Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/06/14

Nga Kosova përsëri në beteja, me forcat serbe, n’luftime të reja -Fadil Nimani




Fadil Nimani "Komandant Tigri", nga fshati Gërgoc i Gjakovës, Kosovë ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.

Fadil Nimani ndryshe i njohur edhe me nofkën "Komandant Tigri" iu bashkua forcave Shqiptare, që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar Brigadën e 113-të "Ismet Jashari-Kumanova".Sot në çdo pervjetor te renies per liri, Fadil nimanin e perkujtojne duke u mbledhur me mijera shqiptare ne fshatin Vaksince, ku edhe iu ngrit përmendorja.

Deshmore ose jo, si te doni me quani, por amanetin per liri, vellezer ma ruani.(Fadil Nimani)

Gjate historise qindvjeçare te popullit tone,rajoni i Dugagjinit dhe veçmas te Gjakoves është i njohur per lufera te rrepta kunder pushtuesve te ndryshem. Ne fshatin Gergoc te ketij rajoni per trimeri,bujari dhe per atdhetarizem është e njohur familja Nimani, qe nga gjiri i vet ka nxjerre trima dhe atdhetare , por edhe deshmore.... Nga kjo familje është i njohur edhe emri i Fazli Mete Nimanit, i njohur per rezistencen e tij kunder pushtuesve sllave, qe denohet dhe mbahet ne burgun famkeq te Goli Otokut.Por, gjurmeve te te pareve te tij, do te shkoje edhe Fadil Bajram Nimani, i cili sikur te paret e tij, dikur edhe ai nuk u pajtua me okupimin dhe nenshtrimin e shqiptareve nen thundrren sllave. Fadil Nimani lindi me 07.04.1967 ne fshatin Gergoc te komunes se Gjakoves.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ,kurse te mesmen dy vjet ne Gjimnazin e Cermjanit, kurse dy vjet te tjera per te vazhduar ne shkencat matematiko-natyrore ne Gjakove. U shqua per vyrtytet me te larta te bujarise , trimerise,atdhedashurise.Pas mbarimit te shkolloes se mesme behet studenent ne SHLP "Bajram Curri" ne Gjakove,drejtimi i histori gjeografi ku diplomoi dhe mori titullin e arsimtarit. Gjithnje i vetedijshem se vetem zjarri i pushkes do ta çlironte Kosoven, ai pa ngurrim ne vitin 1996 futet ne radhet e UÇK-se per te marre pjese ne shum aksione te asaj kohe qe kryente UÇK-ja.Duke pare aftesite e tij intelektuale dhe ato ushtarake e emertuan komandant te njesitit TIGRAT, njesit qe operonte ne rajonin e Dushkajes. Fadilin nuk mundte ta pengonte propaganda e eger, qe bente Beogradi dhe qe se bashku me kete e benin edhe disa "politikan shqiptar" qe gjithnje thirreshin ne emrin e popullit, se jan per lirine dhe pavarsine e Kosoves, por ne anen tjeter ,ata ishin nenshtruar perveç roberise, edhe poshterimit ne tersi. Fillimi i luftes frontalete vitit 1998 shtronte nevoje te furnizimit me arme per luftetaret e UÇk-se, prandaj Fadili qindra here do te kaloje kufirin shqiptaro-shqiptar, per t'u sjelle arme shokeve te tij qe luftonin ne vijat e fronit.Ne qershor te vitit 1998 Komanda e Zones Operative te Dugagjinit Komandant TIGRIN e emeroi Komandant te Policise Ushtarake, mirepo ne kete kohe ai komandonte edhe batalionin "Rrufeja". Ky battalion ishte stervitur ne Shqipëri nga oficere te Armates Shqiptare dhe ishte i gatshem per çdo perballje me armikun. Por, fundi i luftes nuk erdhi ashtu siq e kishte menduar Komandant Tigri dhe shume bashkeluftare te tij, ende nuk kishte permuhuar betimi i dhene para flamurit. Ne thundrren sllave ende rrenkonin tokat shqiptare. Kosova Lindore kishte mbetur nen regjimin serb, shqiptaret e Ilirides te njejtin fat, andaj shum liridashes nuk mund ta duronin kete.Nje ndihme te madhe dhe ne furnizim per te drejtat e tyre te IJRM nuk mundi t'a pengonte asgje dhe ai menjehere iu bashkangjite shokeve te tij atje.

Keshtu fillimisht formacionet te Ushtrise Çlirimtare Kombetare Fadili iu bashkangjite si ushtare, por duke pare aftesite e tij ushtarake ai emertohet Komandant i Brigades 113, qe mbante emrin e deshmorit qe ra ne lufte per lirine e Kosoves Ismet Jashari-Kumanova. Detyre te cilin e krey me nder dhe pergjegjsi te larte deri ne renien e tij heroike me 25 maj 2001 ne Vaksince te Kumanoves.


Poezi kushtue Fadil Nimanit

»“KOMANDANT TIGRI”


Kush po ia çon flakën Ballkanit?

Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?

Yll’ i rrallë Fadil Nimani,

Në ballë të luftës zemërluani!


Dhe ndër më të parët çlirimtarë,

Tigri është kur ngritet zjarrë.

Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,

Të dorëzohet s’di sa është i gjallë.


Penë e pushkë i kthen sllavit,

Shpirt Shkëlzeni* me zemër luftëtari

Dhe armikut i kallet data,

Kur po u shkon tankeve flaka.


Nga Kosova përsëri në beteja,

Me forcat serbe, n’luftime të reja.

Nga Presheva n’kala të Tetovës,

Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.


Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,

I thotë trimi i lirisë së Kumanovës.

