Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/22

Ditën e “kiametit” e di vetëm Zoti...

Profecia e Majave… është vetëm biznes




Massimo Polidoro, “detektiv i misterit”, siguron se më 21 dhjetor 2012 nuk do të ndodhë asgjë. Por bëni kujdes se mos frikësoni fëmijët

Është faktike që Majat as nuk e kishin idenë të parashikonin fundin e botës. Këto janë fjalët e Massimo Polidoro-s, shkrimtar dhe “detektiv i misterit”, një prej ekspertëve më të mëdhenj në fushën e psikologjisë së pazakontë, asaj paranormale dhe mistereve në përgjithësi. Edhe Apokalipsi, që është cituar nga popullsia prekolumbiane më 21 dhjetor 2012, ka të gjitha karakteristikat për të qenë pjesë e kategorisë së citimeve.


Por cila është arsyeja që kjo datë ka ngjallur kaq shumë frikë e pasiguri?

“E vetmja gjë e vërtetë që ka lidhje me Majat është fakti se më 21 dhjetor përfundon një prej kalendarëve të tyre, për të rinisur më pas një i ri më 22 dhjetor!”, shpjegon eksperti. Pra, asgjë nuk është e vërtetë. Kush ka frikë se mos humbet gjithçka më 21 dhjetor 2012 mund të rrijë i qetë.

Por, pavarësisht gjërave të thëna, profecia e supozuar e Majave vazhdon të ketë efekt mbi njerëzit. Pse?

Sepse kjo histori është përhapur nga disa amerikanë dashakeqës dhe të pasionuarit pas mistereve, të cilët nuk kanë shumë informacion ose që e bëjnë enkas, sepse në fund të fundit këto tema tërheqin më shumë vëmendjen.

Në ç’kuptim?

Po ta vini re, që në vitin 2002, kur njerëzit filluan të flisnin për profecinë, janë publikuar shumë libra, janë realizuar dokumentarë dhe mjaft materiale të tjera.

......



Për të ndërmarrë të gjitha masat e duhura, kosovarëve iu desh vetëm një lajm që u transmetua në mbarë botën. Shumica vrapuan nëpër dyqane, e disa të tjerë mbushën edhe bidonët e mëdhenj me ujë. Të gjithë krijuan rezerva për gjërat elementare që t’i kenë në rast se ndodh ajo që u paralajmërua: apokalipsi!

Ka ditë që nëpër media qarkullonin lloj-lloj informatash rreth datës 21dhjetor. Disa thonë se kjo ishte dita e fundit që bota do të ekzistojë, e disa të tjerë sqarojnë se me këtë datë nuk ndodh asgjë vetëm se bota do ta përfshijë terri për plot tri ditë të tëra. Një lajm i tillë ka ndikuar edhe në familjet kosovare.

Vetëm një ditë para kësaj date, shumë prej tyre ua mësynë dyqaneve më të afërta për t’u furnizuar me artikuj të ndryshëm. E produkti që u shit ndër më të shumtët ishin qirinjtë.

Gjatë gjithë ditës së enjte qytetarët blenë qirinj me bollëk, në rast se ndalet rryma siç u paralajmërua. Sipas menaxherëve të marketeve, ky është produkti që u shit më së shumti nëpër pothuajse të gjitha dyqanet e Kosovës. Shpresa Ahmeti, menaxhere në “Interex”, sqaron se vetëm të enjten dyqani ku ajo punon ka shitur mbi shtatë kuti qirinj.

“Kemi pas shumë raste që kemi shit qirinj gjatë këtyre ditëve të fundit. Por, vetëm të enjten kemi shitur gjithsej shtatë paketa. Thashë sa shumë po ndalet rryma, duke harruar datën 21 dhjetor 20012 ”, pohon ajo.

Ahmeti tregon se në shifra shitja e qirinjve nuk është shumë e madhe, por është hera e parë që sipas saj,  ka shit shtatë paketa për vetëm tri orë.

Megjithëse, jo të gjitha bizneseve nuk i dolën llogaritë siç i pritën. Disa dyqane nuk patën shumë punë siç menduan se do të kenë. Ramiz Kelmendi, pronar i “Elkos Group”, thotë se është përgatitur që dyqanet e tij të kenë më shumë punë datën kur shumë e menduan si dita e kiameti, e kjo nuk ka ndodhur.

“Por, kam pasur kërkesa nga punëtorët për mos me dalë në punë të premten”, pohon ai.

Berat Rukiqi, sekretar i Odës Ekonomike, sqaron se njerëzit blejnë produkte për t’u siguruar për një situatë të paqenë, por që ju krijon bindjen se janë më të sigurt.

Sidoqoftë, proklamimet se dita e 21 dhjetorit  2012 do të jetë fundi i botës janë cilësuar si të pavërteta nga përfaqësues fetarë dhe astrologë në Kosovë. Përfaqësues të bashkësive fetare në Kosovë kanë thënë që ditën e “kiametit” e di vetëm Zoti, por, sipas tyre, nuk ka ndonjë shenjë që ajo do të jetë më 21 dhjetor 2012.

Një informacion të tillë e ka demantuar edhe vetë Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA).

Sipas një lajmi që ka qarkulluar me ditë të tëra nëpër media, thuhej se Toka do të futet në një unazë të palëvizshme satelitore të quajtur rripi fotonik dhe në orën 1:00 pas mesnate me orën kolumbiane do të ketë errësirë totale e cila do të zgjasë tri dite resht.

2012/12/21

Mohues largohuni!




NGA RASIM BEBO

Dy kanë qënë problemet e kombit ne kohën e fundit: Marrja e statusit kandidat në BE-së dhe dorëzimi i rezolutës çame në Parlamentin Shqiptar. Refuzimi i 10 dhjetorit, u bë sepse Parlamenti nuk votoi tri ligjet e kërkuara nga BE, duke vënë si pengesë qarkun e Fierit, ndërsa po ashtu nga opozita do të kemi të njëjtin llum akuzash. Ky refuzim për të tretën herë që i bëhet Shqipërisë, për të marrë statusin e vendit “kandidat” nga ana e BE-së, është një dështim për klasën politike. Shqipëria e kishte në dorë ta merrte që herën e parë dhe jo tani më 10 dhjetor statusin e kanidatit.
Prandaj largohuni dhe mos tierrni debat kot së koti!
Z. Hillari Clinton, e cila i bëri thirrje lidershipit që të bashkëpunonte me opoziten për hirë të interesave kombëtare të vendit, por asjëra palë nuk e dëgjoi këtë mesazh dhe asnjëra palë nuk lëshoi pe dhe bëri shurdh-memecin ndaj aleatitit tonë jetik. Me shurdh-memecëri total, indiferencë, megallomani, atavizem, egocentrizëm reaguan edhe ndaj të gjitha lutjeve dhe kërkesave që erdhën nga vendet antare të BE-së dhe Parlamentit Europian. U tallën me ata dhe me shqiptarët! Sepse de facto asnjëra palë nuk e do integrimin e Shqipërise në BE-se. Nga këta vuan Shqipëria, këta janë mohuesit e atdheut.
Refuzimi i 10 dhjetorit, u bë për mospërmbushjen e detyrimeve, duke e kthyer në një dënim dhe dëshkim për çdo qytetar të Shqipërisë, sepse pengon integrimin e tij legjitim si qytetar i Europës së Bashkuar. Kjo duhet të jetë kambanë alarmi për çdo shqiptar të ndershëm. Pas 22 vitesh tranzicion makabër, me një luftë gati civile si e vitit 1997,kjo klasë politike e krijuar dhe e drejtuar nga hiri i së kaluarës prej Ramiz Alisë duhet të dalë përfundimisht nga skena politike.
Eurodeputeti Kuntis, shprehu keqardhje dhe zhgënjim që Shqipëria nuk përmbushi të tri reformat: ligjin për administratën publike, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe Regulloren e Kuvendit. Me këto reforma Komisionit Europian do t’i jepte Shqipërisë statutin “kandidat”.
As në 100 vjetorin e festës së madhe të Pavarësisë nuk i bashkoi drejtuesit pozite dhe opozite, por duke vazhduar dhe lëshuar anatema kundër njëri-tjetrit. Kryeministri Berisha deklaroi në Vlorë se në vitin 1912, burrat e shquar shqiptarë, me në krye Ismail Qemalin, shpallën Pavarësinë e vendit për mbarë trojet tona etnike, që nga Preveza në Preshevë dhe që nga Shkupi në Podgoricë. Pas kësaj deklarate, ministri i jashtëm grek Avramopulos anulloi vizitën e tij në Tiranë dhe peshkop Janullatosi tregoi fytyren e tij si armik i Shqipërisë e nuk u bë i gjallë po mbeti i gozhduar në shtëpin e tij në Tiranë për gjatë festës madhështore të 100 vjetorit të Pavarësisë. Pse?! Se u zu në gojë qyteti i Çamërisë, Preveza. Por edhe neve nuk dëshironim ta shikonim dhe ta kishim nëpër këmbë.
Pikërisht në këtë kohë Idrizi-Tahiri paraqesin rezolutën për Çhamërinë. Sa herë flitet për të, krijon mjaft alergji jo vetëm matan kufirit të jugut të vendit tonë, por edhe brënda Shqipërisë, e në mos më tepër, në radhët e politikës sonë.
Sot e 10 vjet më parë, nga ana e Greqisë i është paraqitur O. K. B.-së, se Çamëria nuk egziston dhe kjo ka marrë fuqi ligjore. Nga ana e Shqipërisë nuk është bërë asgjë, pse jemi druajtur ne dhe vazhdojmë të druhemi, që t’ia paraqitim kerkesën tonë gjithashtu O. K. B.-së ?! Thotë ish ministri i jashtëm Haxhinasto.
Në debad një eurodeputete greke, mohoi që vendi i saj të ketë pasur ndonjëherë etni të tjera, kupto pakica, veçanërisht shqiptarë. “Në Greqi nuk kanë egzistuar kurrë pakica shqiptare. Duhet të jetë e qartë për Shqipërinë, që irredentizmi dhe intoleranca nuk mund të jenë të mirëpritura për vendimet europiane. Është e qartë se Kryeministri shqiptar i bëri këto deklarata nacionaliste në pritje të vendimit nga ana e Këshillit”, tha zonja Marjeta Janaku. (D. Drenika, “ILLYRIA” 17-12-2012.
Mëso zonja Janaku, se ka një varg studjuesish grekë, si p.sh. zonja Elefteria Manda ose zoti Jorgos Margaritis, krimet e pashëmbëllta si dhe çpopullimin e territoreve çame i kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve! Kjo pak por e saktë. Ata janë mbështetur në pohimet e tyre duke marrë zanafillën tek masakra e pa besë e 72 krerëve të Çamërisë nga famëkeqi kapiten Deli Janaqi tek përoi i Selanit në Paramithi më 1913. (M. Korça, ÇAMERIA).
Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin pro shqiptar. Një seri dokumentarësh me titull “1821”, tregon se historianët grekë pranojnë faktin se udhëheqësit më të shquar të Greqisë në vitin 1800 ishin shqiptarë. Ky dokumentar ka shkaktuar debate në rrjetët sociale, ku shumica e shqiptarëve shprehën se grekët nuk kanë lidhje me grekët antikë por shumica janë arvanitë. (Bota sot, 11-12-2012, 21:14). Genocidin që pësuan çamët myslimanë nga monarkofshistët grek më 1944 i quajnë kolonë turke, ndërsa gjysma tjetër e shqiptarëve që mbeti në Çamëri të fesë ortodokse ata i quan grekë, veç pellazgo-arvanitas shqip-folës që rruajnë edhe sot gjuhën shqipe. Por kur ne kemi një klasë politike tradhëtare dhe grekut i hapet oreksi i madh, prandaj flet me një urrejtje të madhe Sonia Mavridhi kunder Shqipërise Kosovës Maqedonisë etj. Kosova është tokë sërbe dhe maqedonia është tokë greke, prandaj të dy këto shtete artificiale duhen të shkatërrohen. Ndër të tjera Mavridhi ofendon duke i quajtur shqiptarët e Kosovës turkomongol, dhe të maqedonisë evgjitërskopianos. S’ka “miqësi” me këta dy popuj gjarpërinj dhe “bashkëpunim” me persekutuesit Turkalvani e grekëve, por kanë edhe guximin të kërkojnë pjesë të tjera të Tokës së Lirë greke TONA! ... Pra jo “miqësi” dhe jo “bashkepunim”.
Shteti grek, nëpërmjet drejtuesve të tij nuk pranon asnjë ballafaqim historik shkencor lidhur me problemin çam. Ndërsa ish Ministri i Punëve të Jashtëme Edmond Haxhinasto ka deklaruar: “Kjo liste themi që tashmë ka marrë fuqi ligjore, pasi ka mbi 10 vite që është paraqitur në Kombet e Bashkuara dhe fjala Çameri nuk egziston ... ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje dhe do ta trajtojmë në rrugën dypalëshe me palën greke, sgurisht duke treguar fleksibilitetin perkates.” (M. Korca, ÇAMERIA...).
Si është realiteti sot? Asgjë prej gjëje nuk është bërë. Dalin dhe flasin per te tjerre biseda ose per te notuar ne ajer. Përse nuk e paraqitën këtë rezolutë kur ajo kishte një mundësi reale për t’u votuar në Parlament? Përse nuk u kushtëzua kjo rezolutë me shkëmbimin e votave të dy deputetëve të PDIU-së të cilët votuan gjithçka, ç’duhej e ç’nuk duhej në këto vite?
Boll më, jepuni drejtim punëve! O zgjidhje të çështjes çame, ose largohuni tutje!
Kurr Shqipëria humbi për të tretën here vendin për “kandidat’ për t’u pranuar në BE-se, kjo tregon vështirësitë e aprovimit të rezolutës çame në Parlamentin shqiptaro-grek, qe drejton guvernatori Janullatos.
Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: “E kam përsëritur disa herë edhe ne analiza të botuara më herët se tradhëtia e klasës politike mbarëshqiptare, e kësaj mercenareje të fëlliqur të të huajve, do të çojë pashmangësisht në shpërthimin e konfliktit të armatosur për mbrojtjen e popullit shqiptar nga dhuna një shekullore sllavogreke dhe për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një flamur kombëtar”. (LKAB_Çameri-arvaniti, 17-4-2012)


Rasim Bebo Addison Çikago. Dhjetor 2012

Nga REXHEP SHAHU-Nuk thotë kot Gjergj Fishta i madh (ah sa duhet sot një misionar si ai…) së në atë zonë rri ora e Shqipërisë.







