Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Deri me okupimin osman të Dradanisë, Arbansit
ishin populli më Kryengritës në Iliri. Është pak e njohur se sa kryengritje i
organizuan Arbanasit kundër Bizantit. Por, pas dobësimit të këtij shteti në
trojet ilire do t` ia mësyjnë për t` i okupuar shumë popuj barbar, e dnër ta
sllavët, duke e vrejtur truallin e përshtatshëm për jetesë nuk lëvizen tutje në
Perendim, por vëndosen të ndalen në Iliri. Lidhur me këtë, kryesisht në Dradani
në bazë të dokumenteve bizantine kam arritur për t` i identifikuar TRI
kryengritje të mëdha arbanase sidomos kundër sllavëve palqkitës. Për këto
kryengritje është fenomen se në to marrin pjesë edhe gratë.
Gjatë dyndjeve të popujve të Lindjes në
Perendim, duke kaluar ose duke u stacionuar nepër ILIRI ata (Gotët- më 472,
Vizigotët, Hunët, Vandalët, Normanët –shekulli XI, Avarët më 580 dhe
Sllavët-shekulli VII-XI) do të
shkatrrojnë çdo gjë duke e djegur dhe plaqkitur 38 qytete vetëm në Dradani. Nga
ajo kohë e brabarive ka mbetur ky shkrim në gjuhën latine: “ Ubique luctus,
ibique gemitus et plurima mortis imago”-Çdo kund dhëmbje, gjithëkund vaj, më së
shumti realitet i vdekjes totale”.
Kryengritja e parë Arbanase
Kryengritja e parë do të organizohet në trevat
e Leskofcit dhe Kushumlisë më 1297. Kjo kryengritje u organizua për ta mbrojtur
GJUHËN e NËNËS. Deri vonë është mbajtur në mend si: “KRYENGITJE E TË FOLURIT
ARBËRISHT”. Në kryengritje muarën pjesë mbi 10 000 arbanas dhe arbanse,
kryesisht të armatosur me tfurq, sopata dhe një lloj shtize nga druri i thanës,
të cilën e hudhin nga largësia prej 15-30 metrave larg, nga forcat e
kundershtarit. Kryengritja mabroi me fitore të plotë të arbanasëve, që për
pasojë pati arratisjen e sllavëve në drejtim të Rasës (Rashkës) dhe qytetit të
vjetër në Sanxhakun e sotëm që quhej NAISUS DUO.
Kryengritja e dytë Arbaso-shqiptare
Kryengritja e dytë e Arbanasëve u organizua në
trevat e Dukagjinit kundër kishës më 1321. Kryengritja shpërtheu për faktin se
Kisha serbiane ua ndalonte Arbanasëve çdo lutje në gjuhën e tyre. Lutjet sipas
kishës duhej bërë në shej respekti për Çirilon dhe Metodin, të cilët nuk ishin
të arealit Ilirik. Kryengritja ka zgjatë njëzetë ditë, me fitorën e plotë
arbase.
Kryengritja e tretë shqiptare
Kryengritja e tretë e Arbanasëve u organizua në
Rrafshin e Dradanisë (diku në mes Lipjanit dhe Ferizajit sotëm) më 1352 dhe
quhet luftë kundër hangarisë në ndertimin e rrugëve për lidhje me Shkupin dhe
Prizrenin. Faktori i dytë për kryengritje ishte se: “kusarët që lëviznin nepër
Dradani zakonisht plaqkitin familjet stabile arbanase”. Në kryengritje ishin
ngritur ata që mirreshin me blegtori. Lidhur me këtë nuk kemi të dhëna tjera,
por kjo luftë nuk ishte shpallur se kishte fituar popullsia autoktone.
