Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/20

"Toka e re" estetike e shqiptareve



-- nga Nazire Veizi, Tirane

Rreth veprave te shkrimtareve Pierre-Pandeli Simsia, Ilir Borova dhe Skifter Kellici qe jetojne e punojne ne SHBA.

Te tre keta shkrimtare, me botimet e tyre gjate kohes se qendrimit ne SHBA, sjellin nje pervoje te re jo vetem ne qemtimin e materialit bruto, por dhe ne perpunimin e strukturimin e tij, duke shkrire ne nje perjetimet individuale ne kete vend kampion te lirise e te vlerave, me kujtesat e trasheguara ideoemocionale nga prej kah vijne.

Eshte e njohur ideja se ridimenisonimi psiko-gjeografik i shkrimtarit, ne rrethana te reja te vezhgimeve dhe eksplorimeve te tij, fiton mjaft ne raport me kredon e tij artistike, aq sa mund të thuhet se tjetersohet ne kuptimin e pasurimit dhe persosjes se eperme tharmi estetik.

Vete Nicja pohonte se ky ridimensionim, ne kuptimin e levizjes fizike dhe transhendentale ne kohe dhe hapesire, eshte nje pasurim i spektrit vezhgues dhe meditativ te krijuesit te vertete, te cilin e ndihmon ta shohe "lenden e pare" estetike ne nje raport te ri, me struktura dhe afeksione te reja rrefimtare.
Ne kete kuptim, shkrimtaret shqiptare, te rinj e te vjeter, qe per arsye ekonomike u larguan nga vendi i tyre ne kerkim te nje eldoradoje te re poetike, ata qe perbejne te ashtuquajturen diaspore te re te letrave tona, e pasuruan kameren e tyre vezhguese e meditative me ndjesi e raporte te reja, duke i bere nje vend te dukshem mungeses se kujteses premordiale te vendlindjes, duke e kthyer ate ne nje kujtese te re, qe shkon nga miti historik deri te metafizika e kulluar.

Vecanerisht shkrimtaret qe punojne, jetojne e krijojne ne SHBA, ne kete "toke te re" planetare, sic e ka quajtur dikush, ne kete toke te lirise shembullore, qe permbledh ne vetvete lirine fizike, lirine ekonomike, lirine morale e mendore, lirine e plote te lulezimit te ndergjegjes dhe te prehjes se trupit, ne token frytdhenese te talentit e te punes njerezore, kanë gjetur n veten e tyre mundesi te reja shprehjeje e afirmimi, kane rrokur tema e motive te begata artistike, te cilat i kane perpunuar e ngritur ne sistem vlerash estetike te mirefillta.

Kushtet e reja ekonomike, clirimi nga barra e mbijeteses se semure shqiptare, mundesia financiare per t?i vetesponsorizuar veprat e tyre, dhe mbi te gjitha liria e aplikuar ne sistemin e vlerave te mirefillta, i kane vene keta shkrimtare ne kushte te reja pune e krijimi, i ka pasuruar ne kuptimin shpirteror te fjales, duke iu ofruar tema e motive te reja, qe nen shtresimet e motiveve te se kaluares, kane fituar vlera polivalente shprehjeje e meditimi, qe nga narrativja deri te dramatikja e lirikja (poezia)

Tre shkrimtare, tre prirje ne "Token e Re"

Ne kete ese do te flasim per tre shkrimtarë, qe te tre banues ne SHBA, por qe ne artin e tyre ruajnë gjurmet e pathosit te vendlindjes, problematiken shqiptare.
Pierre-Pandeli Simsia, me origjine nga Berati, publisist, tregimtar dhe romancier befasues.
Ilir Borova, poet qe me tharmin e tij alegorik e sarkastik te ben menjehere per vete.
I treti eshte i mirenjohuri Skifter Kellici, i njohur e, deri diku, i afirmuar, autor i shume prozave kualitative, midis te cilave mund te veconim romanin "Atentat ne Paris", aq te njohur e aq te mirepritur nga lexuesi shqiptar e me gjere.

Te tre keta shkrimtarë, me botimet e tyre gjate kohes se qendrimit ne SHBA, sjellin nje pervoje te re jo vetem ne qemtimin e materialit bruto, por dhe ne perpunimin e strukturimin e tij, duke shkrire ne nje perjetimet individuale ne kete vend kampion te lirise e te vlerave me kujtesat e trasheguara ideoemocionale nga prej kah vijne.

Pierre-Pandeli Simsia, pas botimit mjaft te suksesshem te vellimit me tregime "Le te jem une Zamira", liber qe u prit shume ngrohte nga lexuesi dhe qarqet letrare ne Shqiperi e ne diasporen shqiptare ne Amerike, vjen me romanin ?

Nje dashuri e vrare?, botim i Shtëpise Botuese "Arberia", Tirane 2006. Tendenca per te mos anashkaluar problemet e theksuara sociale te tranzicionit shqiptar, ketij tranzicioni primitiv shekullor, eshte i spikatur ne rrefimin e autorit Simsia, i cili kete teme e përcjell edhe ne librin e tij te pare. Romani ?

Nje dashuri e vrare? nuk eshte nje histori sentimentale, perkundrazi, eshte nje drame e gjalle per shumicen e personazheve te tij, nje tragjedi e dhimbshme, aspak e merituar e heroines. Te kjo e fundit perplaset endrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botekuptimin e nje idealisteje moderne, ne kerkim te vizionit të kulluar per jeten e saj sociale dhe dashurore.

Dorina engjellore, e pershkruar bukur dhe mjeshterisht nga Simsia, duke enderruar fluturimin drejt qiellit te lumturise, fluturon ne te vertete drejt vdekjes me te zeze, drejt nje humnere t pakthyeshme. Historia e saj nuk eshte nje histori e shkeputur, por pjese e nje realiteti dramatiko-tragjik qe prodhon nje shoqeri ende ne krize, e cila nuk vlereson vlerat njerëzore dhe morali kallp i se ciles ushqen rrenjet e tragjedive dashurore dhe te gjithefarshme.

Proza e Simsise eshte nje akuze per klasen e papergjegjshme politike shqiptare, e cila dashje pa dashje, eshte motivuesja e kesaj strukture kriminale, qe vret qe ne embrion endrrat dhe nxit tutoret, banditet, mafiozet, llumin e shoqerise per te uzurpuar te drejtat legjitime njerezore, ku padyshim bashin e vendit, e mban dashuria e lire...

Ne vellimin e tij peotik ?Me respekt per...?, autori Ilir Borova na percjell nje suprize te kendshme lirike, plot befasime e situata te fresketa, ku zoteron nje humor i holle, qe e pershkon cdo varg te poezive te tij. Relacioni mes shijes poetike dhe relativitetit me kohen dhe vendin e duhur, raporti mes unit te trazuar e plot thyerje te eperme me relacionet meditative lirike, shkrihen ne nje me strukturat e vargjeve te punuara me kujdes, te lemuara deri ne persosje.

Ai, duke u rrotulluar ne balonat e oreve, nuk mund te bej dot pa to, ne menyre qe herepas'here t?i shpoje e t?i sjelle ne nje forme sa me reale. Domethene, nuk mund te shkel ate fryme respekti per frymen e harxhuar dikur. Relativiteti i tij me kohen dhe njerezit kthehet ne metafore te kerkimit te lirise inidividuale dhe kolektive.

Sfondet e pasura figurative, te veshura me qyrkun e ngrohte te alegorise e sarkazmes, i bejne poezite e tij te lexohen me nje fryme, duke mos t?u ndare nga fytyra nje buzeqeshje e ngrohte, rrezellitese.

Ne nje vendosje tjeter rrefimtare, ne nje lende mitiko-historike, i vendos ngjarjet e tij shkrimtari Skifter Kellici ne romanin e tij me titull "Dashuri e gdhendur ne shkemb", sipas motiveve te romanit te famshem "Pertej largesive" te shkrimtarit disident Bilal Xhaferi. Kerkimi ne te kaluaren thuajse prehistorike, ne kohen e kryengritjeve ilire te Batos, eshte nje pretekst per te hequr nje paralele te nenkuptuar me realitetin aktual, ku edhe pse ne kushtet e nje ekzistence te dyzuar e problematike, te shqiptaret nuk eshte bjerre arketipi i lirise.

Stili i tij i mirenjohur lakonik, pa teprime, lajle e lule te teperta, pa retorike e patetike, sjell ne syte e lexuesit pamje te virgjera te kujteses historike.
Ne arketipin historik te luftetarit te etur per liri e drejtesi sociale, Kellici, kerkon rrenjet e kujteses se deformuar historike si rezultat i pushtimeve nga jashte e nga brenda, qe kane pasuar njera-tjeren ne kete vend.

E përbashkëta

E perbashketa e ketyre tre shkrimtareve me prirje, tendenca e format te ndryshem estetik eshte ndjesia e clirimit nga tabute dhe kerkimi ne zonat heshtjes njerezore, duke u vete-cliruar nga autocensura dhe makthi i opinionit, qe here-here e mberthen shkrimtarin ne nje gracke fatale.
Si Pierre-Pandeli Simsia, ashtu dhe Ilir Borova e Skifter Kellici, perjetojne nje revolucion psiko-estetik, pasi jo vetem ne tematiken e perzgjedhur, por dhe ne ndertimin e ngrehines estetike te veprave te tyre ndihen komode e te pergjegjshem.

"Toka e re", psikolgjia e re e nje komuniteti qe ka qindra vjet qe kerkon ne rrugen e lirise e te progresit, i ka bere ata me kerkues ne shpalosjet e tyre.

Ne lenden e perzgjedhur prej tyre ka nje prirje per te depertuar ne "zonat latente": Simsia ne tabute dhe makthet ekzistenciale dashurore, Borova ne alegorine qe e shikon deri te shfaqjet me serioze njerezore, Kellici ne tabute historike, ku zbulon mekanizmin e mistifikimit dhe keqkuptimit historik. Te tre e dine mjaf mire se cfare kerkojne dhe, ne kete kerkim, procedojne me mjete te begata estetike: me struktura moderne rrefimi e lirizmi, me thyerje te eperme te situatave e te rrethanave ku i vendosin ngjarjet, personazhet dhe objeksionet e tyre poetike...

Bilal Xhaferi,shkrimtari i etnise

 




Nga Skifter Këlliçi
Para pak vjetësh, i mbështetur në motivet e tregimin të gjatë “Tej largësive”, me temë ilire, të shkrimtarit të shquar disident, Bilal Xhaferi, që u shua me 1986 në Amerikë, në rrethana ende te paqarta, botova romanin me titull “Dashuri e gdhendur në shkëmb”.

Ishte kënaqësi e rrallë për mua që ky roman u prit mire nga lexuesit dhe kritika,aq më tepër që u vu në dukje se stili poetik, që është veçori e këtij shkrimtari, jo vetëm në këtë tregim,por në përgjithësi në tërë prozën e tij të përfshirë në te vetmin vëllim “Tokë e lashtë njerëz të rinj”, nuk është cënuar, madje duket sikur ky roman është shkruar nga dora e tij.

Mirëpo, duke lexuar kronikat historike që lidhen me ngjarjet të cilat shtjellohen në tregimin e mësipërm të Bilal Xhaferit dhe si pasojë edhe në romanin tim,pra me kryengritjen ilire të viteve 6-9 të erës sonë, arrita në përfundimin se korniza e këtyre ngjarjeve duhej zgjeruar me shumë, se ato duhej të zhvendosen edhe në Romë, ku kishte sundonte Oktaviani,perandori i parë romak, i cili kishte dërguar Tiberin, mëkëmbësin dhe birin e tij të adaptuar,personazh i romanit, për të shuar këtë kryengritje.

Kështu, duke u përpjekur të ruaj gjithnjë stilin poetik të Bilal Xhaferit që në faqet e tregimit të tij të gjatë “Tej largësive” shfaqet thuajse tërësisht në forme të një prozë poetikë, fillova të ripunoja romanin.
Në rreshtat e fundit të tij përdora shprehjen që ai kishte futur në gojën e Batos, njërit pre personazheve të tregimit të tij, prijës i kryengritjes ilire: ”Deri sa të na mungojë liria,ne do të jemi gjithnjë kryengritës”.
Dhe më duket se kjo frazë është një përgjithësim i rrallë filozofik i tërë veprës së tij.

Mirëpo në krijimtarinë e këtij shkrimtari dhe poeti, jashtëzakonisht të talentuar, gjen perifrazime po aq të goditura, në mos edhe më të goditura se perifrazimi i mësipërm.

Ndërmenda tregimin ”Purpuranti”, botuar për herë të parë në mesin e viteve 60-të ne faqet e gazetës letrare “Drita” që habiti lexuesit dhe kritikët. Strezi, heroi i këtij tregimi, luftëtar i Skënderbeut,pas betejës së Torviollit të fituar nga ushtritë pushtuese otomane,kthehet në fshatin e tij të lindjes. Dhe befas dëgjon një këngë.
”Ishte melodia e një kënge të lashtë…- shkruan Bilal Xhaferi në këtë tregim.-Fjalët e saj që nuk mbaheshin mend, kujtoheshin përsëri .Ato që nuk kujtoheshin, zëvendësoheshin me fjalë të tjera”.

Dhe unë po u paraqes lexuesve përmbajtjen e kësaj kënge, të përshkruar nga autori, e cila, ndonëse në formë proze, është një perlë poetike, që edhe kështu, zë vend të veçantë, jo vetëm në poezinë shqiptare, por, për mendimin tim edhe në poezinë botërore: “Kur të mbarohen të gjitha, atëherë për të ndezur qymyrdrurin në farka, do të bëjmë gjyryk mushkëritë tona. Dhe do të nxjerrim brinjët tona,që t’i kalisim dhe t’i kthejmë në shpata. Kur të mbarohen të gjitha ,atëherë gratë do të presin gërshetat dhe me to do të lidhin harqet për të lëshuar shigjetat. Dhe do të presin për shigjeta tërë drurët e pyjeve. Dhe në s’mjaftofshin pyjet, do të çajmë djepet e fëmijëve. Kur të mbarohen të gjitha, atëherë do të rrëzojmë shkëmbinjtë e maleve mbi kryet e armiqve dhe do të hapim ngastra toke për grunore e vreshta, në rrënjët e shkëmbinjve. Kur të mbarohen të gjitha, atëherë do të ndezim akujt e çative, lart në kupën e qiellit, te yjet dhe do t’i vëmë në shandanë, në vend të qirinjve ,për të na bërë dritë në netët e vona,në netët tona të përgjakura e të ftohta …Kur të mbarohen të gjitha..“.
Ja, kjo është përmbajtja e kësaj këngë që Bilal Xhaferi ka vënë, pra, në gojë e një plaku të fshatit, të cilën Strezi e dëgjon, kur po afrohet fshatit të lindjes.
Le ta kthejmë tani përmbajtjen në prozë të kësaj kënge, në vargje,duke bërë vetëm disa zhvendosje fjalësh që më duket se i japin më shumë ritëm të brendshëm:

“Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë, për të ndezur qymyrdrurin në farka,
Gjyryk do të bëjmë mushkëritë tona,
Dhe brinjët tona do të nxjerrim,
Që t’i kalisim dhe t’i kthejmë në shpata…
Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë gratë gërshetat do të këpusin, 
Dhe me to harqe do të lidhin,
Për të lëshuar shigjetat,
Dhe për shigjeta tërë drurët e pyjeve do të presim…
Dhe në s’mjaftofshin pyjet,
Djepet e fëmijëve do të çajmë…
Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë shkëmbenjtë do t’i rrëzojmë mbi kryet e armiqve, 
Dhe për grunore dhe vreshta,
Ngastra toke,në rrënjët e tyre do të hapim,
Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë do të ndezim akujt e çative,
Lart në kupën e qiellit, te yjet, 
Dhe do t’i vëmë në shandanë ,në vend të qirinjve, 
Që dritë të na bëjnë në netët tona të vona,
Në netët tona të përgjakura e të ftohta,
Kur të mbarohen të gjitha…”
Deri më sot kam lexuar artikuj kritikë, me vlera të veçanta, kushtuar krijimtarisë letrare të Xhaferit si në prozë, ashtu edhe në poezi, që janë shkruar nga autorë shqiptarë dhe kosovarë, ndër të cilët veçoj kritikun e njohur Bashkim Kucuku, sidomos me studimin “Jehonë e veprës së panjohur”, (1996) dhe Sabri Hamiti “Bilal Xhaferi,shkrimtari i etnise”,(Gjurmime albanologjike,seria e shkencave filologjike,Prishtinë ,1994,faqe 7-27).
Qofsha i gabuar,por deri tani nuk më ka rastisur që ndonjë studiues të këtë vërejtur dhe veçuar këtë fragment nga tregimi “Purpuranti“ që është poezi e rrallë dhe të cilën Bilal Xhaferi, çuditërisht nuk e ka veçuar si poezi dhe si të tillë edhe ta botonte, por ka parapëlqyer ta vërë në gojën e një personazhi të këtij tregimi.

Jo vetëm kaq, por,me sa shihet studiuesve u ka shpëtuar nga shikimi vlera artistike të këtij fragmenti prozë-poezi,të tregimit të mësipërm,me një pasuri kaq të madhe figurative, deri në kufijtë më të skajshëm të imagjinatës,që sintetizon aq mjeshtërsht jo vetëm luftërat e popullit tonë në shekuj kundër pushtuesve të huaj,por edhe luftërat e tërë e popujve të shtypur të botës gjatë historisë së njerëzimit. Si e tillë, kjo poezi do të meritonte të futej në antologjitë poetike të çdo vendi të botës.

Bilal Xhaferi, që kishte mbaruar vetëm një shkollë dyvjeçare ndërtimi, u end lart e poshtë kantiereve të ndërtimit në punë të vështira , pa asnjë përkrahje nga shteti komunist, ngaqë ishte biri i një nacionalisti të pushkatuar çam.
Si pasojë, me ashpërsimin e luftës së klasave, më 1967 atij iu hoq edhe e drejta e botimit,nuk doli në qarkullim vëllimi poetik “Lirishtja e kuqe”dhe romani historik “Krastakraus”,kushtuar luftërave të popullit tonë kundër pushtimit turk, që u botua pas vdekjes së tij, më 1993.

Veç kësaj, diktatura komuniste e dënoi Bilal Xhaferin të punonte i izoluar në në një fshat të Durrësit, aq sa në këto rrethana ai u detyrua të arratisej dhe të vendosej në SHBA,ku vazhdoi veprimtarinë e tij letrare dhe publicistike, së pari në gazetën “Dielli” dhe pastaj në revistën “Krahu i Shqiponjës”.
Nën kujdesin e pr.Bashkim Kucukut shtëpia Botuese “Toena” botoi më 1996 librin ”Tej kaltërsive”, ku veç disa tregimeve te botuara në vëllimin e tij të vetëm “Tokë ë lashtë njerëz të rinj” (1965), u përfshi publicistika e botuar në faqet e kësaj reviste.
Në një botim të mundshëm në të ardhmen,do të ishte mirë që ky vëllim të ribotohej dhe në të të përshihej edhe kjo “poezi”, e fshehur në tregimin “Purpuranti” dhe krahas saj edhe poezi të tjera kundër diktaturës komuniste,të ushtruar nga arma e tmerrshme e Sigurimit të Shtetit,të shkruara në SHBA si “Shqipëri ‘76”, që po rendis më poshtë:
Vend i vogël, kohë e vogël, racion i vogël,
Errësirë e madhe, frikë e madhe, mjerim i madh…
Dhe rrugëve të atdheut,
Si kukuvajkë nën hënë,
Leh dhe ulërin “Gazi 69”…
…Dhe poezia “Kosovë”, tokë shqiptare, ku UDB-ja, ku simotra e këtij sigurimi, ushtronte mbi vëllezërit tanë kosovarë:
Kosovë,
legjendë e mbetur në udhëkryqet e historisë,
Kosovë,
Gjithnjë ashtu si gjithnjë,
Me dhembë shtrënguar e me shpirt në dhëmbë,
Kosovë,
Ku shqiptarët flasin një gjuhë, 
Dhe dëgjojnë dy gjuhë,
Së bashku më gjuhën e nënës,
Dhe gjuhën e UDB-ës.”

http://floripress.blogspot.com/2013/07/nje-perle-poetike-e-bilal-xhaferit-e.html

Skifter Këlliçi: Një roman në kujtim të Bilal Xhaferrit


            Nga Albert ZHOLI




Skifter Këlliçi: Një roman në kujtim të Bilal Xhaferrit

INTERVISTA/ Flet komentatori i famshëm sportiv dhe shkrimtari i njohur. Kujtimet e mia në fushën e blertë. Ndeshja më e rëndësishme Shqipëri-RFGJ, (0-1),me gol të Gerd Mylerit. Pse më larguan nga mikrofoni. Romani i fundit, në kujtim të disidentit çam



Kur keni filluar punën si komentator sportiv dhe cila ishte ndeshja e parë që keni transmetuar?

Kam ëndërruar të bëhem komentator sportiv si Anton Mazreku që në verë të vitit 1948, kur nuk isha më shumë se 10 vjeç. Hipur majë një kamioni të vjetër në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë “komentoja” ndeshje të rrugicave. Në gusht të vitit 1959, kur sapo kisha filluar të punoja si gazetar në Radio Tirana, bëra prova që u pëlqyen dhe u miratuan nga vetë Mazreku, atëherë punonjës në FSHF. Kështu, në tetor të atij viti, së bashku me kolegun tim, Ismet Bellova, komentova finalen e turneut të futbollit të Spartakiadës I Kombëtare midis “Dinamos” së Tiranës dhe Besës së Kavajës.


Cilët kanë qenë idhujt tuaj të transmetimit dhe marrëdhëniet tuaja me ta?

Siç e thashë edhe më sipër, idhulli im ka qenë Anton Mazreku, babai i gazetarisë shqiptare sportive. E kam respektuar madje e kam përjetësuar jo vetëm me artikuj, por edhe në një tregim dhe në romanin me titull “Tirana dy orë para dënimit”.(1998), kushtuar përjashtimit të pamëshirshëm të skuadrës së “Tiranës” më 1967 me urdhër të Byrosë Politike, ku është nga personazhet kryesore.

Cila është ndeshja më e vështirë që ju keni transmetuar qoftë me skuadra e huaj qoftë me ato brenda vendit?

