Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/24

Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dështuar të një rakete, gjatë stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

 



Kjo nisje e raketës ka shkaktuar alarm në mesin e banorëve të qytetit bregdetar Gangneung, pasi ata kanë dëgjuar një shpërthim të madh.

Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.

Mirëpo ushtria, e cila ka thënë se nuk ka pasur viktima, nuk e ka pranuar incidentin deri në orët e para të së mërkurës.

Lansimi i raketës ka qenë përgjigje ndaj Koresë Veriore, e cila ka lëshuar të martën një raketë mbi Japoni.

Kjo është hera e parë që Pheniani ka lëshuar raketë mbi Japoni prej vitit 2017 – dhe ka nxitur shpërfaqjen e forcës nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore, të cilat kanë kryer stërvitje ushtarake.

Seuli dhe Uashingtoni ka nisur disa raketa në Detin Lindor – i njohur edhe si Deti i Japonisë – i cili gjendet në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Ushtria jugkoreane ka konfirmuar më pas që një prej raketave ka dështuar pak pasi është nisur dhe më pas është përplasur.

Kjo nisje e raketës ka qenë hap i ndarë nga raketat e lëshuara prej SHBA-së.

Lansimi i raketës të martën është i pesti që është kryer nga Koreja Veriore brenda një jave.

Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë.

Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes

Putini mund të zhdukë të gjithë bregun lindor dhe perëndimor të SHBA, me vetëm 4 raketa.

 

Media shtetërore ruse ka lëshuar një kërcënim të ri bërthamor ndaj SHBA. Ata kanë thënë se Putini mund të zhdukë të gjithë bregun lindor dhe perëndimor të SHBA, me vetëm 4 raketa.

Alexei Zhuralev, anëtar i parlamentit rus, e ka lëshuar këtë kërcënim duke thënë se nuk do të mbetet asgjë nga gjiret e këtyre plazheve nëse përdoren armët bërthamore.

Zhuravlev më pas kërcënoi 2 milionë ukrainas me asgjësim, duke i përshkruar ata si nazistë ‘të pashërueshëm’ që nuk do të binden kurrë të mbështesin luftën e Rusisë.

“Ne mund të shkatërrojmë të gjithë Bregun Linor të SHBA me vetëm dy raketa bërthamore dhe dy të tjera o i përdorim për Bregun Perëndimor. Katër raketa dhe nuk do të mbetet asgjë. Mos iluziononi, të gjithë do të jenë mirë në rast të një lufte bërthamore.

Kremlini nuk e ka lëshuar ende një kërcënim të tillë, por Putin ka paralajmëruar se vendet që ‘ndërhyjnë’ në Ukrainë do të përballen me ‘pasoja të ndryshme nga që s’i ka parë bota më herët’.

Kjo nuk është hera e parë që media shtetërore ruse ka kërcënuar se do të zhdukë pjesë të mëdha të Ukrainës në të ashtuquajturin ‘operacion special ushtarak’ të Putinit, por ajo shton prova të tjera për atë që disa liderë botërorë e kanë përshkruar si ‘gjenocid’.

Rusia është tani në muajin e katërt të asaj që synohej të ishte një luftë njëditore në Ukrainë për të rrëzuar qeverinë dhe për të instaluar një regjim kukull miqësor ndaj Moskës.

Pasi dështoi në misionin e tij për të marrë kryeqytetin Kiev, Putini tani ka urdhëruar gjeneralët e tij të pushtonin rajonin lindor të Donbasit.

Kjo betejë ka dhënë njëfarë suksesi, me Mariupolin – një qytet port kyç në Detin Azov – që ra në duart e njerëzve të Putinit në fillim të këtij muaji.

Rusët nxjerrin armët bërthamore. – Deklarata e fortë: “Pas Ukrainës, radhën e ka…” … sekretarja e Jashtme britanike, paralajmëron se nëse nuk merren masa tani, pushtimi nuk përfundon në Ukrainë, por vjen deri në Ballkan.



Një tymnajë e madhe është krijuar në kufirin ruso-ukrainas pasi rusët kanë nxjerrë në terren armët bërthamore që thonë se i kanë për stërvitje, ndërsa Lis Truz, sekretarja e Jashtme britanike, paralajmëron se nëse nuk merren masa tani, pushtimi nuk përfundon në Ukrainë, por vjen deri në Ballkan.

