociacioni mini-shtet që krijon enklava etnike duhet të jetë po aq vijë e kuqe për politikën shqiptare, sa dhe teza vorio-epirote e ekstremizmit arkaik grek. Ndaj Kushtetutës nuk ka dy standarde dhe nëse ajo shpërfillet për asociacionin, atëhere bie edhe pengesa për referendum për bashkim kombëtar shqiptar. Asociacioni si problem mbarëshqiptar Politika nuk është matematikë ku një minus i dytë bën plus të parin. Një gabim i dytë me asociacionin nuk zbut apo zhbën të parin por përkeqëson situatën më tej. Zgjidhja nuk është as asociaciono-fobia (përsa kohë ka reciprocitet), as shpluhurosja e tezës së shkëmbimit të territoreve (që janë të dyja troje shqiptare) por kohezioni e bashkëjetesa demokratike mes qytetarëve në Ballkanin pa kufij. Jeta dhe dinjiteti i një shqiptari në Luginë vlen po aq sa dhe ajo e një serbi në Kosovë dhe fjala kyç mbetet reciprociteti. Pozicionimi i KFOR në urën e Ibrit duhej të ishte në funksion të unifikimit të territorit dhe jo enklavizimit të tij. Asociacioni mini-shtet përveçse njësh dhe koherent me politikat serbomadhe në rajon, është karshillëk jo vetëm ndaj shtetit të Kosovës por dhe vetë KFOR në misionin e tij të garantimit të paqes e lirisë për këdo në Kosovë. Dhe përpara se dikush në BE ta gjejë të arsyeshëm asociacionin mini-shtet, të pohojë më së pari se KFOR ka dështuar në Kosovë! Asociacioni i hap “oreksin” më tej Serbisë që nuk ndahet nga e shkuara dhe ndonëse bën “delen e zezë” ndaj luftës në Ukrainë dhe izolimin ndërkombëtar të Rusisë, sërish gjen shesh e bën përshesh në BE. Me asociacionin mini-shtet zyrtarizohet intimidimi ndaj shtetit të Kosovës dhe e ardhmja mbetet e paqartë duke zgjatur krizën pafundësisht. Me asociacionin në “xhep” Serbia nuk ka më ngut për asgjë. As për integrimin në BE sepse e di që BE përdëllohet për të me kosto zvarritjen edhe të integrimit të vendeve të tjera në rajon por dhe se nga dyzimi mes lindjes e perëndimit, Serbia veç fiton më shumë. I kujtdo forme, asociacioni gjithmonë do të jetë sfidë për sovranitetin në Kosovë. Sovraniteti nuk duhet të mbetet në letra dhe e vetmi mekanizëm që e garanton atë do të ishte përshpejtimi i futjes së Kosovës në NATO për t’i dalë para çdo shndërrimi eventual të kufirit mes Kosovës e Serbisë në kufi mes perëndimit e Rusisë. Nëse nuk hiqet dorë prej asocionit, atëhere ai duhet rishikuar me njohjen e ndërsjelltë si parakusht, reciprocitetin e kushte të tjera si paketë shoqëruese deri “hollimin” e tij me krijimin e asociacioneve gjithandej (veri, jug, lindje e perëndim) me kompetenca bashkish. Asociacioni nuk është thjesht problem kosovar por shqiptar. Politika, historianët, intelektualët, shoqatat qytetare etj kudo në hapësirat shqiptare duhet të çmontojnë më tej mitet shoviniste në rajon. Kosova nuk është djep i Serbisë por “dosje” e stërmadhe e padrejtësisë ndaj shqiptarëve autoktonë. Krishterimin në ato vise nuk e sollën serbët por e gjetën aty sikurse gëzuan gjatë edhe pasuritë e shumta natyrore për të cilat ka aq shumë nevojë sot shteti më i ri në Europë. Sot është dita për unifikim të qëndrimit shqiptar në rajon në harmoni me partnerët tanë historikë. Jo “krehje” e lojëra opozitash në bulevard që si gjithmonë përkojnë “rastësisht” me krizat në Kosovë, sjellje bedeli e justifikim i mungesës së Serbisë ndaj sanksioneve ndaj Rusisë apo dhe vijimin me Ballkanin e Hapur fryma e të cilit bie ndesh me asociacionin mini-shtet. “Gozhda” e huaj në murin e Kosovës është gozhdë në shtëpinë mbarëshqiptare dhe po aq sa i rëndësishëm është raporti mes shqiptarëve dhe serbëve për të ardhmen e rajonit, po aq rëndësi ka që të fillohet me këmbën e mbarë.

Berisha: Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë, duke iu referuar primareve të zhvilluara të dielën e kaluar. “Përfundimi me sukses deri tani dhe shpresoj edhe të dielën që vjen i balotazheve që kanë mbetur shënon kurorëzimin e një procesi, e një festivali të vërtetë lirie, nuk them të përsosur, në PD dhe e ka nxjerrë këtë parti shumë herë më të fortë”, u shpreh Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp. Berisha tha se qëllimi është që siç votuan brenda partisë, të votojnë edhe shqiptarët. “Ne duam që shqiptarët të votojnë”, u shpreh ai. “Ne do të vazhdojmë revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta më barbar edhe se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush”, theksoi Berisha. Kreu i PD-së foli edhe goditjen ndaj tij me grusht nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, duke theksuar se “Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese”. “Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë pjesëmarrësve në samit. Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës”, deklaroi Berisha. Berisha tha se “policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë. Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale”.

Vrasësi i protestës, protestuesve dhe djegësi i institucioneve

Vrasësi i protestës, protestuesve dhe djegësi i institucioneve nuk duhet lejuar të gërvishtë qoftë dhe një polic! SHKRUAR NGA BESI BEKTESHI Një ditë përpara protestës Seli Berisha ose njeriu i gjakut të protestuesve në 1996-të, të gjakut në protestat 1997-ta, të Grushtit të Shtetit dhe marrjes me dhunë e armë të institucioneve me 14 shtator 1998, njeriu i Gërdecit dhe vrasjes në Bulevard 21 janar të pafajshmeve, paralajmëron (jo drejtpërdrejtë) se do të rrëzojë shtetin me 11 shkurt. E dëgjojnë të gjithë, çfarë thotë, e dëgjojnë dhe përfaqësitë ndërkombëtare dhe vetë shteti i Ramës, por e lejojnë të trembë edhe një herë shqiptarët me dhunën si verbale dhe fizike të tij! Dikujt i leverdis në pushtet që ai të flasë në mënyrë të tillë. Ndryshe do ti ishin përgjigjur. Dikush në botën demokratike duhet të kishte reaguar për këtë gjuhë kriminale përpara një proteste që paralajmërohet e ashpër dhe mundësisht me gjak, por nuk po po flasin. Po pra pak ose aspak, deri në këtë kohë dreke të një dite më përpara kur unë po shkruaj artikullin. Duan që Berisha të bëjë “zararin” e rradhës dhe ta pësojnë shqiptarët si nga protestuesit dhe nga policia! Ta pësojnë mundësisht institucionet nga një i marrë që tërheq zvarrë turmat për të mbrojtur familjen e tij dhe krimin e tij bërë në tre ddekada që i ka bërë keq Shqipërisë akoma më shumë, se “dashuria” e tij e parë dhe e fundit politike ose PPSH dhe kryekrimineli Enver Hoxha! Ai është komunisti i fundit në Europë, që vazhdon të bëjë keq si një demon i një klike horrash dhe kriminelësh në vitet, kur është pranuar në partinë e tij staliniste! Në mënyrë kriminale thotë: Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korrekt. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Imagjinoni çfarë thotë një njeri që ka vrarë protestues në bulevard. Njerëz që nuk po rezikon asgjë. Imagjinoni se çfarë ka në mend të bëjë sot me 11 shkurt!? Sigurisht që ju ka mbushur mendjen atyre që i shkojnë pas, që të bëjnë dhunë! Ka sigurisht dhe skenar të fshehtë! Si kur mori me sulm selinë e PD-së! Sigurisht që do tentojë dhe do të organizojë sulm ndaj policisë dhe pastaj të thotë se – policia po sulmon “protestuesit Berishkë paqësorë”! Që pastaj mundësisht të bëhet gjak dhe pastaj Berisha të djegë institucione – si përgjigje! Ky është skenari zakonshëm i Berishës dhe gjithmonë ka qenë ky skenar në mendjen e tij! A duhet të lejohet Berisha të gjakosë policë të shtetit dhe të djegë institucione e ndërtesa të shtetit? A duhet lejuar të përdorë skenare të fshehtë dhe të hapur për marrjen me dhunë të shtetit? A do të lejohet të përdorë njerëz provokatorë në turmë, që pastaj të thotë ishin të Shish apo Policisë apo të Ramës? A do të lejohet që skenari i tij të kthehet në një 97-të të dytë? Unë nuk besoj, por kam dhe dyshime në se dikush lart nuk është i qartë se çfarë bën Berisha dhe në se do që pikërisht ky skanar të hyjë në veprimin kriminal të Sali B! Berisha e di që nuk fiton zgjedhje, që nuk e merr demokrativisht shtetin. E di se dikur, por afër afër të jap llogari drejtësisë! Ai tashmë ka vetëm një rrugë - dhunën! A do ta lejojnë ta përdori? A do ti shkojnë pas dhe pjesa e kryesisë së partisë nën urdhërat e tij për të kryer revolucionin e tij kriminal antishtet dh anti demokraci? Do jua marrë mendja të bëjnë gjak? Do ta shikojmë sot. Por shteti ligjor dhe demokracia kudo qoftë ajo e strukur në këtë vend, nuk duhet ta lejojnë të bëjë krimin e fundit të tij. Nuk duhet ta lejojnë të gërvishtë një polic të vetëm!