Me skuadra të vendit, padyshim dy ndeshjet finale të kampionatit kombëtar të futbollit të vitit 1961, kur “Partizani” dhe “Dinamo” u renditën të parat me pikë të barabarta dhe golavarazhi nuk u mor parasysh. Të dyja takimet u zhvilluan në Stadiumin “Dinamo”, sot “Selman Stërmasi”. I pari, me gjithë shtesën e lojës 2×15 minuta, u mbyll në barazim 1-1. I dyti, me gjithë këtë shtesë, mbeti i bardhë 0-0. Loja u shty deri në çastin kur do të shënonte njëra, ose tjetra skuadër. Shënoi Pano në minutën e 132-të dhe “Partizani” fitoi kampionatin.

Sa për ndeshje ndërkombëtare do të përmendja takimin Shqipëri-RFGJ, (0-1), në Tiranë, me gol të Mylerit të famshëm, për Eleminatoret e Euro ’72. Mund të kisha pasur edhe kujtime të tjera, por ato komentoheshin nga një G…, të cilin e propozova unë më 1971 të bëhej komentator sportiv,pa ditur se deri atëherë rrallë mund kishte shkelur në stadiume, por që nuk u bë kurrë edhe sot e kësaj dite i tillë…

A keni gabuar në ndonjë transmetim dhe cili ka qenë ky gabim?

Më kujtohet që më 1970, kur luante “Dinamo” me një skuadër tjetër gjatë pjesë së parë të transmetuar në televizion. Citoja lljaz Ceçon kur në vend të tij luante Gani Xhafa.

Sigurisht që keni qenë tifoz me ndonjë skuadër. Cila ka qenë kjo dhe në transmetim a keni qenë e njëanshëm?

Gjatë komenteve,kurrë nuk jam treguar tifoz, sepse bëhesha gjyqtar i vetvetes. Ndaj, si të shënonte skuadra e zemrës sime, si skuadra kundërshtare, shprehja të njëjtin entuziazëm. Kësisoj më quanin herë tifoz të “Partizanit”, “Dinamos” ose “Tiranës”…madje edhe “Vllaznisë”.

Jo vetëm si komentator, por në radhë të parë si shkrimtar i mirë, cili ka qenë tregimi apo romani i parë dhe si është pritur nga kritika?

Vëllimi me tregime sportive “Një ndodhi në stadium”, botuar më 1968, i pari i këtij lloji në letërsinë shqiptare. U prit ngrohtë nga kritika. Por vetëm 10 vjet më pas, kur u botua romani “Atentat në Paris”, ribotuar kohët e fundit me ripunime e plotësime, gjykova se unë mund të quhesha me të vërtetë shkrimtar i mirë.

Në pozicionet e shkrimtarit apo të komentatorit a keni pasur rastin të takoni ndonjë nga ish-udhëheqësit e regjimit komunist, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, etj. dhe marrëdhëniet e tua me ta?

Jo, nuk kam pasur asnjë marrëdhënie më ta, pavarësisht se Kadri Hazbiut, ndonëse me ndonjë vërejtje “politike”, siç më thoshin të afërmit e tij, dhe Beqir Ballukut, i pëlqenin komentet e mia. Por “marrëdhënie” më mua, ndonëse nga… lart, ka pasur Ramiz Alia. Me urdhrin e tij absurd më 1986, mua më ndaluan të drejtoja në kamera “Rubrikën sportive” dhe të komentoja ndeshje ndërkombëtare, sepse “u ngjaja komentatorëve italianë”, kurse komentatori G., ndonëse cilësohej i ftohtë, nuk paraqiste rreziqe të tilla, sepse përdorte dhe vazhdon të përdorë një fjalor shumë më të ngushtë.

Si janë vlerësuar veprat tuaja letrare në monizëm. A ju është ndaluar ndonjë vepër për botim dhe pse?

Disa prej tyre janë vlerësuar. Të tillë kanë qenë romani “Atentat në Paris”që përmenda më sipër, përshtatur për skenë nga Teatri “Bylis” i Fierit, (ndonëse më gabime trashanike), romanet për fëmijë “Kujtimet e mëhallës së vjetër”, “Pas gjurmëve”, që është bërë film nga regjisorja e njohur Xhanfise Keko, dhe ka fituar çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për fëmijë në Xhifoni, (Itali), më 1979 etj.

Si ka qenë kërkesa e llogarisë për botimet në monizëm dhe a vlerësohej shkrimtari në atë sistem?

Për këtë problem është shkruar e thënë shumë. Siç dihet, realizmi socialist ishte metodë dogmatike që censuronte krijimtarinë e krijuesit dhe, për më tepër, e detyronte të vetëcensurohej. Dhe kur vepra kishte “shkarje ideologjike”, krijuesi kishte pasoja. Fakti që janë dënuar vepra të shkrimtarëve tanë të njohur si Ismail Kadare, Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço e shumë të tjerë, dëshmon për këtë. Krijuesve u kërkohej që në çdo vëllim të përfshihej të paktën një tregim ose poezi kushtuar partisë. Dhe kur këtë ia kërkuan Bilal Xhaferit, aq më tepër që kishte babanë të pushkatuar nga regjimi komunist, ai, siç më pati treguar kritiku i njohur, Adriatik Kallulli, shkroi një poezi që fillonte me vargjet: “Parti, të gdhendur e kam emrin tënd në pëllëmbët e duarve të mia”. Siç shihet, këto vargje mund të merren edhe me kuptimin e kundërt: “Emri yt, parti, nuk më ndahet kurrë…”. Megjithatë, kjo poezi nuk u botua kurrë, sepse vëllimi në të cilin u përfshi nuk qarkulloi. Pas Plenumit të 4-t famëkeq të KQ të PPSH-së,më 1973, kjo trysni u rrit edhe më shumë…

Cilat kanë qenë marrëdhëniet e tua me Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin dhe si janë pritur krijimet e tua prej tyre?

Marrëdhëniet me ta kanë qenë të mira, sidomos me Kadarenë që më ka mbështetur dhe inkurajuar vazhdimisht. Edhe sot këto marrëdhënie vazhdojnë.

Mendimi juaj për debatin Qose-Kadare?

Mbështes plotësisht Kadarenë.

Kohët e fundit keni botuar romanin “Dashuri e gdhendur në shkëmb”, mbi motivet e një novele të Bilal Xhaferit. Kjo lidhje me një shkrimtar çam është e rastësishme?

Siç e kam vënë në dukje edhe në parathënien e këtij romani, Bilal Xhaferin e kam takuar vetëm një herë, në verë të vitit 1967 dhe i kam sugjeruar që këtë novele ta kthejë në roman. Ai u arratis më 1968 dhe nuk di nëse e pati pasur parasysh këtë sugjerim, sepse dorëshkrimet e tij në Çikago, (SHBA), ku u gjet i vdekur, a i vrarë nga Sigurimi i Shtetit, që e ndiqte edhe atje, u dogjën. Atëherë, për të nderuar kujtimin e tij, shkrova dhe botova romanin e mësipërm, bazuar në motivet e kësaj novele të mrekullueshme. Dhe më vjen mirë që po vlerësohet nga kritika.

Mendimi juaj për zgjidhjen e problemit çam?

Do të ishte mire të zgjidhej si problemi i Kosovës. Çamëve të dëbuar nga vendlindja e tyre u duhet njohur autoktonia. Ata janë të lindur në Çamëri, krahinë tërësisht shqiptare.

Si do ta komentonit tranzicionin e tejzgjatur shqiptar dhe politikën e saj agresive?

Absurd. U takon politikanëve ta zgjidhin këtë problem. Veçanërisht politikanëve me mendësi të reja. Por, kur shoh që Fatos Nano nga …Vjena kërkon të na bëhet… president, pra simbol i popullit dhe kombit shqiptar, ky njeri që mbart mbi kurriz mëkate, madje edhe një vrasje, (që sipas shtypit nuk e ka mohuar), veç veseve të tilla, si pija, kumari,ligësia,(disa prej të cilave ia vë në dukje dhe Ramia Alia në librin e tij “Jeta ime”,pikërisht ai që e ngriti lart këtë Fatos), atëherë më duket se do të kthehemi më 1991, kur i mësipërmi filloi ngritjen dhe pastaj rënien e lirë, që duhet të jetë e përgjithmonshme dhe të pasohet edhe nga politikanë të tjerë majtas, djathtas, të cilëve u ka ikur koha…

Rreth këtij problemi më 2005 dhe 2007 ju keni botuar dy romane groteske?

Po,i pari “Tirani ngrihet nga varri”, (Shtëpia Botuese “Eugen”,2005), ku një personazh që i ngjan diktatorit të një vendi të vogël, krijon një lojë sikur diktatori pasi i kërkon falje perëndisë për krimet që ka bërë në dëm të popullit të këtij vendi, ringjallet prej tij dhe vihet të luftojë krerët e dy partive politike të zhytura në korrupsion. Besohet nga populli që kërkon që ai të jetë president i vendit, por ai shpjegon se presidentin duhet ta zgjedhë vetë populli. Romani i dytë “Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars”,(“Buzuku“,Prishtinë, 2007), është përsëri një lojë, sipas së cilës nga planeti Mars dy drejtuesve të partive kryesore politike u vinë mesazhe nga marsianët, të cilët u luten atyre të vinë përgjithnjë në planetin e tyre të kuq si ata, që t’i udhëheqin sipas parimeve marksiste që marsianët nuk i njohin .Arsyeja është se temperaturat në tokë do të rriten 6 gradë dhe jeta atje do të vdesë. Por më parë duhet t’i tregojnë popullit mëkatet korruptive që kanë kryer. Loja në fund të romanit zbulohet dhe politikanët mëkatarë demaskohen.

Arsyeja e largimit në Amerikë dhe a e keni gjetur vetveten atje?

Arsyeja është e thjeshtë: së bashku me gruan time, Natasha, ish-redaktore në shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”,dhe ish- gazetare në Radio Tirana, u larguam për në Amerikë, që t’i siguronim një ardhme sa më të mirë djalit tonë të vetëm, Maldi, sot i laureuar në kolegjin e njohur muzikor “Berkli” në Boston, për biznes-muzikë, i cili po bën përpjekje për t’u futur në botën e madhe dhe shumë të vështirë të krijimtarisë në muzikën e lehtë amerikane. Veten time nuk e kam gjetur dhe vështirë ta gjej në Amerikë. Sidoqoftë, të paktën romani “Shtatori i gjëmës së madhe “, me temë shqiptaro-amerikane , kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit, ku midis 3000 viktimave humbën jetën edhe tre shqiptarë, personazhe të tij, botuar më 2010,(i cili sipas kolegësh të mi vlen të përkthehet në anglisht, zanafilla e një bashkëpunimi me kineastë shqiptarë,ose amerikanë, për të shkruar skenarë me temë amerikane), janë një dritë e gjelbër që mund të hapet…

Veç veprave të mësipërme, edhe rreth 600 faqe kompjuterike dosierësh, me temë letrare, historike, gjuhësore e, doemos, edhe sportive, të botuara në shtypin shqiptar dhe të diasporës, që nga viti 2001, dëshmojnë se vazhdoj të jetoj me këmbë në Amerikë, por me mendje, shpirt dhe zemër jam në Shqipëri.