N’Vaksincë i falet legjendarit,

Ia fal amanetin Ismet Jasharit


Autor i poezisë: Fejzulla Duraku

E vranë dhe e shanë Heroin e kombit:Ilir Konushevci

Ilir Halit Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë ( komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kanë një vajzë - Nertilën. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve.


Biografia e shkurtër


familja e Ilir Konoshevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme,protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë ne mesin e te cilave e gjejme Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë etj.

Aktiviteti

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur. Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”. Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës - Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”.Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri. Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.

Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të Pejës. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.

Vrasja

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin Tij

Urdhri Hero i Kosovës

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Ilir Konoshevcit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

Salihu,vdiç si i ka hije heronjve.


Sali Beqir Çekaj lindi më 22 qershor 1956 Broliq-Pejë 19 prill 1999 Koshare - aktivist dhe ushtarak, Hero i Kosovës, shqiptar nga Kosova.

Te flasësh për figurën e Sali Qekut është një ndere i madhe, pore është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse kemi te bëjmë me një nder figurat me te mëdha te kombit në historinë me te re te Kosovës. Aj ishte një figurë poliedrike, shume dimensionale e cila ngërthen në vete te gjitha ato veti që rralle here në histori mund te i gjeje te kompletuar te një personalitet udheqes te cilin e bëjnë te pranueshëm për te gjitha shtresat e shoqërisë. Te Sali Qeku gjeje vetit e burrërisë tipike shqiptare, trimerin, bujarin, besnikërinë, dashurin ndaj familejes dhe shokëve. Te Sali Qeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili diti në mënyrën me unikate që te gjitha te i fus në shërbim te çështjes madhore kombëtare. Figura e ti ka nevoje për një studim te mirëfillte shkencore adekuat, e cila do ta zbërthej nga tere kompleksiviteti i saje dhe te dali në pah e gjithë e verteta te cilën e ka mboluar pluheri i harresës nga injoranca e elitës totalitare bolshevike. E tera kjo behet me te vetmin qëllim që te i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndertue nga hajnat e historisë mbi te cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sote qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosove.

Aktivitetin patriotik Sali Qeku e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike te viteve te 1990 e gjejnë në krye te udhëheqjes politike në komunën e Deçanit. Aj vihet në balle tete gjitha kërkesave gjithpopullore te kohës, sichishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje te minatorëve te Trepçës.

Aj doli haptas në përkrahje te tyre në emër te te gjitha strukturave udhëheqjes se komunës se Deçanit. Ishte në balle te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloj pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut. Te gjitha këto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokëve aj arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani aj vazhdon aktivitetin e ti politik pranë degës së LDK. Krahas saj edhe atë ushtarak pranë M.M.R.K.

Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmë nder te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te nihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët me vone do te bëheshin bartësit kryesor te ngjarjeve te mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Qeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjer, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur. Fillimi i saj filloj në dhjetor te 1991 kur këta trima te armatosur gjere në dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandën e Sali Qekut u futen në Kosove duke u shpërndare në te gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në qlirimin definitiv te vendit. E tera kjo ngjarje që nga Shqipëria e gjer sa përfundoj ishte nen komandën e Sali Qekut. E theme ketë argument për te vërtetuar me fakte konkrete një te vërtete shum te madhe mbi te cilën do te ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën në Kosove. Këta ishin nismëtaret e pare te luftës në Kosove dhe Sali Qeku ishte komandanti i pare i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare. Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Qeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Q`do veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Qekut. Sa do që elita e kuqe panslaviste tenton ta eliminoj ketë figurë te madhe prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritet edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrire dhe përqafuar në tere hapësirën Shqiptare dhe behet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Dukagjin edhe me gjere Sali Qekun lufta e hapur e gjene në majat e organizimit ushtarak pran MMRK te udhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Qeku se bashku me shok vuri bazat e para te keti organizimi në Dukagjin. Nga prilli i 1998 aj se bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagjen e shume shoke te tjerë shtrinë ketë organizim në shume territore te Dukagjinit ku me vone do te vendoset shtabi me te tri brigadat operative 131, 133,134 te komanduar nga komandat Tahir Zemaj. Baza në tropoj për shpërndamjen e armatimit, via e funizimit përmes vokshit që komandohej nga komandant Guri-Adem Ukhagja, baza në shkollën e Viqidolit ku vendos komanda e udhequr nga Tahir Zema, mbi 100 Ushtar që Rrustem Bruqi me shoke i solen nga Kosova në Shqipëri me te cilët u formuan këto tri brigada operative, via e furnizimit nga shtetet premdimore ishin rezultat i punës se Sali Qekut me shok. Pas futjes se njësive operative në Kosove nen komandën te Tahir Zemes Saili Qeku pati rol kyqe në komandën e keti shtabi aj ishte edhe komandant i brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa bedeja si ajo e Llukës dhe ajo e Logjes në te cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashkideatori me i ngushtë i Saliut Rrustem Bruqi. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shume pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse në mes te MMRK dhe SHPUQK u arrit një marrëveshje në Oslo, SHPUQK kurrë nuk e respektoj atë. Aj në vazhdimësi I sabotoj dhe ju solli pengesa me serioze në teren. Ata arritën deri në aktin me te shëmtuar te histories duke bere atë në kryeqendern e Shqiptaries Tiran, vranë ministrin e mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritet si në luftën e dyte botërore dhe pas saj. Komunistet Shqiptar te dirigjuar nga ideologët bolshevik panslavist, Dushan Mugosha, Milladin Popovici, prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionaliste Shqiptare në te dy anët e kufirit e cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Në Tiran ndodhi vazhdimsija, Mugoshet dhe Popovicet e rinje tradhtuan marrëveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin në krye te ushtries se Kosovës një bire te familjes nacionaliste, një nip te nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës te ideologut te madh nacional-demokrat Metush Krasniqit.