SHKRIM Më SHKAS NGA GJON NEÇAJ :Albanofobia ballkanike

Edhe pas tre dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar here pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon. Deklaratat e publicistit Nexhmedin Spahiut për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejtë lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim instiktiv, i krijuar për rreth 110 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po rirreshtohet, dhe gabimet Perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia, e panjohur plotësisht si shtet, duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile, siç ishte rasti i Kumanovës. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë,dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u parapri të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve.

Sot protesta e PD, mijëra njerëz vijnë nga rrethet, policia rrethon Parlamentin

Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton kordon truprojash dhe regji private për protestën e sotme, ja akset rrugore ku do të ndalohen qarkullimi dhe parkimi, Kryeministria blindohet me veshje metalike SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një tjetër sulmi fizik në protestën e sotme. Në tubimin e 6 dhjetorit u qëllua me grusht në fytyrë dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm. Në incidentin e dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë. “Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e “Foltores”. Ndërkohë mësohet se Berisha ka shtuar numrin e truprojave dhe ka angazhuar Agron Kuliçin për të garantuar sigurinë e tij. Masat e policisë Ndërkohë Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1700 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë. Për të garantuar siguri do të angazhohen forcat e rendit të komisariateve, Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA. Në rreshtin e parë do të vendosen forcat e Rendit, ku do të vendosen para Kryeministrisë, me të tërhequra do të qëndrojnë Shqiponjat dhe pastaj në rast agravimi të protestës, do ndërhyjnë Forcat Speciale. Në turmën e protestuesve do të jenë edhe punonjësit civil, të cilët do të raportojnë, për çdo incident të mundshëm. Kontrolle do të ketë edhe në hyrje të kryeqytetit për personat që mund të krijojnë probleme në tubim. Po ashtu është kërkuar edhe nga drejtoritë vendore që të shkëmbejmë informacione për kontrollin e makinave, pasi ka dyshime që mund të ketë lëndë piroteknike. Nga ana tjetër, edhe dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. Berisha: Rama kërkon të na asgjësojë, revolucioni do ta marrë përpara Më herët ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi “Foltorja” do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile". Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjithashtu, Berisha paralajmëroi se opozita do të bëjë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, deklaroi ai. Sakaq, ai u ndal edhe te skandali “McGonigal”. Ai tha se Rama përdori agjentin e FBI, me synim që të asgjësonte opozitën, ndërsa foli për dy skenarë. “Ju e dëgjoni! çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane, po merrem me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura, për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj që mos ta kenë rekrutuar. Ai duhet thënë se ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, tragjike. Kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne të pamerituar, në të gjithë pro amerikan. Edi Rama ia doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati? Rezultati është ish-kryetari i PD peng. (Basha) Ai sot që ka dalë ky skandal nuk thotë asnjë fjalë, nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush. Nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Çdo kryeministër do të fitojë, por jo duke shtiru lëkurën. Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që e kam quajtur McGonigal me fustan. Skenari për marrjen peng të opozitës, pasi dështoi me shpalljen time non-grata, vazhdon me ndërhyrjen kriminale në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e Gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë dhe shoqatat në çdo vend të lirë të botës”, u shpreh ai ndërsa kërcënoi Ramën. “Sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye krim. Kur deklaroi pasuri ai kishte 380 marka dhe 400 mijë lekë. Sigurisht që njerëzit janë të revoltuar dhe njerëzit mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit demokratik. Partia e krimit, e drogës, e gjenocidit, kërkon të asgjësojë PD. Nuk jemi më në 46-ën ne, ndaj jemi në këmbë për t’u përballur me të, për t’u përgjigjur me të gjitha mënyrat. Ne nuk falim kurrë liritë tona, të ardhmen e shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.

Erozioni në bregdet dhe shqetësimi mjedisor, rasti i grykëderdhjes së lumit Erzen

SHKRUAR NGA DR. ADRIATIK BALLA Erozioni në bregdet dhe shqetësimi mjedisor, rasti i A është Shqipëria e përgatitur për t’i bërë ballë erozionit në bregdet? Kjo pyetje duket e dalë jashtë mode, por në të vërtetë Shqipëria ka probleme adekuate në këtë drejtim, pasi vija bregdetare e saj është e kërcënuar seriozisht si pasojë e tërheqjes alarmante të saj që shkon nga disa centimetër në disa metër në vit në bregdetin e ulët të Adriatikut. Sot pyetja shtrohet: Sa është ritmi vjetor i gërryerjeve në bregdetin shqiptar dhe cilat janë tendencat e abrazionit në bregdetin nga Buna në Vlorë? Natyrisht, ky ritëm është i ndryshëm në sektorë të ndryshëm. Duke krahasuar hartat topografike dhe imazhet satelitore, ne dalim në konkluzionin që sektorë të gjerë të bregdetit shqiptar po gërryhen me shpejtësi, duke sjellë një situatë alarmante për bizneset, për inxhinierët e ndërtimeve, për kompanitë turistike etj, e padyshim abrazioni është sot një shqetësim serioz kombëtar. Në këto dy imazhe satelitore, të vitit 2003 dhe 2022, për grykëderdhjen e Erzenit, duke përdorur jo vetëm distancat që i siguron vetë imazhi, por edhe koordinatat gjeografike për gjerësitë mesatare ku ndodhet Shqipëria, dallojmë qartë se grykëderdhja e Erzenit është “spostuar” në linjën JP-VL, ngjashëm me drejtimin e erozionit për afro 500 m, ndërsa gërryerjet shkojnë nga 70 deri në 180 m pingul me bregun. Tashmë, sektori ku ndodhet meandrimi i fundit ka shumë gjasë që këtë dimër (gjatë prurjeve maksimale) të këputet përfundimisht (kaptim lumor) e grykëderdhja e Erzenit të përfundojë më në veri për 500 metra të tjerë. Ritmi mesatar i gërryerjeve, për këtë sektor është 5-6 m/vit. Për të folur për shkaqet duhen faqe të tëra, pasi faktorët që ndikojnë janë të shumtë, sa natyrorë aq dhe antropogjenë. Për më tepër në këtë sektor të bregdetit, kur dihet që gjiri i Lalëzit ka vlerat më të larta të baticës në vendin tonë. Gjithsesi, ka faktorë natyrorë, por ka dhe faktorë antropogjenë. Ndër faktorët natyrore që ndikojnë në dinamikën e vijës bregdetare është rritja e përbotshme e nivelit të detit, tektonika aktive e strukturave gjeologjike të Albanideve, ndryshimet klimatike etj, por në dinamikën e vijës bregdetare të Shqipërisë më shumë ndikojnë faktorët antropogjenë, që kanë të bëjnë me ndërhyrjet në pellgjet ujëmbledhës të lumenjve, marrjen e rërës në vijën bregdetare për qëllime të ndryshme, shmangien e grykëderdhjeve në mënyrë artificiale, ndërtimet kaotike dhe jashtë kritereve përkatëse infrastrukturore, pengimin që u bëjnë digat e hidrocentraleve sedimenteve të lumenjve etj. Thënë ndryshe, për bregdetin shqiptar më shumë ndikojnë faktorët humanë që kanë të bëjnë me ndërhyrjen e pastudiuar të njeriut. Kështu, për Erzenin (dhe jo vetëm), erozioni në deltën e një lumi e në vetë grykëderdhjen e tij është dëshmi se ky fenomen në ditët e sotme është shqetësues. Rrezikohen të kthehen kënetat masive në Ultësirën Perëndimore dhe fatkeqësisht për mbrojtjen nga erozioni detar vendi ynë është krejtësisht i papërgatitur. Në momentin që flasim, kriza e plazheve në Shqipëri është evidente më së shumti në sektorë të gjerë të Semanit të vjetër, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të gjirit të Lalzit, e më së shumti në gjirin e Drinit, konkretisht në grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain, si dhe disa sektorë në Velipojë. Kuptohet, kjo është një temë mjaft e gjerë dhe e vështirë për t’u administruar në terren, për shkak të faktorëve të shumtë që hyjnë në veprim, por vende të ndryshme zbatojnë praktika të ndryshme të mbrojtjes nga erozioni. Pengesat me mure betoni dhe lëvizje të tilla kanë rezultuar të gabuara, ndërsa më efikase janë brezat e pishave, gjë që në bregdetin tonë janë dëmtuar së tepërmi. Sistemi rrënjor i bimëve nxit akumulimin e rërës dhe stabilitetin e vijës bregdetare, e në mjaft sektorë mbathjen e tij e avancimin në perëndim të vijës bregdetare. Në bregdetin shqiptar janë aplikuar pengesa pingule me vijës bregdetare por jo gjithmonë kanë qenë efikase. Problemi kryesor, siç e thamë më lart, dhe shkaktari themelor për ritmin e lartë të gërryerjeve në bregdet lidhet me marrjen e inerteve përgjatë shtretërve të lumenjve, ku si pasojë e zvogëlimit të masës akumulative përgjatë shtratit, prishen ekuilibrat natyrorë dhe materiali shkon për të kompensuar gropat që krijohen në prerjen gjatësore e tërthore të shtratit, rrjedhimisht veprimtarisë së valëve në bregdet i mungon ushqimi. Shqipëria duhet të mendojë, sa nuk është vonë, për këtë problem serioz, pasi vija e saj bregdetare po tërhiqet me shpejtësi në shumë sektorë të Adriatikut.