Skifter Këlliçi dhe Bilal Xhaferi me “Dashuri e gdhendur në shkëmb”



“Një herë më është dhënë rasti që të takoja Bilal Xhaferin vetëm për pak minuta, verën e vitit 1967. Midis të tjerash, pasi e urova për vëllimin e parë që kishte nxjerrë, u ndala te novela ‘Tej kaltërsive’ e i thashë se ai i kishte të tëra dhuntitë që duke shtuar linja dhe ngjarje të reja, të shkruante një vepër që do të kishte sukses të jashtëzakonshëm. ‘Keni të drejtë,- më tha – edhe të tjerë këtë mendim më kanë shprehur’…Duke jetuar prej disa vitesh në SHBA, më lindi ideja që duke pasur si bazë novelën ‘Tej kaltërsive’, të shkruaja një roman me titullin “Dashuria e gdhendur në shkëmb”, – kështu shprehet shkrimtari Skifter Këlliçi, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Amerika për të promovuar dje në mjediset e MTKRS-së dy romanet e tij të fundit, “Dashuri e gdhendur në shkëmb” dhe “Atentat në Paris”. Romani i tij me titull “Dashuri e gdhendur në shkëmb”, shkruar sipas motiveve të romanit të famshëm “Tej kaltërsive” të shkrimtarit disident Bilal Xhaferi, ka një historik vërtet interesant, i rrallë për letërsinë shqipe. Në vitin 1967 dy të rinj, Bilal Xhaferi dhe Skifter Këlliçi, në mënyrë të pavarur frymëzohen nga e njëjta temë: kryengritja e madhe e ilirëve në vitet 6-9 kundër Romës, nën komandën e Batos së Desidiateve. Bilal Xhaferi boton me këtë temë novelën “Tej kaltërsive”, ndërsa Skifter Këlliçi asokohe gazetar i redaksisë së kulturës në Radio Tirana, shkruan për rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” një radiodramë të shkurtër kushtuar kësaj kryengritjeje. Gazetari i dikurshëm i Radio Tiranës, tani shkrimtar, vendosi që atë që nuk arriti ta shkruante Bilal Xhaferi, ta vazhdonte ai. Fillimisht u konsultua me shkrimtarin dhe kritikun Bashkim Kuçuku dhe vetëm pasi mori edhe pëlqimin e motrës së Bilal Xhaferit, Anika Myrto, shkroi romanin ese “Dashuri e gdhendur ne shkëmb”. “Sipas dëshmive, Bilal Xhaferi krijoi në mërgim në Amerikë vepra të cilat humbën gjatë djegies së zyrave të revistës ‘Krahu i Shqiponjës’, të cilat ndodheshin në Çikago, qytet ku vdiq në rrethana ende të paqarta në vitin 1986 edhe shkrimtari. Nuk dihet nëse midis veprave të djegura të ketë qenë edhe ndonjë variant i ripunuar dhe i zgjeruar (ashtu siç i kishin sugjeruar) i novelës “Tej kaltërsive”, e me sa duket nuk do të dihet kurrë”, — kujton Këlliçi. Një tjetër vepër e frymëzuar nga historia kishte sjellë në këtë promovim shkrimtarin shqiptaro-amerikan. Romani dossier siç e quan autori “Atentat në Paris”, vjen në këtë botim të dytë i ripunuar prej tij dhe në siglën e shtëpisë botuese Ombra GVG. Ky roman ka në qendër atentatin që Avni Rustemi kreu kundër Esat Pashë Toptanit. Në promovimin e dy librave të Skifter Këlliçit, miq, kolegë, gazetarë dhe shkrimtarë, studiues etj., u shprehën për vlerat e këtyre botimeve, të cilat ruajnë me fanatizëm gjuhën e pastër shqipe.



Floripress


*******




Skifter Këlliçi: Njohja me Bilal Xhaferrin më frymëzoi për librin



NGA DHURATA HAMZAI




Duke jetuar prej disa vitesh në SHBA, shkrimtarit i shfaqet para sysh vizioni që ka patur prej të vetmit takim me Bilal Xhaferrin. I kanë mbetur në mendje kaçurelat e zeza, portreti i tij. Nuk do ta harronte imazhin e tij, as çastin që e lidhi shpirtërisht me poetin. Gjatë gjithë jetës kishte ndjesinë se kërkonte që të bisedonte me të. Prej vitesh jetonte me mbresat e novelës "Tej Largësive" të Bilalit. Motivet e veprës së tij tashmë ishin bërë edhe të tijat. Por, Bilalin nuk e pa më që t'i thoshte. Në këtë intervistë, Skifter Këllici rrëfen si erdhi takimi i parë dhe i fundit me Bilal Xhaferrin dhe cili ishte misteri që e shtyu për të ngjizur një roman mbi themelet e veprës së tij. Namik Mane, shkok i ngushtë i B. Xhaferrit tha dje se "kur është botuar "Përtej largësive", piktorja Safo Marko e sheh duke ngjitur shkallët e shtëpisë botuese "Naim Frashëri" del dhe e ndalon Bilal Xhaferrin. "Ku je, ore Bilal Xhaferri, që me tregimin "Përtej largësive" ke çmendur të rinj e pleq"? Mes kësaj atmosfere kujtimesh, shkrimtari Skifter Këlliçi ka promovuar në Ministrinë e Kulturës romanet "Dashuri e gdhendur në shkëmb" dhe "Antetat në Paris". Edhe pse u fol edhe për vlerat e romanit "Antetat në Paris", shkrimtari me modesti drejtoi vëmendjen e të pranishmëve tek romani tjetër, duke e kthyer promovimin e veprave të tij në një homazh për të nderuar kujtimin e Bilal Xhaferit. 

"Dashuri e gdhendur në shkëmb", vërtetë ka një histori të marrëdhënies suaj me shkrimtarin Bilal Xhaferri?

-Historia e këtij romani lidhet me takimin e parë dhe të vetëm që kam pasur me Bilal Xhaferrin në vitin 1967. Nuk e kisha takuar ndonjëherë. Isha me Fatos Arapin dhe ndërsa ai po vinte drejt nesh, Fatosi ma prezanton: "Ky është Bilal Xhaferri". "Ooh", hidhem unë entuziast, sepse e admiroja prej shkrimeve të tij. Ishte i pamshëm, por me një çehre të bardhë, i fikur në fytyrë, i dobësuar. Nuk prita dhe i thashë se ti ke shkruar një shkrim interesant, ndërsa i sugjerova se do të ishte akoma më e bukur të zgjerohej si roman. Ai i mirëpriti këto sugjerime, por nuk di nëse e shkroi si roman, sepse biblioteka e tij në Çikago u dogj. Nuk ka mbetur asgjë. 

Ju mendoni se Bilal Xhaferri mund ta ketë shkruar edhe si roman?

-S'ka të thëna, sepse biblioteka iu dogj. Ndaj unë mendova që mbi motivet e atij romani, për ta përjetësuar Bilal Xhaferrin, të shkruaj "Dashuri e gdhendur në shkëmb". Romani është i lëvruar me frymën e Bilal Xhaferrit. Rrjedha e ngjarjeve vazhdon në stilin dhe në mendësitë e tij. Novela "Tej largësive" gjendet e përfshirë në veprën "Tokë e re njerëz të lashtë", botuar në vitin 1968 dhe është një nga tregimet më të mira të këtij vëllimi. 

Për të bërë veprën, çfarë iu frymëzoi konkretisht?

-Më frymëzuan karakteri, mjediset, lufta e prijësit të Ilirisë Batos kundër pushtimit romak. Por mbi të gjitha këto vëreja një stil të njëjtë. 

Por, duke e ditur se kur shkruat librin Bilali nuk ishte gjallë, nuk patët merak se do të mendohej ky veprim si kopjim stili?

-Jo është gjë tjetër. Vepra ime ka në themele fabulën e veprës së Bilal Xhaferrit si një gjetje artistike. Më parë këtë mendim unë ia kam shprehur kritikut të njohur Bashkim Kyçyku. Ai u tregua entuziast për linjat, personazhet dhe ngjarjet që do të shtroja në variantin e ri. Më vonë mora dhe pëlqimim e motrës së Bilalit, zonjës Anika Myrto. 

Pas kaq vitesh, si e sillni ndër mend Bilal Xhaferrin?

-Për mua Bilali kishte një horizont të gjerë kulturor, të cilin e pasyqonte në poezitë e tij dhe në shkrimet e tjera. U rrit në ambjent të ndrydhur, e mposhti lufta e klasave. Babai i tij ishte pushkatuar dhe ai e vuajti këtë luftë e klasash, deri në atë masë sa ia ndërprenë të drejtën e botimit. Më erdhi një mesazh gjatë mungesës, se ky njeri duhej të kishte një vazhdimësi në krijimtari dhe u binda se kjo vazhdimësi do të vinte pas vdekjes së tij në shpirtin e një tjetri. E ndjeva kështu dhe m'u dha mua ta konceptoja të tillë këtë vepër. 

A nuk duket sikur ju keni provuar të keni një lloj telepatie apo mishërimi shpirtëror?

-Pikërisht, kjo ka qenë. Por kjo ka qenë edhe drojtja ime derisa e nxora librin në dritë. Ata që e kanë lexuar e kanë pëlqyer. U them se bazament është vepra e Bilal Xhaferrit, frymëzimi është prej tij. 

Dhe ju keni kërkuar të behet skenar filmi, duke propozuar edhe edhe me një kërkesë në Hollivud. Pse mendon se Hollivudi do të kishte interes për historinë Ilire?

-Gërshetohen motivet dhe detajet me historinë e Romës dhe Ilirisë dhe mendoj se ka intrigë të mjaftueshme për një film. 

Më thatë se janë djegur librat e Bilal Xhaferit, keni ndonjë informacion sesi ka ndodhur kjo?

-Jo të plotë, di vetëm se çdo gjë që ka shkruar i është djegur. Nuk di kush e ka bërë këtë, Sigurimi i Shtetit apo ka qenë vdekje natyrale. Që i është djegur çdo gjë e mësova nga biseda me Bashkim Kyçykun. Bilali bibliotekën e ka pasur në shtëpi dhe s'ka asnjë dokument tjetër që të provojë se ky njeri e ka vazhduar krijimtarinë. Ka ndonjë subjekt skenari, por me përjashtim të publicistikës së tij që është botuar te "Krahu i Shqiponjës" nuk dihet më çfarë i është botuar. 

Në cilat vite bëhet fjalë se ka ndodhur kjo djegie?

-Në vitet 1987 ose 1988 kur ai u vra ose vdiq...

Kur u vra ose vdiq, thatë....?!
-Nuk dihet akoma. Versioni zyrtar është që vdiq, por unë për fat të keq nuk kam mundur të gjej fakte të tjera, por Bashkim Kyçyku ka bërë disa kërkime që mbeten të vetmet të dhëna mbi krijimtarinë e Bilal Xhaferrit.

Vizioni kombëtar në romanin Dashuri e gdhendur në shkëmb të Skifter Këlliçit



Nga e majta: K.Tarelli e V.Kona (Tiranë, nëntor 2013)

Shkruan  Viron Andrea

Në romanin historik Dashuri e gdhendur në shkëmb, shkruar nga shkrimtari Skifter Këlliçi ,mbi motivet e novelës së njohur Tej largësive të shkrimtarit Bilal Xhaferi, që u shua në Çikago me 1987, idetë e qëndresës shumëshekullore të popullit tonë shndërrohen në vërtetësi artistike nëpërmjet përshkrimit të ngjarjeve historike që ka përjetuar ai që në lashtësi, gërshetuar me konfliktet e personazhe, të cilat, për më tepër, bëhen bindëse me vlerat e artistike që paraqesin.