Prandaj duhet përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokash te mëdha që nesër rruga drejt pushtetit te jetë pa pengesa. Dhe kjo ndodhi, filloj me Ahmet Krasniqin dhe përfundoj me Isuf Haklin. Këtu ngjarjet morën tatepjeten, Sali Qeku i përjetoj shum rand, ati ja gjymtuan pjesët kryesore te trupit dhe kështu i plagosur shum rend vazhdoj rrugën drejt kosharas i cili se bashku me Agim Ramadanin ishin ideologët dhe zbatuesit kryesor te ngjarjes se madhe historike te pastrimit te kufirit Shqiptaro-Shqiptar deri në renjen e tyre heroike në fushën e nderit te cilët ranë për te mos vdekur kurrë edhe kështu u bene gurthemel i fort i përmotshëm i shtetit te Kosovës.

Shkelzeni dhe Luani nuk vdesin kurrë!

Shkëlzen Haradinaj.jpg

Shkëlzen Haradinaj ka lindur më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit. Dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës. Ai mban titullin "Hero i Kosovës".

14 vjet nga rënia heroike e Shkelzen Haradinaj

16 prilli 1999, konsiderohet si ditë e vështirë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku pas një beteja të ashpër me forcat e armikut në Malet e Maznikut, bie heroikisht Shkelzen Haradinaj së bashku me shokët Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, sipas bashkëluftëtarëve ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.
Shkelzen Haradinaj mbetet njëri ndër figurat më gjigante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pas parasysh luftën që ka bërë ai, karakterin e tij dhe portretin e tij prej strategu në luftën e drejtpërdrejt”.
Vendosmërinë për mbrojtjen e civilëve dhe luftën deri në dy e tri metra në afërsi e përshkruan edhe historiani Muhamet Mali, i cili madje thotë se Shkelzeni me shokë arrit që disa herë edhe bombat të ia kthejë andej nga kishin ardhur armikut.
“Ai në asnjë moment nuk u nda nga mbrojtja e atyre grave, fëmijëve e pleqve dhe së bashku me shokët e vetë ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
E ndihmës komandanti për logjistik në Zonën Operative të Dukagjinit, Mustaf Selmanaj, jep detaje për qëndresën e Shkelzenit.
Ai thotë se në betejat e para në Baballoq është plagos Shkelzeni.
“Ka pas një plagë shumë të madhe që nuk e ka besuar askush që mund ta tejkalojë atë plagë, ka qenë i plagosur në nofull këtu, ishim mjetet mjekësore ,nuk kishim, më kujtohet ka ardhur në ndihmë Shyqri Nema ku e kemi bo një operacion klasik në dysheme ,rrymë nuk ka pas me bateri, po aq ka qenë morali i fortë i Shkelzenit gjatë operacionit më thoshte Mustaf fshija djersët doktorit dhe aty më thotë Shyqri Nema nuk kam pa njeri të tillë dhe thotë moralin në ushtri prej Shkelzenit e kam fituar, ka zgjatë do ditë shërimi i tij ku me ka thanë nuk guxon tre muaj të hiqen telat e nofullës po Shkelzeni pas 15 dite më kish lanë do mjete, dana e ato, pas 15 dite Shkelzeni veç me ka thanë këputmi telat, edhe kam filluar me ia këput telat pa kanë mjek kur një herë”.
Kurse, Daut Haradinaj, duke u ndalur te beteja Malet e Maznikut thotë se 16 prilli ka qenë dita më goditëse për UÇK-në dhe familjen.
“Data e 16 prillit ka qenë njëra pre ditëve ndoshta më goditëse për UÇK-në po edhe për familjen tonë për shkak se ne e humbëm Shkelzenin por gjithmonë kur e kemi parasysh momentin e rënies së tij është një përparësi edhe është një lehtësim për shkak se e dimë se falë Shkelzenit dhe luftëtarëve tjerë, Fatmirit, Hasimit, Luanit, Agimit muj me thënë se disa qindra civil që ishin strehuar në Malet e Luboqakut sot janë gjallë po në të njëjtën kohë edhe Serbia ka marr një mësim të mirë që tash e tutje nuk ka me mujt me depërtuar në popullatë po edhe nga ai moment edhe nga ai pozicion prej 16 prillit e tutje më Serbia nuk ka mujt me thy pozicionet e luftës në Rajonin e Dukagjinit “, ka thënë ai.

Shikoni filmin dokumentar:

http://f.qytetiislam.info/index.php?media/296/media#axzz34bb5GqQD

Flakadan lirije:Zahir Pajaziti

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.

Aktiviteti ushtarak

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.Per te gjithe aktivitetin e tij ndihmen me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithe financimin e ka pasur nga ai.

Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Urdhri Hero i Kosovës

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

Ishim krenar me profesorin:Jakup Nushi


Profesor Jakup Nushi lindi më 4 tetor të vitit 1938 në Gjakovë, ishte teknolog dhe profesor universiteti.

Në Gjakovë kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet i bëri në Fakultetin Teknologjik- Drejtimin e Xehetarisë- Gjeologjisë-Naftës, në Universitetin e Zagrebit në vitin 1965. Magjistroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1982 dhe doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1990.

Punoi si gjeolog dhe udhëheqës teknik në Minierën e Kromit "Deva" në Gjakovë. Në vitin 1976 zgjedhet asistent, pastaj ligjërues dhe docent në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës për lëndët Bazat e gjeologjisë, Vendburimet e mineraleve të dobishme dhe Petrologjia. Ishte anëtar i disa komisioneve profesionale dhe i asociacioneve gjeologjike, bashkëpunëtor i Komitetit Gjeologjik për Bashkëpunime UNESKON/IGCP. Publikoi 12 punime shkencore dhe një tekst universitar nga petrologjia.

Profesor Jakup Nushi u vra nga forcat ushtarako-policore serbe, më 3 prill të vitit 1999 në Gjakovë.

Grykasi mburret me trimin Ragip Halilaj

Fotoporteti

Ragip Halilaj u lind më 2 maj 1967 në fshatin e shumë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, në Grykas (ish-Terdefc) të Drenasit, në një familje me tradita atdhetare, ku në vazhdimësi kultivohej dashuria për Atdheun dhe urrejtja për armikun. Fshati Grykas është i njohur për qëndresën heroike kundër çdo pushtuesi, e sidomos pushtuesve jugosllavë. Për këtë më së miri flet fakti se Grykasin kolonizatorët sllavë e dogjën katër herë: së pari më 1924 kur po luftonin për krah çetave kacake të Azem e Shotë Galicës, pastaj më 1945, kur po Grykasi po luftonte përkrah komandantit të Kryengritjes së Drenicës, Shaban Polluzhës, dhe së fundit në shtator 1998 dhe prill 1999 Grykasi u bë shkrumb e hi nga hordhitë barbare të kolonizatorëve serbë.

Fëmijëria dhe Shkolla



Babë Hasani dhe nënë Ziza (e bija e Hasan Saraçit nga Bivolaku) lindën shtatë fëmijë: Sabitin, Xhavitin, Sherijen, Ragipin, Razën, Mërgimin, dhe Haliden. Te Ragipi që në moshë të vogël dalloheshin tiparet e një fëmije inteligjent, të shkathët dhe të guximshëm. Ishte i shoqërueshëm dhe gojëmbël. Fytyra e tij serioze, sytë e tij plot dritë, lëvizjet, entuziazmi, humori i tij i hollë të linin përshtypjen se përpara kishte një njeri të pjekur në moshë. Dinte aq mirë të futej thellë në zemrën e shokëve, për këtë edhe ishte bërë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Edhe në shkollën fillore u dallua ndër nxënësit më shembullorë. Shkollën fillore e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm (dy klasat e para i mbaroi në Abri ndërsa klasat tjerat në Drenas). Tri vitet e shkollës Teknike i mbaroi në Drenas, në drejtimin elektroteknik. Por në vitin e katërt të shkollës së mesme kolaboracionistët e përjashtojnë nga shkolla si të "Papërshtatshëm", që atë herë donte ti thoshte se je armik i shtetit Jugosllav. Mirëpo Ragipi ilegalisht rregulloi formalitetet administrative dhe i vazhdoi mësimet në paralelet e ndara në Bardh të Madh (ish-Bellaqefc) dhe e përfundoi me sukses edhe vitin e katërt të gjimnazit, më 1986.

Por përkundër dëshirës për të t'i vazhduar studimet, pushteti i atëhershëm fashist nuk ia lëshon karakteristikat pozitive dhe kështu pengohet regjistrimi i tij në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Policia serbe e kishte arrestuar Ragipin dhe shokët e tij dhe i kishte keqtrajtuar, por kjo vetëm sa e kishte forcuar bindjen e tij se këtij pushteti fashist i duhet vetëm një gjuhë, e kjo është gjuha e grykave të pushkëve për liri. Ragip Halilaj ka një veprimtari të spikatur atdhetare. Ai qysh sa ishte nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore, bashkë me Ilir Hamzën shprëndante trakte e shkruante parulla - "Kosova Republikë" - etj. Organet e policisë e zbulojnë veprimtarinë ilegale të këtij pionieri militant dhe shumë herë ia bastisin shtëpinë, dhe në çantën e Ragipit, në mesin e librave dhe fletoreve, gjejnë portretin e heroit Mic Sokoli dhe e kërcënojnë Ragipin e mitur ta griste, por ky ua përplasi policisë serbe në fytyrë këto fjalë : "Jo vetëm unë, por as ju nuk guxoni ta prekni heroin e kombit !" Kjo sjellje kaq kategorike e kishte tërbuar pushtetin fashistë dhe drejtoria e shkollës ia thejnë notën e sjelljes. Këto presione dhe shantazhe vetëm sa ia forcuan edhe më shumë atdhedashurinë. Në çdo 28 Nëntor ai vishej me rroba kuq e zi. Më 2 prill 1981, si nxënës i klasës shtatë, Ragipi merr pjesë në demonstratat mbarëpopullore në Drenas, ku bashkë me shokët e tij theu foton e Marshallit Tito, që ishte e vendosur nga pushtit fashistë. Ragip Halilaj, për aktivitetin e tij politik arrestohet në Stacionin policor të Drenasit, ku maltretohët rëndë nga disa shqipfolës.

