RIZA LAHI
TRE EMRA SHQIPTARË QË NUK GJËNDEN ASKUND
“E HIDHNIM N’ANMIKUN NËPËR GJI I QITIN”
esse
Këtë varg te Mjedës e njohim të gjithë. Nënat shqiptare, qësapo lindin bebet e tyre, krahas qumështit të gjirit, u mëkojnë fëmijëve edhe nga një pikëz, pak e nga pak, ithtësrë për armiqtë; ne shqiptarët njihemi proverbialisht si liridashës ; si popull që nuk duron dhunën e të huajit dhe ky është tipar I mrekullueshëm I yni.
Mirëpo, krahas “hidhnimit “ për anmikun, krahas virtyteve të tjera të padiskutueshme, nganjëherë nënat tona, nëpër gji…
Para se të lindë fëmija, prindërit mendojnë edhe për emrin e fëmijës. Për emrin e asaj qënieje aq të dashur për prindërit…Këtu, tek emrat tanë do të ndalemi pak…tani.
Ndër shqiptarët, ndeshen emra gjithfarësh. Një pjesë shprehin dëshirën e prindërve që fëmia e tyre të jetë i apo e bukur, sa t’i ngjajë një luleje, një shpendi apo insekti; të jetë i fortë, sa t’i ngjajë një kafshe të egër, të jetë aq imënçur e i ditur sa t’i ngjajë një personazhi apo një tjetri, një paraardhësi të shquar apo një kryetrimi të njohur.
Sidomos mes kosovarëve prej kohësh bëhet një përzgjedhje sh e vecantë e emrave të fëmijëve. Sapo u pat kthyer nga një turne në Kosovën e para ’90 Adelina Mamaqi, kur…u mbush Koosva me emra bebesh Adelina. Atje gjejmë emra visesh nga Shqiëpëria, lumejsh e qytetesh, deri edhe kombiunacione si “Getoar”.
Nga ana tjetër, jo rrallë ndeshim edhe emra që u vihen fëmijëve pa iu ditur kuptimi, mjafton që të tingëllojnë ëmbël dhe bukur.
Në zona të caktuar shqiptare , zakonisht zona fshatare të njohura për pragmatizëm shumë të kualifikuar e të suksesshëm për mjaft dhelpërorë të huaj , janë ndeshur edhe emra si “Tito”, “Lenin”, “Stalin”, “Molotov”, “Vishinski”…deri edhe emra japonezë apo kinëzë. Tregojnë, psh, se kur Nazifi vdiq, nëna, ndërsa qante mbi kufomën e të birit, sa pa dy shokë të të ndjerit që qenë afruar, vazhdoi kështu : “O Lenin, o Stalin, shokët e Nazifit tim”… Janë vënë re jo pak raste që, me ndryshimin e konjukturave, njerëzit kanë ndryshuar emrat; si në Greqi, psh. “ Nikos baglas” e kam emrin , i tha në Greqi një punëdhënësi shkodrani AL, i cili,ishte e pamundur të gjente punë si shokt e tjerë prej emrit të një shënjti mysliman, që kishte.
Ndër shqiptarët është vënë emri “Et’hem”, “Mahmut”, por homologë të këtyre emrave,përkatësisht “Kalë” ,”Elefant”, nuk shihet të jetë përdorur. Po ashtu, jo vetëm që nuk gjënden emrat shqiptarë homologë, por, me siguri nuk ua kanë ditur kuptimin emrave “Hajdar” apo “Dylber”baballarët dhe nënat shqiptare, pa ua kanë vënë pa ngurrim fëmijëve të tyre edhe kësi emrash të trashëguar.
Shqiptarët edhe mund ta kenë përdorur të sharën “Edepsëz”, por homologia e saj, “Bythpalarë” nuk gjindet tek ata, sikurse edhe fjala e sakte shqipe “kurvë” apo “prostitutë”. Nqs flasim për shoqata homoseksualësh që janë bërë aq të fuqishme sot në Evropë, sigurisht që kryet e vëndit këto shoqata duhet t’ua japin , se e meritojnë, jenicerëve të shek 15 të cilët , edhe pa patur shoqata, pa paguar kuotizacione, e kanë njohur për mrekulli artin e pderastisë dhe çoku kanë dërguar ndonjë “selam” edhe në qytetet shqiptare Kavajë, Elbasan a Gjakovë.... Nejse…Kaluam. E kemi fjalën te emrat e njerëzve, që shprehin një psikologji të caktuar kombëtare, popullore, apo të ambientit.