Iliria e vitit 9 të erës sonë,është e përfshirë e tëra në kryengritje dhe teatri i luftës ndaj pushuesve romakë, të prirë nga kryekomandanti Tiber, biri i perandorit August, që më pas vdekjes do ti zinte vendin, shtrihet edhe në trevën Dardane, (Kosova e sotme). Për sendërtimin e tyre autori ka krijuar personazhin e Ergysit, komandantit të fisit kaon, me tërësinë tipareve të tij si luftëtar i paepur, sfera e veprimtarisë së të cilit ndërthuret me linja të tjera të romanit, veçanërisht me dashurinë për dardanen Amardë, deri ne konfliktin dramatik dhe zgjidhjen e tij në marrëdhënie me Algaldin, tjetër luftëtar ilir.
Batoja, komandant i fisit te fisit Breuk, si rrjedhojë e intrigave dhe ambicieve vetjake, tradhton kryengritjen, duke dëmtuar luftën dhe rezistencën e ilirëve, por jo moralin e tyre.

Romani fillon dhe mbaron me një trajtim simbolik, por të rëndësishëm për një komb, për të përjetësuar të tashmen dhe të ardhmen-me ngritjen e Përmendores e Lirisë. Është Ergysi, komandanti ushtarak i Kaonëve, i arsimuar në Akademinë ushtarake të Romës, që krahas shpatës dhe mburojës, ka dhe një dhunti tjetër-daltën dhe çekiçin, me të cilat kërkon ta skalisë këtë përmendore. Mirëpo nuk gjen dot se çfytyrë do ti japë asaj. Për më tepër, e lë pa e mbaruar, sepse i duhet të ngjeshë armët në brez kundër romakëve.

Karakteri i tij personifikon kështu jo vetëm modelin moral të një komandanti, por edhe një të riu artist, që frymëzohet nga e bukura dhe forca e saj artistike. Një veçori e tillë përbën dukuri krejt origjinale në letërsinë tonë.

Të gjitha personazhet e tjera ilire, si Batoja i desiatëve, personazh historik,si dhe Batoja i breukëve, që tradhton, Algaldi, Amarda etj., për Ilirinë sakrifikojnë edhe jetën. Sintezë e kësaj ideje janë fjalët e Batos, antipod i i Bato tradhtarit, kur në një çast të vështirë njëri prej luftëtarëve të plagosur për vdekje i thotë dëshpërimisht: Tani nuk ka më Iliri , ai i përgjigjet me fjalët lapidare: Iliri do të ketë edhe sikur një ilir të mbetet i vetëm mbi dhe. Dhe në mos mbetë askush i gjallë, atëherë me ndihmën e perëndive tona, ne do të ngrihemi nga varret, për tu kacafytur me romakët dhe shpirtrat tona do të përplasen me shpirtrat e tyre.

Në roman shpaloset qartë edhe konflikti midis trimave Ergys dhe Alkald për vajzën dardane, Amarda. Dashuria midis Ergysit dhe Amardës nuk është thjesht dashuri me shikimin e parë, por dashuri që lind nga sakrifica që bëjnë ata për njeri-tjetrin, për ti dhënë jetë njeri-tjetrit, pra për mbijetesën e tyre në luftën kundër pushtuesve romakë.

Amarda është e kundërta e Fedrës, gruas së komandantit romak, Klaud,e cila, kur Ergysi studionte në Akademinë ushtarake të Romës, kërkonte ta joshte, (synim që Ergysi e shmang me neveri), pa e vrarë ndërgjegjja se kështu tradhtonte të shoqin. Ja përse Klaudi, veç faktit që Ergysi arratiset nga Roma në Iliri,e urren atë, vjen si komandant në viset ilire që të kapë dhe ta vrasë atë, kur ndodh e kundërta.

Mirëpo atyre u del një pengesë e madhe: Algaldi është i fejuari i Amardës që në djep. Nis kështu mëria midis trimave, mëria midis një gjase të vërtetë dhe cenimit të një riti të njohur, që për një luftëtar përbën një fyerje të rëndë, e cila në periudha të hershme përfundonte zakonisht me dyluftimin e trimave për të marrë vajzën e dëshiruar.

Kështu Ergysi ndodhet përballë një Algald trim, atdhedashës, që edhe ai ka të theksuar ndjenjën e luftës dhe vetëmbrojtjes në çdo situatë ndaj pushtuesit,por edhe të cënuar në sedër. Sidoqoftë,duke u nisur nga interesat e larta të luftës kundër pushtuesve romakë, është Alkaldi që shprehet me fjalët: Dëshira e saj (Amardës ) të jetë urdhër për ne.

Kjo ndodh kur në vendimin që merr,Amarda e brishtë, por edhe ajo e ndërgjegjshme për çfarë po ndodh midis dy trimave, tregohet e shpejtë dhe e palëkundur, ajo që deri para pak çastesh ishte një vajzë që me shpirt e zemër dashuronte Ergysin dhe në të njëjtën kohë ndjente detyrime morale ndaj Algaldit, ajo që vlerëson trimërinë dhe sakrificën, besën e dhënë, si dhe devotshmërinë ndaj fateve të kryengritjes se përgjithshme ilire.

Në roman ky moment përshkruhet i sintetizuar, por që në brendësi ngërthen shumë detaje kuptimplote. Ja një prej tyre në gojën e Amardës: ..Kështu e kanë vendosur perënditë. Krahët tuaj i duhen lirisë, kurse krahu im është i pafuqishëm. Dhe ashtu si çafka që humbet largësive të detit, ashtu si mirazhi që ndizet në shkretëtirë dhe shuhet para syve të udhëtarëve, ashtu edhe ajo lëvizi midis atyre burrave dhe u afrua tek dritarja që hapej në greminë.

Krahasimet dhe përshkrimi i këtij momenti, sa solemn dhe tragjik, është një nga kulmet ideo-artistike nga më të bukurat në roman. Në këndvështrimin e traditës etiko-kulturore në përgjithësi, po të bëjmë një paralelizëm me vallen popullore të shpatave, ku shfaqet rivaliteti i dy djemve, është vajza ajo që me praninë dhe me veprimet e saj zbut gjakrat dhe,si pasojë ata bëhen vëllamë. Por në roman kjo vajzë, siç e thamë më sipër, shkon më tutje dhe veprimi i saj është shumë më i thellë. Ky veprim lidhet me ritualin e vetflijimit, ku e vetflijuara kthehet në shenjtëri.

Në roman ngjarjet kanë lidhje organike me njëra-tjetrën dhe rrjedhin logjikshëm; pas çdo fraze përgatitet një aksion dhe aty ku bëhet pauzë, vendin e saj e zë natyra që është në funksion të veprimit.

Po jap një shembull, në të cilin përshkruhet bukuria Bjeshkëve të Namuna: Ja ku u rrotulluan ngadalë mbi kokën e tij pishat e larta dhe bredhat me kurorë, u daravitën vellot mjegullore të avujve të perhimët dhe u mënjanuan dantellat si mëndafsh të reve puplore.

Duke bërë analizën e ideve të hedhura në novelën e shkruar më shumë se 40 vjet përpara, mbi të cilin është bazuar ky roman,del ne pah jo vetëm talenti i rrallë i Bilal Xhaferit, por dhe intuita e tij deri në kufijtë e një gjeniu: Dardania e sotme, tokë kosovare, krahu tjetër i shqiponjës,Shqipërisë, gëzon sot pavarësinë,pra Shtatorja e Lirisë e romanit,me fytyrë dardane, vështron dhe rrezaton përjetësisht.

Kur lexon romanin Dashuri e gdhendur në shkëmb,të duket se kalon në sintezë krijimtarinë e pasur popullore, që nga motivi i qëndresës: Gjergj Elez Alia lufton me Balozin e detit,(me Romën pushtuese), motivi i dashurisë për luftëtarin, Ajkuna përkujdeset për Halili me shtatë plagë, (kujdesi i Amardës për Ergysin e plagosur),nga motivi i besës, (Ergysi shpëton Amardën nga romakët e merr në kalë dhe bindet të kryejë premtimin ndaj Batos se mbi çdo dashuri është dashuria për atdheun, dhe së fundi besa e Amardës nda kësaj çështjeje-vetflijimi i saj, (legjenda Rozafës).

Dhe, mbi të gjitha, këto ngrihet edhe një simbol më i madh: Në faqet e fundit të romanit, Ergysin e shohim pranë përmendores që me daltë fillon të gdhendë tiparet e perëndeshës së lirisë, të cilat më së fundi i gjen te tiparet e fytyrës së Amardës. Kështu ajo shndërrohet në simbolin më të shtrenjtë të ilirëve dhe më të shtrenjtë të çdo populli, në simbolin e lirisë dhe pavarësisë.

Këto ide të ngjizura me stilin,gjuhën e pasur dhe figurative, në vazhdën e tipareve të krijimtarisë më të mirë të Bilal Xhaferit, dhe për më tepër, të gjuhës së Konicës, Poradecit, Koliqit, Kutelit, Kadaresë, e bëjnë këtë roman të ri të shkrimtarit Skifter Këlliçi, të hyjë në veprat me të mira letrare me temë historike në letërsinë tonë dhe jo vetëm kaq, por kjo vepër tingëllon edhe si një homazh për shkrimtarin tonë me origjinë çame, që u nda nga jeta ende relativisht i ri, në moshën 51-vjeçare,kur do të na kishte dhënë krijime të tjera edhe më të denja.

ROMANI SI NJE DEZHAVY E NJE JETE


(Mbi romanin “Ankthi i së vërtetës” të Mjeshtres Madhe të Penës Vilhelme Vranari (Haxhiraj)


muca

Nga Vladimir Muça,shkrimtar dhe studiues 

“Gjëja më e vështirë në botë

është të shkruash një prozë të

sinqertë e të ndershme për

qëniet njerëzore”

Ernest Heminguej



1-Hapësira botuese për prozën

Në kujdesin e poetit, analistit, përkthyesit, drejtorit ekzekutiv të Shtëpisë Botuese “Nacional” Mujë Buçpapaj, lexuesi shqiptar më së fundi po lexon vetë-veten,po gjykon për autentikën e jetës së tij, ngërthyer në handikapët shoqëror, problemet sociale e shpirtërore të cilat e kanë shoqëruar në vitet e diktaturës, por dhe në këto vite të një tranzicioni shoqëror.


Botimi i romaneve bashkëkohorë të krijuesve shqiptarë me një përkujdesje profesionale e një nivel të lartë cilësor të stampës, është përgjigja më e mirë që i bëhet botimeve për bujë të çastit e komerciale,nga disa shtëpi botuese,të mbira si këpurdhat gjatë këtij reçesioni të dhimbshëm që po kalon edhe letërsia shqiptare, në kërkim të vetë-vetes.

Botimi i romaneve autoktonë të Vilhelme Vranarit (Haxhiraj), por dhe i disa autorëve të tjerë,kryesisht me përkushtim vendor, është një shuplakë që i ipet komercializmit letrar i cili po e asfikson letërsinë e vërtetë e cila duhet të lëvrohet pas shndrimëve të mëdha shoqërore.

Kjo është një betejë letrare për të vërtetat e përjetuara në luftë me letërsinë e hosanarëve, të porositur, të disa individëve që kanë veshur purpuranten e shkrimtarit, pa kurrëfarë atdhetarizmi, përkushtimi patriotik për vendin amë.

Koncepti i një globalizmi të sëmurë, përkujdesja për gjithçka të importuar (edhe në letërsi,ashtu kallp) jua ka errur mendjen.