ZBUKURIMI I HERONJVE NË KOMPJUTER

Duke udhëtuar nëpër Kosovë, edhe të jesh i pavëmendshëm, të bien në sy shumë lapidare. Kudo anash udhëve. Edhe pse aty në atë anë a cep udhe nuk është bërë ndonjë betejë e nuk ka rënë ndonjë deshmor. Në vend që të shkojmë e ta ndërtojmë lapidarin aty ku ra deshmori, shkulim eshtrat për ti sjellë atje ku i duhen dikujt.

A nuk do të ishte më fisnike që lapidarin ta bënim atje ku ka ra deshmori? Edhe pse ai vend është larg në mal e do të duhej ndonjëherë të bëhej një copë udhë në këmbë a me makinë për të vendosur ndonjë kurorë a tufë me lule. Fëmijët e shkollave, mbase duke u lodhur pak në këmbë do ta kuptonin më mirë sakrificën e martirëve të lirisë.

Në këto lapidare të betonta, të mëdha dhe të kushtueshme, sheh fotografi dhe portrete luftëtarësh të ngjeshur bukur me uniformat e UÇK-së dhe të armatosur "gjer në dhëmbë" me lloj – lloj mitralozësh të rëndë që i mbajnë në krahë.

Në të shumtën e rasteve, kjo lloj paraqitje është e fabrikuar dhe si e tillë shëmton luftëtarët e rënë në luftë, shëmton vetë luftën dhe qëndresën.

Shumica e të rënëve nuk kanë qenë të veshur aq shik sa na i paraqesin në fotografitë e sotme, madje nuk kanë pasur uniforma ushtarake të gjithë. Një pjesë e tyre kanë qenë të veshur si civilë. Natyrisht një gjë e tillë nuk ua ul aspak lavdinë e përjetshme, përkundrazi. Ata s’kanë nevojë të paraqiten si dragoj mitik të tipit Mujë e Halil. As si Skenderbe. Ashtu me pamjen e tyre reale, të rënët janë më të mëdhenj se çdo legjendë e fallsifikuar përmes montazheve kompjuterike. Natyrisht, biznesi është i lejueshëm në shoqërinë e sotme, por ai bëhet i neveritshëm kur merret me luftën, siç është i tillë edhe synimi i dikujt për të privatizuar të rënët dhe qëndresën shqiptare. Është e pakompensueshme trimëria e munguar në kohën dhe vendin e duhur. Ajo nuk mund të mbulohet me britma, sharje e luftë për pushtet me dhunë e armë në kohë paqeje.



2. KUSH E SHËMTON MALËSINË ME GJAKMARRJE

Nga mediat mësova para ca ditësh se disa pajtimtarë gjaqesh, jepkan a shitkan vertetime gjaku, për ata qytetarë të cilët janë në gjak në Shqipëri, që t’i përdorin si dokumente për të fituar azil politik në Europë.

Të vënë përpara një presioni, nuk e di se si e se nga, këta pajtimtarë gjaqesh që lëshokan, nënshkruakan e vuloskan vertetime gjaku (!!!), ua hodhën fajin kryetarëve të komunave të Malësisë, të cilët lëshokan vertetime gjaku.

Kjo u bë çeshtje, që iu hodh shpejt hi sipër, ngaqë erdhën në Shkodër disa zyrtarë nga Belgjika dhe apeluan për gjithë shqiptarët që të mos kërkojnë në Europë azil politik për shkak të fenomenit të gjakmarrjes pasi nuk do të jepet azil i tillë politik dhe do të ndëshkohet Shqipëria me rishikim apo anullim të levizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian. Pra, nëse një grup njerzish do të paraqesin në Europë vertetime gjaku se nuk i lejon gjaksi të jetojnë në Shqipëri, që mund të vriten në Shqipëri, Europa do të aplikojë dënimin e radhës kolektiv për gjithë shqiptarët me anulim të lëvizjes së lirë të tyre.

(Thua të ketë dhënë fonde Europa, apo institucionet e saj a shtetet e saj të ndryshme që financojnë projekte, për gjakmarrjen në Shqipëri, për ta shuar atë, për të lehtësuar jetën e njerëzve të ngujuar, për të shpëtuar jetën e të ngujuarve nga gjakmarrja dhe biznesi kriminal i mbajtjes gjallë të gjakmarrjes…).

Teksa shkruaj këto radhë, më vlojnë në mendje e më derdhen më në tastierë fjalët e ca historive të rralla që madhnojnë malsorin shqiptar në situatë gjakmarrje në kohë të hershme.

Dy veta ishin në gjak. I dëmtuari e kërkonte gjaksin, vetëm gjaksin e jo fëmijët e tij. Ai që kish vrarë ruhej dhe lëvizte me shume kujdes. Një ditë shihen në një shteg pasi i dëmtuari kishte dalë të merrte hak dhe vrasësi fshihej. Fillon pushka dhe të dy qëllojnë kundër njëri – tjetrit, pasi kishin zënë pozicione. Pas shumë gjuajtjesh, atij që kish gjak për të marrë, që i ishte vrarë vëllai dhe po merrte hak për të, i mbarojnë fishekët dhe nuk qëllon më. Ai që kishte vrarë dhe duhej të lante gjak, duhej të vritej, i thërrët : pse nuk po qëllon më? Mu mbaruan fishekët, përgjigjet ai që do të merrte gjakun. Prite një ball fishekësh, i thotë gjaksi, dhe ia hedh një ballë fishekësh, dhe vazhdo e më qëllo… Malsori që kishte gjak për të marrë, i thotë: Ti po më jep fishekë me të vra unë ty me fishekët e tu? Po, përgjigjet malsori tjetër. Jo burrë, thotë tjetri. Të qoftë falë gjaku! Dhe dalin të dy malsorët nga pozicionet që kishin zënë dhe përqafohen…

Një njeri që kishte vrarë dikënd dhe ishte në gjak, detyrohet fshehtas të shkojë të bluajë një thes drithë në mulli sepse fëmijët i kishin mbetë pa bukë. Tekas kthehej nga mulliri me thesin e miellit ngarkuar në shpinë, i del para me armë ngrehur ai që kishte për të marrë gjak. Të erdh fundi, i drejtohet ai që do ta vriste. Po, i thotë ai që do të vritej. Kam gjak me pague. Vetëm kam një kërkesë. Më lejo ta coj këtë thes mielli në shtëpi se i kam fëmijët pa bukë dhe të jap besën e zotit se nuk kam me hy në shtëpi, por do ta lëshoj miellin te dera e oborrit e pastaj më vra. Se nuk due që t’u shkojë fëmijëve thesi i miellit i lamë me gjakun tim… Malsori që kish ngrehë pushkën dhe do ta vriste, i thotë. Coje miellin e fëmijëve në shtëpi, ta hash me të shëndoshë se unë të fala dhe nuk je më në gjak me mua…

Nuk e di se sa kushton një vertetim gjaku, por e kam bindje të thellë se me gjak shqiptarësh konkretë, me gjakun e kombit shqiptar, me gjakun e pjesës më historike, më heroike, më të lashtë, më shqiptare, më autentike shqiptare, bëhet biznes i madh, i frikshëm e shumë i lig, nga një rrjet i madh nxitësisht – pajtimtarësh, organizatash – shoqatash gjakpirëse e gjakderdhëse gjaknxitëse – pajtuese, donatorë e mbase dhe qeveri dhuruese fondesh për të nxitur gjakmarrje e pastaj për të bërë sikur po shuajnë gjaqet e po pajtojnë shqiptarët.

Nëse nuk ka gjakmarrje, të krijohet. Nëse nuk ka vrasje, të bëhen vrasje, të kryhen vrasje që të kenë cfarë e kë të pajtojnë pajtimtarët... Nëse ishin pajtuar shqiptarët për njëmijë e një arsye në 50 vitet e diktaturës dhe nuk ishin në gjak mes veti por po ua pinte gjakun diktatura, ishin në gjak me diktaturën, (sidomos malsia shqiptare) të rikujtoheshin vrasjet para diktaturës, të ricikloheshin vrasjet, t’ua kujtonin njerzve gjaqet e marra e të pamarra, të falura e ta pafalura dhe të nxiteshin për t’ia nisë nga e para. Dhe kjo u bë biznes që lulzoi shumë për 20 vjet që jetojmë pa diktaturë. Që lulëzoi më shumë në malsi, sepse duhej shëmtimi i malsisë domosdo. Dhe vrasjet që bëhën në malsi quhen gjakmarrje, vrasjet që bëhën në zona të tjera të vendit quhen hakmarrje. Le të jenë vrasje bandash, le të jenë larje hesapesh, por kur ndodh një vrasje në malsi apo në veri të vendit, etiketohen ngutshëm si vrasje për motive gjakmarrje, ndersa cfarëdolloj vrasje në jug apo zona të tjera, etiketohen vrasje për hakmarrje…

Qofsha krejt krejt i gabuar, por ishulli shqiptar i gjakmarrjes prej kohësh po nxitet të jetë i tillë ishull që prodhon krim, që prodhon vrasje në familje, në fis, në gra e fëmijë shkolle, në emër të një kanuni të lashtë e madhështor në vetvete, rregullues përfekt i jetës, kushtetutë mbi kushtetutat e kohërave, i drejtë si ai, dinjitoz si ai, vlerë mbi vlerë shqiptare, por që e përdhosin përditë nxitësit, zbatuesit, diktuesit, skenaristët, atorët, regjizorët, editorët, donatorët, porositësit e akteve makabre të gjakmarrjes në emër të Kanunit duke mos e respektuar në asnjë germë kanunin e duke e përdhosur në mënyrën më bastarde vlerën, vitytin, traditën dhe jetën e shqiptarit, kryesisht të malsorit, për t’ia shëmtuar domosdo e me cdo kusht Shqipërisë, Malsinë e saj.

Malësinë e Bjeshkëve të Nemuna, në prehër të të cilave janë auerodromat e zotave. Para atyre pamjeve shtangesh. Shkembinjtë si të vënë me dorë nga zoti për të ndërtuar shtëpinë e tij, të ngjajnë si mure të stërmëdha të një kalaje të stërmadhe.

Malsinë e grave dhe vajzave kelmendase që veshur me xhubleta, me këmisha të bardha, të bardha si aty e askund tjetër, janë zanat e maleve që shpesh i përmend, endërron e perfytyron njeriu por që nuk i takon kurrë në jetë. Në Kelmend i sheh nga afër zanat e maleve dhe njeriu shtang para bukurisë së tyre.

Malsinë që e fyejnë dhe ia pordhosin kulturën, traditën, Kanunin, Malsinë që para dyqind vjetëve në Bajzë Kastrat, fshat të Kelmendit ka filluar të zhvillohet Mis Bjeshka. Para dyqind vjetësh. Kur nuk e dimë se çfarë spektakli bukurie organizohej në kryeqendrat e kulturës europiane. Xhubleta e ngrirë, e derdhur gjer në fund, e punuar si ajo, në mos qoftë më e arrirë dhe më me art se veshjet mondane të salloneve të Evropës, së paku nuk u len gjë mangut atyre veshjeve. Flokët e miseve por dhe e shumicës së grave e vajzave të Kelmendit të derdhura në format më të bukura të kaçurrelave të ngrira krela – krela janë një tjetër veçantësi që qytetërimi e ka hasur në paruket e zonjave mondane nëpër sallat, mbrëmjet apo ceremonitë e rëndësishme të kryeqendrave kulturore të Evropës së hershme.

Malsinë, të cilën komunizmi deshi ta shfaroste, ta zhbënte, të cilës që në vitet 1945 -1946 brigadat partizane shqiptare që nuk hynë dot nga Tamara për atje, hynë nga Jugosllavia e asaj kohe dhe i vranë Kelmendit 146 burra… A nuk ishin boll ato vrasje që duhen bërë të tjera të reja edhe në ditët tona…

Për këtë Malsi është fjala, që duan ta vrasin sot e gjithë ditën, duan ta shëmtojnë me gjakmarrje. Gjakmarrja si fenomen që tashmë po lokalizohet në rajonin e Malsisë së vendit (ndoshta dhe unë po i nxis gjaknxitësit me këtë shkrim që ta shtrijnë gjakbërjen edhe përtej këtij rajoni për të vertetuar të kundërtën e kësaj që them unë) pikërisht mu në zemrën e zemrës së kombit shqiptar, në ashtin e kombit shqiptar, nxitet ethshëm që të sherbejë edhe për të treguar se sa të trashë janë shqiptarët, sa të pashpirt janë shqiptarët, sa pak e vleresojnë jetën e njeriut shqiptarët, sa vrasës e kriminelë të pashpirtë janë shqiptarët, sa pak të denjë janë shqiptarët për Europën, sa të prapambetur janë shqiptarët, se shqiptarët janë me bisht, kanë edhe bisht prapa...

Gjithë qëllimi i nxitjes së gjakmarrjes (po të mos ketë nxitës, s’ka vrasje, s’ka gjakmarrje, po të mos ketë gjakmarrje, s’ka pajtimtarë, s’ka organizata e shoqata pajtimtare, s’ka fonde për pajtim shqiptarësh…) nga struktura të gjëra vendase dhe të huaja, nga sponsorizime të frikshme antishqiptare, bëhet me qëllim të qartë : ta shëmtojnë Malsinë shqiptare, atë palcë të kombit shqiptar, ta shëmtojnë e mundësisht ta shuajnë e shpopullojnë atë zonë të artë ku ruhen rrënjët e lashta të kombit shqiptar si xhubleta shqiptare që më së paku sipas studiuesve është mbi 4 mijë vjeçe; ku është ruajtur dhe ruhet ende i gjallë Cilki i Kreshnikëve, kjo kryevlerë kombëtare që nuk ia ka zili asnjë lloj cikli mbi fytyrë të tokës, asnjë lloj Iliade mbi fytyrë të tokës.

Nuk thotë kot Gjergj Fishta i madh (ah sa duhet sot një misionar si ai…) së në atë zonë rri ora e Shqipërisë.