KRYENGRITJET
SHQIPTARE GJATË OKUPIMIT OSMAN
Se pushtetarët ishin shumë të organizuar në
aspektin ushtrak, vërteton fakti se në Iliri: Perandoria romake zgjati 503
vjet; Pernadoria bizantine zgjati 1058 vjet; Perandoria islame zgjati 508 vjet,
jashtë Ilirisë; Pernadoria osmane zgjati 560 vjet. Lidhur me këtë historiani
osman Mustafa Naim (1652-1715) pati shkruar se: edhe krijesat njerëzore lindin,
rritën, zhvillohen, lulzojnë, dhe në fund vdsin. Në këtë drejtim osmanlinjët
qysh më 1299 kishin themeluar një Principatë prej 300 çadrash në juglindje të
detit Marmara. Siperfaqja e kësaj principate arrinte në 3000 kilometra katror.
Duke bërë strategji gjeniale ushtraka, osmanlinjët nuk e sulmuan
Konstandinopojën me një herë, por taktizuan. Kështu më 1354 ushtria oasmane
kaloi në tokën e Ilirisë, duke e kaluar grykën e Dardaneleve dhe u stacionuan
në vendin Maricë më 1371. Në këtë nye strategjike do të shënojnë fitore
spektakulare ndaj aleancës krishtere. Dhe, pasi që ishin stabilizuar në Iliri,
osmanlinjët duke fituar betejë pas betje okupuese, ia filluan realizimit të
planit për ta pushtuar Bizantin. Më në fund, pas një lufte të gjatë gjenerali
shqiptar Ballaban PASHA arrijti që më 29 maj 1453 ta okupoi Konstandinopojën.
Ta themi edhe këtë se Ballaban Pasha ishte arbanas, mercanar në ushtrinë
Osmane. Prejardhja e tij ishte nga Mati i Shqipërisë.
Dhe, pse mos ta theksojmë një kurozitet se
shqiptarët vërtetë i organizuan 54 kryengritje kundër Osmanlinjëve. Por,
paravrësinë Shqipëria e arrijtën të fundit në Iliri, vetëm më 29 korrik 1913,
kur integritetin e saj e garntonin Fuqitë e Mëdha, kuptohet duke dërguar një
Komision Nderkombëtar të Kontrollit (KNK). Dërgimi i këtij Komisioni zbuloi faktin
se: “shqiptarët po denoheshin pse e kishin okupuar Stambollin dhe pse e kishin
pranuar një pjesë e madhe e tyre islamin si rreligjion monoteist”. (Shiqo:
Nexhip P. Allpam, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, botim “Albin” 1997,
f.22/23).
Mos të harrojmë se
Kontakti
i parë i arbanasëve me osamnlinjët shënohet më 1336. Në këtë kontakt tre princa
arabanas do t` i lutën prijsit osman që t` i mbrojë nga zollumi i princave
sllavë, të cilët nuk lënin mjet pa përdorë për t` i mposhtë si autoktonët që
ishin. Kontakti i dytë i arbanasëve me oficerët osman do të ndodhë më 1348 në
Brusë. Aty do të klithën kërkesa konkrete për lëvizjen e oficerëve hulumtues në
Iliri, për ta kuptuar se në këtë trevë po ndodhëte një shtypje nder më të egrat
që kishte përjetuar Iliria.
Nga Brusa oficerët osman do të instalohen pa
luftë në Edrene, duke kaluar Dradanelin. Nuk do ta sulmojnë Bizantin, por me
kujdes do të koncentrohen më 1371 në pikën stratregjike Maricë, ku do të
ndeshën me bullgarë dhe fise tjera krishtere, me që rast në atë luftë do të
ballfaqohen dy rreligjione: Rreligjioni krishter që e drejtonte mbreti bullgar
dhe Rreligjioni Ilslam që e përfaqsonte Sulltan Murati. Në bazë të dokumenteve
të kohës arma osmane do të ngadhnjej mbi armen krishtere, duke detyruar
drejtuesin Bullgar t` i paguaj 1000 dukat ari dhe 1000 ushtarë për të luftuar
nën komandën e Padishaut. Edhe prici serbina Lazar Herbelanoviq do ta pranojë
vazalitetin pa marrë pjesë në luftë fare, me kushte që t` i paguaj 1000 argjend
dhe 1000 ushtarë për të luftuar në anën e Padishahut. Prej këndej oficerët
osman do të drejtohen kah nyeja strategjike e Ilirisë, duke u stacionuar në
Naisus. Nga ky pozicion oficrët hulumtues strategjik të sulltanit, do të ndahen
në tri drejtime. Një drejtim hulumtues do të shkojë kah Smedereva; një drejtim
hulumtues do të shkojë kah Drina (Sarajeva). Dhe një drejtim hulumtues do të
drejtohet kah Dardania e begatëshme me blegtori dhe bujqësi, në rrugën:
Nish-Prekupe-Kushumli-Llap-Prishtinë-Shkup. Oficerët e këtij drejtimi me
vendasit kanë folur me vendasit në gjuhën arbanase, përmes mercenarëve që ishin
në ushtrinë osmane. Ta shënojmë këtu një kuriozitet se Ballanan Pasha që e
okupoi Stambollin (ishte shqiptar nga Mati), por u vra nga një ushtar i
Skenderbeut në rrethinën e Krujës më 1354.
