Preç Zogaj është shkrimtar dhe gazetar shqiptar.Ai lindi në Lezhë në vitin 1957. Studioi gjuhën dhe letërsine shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjate viteve '90 ishte kryeredaktor i gazetes Koha Jone, te botuar ne Tirane.
Tituj të veprave
Emrat tuaj (1985)
E pakrye (1987)
Njëri nga ata (1987)
Vonesa (1990)
A thua do të vish duke qeshur (1989)
Shëtitorja (1990)
Finalja (2004)
Intuicionet e tranzicionit
etj....
Në Veliko Tërnovo të Bullgarisë u shpall shkrimtari fitues i çmimit vjetor letrar ndërballkanik “Balkanika”. Çmimi i sivjetshëm iu akordua shkrimtarit të njohur turk Nedim Gürsel, për romanin e tij “Engjëlli i Kuq”. Romani u cilësua si një vepër shumë e rëndësishme që përshkruan ndryshimet e mëdha të shekullit të kaluar në Evropë dhe në Turqi.
Shqipëria u paraqit në këtë manifestim me shkrimtarin Preç Zogaj, me vëllimin e tij me poezi “Ngjarje në tokë”.
Poezia e Zogajt u cilësua si poezi e një niveli shumë të lartë, e cila trajton tema universale si ekzistenca dhe kondicioni human, me një aftësi poetike të habitshme e të papritur, me stil origjinal, figuracion të pasur e elegant. Kjo vepër u klasifikua ndër tre veprat më të mira. Ky vëllimi poetik u diskutua shumë, pasi ngjalli një interes të veçantë, për më tepër që ishte i vetmi vëllim me poezi që konkurronte ndaj disa romaneve.
Diskutimi i artikuluar me seriozitet të madh mbi veprën poetike të Preç Zogajt solli si përfundim një vendim të rëndësishëm të Balkanikas: vitin e ardhshëm konkursi do të fokusohet vetëm tek poezia, për të pasur një vlerësim të drejtë e të niveluar. Ky ishte edhe një sukses tjetër i rëndësishëm i letërsisë shqipe në rajonin e Ballkanit e më tej.
*****
I përfolur disa herë në media si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, politikani dhe shkrimtari Preç Zogaj rrëfen për herë të parë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut të vërtetën e lidhjes së tij me njerëzit e policisë sekrete në vitin ’75.
“Kam qenë 18 vjeç kur iu binda operativit të gjimnazit të Lezhës për të bashkëpunuar, por asnjë prej dëshmive të mia nuk ka sjellë pasoja”, ka shpjeguar Zogaj, duke kujtuar faktin se kjo është zyrtarizuar tashmë edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1997. Më tej, duke iu referuar kësaj historie të vjetër, ai ka sqaruar rrethanat specifike të raporteve me Sigurimin e Shtetit dhe divorcin përfundimtar me të, duke u bërë madje edhe objekt i survejimit të tij deri në vitin 1990. Sakaq, Zogaj shprehet i indinjuar për mënyrën si është sulmuar nga kundërshtarët dhe rivalët politikë për këtë episod të së kaluarës…
E keni të vështirë të flisni për të kaluarën tuaj?
Vërtet s’është e këndshme, por kur njeriu angazhohet në politikë, ka një detyrim ndaj publikut, që të jetë transparent me të, ka detyrim edhe përpara njerëzve të familjes së vet. Në këtë sens unë nuk kam pasur e nuk kam ndonjë problem të flas, aq më tepër që e kaluara ime është e ngarkuar me shumë ngjarje të rënda që lidhen me pozicionin që ka pasur familja ime gjatë regjimit komunist. E shkuara e familjes sime, e shkuara ime është e shkuara e mijëra e mijëra familjeve që e kanë paguar shtrenjtë persekutimin komunist. Jo në kuptimin e përgjithshëm që e gjithë shoqëria ka paguar, e ka paguar shumë shtrenjtë. Familja ime dhe unë vetë personalisht e kemi paguar shumë shtrenjtë. Dua të them se nuk kam asnjë problem, pavarësisht se gjithnjë kam qenë i prirur politikisht, që duke ruajtur disa principe të transparencës, njerëzit duhet të shohin përpara, kanë, si të thuash, një detyrim që të hapin rrugët e së ardhmes, sidomos ata që merren me politikë, sepse ekziston gjithmonë rreziku që shoqëria, nën shembullin e politikës, të ngelet vazhdimisht në rrethin vicioz se kush jemi, nga vijmë…
Mos vjen kjo ndoshta ngaqë ka pasur një mungesë në transparencën në përgjithësi?