2023/02/09

Qeveria gjermane vendos të luftojë pornografinë me fëmijë në internet

Pas debateve të gjata kundërthënëse qeveria gjermane sot vendos mbi pikat më të rëndësishme për luftimin e pornografisë me fëmijë. Ligji për mediat do të ndryshohet, me qëllim që hyrja në faqen e internetit, ku pasqyrohet pornografia me fëmijë, të bëhet më i vështirë për masën e gjerë të përdoruesve. Pornografia me fëmijë në internet është si droga, tha ministrja gjermane për Familjen, Ursula von der Leyen. Kush shikon diçka, ai dëshiron shpejt të shohë edhe më shumë. Dhe kjo pastaj çon në rrëmbimin, dhunimin dhe vrasjen e fëmijëve. Tani duhet vështirësuar së paku hyrja në faqen e internetit me pornografi fëmijësh duke i bllokuar këto faqe. Deputeti i Unionit Kristiansocial, CSU dhe ekspert për politikën e familjes, Johanes Singhammer, e konsideron këtë masë minimumin e asaj, që duhet të bëjë shteti për të mbrojtur fëmijët. "Pornografia në internet nuk është shkëmbim i padëmshëm fotografish, ato janë kryesisht fotografi, ku është në lojë dhuna dhe ku kanë ndodhur zhvillime masive kriminale. Shteti duhet të veprojë dhe ai është në gjendje ta bëjë këtë." Projektligji i ministrisë së familjes parashikon, që ofruesit e internetit në një marrëveshje të vullnetshme me Zyrën Federale të Kriminalistikës të marrin përsipër, që të ndalojnë faqet me përmbajtje pornografike me fëmijë. Me këtë liria e internetit nuk do të duhej të kufizohej, theksoi Singhammer. Shoqata federale për ekonominë informatike, telekomunikacionin dhe mediat e reja, Bitkom, e përshëndet këtë iniciativö të ministrisë së familjes. Drejtori ekzekutiv i sipërmarrjes, dr. Bernard Rohleder, thotë që thjesht nga bllokimi i faqeve përkatëse të internetit nuk duhet pritur shumë. "Ne themi që ndalimi i vebsajtit është një masë e mirë për të dy palët veçanërisht për ata, që rastësisht hyjnë në një faqe të tillë, që ndoshta kërkojnë faqe të tjera në internet e që të paktën nuk kërkojnë faqe me pornografi fëmijësh. Që këto njerëz të mbahen larg prej kësaj faqeje interneti. Por ne e dimë po ashtu se në rastin e pornografisë me fëmijë vetëm dy përqind e gjithë filmave dhe fotografive, që qarkullojnë, hyjnë në internet. Krejt pjesa, që mbetet, shkon nö rrugë shumë tradicionale." Secilit, që hyn në këtë adresë www (World Wide Web) i del një faqe bosh, ose një shenjë stop, kështu që faqja nuk hapet dot, vetöm nqs di se si mund tö depërtohet. Kush ka njohuri të mira, kush e di se si e depërtohet në një faqe të ndaluar dhe e mbulon adresën e vet, ai në të ardhmen nuk do të ketë asnjë vështirësi për të gjetur faqen e internetit me pornografi me fëmijë. "Pjesën komerciale të pedofilisë, pra atë pjesë, për të cilën bëhet e gjitha, kundër së cilës angazhohet edhe qeveria gjermane, atë nuk do ta arrijmë dot. Këtu ekzistojnë rrjete të tjera, rrugë të tjera komunikimi dhe përhapjeje, që kryhen larg internetit. Ne themi se i bllokojmë faqet e internetit, por ne porosisim, që mos supozohet se me këtë çështja e pornografisë me fëmijë është zgjidhur." Sipas vlerësimeve të ekspertëve nuk mund tö hyhet lirisht nö 90 për qind te faqeve të internetit pornografik me fëmijë. Ata ndodhen nö faqet e të ashtuquajturit rrjet "peer to peer", ku nuk hyjnë dot provajderët e internetit.

Pornografi artistike

Fabian Zhilla Pornografia artistike është një formë e fshehur e ‘kurvërisë’ mediatike që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të tipit “reality show”. Sipas fjalorit shqip “pornografi: është paraqitja hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, në revista etj.” Në kontekst të këtij shkrimi pornografia artistike është kur ajo prezantohet nëpërmjet programeve televizive si pjesë e një skenari dhe programi artistik. Ku paçka se programi në vetvete nuk është pornografi, kjo e fundit instrumentalizohet dhe ze një vend të rëndësishëm në program dhe madje është elementi më tërheqës i programit i cili kulturalisht dhe artistikisht është tërësisht i varfër. Ato që mbeten nga ai program janë kryesisht veprimet dhe shfaqet erotike të aktorëve. Në këto dy vitet e fundit të tilla programe kanë ngërthyer televizionet kombëtare në vend duke zhvlerësuar programe dhe artin vërtet cilësor. Antivlera nëpërmjet seksualizmit të skajshëm të artit me ndihmën e mediave sociale po mund vlerën. Dhe kjo nuk shtrihet vetëm në art apo kulturë por dhe në marrëdhënien tonë me antivlerën dhe korrupsionin. Lufta kundër tij para se të jete politike është kulturore dhe ajo duhet të fillojë pikërisht nga këtu, kritika, bojkoti dhe refuzimi i këtyre formateve televizive anti-vlere të cilat stimulojnë korrupsionin dhe pse jo dhe krimin. E çfarë janë të tilla programe? Ato janë kryesisht të formatit të “reality show” ku kinse e gjithë ngjarja e cila në vetvete është shumë e thjeshtë luhet nga ‘aktorë” jo profesionistë, të cilët vijnë nga rruga dhe të cilët pretendohet se luajnë vetveten, të pa kuruar dhe të pa trajnuar. E gjithë fabula është një thashethem për disa njerëz të panjohur të cilët tregojnë diçka nga jetët dhe karakteret e tyre. Deri këtu duket fare normale. Në kushtet e modernizmit dhe të emigracionit ku lidhjet familjare dhe shoqërorë janë në zgrip, njerëzve ju duhet mbushur koha më emisione të thjeshta, ju duhet një thashethem publik që të mbushin kohën. Kjo solli telenovelat të cilat deri diku e luanin këtë rol. Por tashmë duhej diçka më tërheqëse dhe më intensive, të prekshme. Dhe sigurisht u shpikën “reality show”. Në Shqipërinë e viteve të fundit ato i gjejmë në formate banale ku fabula e programit është e seksualizuar maksimalisht ku mbizotërojnë të zhveshurit e veshur, muskujt, të sipërme dhe të poshtme të fryra, ku dominon botoksi dhe një farë horrllëku. Këtyre programeve ju duhen patjetër të rinj dhe të reja të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që të tërheqin klikime. I gjithë formati fokusohet tek seksi, zhurma, zhveshja, intriga, erotizmi dhe tradhtia; kryesisht tek antivlerat. Të rinjtë nuk zgjidhen për vlera por lakuriqësinë e tyre. Aktorët e këtyre formateve të cilët kryesisht bashkohen dhe ndahen pa mbaruar akoma programi televiziv, kthehen në “VIP-a” të cilët pasurojnë mediat e tyre sociale me mijëra ndjekës dhe më pas kthehen në marketues me para për biznese të ndryshme. Kjo ka krijuar një formë marketingu qesharak. Sheh p.sh. drejtues të të tilla emisioneve duke reklamuar një kompani e cila bën eksport e transport nga Kina. Dikush tjetër reklamon një dyqan sufllaqesh. Apo ndonjë syresh reklamon proteza dhëmbësh. Sigurisht jeta publike e këtyre aktorëve me gjithë sforcon e mediave rozë zgjat shumë pak dhe ata konsumohen shumë shpejt. Por edhe ky lloj banaliteti do konsiderohej i pranueshëm në kontekstin e çmendurisë që ka prodhuar teknologjia dhe media sociale. Problemi është tek deformimi i indit moral të qytetarit të nesërm shqiptar. Problemi është tek inxhinieria sociale e këtyre programeve në lidhje me vetëdijen qytetare ndaj të keqes dhe qeverisjes së korruptuar. A mund të presësh që modele të tilla programesh të ndërgjegjësojnë një votues i cili do ti thotë jo korrupsionit dhe imoraliteti? Absolutisht jo. Pse? Sepse formati i këtyre programeve bazohet tek tre komponent që do t’i duhej kujtdo qeverisjeje të korruptuar për të mbajtur nën kontroll shoqërinë e saj. Në fakt qeverisja është reflektimi i atyre që qeverisin. Pra të tilla programe televizive stimulojnë individë që nesër mund të korruptohen lehtësisht. Ata janë kryesisht analfabet funksional + pa skrupuj + anonimë. Të tillë individë janë të gatshëm të “kurvërojnë” publikisht dhe të shesin trupin e tyre për famë nga tutorët (lexo autorë regjisorë të këtyre programeve) të cilët duke përdorur platformat televizive dhe efektet speciale i bëjnë ata të famshëm dhe modele suksesi. Aktorët e këtyre programeve reklamohen në të gjitha mënyrat duke u kthyer në njerëz të rëndësishëm jo për vlerat e tyre por prej pseudo-famës dhe kjo orienton të rinjtë drejt modeleve të suksesit të korruptuara të promovuar nga këto programe. Nëse deri dje ajo që shfaqej në këto televizione ishte turp, sot është turp të flasësh për turpin. Sot është turp të flasësh për korrupsionin, për incerneratorët, për non-grata, për tigrin dhe për luanin e radhës, sepse tashmë “kurvërimit politik” i është përgatitur terreni nga pornografia sociale nëpërmjet këtyre reality show. Eko e keq formimit që stimulojnë të tilla programe ka filluar të shfaqet që tani, dhe kjo jo vetëm si rezultat i këtyre programeve por dhe formateve të tjera mediatike. Kështu me varfërimin e muzikës, artit dhe kulturës shohim një rini e cila belbëzon shqip, e cila ka një gjuhë me fjalor shterp, me mungesa të theksuara të mendimit kritik, ku në vend të gjuhës flasin me organet gjenitale, ku mungesa e ndjeshmërisë është ulëritëse, ku morali është turp dhe të fituarit me djersë është çmenduri. Pasi e kemi telendisur rininë në të gjitha drejtimet (qeverisje, edukim dhe kulturë) presim dhe kërkojmë prej saj të dalë dhe të protestojë ndaj të keqes. Në fakt duke ndjekur dhe konsumuar të tilla programe, ne kemi pranuar të paguajmë dhe të argëtohemi me shkatërrimin e fëmijëve tanë duke i kthyer ata në pornostarë social, dhe duke lejuar tutorët e këtyre programeve ti “kurvërojnë artistikisht”. Dhe pasi i kemi ndjekur këto programe nga fillimi në fund në mënyrë hipokrite, pyesim a kanë prindër këta të rinj, a kanë turp këta regjisorë programesh, a kanë cipë ato biznese që sponsorizojnë këto programe? Në fakt, duke i ndjekur të tilla programe në jemi fajtorët kryesorë që po i japim jetë një kanceri që do të na marrë frymën dhe do të na mundësojë mbretërimin e korrupsionit dhe krimit edhe për shumë kohë. E pra korrupsioni mund të luftohet edhe me pult ne dorë dhe kjo është kaq e thjesht por dhe kaq e vështirë. Shënim i autorit: Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve “reality show” me mendimin se do gjente hapësirë në shtypin e shkruar kryesor. Isha gabim. Dy janë mundësitë ose unë nuk di të shkruaj ose autocensura në media është në nivele të frikshme. Në fakt shkrimi tërthorazi mbron median dhe artin cilësor. Unë po e sjell këtu ketë shkrim duke shpresuar sa ata që do ta pëlqejnë ta ndajnë në muret e tyre. Kjo edhe për ti dhënë një mësim ‘mediave të pa kallura’ dhe për t’iu thënë se ka akoma njerëz që janë kritik dhe si bëjnë dot hosana të keqes.