Shërbimi Ushtarak dhe Mërgimi = Në ndërkohë e marrin në shërbimin ushtarak në Kazemrën e Mostarit, mu aty ku ishte vrarë Nazmi Abdullah Muja nga Dodona (ish-Gradica) më 25 maj 1982, me akuzën e inskenuar se ai me shokët e tij paskan formuar organizatën ilagale - RINIA REVOLUCIONARE E KOSOVESË. Pasi e mbaron shërbimin ushtarak në atë burg-armatë fashiste, Ragipi merr rrugën e mërgimit në Gjermani. Më 1990 kthehet nga Gjermania dhe merr pjesë në manifestimin e madh të faljes së gjaqeve dhe ngatërresave më 1 maj te Verrat e Llukës në Deqan. Në Gjermani kthehet me bindjen se ky popull i robëruar duhet të organizohet edhe më shumë që energjia e tij të drejtohet vetëm kundër okupatorit kolonizatorë serbo-maqedono-malazez. Më 1996 Ragipi e braktis Gjermaninë dhe kthehet në gjirin e familjes. Më 1992 ai ishte martuar me Lumturije Ymerin me të cilën kishin lindur dy fëmijë: Drinin dhe Drenisin.

Në Ushtrim Çlirimtare të Kosovës - UÇK

Me daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenën e historisë, sidomos pas epopesë legjendare të Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars 1998, dhe rënies heroike në fushën e nderit të 59 Jasharëve, Ragipi bashkë me vëllanë, Sabitin, rrokën armët e lirisë dhe u mobilizuan në radhët e UÇK-së. Në muajin maj 1998, bashkë me Rasim Kiçinën i prijnë grupit të 100 luftëtarëve të rinj nga Drenica për në Shqipëri për të bërë stërvitje ushtarake dhe për t'u furnizuar me armë dhe municion. Për një muaj ditë ata 100 rekrutë liridashës bëjnë ushtrime intensive në Bajram Curr. Gjatë kthimit në Kosovë grupi bie në pritën armike në zonën e Padeshit. Luftimet nuk u ndalën për pesë ditë me radhë, dhe falë shkathtësive të Ragipit dhe Rasimit dhe intervenimit të rrufeshëm të heroit Bekim Berisha - Abeja, Bedri Shalës edhe disa trimave nga Shqipëria, luftëtarët tanë arritën të çajnë darën e rrethimit, por me 7 ushtarë të vrarë dhe 33 të plagosur. Për shkak të rraskapitjes së gjatë luftimeve, pa bukë e pa ujë, Ragipi detyrohet të qëndrojë edhe 10 ditë për shërim në spitalin e Bajram Currit.

Më 7 gusht 1998 Ragip Halilaj bashkë me Hysni Thaçin dhe Rafet Ramën kalojnë malet e Pashtrikut bashkë me 25 luftëtarë të lirisë të ngarkuar me armatim dhe municion dhe vendosen në pikën "Guri" në Abri të Epërme. Komanda UÇK-së ia beson Ragipit detyrën e shefit për mirëmbajtjen e armatimit dhe mjeteve tjera teknike të Brigadës 111 "Adem Jashari", Njësia Speciale Komando.

Më 2 shtator 1998 forcat armike ndërmarri një ofensivë të madhe. Njësia komando zhvillon luftime të ashpra në fshatin Rezallë. Për dy ditë me radhë në këto përleshje armikut i shkaktohet dëme të mëdha. Në ndërkohë formohet edhe njësia për intervenime të shpejta "Tigrat e Zi" me komandant Jahir Demakun. Njësiti elit u formua në fshatin Abri, te vendi i quajtur - Lugi i Kronit. Ky njësit bënte sulme të vazhdueshme mbi forcat armike, dhe dy herë e detyroi armikun të tërhiqej nga Rezalla, Likoci e Makërmali.

Më 22 shtator 1998 armiku ndërmori ofensivën më të madhe që nga fillimi i luftës, sepse në të njëjtën kohë sulmohej nga të gjitha anët nga katër brigadat e Zonës Operative të Drenicës: Brigada 111, Brigada 112, Brigada 113 dhe Brigada 114. Luftëtarët e njësitit komando të Brigadës 111 "Adem Jashari" pozicionohen në relacionin Tërstenik-Reziztencë-Abri. Për katër ditë me radhë forcat armike u gozhduan në vend. Me gjithë përpjekjet e pareshtura armiku nuk arriti të depërtonte brenda vijës së pozicioneve të UÇK-së. Me një aksion të rrufeshëm të njësitit special, aty te Zabeli i Baderlakut në Abri, armiku iu shkaktuan humbje të mëdha. Dhe për t'u hakmarrë për shkak të këtyre humbjeve, forcat armike ndërmarrin më 26 shtator 1998 në Abri një fushatë ndëshkimore mbi popullatën civile, me ç'rast u masakruan 23 anëtarët e familjes së Ymer Deliut.

Njësia elite tani kishte pozicione në pikat strategjike në Abri, Rezistencë, në Grykas dhe në Rezallë. Vendqëndrimet e njësisë elite ishin bazat në Abri, në shtëpinë e Jahir Demakut, në Grykas ne shtëpinë e Sinan Halilaj (axhës së Ragip Halilaj i vrarë më 28.3.1999), në Rezistencë dhe në shtëpinë e Rasim Kiçines, ku u vendos edhe komanda e tërë Zonës Operative të Drenicës. Këtu ishin komandanti i Zonës, Sylejman Selimi "Sulltani", Ragip Halilaj "Baci", Rasim Kiçina "Qeli", Jahir Demaku, Ferid Berisha "Shkupi".