Sipas Deutche Welles, separatistët që mbështeten nga Rusia kanë shtuar sulmet e tyre forcave ukrainase, por Kievi u ka dhënë urdhër trupave të veta që të mos kthejnë zjarrin për të mos i dhënë presidentit rus Vladimir Putin një justifikim për të nisur një pushtim.

Ndërsa paraqitet një situatë e rënduar në Lindje, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord të marrin masa urgjente për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Xhonson ka paralajmëruar se Moska po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që prej vitit 1945”.

“Të gjitha shenjat janë se plani, në disa kuptime, tashmë ka filluar”, tha ai për BBC-në.

Sekretarja e jashtme britanike Liz Truz kishte edhe një paralajmërim për Ballkanin.

“Duhet ta ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë – ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas, në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, tha ajo.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?” – ishte konstatimi i sekretares britanike.

Blogu i UdhëtaritPolitikaShoqerore “Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë” Kurt Farka on February 20, 2022 “Rusia ka planifikuar luftën më të madhe në Europë që nga 1945”, intervista e Johnson në BBC: “Gjitha provat aty na çojnë”

 

“Rusia ka planifikuar 



Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945” dhe këtë sipas tij “janë të gjitha provat që e sugjerojnë”.

Në një intervistë për BBC, Johnson tha se Rusia synon të rrethojë Kievin, ndërsa shtoi se kostot njerëzore në rast lufte do të jetë e madhe.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca tregon se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, tha Johnson nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Në rast lufte tha Johnson, Britani do të rriste sanksionet ndaj Rusisë “duke i bërë më të ashpra nga sa ishin sugjeruar më parë”.

Kryeministri tha se presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë udhëheqësve perëndimorë të inteligjencës se forcat ruse nuk po planifikonin vetëm të hynin në Ukrainë nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit.

“Kam frikë të them se plani që ne po shohim është për diçka që mund të jetë me të vërtetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 vetëm për sa i përket shkallës”, tha kryeministri.

Njerëzit duhet të konsiderojnë jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të “rusëve të rinj”, shtoi ai.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane thonë se janë rreth 200 mijë trupa ruse të vendosur përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

Për situatën e rënduar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës, por nuk ka asnjë përgjigje nga Kremlini.

Britaninë e Madhe: – Jemi në gatishmëri, armët me rreze të gjatë veprimi…

 

Rusia kërcënon 


Rusia ka kërcënuar Britaninë e Madhe në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i forcave të armatosura, se do të mbështeste Ukrainën, nëse vendoste të sulmonte Moskën.

Ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar për një “përgjigje proporcionale” të menjëhershme nëse Britania vazhdon “provokimin e drejtpërdrejtë” për të goditur objektivat në Rusi, raporton Reuters.

Ministria citoi deklaratat e ministrit James Heappey, që thoshte se Britania mbështet trupat ukrainase që kryejnë sulme në territorin rus. Duke folur më herët sot, Heappey tha se “nuk është domosdoshmërisht problem” nëse Ukraina përdor armë të dhuruara nga Britania.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

Ne dëshirojmë të nënvizojmë se provokimi i drejtpërdrejtë i regjimit të Kievit nga Londra në veprime të tilla, nëse veprime të tilla kryhen, do të çojë menjëherë në reagimin tonë proporcional.

Siç kemi paralajmëruar, Forcat e Armatosura Ruse janë në gatishmëri gjatë gjithë orarit për të nisur sulme hakmarrëse me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi në qendrat vendimmarrëse në Kiev.

Ministria shtoi se nëse do të kryheshin sulme të tilla ruse, nuk do të ishte domosdoshmërisht problem nëse përfaqësuesit e një vendi të caktuar perëndimor do të ndodheshin në ato “qendra vendimmarrëse” në Kiev.

“Jeni një ishull aq i vogël sa…”, televizioni rus kërcënon Britaninë: – Mjafton një raketë që të fundoseni përgjithmonë



Televizioni shtetëror rus ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm se Moska mund të zhdukë Britaninë me një “cunami bërthamor”, në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen e Ukrainës.

