2012-12-18

IKJA E GEZIM URUÇIT




IKJA E GEZIM URUÇIT

Eh, more miku im Gëzim Uruçi, si na ike kështu papritur?!  Kur isha në Shkodër para pak kohëve të mora në telefon e desha të pimë bashkë një kafe shkodrane. Por më the  “Jam i sëmurë, i pamundun me dalë”. Pastaj shtove se kur të vish herë tjetër belda jam ma mirë e takohena”. 
Të thashë të shkuara e se po shkoj e pi kafen me Bep Çoben në fund të Pedonales së Idromenos, në fillim të Gjuhadolit.
Por nuk paskan qenë të shkuara. Paska qenë rruga e Amshimit.
Nuk e harroj kurrë se kishe gjetur në një pemë gjenealogjike të fisit Gojçaj të Hotit një Uruç e më the se tashmë ishe nip Hoti. Ti kishe dëshirë e krenari kur e thoje këtë. Sepse ti e kishe lidhur jetën me malet e nuk e kuptoje kurrqysh gjenezën tënde pa malet. Ndaj u gëzove kur gjete një Uruç në Traboin të Hotit. 
Ti pasionant i madh i sportit, i shkencave, i artit kurrë nuk ndenje pushue. Por edhe ikja jote sesi po më duket - e papritur, e nxituar. Nuk kishe moshë për të ikur, e, as nuk nuk e morëm vesh se si ndodhi kjo ikje.
Ishe një njeri që nuk rrije dot pa e eksploruar këtë botë dhe në atë botë me siguri atë bën. Ne gjithnjë të mendojme në ikje, nga ato udhëtimet e tua nëpër tërë trevat shqiptare dhe anembanë Ballkanit. Dhe me këtë mendim do të jemi këtej e tutje,  sepse  fjala vdekje nuk e di sesi, por më duket shumë e randë për një njeri që e ka kalue tanë  jetën e vet në lëvizje. Ndaj ti veç ke ikur e nuk ke vdekur. Kështu po e lëmë, miku im.
Këtë pranverë që shkoi, pranvera jote e fundit, kur ishim për inaugurimin e kompleksit muzeal të Ndre Mjedës bashkë me Mentor Qukun e Astrit Totën, pimë bashkë me ty një kafe në klub të Bushatit e tash që nuk je më, tash kafen në Shkodër kam me e pi pa ty. Ose ti ke me kenë,  por i padukshëm.
Vjen dita që kështu kemi me u kthye të gjithë,  por veç shpirti në Shkodër ka me na mbetë. Me trupin mund të bahet çka të duan, por shpirtin nuk na e lëshon Shkodra. Sepse është Nanë locja e njerëzve me shpirtna të mëdhenj si ti, miku im në ikje, Gëzim Uruçi.
Një ikje që nuk është krejt ikje...

Kolec TRABOINI

17 nëntor 2012

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...