Sokol DEMAKU- Asnjëherë gjatë historisë, pas kohës së Skënderbeut, nuk kemi qënë më mirë. Me këtë,nuk dua të them se jemi shumë mire sotë. Dua të them, se na është lejuar të kemi një nënë dhe një vëlla por jo një familje të kompletuar.
Intervistë me Ibrahim Abedini poeti Strugan nga Landveter i Suedisë
-Frymëzimi kryesor i tregimeve të mia janë jeta, e kaluara historike, vuajtjet dhe preokupimet e popullit tim në shekuj dhe në ditët e sotme. Me vuajtjet e popullit tim, kam vuajtur edhe unë dhe kur populli im ka kënduar, kam kënduar edhe unë në tregime dhe në poezi.
Të lumtur më bëjnë arritjet e kombit, si Kosova shtet i pavarur, të arriturat e shqiptarëve në IRJ të Maqedonisë dhe po ashtu përfundimi i një vepre me poezi apo me prozë. Më bënë të lumtur kur jeta në familje shkonë mirë, drejtë një qëllimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Më bëjnë të lumtur sukseset dhe të arriturat e fëmijëve.
-I etur. I pangopur. Kurreshtar. Një njeri i thjashtë që do të di çdo gjë, jo vetëm nga vendlindja e pandarë por edhe nga ambienti që e rrethonë. Nga e përditshmja që jeta i ofronë dhe realiteti ia diktonë. Një njeri që nuk mund të ri i qetë kur atë që e sheh dhe e dëgjonë, ta lëshoj të mbytet pa e paraqitur përpara të tjerëve. Se i thonë një fjalë:”Të dish për një gjë të rëndësishme, dhe të mos e ngresh zërin e ta prezentosh atë të mirë apo të keqe, është njëlloj sikur nuk ke ditur asgjë”.
Kisha me ju lute per nje prezentim të shkurtër.
-Linda më 26 shkurt në katundin Zagraçan, rrethi i Strugës. Në katundin e lindjes e fillova ciklin e ulët të tetëvjeçares, dhe e përfundova në Fidanishtë- një vend ndërmjet katundit Ladorishtë dhe katundit Shum. Gjimnazin e mbarova në qytetin e Strugës. Më 1981 u diplomova në universitetin e Shkupit, pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nga regjimi i egër i asaj periudhe për shumë kohë u mohua e drejta ime për të ushtruar profesonin. Shkolla fillore H. Prishtina, në prishtinë ishte e vetmja që më hapi dyertë për të punuar dhe ushtruar profesorin që aq shumë e desha. Për të mbajtur veten dhe familjen në Strugë u detyrua të punoj edhe punë të rënda fizike. Interesimin për letërsi nuk e humba asnjëherë. Nga represioni i vazhdueshëm i organeve të brendëshme policore Sllavomaqedone, definitivishtë më 1990 u largova nga vendlindja dhe u vendos në Landvetter të Suedisë. Në Mönlycke, në komunën e Herryda-s, punova një kohë të shkurtër si arsimtar i gjuhës shqipe me fëmitë e bashkatëdhetarëve. Punova një vit si asistent në shkollën ”Högadal skolan” në Mölnlycke me fëmijë Suedez. Jam anëtar i lidhjes së shkrimtarëve të qytetit të Strugës që nga viti 1999. Në vitin 2009 u pranova në lidhjen e shkrimtarëve ” Författarcentrum väst”( Qendra e shkrimtarëve-perëndim) në Göteborg të Suedisë. Dhe në vitin 2012 u pranova anëtar i SHSHAKSHS- së (Shoqata e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqipëtarë të Suedisë). Me poezi fillova të merrem që në bangat e shkollës së mesme.
Përvecse nje shkrimtar me renome, jeni edhe poet i njohur në gjuhën suedeze dhe ne shqip. Do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e shkrimtarit ne jetën bashkëkohore?
-Në botën Shqiptare, Kryesishtë në Shqipëri, Kosovë dhe Në Maqedoninë Shqiptare botimet e mia janë të shpërndara nëpër biblioteka të caktuara të disa qyteteve dhe në një masë të caktuar edhe në dorën e lexuesve dhe adhuruesve të artit dhe kulturës. Jeta ime si shkrimtar bashkëkohor është e lidhur ngushtë me të jetuarit po të kësaj kohe, por që trajtonë tema edhe të së kaluarës dhe të së ardhmes që më kanë preokupuar më së shumti si Shqiptar dhe si shkrimtar.
Krijimtaria juaj i perket nje periudhe të gjatë kohore. Cila eshte tema dhe motivi ne veprat e juaja?