Sipas “The Times” në emisionin e tij primetime të së dielës në mbrëmje, spikeri i Kanalit Një, Dmitry Kiselyov tha se një goditje nga droni nënujor bërthamor rus Poseidon mund ta kthejë Britaninë në një shkreti duke e mbytur vendin në një valë baticore 500 metra të ujit radioaktiv të detit.

“Shpërthimi i kësaj torpedo termonukleare nga bregdeti i Britanisë do të shkaktojë një valë gjigante cunami. Duke kaluar mbi Ishujt Britanikë, ajo do të kthejë çdo gjë që mund të mbetet prej tyre në një djerrinë radioaktive.

Komentet erdhën si përgjigje ndaj thirrjeve të Boris Johnson , kryeministrit dhe Liz Truss , sekretares së Jashtme, për të rritur ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën për të ndihmuar vendin të mbrohej nga ofensiva e Rusisë, e cila filloi në shkurt.

“Në fakt duket sikur ata janë duke u përgjumur në Ishujt Britanikë”, tha Kiselyov. “Pse të kërcënoni Rusinë e pafund me armë bërthamore kur jeni në një ishull që, e dini, është kaq i vogël? Ishulli është aq i vogël sa që mjafton vetëm një raketë Sarmat për ta fundosur një herë e përgjithmonë”, shtoi Kiselyov, duke qëndruar pranë një grafike të krijuar nga kompjuteri që tregon një raketë bërthamore që udhëton nga Rusia në Britani.

Rusia njoftoi muajin e kaluar se kishte testuar me sukses raketën balistike ndërkontinentale Sarmat – të quajtur “Satan 2” nga analistët perëndimorë – në veri të vendit. Presidenti Putin tha se raketa, e cila mund të mbajë koka bërthamore, do t’i bënte armiqtë e Rusisë të “mendojnë dy herë” përpara se të kërcënojnë Moskën.

Ishte një kohë kur televizioni shtetëror rus duke transmetuar kërcënime të hapura për sulm bërthamor ndaj Perëndimit do të kishte ardhur si një tronditje, por që kur Moska filloi sulmin e saj ndaj Ukrainës , ato janë bërë të zakonshme.

Media shtetërore ka luajtur një rol kyç në justifikimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska për publikun rus, duke e cilësuar luftën si një betejë ekzistenciale me Perëndimin dhe “nazistët” e supozuar që drejtojnë Ukrainën.

Retorika e saj ka vazhduar të nxehet pasi fushata ushtarake ka mbetur prapa pritshmërive të Kremlinit përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës dhe dërgesave masive të armëve perëndimore në Kiev.

Në javët e fundit, televizioni shtetëror e ka përshkruar gjithnjë e më shumë ofensivën e Ukrainës si jo vetëm si një luftë midis Rusisë dhe Evropës, por si një konflikt më të gjerë midis Rusisë dhe gjithë botës, i ngjashëm me një luftë të tretë botërore – një që ata pretendojnë se do të justifikonte përdorimin e armëve bërthamore.

Nëse Vladimir Putin do të zgjedhë sulmin bërthamor, ja pse ai do ta nisë nga Italia

 

Ish-drejtori i njohur rus: 

Ish-drejtori i njohur rus: Nëse Putin do të zgjedhë sulmin bërthamor, ja pse ai do ta nisë nga Italia


Nikolai N. Sokov, ish drejtor në Ministrinë e Jashtme të Bashkimit Sovjetik parashikon një sulm bërthamor në Evropë dhe aspekti më i tmerrshëm është se Italia do të ishte e para që goditet.

Sokov ishte negociator rus për traktatet Start I dhe Start II për kontrollin e arsenaleve bërthamore. I pyetur se cilat janë objektivat ushtarake ruse të kësaj çmendurie, të përcaktuara në letër, Soko thotë saktësisht: Bazat ushtarake. Po, Aviano është ndër objektivat, sepse të parët që do të goditeshin nga një sulm de-përshkallëzues do të ishin bazat ajrore të SHBA-së dhe NATO-s.

