2012-12-17

Njëmijë puthjesh në thellësi - Me zërin e "erret" të Leonard Cohen



S. Guraziu

Njerezit, shpirtrat takohen... në aq shumë mënyrash te ndryshme. Ashtu në panumër pikash takohen, pikëtakohen dhe Arti me Shkencen, janë gjëra që duhet të takohen. Njëjtë gjithçka e kësaj bote dhe ndoshta njëjtë te gjitha dimensionet dhe ato botet nën-dimensionale. Ndonjehere as pa e ditur, edhe unë takohem me artin, me shkencën dhe me gjithçka tjetër. Ndoshta dhe ju njëjtë, gjithkush nga ne, dmth takimet sikur janë të pashmangshme. P.sh. sa e sa herë e kam "takuar" poetin Leonard Cohen, artin e tij, shpirtin e tij. E kam takuar dhe kur nuk e prisja ta takoj, madje para disa muajve dhe aty ku as që mendoja se do ta takoj. Thjesht mendoj se nuk do më shkonte mendja.

Ne lidhje me artin poetik, po e ndaj me ju një diç shumë të bukur, artistikisht e rrumbullakësuar si produkt (që ne me gjuhen e ftohtë ordinere ia themi "reklamë") për kompaninë e mirënjohur Sony (ndoshta ka 1 vit tashme qe eshte bere). Reklama eshte punuar vertet bukur nga një kompani tjetër per "advertising" e keso punesh, me emrin "Spy Films". Si art vizual i ardhur ne jete jo vetem nepermjet idese, kreativitetit dhe efekteve speciale por dhe me "ndihmën" shkencës në mënyre te tërthurur - eshte dic si njefare dansi romantik mes shkences dhe artit - pra po ta thosha keshtu me ca fjale paksa më abstrakte, do dilte më e shkurter. Sepse në këtë lloj arti njëra pa tjetrën sikur vështirë të "realizohen" plotësisht.

Si reklame, nga aspekti artistik-reklamatik eshte dic vertet e mrekullueshme (kjo sipas meje, sipas njohurive te mia ne kete drejtim). Si ide nuk eshte aq origjinale, sic mesova doli se eshte "derivacion" nga filmi i shkurter "Nuit Blanche", punuar më pare nga e njejta kompani. Pastaj si reklame eshte aso e shtrenjtë, reklamash te tipit a la Delta Lloyds, qe kerkojne shume... Bie fjala duhet gjetur muziken, e kjo s'është aspak çështje e vogël. Dhe tash nese duhet, ja do jetë askush tjeter por kesaj radhe Clint Mansell (ka bere ky muziken dhe per filmat e njohur Black Swan, Requiem For A Dream), pra cdo gje eshte speciale, asgje nuk i eshte lene rastesise. Versioni kinematografik i reklames eshte po ashtu në 3D, keso gjerash tashme disi sikur nenkuptohen, sikur e kerkon vetvetiu puna, sikur imponohen nga vetë industria...

Në rregull të gjitha, por çfarë ka të veçantë reklama dhe përse desha t'i rendis këto dy-tri fjalë lidhur me të? Ja se çfarë ka, nuk është as shumë por dhe as pak - njeriu niset dhe flet për ato që atij i intereson, mua më interesonte Poezia, arti poetik i ngerthyer ne "komercializmat" e korporatave dhe vallëzimi i artik poetik me format tjera artistike. 

Mendoj që asnjë reklamë tjetër (dmth. që mua më ka rastisur ta shoh ndonjehere) nuk e inkuadron artin poetik në mënyrën siç e bën reklama "Sony - Two Worlds". Askund tjetër nuk puçen poetikja me vizualen artistike më bukur, e thella shpirtërore me atë më të skajshmën dramatikë të sipërfaqes së gjallimit ndjesor e fizik. 
Kur për dy shpirtra koha sikur ngadalësohet, sikur "ndalet", në të njëjtën kohë hiper-realiteti sikur shpërthen aq bujshëm dhe i pushton-kaplon të gjitha shqisat e mundshme, këtë e shpalosë secili kuadër i videos, që ashtu-kështu sikur i matur me mikrometra, secili event i akorduar me secilin tingull. 