(Dhe nuk është e rastësishme sot që nxiten vendasit atje që të shesin të gjitha xhubletat që kanë dhe të gjitha lahutat që kanë me çmime të leverdisshme, por jo duke i trajtuar e shitur si vlera të rralla e vecanta kulturore por thjeshtë si vegla muzikore…).

Fenomeni i gjakmarrjes a gjakderdhjes që është i ndezur dhe ndizet sa herë don dikush, apo sponsorizon dikush, në Malësi, p.sh: në Kelmend apo Vermosh, (i përmend Kelmendin dhe Vermoshin vetëm si kryebukuri të kombit shqiptar dhe për asnjë lloj arsye tjetër) në atë zonë e vend perlë mbi perlat e natyrës, e me njerëz si ata, me shpirt e trup me bukuri të frikshme, ku varet në gozhdë Shqipëria, bëhet dhe nxitet edhe me qëllim tjetër të frikshëm (që aktorët lokalë në vend atje, shoqatat lokale atje dhe vendasit në tërsi tek ne, nuk e kuptojnë dhe nuk e rrokin dot, sic nuk kuptojnë edhe pse u futet në xhep ndonjë shuk i majmë parash…), të mos lejohet të përdoret për turizëm kjo zonë vitale, kjo zonë perlë, të mos fitojnë banorët e kësaj zone, të mos fitojë ky komb turistë elitarë, të mos mburret shqiptari me atë pasuri, të mos mrekullohet i huaji me bukuritë përrallore të njerzve dhe vendeve të asaj zone të Shqipërisë së zgjedhur, të mos mbërrijnë kurrë turistët në atë bukuri që ua ka falë vetë zoti shqiptarëve me bujari, por të shkojnë në vendet e tyre, tek fqinjët tanë.

Duke e bërë atë zonë vend gjaku, ku të zen gjaku, ku vritesh për gjak, ku vret për gjak, pa norma, pa rregulla, pa ligje, pa ligje vendi të vjetra që kanë mbajtë në jetë të jetëve gjallë atë vend kryevend të Lekë Dukagjinit, por dhe pa ligje të reja të shtetit që po bën 100 vjet, vend ku jeta nuk ka vlerë, vend ku mund të vritet njeriu për pesë pare spec, po nxisin edhe një shprazje tjetër shumë të rrezikshme, të dhimbshme e të shëmtuar. Vajzat e atyre anëve, bukuri përrallore, që zotat i kanë zili, që janë aq të zonja e madhështore sa që, mbajnë tokën në shpinë e malin në pëllëmbë të dorës, po i martojnë me të huaj në Mal të Zi, apo më saktë me shqiptarë të hershëm të malazezizuar, që nuk dinë e nuk duan më të flasin shqip e të frymojnë shqip.

Nuk jam kundër martesave me të huaj, por jam kundër martesave që bëhen me të shue sepse nuk do ti lejojë askush bijtë e kelmendaseve të bukura të mësojnë gjuhën shqipe, lahutën, të veshin xhubletën. Dhe kështu nga gjakmarrja do të sosen edhe vajzat kelmendase, më të bukurat e botës.

Para më shumë se dyqind vjetësh atje është zhvilluar MIs Bjeshka e kelmendit. Ku ka ndoshur gjetke ky lloj aktiviteti…

Nga diktatura trashëguam mësime se në atë zonë është njohur vec pushka. Nuk e përfilli kush bukurinë e shpirtit të atyre njerzve. Por na i paraqitën të ashpër. Edhe gratë e asaj lloj bukurie të pashoqe na i paraqiten se nuk dinë gjë tjetër në jetë vec të mbajnë armë në dorë. Tringa e Kelmendit me armë, Nora e Kelmendit me armë, Nora e Hotit me armë… O zot! Pse vetëm me armë!? E pse vetëm me armë?!! E pse nuk u cmua e përfill shpirti i atyre njerzve, besa, bukuria etj. Por i mëshohej vetëm këngës, …shqiptarin nuk e ka lind nëna prej barkut por e ka lind huta prej carkut...

Nuk ka zhvillim në atë zonë, nuk ka projekte zhvillimi në atë zonë, nuk i ndërton kush udhët asaj zone që të zbresin lehtë e shpejt në Shkodër ata banorë kur të duan, të shkojnë në Podgoricë kur të duan, të shkojnë në Prishtinë kur të duan.

Jo vetëm që nuk ka dhe nuk përkrahen projekte zhvillimi, apo më saktë nuk celen rrugët se të tjerat i bëjnë vetë ata njerëz, por jepen donacione për shuarje gjaqesh, për pajtim gjaqesh, duke ndihmuar me mos zhvillim në nxitje gjaqesh e vrasjesh. Sa fonde kanë dhënë donatorët e huaj pajtimtarëve e ngatërrestarëve për shuarje e ndezje gjaqesh. Kush janë donatorët, kush janë financuesit e ceshtjes a fenomenit së gjaqeve në Shqipëri.

Pse donatorët e huaj nuk japin fonde për zhvillimin e zonës, për ndërtimin e rrugëve të zonës, për t’u krijuar mundësi atyre banorëve, për ti përfshirë dhe ato zona në Parkun e madh të paqes.

Mos u vertetoftë kurrë dyshimi im dhe qoftë e thënë të mbetet dyshim i imi, por druaj se edhe një nga shkaqet e nxitjes dhe sponsorizimit të gjakmarrjes në atë pjesë të veriut të Shqipërisë bëhët edhe për shkak se dy nga figurat më të rëndësishme të vendit janë nga ato zona. Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e kuvendit Topalli. Edhe për të shëmtuar këto dy figura kryesore të vendit nuk është cudi që sponsorizohet gjakmarrja në atë vend.

Edhe për të shëmtuar katolikët e Shqipërisë dhe për pasojë gjithë katolikët, që një zot e di si nuk reagojnë që nga Papa e jo më institucionet katolike në Shqipëri, sponsorizohet gjakmarrja në pjesën katolike të Shqipërisë. Nuk di ç'do të bënte në të tillë rast i madhi Fishta… e mijëra dijetarë e urtarë katolikë të atyre anëve që janë krenari kombërtare shqiptare.

Duket se po nxitet si ceshtje mode të dëgjojmë e shohim spektakle gjakmarrje në veri të Shqipërisë, në pjësën katolike të Shqipërisë, për ti thënë botës se edhe katolikët në Shqipëri janë të trashë dhe jo vetëm myslimanët e ortadoksit shqiptarë. (do zoti dhe ky shkrim nuk nxit kend që të ndezin gjakmarrjen në pjesët myslimane e ortodokse të Shqipërisë…).

Me anë të gjaksave, të nxitësve, të soponsorizuesve, të doracëve, të vrasësve, duke e bërë jetesën të pasigurtë, duke i vrarë djemtë, duke e shkretuar jetën, po shuhet, shitet e po zhbëhet pjesa e ashtit të shqiptarëve, para syve tonë, para hundës tonë, dhe nga mosdashja e ndoshta edhe nga dashja e ndokujt, po ngulmohet të shitet e shuhet pjesa e krenarisë së kombit, rrënjët dhe ashti i tij. Duke ditur gjakndezësit se pa Malsi nuk ka Shqipëri....





3.Kush paguhet për të sharë Udhën e Shqiptarëve



Dikush paguhet, sponsorizohet, dikush paguan, sponsorizon për të sharë e mallkuar udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës, rrugën e jetës time, rrugën e jetës tonë, urën që lidh kombin e ndarë, rrugën Durrës - Kukës - Morinë. Dikush paguan majmshëm, rëndshëm që ajo rrugë të mallkohet, të pengohet, të mos ndërtohet, të shëmtohet. Ose së paku, në fund të fundit fare ajo rrugë të mbulohet e baltohet me korrupsion shtetëror të qeverisë së djathtë. Kori i korbave është i ngritur dhe krrokrret ditë e natë kundër rrugës. Drejtues të së majtës, zëdhënësa të saj, media të zellshme që s’dallojnë dot kush është kryesore e kush jo, me zëra anonimë (për fat asnjë gazetar serioz shqiptar me emër nuk e ka sharë rrugën), krrokrrasin kobshëm kundër rrugës së shqiptarëve. Pa mundur të na bindin se dëmi është më i madh se dobia e kësaj rruge.
Kush paguan? Kush paguhet? A thua kalecët e lehësit që lehin orë e çast kundër rrugës janë vertetë ato që i marrin paratë e sponsorizimeve, apo ato thjeshtë marrin kacidhet se janë mësuar të marrin kacidhe, para kusuri, dhe janë të tjerë njerëz - korba që rrinë në hije e flasin rrallë kundër rrugës, ato që kanë marrë shumat e panumëruara të parave që të shahet e mosndërtohet rruga e shqiptarëve.
Ajo po ndërtohet. Pra nuk bënë punë paratë tek qeverisja aktuale e shqiptareve për mosfillimin e ndërtimit të saj. Dikush duhet ta pengojë, shajë e mallkojë ndërtimin e saj, autorin e saj, ndërtuesin e saj. Anise autori është Sali Berisha dhe ndërtuesi është Amerika. Përfituesi është Kombi shqiptar dhe Europa dhe janë në përputhje të plotë mes tyre dhe në kundërshti të plotë me kundërshtarët e armiqtë e ndërtimit të saj. Kush e la Shqiperinë pa rrugë? Kush nuk e deshi Shqipërinë më rrugë të brendshme. Kush nuk e deshi rrugën e jetës tonë, rrugën e Kosovës, udhën apo arterien kryesore të shqiptarëve. Kush i hëngri paratë që janë sponsorizuar lumë për vite e vite me radhë për mosndërtimin e rrugëve në Shqipëri, për mos ndërtimin e rrugës së Kosovës, kush? Pse nuk e duan udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës të majtët shqiptarë?
Po ta donin do ta përshëndesnin e do ta vizitonin njëherë atë rrugë. Nuk kanë hallin e vjedhjeve të supozuara në atë rrugë. Por kanë hallin që ajo rrugë të mos bëhet. Se mund të jenë paguar që të mos bëhet ajo rrugë. Opozita socialisto-komuniste e vendit është kundër ndërtimit të rrugës së bashkimit me Kosovën, kundër udhës së shqiptarëve, kundër rrugës së jetës tonë, kundër urës që lidh kombin. Jo se rruga po kushton shtrenjtë, sipas tyre, sepse në fakt nuk po kushton shtrenjtë po të krahasohet me simotrat e saj në rajon e më tej, pasi aty nuk po ndërtohet një rrugë e zakonshme por autostrada e parë e vendit, aty po zhduken male, kodra, lugina, aty po transformohet relievi, aty po ndryshon gjithçka, aty po ndodh e pabesueshmja, aty po shembet mali, po rishembet sepse ka rreshqitë sërish e sërish. Opozita është kundër sepse nuk e don Kosovën. Nuk e don dhe pikë. Nuk don që shqiptarët e Kosovës të jenë prezent në Shqipëri. Që uikendin ta bëjnë në Shqipëri. Që të vijnë qindra mijëra prej tyre çdo fund jave në Shqipëri. Pasi ato janë ende të sëmurë të vijnë në Shqipëri. Të harxhojnë euro në Shqipëri. Të vijnë në det edhe në dimër e jo veç në verë.
Opozita shqiptare nuk do që të bëhet kjo rrugë edhe sepse në jetë të jetëve kjo rrugë do të ketë autor Sali Berishën. Do të mbajë emrin e Sali Berishës. Po të sillej ndryshe opozita socialkomuniste do të ndodhte që së paku njëherë drejtuesi i saj i radhës të shkonte ta vizitonte rrugën. Ti falenderonte ato mijëra punëtorë që punojnë 24 orë aty. Të falenderonte amerikanët dhe turqit që po e ndërtojnë atë rrugë. Dhe të vazhdonte të kërkonte llogari pastaj tek qeveria e të padiste qeverinë në organet e drejtësisië. Të artikulonte qartë se ne e duam rrugën, i duam amerikanët e turqit që po e ndertojnë koridorin e shqiptarëve, por jemi kundër abuzimeve të mundëshme, abuzime të cilat duhet t’i çertifikojë vetëm drejtësia por jo në konferencat e shtypit të morrave e mjaullitësve të opozitës apo në foltoren e parlamentit shqiptar. Të shkonin deputetët socialistë tek rruga, të mrekulloheshin, të njerzoheshin, të mos demonstronin urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, mosdashuri dhe përbuzje ndaj tyre, frikë pafund ndaj tyre, frikë prej antikomunizmit natyral të shqiptarëve të Kosovës, frikë ndaj mospranimit prej shqiptarëve të Kosovës të së majtës sllavo-ruse të Shqipërisë.
Por ato nuk e duan koridorin që bashkon shqiptarët. Sepse tremben. Dridhen. I tmerron Kosova, patriotizmi real e historik i saj. Dashuria e saj e pandreqshme ndaj Shqipërisë, që, gabimisht sot e gjithë ditën, e qujnë shteti amë, duke e e vetpërbuzur Kosovën, duke harruar se atë e kanë ëmë e atë, se aty janë që para diellit e para dreqit, që vend amë e kanë Kosovën po aq sa edhe Shqipërinë. Por e kanë nga dashuria pa kushte ndaj Shqipëqrisë duke mos menduar se bëjne gabim të rëndë dhe kënaqin tezën historike serbe. Të majtët shqiptarë, të mësuar historikisht të qeverisin një vend të izoluar, që të mos ketë mundësi të jetë i hapur, të behet i dijshëm, të mos kenë mundësi njerzit të shohin e të shihen prej të tjerëve, i kapin dridhmat po të hapet vendi, po të bëhet i lirë vendi, po të qarkullohet vendi. Të majtët kanë qenë historikisht kundër ndërtimit të rrugëve në vend. Sepse kështu kanë mundësuar mbajtjen e vendit si burg dhe mbajtjen e njerzve në burg të madh. Është e thjeshtë të vertetosh çfarë po them. Po të donte diktatori Enver Hoxha sot Shqipëria do të ishte si shumë vende të tjera të rajonit që kanë rrugë model, që nuk kanë lënë rajone të vendeve të tyre pa rrugë moderne. Edhe Titoja që nuk ishte shqiptar ia bëri rrugët Kosovës edhe pse ajo ishte shqiptare. Por diktatori Hoxha nuk donte të kishte rrugë Shqipëria sepse pastaj njerzit do të qarkullonin dhe do të ishin më të lirë. Ai donte t’i mbante në burg. Siç i mbajti për gjysmë shekulli. Por po të donte ai i kishte të gjitha mundësitë të shfrytëzonte skllaverisht shqiptarët siç ka bërë për gjëra të tjera dhe sot do të ishin të bëra të gjitha rrugët e vendit.
Të majtët shqiptarë edhe në vitet e sistemit demokratik nuk i bënë rrugët e vendit. Sepse nuk donin qarkullimin e shqiptarëve. Nuk donin që shqiptarët të njihnin Shqipërinë e aq më pak donin të njihnin vende e shtete të tjera. Ndaj sot nxënësit shqiptarë dinë të flasin për shkretëtirat afrikane e për plot imtësira të botës së largët dhe nuk dinë të flasin për Shqipërinë. Nuk din një nxënës gjirokastrit të flasë për Shkodrën siç shkodrani s’di për Gjirokastrën. Pa le më të dijë prishtinasi për korçarët a vlonjatët e anasjalltas. Kjo nuk ka ndodhur pa qëllim dhe nuk ndodh pa qëllim. Prandaj të majtët janë kundër rrugëve. Kundër rrugëve brenda Shqipërisë dhe jo më të jenë pro rrugës që bashkon kombin, që çliron Kosovën që e bën Shqiperinë urë për Europën. Po të shkonin përfaqësuesit socialistë të Shqipërisë të vizitonin rrugën do t’ia hiqnin vetës akuzën që u bëjne gjithë shqiptarët se të majtët janë kundër Kosovës shqiptare. Por ato nuk denjuan ta vizitonin rrugën. Dënjuan të shanin pafundësisht, ta urrenin pafundësiht, ta mallkonin pafundësisht, duke fshehur shkakun e vertetë të urrejtjes së tyre, duke e maskuar këtë shkak dhe duke u paraqitur para shqiptarëve sikur po ju dhemb se po abuzohet në atë rrugë.
Ajo rrugë për shqiptarët, për kombin, nuk ka çmim. Nuk ka çmim. Nuk kërkohet gjilpëra në kashtë kur bëhet fjalë për mrekullitë e njerzimit. Por një çmim i madh është sponsorizuar për ta sharë rrugën, për ta kundërshtuar rrugën, për të mos u bërë kjo rrugë. Problemi është se kush ka paguar më shumë për të sponsorizuar luftën politike e mediatike që i bëhet ndërtimit të rrugës së jetës së shqiptarëve, rrugës së Kosovës. Kush ka dhënë para më shumë si sponsor. Këtë nuk e di saktësisht por e ndjej, e prek përditë, e dëgjoj përditë. Sepse shoh njerëz me moral të dyshimtë, që nuk dinë të kenë minimum atdhedashurie që shigjetojnë helm kundër rrugës së jetës tonë. Sa para kanë futur në xhepat e tyre, para nga ata që ju prishen interesat strategjike, ekonomike, politike nga ndërtimi i kësaj rruge. Sepse sharësit profesionistë të rrugës së jetës tonë si vajtoret profesioniste janë paguar majmshëm për të sharë. Janë paguar majmshëm për ta ndaluar e penguar ndërtimin e kësaj rruge. Janë gati të kamikazohen veç të ndalet ndërtimi i rrugës. Dhe po u ndal ndërtimi i saj do të thotë që u rrënua Sali Berisha, u rrënua Bekteli amerikan, u rrënua Amerika. Dhe fituan ato që janë paguar prej 15 vitesh të pengojnë ndërtimin e rrugëve në Shqipqri. Ka 15 vjet që individë shpirtshitur në struktura të ndryshme të shtetit janë paguar nga antishqiptarë që të pengojnë ndërtimin e rrugeve të Shqipërisë. Sali Berisha duket se e di se kush ka marrë para për të penguar ndërtimin e gjithë rrugëve dhe sidomos ndërtimin e rrugës së Kosovës. Ai si duket e din se kush i ka dhënë ato para, nga kanë dalë ato para. Dhe ndaj e ka shpallur bast ndertimin errugës së jetës tonë. Bast që duket se do ta fitojë sa i përket të paktën segmentit që po ndërtojnë amerikanët e turqit, pasi për segmentet e tjera, mund të minojnë punën dhe afatet sponsorizimet që janë dhënë për ta penguar e sharë ndërtimin e kësaj rruge. Kjo duket se edhe puna në segmentet e tjera nuk të jep optimizëm se do të përfundojë në afat.
Të majtët shqiptarë u vetëdekonspiruan se kanë marrë para për ta sharë rrugën, për ta penguar rrugën derisa ato nuk e vizituan kurrë atë që të ndaheshin qartë me deshirën për ta ndërtuar rrugën dhe pastaj me kërkimin e qiqrrave në hell. Të majtët shqiptarë kanë zgjedhur më mirë të marrin një grumbull me para dhe të shajnë, mallkojnë e ndalojnë ndërtimin e rugës së sa të duan atdheun dhe të ardhmen e jashtëzakonshme që i jep këtij atdheu ndërtimi i asaj rruge, të ardhmen e jashtëzakonshme që do të kenë portet e ujrat shqiptare, gjithë teritori shqiptar. Ato si internacionalistë të pandreqshëm duan më shumë vendet e tjera që ua pakëson potencialet ndërtimi i kësaj rruge se sa duan Shqipërinë që i shtohen potencialet dhe mundësitë. Të duash Shqipërinë më shumë se këdo vend tjetër, nuk do të thotë se po urren vend tjetër, por të duash Shqipërinë tënde më pak se ndonjë vend tjetër, mendoj se kësaj i thonë të urresh vendin tënd. Duke pëmbledhur shkurt pra gjithë historinë them me bindje se opozitarët shqiptarë vetëm kanë marrë shumë para ndaj e shajnë rrugën dhe duan ta ndërpresin ndërtimin e saj që të mbetet gërmadha më e madhe e botës që do ta shëmtojë Shqipërinë në jetë të jetëve. Ose janë antishqiptarë të pandreqshëm, antishqiptarë rrace që duan vetëm të keqen e shqiptarëve, izolimin e shqiptarëve se ndryshe nuk mendojnë dot se mund të qeverisin e të drejtojnë në këtë vend të vogël që e kanë kafshuar, e coptuar ndër shekuj e mijëvjecarë.