Shtëpia botuese “Nacional” e ka në nderin e sajë, që ndezi një vatër në këtë kohë cigme, dhe po ngroh me tërë mundësitë që i jep koha, autencitetin e letërsisë shqiptare e cila promovon supstancialen kohore të këtij populli, në kërkim të vërtetave dhe në letërsi.

Mbështetja e promovimit të romaneve të Vilhelmes e të disa promotorëve të tjerë letrarë, vërteton gjurmimin që bën zoti Mujë Buçpapaj për një letërsi për të cilën aspiron shoqërija shqiptare: origjinale, me të vërtetat lakuriqe, siç e dikton memoria dhe imagjinata e substancës shoqërore e cila gjurmon drejt një irracionaliteti aq shumë të ëndërruar ndër vite të shndërimeve shoqërore por, komercializmi botues nuk po e lejon që në materien librare lexuesi të shohë veten.

Në librat që po promovon ShB Nacional, në kuadrin e aktiviteteve të Institutit të saj ekselent, lexuesi, nga dita në ditë, me atë zjarrin e vatrës të saj po ngroh shpirtin krijues.

Me flakën e ngrohtësinë që përvidhet hapësirave të qiellit shqiptar, nga dita në ditë, po ringjall artin e vërtetë, bio-shqiptar, i cili padyshim do të djegë komercializmat e hosanarat sharlatane.

Origjinaliteti dhe e vërteta e përjetuar do marrin cilësitë e “pasqyrave të Versajës” ku çdo njëri sheh vet-veten ngado që të vërtitet, si një imitim i ngritur në art i asaj që kemi përjetuar e që ndeshim përditë e jo bredhje pindarike në “qiejt që pikojnë yje”.

vilhelme_libri

2-Një roman dhe si kujtesë historike



Është nderim i anasjelltë, si për shumë të tjerë, për shkrimtaren Vilhelme Vranari (Haxhiraj) që boton romanin “Ankthi i së vërtetës” pas botimit të një seti botimesh të suksesëshme.“Si lak në fyt do të qëndrojë e vërteta dhe nuk do të lërë të marrësh frymë lirisht edhe pse dukesh shpërfillës, përsëri ai laklitar do të torturojë dhe në orën e fundit të gjykimit.”

Një apotheozë e një të vërtete që përcjell mesazhe jo vetëm për individualitetet e lidhjeve gjakonore, por me hapsira idesh e mendimesh për të vërtetat në jetën shoqërore, politike, krijuese, të cilat reflektojnë në këtë roman, me dukuritë e atyre shtresave diamantike, të nxjerra nga palimsestet e jetës të autores. Një roman i cili tej strukturës narrative moderrne, mozaike, vjen i brujtur me majanë shoqërore, e tejardhur nga dramaciteti intrigues liriko-shoqëror, i cili të fut në fikcion, të imponon ta shfletosh me ëndje e për të kuptuar braktisjen enigmë që çuditërisht është sa e hidhur por aq dhe e bukur.

Një estetikë kjo e letrarizuar në prozën romaneske sipas estetit Umberto Eko i cili perifrazon: “Një karakteristikë e të ashtuquajturës postmoderrne është të japë vepra që tërheqin një publik të gjerë,megjithëse kanë referime të ngritura dhe zgjedhje stilistike të “levruar.”(“Për letërsinë” f.208 botim Dituria 2007)

Intriga dhe dramaciteti liriko-shoqëror, në këtë rekurs estetik të Ekos, e hap siparin në aeroportin e Rinasit, mbas njëzet viteve, ku kjo dramë ka evoluar nën mjegullën e një agrovimi të fshehtë të ndjesive njerëzore. Në romanin “Ankthi i së vërtetës” ai vjen me dukuritë e një dramaciteti klasik shekspirian, realisto ekzistencial, në dialogun mes nënë Norës dhe Andreas në kryeqendrën e veriut, djepit të kulturës, Shkodër. Jo rastësisht autorja e vendos zhvillimin e ngjarjeve në skenën urbane të këtij qyteti e rrethina. Në këtë qytet ku kultura e familja u godit më shumë se në çdo vend, zhvillohen me ashpërsi gjer në limitet më të skajshme, të gjitha ngjarjet e fenomenet që kanë ndjekur familjet shqiptare në persekutimin material, moral e shoqëror. Romani në këtë skenë qytetse vjen si një univers njerëzor duke përfshirë në vorbullën e saj fabulare mëndjet, shpirtërat e njerëzve që jetojnë në këtë qytet, gjatë një diktature e cila nuk ka lënë gjë pa provokuar në jetën e botën shpirtërore të këtyre njerëzve që frymonin në këtë habitat e më gjerë.Ata veç frymonin e nuk jetësonin nën atë diktaturë.

Nga zhvillimi i intrigave shoqërore e morale, në ato zgripet e thella shoqërore, dukej se qyteti i tërë jetonte si në ato ethet e shekujve më parë në kështjellat e Danimarkës, në universin e tragjedive shekspiriane.

Familja e Nikolinit dhe e gjithë atyre me “cene” po, përjetonin tragjedinë shpërbërese të familjes,po goditej për vdekje ajo bërthamë mbi të cilën ngrihet e militon shoqëria njerëzore.

Romani, “fatkeqsisht” u botua në 2013, vonë, kur familja shqiptare, me depresionin e madh, me ndrimin e sistemeve u godit dhe nga emigracioni galopant. Braktisja e shumë familjeve, për një jetë më të mirë, në një periudhë krizash morale, shoqërore, ekonomike, u bë indi patogjen në mushkërin e familjes. Le të jetë ky roman i Mjeshtres Vranari një kujtesë historike, bartës i mesazheve e recetave pedagogjike-didaktike, kalorës templarë në gjetjen e kodeve të reja që janë thellë në shpirtin e mendjet e njerëzve.www



3-NE KERKIM TE KODEVE TE REJA FAMILJARE



Shkatërrimi i familjes është një nga tragjeditë sociale me të dhimbshmet në përsekutimin shoqëror që e ndiqte njeriun në sistemin totalitar.Autorja me mjeshtëri narrative na shpjegon rrugët dhe opsionet dramatiko-shoqërore që e ndiqnin këtë fenomen shkatërrimtarë të familjes e cila si bazë kishte moralin e ulët.

Vilhelmja analizon në kuadrin e gjykimit të personalitetit duke letrarizuar me artin e fjalës teoritë frojdiste në rrugnajën e diversitetit të dypersonalitetit që krijohet në këtë kontekst. Gjithçka vjen si një DEZHAVY e një kohe të shkuar.

Individi dhe familja, dy nyje lidhëse, përbërëset ftilluese të bërthamës në shoqërinë njerëzore janë shqetësimi maksimal që përcjell shpirtin e autores dhe të lexuesit në këtë rrugnajë romaneske.Dizarmonia mes tyre e fut familjen në krizë identiteti.Askushi merr frenat e shperberjes rrënjësore, në rolin e atij indi kanceroz që gllabëron qelizat jetësore, gjer në vdekjen e plotë të kësaj shoqërie.Kjo – evidenton autorja – ishte më e keqe sesa torturat në birucat e Spaçit e të Burrelit, sepse gjithçka në familje: “Ngjante me brishtësinë e enës së qelqit, që nuk është më e tillë pasi ka pësuar krisje.”

Shkatërrohej diçka që nuk mund ti rikthehej më njeriut, i shkatërrohej familja, sepse siç meton autorja në dialogun e mama Norës me të birin Andrean: “Familja quhet e bukur, e mirfilltë, kur përgjegjsite ndahen mes bashkëshortëve” në të kundertën jeta në familje kthehet në një ankth të vërtetë, një krizë që vuhet në çdo çast, çdo ditë e çdo natë nga familjarët.

Në kuadrin e lëvizjes feminile, të kontributëve të njejta të femrës dhe të mashkullit në shoqëri, shkrimtarja, duke e parë fenomenin në këndvështrimin e përjetuar, aspak në mënyrë sipërfaqsore siç ndodh ngahera në botimet e sotme “aventurore”, është përpjekur dhe ka arritur me sukses të na japë hapsirat e reja që kërkon kjo lëvizje e shumëpeshuar në drejtpeshimin që duhet të marrë familja e re shqiptare.

Qëndrimi indiferent, mbyllja në atë guackën e vetë-vetes, jashtë kuadrit shoqëror, me metamorfozën e re leksikore të kohës substanciale në të cilën kërkojmë të aspirojmë, sot mund të quhet mëkat shoqëror (si i Nikolinit i mbytur në të).Gjithçka – meton autorja – në dialogun me të birin, vjen si derivat i ndjenjave, si shpërthim dyfishshpirti i cili nuk burgoset në atë “Kështjellën” e Franë Kafkës, por kërkon hapsirat e mohuara shoqërore, duke dridhmuar çdo qelizë të trupit.

Si rezultat i një psikoanalize të tillë të marrëdhënieve në familje, autorja me të drejtë, në këtë këndështrim konkludon: “Tu mohosh të drejtën dhe gëzimin fëmijëve, është njëlloj sikur të vrasësh xhentilencën në emër të virtytit” dhe me besimin e një lidereje në luftën për të drejtat e grave, të rritjes e fuqizimit të lëvizjes feminile në kontekstin pedagogjiko-didaktik nëpërmjet Norës, Vilhelmja predikton prerazi: “Të jeshë nënë, duhet të jesh diçka më shumë se grua, duhet të jeshë mbinjeri.”

Shembull i një “Poeme Pedagogjike” të tillë makarenkiane është Andrea.Në dialogun në Hotel Turizëm me të ardhurin përtej Atllanikut dhe Andresë, autorja nëpërmjet prototipit Andrea të rritur “jetim” evidenton rolin e babait në familje si dhe pasojat sociale, sepse: “I larguari pa shkak, pa adresë, pa dijeninë e familjes dhe i vdekuri janë njëlloj.” Pa babanë je gjithmonë në kokë të presë, njerëzit e tu të dashur kthehen në “askushi” brenda guackës së tyre e supkoshienca në çdo hap pohon: “Mosekzistencën, si dënim që u jep jeta e tyre, duke u shndruar në një hije e sajuar, dikush pa identitet.”

Epilogu është kreshendoja e gjithëçkaje që përshkon romanin si një lumë malor me rrapëllima shpirtërore, me atë vrullin e kësaj lëvizjeje bazale në rigjenerimin e marrëdhënieve ndërfamiljare, si një domosdoshmëri në mbajtjen në bedenat e së drejtës familjen aq shumë e tronditur nga absurdi që e ka shoqëruar si në rregjimin totalitar, si dhe në këto vite tranzicioni shumë represiv për shoqërinë e marrëdhëniet, që aspirojmë për ndërtimin e një familjeje të shëndoshë.

Familja sot është objekti social më i viktimizuar, ku “stina e divorceve” ka nisur me hapa galopante drejt një kalbëzimi të skajshëm shoqëror, ku në bazë të dhënave zyrtare 60% të lidhjeve familjare rezultojnë divorce të pakthyeshme, ku prindërit me pendesë të vonuar bëhen: “gjykatës i ndërgjegjes të tijë të ndotur.”

Kjo ndodh nga që marrëdhëniet e dashurisë prindërore lindin, lidhen e forcohen nga përditësia, mëson lexuesi kur lexon këto konceptime filozofike të stisura në art, mbi familjen, në këtë roman me antributet e një pedagogji-didaktike.



