Shkelzeni dhe Luani nuk vdesin kurrë!

Shkëlzen Haradinaj.jpg

Shkëlzen Haradinaj ka lindur më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit. Dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës. Ai mban titullin "Hero i Kosovës".

14 vjet nga rënia heroike e Shkelzen Haradinaj

16 prilli 1999, konsiderohet si ditë e vështirë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku pas një beteja të ashpër me forcat e armikut në Malet e Maznikut, bie heroikisht Shkelzen Haradinaj së bashku me shokët Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, sipas bashkëluftëtarëve ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.
Shkelzen Haradinaj mbetet njëri ndër figurat më gjigante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pas parasysh luftën që ka bërë ai, karakterin e tij dhe portretin e tij prej strategu në luftën e drejtpërdrejt”.
Vendosmërinë për mbrojtjen e civilëve dhe luftën deri në dy e tri metra në afërsi e përshkruan edhe historiani Muhamet Mali, i cili madje thotë se Shkelzeni me shokë arrit që disa herë edhe bombat të ia kthejë andej nga kishin ardhur armikut.
“Ai në asnjë moment nuk u nda nga mbrojtja e atyre grave, fëmijëve e pleqve dhe së bashku me shokët e vetë ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
E ndihmës komandanti për logjistik në Zonën Operative të Dukagjinit, Mustaf Selmanaj, jep detaje për qëndresën e Shkelzenit.
Ai thotë se në betejat e para në Baballoq është plagos Shkelzeni.
“Ka pas një plagë shumë të madhe që nuk e ka besuar askush që mund ta tejkalojë atë plagë, ka qenë i plagosur në nofull këtu, ishim mjetet mjekësore ,nuk kishim, më kujtohet ka ardhur në ndihmë Shyqri Nema ku e kemi bo një operacion klasik në dysheme ,rrymë nuk ka pas me bateri, po aq ka qenë morali i fortë i Shkelzenit gjatë operacionit më thoshte Mustaf fshija djersët doktorit dhe aty më thotë Shyqri Nema nuk kam pa njeri të tillë dhe thotë moralin në ushtri prej Shkelzenit e kam fituar, ka zgjatë do ditë shërimi i tij ku me ka thanë nuk guxon tre muaj të hiqen telat e nofullës po Shkelzeni pas 15 dite më kish lanë do mjete, dana e ato, pas 15 dite Shkelzeni veç me ka thanë këputmi telat, edhe kam filluar me ia këput telat pa kanë mjek kur një herë”.
Kurse, Daut Haradinaj, duke u ndalur te beteja Malet e Maznikut thotë se 16 prilli ka qenë dita më goditëse për UÇK-në dhe familjen.
“Data e 16 prillit ka qenë njëra pre ditëve ndoshta më goditëse për UÇK-në po edhe për familjen tonë për shkak se ne e humbëm Shkelzenin por gjithmonë kur e kemi parasysh momentin e rënies së tij është një përparësi edhe është një lehtësim për shkak se e dimë se falë Shkelzenit dhe luftëtarëve tjerë, Fatmirit, Hasimit, Luanit, Agimit muj me thënë se disa qindra civil që ishin strehuar në Malet e Luboqakut sot janë gjallë po në të njëjtën kohë edhe Serbia ka marr një mësim të mirë që tash e tutje nuk ka me mujt me depërtuar në popullatë po edhe nga ai moment edhe nga ai pozicion prej 16 prillit e tutje më Serbia nuk ka mujt me thy pozicionet e luftës në Rajonin e Dukagjinit “, ka thënë ai.

Shikoni filmin dokumentar:

http://f.qytetiislam.info/index.php?media/296/media#axzz34bb5GqQD

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)