Për hir të së vërtetës, kjo shoqëri nuk ka bërë një transparencë të plotë në fillim të viteve ’90. Po, patjetër, mund të ketë pas qasje të gabuara në lidhje me të kaluarën.
Ç’do të thotë qasje të gabuara?
Ligjet, ligjet që janë bërë për lustracionin kanë qenë më shumë ligje për individë, sesa ligje për të realizuar transparencë dhe për të realizuar një ndarje të Shqipërisë nga e kaluara. Megjithëse ndarja nuk bëhet kurrë me ligj, ndarja është një akt që vjen nga brenda individëve dhe brenda shoqërisë. Unë mendoj personalisht se ndarjen më të madhe shqiptarët e kanë bërë me votë më 22 mars 1992. Kanë ardhur të tjerë njerëz pas meje që e kanë menduar se duhet ta bëjnë me ligje, me ligje që kanë të bëjnë në fokus individë. Megjithatë, ka pasur shembull, si ligji gjerman, që mund të kishte qenë relativisht shumë i mirë për Shqipërinë, që hap dosje për konsultim personal dhe orientohet nga ajo veprimtari e individëve të ndryshëm që ka prodhuar krimet e komunizmit. Është një qasje adekuate, që përputhet me synimin për të bërë ndarjet nga krimet, jo për të bërë dekonspirim, për gjueti shtrigash etj. Edhe gjermanët që kanë prodhuar benzin janë të përpiktë në këtë qasje, bëjnë një ligj që e çojnë problemin tek ai që ka marrë pjesë në një krim të komunizmit. Nuk bëjnë një ligj për të vrarë 100 veta, se aty brenda është dhe një që duhet vrarë.
A mund të shihet si një krim që një numër i caktuar njerëzish, – nuk ka një numër të saktë në Shqipëri, është folur për qindra mijëra, – kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, u kanë bërë keq njerëzve të tyre?
E para, ky nuk është një diskutim kaq i lehtë sa ç’e bëjnë duke i dhënë ngjyrë politike.
Ka pasur një shprehje para viteve ’90, që një ndër tre shqiptarë ishte bashkëpunëtor i Sigurimit…
Nuk kam të dhëna për këtë dhe nuk jam interesuar posaçërisht për të mësuar sesa kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Unë kam këtë qasje: e para, dokumenti më kriminal që duhej dënuar është platforma e Partisë së Punës që ka krijuar bazat dhe krijimin e rrjetit të informatorëve të Sigurimit për të bashkëpunuar për krime politike, për krime të ndërgjegjes. E gjitha kjo buron nga Partia e Punës. Ti nuk mund t’i akuzosh njerëzit apo t’i tregosh me gisht për atë që ka ndodhur, do t’i tregosh për atë që ata kanë bërë. Dhe këtu ka qenë diferenca e madhe midis asaj qasjes që kam unë dhe qasjes që kanë këta, kryesisht ish-komunistët e Partisë Demokratike. D.m.th. ti nuk mund të jesh përgjegjës për atë që të ka ndodhur, se kur ke lindur e në ç’sistem ke lindur, nuk e zgjedh ti, as për bashkëpunimin…
Por, mund të jesh përgjegjës kur ke firmosur për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit?
Një minutë, se dhe kjo nuk është kaq, me një të rënë të kalemit të likuidohet. Sigurimi i Shtetit, ndonëse do të gjejmë të vërtetën, mos të bëjmë propagandë, nuk është sigurimi i një vend të huaj që personi që po nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi është duke bërë ndonjë tradhti ndaj atdheut dhe ka ndjenjën se po bën tradhti ndaj atdheut. E thërret shërbimi inteligjent i vendit të vet. Sigurimi, shërbimet inteligjente, edhe në diktaturë, edhe në demokraci, kanë bashkëpunëtorë, të cilët i afrojnë me idenë për shërbim ndaj atdheut. Ashtu si një komunist në vitet ’70, ’80 nuk mund të ketë dhe është antinjerëzore t’i kërkosh të kishte vizionin e 30 viteve më vonë, po ashtu dhe një person që ftohet për të bashkëpunuar me sigurimin e vendit të vet, pse pretendon që ai të ketë që në atë kohë vizionin e kohës që do të vijë. Ai mund të pranojë bashkëpunimin, por çfarë bën? Këtu bëhet diferenca.