Megjithse një popull detar, shqiptarët nuk e kanë përdorur emrin “Oktapodh”, siç e përdorin grekët. Në shqiptarët nuk ndeshet edhe emri “Bashogovna” – “Kokëmut”, siç ndeshet te serbët, ama ndeshen emrat “Keqan”, “Turk”, “Dërro” ( ky i fundit edhe në formën e mbiemrit)etj, që ua kanë vënë fëmijëvë, për të mos i zënë syri i keq. Te ne ndeshen edhe emra si “Mbarime”, “Sose”, “Makurr”, për të shprehur dëshirën e ndërprerjes thuajse të dhunëshme procesin e lindjes së fëmijëve të tjerë. “ Mos qesh, se “Qëni” ka ra për liri”, më mërmëriti në vesh një mik në një vaki, kushtuar rënies heroike të një djali kosovar por me emrin “Qën”.
Në shqiptarët ende nuk ndeshet emri “Modest”, megjithse, kjo fjalë ka hyrë edhe në fjalorin e gjuhës sonë, ama ndeshet emri “Gafurr”. Pra, në vënd që fëmia të rritet modest apo shpirtdhëmbshur - “Klement”, më mirë të jetë gafurrs, pa, që u bërtet të tjerëve dhe ata e kanë frikë. Vërtetë unë ende nuk kam mundur të gjej ndonjë emër në gjuhën shqipe, të jetë homolog i “Klementit”- zemërdhimbshur apo “Modest”!!!
Nga ana tjetër, në zonat tona, gjënden edhe tre emra; janë emra të ndryshëm nga vendosja e tingujve, por thuajse sinonimë, se shprehin një dëshirë shumë interesante ; të njëjtën dëshirë.
Ndërsa më kish lindur ideja të shkruaja këtë esse, u kam dërguar emaila miqve të mi në Greqi, Mal të Zi, Rumani, Itali, Turqi, ShBA, Gjarmani, Irlandë për t’I pyetur nëse egzistonte në popujt atje ndonjë emër njeriu në gjuhën vëndasve, që të kishte një kuptim apo të përafërt me kuptimin në shqip të këtyre tre emrave që përdoren te ne. Nga Turqia nuk kam marrë ende përgjigje, as nga Italia, por…Ja, nga Gjemania: “ Gjermanët nuk e kanë dëshirë këtë lloj…bukurie”. Nga SHBA, një grua shqiptare që kish pyeur edhe të vjehrrën irlandeze më tha edhe në telefon : “Zilie? Hinajete? Lakmi? Pra, “ Greedy”? Qyqja!…Bah, e pamundur”. Nga sërbishtja – “ Jaja, vetëm njikja fjalë asht serbisht dhe nuk e përdorin kund te e njerzit…Hiç mos u lodh Rizo me pvet ma gjatë, se nuk e din ma mirë serbishten se unë kurrkush në tanë Ulqinin” Nga Rumania – një shqiptaro romun , me nënë romune, që , pa asnjë egzagjerim, e flet shqipen e maleve të Sharrit si vëndallinjtë, nuk i kuptonte dy nga të tre sinonimet.E kemi fjalën pra për emrat tanë “Hinajete”,” Zilie” që, ndër meshkuj, konverton në “Lakmi”
Pra, në psikologjinë e shqiptarëve ende ruhet ndër prindër të caktuar të ndonjë krahine të caktuar dëshira për të lakmuar, për ta patur zili , deri në urrejtje atë që ka rezultate për t’u patur zili nga një sy ziliqar apo lakmitar.
Si rezultat I kësaj psikologjie spiegohen rastet e panumurta te ne kur, atij apo asaj që ka arritur rezultate, sidomos spektakolare, sulen t’I bëjnë të zezën, nganjëherë edhe miqtë më të afrët. T’i ‘ngrijë buzëqeshja në buzë”. Ai që, pavarësisht se nuk e ka emrin, as Lakmi e as Zilie apo Hinajete, por që është rritur me psikologjinë për të vëhtruar me sy ziliqar, në vënd që të gëzohet me shpirt për rezultatet e shokut apo mikut a, qoftë dhe rivalit të vet, ai apo ajo nuk gëzohet. Dhe, përvecse aq, prit të hidhet I pari apo I dyti në cfardo aksioni, sado I lig që të jetë.
Hamza Kastrioti megjithese me shpatën e ungjit të tij të lavdishëm në fyt, gjeti forca sa të shprehte fuqinë e tij ziliqare për të spieguar tradhëtinë e tij të hatashme.