Se çfarë sjell ndërtimi i rrugëve, cfarë zhvillimi e ndryshimi sjell ndërtimi i tyre kemi shembuj sa për ta vlerësuar. Shihni se cfarë ka ndodhur në aksin Tiranë - Durrës ose Fushë Kruje - Tiranë, ose shihni se cfarë po ndodh në aksin Lushnje - Fier. Shihni anash rrugës se cfarë po ndodh, cfarë ndryshimi ditor po ndodh. Mos mendoni se gjithmonë shqiptarët do të budallallepsen të ndertojnë vetëm karburante në çdo 100 metra rrugë. (Tmerr të mendosh se vendi ka mbi 2000 karburante kur i duhen maksimalisht 300 të tillë). Jo, do të ndodhë ndryshe me kalimin e pak viteve. Shkoni e pyesni se si është rivlerësuar toka kudo ku kalojnë rrugët. Ka vende që hektarin mund ta bleje me dyqind dollarë. Por sot metrin katror aty ku kalojnë rrugët nuk e blen dot me dy apo treqind dollarë. Po rivlerësohet toka kudo ku kalojnë rrugët. Kush nuk e deshiron këtë fakt pozitiv përveç të majtëve shqiptarë, apo më saktë përveç drejtuesve të të majtës shqiptare që nuk duan të humbasin sponsorizimet që u bëjnë antishqiptarët për të penguar ndërtimin e rrugëve në këtë vend. Për pak para bëhen mercenarë të së ligës, të antishqiptarizmnit.
Por koha do të rrjedhë dhe rruga e shqiptarëve, rruga e jetës tonë duket se do të përfundojë nëse do të qeverisë Sali Berisha. Si do t’ia bëjnë kalorësit e së keqës, shpifësit dhe sharësit e rrugës, si do të shkojnë në Kosovë, nga do të shkojnë nga Kosovë. A do të munden të hyjnë nëpër atë rrugë të udhëtojnë. Sepse është mallkim i rëndë të shash rrugën. Mallkim i rëndë si mallkimi kur shan vijën e ujit. Mallkim i rëndë që i bëhet tokës shqiptare. Kam frikë se kur të udhëtojnë të pacipët nëpër atë rrugë, ka mundësi të hapet rruga, të hapet toka e ti përpijë brenda. Se kjo tokë nuk i duron gjatë. Shkuan para ca ditësh në Kosovë drejtuesit socialistë. Dhe drejtuesit e Kosovës, në situatë paqartësie e të paqetë, i pritën drejtuesit socialistë shqiptarë. Nuk u thanë në Kosovë se pse shani rrugën tonë, rrugën e jetës tonë. Se nuk është më ai i madhi, i papërsëritshmi Ibrahim Rugova që tallej me socialistët shqiptarë – antishqiptarë dhe në vend që tu përgjigjej për pyetjet që i bënin ai u fliste për manin pranë selisë, për frutat e manit, për rakinë e manit dhe i poshtëronte deri në palcë për antishqiptarizmën që demonstronin ndaj Kosovës. Nuk u thanë se ju që luftoni të na mbyllet dera duke mos përkrahur rrugën e Kosovës, vini e na vizitoni por nuk e meritoni pritjen tonë por meritoni të mos lejoheni të shkelni në Kosovë derisa doni vdekjen e saj. Shkuan në Prishtinë dhe duke dashur të thonë se e duan Kosovën i bënë thirrje të mos pranonte ndërkombëtarët, i bënë thirrje kundër thirrjes që i binin kosovës mbrojtësit amerikanë që ia dhuruan asaj lirinë, pavarësinë dhe paqen që kanë në Kosovë. U bënë dhe u deklaruan më priftërinj se Papa. Kishin marrë edhe Majkon me vete. Majkon që t’u kujtonte atje se historia e Kosovës ka edhe emrin Majko. Pikë e zezë. Dhe kishin shkuar me 28 nëntor në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, në ditën kur flamujt shqiptarë valviten në Kosovë dhe vetëm atje si askund në hapsirat shqiptare. Sepse ato ia dinë vlerën pavarësisë sepse u ka munguar gjatë edhe në ditët moderne në gjalljen tonë. Majkon me vete që tu kujtonte se ne jemi ata që nisëm rrugën Durrës - Prishtinë. Po, tre here deshën ta nisnin rrugën por nuk e nisën dot, sepse nuk ua prishinin dot qejfin fqinjëve e përtej fqinjëve që nuk e duan atë rrugë dhe nuk kishin tope për ta nisë e bërë atë rrugë. Po. Majko në këngë e bëri atë rrugë. Zhurmë u bë. Në Rrëshen tre herë u inagurua fillimi i punimeve me forcat tona gjeniere që kishin kamionë pa goma e traktorë pa goma e pa zingjirë e ushtarë me lopata të këputura. Por një gjë është tejet e sigurtë, për ata që e dinë se si funksionon shqiptari i Kosovës, si mendon dhe vepron ai. Edhe pse qeveritarët e ndryshëm të tyre, tejet të kompleksuar e të errur partiakisht, atje në sofrën e tyre mund të mos ia përplasnin në fytyrë urrejtjen drejtuesve socialistë të Shqipërisë, qytetari i Kosovës të saluton e respekton me një pordhë nëse del kundër rrugës së jetës së tyre, jetës së shqiptarëve, nëse del kundër të ardhmës së tij. Ata dinë të heshtin e të të përbuzin me heshtje sepse janë durimtarët më të mëdhenj të njerzimit, dinë të presin që zoti të hakmerret për ta, dinë të besatohen me kalorësit e mëdhenj të lirisë që natyrisht dhanë pëlqimin për ta bërë udhën e shqiptarëve dhe dërguan edhe Bektelin nga përtej oqeanit për ta bërë udhën e shqiptarëve.

Mjeda, Studim i plotë, në 8 vëllime

Po lexoj vëllimin që studion, hulumton, veçon, bashkon, përshkruan, vërteton, daton, polemizon, pohon veprimtarinë e jashtëzakonshme të Dom Ndreut për alfabetin e gjuhës shqipe, që në të vërtetë është një histori krejt e re për themelimin e alfabetit tonë.



