Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/02/08
Tërmeti me mijëra viktima në Turqi, a duhet të shqetësohen shqiptarët? Flet sizmologu Rrapo Ormeni
Mbi 1 mijë e 600 të vdekur në Turqi dhe më shumë se 1 mijë në Siri, ky është bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë të shkallës Rihter që goditi dy vendet këtë të hënë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në një lidhje direkte për “Top Story”, specialisti shqiptar në fushën e sizmologjisë, Rrapo Ormeni shpjegoi se zona ku ra ky tërmet është rast i rrallë në gjithë historinë e tërmeteve, pasi u shoqërua me një tjetër lëkundje të fortë dhe mijëra pas-lëkundje.
“Tërmeti ishte ndër më të fuqishmit dhe pas tij ra një tjetër tërmet 7.5 ballë. Ky është rast i rrallë në botë ku një tërmet shoqërohet nga një tjetër. Këto tërmete quhen të përbërë, që kanë dy ose tre tërmete kryesore. Nga pasgoditjet, ky tërmet do të vijë duke u shuar. Ka pasur pas-goditje edhe mbi 6 të shkallës Rihter, ndërsa me magnituda të vogla janë mbi 1 mijë. Studime sot parashikojnë tërmete, edhe në atë zonë parashikoheshin tërmetet. Në asnjë rast nuk përcaktohet ora dhe minuta, parashikimi i saktë i kohës është i pamundur deri më tani. Turqia bën pjesë në Mesdhe, zona aktive ku ndodhin 15% të tërmetet e botës. Turqia është një ndër vendet që krahasohet edhe me tërmetet në Japoni”- tha sizmologu.
I pyetur nga moderatorja Grida Duma nëse duhet të shqetësohen shqiptarët pas tërmetit në Turqi, sizmologu tha ‘jo’, pasi mekanizmi i pllakave tektonike atje është krejtësisht i ndryshëm nga i Shqipërisë.
“Është mijëra kilometra larg, mekanimi i pllakave atje është krejt i ndryshëm nga ai i Shqipërisë. Kjo është veçantia e Shqipërisë, deri në 7 ballë mund të arrijë. Mund të jemi të qetë edhe në rastet e para të tërmeteve të forta në Turqi, nuk kanë ndodhur në Shqipëri. Këtu janë mekanizmat e tjera në varësi të tokës”– tha Ormeni.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment