2012-12-18

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Pasi EULEX-i ka hedhur poshtë kallzimin penal të Agjensionit Kundër Korrupsionit ka reaguar Behgjet Pacolli, duke shkruar në rrjetet sociale dhe duke akuzuar Agjensionin Kundër Korrupsion për ndërhyrje politike.
“Siç e kam thënë edhe atëherë ai kallzim penal ishte bërë për shkak të njëanshmërisë, mos profesionalizmit, dhe ishte shumë tendencioz në qëllimet e veta”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, kjo ishte bërë në kohën kur ai po punonte për vendin. “Madje ishte bërë pikërisht në kohën kur unë në Nju Jork ishte i angazhuar shumë në aktivitete për shtimin e njohjeve të reja, dhe afirmimin e fuqizimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, vazhdon postimi i tij.
Ai ka shfaqur mosbesimin dhe kritikat për AKK-në.
Behgjet Pacolli
“Besoj se nga ky rast do të nxjerrin përfundime pozitive të gjitha institucionet vendore, përfshi edhe Agjencionin, me qëllim që të lirohen nga kthetrat e interesave të ndryshme individuale dhe grupore.
Behgjet Pacolli”, shkruan ai.
Postimin, ai pohon se e ka shkruar nga Ruanda ku po qëndron aktualisht.
Misioni i EULEX-it kishte hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.

* * * * *

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Misioni i EULEX-it ka hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.
Avokati i Behxhet Pacollit, Gazmend Nushi, ka kërkuar nga AKK-ja, që të kërkojë falje për këtë denoncim të shëmtuar siç është shprehur ai.
“Shpresojmë që së paku ndërgjegja e tyre do t’i shtyjë ata që në të ardhmen e afërt publikisht të deklarohen rreth shkaqeve, arsyeve dhe në veçanti, rreth motiveve me të cilat janë udhëhequr kur kanë vendosur ta depozitojnë Kallëzimin penal kundër z.Pacolli. Dhe asgjë më tepër” thuhet në letrën e avokatit Nushi dërguar opinionit publik.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...