Seksualiteti dhe pornografia

Studimet më të avancuara kanë treguar se shumë pornografi bën që njerëzit të mërziten me të. Personalisht, më tremb më shumë represioni seksual se sa pornografia. Kultura jonë ështëseksualisht represive. Njerëzit edhe pse të uritur seksualisht ekonsiderojnë seksin si legjitim vetëm brenda familjes. Dalja e seksit jashtë familjes është e papranuar për shumicën e opinioni shoqëror dhe kjo përbën shkakun kryesor tëkrimit në familje. Është bërë një studim në burgjet me kriminelët e krimeve seksuale në Amerikë . Këta kriminelë ishin më pak të ekspozuar ndaj pornografisë dhe seksit. Ja dhe një konkluzion tjetër shkencor interesant: Burrat që nuk kanë parë deviacionet ose perversionet seksuale në pornografi- janë pjesa e burrave që reflektojnë më shumë injorancë dhe papjekuri seksuale. Burrat normalë që kanë parë këto deviacione reflektojnë një kuriozitet seksual të shëndetshëm. Kam lexuar për një 25 vjeçar që kurrë në jetën e tij nuk kish njohur gëzimin që jep lëvizja e trupit me muzikën. Besimi i tij fondamentalist Baptist e konsideron kërcimin imoral. Ky djalë një ditë u dënua sepse masturboi në publik. Ky dhe raste të ngjashme me të burojnë jo nga aksesi për materiale seksuale, por nga restriksioni seksual. Shikoni ato raste të krimit seksual tek ne. Me ato janë të mbushura çdo ditë gazetat. Kush i bën këto krime? Kriminelë të seksit janë burrat seksualisht më injorantë dhe jo ata që shohin pornografi. Sot, në jetën tonë ka edhe shumë shfaqje dhe kondita të tjera që pa frikë do t’i konsideroja lapërdhi. Ja vetëm pak prej tyre: Ja vetëm pak prej tyre: •Barqet e fryra nga tejngopja dhe barqet e fryra nga pangrënia të dyja janë fëlliqësi . •Çmimi 1200 lekë për një kilogram mish, kur të ardhurat mujore janë nën 10,000 lekë dhe e ardhura ditore është 200 lekë, është pështirosje është turp. •Një popull që vuan për dritë dhe ujë, kur politikanët kanë ç’të duan – është lapërdhi. •Doktori që jep barna me shumicë nga ato që bëjnë dëm sepse merr përqindje nga farmacisti, ose bën një operacion që nuk duhet për para, ose kërkon aq para sa pacienti nuk i ka, është po njësoj turp •Mësuesi që shet notën- është lapërdhar. •Ata që marrin miliona lekë për të bërë punë shoqërisht të dobishme dhe ua fusin ato xhepave të tyre, janë të fëlliqur. •Trotuaret e mbushura me lypsa të çdo moshe janë lapërdhi. •Shkollat stalla, ku mësojnë fëmijë të dredhur nga të ftohtit, janë turp •Kur politikanët me para të vjedhura pushojnë në vendet më luksoze të globit, ndërkohë që qytetarë të tjerë jetojnë në mizerie , kjo është lapërdhi. •Kur kalon rrugëve të qytetit ose zbret nga makina luksoze dhe një djalë i ri i veshur me zhele nuk të thotë: “Zotëri doni të bleni këtë pikturë apo këtë video porno? “ por “ Zotëri, a dëshiron të blesh motrën time për sonte?”- Kjo është lapërdhi. Në vlerësimin tim, zbulimi i trupit që përdridhet, fërkohet, pompohet, lëpihet dhe thithet në film, në pikturë dhe letërsi, zbehet kur krahasohet me këto paturpësi të mëdha. SJELLJET QË GËRRYEJNË MARTESËN. Sipas specialistëve, ata që dëshirojnë të kenë një martesë me jetë seksuale të kënaqshme, duhet të largojnë nga marrëdhëniet e tyre bashkëshortore disa sjellje që influencojnë negativisht. Këto sjellje që le t’i quajmë të këqija edhe pse mund t’u duken të vogla, janë të afta të shkatërrojnë tërësisht marrëdhënien martesore. Është në dorën tuaj ta shpëtoni martesën. Të ndryshosh një sjellje të keqe, duhen shumë ditë, ndoshta muaj dhe vite të tëra. Por, të jeni të bindur, që martesa juaj nuk pret dot kaq gjatë. Me këtë artikull dua t’u tregoj se edhe kur jeni të martuar, ndryshe nga ç’thonë disa që martesa wshtw zgjedhë, ju përsëri jeni njerëz të lirë.Largoni sjelljet e këqija që e prishin martesën dhe jeta juaj do të jetë e gjatë dhe e lumtur. Tënjihengabimet dhe të bëhen përpjekje për t’i ndryshuar ato, është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Të mos njihen gabimet dhe të lejohet tëprishet martesa kjo ështëe papranueshme. Cilat janë disa nga sjelljet egabuara ? 1- Ta lesh martesën pa seks. Sipas një studimi të revistës amerikane “Newsweek”, rreth 15% deri20% e çifteve të martuara nuk bëjnë seks, ose bëjnë seks jo më shumë se dhjetë herë në vit. Është e kuptueshme se seksi nuk është gjithçka në një martesë, por ai është me siguri mënyra më e mirë për të ruajtur intimitetin midis dy të martuarve. Kur seksi në një marrëdhënie martesore bëhet një kujtim i largët, intimiteti është goditur rëndë. Marrëdhënia martesore është komplekse dhe seksi është llogaritur që zë rreth 12% të saj. Ky dymbëdhjetë përqindësh është esencial dhe pa të nuk mbahet dot marrëdhënia e shëndoshë martesore. Në kulturën tonë seksualisht restriktive, ku seksi pranohet vetëm si atribut i martesës dhe vetëm brenda saj, pavarësisht ndryshimeve të nxituara që i janë bërë këtij koncepti në vitet e transicionit dhe për të cilat ndryshime jo pak njerëz paguajnë shtrenjtë, ta lësh martesën pa seks është sikur e asfikson atë. Është e vërtetë se me kalimin e kohës problemet e shëndetit fizik siç janë ndryshimet hormonale të moshimit, ekspozimi ndaj stresantëve të ndryshëm, lodhja dhe faktorë të tjerë e prishin atë që njerëzit e quajnë“forma” që duhet për të bërë seks. Por nuk duhet të harrojmë se veç këtyre, ka edhe disa probleme të tjera që e dëmtojnë shumë jetën seksuale të çiftit dhe ato varen nga vetë të martuarit. Ato kanëtë bëjnë me mënyrën se si bashkëshortët sillen me njeri-tjetrin dhe kjo nuk duhet harruar. Që të jenë intimë dy njerëz duhet të ndjehen mirë me njeri tjetrin. Në qoftë se vazhdimisht zihen, kritikojnë dhe bëjnë vlerësime negative reciproke, ata kurrë nuk do të jenë të zotët t’i qëndrojmë afër njeri-tjetrit. Të gjithë duhet të përpiqen të largojnë zemërimin dhe mërinënga marrëdhëniet bashkëshortore. Ta bëjnë këtë edhe kur ndjejnë se marrëdhënia është ftohur. Të gjithë duhet të mësojnë si të kalojnë me mençuringa zgjidhja e detyrave të vështira që imponon jeta e sotme, në “çamarokllëqet” e dhomës së gjumit. Për të gjithë duhet të jetë e qartë se seksi në një marrëdhënie martesore disa vjeçare, ndryshon nga seksi në ato takimet e kohës së rinisë , ose seksi në muajin e mjaltit,ose kur ishin të sapomartuar. Të gjithë duhet të mësojnë si të shkojnë sa më me lehtësi atje ku duhet shkuar. 2- Të jesh një grua që e ke “lëshuar ” veten Jeta vazhdon dhe gratë ngelen shtatzëna, lindin fëmijë, sëmuren, shtojnë në peshë dhe moshohen. Ato nuk janë më ato që ishin kur u takuan në fillim me partnerin tyre. Por, për fat të mirë, duke u thelluar dashuria, pamja e jashtme e humbet rëndësinë dhe bota e brendshme behet kryesorja. Atje përqendrohet vëmendjae bashkëshortit. Por edhe pse kjo është e vërtetë, u pëlqen ose nuk u pëlqen grave, ato duhet ta dinë se bashkëshorti akoma interesohet për pamjen tyre të tanishme, ashtu si edhe ato vetë dëshirojnë të jenë akoma tërheqëse për burrin e tyre. Nuk besoj që grave do t’u dhembë,po qe se bëjnë pak më shumë përpjekje që të duken më tëmirapër dashnorin e tyre. Ndonjëherë vetëm fare pak ndryshim mund të lozë rol të madh. Të mos fillojnë nga punët e lodhshme, të shfryjnë e tëdjersitinmenjëherë sapo vijnë në shtëpi. Le të veshin një rrobe të lezetshme në vend që të veshin një leckë të vjetër. Le të provojnë të veshin në mbrëmje të mbrendëshmet më seksi që kanë blerë.Le të përpiqen të ushtrohen duke ecur, vrapuar ose të shkojnë në palestër disa herë në javë. Kjo gjë me pak kujdes do të inspirojë edhe burrin që të djersijë bashkë me ato. Gratë duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi të bëjnë për të ruajtur tërheqjen e tyre fizike vitale. Kjo jo vetëm do t’i bëjë mirë marrëdhënies martesore,por do t’u përmirësojë shëndetin dhe do t’i bëjë të kenë më shumë besim tek vetia.3. Kur vlerësoni më shumë nga sa duhet familjarët . Mos u jepni prindërve çdoinformacion që është privat për familjen tuaj ose që lidhet me burrin, me gruan dhe martesën. Mos qëndroni me prindërit sa ta teproni. Në qoftë se veproni ndryshe kjo ka shumë mundësi që ta dëmtojnë martesën, sepse burri ose gruaja do të ndjehet sikur në familje është në radhë të dytë.. Ka shumë njerëz që janë shumë të afërt me prindërit dhe motrat e vëllezërit e