Më 10 nëntor 1998 Shtabi i Përgjithshëm i jep urdhër që të gjitha pikat strategjike dhe postblloqet ushtarko-policore të sulmoheshin me një sulm rrufe dhe të përnjëhershëm. Njësiti përbëhej prej 30 vetash ndahet në pasë pika strategjike dhe sulmi kryhet në të njëjtën orë mbi këto pozicione:

1. Mbi stacionin e trenit në Drenas, ku ishin pozicionuar forcat policore;

2. Mbi stacionin e policisë në Drenas;

3. Mbi Postën e qytetit Drenas;

4. Mbi hotelin "Drenica" dhe

5. Mbi shtëpinë e Xhafer Qorrit, një polic i Serbisë dhe kolaboracionist me damkë.

Në orën 18 e 55 u bë sulmi i rrufeshëm mbi të gjitha pikat e postblloqeve armike me të gjitha llojet e armëve. Armiku pati humbje të mëdha, por edhe shthurje totale dhe panik. Me këtë sulm të rrufeshëm e të përnjëhershëm u dëmtuan të gjitha dezinformatat që i kishte plasuar armiku përmes mediumeve informative se UÇK-ja është likuiduar edhe ka marrë fund lufta çlirimtare. Në Sllatin një grup i përbëre prej Ragip Halilaj, Bejtë Rexhepit, Hasan Hasanit e zënë të gjallë kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Zvanko Bojaniqin, një kryeçetnik i cili kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka. Në fillim të janarit 1999 Ragip Halilaj bashkë me Bejtë Rexhepin dhe Besim Malen "Murrizin" e sulmojnë postbllokun policor në Drenas dhe një objektiv afër Postës së Drenasit. Sulmi u krye rreth orës 23 dhe ishe shumë i suksesshëm.

Me 10 maj 1999 fillon ofensiva e madhe e armikut me sulme nga të gjitha anët, ku Komanda e UÇK-s detyrohet të tërhiqet me një pjesë të popullatës civile në drejtim të Berishës. Më 16 maj 1999 njësia elite marrin vendim të tërhiqen për shkak të mungesës së municioneve dhe shpërndahen në të gjithë zonën për të vepruar nëpër grupe më të vogla guerile. Një pjesë e njësitit shkon në Berishë, ndërkaq pjesa tjetër në përbërje - Jahir Demaku, Ragip Halilaj, Rasim Kiçina, Skënder Halilaj, me urdhër të komandës së Zonës u nisën në Prekaz. Pasi kalojnë rrethin e hekurt armik arrijnë të bëjnë kontrollimin e grupeve të njësisë komando në Qyqavicë. Një natë pushojnë në Prekaz dhe të nesërën e përcjellin deri në Berishë komandantin e ZOD Sami Lushtakun. Në Berishë qëndrojnë 5 ditë dhe sërish nisen për në Prekaz, më 26 maj 1999. Gjatë këtij rrugëtimi përmes Kizhnarekës e Vukofcit e kishin minuar rrugën ku mund të kalonin autokolonat armike. Nga Prekazi më 27 maj u nisën drejt Llaushës, Ticës, Plluzhinës dhe Abrisë së Ulët ku bënë kontrollimin e njësiteve komando. Në Abri të Epërme qëndrojnë dy ditë.

Rrënja heroike


Më 29 maj 1999 njësiti gueril del në Pikën Zero, në Kosmaq, dhe bëjnë vëzhgimin paraprak të terrenit. Natën e 30 majit 1999, ne orën 19, njësiti u nis në drejtimi të Berishës në këtë përbërje - Jahir Demaku, Ragip Halilaj, Rasim Kiçina, Ymer Xhemajli, Arben Xhemajli dhe Sokol Krasniqi (i cili ishte edhe udhërrëfyes i grupit). Aty rreth orës 21, afër rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, në lagjen e Bujupëve të Arllatit, njësiti bie në pritën e forcave armike. Për 30 minuta Ragipi bashkë me shokët e tij luftuan ballë për ballë me armikun, duke rënë heroikisht bashkë me shokun e luftës të nderit e të pushkës Rasim Kiçinen, duke rën për të mos vdekur kurrë. Dhe në emër të Liris bënë sakrificën sublime, vunë jetën e tyre në altarin e shenjtë të Atdheut.

Përkujtim pët trimin e Çabratit-Yll Morina


Yll Morina lindi në Gjakovë më 11 gusht të vitit 1972, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998 -1999. Pas plagosjes së gushtit të vitit 1998 ai u tërhoq për tu shëruar dhe vdiq në spitalin e Novi Sadit më 15 mars të vitit 1999.



Yll Morina u lind në Gjakovë më 11.08.1972. Ai i përket një familjeje të vjetër gjakovare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më pas, vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike ‘’Bajram Curri’’ në Gjakovë, ku për pak mbeti pa u diplomuar për shkak të përndjekjeve nga policia serbe.

Përndryshe, Yll Morina ishte një ndër trimat e parë që iu bashkëngjit njësive të UÇK-ës nga fundi i prillit të vitit 1998. Ai jo vetëm që ishte një ndër ushtarët më të zellshëm, por edhe shkëlqente me manovrimet e tij kundër makinerisë millosheviçiane. Kështu që, duke fituar merita të mëdha në luftë, ai u emërua epror i lartë i njësisë speciale te UÇK-së.

Pas luftimeve maratonike me ushtrinë e policinë serbe, ai u plagos rëndë në Gramaçel, më 10.08.1998. Pas plagosjes ai tërhiqet në fshatin Krushevc, nga një bashkëluftëtar i tij. Pastaj, për shkak të rrezikimit të këtij fshati, ai dërgohet në Breshanc (fshat afër Malishevës). Nuk zgjat shumë kohë dhe Ylli transferohet në Irzniq, ku në xhaminë e po këtij fshati dr.Avdyl Krasniqi ndërmerr një intervenim të suksesshëm kirurgjikal në plagët e rënda të Yllit. Fatkeqësisht, pas nja tri jave, ai së bashku me të plagosurit tjerë, respektivisht me shokët e tij të luftës, bie në duart e xhelatëve serbë, si pasojë e tradhtisë që iu bë atyre nga disa njerëz që flisnin shqip, e mendonin sllavisht.