Qëndrimi
osman ndaj popujve të okupuar
Osamnlia kudo që ka shkuar i ka kryer TRI
detyra: Së pari ka ndërtuar garnizonin ushtrak; së dyti ka ndërtuar medresenë, dhe së treti, kush dëshiron për ta pranuar
Islamin “ka mundësi që të kyqet në forcat ofenzive osmane në luftë për të
përvetësuar troje të reja dhe për t` u pasuar”. Në lidhje me këtë numri i
pashallarëve shqiptar nuk është i njohur, por llogaritet se 32% të kvotës
përgjithëshme ishin arbaso-shqiptar.
Pse shqiptarët
i organizojnë 54 kryengritje kundër osamnlisë dhe gati të gjitha i humbin.
Mentaliteti shqiptar ishte gjithëmonë që lufta
të fillojë rrufeshëm dhe mos të zgjatë më shumë se tri deri në shtatë ditë.
Okupatorët e kuptuan me kohë këtë filozofi, dhe durimi i tyre ishte vendimtar.
Por, shtrohet pyetja pse një kohë e tillë e kufizuar po përseritej nga
shqiptarët. Ishte ky fakt sepse shqiptarëve u mungonte armatimi si dhe
furnizimi me ushqim për një kohë të gjatë lufte. Po edhe një fakt duhet marrë
para sysh. Shqiptarët kurrë nuk janë ngritë në armë në shkallë kompakte, të
organizohen dhe komandohen prej një qendre, me përjashtim të Kohohës së Gjergj
KSTRTRIOTIT-Skenderbeut, realitet ai që duhej mësuar, por për fat të keq, ajo
kohë mbeti vetëm për t` u përshkruar në libra .
Çka e karakterizon shtetin osman
Perandorinë osmane e karakterizojnë pesë
perudha të mëdha kohore. Periudha e parë quhet e themelimit (1299-1453);
Periudha e dytë quhet e lartësimit (1453-1579); Perudha e tretë quhet e
ngadalsimit (1579-1683); Periudha e katërt quhet e dekadencës (1683-11792) dhe
Periudha e pestë quhet e rrximit (1792-1922). Kjo pernadori është njera nder
fuqitë kryesore që ka caktuar në shumë periudha kohore fatin e qindra popujve,
me qenë ose mos me ekzistuar fare. Dhe, me zhvillimin ekonomik, sidomos në
Evropë, në pjesën e dytë të shekullit XIX do të projektohen disa programe nga
shtetet që pretendonin ta TRASHËGOJNË Osmanlinë në Bosfor. Në këtë projektim të
pashkëputur ndër më të randësishmit është Marrëveshja SEKRETE në mes
Austro-Hungarisë dhe Rusisë e arritur në Budapesht më 15 janar 1877. Në këtë
takim u arritë pelqimi që Wjena ta ndihmojë Serbinë në luftë kundër Stambollit.