Përveç Avianos, në listë janë dy në Poloni, ato gjermane dhe veçanërisht ato britanike. Por në simulimet e bëra deri në vitin 2013 ka pasur edhe baza në territorin amerikan. “De-përshkallëzimi”, në realitet është rruga që të çon drejt e në Apokalips . Kjo është doktrina ushtarake e cila, që nga viti 2000, në letrat sekrete të Putinit, konsiston në një lloj “lufte parandaluese bërthamore”. Në de-përshkallëzimin nuk po flasim për lëshimin e armëve bërthamore taktike ruse me rreze të mesme veprimi, por për ato me rreze të gjatë.

Përplasja e Rusisë me NATO

“Soko është autor i teksteve akademike mbi përhapjen bërthamore në organe prestigjioze shkencore si Buletini i Shkencëtarëve Atomik”, shpjegon Paolo Barnar , gazetari që intervistoi vetë Sokovin ekskluzivisht nga Austria, duke ripropozuar parashikimet e tij në takimin e organizuar nga botuesi Lorenzo Fazio. Në shkëmbimin e gjatë të pikëpamjeve të të dyve nën hijen e dokumenteve të ofruara për drejtuesit ushtarakë moskovitë, de-përshkallëzimi shfaqet si fatkeqësia më e madhe.

Gjithmonë pas NATO-s, e kuptuar si “kërcënim ekzistencial”, që nga koha e Kosovës, viti 1988, kur vetë NATO sulmoi një zonë të ndikimit rus pa kaluar në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (ku Moska mund të kishte ushtruar të drejtën e vetos dhe nuk mundi).

“Kjo ishte një tronditje për Kremlinin, do të thoshte se NATO mund të sulmonte kudo sipas dëshirës, kështu që jo më një aleancë mbrojtëse, por një aleancë sulmuese. Gjithashtu, edhe nga Kosova, erdhi realizimi i epërsisë së pamasë të Shteteve të Bashkuara në armët konvencionale me rreze të gjatë. Në fakt, Moska e kuptoi se në një konflikt me Perëndimin do të mposhtej edhe para se të përplasej në terren “, thotë Sokov,” më në fund çështja ukrainase: ishte e qartë për Kremlinin se menjëherë pas anëtarësimit tashmë të sigurt të Kievit në NATO ato shtete në tokën ukrainase do të ishin shfaqur koka luftarake konvencionale me rreze të gjatë veprimi më të fundit nga Perëndimi, duke e kërcënuar atë”. “Gjithçka bazohet në një koncept: në asimetrinë e forcave dhe të atyre që kanë më shumë për të humbur, fiton më i dobëti dhe kushdo që luan gjithçka për gjithçka.

Ashtu si Rusia në rastin e Ukrainës. Moska mund të veprojë për ta bërë kundërshtarin të heqë dorë nga ndërhyrja në konfliktet në të cilat është përfshirë Moska”, vazhdon Sokov.

NATO: Lufta mund të vazhdojë gjatë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ka folur ditën e djeshme në Bruksel, aty ku u zhvillua edhe një mbledhje e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të aleancës.

Ai tha se ende nuk është parë një tregues që presdenti rus Vladimir Putin të ketë ndryshim të qëndrimit të tij mbi marrjen e kontrollit të të gjithë territorit ukrainas. Ai shtoi se synimi i Putin është krijimi i një rendi të ri botëror. Sekretari i Përgjithshëm u shpreh se NATO duhet të mbështesë Ukrainën, të mbajë sanksionet ndaj Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin e saj. Ai shtoi se konflikti mund të zgjasë për një kohë të gjatë dhe se të gjithë duhet të jenë të përgatitur për një gjë të tillë

Putin lëshon një kërcënim të tmerrshëm për luftë bërthamore në Evropë, nëse Ukraina i bashkohet NATO-s

 

Putin lëshon një 


Vladimir Putin dha një paralajmërim drithërues për luftë bërthamore nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe kërkon të rimarrë kontrollin e Krimesë.

Rusia mbetet në një përplasje diplomatike me Perëndimin, pasi grumbulloi më shumë se 100,000 ushtarë në kufirin ukrainas, ndërsa rriti stërvitjet ushtarake.