Mirëpo, për koincidencë, aty arrin Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ku me këmbëngulësinë e tyre arrijnë që Yllin ta transferojnë në spitalin e Prishtinës,më 11.09.1998, që fatkeqësisht, tash e tutje, do të ishte nën “përkujdesin” e policëve e doktorëve serbë.
Foto
Ylli, duke mos dashur kurrsesi të binte në duart e tyre dhe me gjithë urrejtjen gjigante që kishte ndaj tyre,ai gjithmonë i kundërshtonte “rojet” që i rrinin pranë shtratit duke i ofenduar me plot pezëm e vrer. Kështu që, maltretimet ndaj Yllit shtoheshin dita ditës. Ndër autorët e këtij krimi ishte edhe Dr. A.T. (drejtor i repartit të kirurgjisë pranë klinikës universitare të Prishtinës). A.T. famëkeq, jo vetëm që e maltretonte Yllin në mënyrën më barbare, por edhe i kishte kryer 6 operacione kirurgjikale në Yllin, (gjoja se ka për qëllim shërimin e pacientit) duke e shndërruar trupin e tij në një “poligon” kirurgjikal.

Nga dëshira që Ylli të “shërohej”, Tomanoviqët u “kujdesën”që ta plotësojnë dëshirën e familjes; më 13 Mars 1999 ia lejuan “shërimin” e mëtutjeshëm në Klinikën e Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad. Pas përballimit të dobët të udhëtimit për në Novi Sad, mjekët arrijnë që Yllit t’ia përmirësojnë gjendjen shëndetësore, por dora e të “kujdesshmëve” u zgjat edhe atje, dhe më 15 Mars 1999, Yllit i pushuan të gjitha dhembjet.
Foto
Yll Morina ishte, mbeti dhe do të mbetet figurë e ndritshme e faqeve të historisë së luftës e qëndresës,e urtësisë djaloshare, djalë, vëlla, baba, burrë, nip e shok i mrekullueshëm, e mbi të gjitha luftëtar i paepur e i pastër në luftë për liri.

Më 17 Mars 1999 Yll Morinës iu bënë nderimet më të mëdha që meriton një luftëtar. Gjakova e Kosova humbi Yllin, por fitoi shumë yje të tjera, fitoi të bardhën liri, fitoi themelet e një shteti të pritur kaherë. Ylli me shokë nuk vdiq, ai dhe ata janë kudo, sepse pavdekshmëria u takon atyre që ia falin jetën atdheut.

Në vend të përkujtimit për profesorin tonë të dashur:Bardhyl Çaushi

Bardhyl Çaushi, lindi në Gjakovë, më 15 gusht të vitit 1936, ishte gjykatës, mësimdhënës dhe veprimtar politik, shqiptar nga Kosova.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1978. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit me 10 maj 1989.


Punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjakovës, gjyqtar në Gjyqin e Qarkut në Pejë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Gjakovë.

Në vitin 1970, Bardhyli zgjedhet asistent, pastaj ligjërues dhe profesor inordinar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, për lëndën E drejta romake.

Bardhyl Çaushi, në vitin 1999 u kidnapua nga forcat ushtarako-policore serbe dhe konsiderohet i zhdukur.


Bardhyl Çaushi, në disa prej shkrimeve të veta të mëvonshme,i bëri një vështrim me interes historiko-krahasues autonomisë së vullnetit dhe interpretimit të kontratave dhe “doli në sipërfaqe”si një analist i thellë i problemeve nga fusha e të drejtës civile të cilës në fakt i takoi, sepse në shumë artikuj dhe studime trajtoi aspekte të ndryshme të së drejtës së parablerjes sipas së drejtës zakonore shqiptare;kontratës së dorëzanisë në të drejtën romake;kontratës së huas sipas të drejtës romake;kontratës së shitblerjes në të drejtën romake,etj.

Bardhyl Çaushi mbahet në mend si një studiues i besës, të cilën e kualifikoi ndër mbështetjet e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Besës iu referua nga domethënia e vetë “fjalës të dhënë për diçka të rëndësishme”, kuptimi dhe qëllimi i saj si “premtim që jepet me dëshirë dhe me sigurinë se do të mbahet”deri tek “fjala e nderit për të plotësuar medoemos një detyrim që merret përsipër”.

Në paraqitjet e veta e afirmoi në mënyrë të veçantë “besën shqiptare”dhe “në emër të saj”u dallua si veprimtar në faljen e gjaqeve në rrethin e Gjakovës dhe me gjerë,me ç’rast arriti të pajtojë shumë familje që vuanin nga një brengë e kohës. Bindja në “çiltërinë e ndershmërinë e tij” ndihmoi shumë familje që të shtrijnë “dorën e pajtimit”,duke i kontribuar drejtpërsëdrejti “besëlidhjes”që në vitet e nëntëdhjeta u ngrit në një lëvizje me përmasa shumë të mëdha në të gjitha viset shqiptare,veçanërisht në Kosovë.

Arsimimi juridik i Bardhyl Çaushit shkrinte në vete qoftë arsimimin si informacion,qoftë arsimimin si kompetencë që,do të thotë se ai nuk ishte vetëm i informuar për të drejtën në përgjithësi dhe të drejtën romake në veçanti,po ishte dhe njohës kompetent i tyre. Sfidë të madhe e kishte hartimin e tekstit universitar nga “E Drejta Romake”.

