Këtë e tregojnë të gjitha të dhënat e mbledhura nga autoritetet policore 24 orët e fundit pas tragjedisë me 26 viktima në shkollën” Sandy Hook” të Newtown të Connecticut.
Duhet theksuar se miq, të afër dhe qytetarë të qytetit janë vënë në ndihmë të policisë për të ndihmuar në përfundimin e profilit kriminal të Nancy. Pjesa më e madhe e dëshmive e përshkruajnë atë si një grua paranojake, e cila besonte se bota po shkonte dhunshëm drejt rrënimit ekonomik!
Madje histeria e saj ishte kaq e madhe saqë, e kishte shndërruar shtëpinë e saj në një vendstrehim të mbushur plot me armë, ushqime dhe ujë që rezistonin për një periudhë të gjatë.
52-vjeçarja Nancy Lanza, përgatitej për fundin e botës këtu e shumë vite më parë dhe për këtë arsye kishte sjellë në kontakt me armë dhe të dy djemtë e saj.
Adam Lanza i fiksuar pas armëve, jetonte me to në bodrum
I kalonte ditët e tij në një lloj bunkeri pa dritare, muret të mbushura me postera armësh dhe ushtarësh amerikanë, sytë e gozhduar mbi ekran për të luajtur një "Call of Duty", një nga video-lojërat më të përhapura në botë. Adama Lanza, 20-vjeçari autor i masakrës në shkollën e Njutaun, ishte i fiksuar nga armët dhe kalonte orë e orë të tëra duke luajtur videolojëra me gjak dhe të dhunshme. "Kishte një shtëpi të mrekullueshme, por jetonte nën tokë", rrëfen për "The Sun", Piter Ulasuk, një hidraulik, që kohët e fundit kishte bërë punime në vilëne tij, pronë e të ëmës së djalit, por edhe ajo e vrarë nga çmenduria e të birit. "Në bodrum kishte krijuar një shtëpi të vërtetë, me kompjuter, banjë, shtrat, skrivani dhe televizion. Por nuk kishte as edhe një dritare".
"Të dy djemtë, edhe i vëllai, ishin të apasionuar pas ushtrisë. Kishin postera ngado të ushtarëve në bunkerë", vijon Ulasuk "ata djem mund të të tregonin gjithçka mbi armë që nuk i kishin parë kurrë, të viteve '40, '50, '60". "Nuk dua t’ia vë fajin lojërave për atë që ka ndodhur”, shpjegon hidrauliku për "The Sun", "por kujtoj që ata shihnin një armë historike dhe thonin 'e kam përdorur tek "Call of Duty'". Në ditën e masakrës ai kishte karabinë dhe dy pistoleta gjysmëautomatike, një armë tjetër në makinë, dhjetëra të shtëna dhe qindra municione rezervë. Ky është arsenali i Adam Lanza, 20 vjeç, autor i masakrës së Njutaun, në Kontektikat.
E ëma e Adam Lanzas donte t'i përgjigjej "Fundit të Botës" me armë
Nanci Lanza, nëna e Adam, autor i masakrës në shkollën e "Sandy Hook", bënte pjesë në një grup njerëzish që donin t’i përgjigjeshin me armë në dorë "fundit të botës", krizës së madhe botërore dhe një serie të madhe katastrofash të mundshme. Siç referon "Telegraph", Lanza kishte folur për frikërat e saj në ditët para veprimit të të çmendur të të birit me kunatën Marsha, konfirmon: "hera e fundit që e kam takuar fliste gati vetëm për grupin e saj dhe u kërkonte të gjithëve: përgatituni për çastin kur të përmbyset gjithçka, për kolapsin e ekonomisë”. Edhe një mik i gruas pohon: "Thoshte se çdo gjë po shkon keq e më keq. Ishte duke u bërë gjithmonë e më e nervozuar".
Fotoja e fundit e engjëjve të shkollës së Njutaunit
Kjo është fotoja e fundit e fëmijëve të klasës së parë të shkollës që u përgjak, që është bërë disa muaj më parë.
Askush nuk mund të dinte se çfarë do të ndodhte. Askush nuk mund të kishte imagjinuar se disa muaj më vonë, këta fëmijë nuk do të jetonin më.
Kjo është fotoja e fundit, sepse çmenduria e krimit nuk i lejoi ata të kenë fotografi të diplomimit, apo foto nga martesa e tyre. 15 fëmijët në foto u vranë nga 20-vjeçari Adam Lanza.
Me ta u vra dhe mësuesja e tyre, 30 vjeçarja Loraine Ruso. Ka vetëm një vajzë në qendër e foto, emri i së cilës sipas 'Daily Mail' nuk është i njohur dhe askush nuk e di, nëse ajo ka mbijetuar apo jo.
Ndoshta kjo është vajza trime që për minuta të tëra u shtir si e vdekur, e fshehur në trupat pa jetë të shokëve, duke i shpëtuar vrasësit.
Mungon në foto Emili Parker, një tjetër viktimë e amokut vdekjeprurës të Adam Lanza. Sipas babait të saj, Emili nuk shkoi në shkollë atë ditë, që është realizuar kjo foto.
Shokët e Adam Lamza-së në www.123people
Armet e gjetura
Sfida e armëve, Obama nis përpjekjet për zgjidhje
Presidenti amerikan ka nisur takimet e para, në përpjekje për t’i dhënë përgjigjen e duhur masakrës në Njutaunit, të Konektikat, ku humbën jetën 27 persona, mes të cilëve 20 fëmijë. Të henën Barak Obama, zëvendëspresidenti Xho Bajden u takuan me Sekretaren e Arsimit Arne Dnkan, Prokurorin e Përgjithshëm Erik Holder dhe Sekretaren për Çështjet e Shëndetësisë dhe shërbimeve humane, Ketlin Sebelius për diskutuar mbi reduktimin e krimit nga armët. "Washington Post", që citon burime qeveritare, raportoi se në krye të kësaj inisiative do të jetë Xho Bajden. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë deklaroi se krimi nga armët është një problem shumë kompleks që kërkon një zgjidhje të plotë. Zëdhënësi foli për ligje, të nevojshme për të shtrënguar kontrollin e armëve. Siç tha ai, presidenti është i gatshëm të rivendosë embargo ndaj armëve të sulmit, e cila përfundoi në vitin 2004.
Demokratët që kanë hezituar të forcojnë legjislacionin, por ka shenja që diçka mund të ndryshojë. Dy senatore pro-armëve bëjnë thirrje për ndryshim. Senatori i Virxhinias, Mark Varner dhe senator i Virxhinias Perëndimore, Xho Manshin, anëtare të Shoqatës Kombëtare të Armëve deklarojnë se pas masakrës në Njutaun, retorika duhet të lihet prapa dhe duhet ndryshuar. Senatorja e Kalifornisë, Dajan Feinshtein, një avokate e kahershme e rregullimit të ligjeve për armët deklaroi të dielën se do të paraqesë një projektligj në sezonin e ardhshëm të Kongresit.
Të hënën u zhvilluan dhe ceremonitë e para të varrimit për dy nxënësit gjashtë vjeçar Noah Pozner dhe Xhek Pinto. Në shenjë zie, Njutauni hoqi të gjithë zbukurimet e vendosura për Krishtlindje.
Përgatiti Flori Bruqi