Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/02/09
Seksualiteti dhe pornografia(3)
Sjellja “Unë dua të shoh atë që unë dëshiroj ”, pa parë interesat e mëdha dhe të largëta të shoqërisë, duket se është bërë e zakonshme në këtë Shqipërinë tonë sot. Kjo është një pikëpamje thellësisht narcissistike, vetë-indulgjente dhe fare pa përgjegjësi shoqërore. Në vitet e diktaturës që lamë pas, interesi i “përgjithshëm” (i shtetit diktatorial) ishte mbi gjithçka, ndërsa interesat e individëve thuajse asgjë. Tani kemi shkuar në ekstremin e kundërt që thërret për liri individuale që tejkalon kërkesat e shoqërisë. Dhe ne të hutuar nuk gjejmë dot mençurinë për të përcaktuar një pikë diku midis mentalitetit diktatorial dhe prioriteteve individualiste të sotme.
Dikush mund të pyesë: Pse të censurojmë pornografinë dhe jo violencën në filma dhe në TV? Mirë është të censurohen të dyja. Violenca e tejskajshme në botën e shfaqjeve, është një problem shoqëror i rëndësishëm që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Por të gjithë e kemi vënë re se në filmat violenca paraqitet “si një e keqe “ që duhet ndëshkuar, ndërsa në të gjitha filmat dhe shfaqjet pornografike seksi i papërgjegjshëm paraqitet si një e mirë që kërkohet. Këtu, siç shikohet, ka një ndryshim të madh që qëndron si një “quantum leap”. Ndryshim që e bën të domosdoshëm ndalimin dhe vënien nën kontroll të pornografisë.
A Duhet Censura? E kuptoj që censura nuk pajtohet me vetë-kontrollin qytetar dhe tregon paaftësinë e shoqërisë për t’u kujdesur për veten. Nga kjo pikëpamje ndoshta censura nuk duhet.
Është fakt se sado të pështira të jenë disa materiale në literaturë, në televizion dhe në filma- për disa njerëz ato kanë vlerë. Nuk mund të vendoset censurë mbi të rinjtë. Ndërkohë që ata piqen, duhet të lejohen të zgjedhin (brenda kufijve të eksperiencës së tyre) se çfarë është e vlefshme dhe çfarë jo. Ka invalidë që kënaqen seksualisht vetëm me materialet pornografike dhe këtyre nuk duhet t’u privohet kjo kënaqësi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment