2012-12-18

Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.


“Novosti” e Beogradit shkrua sot kreu shtetëror serbë ka arritur më në fund pajtimin rreth platformës pr Kosovën. Sipas kësaj gazete, platforma kërkon status të posaçëm për serbët në veri pa njohje të Kosovës.

Për platformën do të deklarohen Grupet Parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjëra dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.

Në praktikë, në veri më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.

“Por, platforma, gjithashtu, do të thirret edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...