4-UNIVERSI SHEKSPIRIAN NE NJE DIVERSITET TE RI



Në komplecitetin prozadorik, narracioni i Vilhelmes mbarështrohet në shtratin e një realizmi me dukuri ekzistenciale, ku natyra mozaike e rrefimtarisë strumbullohet rreth një social-prozaizmi, ndërmjet një rracionaliteti të përjetuar, drejt një irracionaleje të ëndërruar.Ndonëse kanë kaluar njëzet e katër vite që kanë filluar shndrimet e thella sociale e kulturore e si rezultat ka një hapje letrare me,një ekspansion dhe pluralizmi krijues tashmë është bërë binjaku i “njëqind luleve” kineze, komercializmi në shkencën humane të letërsisë është bërë “normë”, ka krijuese si Vilhelmja që, modernen e importuar në estetikë e stilistikë, me gjuhën drejtshkrimore, zhargonin e artë krahinor, mjetet artistike, poetikën narrative, i brujnë me magjinë e vendit të tyre, me majanë e përftuar nga jeta përditore, me ngjarjet e fenomenet që përjetohen.Ajo sjell para lexuesit në këtë roman dramacitetin liriko-shoqëror i cili në shikim të parë, duket si i largët, një realitet fiktiv tej imagjinatës i cili metamorfozohet si në kështjellat e Elsiorit, magjik e herë-herë si një ardhje misterioze.

Në fakt sapo gjithçka në ato rrugicat e qytetit, brigjet e Bunës, kalasë së Rozafës, brigjeve të Velipojës merr jetë, lexuesi gjen fijet dekoduese të boshtit rrëfyes e jetësohet me personazhet, përfshihet në ankthin e madh mbarë shqiptarë.çdo njeri lehtas identifikohet, çdo shqiptarë bëhet një shkodran.Të gjithë bëhemi një çikë Hamletë, e një çikë Danko apo Jago, nga sekretari i Parë, kryetari i Degës, gjer tek ai punonjësi më i thjeshtë, ajo përgjegjësja e lavanderisë, sekretares Organizatës bazë të partisë Spitalit.

Kushdo qofshin këto mbi krye, thellë në shpirt me atë komunikim përditor të shkodranëve si “gurë pendimi” u rrin “Ankthi i së vërtetës”, i cili kokoleps fushat e jetës e të ekzistencës njerëzore.Shpaloset një botësi në “Shkallën e të Humburve” e shtrirë në hapsirë e kohë përmes këtij dramaciteti në një konteks të ri kohorë, me një supkoshiencë të re, në kërkim të një irracionaliteti të ri.

Kjo botë njerëzore në kërkim të vetë-vetes së humbur, monumentalizohet në këtë roman në kuadrin e një universi shekspirian por me një diversitet të ri, duke marrë cilësi e veti shqiptare, duke marrë në tërësinë e produktit patentën bio-shqiptare.

Gjithçka aktrohet në ashpërsinë e këtij diversiteti shoqëror, përballë heroizmit të një nëne, me tradhtinë e një bashkëshorti me shpirt të shitur, me dijen dhe padijen, besimin në vetë-vete, në të vërtetën, hetimin e gjykimin e paramenduar, dënimin e mosdënimin e persekutorëve ku, gjuha e “birave të gardhit” dhe pëshpërimave të sigurimsave akoma shungëllon si një kambanë e shurdhuar nga plasat.

Bota shpirtërore dhe shoqërore e Norës (dhe e Vilhelmes) në këtë tranzicion akoma është në një vetë-kërkim si në një fjalëkryq, ku çdo shkronjë e mendon në dyzim, është apo nuk është saktësi e fjalës, duke rrugëtuar dhe tani si në një kopësht mbushur ngado me rebuse, me hapësira që s’të nxjerrin kërkund.

Këtë huazim stilistik hamletian, autorja me të drejtën e sajë të përjetimit e të ëndërrimit, në roman e trajton në hapsirat e universit të sajë, duke u marrë në mënyrë thelbësore me atë substancë kohore, të cilën aspiron shumica e popujve në kuadrin e përfitimëve me zhvillimet e reja teknollogjike.Gjithçka mbarset me nocione moderrniste ku produkti shoqëror që kërkon të kurojë maisjen e plagëve të këtij tranzicioni, lufton dita-ditës në shkrirjen me një racionaleje sepse:

“Në qenien tënde unë shoh të vërtetën, nënë.Më vjen keq që se kam vlersuar kohën si duhet.Nëse nuk harron të kthesh kokën pas në kohë, kurrë s’ke për të qenë në gjëndje të krahasosh të shkuarën dhe të vlersosh të sotmen”

Për të përftuar këtë substanciale kohore, në kuadrin e një universi tepër intrigues hamletian, duhet të njohësh mirë vetë-veten, ndryshe mbetemi në kuadrin e intrigave të thella, gjer në tragjizma familjare e shoqërore.

Në këtë kënd-vështrim, si diçka e re në këtë univers, autorja me frymën e gjykimin e nënës monologon: “Ende nuk e di se cili je dhe ç’farë je në gjëndje të bësh për ta përballuar atë…” këshillon në mënyrë didaktiko-pedagogjike romancierja nëpërmjet personazhit Nora.



5-RAPORTI SHKRIMTARES ME VEND-LINDJET



Në shumicën e rasteve ndodh që shkrimtarët të kenë dy e më shumë vend-lindje.Njëra është ku lind, nxjerrë e shpërndan tingujt e parë, të qarën e belbëzimet feminore, e tjetra ku përfton ndjesitë që ja fal ajo natyrë e i vlon gjithçka shpirtëror për këtë vend-lindje të dytë.

Përshkrimi përmallues i vendlindjes, si në një tabllo e Van Gogut, me një sinkronizim poetik të madhështisë të maleve, pyjeve, lumejve, rrugicave të Shkodrës me ato muret e gurta e ato arkapija si damarë gjaku të komunikimit qytetar,gjer në imtësirat e tingëllimat zanore të natyrës magjiplotë, është akuareli që u fal autorja lexuesve.

Një magjistrim i tillë natyror e ngren vendlindjen në ato rekurse artistike sa joshëse aq dhe misterioze, ku zërat mitike e meloditë e pyllit, oshëtima kumbuese e maleve, kënga e ujvarave që zbret nga majat e thepisur e bëjnë atë vend sa magjik aq dhe enigmatik e të adhurueshëm për cilindo.

Një prozë atdhetare kjo, aq shumë e domosdoshme sot kur çoroditjet e migrimit demografik, largimet në emigracion të pakthyeshëm e kanë lënë vendin në shkreti e kur nga thellësitë e varreve të vdekurit (të parët tanë) zgjazin duart e thirmojnë: “Mos ik! Mos ik! Mos ik!”.Shumë pak autorë e trajtojnë këtë problem të çoroditjes demografike nën kënd-vështrimin e dashurisë për dheun amë, ku të ka “rënë koka” e me një mall të mbushur me një fluiditet të tillë natyror.

Tema e aktualitetit e mesazhet që autorja përcjell nëpërmjet kujtimeve retrospektive të vendlindjes së sajë Mirditës dhe të vendlindjes shpirtërore Shkodrës, është amalgama e gjithë dialogëve nënë e birë, si një dualitet që e përçon dashurinë për vendlindjen nga një brez në tjetrin, si një domosdoshmëri e zhvillimit të një shoqërie në hapsira e kohë të caktuar.

Në romanin “Ankthi i së vërtetës” me bindjet e mia, përceptoj se natyralizmi është pjesë e pandarë e konceptimit estetik të romanit.Kjo i ka dhënë dhe karakterin e një filozofie natyralise. Përshkrimet pejsazhiste, vinë si paralelizma figurative të botës së brëndëshme të personazheve.Ky alternim përfekt i substancës shoqërore, asaj njerëzore e natyrore i jep jetë e gjallëri tërësisë narrative, si në kontekstin kohor (stinor) dhe hapsinor.



6-PACIFIZMI SI DOMOSDOSHMERI NE ULJEN E TENSIONEVE SOCIALE



Pacifizmi vjen në shoqërinë njerëzore si pjesë e majasë shpirtërore, mbi të cilën shtrin këndvështrimet dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) mbi aktualitetin e jetës si dhe zhvëllimoren e sajë.Pacifizmi një nocion që i ka shoqëruar dhe i shoqëron të përndjekurit dhe gjatë këtij tranzicioni të dhimbshëm.

Një mesazh biblik “Paqja qoftë me ne” e rrenjëzuar aq shumë në mëndjen e shpirtin e kësaj shtrese të shumvuajtur por, që asnjëherë nuk ka shfaqur urrejtje klasore, sepse siç evidenton autorja ndërsa kalonte rrugës mes ferrit të luftës në qytetin verior (aludohet lufta 2 botërore dhe 097): “i nuhasja aromë jasemini, trëndafili, borziloku, jargavani, dorenje, zymbyli, livandoje”. Nuk ka se si mes këtyre luleve të mos ketë paqe! Ndaj mesazhi biblik “Paqja qoftë me ne” është mesazhi metaforik, alegorija e gjithçkaje shpirtërore që del nga shpirti i personazheve dhe i autores.

Pacifizmi, një tematikë aq shumë e lakuar në propogande, shumë pak e prektikuar në jetën shoqërore shqiptare, por shumë e kultivuar në bahçen shpirtërore të përndjekurve e të autores në romanin “Ankthi i së vërtetës”.E kjo është diçka e veçantë në letrat shqipe, në një kohë kur po trumbetohet me tam-tamin anadollak një e ashtuquajtur “letërsi e burgut” që i bën veç keq kësaj shtrese.Ka vetëm një letërsi shqipe ku militon dhe ish e përndjekura, e shumë lakuara e kësaj shoqërie për të cilën të gjithë aspirojmë, Znj Vilhelme.

Koncepti “letërsi burgu” ushqen mllefin, urrejtjen e cila s’ju nda këtij populli me dhjetra e dhjetra vjeçarë.Mllefi s’të çon kurkund, “Paqja qoftë me ne” e vlonjates të çiltër të çon në bashkëjetesë shpirtërore e shoqërore për të cilët ka aq shumë nevojë sot shoqëria shqiptare.



7- DUKURI NE STRUKTURE E SHARM FILOZOFIK-POETIK



Romani “Ankthi i së vërtetës” e hap rrugnajën fabulare me një narracion filozofik, e cila më pas, me sentencat e pasazhet mozaike, shërbejnë si nyje lidhëse për gjithçka që do të shtjellohet me pas.

Me këto sentenca autorja paravendos kapriatat e ngrehinës romaneske, në të cilën do të bazohet e gjithë rrëfimtaria e shtjellimi i intrigave në planin moral, ekonomik, shoqëror.Kjo i jep që në dyzet faqet e para një strukturë të re mozaike romanit, mbushur dëngëshëm me pasazhe poetike, aforizma e fjalë urta nga zhargoni popullorë e diturakët e mëdhenj botëror.Autorja mbështetet tek një arsenal i tillë artistiko-bindës sepse: “Veç ankthi i së vërtetës e tremb…/oh, sa e tremb…/ dhe përjetë atë e mban peng”.

Dhe nga kjo pjesë poezi, si prolog i romanit, ku retiçensat janë një përbërës i artit moderrn shumë domethënës e janë përdorur nga autorja me efikacitet artistikë si një nënkuptimorë, ndjehet përthithja e gjithë domethënies.