Mediat britanike i kanw bwrw bujw njw deklarate tw presidentit rus, i cili paralajmwron pwr pasoja nwse Ukraina bwhet si anwtare e NATO-s. Kremlini vazhdon të mohojë çdo plan për të nisur një pushtim, në vend të kësaj duke drejtuar gishtin nga NATO për zgjerimin e saj më në lindje përmes Evropës. Por udhëheqësit perëndimorë, përfshirë Boris Johnson, kanë thënë se Ukraina ka çdo të drejtë të krijojë aleancat e veta pa ndërhyrjen e Moskës.

Pamjet e reja duket se tregojnë vendosjen e raketave hipersonike të reja të “pandalshme” Kinzhal me aftësi bërthamore Kaliningrad – një enklavë ruse në kufi me Poloninë dhe Lituaninë.

“A e kuptoni apo jo, se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe përpiqet të rikthejë Krimenë me mjete ushtarake, vendet evropiane do të tërhiqen automatikisht në një konflikt lufte me Rusinë?”

Putin pranoi se fuqia ushtarake e Moskës është ‘e pakrahasueshme’ me atë të NATO-s, por paralajmëroi se vendi i tij është ende ‘një nga shtetet kryesore bërthamore’.

“Nuk do të ketë fitues dhe ju do të tërhiqeni në këtë konflikt kundër vullnetit tuaj”, shtoi ai.

“Nuk do të keni kohë as të mbyllni sytë kur të zbatoni nenin 5 (mbrojtjen kolektive e anëtarëve të NATO-s).

Ndërsa Putin pretendoi se bisedimet e tij në Moskë me presidentin francez Emmanuel Macron ishin konstruktive, ai përdori një konferencë të përbashkët shtypi për të paralajmëruar për konflikt bërthamor nëse Ukraina përqafohet nga NATO.

“Zoti President (Macron), natyrisht, nuk e dëshiron këtë, dhe unë nuk e dua atë, prandaj ai është këtu, duke më torturuar për gjashtë orë rresht”.

Ai tha: “Dua ta theksoj edhe një herë. E kam thënë, por do të dëshiroja shumë që më në fund të më dëgjoni dhe t’ia jepni audiencës tuaj në shtyp, TV dhe në internet.

“Lufta po i kthehet kundër”, Biden akuza të rënda ndaj Putinit: – Ja çfarë po tenton të bëjë në Ukrainë…

 

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj homologut të tij rus, ku e ka akuzuar se është duke u përpjekur që të “fshijë” kulturën dhe identitetin ukrainas.

Një deklaratë të tillë, Biden e bëri në një fjalim në diplomimin e Akademisë amerikane të Marinës.

Presidenti amerikan është shprehur se Putin është duke u përpjekur që të zhdukë kulturën dhe identitetin e popullit ukrainas.

Pjesë e kritikave të Biden ka qenë edhe shënjestrimi i ndërtesave të spitaleve, shkollave apo edhe ndërtesave të banimit të civilëve, në bombardimet ruse në Ukrainë.

Biden tha gjithashtu se Putini pa dashje është duke shtuar ndikimin e alencës ushtarake të NATO-s në kontinentin europian, referuar faktit që Suedi dhe Finlanda kanë kërkuar të jenë pjesë e aleancës pas nisjes së agresionit rus ndaj Kievit.

“Biden është ndryshe nga Trump”. – Putin flet pas katër orë bisedime: Nuk ka armiqësi, por… Ja për çfarë ramë dakord

 

“Biden është ndryshe 



Pas takimit 4 orësh të mbajtur në Gjenevë me presidentin e SHBA-ve Joe Biden, ka folur në një konferencë për mediat shefi i Kremlinit Vladimir Putin.

Ky i fundit i konsideroi bisedimet “shumë konstruktive” duke theksuar se “nuk ka pasur armiqësi, por diferenca në pozicione”. Presidenti rus e ka cilësuar Bidenin një udhëheqës ndryshe nga paraardhësi i tij Trump, duke shtuar se ai është një “burrë-shteti me përvojë”.