Këtu bëhet fjalë për të futur njerëz në burg, z. Zogaj.
Këtu do të vij, diferenca është se ti nuk mund të kriminalizosh bashkëpunimin si akt, ti do të shqyrtosh veprimtarinë e tij.
Pra, ju nuk kriminalizoni aktin, por kërkoni shqyrtimin e veprimtarisë së tij?
Është absurde ta mendosh ndryshe, sepse nuk mund t’i dënosh njerëzit që çfarë ka ndodhur, pasi unë nuk njoh ndonjë bashkëpunëtor Sigurimi që mund të bëjë kërkesë. Mund të ketë, por shkon sigurimi atij, i shtetit tënd, ta zëmë në vitet ’70, ’80…
Por nami i Sigurimit ishte i jashtëzakonshëm në atë kohë…
Nuk mund ta themi sot ashtu se ka pasur një tjetër qasje për shërbimet inteligjente, agjentët rinia i shikonte me sy ndryshe, jo si sot. Është e padrejtë dhe jo realiste që t’i shohësh historitë e para 30 viteve si sot. Është gjë tjetër çka sigurimi kërkon dhe tjetër se çfarë ti bën. Ti bën një pakt me veten tënde, do të punoj apo jo për interesat e sigurimit?
Kur nuk je vizionar për të bashkëpunuar me sigurimin, si mund të jesh për të punuar, apo jo?
Patjetër, se sigurimi, kur të ofron rekrutimin, të thotë se do punosh për Shqipërinë, për vendin tënd të shtrenjtë, do të të çojmë dhe jashtë, se armiqtë e jashtëm punojnë kundër Shqipërisë. Ti mund dhe të iludohesh dhe ta pranosh si të tillë. Por kur përballesh me një kërkesë konkrete, atëherë dikush fillon e kupton që këtu është një veprimtari e ndyrë, që nëpërmjet informimit, nëpërmjet informacionit për njerëz të caktuar të ndërtohen akuza që mund të bëhen shkak që ata të shkojnë në burg. Në këtë moment është individi që në vetminë e tij përballet me këtë rrethanë: se ç’përgjigje do t’i japë operativit?
Zoti Zogaj, kur e keni filluar ju bashkëpunimin me sigurimin dhe si ka vazhduar historia?
Dua të nënvizoj që në fillim se unë nuk kam punuar asnjëherë për interesat e Sigurimit, ato interesa që përmendët ju, për të çuar njerëz në burg etj. Këtë e kam vërtetuar. E kam thënë dhe në 1992, u kam thënë miqve të mi të grupit politik të Aleancës Demokratike në vitin 1996 se në vit të tretë të shkollës së mesme të kulturës në Tiranë një operativ më kërkoi të bëhesha bashkëpunëtor i sigurimit…
Është shkruar se e keni kërkuar ju për të nxjerrë të drejtën e studimit?
Nuk mund të ndodhte ndryshe, unë isha akoma në shkollë të mesme. Kam dëgjuar histori nga qindra njerëz, dhe asnjëherë nuk ndodh që të kërkosh ti të bashkëpunosh. Është sigurimi që vjen e të kërkon, nuk ndodh asnjëherë ndryshe. Nuk mund të përgjigjesh se vjen ai, po se ç’do bësh ti. Një operativ ma kërkoi këtë gjë dhe më tregoi dhe arsyet. Isha me të gjitha 10 dhe kisha probleme në biografi. Kisha dy dajallarët e babait tim të pushkatuar, Gjin Jaku dhe Gjon Jaku, që ende nuk u dihen eshtrat. Njëri është i varrosur në Lezhë, tjetri në Rrëshën. Kam pasur dhe kushërinjtë e mi kulakë, si ish-pronarë tokash që refuzuan hyrjen në kooperativë. Nuk e njihja fare operativin…(BLENDI FEVZIU)

Lexoni:
http://floripress.blogspot.com/2011/10/sa-intelektuale-eshte-politika.html