tyre. Në këtë rast është mirë të vendoset një kufi kur puna vjen për prioritetet. Kur dy njerëz martohen, ata fillojnë familjen e tyre dhe familja e tyre është e para. E para dhe më kryesorja për të gjithë është martesa e tyre. Nuk është mirë të kesh sekrete ose të “tradhtosh” bashkëshortin...qoftë edhe me familjen tënde. Në se njeri nga partnerët është i dëshpëruar nga marrëdhëniet e bashkëshortit me familjen e tij, kjo do të thotë se ata vinë nga familje me stil jetese të ndryshëmdhe se këtu ka vend për bashkëbisedim me njeri-tjetrin. Ata duhet të bien dakord për shumë gjëra dhe shumë të tjera duhet t’i ndryshojnë 4. Kur kaloni shumë kohë në shoqëri, në punë dhe me qejfettuaja. Është me shumë rëndësi të kesh jetën tënde dhe interesat e tua të veçanta nga të bashkëshortit. Por kur nuk kevendosur mirë prioritetet kjo mund të shkatërrojë martesën. Shpesh njerëzit i kanë miqtë dhe shokët si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga bashkëshorti i tyre. Ata kënaqen më shumë në punë dhe meqejfet e tyre. Pora kanë menduar ndonjëherë këta burra e gra se në këtë mënyrëe vënebashkëshortin në shkallë të dytë? Ai zëmërohet sepse dëshiron ta ketë pranë bashkëshorten ose bashkëshortin ..pa folur për frikën e “lëkundjes së anijes”. Duke vepruar kështu, ata nuk mendojnë dhe as dëshirojnë që bashkëshorti të ndjehet i huaj, i flakur ose i palidhur nga martesa. Por kjo ndodh vetiu edhe pse ai e ndjen se asgjë nuk ka më shumë rëndësi nga personi që ai do . Bashkëshortët duhet të bëjnë atë që ka sukses dhe suksesin në martesë e përcaktojnë të dy ...së bashku. 5. Kur nuk bëni kujdes për paratë. Sipas një anketimi të vitit 2007 në PayPal, 37% e çifteve zihen me njeri-tjetrin më shumë për paratë, se sa për probleme të tjera (të shtëpisë dhe të marrëdhënies seksuale). Nga pjesëmarrësit në anketim 82% thanë se kanë bërë blerje fshehurazi bashkëshortit. Në qoftë senjë grua nuk i thotë burrit se bleu një këmishë të re, kjo mund të mos jetë një shqetësim për martesën, por të bësh blerje të mëdha ose prishje paresh të tjera të mëdha pa e ditur bashkëshorti kjo shqetëson. Kjo jo vetëm do të shkaktojë zemërim dhe hidhërim, por zakoni i keq me paratë prish sigurinë për të ardhmen financiare të familjes. Martesa është partneritet në çdo kuptim të fjalës dhe partnerët duhet të bisedojnë lidhur me shpenzimin e parave, të llogarive bankare, të pagesës së faturave, të borxheve, të kursimeve dhetë investimeve- përpara se ato të bëhen. Në qoftë se nuk bisedohet miqësisht për paratë dhe të merrenvendime të përbashkëta lidhur me to, martesa nuk i ka shanset të mira. 6. Kur nënvlerësoni “gjestet” e vogla. Këto vogëlsira të jetës së përditshmee mbajnë intimitetin dhe romancën të gjallë. Por çiftet i harrojnë këto. Njerëzit duhet të përpiqen të shpërndajnë sa më shumë ëmbëlsi dhe mirësi rreth tyre.. Ta presin njeri-tjetrin kur hyn në shtëpi me një puthje. Kur njeri ngrihet të bëjë diçka ta pyesij tjetrin në se atij i duhet gjë. Ti bëjnë njeri-tjetrit surpriza me dhurata të vogla (nuk ka nevojë të jenë të shtrenjta). Të prekin krahun ose këmbën e njeri-tjetrit kur qëndrojnë krah më krah. T’i thonë faleminderit njeri-tjetrit kur njeri partner bën diçka për tjetrin, nuk ka rëndësi është gjë e madhe ose e vogël. Këto sjellje të ëmbla janë me shumë rëndësi pas shumë vitesh martese, po aq sa kishin rëndësi edhe vite më parë, kur ishte koha që ata bënin takime. 7. Kur kritikoni pafund. Të gjesh gabime tek njerëzit, veçanërisht tek ai që do, është e lehtë. Po aqështë e lehtë edhe të sillesh pamëshirë e të kritikosh burrin ose gruan vazhdimisht. Kur njeri nga bashkëshortët është subjekt i kriticizmit të vazhdueshëm nga bashkëshorti tjetër, padyshim që ai nuk do të ndjehet mirë dhe do të humbasë vetëbesimin. Kritikuesi mund të mendojë se po sjell kujtime të kohëve të lumtura kur ishte pamartuar, ose mendon se bën kritika tëjustifikuara. Por ai nuk kupton se sa më shumë ta bezdisëbashkëshortin, aq më shumëdel nga zëmra e tij. Kjo do ta bëjë të kritikuarin nevrik, shpërthyes, arrogant. Në qoftë se ekziston vërtet ky cikël i kritikave pafund, ai duhet të ndërpritet sa më parë. Çifti duhet t’i japë fund këtij cikli duke e trajtuar bashkëshortin ose bashkëshorten si të barabartë. Në këtë çështje ka diçka që duhet theksuar e mbajtur parasysh. Të gjithë nuk e presin mirë kritikën, veçanërisht kur është gjatë gjithë kohës dhe pabaza. Por burrat e martuar e kanë të vështirë të pranojnë kritikat nga gratë që vetë i zgjodhën për t’u martuar. 8. Kur merrni rolin e viktimës. Kur njeri nga bashkëshortët hiqet sikur nuk gabon kurrë, kjo e lodh bashkëshortin tjetër sepse faji gjithmonë do të mbetet tek ai. Askush nuk dëshiron të pranojë se është sjellë keq. Për gjithkënd është e lehtë ta drejtojë gishtin e fajësimit tek dikush tjetër dhe të ndjehet mirë me veten e tij. Shumë njerëz e luajnë rolin e viktimës si një lloj mekanizmi psikologjik për vetë-kontrollin dhe e përdorin atë sa herë që ajo u përshtatet mirë. Problemi është se kur njëri partner luan gjithmonë rolin e viktimës, tjetri ndjen sikur është vazhdimisht i ndëshkuar. Duhet ta dini se kjo është mënyra më shpejtë për ta detyruar partnerin të humbasë besimin dhe respektin për “viktimën”. Ai do të ndjejë sikur gjithçka bën,e bën keq me qëllim. E bën keq që të lëndojë partnerin, kur në fakt, kjo nuk është fare e vërtetë. Është koha që gjithkush të rishikojë rolin e tij në kuadrin e problemeve me të cilat po përballet marrëdhënia. Gjithkush duhet të dijë të kërkojë falje dhe të bëjë ndryshimet e domosdoshme në kohën e përshtatshme. Sa po të heqij dorë ta quajë veten “viktimë”, ai do të ndjejëse është më pak i/e stresuar, më pak i/e zëmëruar dhe më pak kundërshtues... Edhe partneri tjetër do të ndjehet gjithashtu i lumtur. 9. Kur zemëroheni për gjëra të vogla. Shumë herë, veçanërisht gratë, e bëjnë problem të madh një gjë që nuk ka fare rëndësi. Në një martesë, ku kaq shumë gjëra mund dhe do të shkojnë keq, partnerët duhet të zgjedhin se për çfarë duhet të zemërohen. Kështu, në qoftë se ai harroi të blejë të gjitha gjërat që ajoi tha, ose nuk çoi këpucët e saj për të rregulluar, këto nuk duan të thonë se ai nuk e do, nuk e respekton dhe nuk interesohet për të. Në se nuk dëshironi të krijoni probleme dhe dhimbje në martesën tuaj mendojini mirë situatat. Partnerëtduhet t’i marrin dhe t’i zgjidhinproblemet që u dalin mençurish,ndryshe ata do të jenë vazhdimisht në betejë. Kur diçka i bezdis, ata duhet të pyesin veten: Sa rëndësi ka kjo në të vërtetë?. A ka arsye ta vlerësoj këtë gjë kaq shumë? Në se arrijnë në konkluzionin se nuk duhet të shkatërrojnë gjithçka, atëherë le të evitojnë armiqësitë dhe ta zgjidhin problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Të mësojnësi të “luftojnë për mirë” 10. Kur nuk përpiqeni për më mirë Të diskutohet për mënyrën se si duhet të zgjidhet një problem kjo është një zakon i mirë. Nuk ka çift që nuk ka probleme dhe ndryshime mendimesh lidhur me buxhetine familjes, për problemet e fëmijëve dhe për përgjegjësi të tjera lidhur me shtëpinë dhe punën. Por mënyra se si çifti vendos ti rregullojë këto ndryshimemund të jetë e dhimbshme dhe destruktive. Në se ata çuditensepsenuk kanë sukses në zgjidhjen e problemeve të tyrefamiljare, ta dinë se shkaku mund të jetë nga që ata nuk shkojnë drejt zgjidhjes me synime të mira. Kur keni një moskuptim ndiqni këto rregulla : -Mos synoni të provoni se ju keni të drejtë, përpiquni të zgjidhniproblemin -Merrni gjithmonë në konsideratë edhe pikëpamjen e partnerit. -Zgjidhini problemet një nga një, jo të gjitha menjëherë. -Kur diskutoni për të zgjidhur një problem të ri, mos ngrini probleme të vjetra. -Evitoni atakimet personale dhe kriticizmin e sëmurë. -Hiqni dorë nga përdorimi i forcës, i taktikave për të fajësuar shokun dhe për ta kërcënuar me shantazh emocional. Nuk ka marrëdhënie që të jetë perfekte dhe në një mënyre ose në një tjetër, të gjithë kanë konfrontime me ata që dashurojnë, me bashkëpunëtorët, ose mefqinjët. Konsideroini mosmarrëveshjet si një mënyrë, që me ton të respektuar, çdo njeri do të shprehëopinionin e tij dhe me kujdes do të respektojë mendimet e tjetrit, madje edhe atëherë kur ato duken se nuk janë të drejta.