Po ashtu Putin deklaroi se Rusia “ka dhënë informacion të plotë” për SHBA-të lidhur me sulmet e pretenduara kibernetike. Ai tha se SHBA-të nuk ishin përgjigjur.

“Ne besojmë se hapësira kibernetike është shumë e rëndësishme për dy shtetet”, ka shtuar Putin, duke prekur sulmet e fundit në sistemin e një naftësjellësi amerikan në Teksas, dhe sulmin në sistemin shëndetësor në Rusi.

“Nuk besoj se administrata amerikane është në veçanti e interesuar për këtë”, ka thënë Putin duke iu referuar sulmeve në Rusi. “Duhet të bëjmë është konsulta me ekspertë”, shtoi ai.

Ndërkaq Putin bën me dije se palët kanë rënë dakord të rikthejnë diplomatët e dëbuar në dy vendet. Presidenti rus theksoi se dy liderët kishin diskutuar gjithashtu për Ukrainën që ndoshta të bashkohej me aleancën e NATO-s.

I pyetur mbi udhëheqësin e ndaluar të opozitës Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin. “Ky person e dinte që po shkelte ligjin ekzistues në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur”, tha Putin.

“Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej”, vijoi presidenti rus.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës. Vlen për tu theksuar që, që nga betimi si president në muajin janar, Biden ka vendosur dy raunde sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Do plasë lufta? – Biden thërret urgjent në telefon krerët e BE dhe NATO



Një samit telefonik është thirrur mes liderëve perëndimorë për të analizuar zhvillimet e fundit në krizën në Ukrainë.

Kjo raportohet nga ANSA që citon burime të qeverisë gjermane. Në konferencën telefonike marrin pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti polak Andrzej Duda. Në bisedime do të marrin pjesë edhe krerët e BE-së dhe NATO-s.

Në mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti se ekziston një rrezik real i një konflikti të armatosur në Evropë, duke pasur parasysh se numri i trupave në kufijtë e Ukrainës “rritet” dhe koha e reagimit të një sulmi të mundshëm “zbret”.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e “veprimeve hibride”, duke përfshirë ato “kibernetike”, ose një përpjekje për “përmbysjen e qeverisë së Kievit”, duke nënvizuar numrin e madh të agjentëve të inteligjencës ruse të pranishëm në Ukrainë.

Për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë “në çdo kohë”, edhe gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, që po zhvillohen në Pekin. Ndërsa presidenti Biden në një intervistë për NBC deklaroi se “qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina tani”.

“Nuk është si të kemi të bëjmë me një organizatë terroriste, kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë, është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt”, – paralajmëroi ai duke iu referuar kërcënimit rus, ndërsa ambasada amerikane në Kiev lëshoi një alarm të ngjashëm.

Ministri rus i Mbrojtjes Serghiei Shoigu, duke takuar homologun e tij britanik Ben Wallace në Moskë, deklaroi se “situata ushtarake dhe politike në Evropë po bëhet gjithnjë e më e tensionuar” dhe se “nuk është faji i Rusisë”, raporton agjencia e shtypit shtetëror rus TASS.

Vetë Rusia i ka kërkuar personelit jo thelbësor në ambasadën e saj në Ukrainë që të largohen përkohësisht nga vendi.

Vladimir Putin po kërkon një marrëveshje me Ukrainën


Zhvillime të papritura nga lufta në Ukrainë. Së fundmi po jepen sinjale se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po kërkon një marrëveshje me Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin zhvilloi ditën e djeshme një bisedë telefonike me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Menjëherë pas kësaj telefonate ai kontaktoi ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov. “Më 21 tetor, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III foli me telefon me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoigu. Sekretari Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës”, thuhet në njoftim. Shoigu dhe Austin folën për herë të fundit më 13 maj dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të dy ministrat “diskutuan çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë”. Por nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të flasë me homologun e tij amerikan Joe Biden pas bisedimeve midis ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin . Këtë lajm e konfirmoi Dmitry Peskov.

