Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/19

"Reuters" si foto-lajm, publikon foton e një gruaje shqiptare

Në përzgjedhjen e fotove më mbresëlënëse nga agjencia e lajmeve 'Reuters', është përzgjedhur si foto e ditës ndër të tjerat edhe fotoja e një gruaje të moshuar nga Kukësi. Kjo foto është përzgjedhur si një foto, që flet shumë, fakti se si një grua në atë moshë, mban mbi kurriz një ngarkesë me kashtë, në një terren të vështirë e me borë. Ajo ka një pamje të zymtë, me fytyrë të ngrysur e trup të kërrusur nga mbingarkesa, pamje kjo që nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

description



Ajo tregon gjendjen mjerane në të cilën jeton një pjesë e popullsisë në zonat e thella malore në Shqipëri. Fotoja është realizuar nga Arben Celi dhe është përzgjedhur mes të tjerash nga 'Reuters', si foto e ditës së datës 13 dhjetor. Përveç fotos nga Shqipëria, radhiten edhe foto të tjera origjinale e domethënëse, siç është ajo e mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II brenda një banke duke vështruar lingnotat. Tjetër foto që ka bërë përshtypje është ajo e sherrit të ndodhur në parlamentin e Ukrainës ku deputetët janë përballur fizikisht me njëri -tjetrin

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...