Mjeda, studim i plote



Titulli: Mjeda, Studim i plotë, në 8 vëllime (kopertinë e trashë)
Origjinali: Mjeda, Vepra e plotë
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Mentor Quku
Shtëpia botuese: Ilar
Viti: 2005
Fq. 5855
Pesha: 7.61 kg
ISBN: 978-99956-07-98-2
Përmbajtja e librit
Mjeda 1 – Rinia (1866 -1888)
• Pjesa e parë: Origjina, mjedisi
• Pjesa e dytë: Familja
• Pjesa e tretë: Studimet e para në vendlindje
• Pjesa e katërt: Tre muaj aventurë franceze
• Pjesa e pestë: Tre vjet nën diellin spanjoll
• Pjesa e gjashtë: Tre vjet të tjera në Kroaci
• Pjesa e shtatë: Vaji I Bylbylit
• Pjesa e tetë: Në Itali 1886-1887
• Pjesa e nëntë: Viti I mbarë 1888
Mjeda 2 – Albanologu (1888 -1899)
• Pjesa e parë: Albanologu zëmadh
• Pjesa e dytë: Poezitë e Cremonës
• Pjesa e tretë: Mjeda i papranuar
• Pjesa e katërt: Dy ditë në Krakoë
• Pjesa e pestë: Karantinë e plotë në Gorizie
• Pjesa e gjashtë: Rikthim në Krakoë
• Pjesa e shtatë: Faza e dytë e letërkëmbimit mes dy albanologëve
• Pjesa e tetë: Në kërkim të veprës albanologjike të Mjedës
• Pjesa e nëntë: Drejt vendlindjes
Mjeda 3, libri i parë – Alfabeti (1899 -1912)
• Pjesa e parë: Tendencë
• Pjesa e dytë: Bashkimi - Agimi
• Pjesa e tretë: Viti i vështirë 1902
• Pjesa e katërt: Viti 1903 – Viti i ekuilibrave
• Pjesa e pestë: Tekstet e para shkollore të Mjedës me alfabetin e ri
• Pjesa e gjashtë: Mjeda afirmon alfabetin e tij të ri
• Pjesa e shtatë: Drejt Kongresit të Manastirit
• Pjesa e tetë: Një vështrim i ri mbi punimet e Kongresit të Manastirit
• Pjesa e nëntë: Drejt pavarësisë
Mjeda 3, libri i dytë – Liria (1899 -1912)
• Pjesa e parë: Kthimi
• Pjesa e dytë: Mjeda dhe liria
• Pjesa e tretë: Bashkonju
• Pjesa e katërt: Në nënshat
• Pjesa e pestë: Arrestimi nga turqit
• Pjesa e gjashtë: Në Dajç dhe në Grâsh
• Pjesa e shtatë: Era e Kuklit
• Pjesa e tetë: Epopeja kombëtare e Mjedës
• Pjesa e nëntë: Retrospektivë
Mjeda 4 – Identitet (1912 - 1925)
• Pjesa e parë: Retrospektivë
• Pjesa e dytë: Golgota shqiptare dhe Ndre Mjeda
• Pjesa e tretë: Ndre Mjeda dhe komisia letrare
• Pjesa e katërt: Juvenilia
• Pjesa e pestë: Andrra e jetës
• Pjesa e gjashtë: Deputeti
• Pjesa e shtatë: Ligjgatitësi
• Pjesa e tetë: Ora e maleve
• Pjesa e nëntë: Fundi i një kryengritësi
Mjeda 5 – Gjuhëtari (1925 -1937)
• Pjesa e parë: Poeti i internuar në Kukel
• Pjesa e dytë: Shoqëria letrare "Shën Jeronimi"
• Pjesa e tretë: Profesori i Shqipërisë
• Pjesa e katërt: Revista "Leka"
• Pjesa e pestë: Gjuhëtari
• Pjesa e gjashtë: Letërkëmbimi
• Pjesa e shtatë: Si u shua poeti?
• Pjesa e tetë: Dy vite polemikë rreth Mjedës
• Pjesa e nëntë: Përjetësia
Mjeda 6, libri i parë – Bibliografia (mbi atë)
• Pjesa e parë: Veprat e Mjedës botuar deri në vitin 1937
• Pjesa e dytw: Veprat e Mjedës botuar mbas vdekjes (1937 – 2012)
• Çmime, vlerësime
Mjeda 6, libri i dytë – Bibliografia (mbi atë)
• Pjesa e parë: Të tjerët mbi Mjedën
• Pjesa e dytë: Mentor Quku për Mjedën
Mjeda 7 – Bashkëkohësit
• Pjesa e parë: Bashkëkohësit për Mjedën
• Pjesa e dytë: Intervista
• Pjesa e tretë: Portrete
• Pjesa e katërt: Kujtime
• Pjesa e pestë: Njoftime
Mjeda 8 – Album
• Firmat e Mjedës gjatë viteve 1887-1898
• Firmat e Ndre Mjedës famullitar 1900-1911
• Firmat e Mjedës, deputet, professor, 1921-1937
• Nëna e Ndre Mjedës, Shkodër, 1903
• Familja Logoreci, Shkodër, 1903
• Emzot Lazër Mjeda (1869-1935)
• Lulishtja Popullore
• Pamje e përgjithshme e Shkodrës
• Jerevia e Milena Krroqi, ku Mjeda kaloi fëmijërinë
• Rruga Krroqej, ku Mjeda kaloi fëmijërinë
• Kolegji Papnor, Shkodër
• Liceu Saverian, Shkodër
• Seminari në Soresina, Itali
Komente mbi veprën
"Jam me mbresat e pashlyeshme të leximit të kësaj vepre dhe në këtë ndërmarrje të madhe jetësore, të pashembullt, së paku në letërsinë tonë të shkruar, ju uroj shëndet e forcë për ta përfunduar sa më shpejt e me dinjitet shkencor. Për mua që kam ndjekur mirë shkrimet tuaja, pothuaj nga ato të parat e deri më sot në korpuse të plota, për Ndre Mjedën, ka qenë trimëri e guxim burrëror i juaji për t'i hyrë teologjisë, filozofisë, fesë kristiane, letërsisë, analizës së tekstit, metrikës, figuracionit letrar, gjuhës, etimologjisë, epistolarit, organizimit të jetës së një prej urdhrave më të vështirë dhe enigmatikë (e pse jo edhe më të përfolur gjatë shekujve), Shoqërisë Jezu, dishepujt e së cilës njohën, përzgjodhën, rritën, kulturuan dhe edukuan fenomenin Mjeda!"
Tefe Topalli
"Mentor Quku, i cili ka vite që studion Mjedën, deri tash ka botuar katër vëllime për Mjedën që Akademia e Shkencave të Shqipërisë apo Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë nuk i ka pa as në andërr. Po lexoj vëllimin që studion, hulumton, veçon, bashkon, përshkruan, vërteton, daton, polemizon, pohon veprimtarinë e jashtëzakonshme të Dom Ndreut për alfabetin e gjuhës shqipe, që në të vërtetë është një histori krejt e re për themelimin e alfabetit tonë. Drejt me thanë, ndonëse Mjeda është në qendër të vëmendjes, ky libër i kushtohet po aq gjithë veprimtarisë, peripecive dhe përpjekjeve titanike të atdhetarëve shqiptarë për alfabetin që kulmon me Kongresin e Manastirit. Gjithçka është në një vështrim të ri, mbi të gjitha mbi të vërteta të reja. Vepra e tij është madhore, madje universale, sa letrare aq edhe historike, sa arkivore aq edhe shkencore, sa "e vjetër" po aq edhe një risi."
Besnik Dizdari
"Mentor Quku ka kapërcyer mbi një metodikë standarde në zbërthimin e një figure historike, që zakonisht kufizohet me shprehjen stereotipe: "Jeta dhe veprimtaria e x, y, z...". Në punimin e tij gjigant ka ndarë jetën me veprimtarinë, e këto të dyja i ka ndarë po ashtu në të tjera kategori, duke i kushtuar jo pak secilës prej tyre, por edhe një vëllim të tërë, siç është rasti i alfabetit, apo siç do të jetë rasti i vëllimeve të pritshme që do të dalin dy vitet e ardhshme: Atdheu, politikani dhe pleqëria. Tetë do të jenë gjithsej vëllimet për figurën e Mjedës, çka shënon edhe një rekord në lëmin e studimeve në letrat shqipe, si nga volumi ashtu edhe nga përmbajtja."
Ermir Hoxha
Mbi autorin
Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. U arsimua në Shkollën Pedagogjike "Shejnaze Juka" në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).
Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), në shkollën e mesme "Xheladin Fishta" në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para "Shkodran në shekuj". Është drejtor i revistës "Kumtari" dhe i gjashtë vëllimeve "Seminari Ndërkombëtar, "Shkodran në shekuj".
Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.

"Fëmija i pestë ka intensitetin e tmerrit... E lexon dhe dridhesh."

Femija i peste, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian..

Femija i peste, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
Në fillim, gjithçka ishte idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si dhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzania e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq.
I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pakontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harietës.
Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballuar me një nënkontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.

"Fëmija i pestë ka intensitetin e tmerrit... E lexon dhe dridhesh."

Independent

"Doris Lessing mund të marrë çfarëdo gjinie – në këtë rast, si një ngjarje horror – e rivendos atë në mënyrë brilante. fëmija i pestë është dramatik dhe i paharrueshëm, duke u luajtur si të qe një prej frikave më të hershme."

Guardian

"Fuqia e Doriss Lessing për të robëruar dhe bindur është e dukshme qysh në krye... fëmija i pestë është një libër që të çon rrëqethje në shpinë, por dhe diçka që nuk mund ta lësh pa e çuar deri në fund."
Sunday Times.


http://www.shtepiaelibrit.com/blog/wp-content/uploads/2011/03/Femija-i-peste-fragment-Doris-Lessing.pdf

http://www.shtepiaelibrit.com/blog/wp-content/uploads/2011/03/Vera-para-erresires-fragment-Doris-Lessing.pdf

Visar Zhiti merr Çmimin e Madh të Letërsisë për vitin 2011



                                        Aldo Bumçi


Shkrimtari Visar Zhiti është nderuar dje, me Çmimin e Madh të Letërsisë për vitin 2011. Ky çmimi i është dhënë zotit Zhiti nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2011. Zhiti është vlerësuar për prurjet në nivel të lartë artistik e estetik, që ka përcjellë në Letërsinë bashkëkohore shqipe, nëpërmjet korpusit letrar të veprës së krijuar prej tij. Kreu i MTKRS, Bumçi, duke dhënë çmimin e karrierës është shprehur se në të vërtetë ky është çmimi i jetës që i jepet një kalorësi të fjalës së lirë si Visar Zhiti. Sipas ministrit Bumçi, shkrimtari Visar Zhiti sjell kontribut me vlera të qenësishme në Letërsinë Shqipe.




                            Visar Zhiti 

Më tej, gjatë një mbrëmjeje mbresëlënëse letraro-artistike, ka vijuar ndarja e çmimeve të tjera për personalitete të shquara të Letërësisë sonë kombëtare.



                                Amik Kasoruho

Juria e Çmimeve kombëtare të Letërsisë, e përbërë nga: Amik Kasoruho kryetar dhe anëtarët Sali Bashota, Eqerem Basha, Ali Aliu, Arjan Leka, Mimoza Hysa dhe Gentian Çoçoli, evidentoi vërtetë bartësit e vlerave më të mëdha të letërsisë sonë. Siç u shpreh kreu i kësaj jurie prestigjioze, shkrimtari i shquar Amik Kasuroho, "në këtë eveniment gëzohen jo vetëm ata që marrin çmimet, por ndjen kënaqësi të veçantë edhe ai që i jep ato". Pasi evidenton punën dhe përkushtimin e anëtarëve të jurisë, Kasoruho tha se, me votim të fshehtë janë shpallur fitues të çmimeve kombëtare të Letërsisë 2011 ata që sollën prurje dhe vlera të reja të Letërsisë Shqipe.


                  Eqerem Basha
Çast vërtetë emocionant ishte marrja e çmimit "Petro Marko" për vitin 2011 nga shkrimtari Zija Çela për romanin "Apokalipsi sipas Shën Tiranës", i vlerësuar për kodet e ligjërimit dhe risitë e përcjella nëpërmjet një forme autentike të narracionit, duke pasuruar me vlera të qenësishme prozën romanore shqipe. Duke aluduar për ndarjen e këtyre çmimeve në prag të thashemenajës së madhe për Apokalipsin e ditës së sotme, Zija Çela tha se, "Apokalipsi sipas Shën Tiranës" është ai i dhimbjes njerëzore. Në këtë ceremoni mes miqsh, shkrimtarë dhe artistë, ai apeloi që të kujtohemi më shumë për modelet e gjalla, siç konsideroi ai kritikun e mirënjohur Ali Aliu.


                            Zija Çela
Në këtë panteon vlerash, një vend të veçantë zë Çmimi "Faik Konica" 2011 që iu dha studiuesit Shaban Sinani, për veprën studimore "Camaj i paskajuar", për trajtimin në nivel të lartë shkencor dhe origjinalitetin e mendimit kritik mbi veprën letrare të Martin Camajt, për rolin që ajo ka luajtur në rrjedhat e Letërsisë Shqipe. Duke dhënë këtë çmim Prof. Dr. Ardian Marashi, drejtor i QSA tha se, Shaban Sinani, përveçse me Camajn e madh, Kadarenë e Dritëro Agollin është bashkudhëtar dhe i lidhur ngushtësisht me kodikët e Shqipërisë dhe me Historinë e hebrenjve.

                                   Shaban Sinani
Më tej, çmimi prestigjioz "Migjeni" iu dha shkrimtarit debutues Plator Ulqinaku për vëllimin poetik "Libri i qëndresës", duke e vlerësuar për një hap të parë të pjekur dhe premtues në poezinë shqipe. Anëtari i Jurisë, Arian Leka tha se, ky poet sjell modele të reja dhe nivel të spikatur letrar.

                             Moikom Zeqo
Për kontribute e modele të tilla u vlerësuan Moikom Zeqo me Çmimin "Mitrush Kuteli" për vëllimin me tregime "Klepsidra", për prurje origjinale në vijimësi në artin e tregimtarisë si dhe një stil unik letrar; poetit Rudian Zekthi me Çmimin "Lasgush Poradeci" për vëllimin me poezi "Panair", nëpërmjet të cilit autori spikat në thurrjen e monologut poetik që tirret përmes imazheve e formave meditative, duke përcjellë vlera dhe risi origjinale në poetikën shqiptare, si dhe shkrimtari Ruzhdi Gole me Çmimin "At Donat Kurti" për librin "Kureshtja për t'u rritur", duke e vlerësuar veprën e tij si një hop emancipues të zhanrit të Letërsisë sonë për fëmijë dhe të rinj.


                                    Mira Meksi


Çmimi "Gjergj Fishta" 2011 iu dha shkrimtares Mira Meksi, për librin eseistik "Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura", për këndvështrimin origjinal të trajtimit dhe përcjelljen e një mendimi analitik e sistematik mbi protagonistë e dukuri të pazakonta të shfaqura në botën e letrave.



 Ndërsa, përkthyesit Bashkim Shehu e Edlira Hoxholli u nderuan me Çmimin "Fan Noli" për përkthimin mjeshtëror të veprës "Nokturnet e Kilit" të shkrimtarit të shquar Roberto Bolanjo, duke shënuar prurje me vlera të spikatura në traditën e përkthimit të autorëve të rëndësishëm nga letërsia e huaj, në Gjuhën Shqipe.

                           Aleksandër Zoto

Juria e ngritur nga MTKRS vlerësoi gjithashtu me Çmimin "Jusuf Vrioni" përkthyesin e njohur Aleksandër Zoto, për kontributin e gjithanshëm e të shumë çmuar të përkthimit dhe promovimit e dhjetëra shkrimtarëve dhe veprave të Letërsisë shqipe në gjuhën dhe kulturën franceze.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2011 që u organizua mbrëmë në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë u shndrrua kështu në një manifestim të gjerë kulturor me pjesëmarrjen e qindra shkrimtarëve më të shquar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, nga hapësira mbarëshqiptare.