Nuk u vonua, po e kuptoi si detyrë që “nuk kapërdihet lehtë”.Ndihej “i hendikepuar”me respektin që i bënte figurës së madhe të profesorit të tij, Ivo Puhan dhe veprës së tij të papërsëritshme nga “E Drejta Romake”,të cilën e shqipëroi dhe u la studentëve si “një kujtim të paharrueshëm”.

Bardhyl Çaushi shquhej me zërin e matur,ndonjëherë edhe qortues,për padrejtësitë që ndodhnin me shqiptarët,me theksin e mprehtë dhe fjalën përmbajtjesore, argumentuese dhe bindëse,njëkohësisht.

Si njeri i etur për të mësuar për drejtësi,po edhe më të etur për të ligjëruar për të. Dallohej si njëri ndër profesorët më elokuent të Fakultetit Juridik dhe të gjithë universitetit.

Ballafaqimi me të vërtetën përherë është treguar i hidhur.U tregua edhe me rastin e kumtimit të lajmit se profesor Çaushi,si qindra e mijëra viktima të “mbajtura peng”në Serbi,nuk është ndër të gjallët.

Besimi në të pamundshmën u tregua i pathemeltë dhe si të ishte i themeltë kur dinim se kishim të bënim me një regjim që ndoqi,torturoi,vrau dhe masakroi njerëz të pafajshëm dhe të cilëve,pa të drejtë,”iu dha ofiçin”e terroristit,edhe pse më asgjë nuk u dëshmua se ata kishin bërë ndonjë vepër të dënueshme.Kështu ndodhi edhe me profesor Çaushin,njeriun që të tjerët i mësoi për drejtësi, e vrau padrejtësia.

Mirënjohjet
- Me 3O shtator 2005 - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me dekret të veçantë e ka dekoruar Profesor Bardhyl Çaushin me Medaljen e Artë të Pavarësisë për merita të Tij për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës gjatë viteve '90.

Ky dekorim bëhet me rastin e gjetjes së eshtrave dhe varrimit të Prof. Dr. Bardhyl Çaushi

- Me 12 maj 2009 – Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, dekoroi Prof. Dr. Bardhyl Çaushin me Medaljen e Artë “Mësues i Merituar”.

Në vend të përkujtimit për kolosin e atdhetarisë avokatin Bajram Kelmendi




Ishte avokati që mbrojti me dhjetëra e dhjetëra shqiptarë viktima të regjimit të kohës, avokati që gjatë viteve të 90-ta me profesionalizëm guxim dhe energji të paparë mbrojti aktivistë të Lëvizjes për pavarësinë e Kosovës. Mbrojti aktivistë të politikës, arsimit, kulturës dhe të shëndetësisë, mbrojti gazetarë e publicist dhe pjesëtarë të mbrojtjes së Policisë së Kosovës, mbrojti ushtarë të UÇK-së, mbrojti qytetarë të Kosovës të cilët torturoheshin mizorisht nëpër qelitë e burgjeve në zyrat e UDB-së vetëm pse kërkonin të jenë të lirë në Kosovën e Lirë....





Bajram Kelmendi i njohur si Avokat Kelmendi, ishte jurist, aktivistë në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut, shqiptarë nga Kosova, më 25-26 mars të vitit 1999 në Prishtinë u vra nga Doktrina e shenjt serbe.

Vrasia e avokatit Kelmendi dhe dy bijve të tij, ishin fillimi i likuidimeve brenda Kosovës, të njohura për opinionin e gjerë.

Vrasja

Bajrami ishte aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut dhe gjatë vitit 1998 i kish dhënë informacion Gjykatës për Krimet e Luftës. Ai ish shumë i respektuar për aftësitë e tij si një avokat mbrojtës në gjyqe të shumta politike gjatë gjithë dekadës së fundit. Së fundi, ai kish mbrojtur gazetën në gjuhën shqipe Koha Ditore, e cila akuzohej në gjyq për publikimin e një deklarate të përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Natën e 24 marsit, që përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, pesë policë me uniformë u futën me forcë në shtëpinë e Kelmendajve në rrugën “Vellusha” të Prishtinës. Sipas gruas së Bajramit, Nekibe Kelmendit, edhe ajo një juriste e njohur, Kastrioti telefonoi policinë për t’u thënë se dikush ish futur me dhunë në shtëpi, por policët i mbyllën telefonin.



Nekibja u përpoq të bënte të njëjtën gjë dhe ata nuk lanë as atë të fliste. Anëtarët e familjes u detyruan të shtriheshin barkas. Policët i than Bajramit qe ti vriste 2 djemet e ti vrist por ai refuzoj oferten e tyre kshtu qe i vran 2 djemet e tij dhe pastaj e vran edhe Bajramin pastaj i bënë një kontroll në shtëpi, por nuk vodhën ndonjë gjë. Rreth orës 1:30 pasdite, dolën e morën me vete Bajramin, Kushtrimin e Kastriotin, në makinën e këtij të fundit. Kushtrimit i thanë “të puthte fëmijët e tij për herë të fundit”.

Në mëngjesin e 26 marsit, Nekibja u informua se kufomat e Bajramit e të dy djemve të saj ishin gjetur në një distributor gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën. Ishin vrarë që të tre.


 Vrasja e Bajram Kelmendit dhe e djemve të tij terrorizoi Prishtinën dhe profesoratin shqiptar në Kosovë – dikush me një profil publik si politikan, dikush veprimtar i të drejtave të njeriut, gazetar, artist apo akademik. Në Prishtinë u përhap paniku, pasi dyshohej se forca të papërgjegjshme do të likujdonin personalitete të jetës publike kosovare. Ndërsa ishin në pritje për të marrë lajme mbi vdekjen e Kelmendasve, shumë shqiptarë vendosën ta linin Kosovën.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...