Kurse Rusia ta ndihmojë Bullgarinë në okuoimin e plotë të Stambollit, kuptohet
për interesa strategjike të Rusisë, për të dominuar në Mesdhe. Nga pazari i 15
janarit 1877, Rusia nxitoi dhe i shpalli luftë Portës pas dy muajëve. Ajo luftë
do të përfundojë me fitore të plotë të Rusisë cariste, e cila diktoi në Paqën e
Shën Stefanit më 3 mars 1878, duke e krijuar Bullgarinë e Madhe. Në këtë
traktat pansllavizmi doli si fuqi domunuese që do të diktonte në ndarjen e
tokave të Pernadorisë, e sidomos në largimin e plotë të dominimit Osman në
Ballkan, duke i humbur rreth 195 000 kilometra katror. Ky fakt sa i gëzoi
fuqitë tjera Evropiane si Anglinë, Francën, Gjermaninë, Austro- Hungarinë dhe
Italinë, për më tepër u vrejtë rreziku i domnimit pansllavist rus, për interesa
të tyre koloniale. Kështu Çështja lindore sa vinte e po bërej pozicion i luftës
për dominim në Mesdhe dhe në Lindje në përgjithësi.
Wjena si më
e interesuara për këtë depertim në Lindje, do t` i drejtohet Principatës
Serbe dy herë për t` i shpallë luftë Portës, por nuk kishte përgaditje të duhura,
sepse më 1876 Principata serbiane e kishte humbur luftën. Ma në fund Principata
serbiane u pajtua që më 1 dhjetor 1877 t` i shpallë luftë Portës. Dhe për 28
ditë luftë (deri më 28 dhjetor 1877)
Serbia arrijti ta largojë pushtetin osman deri në Prishtinë, duke i okupuar 10,
972 kilometra katror-tërë Sanxhakun e Nishit dhe një pjesë të Snaxhakut
Prishtinës.
Duke e vrejtur se Gjermania po e humbaste hapin
me synimet që i kishte të shkruara, ajo do të kërcnojë Rusinë se: “ka shkuar
tepër largë me synimet e veta”. Dhe do
ta thrras Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878. Kongresi i Berlinit përpos
që e shfuqizoi Traktatin e Shën Stefanit, por krijoi një realitet të ri në
tokat e Osmanlisë në Evropë. Kështu Kongresi i Berlinit do ta kthejë Bullgarinë
në një principatë e cila do t` i pagunate taksa Stambollit; e veqoi Maqedoninë
në të cilën Stambolli do të zbatonte reforma evropiane; e veqoi pjesën e mbetur
në Rumeli Lindore i cila mbetej nën pushtetin e Stambollit, por që do të
qeverisej prej një valiu krishterë.
Kongresi i Berlinit Bosnje Hercegovinën e
nominoi si autonomi por nën pushtetin e Wjenës, i cili do ta ankesojë më 1908.
Mali i Zi dhe Serbia në Kongresin e Berlinit do ta fitojnë pavarësinë, kurse
Greqisë iu lejua që të zgjërohet në Thesali.
Shtrohet pyetja ku janë tokat shqiptare sipas
Kongresin të Bizmarkut: Janë popull që nuk përmenden askund; janë popull i
destinuar për t` u zhdukur nga faqja e dheut. Bile, lindën fjalë nga
përfaqsuesi anglez dhe freng se: Osamnlinë e mbrojnë Shqiptarët në Perendim dhe
Turqit në Lindje”. Nga ky pozicion me ndihmën e Fuqive Evropjane Serbia, Mali i
Zi dhe Greqia do të pozicionohen që t` i “trashegojnë të gjitha trojet
shqiptare”, do të shkuraj Karateodor Pasha, i përkrahur nga Mehmet Ali Pasha
dhe Sadullah Beu (ambasador i Portës në Berlin).
Më
1876 u projektua një vilajet shqiptar
Më 1869 Sulltani do ta lejojë, e pastaj do ta
bllokojë themelimin e një Vilajeti Shqiptar, në të cilin do të përfshiheshin:
Vilajeti i Shkodrës me 10,800 kilometra katror; Vilajeti i Manstirit me 28.500
kilometra katror; Vilajeti i Janinës me 17. 900 kilometra katror dhe Vilajeti i
Kosovës me 32. 900 kilometra katror.