Në fakt jeta jonë ka ecur e është ndalur nëpër këto retiçenca, të cilët autorja me një fikcion brilant ia ka lën lexuesit të mendojë sipas gjykimit e pikëpamjeve të tijë, pa ushtruar presion psikollogjik tek lexuesi, siç ndodh rëndom në letërsin e soc- real (suerralizë kam bindjen se ishte).Loja psiko-analitike që bën autorja me dypersonalitetin ku: “Jam apo nuk jam unë?kam kombësi apo mos aksidentalisht jam jasht-tokësor?!” në stilin e Zhan Pol Satrit tek romani “Neveria” luan me këtë dypersonalitet në kuadrin e letrarizimit , duke ushqyer këto sentenca filozofike me diversitetin shoqëror që autorja ka përjetuar dhe përjeton akoma.

Me këtë manovrim filozofik, Vilhelmja bën dhe argumentin psiko-analitik duke evidentuar elementët psiko-terapeutik të jetës, këtij rregullatori jetësor të njeriut sepse:“Tek ajo heshtje e zymtë fshihej mundimi, vuajtja dhe e vërteta, të cilën njeriu merr me vete kur vdes.”

Apo ngulimi në kërkimin e rifiniturave të prototipit në personazhet e sajë autorja nga bota e personazheve replikon: “E ç’mund të të falë tjetër burrëria, vec hiçit apo mosekzistencës?”

Këto konceptime filozofike kanë marrë përmbajtjen natyrore dhe nga përdorimi i interpretimit popullor si një gjetje autentike e cila mbarështrohet me konceptet e filozofisë më të kultivuar botërore ku :“Po të shkojsh pas brumbullit te plehu do të shpjerë”.

Në fabularen narrative të këtyre persihatjeve psiko-analitike dhe futjen e pjesëzave prozatore korsive mozaike, me ato dukuritë e veçanta në formën e një retroje, por duke moderuar me sukses nxjerrjen në dritë nga mjegullnaja e kohës karakteret e fshehura, si në një mizanskenë të jetës së personazheve, duke ma dhënë të plotëruar të vërtetat e secilit.

Ky intepretim arrin gjer në ato dukuri saqë Ajo (Nora): “Nuk po e kuptonte pse ajo fytyrë, tmerrësisht e huaj, i dukej si një grumbull tiparesh të parregullta prej të cilave dilnin gjemba helmues që i nguleshin thellë në shpirt”.

Psiko-analitika dhe psiko-terapeutika, si esenca filozofike e gjithë sentencave, pasazheve, vinë si ato gurët këndorë në godinën narrative, mbi të cilën ecën e gjithë muralja ndërtimore e romanit.

Një shembull etalon është kjo sentencë e cila dualizon e merr kontributet psiko-terapeutike: “duke parë mirë brenda vetes dhe çka u ka ndodhur të tjerëve, që të mos gabosh kurrë, nuk humb gjë nëse pyet ndërgjegjen.Ti je unë… dhe kur veten e sheh në skëterrën tënde kur ti je i zhytur, më thuaj ç’duhet të bëj?” sepse “Kështu je e aftë të përballosh vështirësitë.Duhet ta kesh të qartë se çdo veprim e ka një çmim bija ime” definon në kuadrin didaktiko-pedagogjik djali i Norës në katarsesin e qëndrimit moralo-familjar, në vetëgjygjsinë e tijë në takimin me Nikolinin (babain) në kafen e Madhe.

Dualiteti e lidhja e ngushtë shpirtërore nënë e bijë e nënë e birë, vjen si produkt i shumë viteve të shkuara, si një produkt social në një familje të shëndoshë ku : “para se të kryej një veprim, duhet të jetë ajo (nëna V.M) e para që duhet ta dijë” Me të drejtë autorja ngulmon se me një familje të tillë duhet të ekzistojë një lidhje e pazgjidhëshme, si mishi me kockën, si gjaku me zemrën, ku njëra nuk ka kuptim dhe nuk mund të ekzistojë pa tjetrën.Kjo është motoja që metohet me të drejtë nga kjo autore në raport me romanet e tjerë të kohës, prodhuar me shumi e që nxisin në fakt këputjen e këtyre lidhjeve familjare, gjakonore, thirrjeve shpirtërore.

Një batërdi e tillë shkrimore ka bërë çprishjen e këtyre lidhjeve, gjë që e cila reflektohet nga një politraumë e familjes shqiptare.

Familja është mikroshteti në kuadrin sociologjik dhe kur çekuilibrohet ky mikroshtet, kjo bërthamë sociale, patjetër që në të gjithë strukturën shoqërore do të kemi shpërbërje të elementëve lidhës të shoqërisë. Këto lidhje, aq shumë të domosdoshme për një familje të shëndoshë, ku transparenca është insulina që ruan këto raporte të domosdoshme në jetë.

Në konceptin makarenkian, të pedagogjisë e të didaktikës “e shkuara është e pakthyeshme” por ama nuk duhet të harrojmë se ajo :“Vlen si shkollë apo përvojë prej së cilës mëson shumë.”

Kjo është majaja që brumëson “Ankthin e së vërtetës” gjatë gjithë rrëfimtarisë romaneske, shtjelluar me atë mozaikën e ngjarjeve e të fenomenëve të një nëne e një biri në luftën e pabarabartë për mbijetesë.

Jeta është ndryshim dhe ndryshimi duhet të sjellë zhvillim, të mira për njeriun e jo një vullkan dhimbjesh ku ndërthuren rrugët që vrasin vetëveten.

Kujtimet në rrugën tonë –thotë autorja- nuk duhet ti ngjajë asaj lules së blirit që çel e kundërmon mbi një varr: “Kush mund të joshet nga aroma e sajë e këndëshme? A i vlen gjë atij njeriu që dergjet nën këtë tokë!”

Një supërmetaforë funksionale, brilante, me rrezatimin e atyre pyetjeve retorike mbi vlerësimin e jetës dhe të marrëdhënieve të njeriut me të.Kjo ndodh nga që, ne jemi vetë ekzekutorët e jetës sonë.Kjo është fatkeqsi definon autorja nëpërmjet nënës të Andreas.

Mesazhi është i qartë: Njeriu duhet të jetë gjithënjë në një lustracion shoqëror në mënyrë që në jetën e tijë të ketë një katarsis ku irracionalja e dëshiruar të jetë në përballje me racionalitetin e përjetuar.



8-“MBALLOMAT”ARTISTIKE DHE POETIKA ROMANIT



Siç mund të evidentohet dhe nga një lexim i shpejt, romani është i mbushur dëngëshëm me sentenca pasazhe poetike, fjalëurta dhe rrëfenja.

Në filozofinë e zanafillës të prozës, që nga lashtësia, fjalëurtat e rrëfenja janë ftillesa e tregimtarisë. Këtu qëndron dhe vitaliteti i kësaj proze romaneske.Vilhelmja mbështetet fortaz tek koncepti i përdorimit me bollëk i fjalëurtave e rrëfenjave, si zanafilla të një arti të madh siç është romanistika. Ndaj ky art i mbështetur në ato zanafilla, mbarështrohet, lulëzon, frutohet aq natyrshëm në atë bahçen krijuese të Vilhelmes, duke marrë dhe antributet e një përgjithsimi në më shumë se mbarëkombëtarë të risive stilistike, duke mos përjashtuar trashëgiminë.Me skrupulozitetin e një demiurgeje autorja u mbështet fortas te të vërtetat e këtij tranzicioni edhe tek trashgimia më e mirë e shkencës humane të letërsisë shqipe, si mitra ku do të ngjizej e rritej produkti i saj letrar.

Trajtimi në këndvështrim filozofik e urtakëve, sentencave si një mishelë e mendimit të personazheve dhe të autores, integrimi i tyre në kuadrin romanesk, vjen si një vlim turbulencash diellore, nga ku dalin mesazhe parabolike, në barazinë gjinore e shenjtërinë e familjes.Përdorimi i tyre drejtshkrimorë ka rritur nocionin artistik të shprehurit, të komunikimit letrar të personazheve me autorin e anasjelltar siç janë: “pikërisht tringëllimat e fatit tim të pafat që smë lënë të dëgjoj zile e kambanë.”apo urtakja në dialogun brilant të Shotës me Marinë“Kur bilbili e zë këngën në folenë e kanarinës, a nuk është mëkat nga unë që ta ndërprisja atë melodi?”

Shumi të tilla nga xhevahiret e popullit, vinë si ato shtresat e diamantëve në xehe të thella, që dalin me atë fortësi e shkëlqimtari rrezautese por dhe një tejpameri në gjykim e mendim.

Siç duket në përdorimin me shumi të këtyre “mballomave” artistike shkrimtarja jonë e nderuar ka parapëlqyer estetikën e Umberto Ekos i cili përkufizon : “disa vepra shfaqen si të ndërprera e megjithatë japin një përshtypje frymëmarrjeje të madhe dhe koherencë të formës.Mballomat janë parë si pika mbështetjeje të nevojëshme për ecurinë e së tërës, si ura, saldime (ku artisti vepron me kujdes me të paktë, me padurim më të madh e deri me mospërfillje, thuajse me nxitim kalimthi që, pikërisht se janë detyruar prej nevojës për të shkuar më tej, mund ti lihet konvencionit, paragjykimin e së tërës)” (Umberto Eko “Për letësinë” f.199 botim Dituria 2007)

Këtyre “Mballomave artistike” ajo që i jep shkëlqimtari është pathosi poetik që ato reflektojnë në linjat prozaike.Pasazhi e fryma që ato reflektojnë është bashkëudhëtarja gjatë gjithë leximit të romanit.Ata e ushqejnë romanin me ndjenjë e pathos në atë masë sa që bëhen dhe promotorë të protonizmit, nga dalin të gjitha mesazhet urtake të një nëne.

Ngarkesa poetike është e tillë saqë mund të them me të drejtën time se, në korsivën e tyre të dukshme ato kthehen, herë-herë, në balada e herë në poema prozaike, me frymë e maja poetike.

Një gjë të tillë e përforcon dhe karakterin mozaik të ngjarjeve e fenomenëve që evolojnë gjatë romanit.

Kjo risi në romanin “Ankthi i së vërtetës” vjen si një transplant i një moderrneje që ka zënë të futet në estetikën e romanit bashkëkohorë që para viteve 090 me Ismail Kadarenë, Faik Ballancën, e më pas me Skënder Drinin, Sulejman Mato, Fatos Kongolin, Ben Blushin, Zija Çelën, Mira Meksin, Fatmir Terziun.

Veçoria e Vranarit është se ajo ka mbrujtur, brumin e vet narrativ, me më shumë maja autoktone, duke natyralizuar me elementë të thekur të jetës, fenomenëve, natyrës shqiptare, duke na dhënë një modernitet të sojit, me një pasaprotë bio-shqiptare, e jo siç ndodh rëndom nga përkthimet “at literium.”

Mjeshtrës së Madhe të Penës, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), i takon merita se: në këto vite tranzicioni, me zgjimin e muzave të prozadorisë, ishte ndër të parat që po lufton për nxjerrjen e letërsisë shqiptare nga narkoza e soc-surrealizmit, duke hapur kanatat e një fryme të re, me nocione moderrne, e hapur, produkt i indikacionëve të shndrimeve politiko-shoqërore.

Substancialja e re gjykimore e mendimore e personazhëve të krijuar me aq përkujdesje artistike, si prototipe të sajë e tejkalon kohën krono, duke u përballur me ardhjet më cilësore në kuadrin global, me diversitetin e një shoqërie, e cila është në kërkim të mbijetesës, në luftë me absurdin që e ndjek.

Dyrah Dhjetor 2014 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...