2023-02-09
Seksualiteti dhe pornografia(2)
Nëpër trotuaret e Tiranës dhe të gjithë qyteteve të Shqipërisë, kasetatme filma pornografike hard apo soft core shiten (edhe për fëmijët) si të jenë biskota.
Televizioni ofron pornografi që shtohet çdo ditë. Po qe se do të lejohet të vazhdojë kështu, me siguri më të errët do ta kemi të ardhmen. Ne po bëhemi një komb i voyeurs vicarious, me një numër gjithnjë më të madh burrash të mbërthyer tek ekrani i TV pas orës 23:30. Ata shikojnë artistë të angazhuar në të gjitha sjelljet seksuale qëka arritur të shpikë “gjenialiteti” komercial. Këto skena, nuk ka dyshim, që flasin për një kulture në degradim. Vetëm le të kujtojmë se si Fisnikëria franceze, para revolucionit francez, kënaqej duke parë njerëz që bënin interkursë seksuale. Fashisti afrikan, diktatori Idi Amin, i urdhëronte të burgosurit “të bënin seks para tij”, ndërkohë që ai rrufiste verë dhe kënaqej me spektaklin. Në shfaqjet romake të burgosurve u tregonin bukuroshe lakuriqe. Kush nga ata kish ereksion i a pritnin penisin. Gjaku merrte udhët dhe shikuesit e pasur kënaqeshin.
Kemi plot arsye të reflektojmë për implikimet e pornografisë dhe të heqim paralele me jetën tonë të sotme.
Dëgjojmë njerëz që thonë: Jemi qytetarë të rritur të një shoqërie të lirë, ne duhet ta kemi privilegjin të lexojmë dhe të shikojmë çfarë të duam.
A ka në këtë pikpamje ndonjë gjë të keqe?
Unë them se ka. Së pari, me sa di unë, ligji e ndalon shpërndarjen dhe shfaqjen e materialeve pornografike, pavarësisht shijeve tënjerëzve. Pra është një aktivitet i paligjshëm.
Së dyti, në qoftë se “libertarianët” shqiptarë mendojnë se pornografia është e drejtë e gjithkujt që do ta shohë dhe ta dëgjojë, atëherë pse organizatorët e shfaqjeve pornografike nuk shesin bileta për shfaqje me seks të lirë? Pse nuk u japin konsumatorëve shfaqje direkt (live) të grave që bëjnë seks me kafshët? Pse nuk u japin njerëzve të interesuar mundësinë të shikojnë gra që abuzohen seksualisht dhe poshtërohen nga burrat, vetëm që të demonstrojnë teorinë pornografike se dhimbja seksuale mund të kthehet në kënaqësi ?
Zor të besohet qënjerëzit normalë janë solemnisht dakord me atë që disa na thonë: “shoqëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këto çështje”.
A nuk e ka shoqëria të drejtën të vendosë standarde minimum të hijeshisë, të mirësjelljes, apo të turpit, sa herë që një pakicë mundohet ta prishë këtë.?
A nuk kanë njerëzit e ndershëm të drejtën të thonë se kjo shkon tej kufijve të qytetërimit më minimal dhe këtë nuk e tolerojmë?.
Unë kam parë në rrugët e New Yorkut, qytetarë të një komuniteti me parulla në duar ku shkruhej “Nuk duam pornografi”. Ata kishin rrethuar një dyqan të sapohapur ku shiteshin materiale pornografike dhe për disa ditë rresht nuk lejuan të hynte njeri në dyqan. Dyqani u mbyll.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...