Promovimi i një libri të veçantë

Mendime për librin “Prekazi,brezni trimash” të regjisorit kosovar Dibran Fylli


Një promovim i veçantë u bë në Tiranë në Ministrinë e kulturës , ditën që kalendari shënonte tre shifra “12”, pra 12. 12.2012. Promovohej libri i regjisorit prishtinas Dibran Fylli, i titulluar “Prekazi, brezni trimash” kushtuar tokës së trimave , Drenicës dhe trimave që ajo mbarti ndër shekuj për të ardhur tek Adem Jashari i papërsëritshëm.
Libri i vogël me një përmbajtje të madhe, ndërtohet me okielon madhore “Ai është gjallë” që i dedikohet trimit të Kosovës , Adem Jashari. E faqet e librit ,me paraqitjen në formën e pergamenave japin kontekstin e pavdekshmërisë e të lirisë së shqiptarëve, ashtu si pergamenat që kanë ekzistuar dhe dalin ne dritë mbas kohe robërie dhe emetojnë të vërtetat e pamohueshme të historisë.


Dibran Fylli


Libri i autorit Dibran Fylli është i veçantë jo se është një bestseller, as dhe një grumbullim “skupesh “ gazetareskë. E veçanta e këtij libri është thjeshtësia e paraqitjes për mbarë lexuesit e një kronologjie të trimërisë kosovare, kronologji e shkruar me autoritetin e një shkrimtari dhe historiani te mirfilltë siç na e ka përgatitur me kujdes regjisori Dibran Fylli.
Si askundi tjetër në librin e Dibranit gjejmë jetën e dokumentuar të Drenicës si flamurtare të lirisë, kullat e lashta dhe heroike të saj e ku gjendet Prekazi martir, vendi i qëndresës së paparë Kosovare. E përsëri brenda Prekazit vinë heronjtë Tahir Meta, Jasharajt e tempullit të lirisë që autori Dibran Fylli i jep njeri pas tjetrit si Shaban Jashari,Osman Geci, Hamëz Jashari, Adem Jashari.
Kullat këto bashkë luftëtare të heronjve të Prekazit, i gjejmë në këtë libër të gjalla, obelisqe në teatrin e luftimeve të pabarabarta me okupatorin e vazhdueshëm. Kullat luftarake gjallojnë sot në Kompleksin Memorial të Prekazit, e dhe pak metra me tej ngadhënjen dhe kulla e Tahir Mehës.
Ja si e jep Dibran Fylli portretin e Drenicës në hapjen e librit “Prekazi, brezni trimash”:
“Kjo trevë kreshnikësh në antikë njihej me emrin Klapotnik. Kur përmendet ky emër, nuk mund të mos kujtohet historia e lavdishme kombëtare dhe emri Drenicë. Kjo trevë gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet tmerr për armikun. Eshtë fole trimash që u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarë shqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.”




E autori përmend heronjtë e kësaj treve që nga Millesh Nikollë Kopiliçi, e tek Ahmet Delia, Azem Bejta, Shaban Palluzha, Tahir Meha e deri te Azem Galica i cili shoqërohet në libër me betimin e tij të famshëm.
E veçanta tjetër e librit ”Prekazi,brezni trimash” qëndron në faktin se autori ka qenë vetë luftëtar aktiv i UÇK-së dhe njëkohësisht dhe një dëshmitar jo vetëm vizual për atë kohë , por sot ai ka në arshivën e tij mbi 200 fotografi dhe mbi qindra minuta xhirime të popullatës civile gjatë kohës së luftës për çlirimin e Kosovës. Eshtë kjo veçanti që këtë libër të regjisorit Dibran Fylli ta shikosh në disa pamje kaleidosopike. Prania e fotografive të shumta dhe tekstet lakonikë, të shkruara me modesti bëjnë që libri të jetë një hymn për kompozitorin, një etyd me bojëra vaji për piktorin dhe një sinops romani për shkrimtarin.
Edhe historianët ,ndoshta do ta kenë më lehtë e po aq më lehtë do ta kenë dhe analistët e përditshëm të mediave televizive dhe të shkruara kur duhet folur e shkruar për vendin që veç trima për atdheun ka nxjerrë.
Në librin e tij “Konceptualiteti i lirisë” shkrimtari Moikom Zeqo duke folur për luftën për çlirimin e Kosovës shkruan:
“Instrumenti i rezistencës së armatosur të UÇK-së, me një kontribut të mrekullueshëm dhe të paharruar, që ringjalli një moral të ri, të pashembullt dhe të ndërhyrjes së NATO-s (edhe kjo një nga “unicum-et” më të çuditshme të historisë moderne të Evropës) do të plotësonte instrumentin e gandizmit, duke bërë kështu një të tërë krejt të domosdoshme, që përbën sekretin e suksesit të madh.”



Lufta e popullit kosovar dhe trimëritë e spikatura të Prekazit, Drenicës dhe shumë vendeve të tjera në tokën kosovare duhet pasqyruar vazhdimisht sepse jo vetëm nuk duhet harruar por duhet kombinuar me aktiven e ditëve të sotme. E duke qenë se politika është një domosdoshmëri në kohët tona, pikërisht ajo historia e luftëtarëve duhet të jetë e fiksuar në celuloidin e trurit të çdo njërit.
Sipas studjueses gjermane Hanah Arend , politika është sferë e lirisë, në të cilin liria është realitet i gjallë, jo abstarksion. Kështu kuptojmë se liria e njeriut, mund të realizohet në jetën publike , përkatësisht në politikë , duke u bërë kështu politika e vetme qenie e autencitetit të lirisë njerëzore.
Janë këto motive që hapen tek lexon librin “Prekazi, brezni trimash” , tek kupton se kemi të bëjmë me një doracak të lirisë e se ideja e përdorimit të lirisë që trimat dhuruan , duhet kuptuar shumë më mirë.
Në librin Dibran Fyllit gjejmë këtë pasazh sinjifikativ:
“…Evropa ndau tokat shqiptare. Populli shqiptar u detyrua që të vazhdojë organizimin e rezistencës së armatosur dhe të dalë në mbrojtje të tokave të veta. Nga ana tjetër , pushtuesit barbarë sllavë, të yshtur nga pasionet e tyre të ulëta ekspansioniste , kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike të Kosovës. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb , që më vonë të sillnin kolonë serbë dhe malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme, deri në fund të shekullit XX!”
Këto dhe shumë pjesë të tjera që trajtojnë me dokumenta të gjitha burimet e trimërisë drenicare ku Prekazi është maja e heroizmit, që përjetësohet me Kompleksin memorial “Adem Jashari” e ku sipas librit që po diskutojmë është vizituar nga 9 milion njerëz për një periudhë 13 vjeçare nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitorë të huaj nga rajoni dhe bota.
E pasi flet për këtë Kompleks ku i falemi lirisë, autori Dibran Fylli na jep dhe çmimin e lirisë, një statistikë të domosdoshme ,shifrat e së cilës flasin më shumë se çdo koment:
“Lufta e fundit në Kosovë solli vrasjen e mbi 13000 civilëve, djegjen e rreth 1000 vendbanimeve, shkatrimin e tërësishëm të mbi 104000 shtëpive dhe të mbi 214000 të tjerave të shkatërruara e të plaçkitura, mbi 2000 dëshmorë të UÇK-së , dëbimi me dhunë i rreth 1000000 qytetarëve nga shtëpitë e tyre si dhe humbje të tjera të ekonomive familjare e kombëtare…”
Si asnjëherë tjetër, ky libër që flet për fitimin e lirisë kosovare përveç se është botuar në gjuhën shqipe ,gjithashtu është botuar në gjuhët angleze, gjermane, turke, italiane, franceze dhe kroate. Eshtë një veprim i zgjuar dhe i domosdoshëm për njohjen e Prekazit, trimave të saj,luftës së popullit kosovar dhe lirisë së tij të merituar.
Libri i regjisorit Dibran Fylli bëhet kështu pjesë e Kompleksit “Adem Jashari”, një shoqërues i urtë për të treguar thjeshtë ato që kanë ndodhur ,njerëzit që jetuan dhe luftuan, dëshmorët e lirisë ,kullat që armiqtë i rrënuan, por që trimat i ringritën si feniksa të shumtë në tokat e Drenicës.
Një libër i vogël, por me vlera të mëdha !
Fatmir Minguli

SHPËTONI “REPUBLIKËN” E KOSOVËS



Deklaratë Publike


Nga Bordi Drejtorëve i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane






The Albanian American Civic League www.aacl.us


Hyrje



Trembëdhjetë vjet pasi fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë përfundoi fushatën e gjenocidit të Sllobodan Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, dhe katër vjet pas “pavarësisë së mbikëqyrur” që filloi në vitin 2008, ne ndihemi të detyruar që publikisht të adresojmë përkeqësimin e situatës politike dhe ekonomike në Kosovë. Të gjithë faktorët janë të përgjegjshëm: komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të gjejë një zgjidhje politike të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj konfliktit shqiptaro-serb. Udhëheqësia kosovare ka dështuar të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e Republikës. Dhe elita serbe nëpërmjet fushatës lobuese multimilionëshe dhe mbështetjes së strukturave paralele në Kosovën veriore ka qenë e suksesshme në përpjekjet e tyre për ta destabilizuar Kosovën dhe një pjesë të madhe të rajonit. Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga perëndimi, Beogradi ka arritur ta kontrollojë Kosovën veriore që nga viti 1999. Në ndërkohë, Serbia kurrë nuk është vënë para drejtësisë për okupimin dhjetë vjecar të Kosovës, të pasuar nga krimet e luftës dhe shkatërrimi në Kosovë.
Fokusi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në vitin 2012 – tani në një shtytje përfundimtare për të zgjidhur konfliktin mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për të dal nga rajoni – është në pjesën veriore të Kosovës, ku qëllimi i përsëritur shpesh i Beogradit për ta bërë de juro ndarjen de facto të kësaj ane me shumicë serbe po i afrohet suksesit gjithnjë e më shumë. Beogradi ka qenë i suksesshëm në bindjen e shumicës së komunitetit ndërkombëtar se minoriteti serb në veri është në rrezik. Në realitet, konflikti në veri gjithmonë ka qenë për qëllimet ekspansioniste të Serbisë. Qysh kur trupat e Miloshevicit pushtuan Kosovën në vitin 1998, qëllimi i fundit i Serbisë ka qenë gjithmonë ndarja e veriut, njësoj si në Bosnje, ku Serbia ishte në gjendje të krijojë enklavën etnike serbe të quajtur Republika Srpska.
Presioni i pasluftës mbi Kosovën dhe pranimi i tij nga politikanët kosovarë
Udhëheqësisë politike në Kosovë i është bërë presion që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 për të kënaqur perëndimin në mënyrë që të përmbushen kërkesat e Serbisë. Fatkeqësisht, elita politike kosovare bëri pak për ti rezistuar kërkesave që iu bënë asaj për shkak të një besimi përtacor se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do ti përfaqësojnë interesat e Kosovës. Në mënyre që të fitonte “pavarësinë e mbikqyrur” në një vend me 92 perqind shqiptarë dhe 5 perqind serbë, Kosova pranoi kompromise nëpërmjet “Planit të Ahtisaarit” dhe masave të tjera, duke përfshirë:
Ndërrimin e emrit shqiptar të “Republic of Kosova” në atë serb “Kosovo”
Heqjen e flamurit shqiptar dhe pranimin e një flamuri dhe himni nacional për Kosovën që janë pa kuptim kulturor dhe historik
Dhënien serbëve të Kosovës më shumë të drejta se çdo minoritet etnik në Evropë, duke përfshirë shtetësi të dyfishtë, krijimin e lidhjeve direkte mes komunave serbe në Kosovë dhe Beogradit, marrjen njëkohësisht të fondeve të pataksueshme nga Serbia si dhe atyre nga qeveria Kosovës, dhe marrjen e 10 vendeve të rezervuara për Serbët nga 120 vende në parlamentin e Kosovës përveç atyre vendeve ata mund ti fitojnë përmes zgjedhjeve
Dhënien e “statusit extraterritorial” dhe të pataksuar monastireve dhe kishave ortodokse serbe, edhe pse shumë prej tyre ishin së pari pjesë e kulturës shqiptare dhe mbroheshin prej shqiptarëve
Problemet e brendshme politike dhe ekonomike të Kosovës

Mungesa a një qeverie të fortë demokratike, rritja e korrupsionit, sundimi i pamjaftueshem i ligjit dhe shtypit të lirë, papunësia e lartë bashkë me zhvilimin e vogël ekonomik, dhe institucionet e edukimit me cilësi nën standardet ndërkombëtare, e kanë bërë të vështirë për vendin që ti mbrojë interesat e saj në skenën ndërkombëtare. Shumë prej këtyre janë rezultat i Kosovës nën protektoratin nëntë vjecar dhe kater vite pa pavarësi të vërtetë – duke e lënë atë në limbo në fushën ekonomike, politike, dhe sociale, dhe të pambrojtur ndaj ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Mirëpo, pjesë e fajit duhet të bie mbi udhëheqjen dhe publikun shqiptar për arsyet në vijim:
Egziston një indiferencë dhe pavullnetshmëri nga ana e shumë kosovarëve të aftë e të edukuar që të bëhen pjesemarrës aktiv në procesin demokratik
Egziston pothuajse një përkulje totale e publikut dhe klasës politike ndaj vullnetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe përfaqësuesve të tjerë perëndimorë në Prishtinë. (Nuk duhet të ketë iluzion se Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera perëndimore do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet e shqiptarëve kosovarë). Gjithashtu, besimi se Shtetet e Bashkuara do të përkujdesen për Kosovën shpesh përdoret si një shfajësim nga politikanët dhe profesionistët shqiptarë që të mos punojnë për ti zgjidhur problemet e Kosovës, dhe kjo duhet të ndalet.
Egziston një mungesë gjithnjë në rritje e interesit për të zgjidhur kauzën kombëtare shqiptare në Kosovë dhe si rrjedhojë një mungesë empatie ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, dhe Çamëri.
Ne besojmë se politikanët që nuk janë duke ruajtur dhe mbrojtur interesat e shumicës duhet të largohen përmes votave, dhe që kosovarët duhet të rimarrin aftësinë për të zhvilluar shtetin në barazi me homologët e tyre në pjesët tjera të botës që duan të sigurohen se pergjegjësia dhe transparenca janë baza e jetës së tyre civile.