SHBA: Angazhim i palëkundur ndaj Ukrainës

Menjëherë pas telefonatës me Rusinë, Shtetet e Bashkuara premtojnë “angazhim të palëkundur” ndaj Ukrainës përballë agresionit rus. Sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder, tha se sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin foli me ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov për të përsëritur “angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur aftësinë e Ukrainës për të kundërshtuar agresionin rus”. Sekretari Austin theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar në ndërtimin e forcës së qëndrueshme të Ukrainës dhe ruajtjen e aftësisë së saj për të mbrojtur veten në të ardhmen, siç tregohet nga angazhimet e asistencës së sigurisë të marra nga aleatët dhe partnerët në takimin e fundit të grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainë më 12 tetor.

Zhvillime të papritura

Edhe pse nuk do të ketë një takim mes Biden-Putin, pozicioni i Moskës për negociatat me Kievin nuk ka ndryshuar, Vladimir Putin është tashmë i hapur për negociata, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zbuloi dje një përpjekje të re ndërmjetësimi, me bisedime si me Putinin ashtu edhe me Volodimir Zelensky, dhe pretendoi se Presidenti rus ishte zbutur. “Ndoshta vetëm pozicioni i Ukrainës ka ndryshuar,” shtoi Peskov, duke kujtuar ligjin e ri të prezantuar në Kiev për të bllokuar negociatat me Putinin. Rexhep Tajip Erdogan parashikoi se së shpejti do të fliste në telefon me Vladimir Putin dhe Zelenskyn, njoftoi agjencia Ria Novosti. Presidenti rus “është shumë më i hapur për negociata me Kievin sesa në të kaluarën. Do të shohim se ku mund të çojë kjo përpjekje diplomatike”, shtoi Erdogan, duke folur para gazetarëve në kthimin e tij në Turqi nga Azerbajxhani.

Marrëveshje e re me grurin

Nga ana tjetër Erdogan e sheh në rënie mundësinë e rinovimit të marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina, që do të përfundojë muajin e ardhshëm. “Nuk ka asnjë pengesë për vazhdimin e marrëveshjes së eksportit. E kuptova këtë nga bisedimet që pata me Zelensky dhe gjithashtu nga bisedimet me Putinin”, u tha Erdogan gazetarëve. Udhëheqësi turk tha gjithashtu se mbi 8 milionë tonë drithëra dhe ushqime të tjera u eksportuan sipas marrëveshjes së nënshkruar në korrik me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Ankarasë. Turqia ka qenë në kontakt të ngushtë me Rusinë dhe Ukrainën që nga fillimi i luftës. Presidenti Erdogan vazhdimisht ka theksuar dëshirën e tij për t’i sjellë së bashku presidentët Putin dhe Zelenskyy në tryezën e bisedimeve në Turqi për t’i dhënë fund luftës. “Ne nuk jemi të pashpresë. Është shpresa jonë se do të vazhdojmë në rrugën e paqes duke sjellë së bashku të dy liderët”, shtoi ai.

“Kjo është lëvizja që duhet bërë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë”. – Kina del me propozimin e rëndësishëm, tregon rolin ‘kyç’ të Presidentit Biden

 

“Kjo është lëvizja që duhet bërë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë”. –  Kina del me propozimin e rëndësishëm, tregon rolin ‘kyç’ të Presidentit Biden


Një diplomat kinez ka folur për median ‘Açoiated Press’ dhe ka sugjeruar disa lëvizje që duhen bërë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Diplomati kinez në fjalë është Wang Lutong, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Evropiane të Ministrisë së Jashtme kineze thotë se: “Presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të telefonojë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe të premtojë se nuk do të ketë më zgjerim të NATO-s, se Ukraina do të mbetet neutrale dhe nuk do të mbajë armë strategjike.  Vetëm në këtë pikë, ndoshta, çështja do të zgjidhet.”

Ai gjithashu u shpreh se: “Cili është qëllimi i amerikanëve? A po kërkojnë një armëpushim në Ukrainë apo duan të dobësojnë Rusinë? Disa flasin për imponimin e ndryshimit të regjimit në Moskë”, tha ai, duke iu referuar qartë fjalëve të Bidenit (“Për hir të Zotit, Putini nuk mund të qëndrojë në pushtet”).

“Nëse ata kërkojnë një armëpushim, unë mendoj se çështja mund të zgjidhet shumë lehtë”, tha ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...