Kadareja, te “Kështjella” , vë një pasazh në meditimet e komandantit turk që kishte triumfuar në fushtatën kundrashqiptare: Pa gazetat që kishin ardhur nga Stambolli. Emri I tij shkruhej me germa të mëdha dhe të kuqe në krye të të gjithave. Dhe mendoi :”Tani më duhet të ruhem shumë”.
Alida Hisku , na kujtohet të gjithve, si si shpërtheu nëpër vallnajën muzikore të vëndit tonë – gjith freski, rini, origjinalitet; duartrokitje të pafre, aq sa kishte nëna që i vunë bijave të sapolindura emrin e saj. Ndërkohë…Dikush, nga shokët a shoqet e saja më të afërta, pat shpirt , o Zot, nga kjo ligësirë e ardhur prej lakmisë , zilisë apo inatit, I vuri syrin ditarit të saj personal. Deri dhe në ato gjëra aq intime futi hundën dikush, si për të ditur edhe se cfar ngjyre kanë brekët që ka veshur ai apo ajo, pra, deri te ditari personal I vetmisë së Alidës që po e mbulonin ngado me duartrokitje e brohoritje. Kuptohet se, po të mos kish shkëlyqer aq, asqë kish për t’ia varur ditarit të vajzës, nga I cili …e shfarosën nga skena. Jeta vërtetoi se Alida Hisku, kjo viktimë e lakmisë e zilisë , e donte dhe e don Shqipërinë më shumë se sa ca të tjerë. Mjafton të kujtojmë ndihmat e fuqishme që ajo ka grumbulluar dhe ka sjellë në atdhe gjatë krizës kosovare, ndërsa kujton me nostalgji rininë që nuk I kthetet më në Gjermani.
Mihallaq Andrea është rasti I vetëm që di unë që, një këngë që ai e ka kompozuar e kënduar që 14 vjec, të këndohët nga Tropoja në Konispol pandërprerë ( “A të kujtohet ajo natë”) por që…kujdes!...nuk është transmetuar kurr as në radio as në television. Asnjëherë. As sot e kësaj dite. Ishte në kulmin e lavdisë personale; a ju kujtohen fillmet e viteve ‘70?Ama, sapo atij i rrëshqiti këmba – iu arratis një vëlla, e rëndë, dakord – aq keq iu sulën rivalët e ziliqarët sa që….” Ehhh, kur mbaroi mbledhja, sekretari i org bazë të partisë, një burrë i mirë, sa më donte, sa zemërbardhë që ishte, më takoi duke qarë…duke qarë papushim”. Sulmi mbi këtë gjeni qe aq i pashpirt nga ata që ishin rritur me frymën e zilisë e lakmisë që në djep, saqë atij iu shfaq ajo sëmundje, nga e cila u detyruan dhe i prene dy këmbët për t’i shpëtuar jetën. E…Jeta vazhdoi. Sot, ky njeri i sulmuar sapo i rrëshqiti këmba, sot është bërë simbol i kalldrëmëve të Korcës për mijra shqiptarë, sidomos, korcarë të emigracionit.
Në festivalin e 11 na kujtohet Bujar Kapexhiu. Aktor I mrekullueshëm ( “Duel i Heshtur”), prezantues I shlirtër e brilant, karikaturist brilant, pra, një artist polivalent, u shfaros sepse kish qënë …more thjesht spikër. Spikër që vepronte sipas një regjisure të caktuar. Sigursht qi nuk do të qe shfarosur aq dhimbshurisht, poqese nuk do të kish qënë aq shkëlqimtar.
Në kuadrin e botimit të sa e sa artikujve që shohin me vështrim ecurinë tonë historike, nuk është keq që ta vëmë në kuadrat këtë ndjenjë të vjetër., që popujt e tjerë e kanë kaluar prej kohësh, cmirën, zilinë, inatin, lakminë për rezultatet e të tjerëve.
Pa kujtoni secili prej nesh dikënd përqark nesh që vuan nga cmira. Ai apo ajo i shton vetes të tjera stresse nga çfar ka normalisht secili. Streset plus, ndikojn të sjellin diabet, rrudha në fytyrë, agresivitet te njerëzit e afërt; e kundërta ngjet me ata a që e kanë shpirtin pranverë.
Jemi një grusht shqiptarësh dhe duhet ta duam njëri tjetrin shumë…
RIZA LAHI
Email rizalahi@yahoo.com