2012-12-20

Në fshatin Isniq të Deçanit sot është përuruar Qendra e re e Mjekësisë Familjare





ISNIQI që përpara periudhës së Gjergj Kastriot Skënderbeut thuhet të ketë ka banuar i pari i tyre që quhej Lekë, i cili ka pasur tre djem: Nika, Cana dhe Preka. 


 
Nga këta tre vëllezër që jetuan në fshatin Isniq, rrodhën dhe u krijuan tre lagje, që morën emrat: Niklekaj, Canalekaj dhe Preklekaj të cila u shumuan dhe arritën numrin e madh te popullsis qe ekziston tani .(Autori i këtyre të dhënave është nga ky fshat).




 Si shumë familje të mëdha patriakale të asaj periudhe, edhe familja e Lekës e ata që erdhën pas tij deri në pesë breza, të detyruar nga presionet e pushtimet osmane dhe për t'ju shpëtuar pagimit të taksave dhe detyrimeve ndaj Turqisë, iu vunë fëmijëve të tyre emra të ndryshëm si Mujë, Demë, Hajdar dhe Myrsel.
 
Kështu nga barku i familjes së Hajdarit dhe vëllait tij Halitit, rrodhi dhe u krijua lagja Zhazhë, kurse nga barku i vëllait tjetër Ahmetit, rrodhi dhe u krijua lagjia Muslija. Nga barku i Adem Myrselit rrodhi shtëpia e Ahmet dhe Isa Boletinit....



 Më pas duke u shtuar numri i tyre, rreth 180 shtëpi u shpërngulën nga fshati Isniq dhe u vendosën rreth e rreth Istogut ku formuan katundet Tomoe, Muzhevinë, Prekallë, Rudicë,Zabllaç, Trubuhovcë, Boletin e Zharcë. Po kështu në atë kohë nga Isniqi janë shpërngulur edhe më shumë se 50-60 shtëpi të tjera të cilat u vendosën nëpër fshatra dhe qytete të ndryshme të  Kosovës...



*********



Në fshatin Isniq të Deçanit sot është përuruar Qendra e re e Mjekësisë Familjare. Ndërtimi i kësaj qendre është bërë kryesisht me mjete të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asistencë të komunës, e që ka kushtuar mbi 75 mijë euro.

Përurimin e kësaj qendre që u cilësua si e domosdoshme për banorët e këtij fshati bë nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.

Ministri Agani, më këtë rast tha se përurimi i kësaj qendre do t’u ndihmojë banorëve të këtij fshati që të kenë shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe më afër. Ai tha se MSh do të vazhdojë ta mbështes edhe në të ardhmen Kujdesin Parësor Shëndetësor si shtyllë të sistemit shëndetësor në vend.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ,falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për kujdesin e treguar dhe asistencën në fushën e shëndetësisë për këtë komunë, përfshirë edhe investimet e mëhershme në Junik dhe lokalitete të tjera.

Pas këtij përurimi, Ministri Agani, ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ku me punëtorë ka biseduar për shërbimet që ofrohen aty, sfidat dhe ka shpjeguar reformën në shëndetësi, me theks të veçantë Ligjin e ri të shëndetësisë dhe ndikimin e tij në shëndetësinë kosovare, përfshirë edhe Kujdesin Parësor Shëndetësor.
photo.JPG

Pos disa projekteve të infrastrukturës rrugore, renovimit të ujësjellësit dhe ndërtimit të kanaleve për ujitje, Isniqi do të behët edhe më objektin e ambulancës së re, zyrën e vendit dhe me shtatoren e patriotit Isa Boleteni. Kështu ka thënë kryetari Selmanaj, i cili ka treguar se projekti në vlerë prej 120 mijë eurosh, është investim i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë për ndërtimin e shtatores së Isa Boletinit, komuna nga buxheti i saj ka ndarë 100 mijë euro.



“Të gjitha këto projekte tashëm të nisura do të përfundojnë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm” ka thënë Selmanaj, duke vlerësuar rëndësinë e së cilit prej tyre. Isniqasit do të kenë shërbime cilësore në shëndetësi, ofrim të shërbimeve të administratës civile, ndërsa shtatorja për Isa Boletinin, do të jetë në funksion të shënimit të vlerave të historisë sonë kombëtare, është shprehur ai, do premtuar edhe projekte të tjera për Isniqin, të cilat do të realizohen edhe nga mbështetja e Qeverisë së Kosovës.
photo-1-.JPG
“Jemi shumë të kënaqur me investimet e bëra në Isniq, sidomos më projektet e realizuara gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Sali Ahmetaj, kryetar fshati, i cili meritat kryesore ia ka adresuar kryetarit Selmanaj. Realizimi i tri projekteve tashmë të filluara, është një përmbyllje e të gjithë infrastrukturës së nevojshme, dhe për të ardhmen kanë mbetur vetëm disa projekte të vogla siç janë dy-tri rrugë lokale, kanale të ujitjes etj, shprehët ai, dikë besuar se premtimi i dhënë nga autoritetet e Qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Isa Boletini”, do të fillojë në vitin e ardhshëm.


 Edhe Ramë Melaj, drejtor i Drejtorisë Komunale për Urbanizëm, ka treguar se vlera e projekteve të realizuara në Isniq, sidomos në dy vitet e fundit është me dhjetëra mijëra euro, duke numëruar kështu projektet e realizuara dhe të tjerat në realizim. “Isniqi ka një mbështetje të veçantë nga Komuna, por edhe nga disa ministritë dhe vet Qeveria e Kosovë”, ndaj jemi mirënjohës për krejt çka kanë bërë dhe do të bëjnë për banorët e këtushëm”, shprehët Melaj, në këtë rast duke folur në emër të banorëve të këtij fshati, fshatit ky edhe vet ai jeton.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...