Seksualiteti dhe pornografia(3)

Sjellja “Unë dua të shoh atë që unë dëshiroj ”, pa parë interesat e mëdha dhe të largëta të shoqërisë, duket se është bërë e zakonshme në këtë Shqipërinë tonë sot. Kjo është një pikëpamje thellësisht narcissistike, vetë-indulgjente dhe fare pa përgjegjësi shoqërore. Në vitet e diktaturës që lamë pas, interesi i “përgjithshëm” (i shtetit diktatorial) ishte mbi gjithçka, ndërsa interesat e individëve thuajse asgjë. Tani kemi shkuar në ekstremin e kundërt që thërret për liri individuale që tejkalon kërkesat e shoqërisë. Dhe ne të hutuar nuk gjejmë dot mençurinë për të përcaktuar një pikë diku midis mentalitetit diktatorial dhe prioriteteve individualiste të sotme. Dikush mund të pyesë: Pse të censurojmë pornografinë dhe jo violencën në filma dhe në TV? Mirë është të censurohen të dyja. Violenca e tejskajshme në botën e shfaqjeve, është një problem shoqëror i rëndësishëm që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Por të gjithë e kemi vënë re se në filmat violenca paraqitet “si një e keqe “ që duhet ndëshkuar, ndërsa në të gjitha filmat dhe shfaqjet pornografike seksi i papërgjegjshëm paraqitet si një e mirë që kërkohet. Këtu, siç shikohet, ka një ndryshim të madh që qëndron si një “quantum leap”. Ndryshim që e bën të domosdoshëm ndalimin dhe vënien nën kontroll të pornografisë. A Duhet Censura? E kuptoj që censura nuk pajtohet me vetë-kontrollin qytetar dhe tregon paaftësinë e shoqërisë për t’u kujdesur për veten. Nga kjo pikëpamje ndoshta censura nuk duhet. Është fakt se sado të pështira të jenë disa materiale në literaturë, në televizion dhe në filma- për disa njerëz ato kanë vlerë. Nuk mund të vendoset censurë mbi të rinjtë. Ndërkohë që ata piqen, duhet të lejohen të zgjedhin (brenda kufijve të eksperiencës së tyre) se çfarë është e vlefshme dhe çfarë jo. Ka invalidë që kënaqen seksualisht vetëm me materialet pornografike dhe këtyre nuk duhet t’u privohet kjo kënaqësi.

Seksualiteti dhe pornografia(2)

Nëpër trotuaret e Tiranës dhe të gjithë qyteteve të Shqipërisë, kasetatme filma pornografike hard apo soft core shiten (edhe për fëmijët) si të jenë biskota. Televizioni ofron pornografi që shtohet çdo ditë. Po qe se do të lejohet të vazhdojë kështu, me siguri më të errët do ta kemi të ardhmen. Ne po bëhemi një komb i voyeurs vicarious, me një numër gjithnjë më të madh burrash të mbërthyer tek ekrani i TV pas orës 23:30. Ata shikojnë artistë të angazhuar në të gjitha sjelljet seksuale qëka arritur të shpikë “gjenialiteti” komercial. Këto skena, nuk ka dyshim, që flasin për një kulture në degradim. Vetëm le të kujtojmë se si Fisnikëria franceze, para revolucionit francez, kënaqej duke parë njerëz që bënin interkursë seksuale. Fashisti afrikan, diktatori Idi Amin, i urdhëronte të burgosurit “të bënin seks para tij”, ndërkohë që ai rrufiste verë dhe kënaqej me spektaklin. Në shfaqjet romake të burgosurve u tregonin bukuroshe lakuriqe. Kush nga ata kish ereksion i a pritnin penisin. Gjaku merrte udhët dhe shikuesit e pasur kënaqeshin. Kemi plot arsye të reflektojmë për implikimet e pornografisë dhe të heqim paralele me jetën tonë të sotme. Dëgjojmë njerëz që thonë: Jemi qytetarë të rritur të një shoqërie të lirë, ne duhet ta kemi privilegjin të lexojmë dhe të shikojmë çfarë të duam. A ka në këtë pikpamje ndonjë gjë të keqe? Unë them se ka. Së pari, me sa di unë, ligji e ndalon shpërndarjen dhe shfaqjen e materialeve pornografike, pavarësisht shijeve tënjerëzve. Pra është një aktivitet i paligjshëm. Së dyti, në qoftë se “libertarianët” shqiptarë mendojnë se pornografia është e drejtë e gjithkujt që do ta shohë dhe ta dëgjojë, atëherë pse organizatorët e shfaqjeve pornografike nuk shesin bileta për shfaqje me seks të lirë? Pse nuk u japin konsumatorëve shfaqje direkt (live) të grave që bëjnë seks me kafshët? Pse nuk u japin njerëzve të interesuar mundësinë të shikojnë gra që abuzohen seksualisht dhe poshtërohen nga burrat, vetëm që të demonstrojnë teorinë pornografike se dhimbja seksuale mund të kthehet në kënaqësi ? Zor të besohet qënjerëzit normalë janë solemnisht dakord me atë që disa na thonë: “shoqëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këto çështje”. A nuk e ka shoqëria të drejtën të vendosë standarde minimum të hijeshisë, të mirësjelljes, apo të turpit, sa herë që një pakicë mundohet ta prishë këtë.? A nuk kanë njerëzit e ndershëm të drejtën të thonë se kjo shkon tej kufijve të qytetërimit më minimal dhe këtë nuk e tolerojmë?. Unë kam parë në rrugët e New Yorkut, qytetarë të një komuniteti me parulla në duar ku shkruhej “Nuk duam pornografi”. Ata kishin rrethuar një dyqan të sapohapur ku shiteshin materiale pornografike dhe për disa ditë rresht nuk lejuan të hynte njeri në dyqan. Dyqani u mbyll.

