Një prind, një gjysh...shumë prindër, gjyshër e
gjyshe...konsumatorë të brengosur për pasardhësit e tyre, për pasurinë dhe për
ardhmërinë më të çmuar të Kombit dhe të Shtetit të Kosovës brengosen për
femijët e tyre, për nipërit e mbesat: Po rrezikohen ose jo fëmijët edhe sivjet
nga DHURATAT E VITIT TË RI ?!
Manifestsimet veq sa kanë filluar: Ftesat, joshjet,
ofertat me Bredhin e dekoruar, me Baba Dimër, me Plakun e Vtit të Ri, me sajë e
me kaproj ( të vizatuar ) udhëzojnë prindër, gjyshër e fëmijë jo vetëm për
takim e fotografim por edhe për blerje. Ndërsa brënda qeseve të dokoruara, brënda kutive të ambalazhuara
bukur për Bredhin e Vitit të Ri mund të
gjejmë përplot dyshime. Dyshime për cilësinë, për peshën e për sasinë, për
skadencën...për çmimin real. Një prind, një gjysh i mirë ( të gjitë gjyshërit janë më të mirët në Botë
për mbesat e për nipërit e tyre ) e luti KONSUMATORI-n të ndërmerr
nisjativën për hir të kujdesit dhe të
mbrojtjes së shëndetit të pasurisë dhe të dashurisë sonë më të madhe: fëmijëve
tanë, pasardhësve tanë dhe të Kosovës që të apelojë për kontrollë të shtuar në
vigjilie të Vitit të Ri.
Ai, ata nën presionin e përvojave nga vitet e kaluara dyshojnë për:
- Çmimet;
- Ëmbëlsirat ( desertet, konditorinë...) të jenë
nxjerrë nga paketimet dhe se iu mungojnë deklaracionet me shënimet e përbërjes
/ të cilësisë dhe të afatit të skadencës;
- Afatet e
skadencës të jenë “ freskuar “,
janë ristampuar ( me paisje laserike )
ose janë larguar fare si dhe I numrojnë emrat e produkteve e të prodhuesve
kryesisht nga shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën ndaj nuk marrin përsipër
asnjë përgjegjësi kundrejt konsumatorit, qoftë ai edhe fëmijë i cili i gëzohet festave
dhe dhuratave sepse i ka merituar;
- Indinjatën sepse një nga këto shtete, dhe përfaqësuesit
e tyre tregtarë e deklarojnë akoma Kosovën si pjesë të saj, kjo me faktin se
produktin e deklarojnë si distribuim e jo si import: Çfarë abuzimi juridiko-kushtetues
?! Kosova tanimë pesë vite është e
pavarur dhe nuk është më pjesë e Sërbisë: Me çfarë të drejte këta ia
ribashkangjesin ?
- Kanë frikë se në qeset e Baba Dimrit Marionetë
janë futur të gjitha stoqet bajat qoftë të importuara rishtas ose që janë nxjerrë
nga depotë e mbuluara me rrjeta marimangash ?!
Vend e arsye për brengë e për frigë ka. Le ta
kujtojmë vetëm KOSILI-n e falsifikuar “ legalisht “ i cili akoma nuk është
tërheqë nga tregu përkundër faktit se përfaqësuesit e mekanizmave të mbikqyrjes
së tregut na siguruan se KOSILI është tërhequr nga tregu ?! Arsye ka sepse edhe:
- DOMATET ME FITOHORMONE TË TEPRUARA akoma ofrohen
në treg e me to ushqehen edhe fëmijët.
- Sepse këto mekanizma të kontrollit të tregut
lejojnë edhe gatimin dhe shitjen edhe të bukës me tej-tepricë aditivesh me të
cilat ushqehen edhe fëmijët ?!
- Sepse ata nuk kanë siguri për përbërjen as për
cilësinë e shumë ushqimeve me të cilat i ushqejnë e shpërblejnë më të vegjëlit
gjatë gjithë vitit e në veçanti për
festa, pikërisht edhe për Vitin e Ri, siq janë: qumështi, jogurti e pudingu me
pemë, çokolada, mishi, smoki, mjalta, lodrat nga Kina....?! Arsye për brengë e
për frigë ka së tepërmi.
Mekanizmat e Shtetit për Kontrollin dhe
inspektimin e tregut lejojnë edhe mjete piroteknike tejet të rrezikshme edhe
për të rritur e mos të flasim për femijët – qysh tani të pranishme në treg e të
kapshme për përdorim nga fëmijët.
Keqpërdoruesit e Festës së Vitit të Ri po e
manipulojnë Baba Dimrin e po shndërrojnë në Marionetë për përfitime materiale
personale në dëm të shëndetit të fëmijëve konsumatorë duke:
- Prishur e përdhosur simbolikën e festës,
- Banalizuar e duke e shtrirë edhe në fushën e medikamenteve;
- Trembur e shqetësuar disa nga vogëlushët me
psikologji pak ca me të ndieshme;
- Ngatërrruar dhe duke i lëkundur kufijt ku nisë e
ku mbaron paraqitja e Baba Dimrit si simbolikë sociale, fetare, marketingu dhe
disponimi të mirë, hareje e relaksi;
Në këtë “
rrjet marimange “ janë interferuar edhe disa ente parashkollore, disa
shkolla fillore dhe OJQ të ndryshme të
cilat nuk e marrin fort parasyshë natyrën e ndieshme psikologjike të fëmiut ?!
E
institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk e trajtuan të drejtën dhe
rolin e fëmiut në festa, në veçanti me rastin e Festës së Vitit të Ri, të paktën në aspektin e kujdesit dhe të mbrojtjes
së të drejtave, të intereseve dhe dinjitetit të fëmiut konsumator ?!
Ndaj,
Mekanizma të mbikqyrjes dhe të inspektimit të tregut, dëgjoni apelin e
prindërve, gjyshërve dhe të KONSUMATORI-t: Më shumë kontrollë për festën e
Vitit të Ri, kujdesuni dhe mbrojini fëmijët konsumatorë !!!
Duke
i pasur të gjitha mundësitë parasysh ( po e përsërisim se prindërit dhe
gjyshërit më shumë bazohen në përvojat e
hidhura gjatë ditëve dhe viteve më parë
) del se dhurata më e mirë për festë, edhe për Festën e Vitit të Ri 2013 është
NDALIMI I ABUZIMEVE ME TË DREJTAT E FËMIJËVE !!!
20.12. 2012. Selatin
Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
044/200-458