2023-02-11
Sot protesta e PD, mijëra njerëz vijnë nga rrethet, policia rrethon Parlamentin
Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton kordon truprojash dhe regji private për protestën e sotme, ja akset rrugore ku do të ndalohen qarkullimi dhe parkimi, Kryeministria blindohet me veshje metalike
SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një tjetër sulmi fizik në protestën e sotme. Në tubimin e 6 dhjetorit u qëllua me grusht në fytyrë dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm. Në incidentin e dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë. “Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e “Foltores”. Ndërkohë mësohet se Berisha ka shtuar numrin e truprojave dhe ka angazhuar Agron Kuliçin për të garantuar sigurinë e tij.
Masat e policisë
Ndërkohë Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1700 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë. Për të garantuar siguri do të angazhohen forcat e rendit të komisariateve, Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA. Në rreshtin e parë do të vendosen forcat e Rendit, ku do të vendosen para Kryeministrisë, me të tërhequra do të qëndrojnë Shqiponjat dhe pastaj në rast agravimi të protestës, do ndërhyjnë Forcat Speciale. Në turmën e protestuesve do të jenë edhe punonjësit civil, të cilët do të raportojnë, për çdo incident të mundshëm. Kontrolle do të ketë edhe në hyrje të kryeqytetit për personat që mund të krijojnë probleme në tubim. Po ashtu është kërkuar edhe nga drejtoritë vendore që të shkëmbejmë informacione për kontrollin e makinave, pasi ka dyshime që mund të ketë lëndë piroteknike. Nga ana tjetër, edhe dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.
Berisha: Rama kërkon të na asgjësojë, revolucioni do ta marrë përpara
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi “Foltorja” do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile". Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjithashtu, Berisha paralajmëroi se opozita do të bëjë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, deklaroi ai. Sakaq, ai u ndal edhe te skandali “McGonigal”. Ai tha se Rama përdori agjentin e FBI, me synim që të asgjësonte opozitën, ndërsa foli për dy skenarë. “Ju e dëgjoni! çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane, po merrem me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura, për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj që mos ta kenë rekrutuar. Ai duhet thënë se ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, tragjike. Kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne të pamerituar, në të gjithë pro amerikan. Edi Rama ia doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati? Rezultati është ish-kryetari i PD peng. (Basha) Ai sot që ka dalë ky skandal nuk thotë asnjë fjalë, nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush. Nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Çdo kryeministër do të fitojë, por jo duke shtiru lëkurën. Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që e kam quajtur McGonigal me fustan. Skenari për marrjen peng të opozitës, pasi dështoi me shpalljen time non-grata, vazhdon me ndërhyrjen kriminale në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e Gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë dhe shoqatat në çdo vend të lirë të botës”, u shpreh ai ndërsa kërcënoi Ramën. “Sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye krim. Kur deklaroi pasuri ai kishte 380 marka dhe 400 mijë lekë. Sigurisht që njerëzit janë të revoltuar dhe njerëzit mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit demokratik. Partia e krimit, e drogës, e gjenocidit, kërkon të asgjësojë PD. Nuk jemi më në 46-ën ne, ndaj jemi në këmbë për t’u përballur me të, për t’u përgjigjur me të gjitha mënyrat. Ne nuk falim kurrë liritë tona, të ardhmen e shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...