Seksualiteti dhe pornografia

ideja që seksi ka edhe rreziqe është e vjetër sa edhe Edipi. Grekët e dinin se kjo histori ishte metaforike dhe ajo nuk hynte në dhomën e gjithkujt çdo natë. Ndërsa në shtëpinë tonë, sot në shekullin e njëzetenjëtë, violenca seksuale nëpërmjet televizionit, është më e zakonshme nga sa të mblidhet gjithë familja për t’u drekuar. Në qoftë se gjithkush do të harxhonte më shumë kohë për të ngrënë familjarisht dhe më pak kohë duke parë violencën seksuale në televizor, ne nuk do ta njihnim gjithë këtë seksualitet të pakontrolluar. Pornografia dhe mbathjet thong po shkatërrojnë shtëpitë dhe komunitetet tona sikurpo i ha krimbi. Është e vërtetë që pornografia nuk është një dukuri e re, ajo ka ekzistuar në shekuj, por kurrë nuk ka qenë në shkallën që është sot. Është e vërtetë qëmë parë njerëzit shikonin më pak, më rrallë dhe më fshehtë pornografi dhe pa asnjë dyshim, nën një presion më të madh të kundërshtimit shoqëror. Është e vërtetë se asnjë mëndje e shëndoshë nuk mund ta mohojë faktin, se skenat e sotme pornografike kanë bërë të ulen standardet tona morale. Sot, pornografia shikohet, lexohet dhe dëgjohet në kushte të tjera. Shoqëria duket se është bërë më tolerante ndaj saj. Pornografia ka invaduar televizionin, filmat, radiot, libraritë dhe galeritë e arteve. Pornografi shkruajnë dhe shesin edhe profesorët që shteti u jep rrogë të edukojnë rininë. Disa vjet më parë ne nuk do të toleronim skena që i shohim sot kudo në televizion, kinema dhe teatër. Pornografia përparon pa u ndalur. Duket sikur ajo është fjala e fundit drejt së ardhmes.

A është vërtet e keqe pornografia?

Nga Qëndresa Sokoli Le të fillojmë duke thënë se shumë njerëz shikojnë, lexojnë ose dëgjojnë pornografi. Nuk ka asgjë të natyrshme me këtë. Nëse nuk e miratoni pornografinë dhe nuk doni të ekspozoheni ndaj saj, gjithashtu nuk ka asgjë të keqe me këtë. E gjitha është çështje e preferencës personale. Nga ana tjetër, si mund të angazhoheni me të, mund ta shijoni nëse jeni beqar apo në një lidhje të përkushtuar. Mund të shtojë një dimension tjetër në kënaqësinë seksuale ose të hapë linjat e komunikimit me partnerin tuaj. Për të tjerët, përdorimi i pornografisë mund të pengojë marrëdhëniet. Për shembull, nëse njëri prej jush është në pornografi dhe tjetri është plotësisht kundër, ose nëse njëri prej jush është në një lloj pornografie tjetri thjesht nuk mund ta tolerojë. Përdorimi i tepërt i pornografisë ndonjëherë mund të çojë në pritje joreale seksuale ose çështje të imazhit të trupit. Një studim i vitit 2018 zbuloi se pjesëmarrësit kishin më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin “jashtë kontrollit” për përdorimin më të shpeshtë të pornografisë kur ndiheshin edhe të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre romantike ose jetën seksuale. Ëtshtë e rëndësishme të mbani mend se çfarë shihni në pornografi nuk është realitet. Aktorët veprojnë dhe regjisorët drejtojnë. Ata bashkohen për të bërë shikime pornografike për një audiencë të synuar. Kur jeni duke parë një film pornografik, po shikoni një vepër fiktive. Nuk është më spontane dhe natyrale sesa një film aksion ose një komedi romantike. Por nëse filloni të krahasoni trupin tuaj, performancën seksuale ose aftësinë për të tërhequr një partner seksual me standardet e trilluara të pornografisë, mund të dilni për disa çështje me besim dhe vetëvlerësim të ulët. Ndërsa mund të mësoni një ose dy gjëra nga shikimi i pornografisë ose leximi i një libri seksi, ai nuk duhet të konsiderohet si një alternativë ndaj edukimit seksual, i cili është një gjë krejtësisht e ndryshme. Mos harroni, pornografia është fantazi e pastër Nuk është krijuar për të mësuar asgjë në lidhje me marrëdhëniet njerëzore, zhvillimin seksual ose shëndetin seksual, kështu që ndoshta nuk do të sigurojë shumë në mënyrën e ndriçimit në ato zona. Nëse keni pyetje në lidhje me shëndetin tuaj seksual, është më mirë të flisni me një mjek ose ofrues tjetër të kujdesit shëndetësor, siç është një terapist i çertifikuar i seksit. Shumë njerëz mendojnë se pornografia duhet të shtohet në programin mësimor seksual. Është më e lehtë se kurrë për fëmijët që të ekspozohen ndaj saj para se të jenë gati. Fëmijët mund të krijojnë ide rreth seksualitetit nga pornografia, por pa nuanca ose përvojë jetësore për ta vënë atë në kontekst. Pa udhëzime, disa lloje të pornografisë mund të shkaktojnë konfuzion për çështje serioze, si pëlqimi dhe objektivizimi. Disa mësues në Shtetet e Bashkuara e trajtojnë shkrim-leximin pornografik si pjesë e një edukimi gjithëpërfshirës seksual. Një sondazh i vitit 2017 me më shumë se 2 mijë të rritur në Britani zbuloi se 75 përqind mbështesin ndikimin e pornografisë në klasat e edukimit seksual në shkollë. Heqja e sensit të tabusë mund të lejojë diskutime rreth konsumit të shëndetshëm Vetëm se sa njerëz shikojnë pornografinë është e vështirë të thuhet. Edhe sot, disa njerëz mund të mos jenë të gatshëm të pranojnë përdorimin e pornografisë. Vetë përkufizimi i pornografisë madje mund të ndryshojë nga personi në person. Ajo që dimë është se përdorimi i pornografisë është bërë i zakonshëm, madje edhe brenda marrëdhënieve romantike. Një studim i vitit 2018, i 1 mijë e 36 personave të moshës 18 deri 35 vjeç zbuloi se 98 përqind e burrave dhe 73 përqind e grave, shikojnë pornografi në internet. Meqenëse pornografia është kaq e disponueshme këto ditë dhe më shumë njerëz po e kontrollojnë atë, ndoshta është duke u bërë më e lehtë të flasësh për të. Vetëm kur mund ta diskutojmë hapur, mund të trajtojmë çështje të tilla si mënyra se si përdorimi i pornografisë mund të ndikojë në jetën e njerëzve. Porno madje mund të ketë disa përfitime, si normalizimi i dëshirës dhe vetë eksplorimi Njerëzit vijnë me një larmi të gjerë dëshirash. Ndonjëherë mund të pyesim nëse tonat janë normalë. Kur bëhet fjalë për seksualitetin, ne shpesh jemi shumë të frikësuar ose të zënë ngushtë për të pyetur për gjëra të tilla. Çfarë lehtësimi për të zbuluar se nuk jemi aq të ndryshëm në fund të fundit. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të zbuluar gjëra të reja. A keni menduar ndonjëherë nëse jeni i vetmi që nuk dini se çfarë ka të bëjë me një pozicion apo ide të caktuar seksuale? Kjo është një arsye pse njerëzit, veçanërisht njerëzit e rinj, i drejtohen pornografisë për të kënaqur kuriozitetet e tyre. Kolegji sigurisht që është një kohë mësimi dhe eksplorimi. Kjo përfshin seksin. Një studim i studentëve të kolegjit zbuloi se 92 për qind e burrave dhe 50 për qind e grave thanë se kishin parë një formë të materialit të qartë seksual. Burrat kanë tendencë të shikojnë më shumë nga llojet e pornografisë sesa gratë, përjashtimi është librat e qartë seksualisht. Studime të tjera zbuluan se kur bëhet fjalë për pornografinë në internet, 75 deri 90 përqind e njerëzve që kërkuan ishin nga kurioziteti për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë seksuale si dhe për të rritur kënaqësinë seksuale dhe interesin për seks. Dhe për disa njerëz, kjo mund të jetë një mënyrë e sigurt për të eksploruar dhe vërtetuar seksualitetin e tyre Ka disa dëshmi se pornografia mund të jetë e dobishme për njerëzit që duan të eksplorojnë seksualitetin e tyre ose të kuptojnë më mirë identitetin e tyre seksual. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit që jetojnë në zona rurale ose komunitete ku është e vështirë të angazhoheni hapur me të tjerët për seksualitetin e tyre. Por nëse humbni nga sytë se çfarë është reale dhe çfarë është shkruar, konsumimi i rregullt mund të sjellë një dëm. Shikimi i shumtë i pornografisë dhe humbja në fantazinë e gjithçkaje mund të çojë në pritje që nuk mund të përmbushen kurrë. Ju mund të filloni ta shikoni trupin tuaj në një dritë më të ashpër. Gjithashtu mund të filloni të prisni që partneri juaj seksi të performojë si një yll pornografi ose të bëjë gjëra që nuk u interesojnë atyre. Nëse nuk jeni në sinkronizim për këtë, pornografia mund të jetë një stresues në një marrëdhënie romantike. Shumë njerëz mund ta shijojnë pornografinë rregullisht ose thjesht ta shikojnë atë herë pas here pa ndonjë shqetësim. Të tjerët nuk e pëlqejnë atë ose zbulojnë se është më shumë telashe sesa ia vlen. Porno, si shumë gjëra, është një gjë shumë individuale, shumë personale. Ju duhet të vendosni se çfarë është më e mira për ju.

Shumë adoleshentë janë të varur nga pornografia online/ Wake Up

Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare. Prezantues: Blendi Salaj Enxhi Nasufi Neada Muçaj Autor: Blendi Salaj Gazetarë: Edlira Sulejmani, Vilma Kërçiku

Pornografia artistike televizive ” po korrupton rininë kosovare-shqiptare

 



Pornografia artistike është një formë e fshehur e “kurvërisë” mediatike që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të tipit “reality show”. Sipas fjalorit shqip “pornografi është paraqitja hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, në revista etj.”

Në kontekst të këtij shkrimi pornografia artistike është kur ajo prezantohet nëpërmjet programeve televizive si pjesë e një skenari dhe programi artistik. Ku paçka se programi në vetvete nuk është pornografi, kjo e fundit instrumentalizohet dhe zë një vend të rëndësishëm në program dhe madje është elementi më “tërheqës” i programit, i cili kulturalisht dhe artistikisht është tërësisht i varfër.

Ato që mbeten nga ai program janë kryesisht veprimet dhe shfaqet erotike të aktorëve. Në këto dy vitet e fundit të tilla programe kanë ngërthyer televizionet kombëtare në vend duke zhvlerësuar programe dhe artin vërtet cilësor.

Antivlera nëpërmjet seksualizmit të skajshëm të artit me ndihmën e mediave sociale po mund vlerën.

Kjo nuk shtrihet vetëm në art apo kulturë por dhe në marrëdhënien tonë me antivlerën dhe korrupsionin.

Lufta kundër tij para se të jete politike është kulturore dhe ajo duhet të fillojë pikërisht nga këtu, kritika, bojkoti dhe refuzimi i këtyre formateve televizive anti-vlere, të cilat stimulojnë korrupsionin dhe pse jo dhe krimin.

E çfarë janë të tilla programe?

Ato janë kryesisht të formatit “reality show” ku kinse e gjithë ngjarja, e cila në vetvete është shumë e thjeshtë, luhet nga “aktorë” jo-profesionistë, të cilët vijnë nga rruga dhe të cilët pretendohet se luajnë vetveten, të pa kuruar dhe të pa-trajnuar.

Fabula është një thashethem për disa njerëz të panjohur, të cilët tregojnë diçka nga jetët dhe karakteret e tyre. Deri këtu duket fare normale.

Në kushtet e modernizmit dhe të emigracionit ku lidhjet familjare dhe shoqërorë janë në zgrip, njerëzve ju duhet mbushur koha më emisione të thjeshta, ju duhet një “thashethem publik” që të mbushi kohën.

Kjo solli telenovelat, të cilat deri diku e luanin këtë rol. Por tashmë duhej diçka më tërheqëse dhe më intensive, të prekshme. Dhe sigurisht u shpikën formatet “reality show”.

Në Shqipërinë e viteve të fundit ato i gjejmë në formate banale ku fabula e programit është e seksualizuar maksimalisht ku mbizotërojnë të zhveshurit e veshur, muskujt, të sipërme dhe të poshtme të fryra, ku dominon botoksi dhe një farë horrllëku.

Këtyre programeve ju duhen patjetër të rinj dhe të reja të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që të tërheqin klikime.

I gjithë formati fokusohet tek seksi, zhurma, zhveshja, intriga, erotizmi dhe tradhtia… kryesisht tek antivlerat. Të rinjtë nuk zgjidhen për vlera, por për lakuriqësinë e tyre.

Aktorët e këtyre formateve, të cilët kryesisht bashkohen dhe ndahen pa mbaruar akoma programi televiziv, kthehen në “VIP”-a, të cilët pasurojnë mediat e tyre sociale me mijëra ndjekës dhe më pas kthehen në marketues me para për biznese të ndryshme.

Kjo ka krijuar një formë marketingu qesharak. Sheh p.sh. drejtues të të tilla emisioneve duke reklamuar një kompani, e cila bën eksport e transport nga Kina. Dikush tjetër reklamon një dyqan sufllaqesh. Apo ndonjë syresh reklamon proteza dhëmbësh.

Sigurisht jeta publike e këtyre aktorëve me gjithë sforcon e mediave rozë zgjat shumë pak dhe ata konsumohen shumë shpejt. Por edhe ky lloj banaliteti do konsiderohej i pranueshëm në kontekstin e çmendurisë që ka prodhuar teknologjia dhe media sociale.

Problemi është tek deformimi i indit moral të qytetarit të nesërm shqiptar. Problemi është tek inxhinieria sociale e këtyre programeve në lidhje me vetëdijen qytetare ndaj së keqes dhe qeverisjes së korruptuar.

A mund të presësh që modele të tilla programesh të ndërgjegjësojnë një votues, i cili do t’i thotë jo korrupsionit dhe imoraliteti?

Absolutisht jo. Pse?

Sepse formati i këtyre programeve bazohet tek tre komponent që do t’i duhej kujtdo qeverisjeje të korruptuar për të mbajtur nën kontroll shoqërinë e saj. Në fakt qeverisja është reflektimi i atyre që qeverisin.

Pra të tilla programe televizive stimulojnë individë që nesër mund të korruptohen lehtësisht. Ata janë kryesisht analfabetë funksional, pa skrupuj dhe anonimë.

Të tillë individë janë të gatshëm të “kurvërojnë” publikisht dhe të shesin trupin e tyre për famë nga tutorët (lexo autorë regjisorë të këtyre programeve), të cilët duke përdorur platformat televizive dhe efektet speciale i bëjnë ata të famshëm dhe modele suksesi.

Aktorët e këtyre programeve reklamohen në të gjitha mënyrat duke u kthyer në njerëz të rëndësishëm jo për vlerat e tyre, por prej pseudo-famës dhe kjo orienton të rinjtë drejt modeleve të suksesit të korruptuara të promovuar nga këto programe.

Nëse deri dje ajo që shfaqej në këto televizione ishte turp, sot është turp të flasësh për turpin. Sot është turp të flasësh për korrupsionin, për incerneratorët, për “non-grata”, për tigrin dhe për luanin e radhës, sepse tashmë “kurvërimit politik” i është përgatitur terreni nga “pornografia sociale” nëpërmjet këtyre “reality show”.

Eko e keq-formimit që stimulojnë të tilla programe ka filluar të shfaqet që tani, dhe kjo jo vetëm si rezultat i këtyre programeve, por dhe formateve të tjera mediatike.

Kështu me varfërimin e muzikës, artit dhe kulturës shohim një rini, e cila belbëzon shqip, e cila ka një gjuhë me fjalor shterp, me mungesa të theksuara të mendimit kritik, ku në vend të gjuhës flasin me organet gjenitale, ku mungesa e ndjeshmërisë është ulëritëse, ku morali është turp dhe të fituarit me djersë është çmenduri.

Pasi e kemi telendisur rininë në të gjitha drejtimet (qeverisje, edukim dhe kulturë) presim dhe kërkojmë prej saj të dalë dhe të protestojë ndaj së keqes.

Në fakt duke ndjekur dhe konsumuar të tilla programe, ne kemi pranuar të paguajmë dhe të argëtohemi me shkatërrimin e fëmijëve tanë duke i kthyer ata në “pornostarë social”, dhe duke lejuar tutorët e këtyre programeve t’i “kurvërojnë artistikisht”.

Pasi i kemi ndjekur këto programe nga fillimi në fund në mënyrë hipokrite, pyesim a kanë prindër këta të rinj, a kanë turp këta regjisorë programesh, a kanë cipë ato biznese që sponsorizojnë këto programe?

Në fakt, duke i ndjekur të tilla programe në jemi fajtorët kryesorë që po i japim jetë një kanceri që do të na marrë frymën dhe do të na mundësojë mbretërimin e korrupsionit dhe krimit edhe për shumë kohë.

E pra korrupsioni mund të luftohet edhe me pult në dorë dhe kjo është kaq e thjeshtë, por dhe kaq e vështirë.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...