Bardhyl Çaushi, lindi në Gjakovë, më 15 gusht të vitit 1936, ishte gjykatës, mësimdhënës dhe veprimtar politik, shqiptar nga Kosova.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1978. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit me 10 maj 1989.
Punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjakovës, gjyqtar në Gjyqin e Qarkut në Pejë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Gjakovë.
Në vitin 1970, Bardhyli zgjedhet asistent, pastaj ligjërues dhe profesor inordinar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, për lëndën E drejta romake.
Bardhyl Çaushi, në vitin 1999 u kidnapua nga forcat ushtarako-policore serbe dhe konsiderohet i zhdukur.
Bardhyl Çaushi, në disa prej shkrimeve të veta të mëvonshme,i bëri një vështrim me interes historiko-krahasues autonomisë së vullnetit dhe interpretimit të kontratave dhe “doli në sipërfaqe”si një analist i thellë i problemeve nga fusha e të drejtës civile të cilës në fakt i takoi, sepse në shumë artikuj dhe studime trajtoi aspekte të ndryshme të së drejtës së parablerjes sipas së drejtës zakonore shqiptare;kontratës së dorëzanisë në të drejtën romake;kontratës së huas sipas të drejtës romake;kontratës së shitblerjes në të drejtën romake,etj.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin e Beogradit në vitin 1978. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit me 10 maj 1989.
Punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjakovës, gjyqtar në Gjyqin e Qarkut në Pejë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Gjakovë.
Në vitin 1970, Bardhyli zgjedhet asistent, pastaj ligjërues dhe profesor inordinar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, për lëndën E drejta romake.
Bardhyl Çaushi, në vitin 1999 u kidnapua nga forcat ushtarako-policore serbe dhe konsiderohet i zhdukur.
Bardhyl Çaushi mbahet në mend si një studiues i besës, të cilën e kualifikoi ndër mbështetjet e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Besës iu referua nga domethënia e vetë “fjalës të dhënë për diçka të rëndësishme”, kuptimi dhe qëllimi i saj si “premtim që jepet me dëshirë dhe me sigurinë se do të mbahet”deri tek “fjala e nderit për të plotësuar medoemos një detyrim që merret përsipër”.
Në paraqitjet e veta e afirmoi në mënyrë të veçantë “besën shqiptare”dhe “në emër të saj”u dallua si veprimtar në faljen e gjaqeve në rrethin e Gjakovës dhe me gjerë,me ç’rast arriti të pajtojë shumë familje që vuanin nga një brengë e kohës. Bindja në “çiltërinë e ndershmërinë e tij” ndihmoi shumë familje që të shtrijnë “dorën e pajtimit”,duke i kontribuar drejtpërsëdrejti “besëlidhjes”që në vitet e nëntëdhjeta u ngrit në një lëvizje me përmasa shumë të mëdha në të gjitha viset shqiptare,veçanërisht në Kosovë.
Arsimimi juridik i Bardhyl Çaushit shkrinte në vete qoftë arsimimin si informacion,qoftë arsimimin si kompetencë që,do të thotë se ai nuk ishte vetëm i informuar për të drejtën në përgjithësi dhe të drejtën romake në veçanti,po ishte dhe njohës kompetent i tyre. Sfidë të madhe e kishte hartimin e tekstit universitar nga “E Drejta Romake”.
Nuk u vonua, po e kuptoi si detyrë që “nuk kapërdihet lehtë”.Ndihej “i hendikepuar”me respektin që i bënte figurës së madhe të profesorit të tij, Ivo Puhan dhe veprës së tij të papërsëritshme nga “E Drejta Romake”,të cilën e shqipëroi dhe u la studentëve si “një kujtim të paharrueshëm”.
Bardhyl Çaushi shquhej me zërin e matur,ndonjëherë edhe qortues,për padrejtësitë që ndodhnin me shqiptarët,me theksin e mprehtë dhe fjalën përmbajtjesore, argumentuese dhe bindëse,njëkohësisht.
Si njeri i etur për të mësuar për drejtësi,po edhe më të etur për të ligjëruar për të. Dallohej si njëri ndër profesorët më elokuent të Fakultetit Juridik dhe të gjithë universitetit.
Ballafaqimi me të vërtetën përherë është treguar i hidhur.U tregua edhe me rastin e kumtimit të lajmit se profesor Çaushi,si qindra e mijëra viktima të “mbajtura peng”në Serbi,nuk është ndër të gjallët.
Besimi në të pamundshmën u tregua i pathemeltë dhe si të ishte i themeltë kur dinim se kishim të bënim me një regjim që ndoqi,torturoi,vrau dhe masakroi njerëz të pafajshëm dhe të cilëve,pa të drejtë,”iu dha ofiçin”e terroristit,edhe pse më asgjë nuk u dëshmua se ata kishin bërë ndonjë vepër të dënueshme.Kështu ndodhi edhe me profesor Çaushin,njeriun që të tjerët i mësoi për drejtësi, e vrau padrejtësia.
Mirënjohjet
- Me 3O shtator 2005 - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me dekret të veçantë e ka dekoruar Profesor Bardhyl Çaushin me Medaljen e Artë të Pavarësisë për merita të Tij për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës gjatë viteve '90.
Ky dekorim bëhet me rastin e gjetjes së eshtrave dhe varrimit të Prof. Dr. Bardhyl Çaushi
- Me 12 maj 2009 – Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, dekoroi Prof. Dr. Bardhyl Çaushin me Medaljen e Artë “Mësues i Merituar”.