Pika kthesë: bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të sponsorizuara nga BE-ja

Bisedimet Prishtinë-Beograd që filluan nën sponsorizimin e Bashkimit Evropian në Mars të vitit 2011 ishin me qëllim “teknike,” por diskutimet mbi statusin final (qëllimi kryesor i Serbisë) janë tani prioritet. Bisedimet, që deri në një shkallë ishin krijuar për të ndihmuar Serbinë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian duke e prezentuar atë si një komb i përkushtuar për stabilitetin rajonal, u ndërpriten vjeshtën e kaluar pas konfrontimeve të serbëve të mbështetur nga Beogradi në veri për shkak të përpjekjeve të Prishtinës për të shtrirë autoritetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës, lanë një polic shqiptar të vrarë dhe katër ushtarë të NATO-s dhe 16 civilë serb me lëndime të rënda. Kryeministrja gjermane Angela Merkel, në një devijim principiel nga shetet tjera anëtarë të BE-së u pergjegj duke bllokuar Serbinë nga marrja e statutit të vendit kandidat dhjetorin e kaluar dhe insistoi që barrikadat e ngritura nga serbët lokal në të gjithë veriun duhet të hiqeshin dhe të gjitha struktura paralale ilegale në Kosovën veriore duhet të shuheshin para se bisedimet për anëtarësim në BE të fillonin.
Me bisedimet Prishtinë-Beograd gati për të filluar në Mars (kur BE-ja prapë planifikon të votojë mbi praniminin e Serbisë), Beogradi vazhdon hapur të refuzojë të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ende nuk ka tërhequr mbështetjen politike dhe financiare për strukturat paralele ilegale në Kosovën veriore. Për më tepër, serbët në Kosovën veriore mbajtën një referendum ilegal me 15 shkurt, ku 99.7 përqind të votuesve votuan kundër pranimit të legjitimitetit të qeverisë së Prishtinës.
Pranimi i Kosovës në forumet rajonale, deri më tani të bllokuar nga serbët, do të jetë fokusi i takimit në Bruksel në Mars. Gjatë javëve të diplomacise fluturuese, negociatorët perendimorë janë përpjekur ta bindin Prishtinën se mund të arrijë të pranohet në forumet rajonale nëse është e gatshme të identifikohet si “Kosovo” pa fjalën “Republikë” dhe me nje “fusnotë” që i referohet Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara duke e identifikuar Kosovën si krahinë të Serbisë nën protektoratin e KB-ve, si dhe deklaratës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmon ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
Ne besojmë se Kosova nuk duhet të pranojë ta shlyej fjalën “Republikë” para emrit të saj; nuk duhet të pajtohet që të referencojë Rezolutën 1244 të KB-ve, e cila u shfuqizua kur pavarësia e Kosovës u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore me 17 shkurt të vitit 2008. Që nga përfundimi i luftës, Kosovës i është kërkuar që ti bëj Serbisë lëshime. Është koha për Kosovën që të tërheq vijën këtu.
Ne besojmë se Kosova nuk duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë derisa ajo të njoh pavarësinë e Kosovës. Bisedimet e tanishme (për të cilat pala shqiptare kurrë nuk është dashur të pajtohej pas pavarësisë) nuk do të sjellin paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Evropën Juglindore përderisa Serbia refuzon të njoh shqiptarët kosovarë si palëe barabartë dhe të njoh sovranitetin e Kosovës.
Ne besojmë se qeveria e Serbisë duhet të kthejë trupat e pagjetur të shqiptarëve kosovarë të cilet u transportuan me kamionë me frigoriferë dhe u varrosën në dhe rreth Beogradit kur lufta përfundoi në qershor të vitit 1999 dhe të paguajë dëmshpërblimet e luftës.
Përderisa ne besojmë se nuk duhet të ketë privilegje të vecanta për minoritetin serb në Kosovë, ne gjithashtu besojmë se të drejtat e tyre duhet të mbrohen fuqishëm ashtu si janë mbrojtur të drejtat e popullsive Turqe, Roma, dhe Ashkalinjve në Kosovë. Pas nënshtrimit ndaj okupimit brutal usharak dhjetëvjecar dhe pastrimit etnik e gjenocidit dyvjecar në duart forcave ushtarake dhe paramilitare të Slobodan Miloshevicit, shqiptarët kosovarë duhet të jenë në frontin zhvillimit të të drejtave të njeriut në Evropë.
Marrëdhënja shqiptare me komunitetin ndërkombëtar

Shqiptarët e respektojnë dhe i besojnë Shteteve të Bashkuara për shkak të rolit historik të Presidentit Woodrown Wilson në themelimin e shtetit sovran të Shqipërisë në fund të Luftës së Parë Botërore, kur Rusia dhe fuqitë Evropiane ishin të përgatitura që ti copetonin të gjita trojet shqiptare.
Megjithatë, me luftën në Afganistan dhe krizën në Lindjen e Mesme, është koha që të pranojmë se Shtetet e Bashkuara ka çështje shumë më urgjente në agjendën e saj të politikës së jashtme dhe nuk mund të mbështetemi në të që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës.
Është koha që të pranojmë se administratat amerikane nuk kanë vepruar gjithmonë në interes të popullit të Kosovës. U desh njëzet vjet lobim në kongresin amerikan nga ana e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të bindnim Presidentin e atëhershëm George W. Bush që të mbështes deklaratën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Dhe do të duhet një tjetër përpjekje në kongresin amerikan (dhe në parlamentet e pesë shteteve anëtare të BE-së që refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës) që të përfundohet konflikti shqiptaro-serb dhe ti sillet Kosovës pavarësia e vërtetë. Përderisa administrata e Obamës ka mbajtur qëndrimin publik se ndarja de facto e Kosovës veriore nuk duhet të bëhet de jure, ajo nuk ka marrë ndonjë veprim për të mbështetur këtë qëndrim. Në realitet, admnistrata e Obamës ka zgjedhur që të marr një vend prapa karshi Evropës kur vjen puna te Kosova dhe Ballkani.
Ne besojmë se udhëheqja politike dhe publiku kosovar duhet fuqimisht të kundershtojë ndarjen e veriut, e cila në formën e saj de facto ishte produkt i spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë nga paramilitarët serb të mbështetur nga Beogradi. Për më tepër, nuk ka nevojë që të krijohet nje entitet special në veri, kur shumica e serbëve të Kosovës (80,000 prej gjithsej 120,000) jetojnë në Mitrovicën jugore dhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Udhëheqja politike e Kosovës duhet të sfidojë përpjekjet e Beogradit për të krijuar mbështetje ndërkombëtare për planin “Ahtisaari Plus,” që kërkon të avancojë statusin e serbëve në veri duke krijuar një entitet politik autonom, përderisa i dhunon të drejtat civile dhe njerëzore të popullatës shqiptare shumicë në Serbinë jugore – në Preshevë, Medvegje, dhe Bujanoc.
Shpëtojeni “Republikën”
Që nga viti 1986, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën udhëheqjen e Joseph DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit (duke filluar në vitin 1994), ka bërë një kontribut të madh për promovimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan dhe në gjithë botën. Ne do të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e kauzës shqiptare kombëtare dhe për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropën Juglindore. Edhe një herë, Kosova është bërë problemi dhe sfida kryesore e kombit tonë. Ne shpresojmë se shqiptarët në të gjithë botën do të kontribuojnë kohën, talentin profesional, dhe resurset e tyre që të ndihmojnë në shpëtimin e “Republikës” së Kosovës.
Bordi i Drejtorëve
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

TAKIMI I KËNDSHËM ME MONDA MOISIUN



Nga Luan Çipi


Sot, ishim në takimin e ditës së shtunë, me shokë e miq nga Vlora, pensionistë të grumbulluar prej vitesh në Tiranë. Është nj grup intelektualësh të moshuar me origjinë nga qyteti i Vlorës dhe midis tyre Irfan Bregu, Duro Mustafaj, Reshat Kripa dhe Gudar Toto, të katër shkrimtarë, poet e gazetarë, që pimë thuajse çdo ditë së bashku kafen e mëngjesit. Shpesh, po edhe sot, e ka pëlqyer këtë shoqëri edhe Riza Lahi e Perparim Hysi, përkatësisht Shkodran dhe Fierak, që të dy shkrimtar mjaftë produktiv, që tani banojnë edhe ata në Tiranë.
Pasi gjerbëm kafet dhe shteruam muhabetin përshëndetës , u kënaqëm se ishim edhe sot të gjithë mirë me shëndet dhe me hallet e përditshme personale e familjare. Radha i takonte halleve të qytetit dhe me radhë të shtetit dhe të botës, po nuk u thelluam më tej, se Rizaja mori leje dhe u largua dhe shpejt pas pesë minutash ra zilja e celularit të Përparimit, që na transmetoi një lajm te gëzueshëm dhe një urdhër të prerë:
Zëri i celularit u hap në maksimum dhe në qetësi u dëgjua ashiqare zëri i Riza Lahit: Përparimi, Irfani dhe Luani të ngrihen nga karriget dhe të vijnë urgjent te “Kafe Pjaca”, se i kërkon Raimonda Mojsiu.
Ishte një befasi e gëzueshme dhe ne si me vrap shkuam menjëherë ku na thërritën.
S’ka dyshim se takimi me Raimondën, sidomos për mua dhe Irfan Bregun, ishte një surprizë e këndshme.
E gjetëm Raimondën, të pashme e energjike, ashtu, si e kishim soditur shpesh dhe me simpati në fotografitë shoqëruese të shkrimeve te saj te pafundme në faqet kryesore të faqeve letrare, revistave e gazetave, që botohen me shumicë në diasporë, po dhe nga librat dhe materialet publicistik te botuara në Tirane e Korçë.
E kemi parasysh dhe të ulur rreth një tavoline Mondën tonë të dashur, krenarinë e poeteshave dhe shkrimtareve te sotme shqiptare. Ajo sa është kthyer nga Vushtria si kalorëse e vendit të parë midis grave poetesha shqiptare, pjesëmarrëse ne këtë event të rëndësishëm të përvitshëm.
Po bisedojmë me Mondën, poeten, shkrimtaren, përkthyesen, publicisten, portretisten, pra shkrimtaren e kompletuar shumë planshe, shkrimet e së cilës i presin me shumë dëshire organet me prestigjioze të vendit dhe deri ato të diasporës. Raimonda shkrimtare, po dhe veprimtare shoqërore, luftëtare për te drejtat dhe liritë e gruas shqiptare, patriote dhe humane, nuk është një grua e zakonshme po, veç të tjerave një poliglot që flet edhe Anglisht, Rusisht, Italisht, pjesërisht Frëngjisht, Greqisht dhe Spanjisht.
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita patriotike. Babai i saj atdhetar, përcolli te e bija atdhedashurinë, krenarinë e origjinës dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësueset e para në vitet 60, edukoi te vajza e vet ndjenjën për të mësuar. Monda mbaroi arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera dhe më pas Universitetin në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin ’99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e Llotarisë Amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj.
Rajmonda është antare aktive e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikane dhe prej kohësh zemra e saj. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespondentes në Albanian Mail-Londër, “Fjala e Lirë” – Londër, dhe “Illyria” – SHBA. etj
Ajo aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005 dhe është veprimtar në Komunitetin Shqiptar në Hartford dhe për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si “Gruaja aktive e vitit në komunitet”, nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez.
Krijimtaria letrare e Raimonda Moisiut eshte e shumtë dhe e larmishme. Ndër librat e botuara të saj mund të përmendim:
-Jeta mes dy dashurive”, – një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë;
-”Dashuria nuk ka emër”.- vëllimi i pare me poezi, lirika dashurie.
- “Sikur s’më ke puthur kurrë”-vëllimi i dytë me poezi, lirika dashurie.
-Lulëkuqja e Egër -vëllimi i tretë me poezi, lirika dashurie ne katër gjuhë: Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht.
-”Duke kërkuar Ardianen…”- libër me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
-”Gërhitja e gjeneralëve”- libër me publicistikë,
-”Pafajësia e Evës” – roman
-”Gjëmimi i moshave”- tregime,
-Maska e intelektit”- Esse & Publicistike
- Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut
-INTERVISTA – liber voluminoz me 600 faqe
Pese poezi lirike të poeteshës Korçare Raimonda Moisiu, u përzgjodhën në Festivalin Ndërkombëtar te Poezisë 2009-e, e quajtur “Netët Poetike të Strugës”, si një ndër më të arrirat e kohës, duke hyre ne antollogjine boterore
-Është bashkautorë në vëllimin me poezi;”Olimpi Shqiptar”
-Është bashkautorë ne antologjinë në gjuhen rumune: -”Tempulli i fjales”
Është bashkautorë në antologjinë e botuar nga Fotjonart: – “Itaka e Fjalës”
Është bashkautorë në antologjinë:- “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.
Është bashkautorë në antologjitë me proze: “Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian women network”.
Ka ne proces botimi Romanin “S’i them askujt” dhe një libër të dytë me publicistikë.
-Është redaktore e romanit “Klithma e Shekullit”, librit me tregime “Ishulli i pulëbardhës”, i vëllimeve me poezi “Lule qe rriten ne gur’…”, “E nëse jeta jo”, dhe librit me publicistikë “Maje pene”, të poetit e prozatorit Mëhill Velaj.
Asistent redaktor i vëllimit me poezi ne gjuhen angleze: Our Walk in time-te poetit Mëhill Velaj.
VLERËSIMI ME ÇMIME:
-Është fituese e çmimit të Parë, për Rubrikën Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e çmimit të dytë -për Tregimin me te mire –nga Forumi Shqiptar.
Fituese e çmimit të tretë -Kadmus- : -Për rubrikën Intervista -nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e “çmimit të Parë Ballkanik”, në Netët Korçare të Poezisë.
Fituese e çmimit të Parë nga Redaksia e Gazetës “Nositi”, Pogradec
Fituese e çmimit “Petro Marko” në gjininë e Tregimit nga revista “Kuvendi” paraqitur në Ditën e Letërsisë Shqipe ne Miçigan
Është fituese e çmimit “Petro Marko“, ne gjininë e prozës , etj…
Jemi rreth tavolinësa me katër shkrimtar shqiptar në Kafe Pjaca Tiranë, dhe po e kundrojmë me simpati e dashuri dhe po bisedojmë këndshëm me Mondën tonë simpatike, që e kemi përfytyruar shpesh duke e lexuar apo duke e pare në fotografi.
Shpesh e kemin ndeshur Rajmonnda Mojsiun në tregimet e shumta të ndërtuara me kujdes, dhe që lexohen me endje, të nxjerra nga ngjarje e reale dhe ndofta përjetime vetjake, ku dallohen tema të guximshme deri erotike njerëzore. E kemi parë atë të pozojë në fotografitë e saj, që shoqëron çdo shkrim, në pozicione të zgjedhura artistikisht, pas një tualeti të kujdesshëm, me veshje të përshtatshme femërore, me dekolte të hapur dhe me palën e fustanit të shtëmëngur nga era. Në të gjitha rastet, kemi soditur një femër të bukur, që sjell, veç poezisë, intervistës dhe tregimit interesant dhe aromë e tipare të këndshme femërore, tërheqëse për këdo e deri për ne pleqtë, që tani po e sodisim e admirojmë gjatë e me kërshëri.
Kam lexuar shkrimin e Rajmonda Mojsiut “jo vetëm maskilizëm…,” le të citojmë një fragment, që më duket kulmor: “Mos duan edhe këtë përqindje femërore ta konvertojnë në “meshkuj”-që nga kapardisja mashkullore, pirja e cigares, deri edhe në dy paketa në ditë, në imitimin e zhargonit ordiner e banal si të meshkujve-mjafton të sjellësh në kujtesë për të disatën herë, pamjet e shpërfytyruara të kreut të shtetit e disa ministrave të tij, – imitimin e bërtitjeve çjerrëse dhe ulërimën cinike qeshëse si ”hingëllimë kali”, kërcënimet ordinere të huazuara nga zhargoni bulevardesk, i ftojnë gratë e “shkreta” të përleshen, të sillen vrazhdë dhe pakulturë si ata, deri te veshjet me pantallona si të meshkujve, etj. Mbase “tavolina” që kanë përgatitur politikanët e Parlamentit tonë maskilist, të qeverisë sonë maskiliste dhe nën mentalitetin maskilist që po pushtojnë gratë sapo hyjnë në “bukën e tavolinës”, i ngjet trapezës me burra e gra, ku kuvendojnë vetëm burrat e gratë mbajnë ison e tyre.”
E lexoj shkrimin protestë edhe pse pak i çuditur, se më duket sikur e zbuloj tani më të plot Mondën delikate dhe me ritet respekti për këtë femër të guximshme si rrallë burra, gjithnjë të shqetësuar dhe në asnjë çast indiferente, që nuk rresht se shkruari për së mbari, me pasion, mençuri e dobi shoqërore e njerëzore dhe ndaj them: Lumë Atdheu ynë për këtë brez të bukur trimëreshash përparimtare, që rendin pas bukurisë, feminilitetit, emancipimit dhe të ardhmes.
Një herë tjetër kam lexuar Esenë e Mondës për ”KURBANIN” e Edi Ramës dhe duke menduar se Monda është shtetase Amerikane dhe anëtare Partisë Demokratike atje, ndaj nuk kam si mos e shtoj respektin për të. Ajo, në këtë rast është e para guximtare që bëni haptas një analizë kritike dhe e vlerëson paanësisht autorin e KURBANIT.
Unë personalisht si Luan, as kam bërë pjesë kurrë në ndonjë parti politike, se politika ime është thjeshtë shqiptaria, po si intelektual me sy në ballë, pavarësisht se nga origjina dhe bindjet jam nacionalist dhe i djathtë, dhe duke gjykuar me ndjenja gjerësisht demokratike, që respektoj çdo kënd, e di që Rama përfaqëson një elektorat të konsiderueshëm, me afro gjysmën e shqiptarëve, nga ana tjetër, duke banuar në Tiranë, i kam parë ndryshimet e shpejta që solli ai, duke qenë për 10 vjet në krye të saj, madje duke tërhequr opinionin e ndërkombëtarëve që e shpallën midis kryebashkiakëve me të suksesshëm. Dhe siç thotë në këtë shkrim Monda ”Kryebashkiaku i Tiranës, ia arriti të zhdukë mjerimin e pashpresë të Tiranës, transformimin rrënjësor dhe kthimin e Parkut Rinia e Lumit Lana, përtej identitetit të tyre –ta shndërrojë Tiranën, në një qytet plot jetë, dritë e kolorit ngjyrash, mes të bukurës shpirtërore e të përditëshmes njerëzore,- duke i dhënë imazhin e një metropoli evropian”
Po edhe me e rëndësishme është se, si shkrimtar e kuptoj që me një stil të veçantë letrar, “KURBANI”, paraqet njëkohësisht, një reflektim të thellë të Edi Ramës, si drejtues partie dhe një refleksion të plot ndaj të gjitha gabimeve, me premtim e shpresë për ndreqjen dhe për mos përsëritjen e tyre.
Duke lexuar Esenë e Raimonda Moisiut për Kurbanin e Edi Ramës, çuditem dhe kënaqem edhe më shumë për gjerësinë e mendimit të saj, në pozicionin e një shkrimtareje dhe gazetareje shumë planesh, që e shikon realisht gjendjen, pa ndikime partiake dhe e shpreh atë me guxim, si një intelektuale e mirëfilltë.
Jam i bindur se ky qëndrim nuk tregon se ajo nuk ka vërejtje për autorin e Kurbanit aktualisht, sidomos për ato që lidhen me domosdoshmërinë e kompromiseve politike, që lidhen me të mirën e përgjithshme të Kombit drejt Bashkimit Evropian.
Largohemi nga takimi i këndshëm me Raimonda Moisioun, duke e përcjell atë për Amerikë, me besimin se do takohemi pas disa muajsh, për të qëndruar bashkë më gjatë dhe për të këmbyer mendime, që siç morëm vesh paraprakisht, premtojnë krijimtari të ardhshme letrare të pashtershme.