Krijimtaria ime është e kufizuar, disa vjeçare. Unë do ta veçoj atë që fillon me botimin e veprës së pare me poezi:”Mos vono, moj valle”-1998. Unë si shkrimtar dhe poet, nuk i kam dhënë vetes të drejtën që të jem i përcaktuar vetëm në një drejtim, dua të them se, temat dhe motivet në veprat e mia, kanë qenë të shumëanëshme, të shumëllojshme dhe të ndryshme. Që ta rrumbullaksoj pak më mire dhe më shkurt pyetjen tuaj, do të shtoj se, jeta nuk ka vetëm një motiv dhe një temë. Dhe nga kjo jetë me shumë motive janë krijuar edhe veprat e mia.
Nga e merrni frymëzimin e romaneve tuaja? Cfarë është tema apo subjekti në to?
-Frymëzimi kryesor i tregimeve të mia janë jeta, e kaluara historike, vuajtjet dhe preokupimet e popullit tim në shekuj dhe në ditët e sotme. Me vuajtjet e popullit tim, kam vuajtur edhe unë dhe kur populli im ka kënduar, kam kënduar edhe unë në tregime dhe në poezi. Por nuk ka munguar asnjëherë dashuria në tema dhe subjekte të ndryshme që kam trajtuar me dashuri dhe respekt.
Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht?
- Po! Në Shqip kam botuar shtatë vepra deri tani dhe nga këto, njëra është botuar e përzgjedhur edhe në gjuhën Suedeze nga Ullmar Qvick, miku i Shqiptarëve. Për këtë, ka shkruar edhe gazeta:”Härryda Posten”dhe shumë e më shumë edhe revista letrare:”Dituria” që del në gjuhën shqipe në Båros të Suedisë me redaktor, Sokol Demakun.
Cka ka botuar deri me tani Ibrahimi dhe cka pret lexuesi nga ju tani?
- Për herë të parë më 1998 botova:
” Mos vono, moj valle”- Poezi
” Dëgjoni zërin tim”- Poezi -1999
” Luli guximtar ” - Novelë për fëmijë- 2000
” Brengat e liqenit- Poezi - 2002 ( përkthyer në përzgjedhje në gjuhën Suedeze me titullin: ” Sjöns smärta” po në të njejtin vit, nga Ullmar Qvick).
” Arifi deshte të fluturonte”- tregim për fëmijë- 2005
” Harro se ç´kemi biseduar”- Tregime për të rritur- 2009
“Çdo gjë i përket jetës”- Poezi – 2012 . Por veprimtaria ime do të vazhdoj derisa të më punoj koka dhe duartë. Dhe unë besoj se lexuesit e rregulltë të veprave të mia, presin vazhdimin e epizodeve të lexuara. Dhe për lexuasit, vepra ime e ardhëshme do të jetë një përmbledhje me tregime , ku do të zbuloj në tërësi maskën e regjimit Sllavo-Maqedon për padrejtësitë dhe krimet që ka bërë.
Kur kemi te bejme me poezinë cila është ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te?
- Unë do thosha kështu: Çdo gjë që ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e popullit tim, ka lënë gjurmë të thella edhe në rrjeshtat e poezisë sime. Jeta Shqiptare në veçanti dhe jeta si tërësi e pandarë e të gjithve të kësaj bote me të mirat dhe të këqiat, domosdo që e kanë shtyrë poetin Ibrahim Abedini të shkruaj.
Keni botuar bukur e së fundi cka pritete që të jete ne duartë e lexuesit dhe cfarë është tema që trajtohet këtu?
- Të gjithë atë që kam botuar deri më tani është në duartë e lexuesve. Dhe të gjithë botimet i kam bërë me kontributin tim dhe më së shumti i kam dhuruar falas. Për këtë nuk jam penduar asnjëherë.U thashë se I.Abedini nuk do pushoj së shkruari asnjëherë, dhe pak më lartë e përmenda se cila do jetë vepra e ardhëshme dhe tema e sajë dhe do ta them edhe njëherë, pa rezervë, se do demaskoj rregjimin Sllavo-Maqedon që ka bërë në bashkëpunim me atë Serbo-Sllav.
Si e kalon Ibrahim Abedini një ditë punës në megrim?
- Jo me kënaqësinë më të madhe në momente të caktuara, kur me trup është pranë kompjuterit dhe karriges në Landvetter të Suedisë dhe me mentë dhe shpirt është diku larg në burimet e pasura me ujë, në kodrat dhe livadhet e vendlindjes, në krasta dhe në malet e pasura me dru. Pranë miqve dhe shokëve në kafenetë e Strugës. Dhe më së shumti pranë shtëpisë që e kam lënë të vetëm
Ju jeni Gjuhtar me profesion por tani merreni me shkrime dhe publicistikë, cfare është dallimi mes asaj qe keni perjetuar ne vendlindje dhe sot këtu në Suedi?
- Unë mendoj se dallimi midis këtyre të dy drejtimeve nuk është shum i madh në thelb. Të dy drejtimet takohen në një pikë të përbashkët dhe kanë për qëllim veprimin e njejtë. Gjuha dhe letërsia studjojnë shkrimet dhe publicistikën dhe që të merresh me shkrime dhe publicistikë duhet të njohësh gjuhën dhe të kesh studjuar letërsinë, dhe kur të shohësh, nuk bënë njëra pa tjetrën. Nëse provoj të përgjigjem në pyetjen se, cfarë kam përjetuar në vendlindje dhe sotë në Suedi?, do më duhej të lexoja një vepër të tërë të shkruar, por unë do të them shkurtimisht se, atë që kam përjetuar, që kam parë dhe që kam dëgjuar në atëdhe, në Suedi jam munduar ta shpreh dhe ta përshkruaj me anë të veprave dhe që do vazhdoj ta paraqes me vepra të tjera në mënyrë reale. Me një fjalë, Suedia dhe bujaria e këtij populli Skandinav më dha mundësinë të paraqes një pjesë të realitetit sa të hidhur aq edhe tragjik të popullit tim të lashtë.
Një shkrimtrar, një publicist kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është Ibrahimi nga natyra?
-I etur. I pangopur. Kurreshtar. Një njeri i thjashtë që do të di çdo gjë, jo vetëm nga vendlindja e pandarë por edhe nga ambienti që e rrethonë. Nga e përditshmja që jeta i ofronë dhe realiteti ia diktonë. Një njeri që nuk mund të ri i qetë kur atë që e sheh dhe e dëgjonë, ta lëshoj të mbytet pa e paraqitur përpara të tjerëve. Se i thonë një fjalë:”Të dish për një gjë të rëndësishme, dhe të mos e ngresh zërin e ta prezentosh atë të mirë apo të keqe, është njëlloj sikur nuk ke ditur asgjë”. Nga natyra Ibrahimi është i qetë, por agresiv në mënyrën e të shkruarit kur është fjala për të sharë vetveten për të paarriturën.
Ju jeni edhe një prozator shumë i talentuar, cfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicit në mergim?
-Mediave nuk ia vë veshin shumë. Ata e bëjnë detyrën e vetë të informimit dhe do-do japin edhe ndonjë kritikë të mënyrës së vetë. Por, për mua është me rëndësi që atë që e shkruaj ta lexoj lexuesi, të kënaqet dhe të mësoj diçka të re nga ajo që unë do paraqes. Të jesh shkrimtar është kënaqësi e vecantë. Unë nuk shoh ndonjë privilegj në punën që bëj si shkrimtar, se kryej vetëm një obligim që kam ndaj vetvetes si njeri. Do mjaftonte për mua që lexuesit të lexonin atë që unë shkruaj. Shkrimtari si shkrimtar kudo që të ndodhet e ka të njejtën rëndësi dhe obligim:-Vetëm të shkruaj të drejtën.
Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?
- Thjeshtë do kisha këmbëngulurnë ndryshimin e mentalitetit të të menduarit. Duhet të ndryshojmë gabimet e të parëve tanë të të menduarit. Çfarë dua të them me këtë?Nuk dua të nënçmojë aftësitë që ka kombi jonë që nga klasa më e ulët e deri tek klasa intelektuale. Por dua të nënvizoj se, ne nuk duhet të jemi shumë bujar, shumë të urtë dhe të butë, nuk duhet t´i japim të tjerëve atë që na takonë vetëm neve, nuk duhet të lejojmë që të na vjedhin pasurinë kulturore me dëshirën tonë duke u treguar zemërgjërë. Duhet të jemi konzervativ dhe të njëanshëm kur është fjala për të mbrojtur vetveten. Dhe nëse më kishit pyetur mua se, si duhet mbrojtur e tëra kjo që thashë më lartë, përgjigja do të ishte:- Duhet të mësojmë nga Japonezët. Ja një shembull konkret : Japonezët, misionarëve të huaj nuk u mësonin gjuhën e tyre që ata të mos kishin mundësinë të mësonin më shumë për Japonezët dhe pozitën e tyre në shoqëri.
Cka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin, Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqipëtare?
- Asnjëherë gjatë historisë,¨pas kohës së Skënderbeut, nuk kemi qënë më mirë. Me këtë, nuk dua të them se jemi shumë mire sotë. Dua të them, se na është lejuar të kemi një nënë dhe një vëlla por jo një familje të kompletuar. Për t´i dhënë një përgjigje më të mire pyetjes suaj, unë do ju paraqes një poezi e cila flet më mire si përgjigje e pyetjes suaj:
Kosova-djep i shqiptarisë
Në trojet e lashta të Ilirisë
Brënda në zemër të Dardanisë
Kosova përkund djepin e shqiptarisë.
Në trojet tona
Në epokën e re
Lindi edhe një atëdhe - hola…
Dhe sa vjen e shkonë,
Për çdo vit,
I vdes sërbosllavisë një- mit.
Dhe sa shkonë e sa vjen
Po rringjallet një kala
Që u shëmb, që u shkatërrua,
Por që nuk u shua.
Si shqiponja që nuk fle
Që godet e di të ruaj fole
Kjo ishte Kosova për armiqtë—hola…
E bukur, shtatlartë, e re
E zonja dhe krenare, por jo e ve
Kjo është Kosova sotë për miqtë – hola…
Valë të egra detrash të goditën
Valë të pandërprera piratësh të sulmuan,
Si Odisenë,
Për të mos u kthyer më në atëdhe.
Por Dardania lindi gjithmonë Akila
Që historinë famëkeqe e shtinë në grila- hola…
Shqipëtarët nuk do qajnë më, jo,
Ata do këndojnë.
Shqipëtarët nuk do mbajnë zi më, jo,
Ata do hedhin valle.
Si ata në Çamëri
Si ata në Mal të zi
Si ata në Preshevë
Si ata në Iliridë,
Se nuk janë më jetimë
Se nuk kanë vetëm një nënë
Nëse letërsia, ose publicistika nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Ibrahim Abedini?
- Ibrahim Abedini e ka gjetur veten dhe profesionin këtu e gjashtëmbëdhjetë vite më parë-Saldator i rregjur. Nuk është letërsia e as poezia që më ushqejnë, por ato më mbajnë gjallë se për ndryshe do kisha vdekur me kohë.
Planet tuaja për të ardhmen, cka Ibrahimi mendon dhe ka në fokus?
- Të plakem dhe të pensionohem me shëndet. Të kem sa më më shumë kohë të lirë, të jem i pavarur që të shkruaj sa më shumë vepra me karakter kombëtar dhe të dashurisë se, këto të dya shkojnë bashkë si dy qe të pandarë. Ibrahimi mendon të njejtën, atë që e mendon i tërë kombi Shqiptar:”Bashkimin e trojeve etnike”. Këtë e ka në mëndje dhe në plan të parë, të tjerat janë në planin ”B”.
Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohën e lirë?
- Nuk më mbetet shumë kohë e lirë, por ajo kohë që më tepëron e kaloj duke luajtur me mbesën,Delin.Duke e ndihmuar gruan në pregaditjen e ushqimit. Duke lexuar gazetën dhe lajmet në internet. Shetitje në natyrë me gruan dhe të tjera që dalin të paplanifikuara.
Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Të lumtur më bëjnë arritjet e kombit, si Kosova shtet i pavarur, të arriturat e shqiptarëve në IRJ të Maqedonisë dhe po ashtu përfundimi i një vepre me poezi apo me prozë. Më bënë të lumtur kur jeta në familje shkonë mirë, drejtë një qëllimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Më bëjnë të lumtur sukseset dhe të arriturat e fëmijëve. Dhe më mundon më së shumti kur partitë politike shqiptare si në parlamentin e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës kur nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për t´u marrë vesh mes tyre e për të tejkaluar problemet dhe në veçanti më dhëmb kur partit Shqiptare në maqedoni kacafyten mes veti e të vjelat i korrin partitë Maqedonase. Më dhëmb kur dëgjoj dhe lexoj që Shqiptarët vriten mes tyre për motivet ë dobta dhe hakmarrje dhe armiqtë që i kemi tek dera qeshin dhe bëjnë”Amin”. Më dhëm kur shoh se shpërnguljet e Shqiptarëve vazhdojnë edhe në ditët e sotme.
Po të kishit mundësin të zghidhni, ku do kishit jetu?
- Unë nuk do kasha thënë, po të kisha mundësi. Mundësitë nuk egzistojnë asnjëherë për të plotësuar një dëshirë. Dëshirën për ta plotësuar, duhet të veprosh, të sakrifikosh apo të vendosësh edhe pa menduar. Po të më ishte lejuar në një jetë tjetër, ma mëdyshje do kisha vendosur të jetoj në Strugë, por vetëm me një kusht, pa të drejtë shpërnguljeje. Dikush mund të ma bëjë pyetjen: Shko dhe shpërngulu tani se kushtet egzistojnë? Por, këtë pyetje nuk besoj që do ma bënte një njeri që ka fëmijë të moshes sime. Unë e kam thënë në një poezi:”Po u shpërngule njëherë, ke vdekur dy here”.//
**************
Gazeta C
No comments:
Post a Comment