Video-reklama inkuadron një poezi shumë të fuqishme të Leonard Cohen, e inkuadron zërin e tij. Poezia e tij audiencës i imponohet të "lexohet me veshë", mediumi s'është pra letra (sepse nuk mund te jete por as nuk eshte nevoja te jete), audio-poetika "koheniane" pa germa germatizohet si një milion copëzash të xhamave dhe të grimcave të panumërta nga dimensionit fizik, bashkëdyzohet me vizualen surreale dhe me realitetin e dashurisë, me të vërtetën e saj si subjekt-qëllim.

Për kompaninë Sony, reklama shumë bukur përçon mesazhin komercialistik, atë që kompania dhe ka mëtuar ta përcjellë tek konsumatori i vet potencial - denjësisht e bukur: "JO VETËM SHIKO - PËRJETO". 
Edhe une tash, pa më ardhur aspak keq që nuk jam "origjinal me përshendetjet", do doja si Sony t'i përshendes lexuesit e poezisë me kete slogan reklamatik të tyre, sepse 2-3 fjale, thenie aq e thjeshte dhe aq shume domethënëse. Mirëpo Sony shet aparate televizive, ekrane e gjithçka, nuk merret me poezi ;)... prandaj po e ndryshoj pak: 
"jo vetëm lexo, përjeto"! 

Po jua nis dhe vjershen e Cohen, ashtu siç eshte, pa e perkthyer as prekur (ndonëse 2 strofa janë, lehtë mund dhe të përkthehet)
Reklamen (te cilen duhet ta shihni, cdo gje eshte e lidhur , perndryshe asnje nga fjalet e mia s'do kete kuptim) po e atashoj si MP4, por dhe mund te kerkohet ne web e te gjenden lidhjet ne Youtube ose gjetiu per versione më kualitatve në HD e në 3D po ashtu (shih ne attachments - bashkëngjitur). Me poshte dhe te dhenat:

Sony - Two Worlds (Director's Cut) - from Spy Films
Original poem: That's What I Heard You Say, written and read by Leonard Cohen

Don’t matter if the road is long
Don’t matter if it’s steep
Don’t matter if the page is gone
It’s written that we’ll meet.
I loved you when you opened
like a lily to the heat
and I love you when it closes
a thousand kisses deep.

I know you had to lie to me
I know you had to cheat
You learned it on your father’s knee
and at your mother’s feet.
But did you have to fight your wayacross the burning street
where all our vital interests lay
a thousand kisses deep…


Sony - Two Worlds
Director: Arev Manoukian - Production Company: Spy Films - Cinematographer: Bojan Bazelli ASC - (Mr. & Mrs. Smith, The Lone Ranger) - Music: Clint Mansell (Black Swan, Requiem For A Dream)
Production Company:  Spy Films - Executive Producer:  Carlo Trulli & Marcus Trulli - Producer: Marcus Trulli & Peter Oad

Camera Co. 3DCC
Stereographer William Reeves CSC
Post Production Digital Domain (LA)
Editing Company Will Cyr @ Creative Post
Sound Design/Arrangement Lime Studios (LA) Grand Central (London)

Agency Grey London
Executive Creative Director Nils Leonard
Creative Director Dave Monk and Matt Waller
Agency Producer Jacqueline Dobrin
Business Director Anneliese St-Amour
Account Manager Suzi Napier




- - - - - - - - - - - - - - - - - - - sign- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
"Poezia vjen nga diku si vend që askush nuk mund ta ketë nën kontroll, që nuk e pushton dot kush. Prandaj ndjehem pak si një sharlatan të pranoj një çmim për një aktivitet të cilin nuk e komandoj".
(Poetry comes from a place that no one commands, that no one conquers. So I feel somewhat like a charlatan to accept an award for an activity which I do not command.) 
-- Leonard Cohen (Prince of Asturias Award 2011) --

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...