Promovim librit me vlera të jashtëzakonshme të z. Salih Zogiani, «ANEKDOTA SHQIPTARE 5»

«Nëse për La Fontenin është thënë se ishte një fabulist i lindur, unë do të thosha se Salih Zogiani është një anekdotist i lindur.Kur them këtë, kam parasysh se Zogiani nuk është vetëm një studiues e mbledhës i pasionuar i anekdotës, por në rend të parë, ai është njohës i hollë, krijues dhe mjeshtër i sa. » Prof. Gani Bytyçi
Me 12 dhe 13 dhetor, pranë Ambasadës së KS, gjegjësisht Konzullatës në Zürich, njëri ndër studjuesit dhe mbledhësit më të njohur të anekdotave, z. Salih Zogiani promovoi librin e tij më të ri, « Anekdota Shqiptare 5 », libër ky që autori ia kushton « mërgimtarëve tanë, në shenjë respekti, në 100 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

1

Dhe deshti Zoti u takuam këtë mbrëmje përshëndetëse (z. Zogiani me 15. 12. 12 këthehet në vendlindje kurse autori i postimit niset për në Istambull) bashkë me atdhetarë nga të gjitha trojet dhe biseduam shqiptarisht, për hallet e gëzimet tona. Zotëri Zogiani me dashamirësi të pashoqe më autorizoi publikimin e fjalës hapëse nga promivimi i librit të cilin e nis këtu për lexuesit tanë:
« Është kënaqësi dhe privilegj që të ndodhem në mesin tuaj, ngase tani mërgimtarët tabë nuk janë më vetëm ata sharrëxhijnte e dikurshëm, siç i përshkruante Esat Mekuli në poezitë e tij, por janë edhe veprimtarë e krijues të lëmenjve të ndryshëm, si : shkrimtarë, gazetarë, piktorë, artistë e sportistë të dalluar
Unë një kohë të gjatë merrem me mbledhjen e një pjese të trashëgimisë shpirtërore – anegdotave. Gjer më tani kam botuar 5 libra me anegdota shqiptare dhe një libër të përkthyer në gjuhën angleze. Botimin e fundit « Anekdota shqiptare 5 » ua kam kushtuar mërgimtarëve në shenjë respekti për kontributin e dhënë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë. Ky botim është përfshirë edhe në programin « Ditët e diasporës » të Ministrisë se Diasporës dhe është promovuar në Prishtinë, në kuadër të këtij Programi. Në hyrje të këtij botimi shkruan : « Dojeni atdheun sa e duan mërgimtarët ». Ky konstatim është nxjerrë mbështetur në kontributin dhe dashurinë e mërgimtarëve, shoqatave e shoqërive, për atdheun në çdo kphë. Vlen për tu veçuar kontributi i « Vatrës » në Amerikë, në momentet vendimtare, kur vendosej për fatin e Shqipërisë. Noli thotë : « Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë ! » Nuk duhet harruar kontributi i mërgimtarëve tanë për sensibilizimin e opinionit botëror dhe ndihmat financiare që i dhanë në momentet më të vështire për Kosovën : Këto kontribute duhet të shkruhen në histori me germa të arta, thotë redaktori i librit, z, Sulejman Dërmaku.
Libri « Anekdota Shqiptare 5 »përmban 333 anekdota, të përmbledhura nga 104 tregimtarë, prej të cilëve 22 janë mërgimtarë. Edhe recensuesi i librit, z. Gani Bytyçi, është mërgimtar.
Mërgimtarët tanë, kur shkuan në mërgim, si duket me vete morrën anekdotat, ato sikur e shuanin mallin për atdheun. Një mërgimtarë nga Amerika më tha njëherë : « Edhepse jetoj gjatë në Amerikë, asnjëherë nuk i kam parë ëndrrat në Amerikë, por gjithënjë në Kosovë ». Edhe tani, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shumë mërgimtarë udhëtuan për në Vlorë e në Tiranë, e disa edhe në këmbë prej Kosove në Shqipëri. Unë isha i ftuar nga Shoqata e Mërgimtarëve nga Suedia dhe momentet që kalova me ta nuk do t’i harroj asnjëherë.
Ne shqiptarët kemi trashëgimi kulturore që mund të krenohemi para botë. Mirëpo, jemi vonuar shumë në prezantimin e saj. Një pjesë e trashëgimisë sonë ka hyrë ne regjistrin e thesareve botërore, siç janë : Lokaliteti arkeologjik i Butrintit, Gjirokastra, Berati dhe kënga polifonike, të cilat tani janë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.. Gjithashtu në Festivalin Botëror të Folklorit në Lngolen të Anglisë, rapsodër Salih e Feriz Krasniqi zunë vendin e parë, kurse Vallja e Shqipeve u shpal më e mira në Festivalin ndërkombëtar në Dizhon të Francës. Me angazhim më të madh mund të arrihet që edhe vlerat e tjera të trashëgimisë sonë, si këngët kreshnike, vallet, veshjet, stolitë dhe anekdotat tona të përfshihen në regjistrin e thesareve botërore.
Trshëgimia kulturore, qoftë materiale qoftë shpirtërore, është thesar, pa të cilin nuk mund të shkruhet historia, prandaj kemi për detyrë që këtë thesar ta ngremë në piedestal. Populli që vlerëson trashëgiminë dhe kulturën, pra të shkuarën, ai popull ka prosperitet, ka të ardhme.
Trashëgimia është tapia e kombit, thotë Lasgush Poradeci. Sa më e fortë të jetë kjo tapi, aq më i fortë do të jetë kombi. Ndërsa Gjergj Fishta thotë : « Tradita jonë dhe Kanuni janë palca e kombit ». Falë këtyre, populli jonë nuk iu nënshtrua ligjeve të okupatorëve. Të rralla ishin rastet kur kërkoheshin këshilla nga Kadiu, por kërkoheshin nga urtarët, si : Binak Alija, Xhemajl Abria, Ramadan Shabani, Tahir Berisha etj. Është interesante anekdota për bisedën e Tahir Berishës me oficerin serb, kur i përgjigjet me metaforë : « Këtu jemi para dreçit… »
Rrugëtimi i popullit tonë gjatë historiseë ishte shumë i rëndë, nën sundimin shumëshekullor të perandorive : romake, bizantine, osmane, e sidomos okupimi sllav ishte më i egri, i njohur për projektet famëkëqija, të zhdukjes së popullit shqiptar dhe trashëgimisë sonë. Edhe në luftën e fundit, sikur para 120 vjetësh (kur u shpërngul me dhunë popullata shqiptare nga Toplica), pasi u shpërngulën mbi një million banorë nga Kosova, filloi zhdukja e gjurmëve të trashëgimisë duke përdorur edhe eskavatorët.
Është mrekulli se si në rrethana të tilla të rrugëtimit kaq të rëndë, pa liri dhe pa shkollë, arritëm ta ruajmë gjuhën dhe traditën tonë. Ne jo vetëm qëndruam dhe i përballuam të gjitha katrahurat,por arritëm t’i japim botës njerëz me famë, si « a, Skënderbeun, Jan Kukuzelin, Sami Frashërin, Hasan Tahsinin, Nënën Terezë, Kadarenë, bile edhe mbretër e perandorë..
Anekdodat që në popull emërtohen si : mesele, heqaje, bende, rrotulla, janë margaritarë të urtisë dhe filozofisë popullore. Në anekdota trajtohen cilësitë e virtytet njerëzore, si dhe vest e dukuritë negative individuale apo shoqërore.
Të parat vlerësohen, kurse të dytat thumbohen. Anekdotat janë komunikim i shkurtër, përmbajtjesor, ku me pak fjalë thuhet shumë. Kanë veçori komike-argëtuese, ku, përmes humorit e satirë, me metaforë gjuhet fjala në shenjën e imagjinuar. Syzheja duket e thjeshtë, por në vete ka mesazhe të forta. Janë të lehta për lexim për të gjitha shtresat dhe moshat. Janë edhe ushqim shpirtëror, ngase të relaksojnë.

Anekdotat dallojnë shumë nga barsoletat :
-tregohen vetëm kur u hapet shtegu ;
-kur kanë lidhje logjike e kontekstuale me biseën ;
-të qeshurit të shtyn të mendosh për dukuritë për të cilat flitet,
-gjithënjë janë aktuale.
Tradita jonë, në përgjithësi, dhe anegdotat, në veçanti, me mesazhet e tyre, tejkalojnë vlerat etnofolklorike të shumë popujve të botës.
Rroli i odës dhe krijuesve të trashëgimisëështë shum i madh në ruajtjen e identitetit kombëtar. Pa të es sotmja do të ishte krejt ndryshe… Nuk po e zgjas me shumë, më tej le të flasin vet anegdotat e për të le të gjykojë secili lexues.

 Reis Mirdita

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...