E vërteta, Vendimet e Kongresit Berlinit nuk
mund të kuptohen pa u njohur Konventa në mes Austro-Hungarisë dhe Principatës
Serbe më 28 qershor 1881 e lidhur në Wjenë me deyra striktive: Serbia mos të
përzihet në Bosnje Hercegovinë, që do ta aneksojë Austria. Ndërsa Wjna do ta
ndihmojë Serbinë për ta okupuar Vilajetin e Kosovës”. Kështu Wjena pa luftë e
ankesoi Bosnjen më 1908, kurse Serbia me luftë e okupoi Kosovën dhe Maqedoninë
më 1912.
Në Kongresin e Berlinit u vrejtën kundërthënjet
në mes fuqive evropiane. Shenjat e para do të shënohen më 1879 kur u lidh
aleanca në mes Gjermanisë dhe Austro Hungarisë. Në vijim, më 1882 do të lidhet
aleanca në mes Gjermanisë dhe Italisë dhe më 1897 do të mbyllet aleanca në mes
Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kështu u krijua blloku i paknaqur me ndarjen e
botës në sfera interesi, që do të thot u krijua blloku që ishte për një luftë
totale.
Më 1893 do të lidhet aleanca Francë-Rusi;
ndërsa më 1904 do të lidhte aleanca Francë-Angli. Kurse më 1907 do të mbyllet
aleanca Angli-Rusi. Kështu u krijua Antanta e cila kishte koloni të mjaftuara,
por nuk kishte kapital për t` i mbuluar.
Këto blloqe ushtrako-politike e kishin një
emrues të përbashkët në synimet gjeostrategjike për popujt e vegjël dhe për
luftën koloniale. Pra për të qenë në fokusin e interesit tyre nga viti 1878-
1918 për të dy blloqet vlente parimi: Anti islam; anti turk dhe pro ortodoks.
Me këtë filozofi do të mbyllet edhe Lufta e Parë botërore më 1919-1941 zgjatë
politika neokolonaile kur fikozofia properendimore duhej të ishte në harmoni me
qëndrimin: Anti Kominternë; anti gjerman dhe pro Vatikanit. Të përgjakëshme do
ta kanë historinë ata popuj që nuk janë përputhë në këtë “pentagram” masonerie.
Gjatë Luftës Dytë Botërore do të vijëzohet
filozofia politike 2+2+2, që do të thot: Dy shtete ballkanike duhet të janë pro
perendimore (Turqia dhe Greqia); dy shtete ballkanike duhet të fokusohen në
shtete pro lindore (Bullgraia dhe Rumunia)
dhe dy shtete duhet të mbesin NEUTRALE (Jugosllavia dhe Shqipëria).
Shqiptarët gjatë okupimit serbo-jugosllavë i organizuan 11 kryengritje
Prej 11 kryengritjeve 10 i kemi humbur. Ndërsa
vetëm më 1997/1999 e fituam luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo
luftë, madje u avansua edhe në bombardime të NATO-s, fakt ky që ia shtoi namin
UÇK-ës në të gjitha nivelet, duke shënuar në tërë historinë e nejrëzimit Epokën
e Neoluftës.
Shqiptarët shumë lehtë ngritën në kryengritje,
do të shkruaj një gjeneral osman më 1897. Në lidhje me këtë fenomen, një apo më
shumë trima shqiptarë tubohen rreth një prisi. Këtyre u bashkohën pastaj edhe
shumë siampatizonjës dhe patriotë që mendojnë se ia vlen për të bërë luftë të
drejtë-çlirimtare, ia vlen për ta sakrifikuar jetën për liri. Kryengritësit,
zakonish janë të armatosur me armë të lehta dhe sasi të kufizuar municioni. Pra
si tham më lartë, ky fakt e dikton luftën e rrufeshme, e cila zgjatë zakonisht
3 deri në 7 ditë. Zakonisht në kryengritjet shqiptare determinuese është sa të
zgjatë sasia e municionit. Së këndejmi, ufta është frontale dhe me mundësi të
sulmeve nga pusia si formë e luftës specale, por këto raste janë shumë të
rralla. Po, ka pasë raste kur kryengritjet shqiptare i kanë nxitë okupatorët,
në anën tejtër, për të pasë shkas pastaj në racione represive, ndaj popullit në
përgjithësi.
