Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se gjatë periudhës 5-10 dhjetor, në Kaliningrad është mbajtur një stërvitje e jashtëzakonshme ushtarake nën urdhrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në ushtrim morën pjesë nëntëmijë ushtarë rusë dhe më shumë se 55 anije ushtarake, ndërsa thuhet se u organizua për të testuar gatishmërinë luftarake të trupave në Kaliningrad, një enklavë ruse që kufizohet me shtetet anëtare të NATO-së - Lituaninë dhe Poloninë - raporton Reuters.
"Në ushtrime kanë marrë pjesë trupat e raketave, artilerisë, këmbësorisë mekanike, të forcave ajrore, detare, njësive të zbulimit, njësive për komunikim dhe logjistikës, si dhe aeroplanët luftarakë dhe transportues, helikopterët dhe anijet e Flotës Baltike”, thuhet në një kumtesë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse.
Revista prestigjioze amerikane “National Interest” ka publikuar një studim, i cili analizon pozicionimin e forcave ruse në Arktik, duke konstatuar se atje është vendosur një fuqi aq e madhe ushtarake, e cila është e gatshme të udhëheq me një luftë globale-botërore, që mund të shpërthejë si pasojë e tensioneve në mes fuqive të mëdha.
Sipas kësaj reviste, Rusia ka pozicionuar në Arktik së paku pesë lloje armatimi, me të cilat mund t’i kundërvihet çfarëdo lloj agresioni.
Arktiku, si një pikë gjeostrategjike, është bërë mjaft e rëndësishme për shkak të fenomenit të shkrirjes së akullit, sepse kjo mundëson hulumtime më të lehta të ujërave, mineraleve dhe pasurive të tjera natyrore.
Nuk duhet të habit fakti se Rusia është plotësisht e gatshme ushtarakisht në Arktik, shkruan “National Interest” duke shtuar se Rusia për vite të tëra është përgatitur ta aftësojë Arktikun, kurse për këtë e ka përvojën edhe nga periudha e Bashkimit Sovjetik.
Rusia ka pozicionuar në Arktik katër anije nukleare akullthyese, të cilat janë të angazhuara për operacione në Arktik dhe të rëndësishme në aspektin strategjik për veprime të mundshme ushtarake, kurse SHBA dhe Kanadaja kanë vetëm disa anije të rëndomta akullthyese përgjatë zonës kufitare.
Përveç kësaj nën akull janë stacionuar nëndetëset e fuqishme “Ajkula”, gjithsej 6 sosh, e që janë superiore në raport me nëndetëset e vendeve perëndimore.
Aeroplanët luftarak Mig-31, të cilët kanë predispozita të larta për fluturime në hapësira me ajër tjetër dhe me shtypje atmosferike, siç është Arktiku, gjithashtu është një adut për luftë kundër aeroplanëve luftarakë amerikanë. Aktualisht Rusia ka mbi 200 aeroplanë Mig-31.
E njëjta vlen edhe për bombarduesit Tu-95 dhe Tu-142, të cilët gjithashtu janë të krijuar për hapësira specifike siç është Arktiku, shkruan “National Interest”.
“Këta bombardues do të jetë e vështirë t’i eliminosh në një hapësirë prej 5 mijë kilometrash, sa është radiusi luftarak i Arktikut”, thotë eksperti ushtarak Robert Farli, për revistën “National Interest”
Farli potencon se në Arktik janë pozicionuar njësi të ndryshme elitare të ushtrisë speciale të Rusisë, të cilat që nga epoka e Bashkimit Sovjetik janë stërvitur për sulme ndaj NATO-s dhe për luftë në rrethana të jashtëzakonshme.
*********
Rusia ka forcuar kontrollin e saj ushtarak në Krimea, rajon i Ukrainës, duke marrë kështu de fakto kontrollin, pavarësisht kërkesave perëndimore që ajo të tërhiqet.
Qindra trupa ruse janë duke e ruajtur këtë rajon dhe janë armatosur më rëndë, ndërsa raportohet që ka lëvizje të anijeve.
Shtatë fuqitë më të mëdha të botës kanë dënuar Moskën për “shkeljen e sovranitetit të Ukrainës”.
Ukraina në anën tjetër ka urdhëruar për një mobilizim të madh, duke kërkuar kështu edhe për mbështetje të më madhe ndërkombëtare. Dje ky shtet ishte mobilizuar për luftë pasi që Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se ai kishte të drejtë të invadonte këtë pjesë të Ukrainës.
Për këtë shkak SHBA’të kanë kërcënuar Rusinë se do ta izolojnë ekonomikisht dhe ky mund të jetë konfrontimi i tyre më i madh që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.
“Ky nuk është kërcënim: ky në të vërtetë është deklarim lufte për shtetin tim”, tha Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk.
Rusia pretendon se është duke mbrojtur interesat e rusëve në Krimea dhe kudo që gjenden në Ukrainë, pasi që ish-presindeti i këtij vendi, Viktor Yanukovych u detyrua që të largohej nga posti muajin e kaluar.
Është vërejtur menjëherë kërcënimi që dje i kishte bërë SHBA’ja Rusisë. Në tregjet e bursave në Moskë indeksi MICEX që është kryesori në këtë vend, ka rënë për 9 përdind. E në anën tjetër dollari amerikan është fuqizuar në bankat e Rusisë qendrore prej 5.5 për qind sa ishte, tash është bërë 7 për qind.
Duket se Ukraina është e gatshme për luftë. Dy bazat më të mëdha ushtarake ukrainase kanë zaptuar tashmë pikat kryesore, siç janë aeroportet. Ndërkaq, rojet e kufirit janë raportuar se kanë vendosur makina të armatosura në drejtim të pjesës ruse që çon për në Krimea.
No comments:
Post a Comment