Çka ndodhë
pas humbjes së luftës me shqiptarë
Ata kryengritës shqiptarë që shpëtojnë ndahen
në çeta të vogla ofenzive, dhe sulmojnë nga pusia ose nga largësia për ta
dezorinetuar armikun. Kjo ndodhë sepse armiku sulmon me armë të rënda nga
largësia. Ky sulm është me vlerë psikologjike dhe strategjike, sepse popullsia
duhet të arratiset dhe ajo arratisje pastaj shkakton nevoja sociale, për çka
armiku fillon të zbatojë rrethim të plotë, për ta shkaktuar urinë dhe kërkesën
e dorëzimit masiv të kryengritësve. Zakonisht kryengritësit shqiptarë kundër
Jugosllavisë i kanë sulmuar stacionet e xhandarmërisë. Pas këtyre sulmeve
pushteti pastaj me ushtri dhe xhandarmëri, vrehet nga dokumentet se sulmonte
lokalitete të tëra shqiptare. Së pari hudhëshin disa granata për ta frigësuar
popullsinë, dhe pastaj shtëpive u jipej flaka dhe po thuej se digjeshin deri në
themel sepse ishin të mbuluar me kashtë dhe material ndërtimor prej druri.
Kështu popullisa në arrati ka pësuar më së shumti. Pas arratisjeve ushtria e
kursente armatimin dhe ken e haste në frontin e tyre zakonisht vritej nga
afersia, me thikë brezi. Pra kursehej municioni.Në një dokument të kohës
tekstualisht shkruan: “Natën fshatrat të tërë po digjen. Flaka shihet nga çdo
situatë se i ngjante netëve të Bengalit. Kurse fëmijët dhe femrat qanin dhe
vajtonin për pozitën e tyre fatmjerë”.
Të përfundojmë
Shqiptarët si gjatë okupimit osman ashtu edhe
gjatë okupimit serbo-jugosllavë, nuk e kanë pasë të sigurtë: jetën, lirinë,
pronën, të drejtën elementare qytetare, gjuhën, shkollimin amtar, mësimin publik
dhe themelatat publike.
Shqiptarëve në Mbretërinë SKS iu lejua
themelimi i një partie (Xhemjet-Bashkim) sepse votat i nevoiteshin pushtetit.
Ajo parti e kishte zanafillën qysh nga vitit i planifikimit definitiv të luftës
për pavarësi më 1909 me emrin “Shqiptari”, me seli në Stamboll. Pastaj kjo
shoqatë politike e mori emrin më 1912 “Bashkimi”. Por më 1915 u shndërua në
organizatë “Shpëtimi”, për t` u trasferua më 1919 në organizatë “XHEMJETI” , që
do të thot bashkimi por që nuk lejohej asnjë fjalë, qoftë edhe nepër kongreset
e saj të flitet shqip. E vërteta në shpërnguljen e shqiptarëve kanë ndikuar
pazaret serbo-turke dhe ajo tragjedi kombëtare ende nuk është studiuar nga të
gjitha dimensionet e saj.
Nga tërë ajo që u tha më lartë, del një fakt
tragjik se shqiptarët nga tërë historia e tyre, 86% e kanë kaluar në robëri.
Kjo për faktin se trualli i tyre është shumë i pasur, por paraqet në anën
tejtër edhe një nye gjeostrategjike edhe për dominim në Evropë, për t` ia msy
Azisë; për të diktuar në Afrikë. Pra, ndikimi në tri kontinente të botës e
avanson truallin shqiptar dhe shqiptarët në një pozitë që kurrë nuk do të janë
të sigurtë në sovranitetin e tyre edhe sot. Prandaj shqiptarëve u nevoitet një
superfuqi që ua garanton ekzistencën siq është sot Amerika.
Prishtinë më 8 shkurt 2023